Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    komisioni i xhungles..

    KJ

    ---------

    E Merkure, 21 Janar 2004


    KOMISIONI DO TE DREJTOHET NGA PSD

    Ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar socialist u miratua perberja e Komisionit Hetimor Parlamentar per ngjarjen e 9 janarit. Ndryshe nga ajo cfare pritej ne mbledhjen e pare te grupit per kete vit parlamentar, nuk eshte marre ne diskutim per asnje moment perjashtimi i deputeteve qe kane dale kunder vendimit te grupit, kryesisht ne votimin e ministrave te kabinetit Nano ne parlament. Ne te vertete Sekretari i Marredhenieve me Publikun, Bardhyl Agasi ishte shprehur dite me pare se kjo nuk do te jete teme e mbledhjes se grupitm, gje qe ne fakt nuk eshte diskutuar dje. Diskutimi i vetem ne grup ishte ngritja e komisionit parlamentar per ngajrjen e karaburunit. Pas propozimit te bere nga opozita per ngritjen e ketij komisoni, ishte nenkryetari i PSD-se, Gaqo Apostoli qe e beri konkrete ne parlament kete ide. Pas kesaj ishte vete kryeministri socialist, Fatos Nano qe e mbeshteti ngritjen e ketij komisioni, duke ngjallur ne kete menyre dhe reagimin egativte opozites. Lideri demokrat vetem nje dite pas seances se jashtezakonshme parlamentare u shpreh se nuk do te marrin pjese ne nje komision te drejtuar nga mazhoranca. Madje ne mbledhjen e byrose parlamentare pati debate te ashpra lidhur me perberjen e ketij komisioni. Por socialistet vendosen dje se komisioni do te drejtohej nga nenkryetari i PSD-se, Gaqo Apostoli, duke mos e mbajtur te gjithe perfaqesimin ne anen e tyre. Ministri i Shtetit, Marko Bello u shpreh dje pas mbledhjes se grupit se eshte normale ngritja e nje komisioni te tille dhe drejtimi i tij nga mazhoranca. Sipas tij nuk eshte aspak anti ligjore qe kryetari i komisionit t'i perkase mazhorances qeverisese. Ne mbledhjen e djeshme edhe pse nuk u diskutua mbi perjashtimet e deputeteve "rebele" ata perseri nuk ishin ne mbledhje. Keshtu grupi parlamentar socialist miratoi perberjen e anetareve te komisionit qe do te diskutohen ne seancen e neserme parlamentare. Mazhoranca do te kete ne perberjen e tij 5 deputete socialiste dhe 1 deputet i PSD, ndersa opozita do te kete ne kete komision 5 deputete te cilet nuk i kane percaktuar per shkak te qendrimit te tyre per te mos pranuar drejtimin e komisionit PS-ja.

    Oli Xhilaga

    Komisioneret e mazhorances:

    Gaqo Apostoli PSD

    Ardian Myslymaj PS

    Durim Hushi PS

    Stefan Cipa PS

    Fatmir Xhindi PS

    Gazmir Bizhga PS



    ----------------------------



    Ksaj i thone...

    u mblodhen kafshet e pyllit me zbulue kush e ka fajin per humbjen e ca lepurueshve e iriqave qe i hengri peshkaqeni dhe komisioni nuk ka asnje kaproll e lepur e ndoj ketrush por do kryesohet nga leopardi, cakalli, ujku e krokodili..te tere shok te Luanit..

    e po ata i ka zgjedhur populli..

    Kur mero Baze tha se "po i braktiz Zgjedhjet se po mi zhdem ne hu komisioneret Bizhga me bandat e tije.. Saliu nuk u ndje por e vazhdoi Teatrin dhe doli parlamenti Dushkut dhe te na rroje dhe 50 vjet tjera..

  2. #2
    Law Student Maska e Arlind
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    SE London
    Postime
    210

    Nuk Negociojme Per Komisionin E 9 Janarit

    NUK NEGOCIOJME PER KOMISIONIN E 9 JANARIT

    Lideri i opozites Sali Berisha deklaroi dje se opozita vendosi perfundimisht te mos marre pjese ne komisionin hetimor parlamentar qe do te hetoje tragjedine e Karaburunit ku humben jeten 21 persona. Menjehere pas vendimit te mazhorances socialiste se kete komision do ta kryesoje PSD-ja, ai ka deklaruar mospjesemarrjen brenda tij. "Jemi te panegociueshem lidhur me kete ceshtje. As qe mund te behet fjale" pohoi kreu i selise blu dje ne seance parlamentare. Nga ana tjeter, ai beri te ditur se asnje nga deputetet e tjere te opozites nuk do pranoje te behet pale e ketij hetimi parlamentar qesharak, ku shkaktaret e tragjedise jane duke gjetur fajtoret. Ne fakt, ideja per ngritjen e komisionit hetimor fillimisht u hodh prej opozites, si i vetmi mjet i saj per te ndare pergjegjesine e kesaj tragjedie. Por insitimi i socialisteve dhe aleateve te tyre per te hetuar se bashku me partite e djathta opoziare, nuk u mireprit prej demokrateve. Ata e cilesuan antikushtetues kete qendrim duke e pasur se fundi me kete hap konkret per mos pjesmarrje ne te. Nismen e Partise Demokratike per te injoruar komisionin hetimor e mbeshteten shumica e forcave te djathta opozitare ne parlament duke i lene socialistet te hetojne te vetem tragjedine e 9 janarit.

    E.Nasi
    Tropojan Virus

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e christina54
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    80
    SALI BERISHA KA BERE SHUM MIRE QE NUK KA PRANUAR ME ATO KRIMINELE QE JANE ORGANIZATORET E ATIJ KRIMI TE BEHET BASHKPUNTOR ME TO DHE TI THOTE TE ZEZES E BARDHE;

  4. #4
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anėtarėsuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjėkundi
    Postime
    297
    Ju la nė DORĖ,tė kryesojė,grupin parlamentar HETIMOR,dhe nuk pranoi??!!
    Nga se ka FRIKĖ vallė??
    Apo mos ėshtė hera e parė qė ndodh kjo??!!!
    Numuri njė nė botė....pėr BOJKOTE,edhe kėtė rradhė e tregoi se nuk i intereson TĖ ZBULOJĖ FAKTE,por tė penetrojė nė MJEGULL si gjithnjė.Dhelprat e tjera tė mazhorancės,ja lanė pėrsėri DOPIO GJASHTĖN nė dorė.
    Ta hetojė tragjedinė,dhe tė nxjerrė fajtorėt.
    Pėrse nuk e bėn??
    Fshati digjet dhe LEVENDJA krihet.
    Ēfarė do ai??
    Zgjedhje tė parakohėshme??
    Nuk do ta ketė mundėsinė,pėr tė tilla zgjedhje,pėrderisa tė jetė kaq ''NERVOZ''...pėr tė zėnė FRONIN.

    PS:Sala dhe Tosi,thurin sė bashku planet e ''tė ardhmes''
    Ne i biem Daulles kot,dhe pa ritmin e tyre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga *DJ-ALDO* : 23-01-2004 mė 09:21

  5. #5
    Law Student Maska e Arlind
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    SE London
    Postime
    210
    Postuar mė parė nga *DJ-ALDO*


    PS:Sala dhe Tosi,thurin sė bashku planet e ''tė ardhmes''
    Ne i biem Daulles kot,dhe pa ritmin e tyre.
    Edhe un jam i mendimit tend dj-aldo per kto qe thua me lart lal
    se as nuk shof ndonje arsyje per te bojkotuar kte hetim !
    Tropojan Virus

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Teksa ka deklaruar ne sy tė skuqur se kjo ėhstė disa mė e zezė pėr kombin shqiptar, pasi sipas tij nuk po lejohet qė tė ngrihet siē kėrkon ai njė komision hetimor pėr aksidentin e Shkallnuerit, duke harruar pėr shumė momente 21 viktimat e tragjedisė sė Jonit, Berisha nuk I kapėrmbajtur nervat teksa ka deklaruar me gishtin e drejtuar nga vendi I kryeministrit nė sallėn e Parlamentit dhe tė zv.kryeministrit Dokle se viktimės I kanė borxh gjakun. Njė thirrje me tė vėrtetė e paparė deri nė sot nė asnjė parlament, madje as nė parlamentin shqiptar, kur njė udhėheqės I opozitės dhe pėr tė tepėr ish-Presidenti I vendit deklaron mes parlamentit thirrjen e gjakut. Njė deklaratė me tė vėrtetė rrėnqethėse kjo e bėrė dje nė parlamentin shqiptar nga kryetari I PD, Sali Berisha, I cili me kėtė thirrje ka kėrkuar nė mėnyrėn mė tė paskrupullt futjen e vendit nė vorbullėn e gjakmarrjes, pikėrisht atė qė bėri nė vendlindjen e tij nė Tropojė pasra disa vjetėsh, pasojė e tė cilės ėshtė edhe vrasja e 130 djemve tė rinj tropojanė. Me kėtė kėndvėshtrim ėshtė munduar kryetari I PD Berisha tė kundėrvejė njerėzit kundėr njėri tjetrit e pėr mė tepėr tė armiqėsojė njerėzit me qeverinė, njė pėrpjekje kjo me tė vėrtetė e dėshtuar, pasi as viktima e Shkallnuerit nuk mund ta dėshironte qė njerėzit tė luajnė me koskat e tij tashmė qė ka vdekur.


    "Kjo ėshtė dita mė e zezė pėr kombin shqiptar. U ke borxh gjakun kėtyre njerėzve, kufomat e tyre do tė enden nė Parlament, kufoma e Shkallnuerit do tė jetė mu nė mes tė parlamentit, kėto kufoma tregojnė se u keni borxh gjakun atyre", deklaroi Berisha dje mu nė mes tė sallės sė parlamentit duke e pėrmbushur fjalimin e tij me gjak, kufoma, vdekje, pikėrisht fjalori qė ka pėrdorur pėrgjatė gjithė viteve qė ai ėshtė nė jetėn e tij tė dytė politike qė nga uzurpimi I dhimbshėm qė i bėri lėvizjes sė dhjetorit tė vitit 1990. "Deklaroj largimin e PD nga parlamenti", ėshtė shprehur ai nė fund ku me njė lėvizje dore ka urdhėruar tė tijtė tė dalin nga salla e parlamentit. Me tė dalė jahstė Berisha sėrish para mediave ka shpalosur fjalorin e tij horror, duke shtuar pėr mė tepėr se ai as qė merr pjesė nė ndėrtimin e kėtyre komisioneve, duke treguar se asnjėherė nuk e ka pasur seriozisht ngritjen e kėtyre komisioneve.


    Lexojeni lexojeni se cfare keput kafsha. Bajraktar koketrash hesapi cfare pret nga ky. Edhe para disa ditesh deklaronte se Nano e urren Shkodren dhe shkodranet dhe se i kerkon ata te vdekur. O zot cfare xhahili. Howard Dean ne amerike humbi 10% per 2 dite sepse beri nje deklarate vetem toni i zerit te se ciles ishte i ashper. Kurse ky kafsha jone fut urrejtje dhe nxit sherrin mes shqiptareve dhe ne s'na ben pershtypje. Imagjinoni tani sikur Nano ti pergjigjet atij me te njejten monedhe, te shoj ne Permet, Berat, Gjirokaster dhe te thote se Berisha iu do te vdekur ju, ku do shkoje shqiperia pastaj. Zoti na ruajt nga XHAHILI Berishe.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Ok me ju leshator, fantazma jakobine e 97 vashdon ti rije mbi kokat e shqiptareve si shpata e demokleut. Ai mund eshte agjenti serbeve.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sa bukur i qendisni llafet ju Erion Leshatoret..

    Po supozojme se kto jan fjalet e Berishes qe po i postoj sic i keni then ju leshatoret e Ps-se..

    ----
    "Kjo ėshtė dita mė e zezė pėr kombin shqiptar. U ke borxh gjakun kėtyre njerėzve, kufomat e tyre do tė enden nė Parlament, kufoma e Shkallnuerit do tė jetė mu nė mes tė parlamentit, kėto kufoma tregojnė se u keni borxh gjakun atyre", deklaroi Berisha ..

    -----


    Pra Berisha flet per te vdekur dhe ju i thoni atij se dashka gjak e hakmarrje..

    Po mire per cilet te vdekur flet Berisha...

    Po flet per rastin e atyre te ka-raburunit..

    Ka ktu ndonji fantazi te Berishes apo eshte fakt se vdiqen 20 e ca vete..?

    Eshte fakt dhe kte nuk e kundershtoni dot me llogje ZP-je..

    Kta te vdekur vdiqen ne Gomonet e Nipave te Makbule -Luiz Hoxhes e atyre shefave te Policise te cilet nuk mund ta kundershtoni ju Krokso-leshatoret se jane tuajet ..pra jane njerzit qe bene 97-ten..

    I vdekuri Shkallnuerit nuk eshte shpikje e Saliut por eshte nje plak Shqiptar qe u vra nga rrotat e Benzit te Nanos ..dhe kte nuk e nxorri Berisha por eshte akuza qe Nanos ja beri Spartak Braho nje nga lideret e Rebelizmit te 97-tes dhe nje nga deputetet me fanatik te PS-se..

    Pra vdekjen nuk e solli Berisha por JUVE dhe Berisha ne kte rast eshte denoncues i ktyre vdekjeve e jo Shkaktari..
    Dhe kur na duket dicka Horror e Kanibaleske nuk fajesojme ate qe e shikon Kufomen dhe lajmeron opninionin por mendojme ate qe vrau e shkeli me makine e ate qe hodhi ne det te mjeret..

    Te pakten tju vij turp nga vetja kur shpifni e keq perdorni deklaratat..

    Ishte ZP qe u mundua ti mbuloje Kufomat me heshtje sepse e dinte qe autoret e tragjedise jan klysh lexuesish e shperndaresish te ZP--se ..pra kontigjent i PS-se..

    Edhe per Azemin genjeu e shpifi ZP 3 vjet Rresht duke nxjerre Jaho Salihin si engjell por ne fund e lepiu cfar pshu-rri sepse vet Gjykata me Prokurore e Gjykates Socialist denoi per vrasje Jahon e pra kishte pasur te drejte Berisha..

    Sa per spiun Serb.. e dini mire se cila Parti ne Shqiperi i ka mjalt punet me Beogradin..

    Tash jeni betonuar mire se gjysmen e ministrave i keni spiuna te Asfalise sikurse Solis e Angjelis-in e gjysmen te Moskes e Beogradit sikurse Doklen e Servetin..

    Po sa te keni Saliun ne krye te PD-se beni qejf .. e sa te keni milardat e vjedhura nga piramidat ..nga thesari e tenderat vazhdoni e i paguani miqte ne CIA e ne BRUKSEL..

    Por kan fund dhe poshtersite..

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Or taj

    Ti di te lexosh shqip apo jemi qe jemi dhe oburra ia kepusim edhe kot.

    Askush nuk mohon faktin se tragjedia ndodhi, por une po nxjerr ne dukje faktin se si interpretohet ajo ne menyre kafsherore nga shpellari Sali.

    Din ti o trim se cdo te thote lider apo udheheqes? A e ke idene se dikur ky njeri ka qene president, pra simboli i shqiptarizmit dhe i unitetit, te gjithe shqiptareve? A e ke idene se cfare mund te ndodhe ne shqiperi nqs te gjithe liderat nxisin simpatizantet e tyre ne gjak e urrejtje ne po te njejten menyre? Po flasim ketu per detyrimet dhe sjelljen e nje lideri modern te shekullit te 20 or taj dhe jo nje bajraktari me kanun te shekullit te 15, lideri te nje kombi, ku jetojne te gjithe, te majte e te djathte, pro-Nanoiste e pro- Saliste, dhe jo te bajrakut te Gjinit. Qe kshtu.

    E meqenese te duket vetja firaun kur na kujton tragjedine dhe te eshte mbushur mendja se mund te denoncosh duke marre pozita mbrojtese per Dr Rrumpallen te kujtoj disa gjera shpejt e shpejt.

    U akuzua shteti shqiptar se ai nuk nderhyri ne kohe per te ndihmuar viktimat apo parandaluar tragjedine. Duke te thene se pari se trafiku i skafeve eshte ne nivelet e tija me minimale prej 12 vitesh, e pranuar kjo nga italianet vete,.......te kujtoj se po te nderhynte ne kohe dikur shteti i Dr Rrumpalles shqiptaret nuk do humbisnin 1.2 miliarde dollare, dhe nuk do mjeroheshin duke humbur cdo kacidhe bile edhe shtepite e tyre, e as do merrnin arratine maj anijeve qe shkonin ne fund te detit. Sikur te kishte nderhyre ne kohe shteti i bajraktarit, nuk do varnin veten mbi 150 vete ne jug nga deshperimi dhe mjerimi qe i pllakosi, dhe as do kishte lufte civile ku humben jeten mijera vete.

    Nano ka te tijat dhe beri vertet gabim qe nuk erdhi ne Shqiperi menjehere, por ai nuk mund te kritikohet nga xhahili Sale, qe shpallej president kur vendi ishte zhytur ne konflikt civil dhe ku po humbnin jeten mijera njerez, pikerisht nen pushtetin e tij.


    Ja keshtu or karafil. Zbrit njehere nga Bjeshket e Namuna dhe shiko se eshte ndryshe jeta moderne dhe e paqme qe ne aspirojme, shiko se civilizimi nuk pranon fjalime me gjak, borxh gjaku, apo hakmarrje e urrejte si qemoti. E sidomos keto jane te papranueshme per nje shoqeri kaq te polarizuar dhe te pastabilizuar si ajo shqiptare.

    Kush eshte ai debil ne shqiperi qe kujton se nga skafi dhe mjerimi do ti shpetoi Berisha apo PD, pikerisht keta nen pushtetin e te cileve lindi trafiku me skafe dhe mjerimi u shtua 10 fish. Apo harrove se per 5 vjet rresht dhe me 2 miliarde dollare ndihma u shtruan vetem 5 km rruge. Dhe ti na keput dengla me oke ketu.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    leshator mocalori degjo ..

    Nje plak ecen rruges e meqense ska rrug per kembesore vec ai ecen aty ku ecin dhe makinat.
    Nje benz supermodern kalon me shpejtesi dhe godet plakun.
    Benzi nuk ndalon por fluturon.
    Plaku vdesne duart e nje kalimtari.
    Policia identifikon Benzin dhe me kte Benz identifikojne dhe personat qe udhetonin ne te.
    Ata ishin Nano me Shoke.
    Miliarderi Lefter Koka(mik per kok i Fatos Nanos) ben vizit familjes se plakut dhe u premton PARA.
    Policia ben me porosi nga "shum lart" humbjen e gjurmeve.
    Por dikush "shum i brendeshem " me qarqet e larta Partiako-Policore Shik-ore te PS-se e meson ngjarjen dhe natyrisht hesht.
    Kohe me vone per arsye tjera qe i dim e nuk i dime ndodh sherri Nano -Meta.
    Ky sherr rezulton me ndryshime raportesh mes grupacioneve ne Ps dhe qeverisje e SHIk etj.. dhe dolen ato qe i kemi lexuar un e ti e te gjithe..
    Nano i tha .. Metes diktator e Fashist Meta i tha Nanos padrino e Mafioz etj etj..
    Ne kte fushat akuzash u cfaqen filo Metat e filo Nanot me fakte kunder njeri jatrit.
    Ne kete Klime pra qe ska te beje me Bjeshket e namuna e as me Berishen fare.. del Tak Braho (ai shum i brendeshmi qe thash me pare) i njohur der athere si mik per kok i Metes e i thote Nanos ne sy te opinionit ..se ti Nano ke shtypur nje plak ne Shkallnuer..

    Tash ti teorizon se sa xhahil eshte Berisha..

    Pse jargezon kot o q-ime derr ..kur fjala eshte pra per nje aksident ku Berisha ndodhet as 100 km larg e ku te gjithe e dine se eshte Rrota e Benzit te Nanos autore e vdekjes se plakut..

    Dhe duke penguar formimin e nje Komisioni parlamentar per kte ceshtje PS verteton se e di te verteten..pra qe Kryetari i tyre burracak e qefli e ka vrare plakun e jo qe ska ndaluar e ti jap ndihme por ja ka mbathur..

    E po nje cop plak ishte ai e sdo shqetsojm shokun Fatos me kto vogelsira do thuash ti..
    Ke te drejte ..

    Por e drejta jote eshte si ajo e PPSH-se qe thoshte se vetem ne kemi te drejt te jemi Parti..

    Por Bota nuk eshte dakort me kte lloj drejtesie..

    Ne lidhje me anijet.. qe ti prap krruhesh.. pse ala do ti fakte se EKSODI i MADH ku hypen ne anije 1 milion Shqiptaret e Ikja ne AMBASADA nuk ka lidhje me PD-ne e as me Berishen e as me Arbnorin.. e as me bjeshket e Namuna ..por..

    Por..eshte epilogu i vepres 50 vjecare te PPSH-se e cila ishte e vetme ne pushtet dhe ne se do permendim "vende" per te fajesuar fenomenin e IKJES do themi se IKJA eshte rezultat i politikes qe behej aty ne Vilat dhe zyrat mbas Komitetit Qendror te PPSH-se.... pra politikes Bllokmene.. ku 13-17 bark derra jetojne si SHEIKER e si pashallare ca me poshte e ashtu shkalle shkalle duke zbritur jetonin keq e me keq..ata poshte..

    Ato 1.2 miliardet e Piramidave i vodhet ju autoret e piramidave..me ekspertet Arben Malo e compani..

    Ja 7 vjet ne Pushtet jeni.. ja ku i keni fahrudinat..ja Arbenat..ja ne biruc Vehbiun e Shemsien..e Gjallic Kerxhaliun.. e kush ju ndalon te faktoni se ka vjedhur Berisha..

    Por e dini se ai jo qe nuk vodhi por as dinte nga bjen vjedhja dhe se vet e dini se vet jeni ju hajdutet..

    Me se e beri Disko-Restaurantin-hotel-Bordello super luksoz ne Radhimen e bukur dashnorja e Leart Shytit qe kto dite tentoj IGLI tosku tja sekuestroje?

    Ja pra ku jane parate e Piramidave..

    Hitleri kur pushtoj polonine beri me pare nje loje..
    Ai veshi ca zbulues si Polake e beri nje aksion ne nje radio stacion gjerman..e aty zbuluesit e tije bertiten..rrofte polonija e se ky fshat i takon polonise e me ate rast Hitleri..Ujku..tha..qengji na nguci..dhe futi tanket qe i kishte bere gati..e futi ne xhep krejt polonine..

    Piramidat ishin loj e PS-se..
    Piramida pare u krijua nga bashkpuntoret kosovare te Sigurimit te Ramizit ne hotel Dajti..
    Ajdin sejdia u caktua te luaje rolin e nje Sheiku qe vjen nga Diaspora te investoje ne Shqiperi.. sepse Shqiperia e Ramiz Nano-Lenkes i kishte bere kinse "reformat" e nevojshme per thithje te investitoreve te huaj..pra ish demokratizuar..e ja shikoni si germon e investon Baca ajdin..
    Baces ju caktua nje vile ne Bllok dhe nje Benz blloku dhe cunat e bllokmeneve leshuan cunat e sherbuesve te bllokmeneve te mbledhin flori e monedha me vlere e anticitete ne popull e kto ti Fusin tek HAJDINI ..
    Si sekretare te Ajdinit kuptohet u caktuan ca Koco Kokdhima e compani e ata hapen filialet e ksaj piramide ne Fier e gjithandej..

    Kjo ish piramida e pare ku as qe figuron ndoj PD apo Berishe por fund e krye ishte Piramide e te zgjedhurve nga KQ i PPSH-se dhe Sigurimi i Luan Ceco Iljaz pobrateve..

    Piramidat e Kohes Berishes jane vazhdim i ksaj Piramide dhe se fal agjentures PPSH-iste brenda ne PD lulezuan me te vetmin qellim qe te linin bosh banken e Shtetit qe drejtohej nga ca Dylbera te shitur e qe tja plasnin Saliut Bomben ne dore kur ta shikonin te arsyeshme..
    Jo me Kot krejt adminisyrata ne piramidat e Kohes se Berishes ne qender e rrethe ishte 99% administrate me partishmeri te forte Puniste..

    Jo me kot krejt Punistet i morren ne kohe Parate nga piramidat se lajmeruan njeri tjatrin..

    Jo me kote sot pronat e Piramidave jan perseri ne dore te militanteve socialiste sic eshte rasti i Albert Xhanit..(lexo..profili i nje Mafiozi..ne Forum) ..

    Jo me kote ata qe humben shpi e katandi nuk u ngriten te djegin Shtetin e perkundrazi ata Djegesit ishin dhe perfituesit..

    Psh...

    Arben Malaj a hyn tek Populli qe humbi shpi e katandi ne Piramidat?
    Jooooooo..

    Nuk me kundershton dot o spurdhjak ..

    E pikerisht Arben Mezan Malaj ishin ne krye te organizimit te Djegjes se Shtetit..
    A kishte humbur gje Luiza kanibalja ne piramida?

    asnje qindarke..

    keshtu ti maestro genjeshtari..leshator Erion bracja..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2007, 06:11
  3. Parlamenti, komision pėr hetimin e pasurisė sė zyrtarėve tė lartė
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 01:18
  4. Shqipja Standarde: ASHAK-u ngren komision rishikimi...
    Nga drini_nė_TR nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 13:42
  5. Spartaku, i vetem perball KGB-se socialiste.
    Nga erzeni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 15:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •