Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    O Braro, po gjate kesaj kohe qe na pershkrove me lart (piramidat) Dr Syleshi, me falni Dr prof Berisha, ca bente, apo ishte i zene me vizita ne Kuvajt e duke cuar Gazideden te takohej me Arkanin?
    Se ai per ate pune ishte aty, per ca ja dham voten ne atij Braro, qe te tallte k*oqet ai?
    He tu bofsha, mos na e mbro ate karakur*ven Berishe, se eshte per te qeshur e per te qare.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    MAZHORANCA S'LEJON KRYESIMIN E PD-SE

    Eglantina Nasi

    Mazhoranca socialiste nuk i hap aspak rruge pales opozitare per drejtimin e komisionit hetimor parlamentar mbi tragjedine e 9 janarit. Edhe gjate seances se djeshme ne Kuvend, te dyja palet kane zhvilluar debat te ashper lidhur me nje fakt te tille. Secila prej tyre ka paraqitur kerkesat e saj ne lidhje me pjesemarrjen ne komisionin e 9 janarit. Edhe pse ne parim eshte rene dakort per ngritjen e ketij komisioni, ende nuk eshte gjetur konsensusi per kryesimin e tij. Kjo per vete faktin pasi mazhoranca socialiste pretendon se e ka paraqitur kerkesen per ngritjen e komisionit e para dhe ne baze te rregullores, i takon vetem asaj drejtimi i komisionit. Ndersa opozita kerkon te njejten gje, pasi sipas saj vetem ne rast se komisioni do te drejtohet nga opozita, mund te realizohej transparenca e plote per shkaqet dhe pasojat e ngjarjes se rende detare, ku nga rreziku i mbytjes se nje gomoneje me klandestine prane brigjeve te Karaburunit, humben jeten te pakten 20 persona.

    Ruci: "Te hetohet dhe ngjarja ne kohen e Berishes"

    Kreu i grupit parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci ka deklaruar dje se ne hetimin parlamentar te ngjarjes se 9 janarit, duhet te perfshihet edhe ajo e ngjarjes se 9 marsit 1996 ku u konsideruan si te humbur 36 qytetare nga Dibra. Sipas tij, ekziston ende kerkesa e drejtuar nga qytetare te Dibres ndaj Kuvendit te Shqiperise te cilet me te drejte kerkojne hetimin e zhdukjes se njerezve te tyre te dashur gjate nates se 9 marsit. Ruci e permendi nje fakt te tille duke patur parasysh se gjate kesaj periudhe vendi drejtohej nga opozita dhe pikerisht nga ish-Presidenti Sali Berisha. Ai e drejtoi nje kerkese te tille duke nenkuptuar se nuk mund te jete vetem nje ngjarje e ndodhur ne kohen e socialisteve qe duhet te behet objekt hetimi parlamentar. Por se ngjarje te te njejtes madhesi kane ndodhur edhe gjate regjimit te Berishes dhe se askush nuk ka bere kerkesa te tilla, sic pretendon realisht opozita per ate te 9 janarit. "Nese ngrihet ky komision hetimor parlamentar, ne duam qe gjate tij te hetohetedhe ngjarja e 9 marsit 1996" deklaroi Ruci. Por menjehere pas kerkeses se tij kane reaguar deputete te opozites te cilet e kane cilesuar si jo te drejte nje gje te tille. Nderkaq, keta te fundit kane kembengulur se iu takon vetem atyre drejtimi i hetimit parlamentar te ngjarjes se 9 janarit.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Nash ti ere babam, se mos na i hedh ti ne.

    E qysh keshtu or ti i kshillit? Dmth pushtetin e kishte Berisha, por parate dhe trafikun e skafeve, kontrabanden me Serbine dhe prostitucionin e bente Nano nga burgu? Mos more? Ne ato kurset 6 mujorshe te Sals e more kete mencuri ti o qerata? Apo aty ne maj te malit ku ha pula gure??

    Ta kap antena ameriken ty o trim? Eee ja se shefat e shtetit amerikan, shtetit me solid dhe me te qendrueshem deri me sot nuk jane shume larg sjelljes se Nanos, Kokes e co. Te tere biznesmene kane qene, dhe kurvare me brire, kush ia ka fut me shume e kush me pak popullit dhe shtetit, por te tere ia kane futur, sic ia ka futur Berluskoni, Kraksi dhe Andreoti ne Itali, ish-kancelari ne Gjermani e te gjithe politikanet ne kete bote. Por kjo s'do te thote qe punet nuk shkojne perpara dhe nuk ka asnje nga keta politikane qe te kete rezultate te krahasueshme me ato te Sal bajraktarit 5 vjet me 2 miliarde dollare, 5 km rruge, or taj.

    Le te behej edhe Saliu milioner e te vidhte ca para, ne dreq vafshin, por te shtronte ca rruge, te ndertonte ca ura dhe te bente dy fije investime. Te mos na linte te vidheshim keshtu si lope ne mes te dites, nga "dallendyshet e demokracise". Nuk vodhi Berisha jo, por vodhen te tjeret mbas tij dhe e perdoren si fasade, dhe prape do ta perdorin se ai eshte magjyp e i paafte. Eshte lider i pazoti ta rrethoje veten me njerez te afte dhe serioze dhe gjithmone do ta marrin per hunde, e ne gjithmone do vuajme keshtu.
    Se u be lideri i burgaxhinjve dhe i shpellareve me 4 klase shkolle ja pse. Ne vend qe ta merrte Malajn e ta vinte perpara pergjegjesise te punonte per shtetin qe ato firma mos te vidhnin dot, e la ate si asset per firmat. Kur ai te bente kete atehere me gjithe qejf Malaj do ishte pergjegjes. Ti kerkon qe Malaj te behej martir, te sakrifikonte interesin personal per ate publik. Mos more? Ne nje shoqeri ku vjedhja ishte norme, Malaj duhet te mos vidhte e te vuante ne emer te moralit? Po Berisha qe e kishte per detyre te ruante interesin publik c'te bente? Popujt vuajne jo vetem nga veprimet e gabuara te liderave por edhe nga mosveprimet e tyre, qe ne kete rast na kushtoi 1.2 miliarde dollare dhe nje lufte civile.

    E ja keshtu, cili eshte ai injorant ketu qe do te pranoje se Saliu nuk gezonte nje pushtet absolut ne 92-97 dhe se nuk kontrollonte ne menyre te plote fijet e ketij pushteti?


    Na u hodhe tek PPSH zotrote, a thua se soji e sorollopi yt jetoi ne Hene dhe nuk hidhej hopa sa here i kerkonte PPSH, nuk spiunonte apo i sherbente asaj sa here qe ajo ia kerkonte? Na del i persekutum zotrote tashme. Pthrrr, shko e loz cingla andej. Te duket vetja desident ty? Ku e mesove anti-komunizmin ti aty ne mes te arinjve?

    E di edhe shtetin e dogji Arbeni dhe Nano nga burgu? Po a s'me thua, po Tropojen, Shkodren, Malesine e Madhe, Puken etj etj ku s'kishte Arbene e Luiza dhe ku njerezit s'kishin humbur para kush e dogji? Kush i sulmoi dhe i vrau gardistet ne Cerrik kur ata tentuan te hyjne me force ne qytet?

    E ja keshtu fluturon o trim fluturon, prandaj tund fort dibekun ti byrazer se do te behet gjalpe ndonje dite.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 27-01-2004 mė 02:56

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Meqe e zure ne goje Cerrikun ..gardistet e shtetit shqiptar, bij nenash shqiptare i vrau PS e Cerrikut me bandat e saja qe zgjodhen me dhune si deputet Rexhep Ali Mejdan Hoxh Kapon.

    Kte e di gjith cerriku e Elbasani dhe ti gjithashtu..

  5. #15
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    U vrane gardistet sepse u derguan mish per top mes turmave te irrituara dhe te inatosura. Ekuilibrat midis shqiptareve, paqen e brendshme dhe bashkjetesen pertej diferencave politike nuk e mbajne turmat por liderat. Jane keta qe kane per detyre te shuajne konfliktet dhe mosmarveshjet dhe jo turmat. Jane liderat pra qe komandojne turmat dhe jo e anasjellta. Por ty aq ta pret e aq thua.

    Si i thone atij llafit- do te dish se kush i vrau, shiko se kush perfitoi nga vrasja e tyre! PS nuk kishte asnje perfitim nga kjo masaker sepse ajo nuk e deshte aspak emrin e saj te lidhur me ate sulm. Me duket mua se sikur Berisha te ikte nga pushteti pa keta gardiste te vrare, shqiptaret nuk do ta fokusonin vemendjen tek falimetimi i tij dhe tek deshtimi ekonomik dhe social i shtetit te bajraktarit Sale, se tani kishin hallin e gjullurdise. Sala e dinte shume mire se ne nje situate kaq te polarizuar, kur shqiptaret ishin te deshperuar dhe irrituar aty ku nuk mbante me, nga mjerimi dhe humbja e parave si dhe te armatosur gjer ne dhembe, ballafaqimi i turmave me gardistet qe jane truprojat e presidentit do ishte fatal. Ai e dinte shume mire fundin e nje ballafaqimi te tille por atij aq i kerciti per ata bij nenash.

    Sigurisht ai keta te vrare me pas do ti perdorte per te akuzuar opoziten, ashtu sic beri me gardistet e vrare ne Vlore, edhe pse te gjithe e dine se ne Cerrik gardistet u sulmuan nga cdo dritare dhe pallat. Mbrotjen e tij politike ne fakt deri tani ai e ka pikerisht te zhytur ne gjak. Pasi ndjell sherr dhe konflikt, dhe pasi i acaron gjerat deri aty ku nuk mban me, i ve shqiptaret e acaruar perballe njeri-tjetrit qe te hane kokat duke kerkuar prej kesaj kredo politike. Duke futur ndasine krahinore, ku Vlonjati paraqitet si vrases i tropojanit etj etj. Hipokrizia e tij e felliqur u duk qarte edhe kur ne 1993 policet qe mbrojten ish-komutetin pluralist te Shkodres i denoi si kriminele kurse ata qe i vune flaken si "Heronj te demokracise".

    Me tej edhe Nano mund te kishte thirrur ne ndihme garden ne 1998 kunder kokepalareve te Sales dhe shume gardiste e police do vriteshin, e me pas ai mund ta perdorte kete si kredo sic ben xhahili Sale. Por shyqyr zotiti Nano nuk eshte anadollak si Saliu. Me mire nje kryeministri e djegur se njerez te vrare. Ah sikur te mendonte keshtu edhe kokelopa yne Berishe!

    Ja keshtu po ben ai edhe me tragjedine e 9 Janarit.
    Disa dite me pare 30 burra Dibrane dolen ne televizor per te kerkuar femijet e zhdukur qe prej 1996 qe u nisen per te ikur me skaf ne Itali 8 vjet me pare pra. Traguan letrat dhe lutjet e tyre tek ish kryetari i kuvendit Pjeter Arbnori si dhe se si ishin sorrollatur prej tij, nga nje ministri ne tjetren.
    Por Nano nuk akuzoi gje Berishen apo shtetin e tij si vrases te tyre. As e akuzon ai Berishen se ky i urren dibranet. Dhe keta ishin vetem 30 dibrane, po kushedi se sa dhjetra Beratas, Fierake, Pukjane, Kukesiane e Shkodrane ka si keta te zhdukur para 1997 duke u perpjekur te kalojne me skaf ne Itali.

    Per keta hesht Berisha, per keta nuk kerkon komision. Njeriu nen pushtetin e te cilit kane vdekur nje numer rekord shqiptaresh, dhe jane humbur nje numer rekord parash, del sot e na hiqet si engjell. Felliqsira.

  6. #16
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    "TIRANE - PD ka refuzuar pėrfshirjen nė objektin e hetimit tė komisionit parlamentar tė tregjedisė sxė ndodhur me 9 mars tė vitit 1996. Kėrkesės sė kryetarit tė grupti parlamentar tė PSSH, Gramoz Ruēi pė rpėrfshirjen edhe tė kėsaj ngjarjeje ku kanė humbur jetėn 32 dibranė dhe ku pėr shtatė vite me radhė nuk u ėshtė dhėnė asnjė pėrgjigjie nga strukturat shtetėrore, kryetari I grupit parlamentar tė PD, Bamir Topi I ėshtė pėrgjigjur me nota thellėsisht negative duke refuzuar nė mėnyrė kategorike qė tė jenė pro pėrfshirjes sė njė ngjarje tė tillė nė objektin e hetimit tė Komisionit dhe pėr mė tej duke mos pranuar zgjerimin e objektit tė hetimit pėr kėtė ngjarje tė rėndė ku kanė humbur jetėn 32 persona. Pėr mė tepėr qė personat e zhdukur nė regjimin e asaj kohe janė cilėsuar si tė mbijetuar nga strukturat e atėhershme nė pushtet tė PD. Nė njė peticion tė familjarėve tė 32 viktimave nga Dibra tė 9 marsit tė vitit 1996 kėrkohet me insistim zbardhjene kėsaj ēėshtjeje, duke kėrkuar qė tė gjendet e vėrteta nė lidhje me kėtė ngjarje dhe heshtje shtatė vjeēare, pasi po qahen viktimat q ėkanė mbetur pa varr."


    He mo Brari, pse nuk duan keta trimat e PD nje hetim te gjere e per te gjithe viktimat e trafikut mo gas. Apo ai qe shkon ne fund te detit kur qeveris PD nuk quhet. Apo edhe ata dibranet i mbyti Nano nga Benca....... me siguri se PD e Berisha jane te mire te shkreeetet, jane engjej qe s'dine te bejne keq, dhe Tosi ia beri me puc nga burgu me siguri....ha ha ha.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pse qesh o cakall..

    Nuk qeshet me njerzit e zhdukur..

    Kur doli ne Shtyp kjo ceshtja e 32 Dibraneve?
    Ti e une jemi kendues te regullt te shtypit dhe nuk kemi lexuar gje per 32 dibran te zhdukur te 96-tes.
    Pra kte e nxorri ZP nje dit mbas 9 janarit te 2004-res.
    Pra ZP per te mbrojtur Mafien e Gomoneve gjeti nje "kunj" kunder PD-se. Pra nuk eshte ceshtje humanizmi kjo nga ZP por hipokrizi.

    Edhe per Edvinin ashtu bene.. Doni komision per Edvinin athere komision dhe per Kelmendin.. Doni komision per karaburun 2004 eja bejm komision dhe per 96-ten..

    Une do isha dakort ta bejn komisionin per cdo kohe por cdo komision me parlament me maxhoranc Dushku nuk nxjerr gje ne drite..

    Kta dibranet vec PD-se ja kerkojne 32 njerzit e tyre?
    Natyrisht ne 96 -ten ja kan kerkuar PD-se por nga 97-ta e deri sot patjeter ja kan kerkuar PS-se e PS pse ka heshtur?
    Pse i ka mbajt letrat ne sirtar rezerv Erion bracja?
    Apo fatet e njerzve per ZP jan vec PIke per propogande..


    Pse PS nuk u ka dhene pergjigje dibraneve per kta 32 viktimat?

    Kishte rast Ilir Gjoni e Paskal Milo si deputet te ksaj zone e ministra te kerkonin hetime e komisione.


    Dibranet nuk i mbyti Nano nga Benca e as Sala nga Tirana..

    Mbytjet e ngrirjet e kalbjet e vrasjet ne kufijte detare e tokesore te Shqiperise nuk lidhen me Nanon si person as me salen si person por jan te lidhur me ZP-ne.

    Menxyra 1943-2004 ka emrues te perbashket Partine e punes dhe Mafien e saje te disa brezave..

    Ska asnji vend europian te tilla tragjedi sepse europa mbas 1945 -se mori rrugen e demokracise parlamentare e askush skish nevoje te arratiset..

    PPSH duke ndjekur politiken me te ndyre me anti popullore e anti demokratike ushtroi dhune e kjo dhune krijoi tragjedite e kufijve qe arriten kulmin me EKSODET e Famshme qe cuditen Boten..
    Eshte mizerja Puniste e 50 viteve qe vret akoma ne otranto e ne gramoz bij nenash..

    prandaj Kadare me te drejte u tha Punisteve (socialisteve) beni mire mos te kerkoni pushtet nja dy dekada.. por ju nuk degjuatt..

    Pa bere PD as dy tre muaj pushtet ju filluat te kurdisni nen rrogoz menxyra te reja..

    Bravo ju qofte qe e moret pushtetin e natyrisht menxyrat do vazhdojne..

    Familja e Zan Caushit eshte tipike se ku te con verberia mbas jush..

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Opozita bojkotoi seancėn dhe deklaroi se mazhoranca po fsheh tė vėrtetėn e tragjedisė

    Mazhoranca nuk lėshon kreun, rrėzohet komisioni

    Ka dėshtuar nė kuvend ngritja e njė komisioni hetimor pėr tragjedinė e Karaburunit, pasi pėrfaqėsuesit e mazhorancės nuk u tėrhoqėn nga vendimi pėr tė drejtuar hetimet e kėtij komisioni. Deputetėt e opozitės braktisėn sallėn, duke deklaruar se mazhoranca do tė fshehė tė vėrtetėn e tragjedisė. Kryetari i grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, Bamir Topi, ka bėrė tė ditur nė fillim tė seancės se opozita nuk do tė marrė pjesė nė diskutimin e rendit tė ditės pa u diskutuar dhe zgjidhur ēėshtja e komisionit hetimor pėr ngjarjen e 9 janarit. "Reflektoni duke i lėnė opozitės kryesimin e komisionit hetimor. Nė rast se kjo ēėshtje nuk zgjidhet, unė ftoj deputetėt e opozitės qė tė largohemi nga salla dhe tė mos marrim pjesė nė diskutimet e planifikuara nė rendin e ditės", tha Bamir Topi. Deputetėt e opozitės nė pjesėn mė tė madhe tė fjalimeve tė tyre u janė drejtuar kryeparlamentarit Servet Pėllumbi duke i kėruar qė tė zgjidhė situatėn e krijuar nė Kuvend, veēanėrisht nė seancat e fundit. "Ju zoti kryetar duhet tė nxirrni Kuvendin nga kjo situatė, pasi ka marrė njė pozicion qesharak", ėshtė shprehur deputeti Ridvan Bode. Deputeti i PAD-sė, Preē Zogaj ka kėrkuar gjithashtu qė situatėn e krijuar nė Kuvend mund ta zgjidhė vetėm kryeparlamentari, pasi kjo nuk ėshtė mė nė dorė tė forcave politike. "Nė rastin konkret ka nevojė pėr njė arbitėr, qė nė rastin konkret ėshtė kryetari i Kuvendit. Partitė politike marrin nismėn dhe problemi ndodh ose puna ngec pikėrisht nga mosmarrėveshjet e kėtyre forcave politike", u shpreh deputeti Preē Zogaj. Deputeti socialist, Lekė Ēukaj e ka quajtur veprimin e opozitės tė paarsyeshėm. "Opozita do njė ushqim qė tė kalojė kohėn deri nė zgjedhjet e ardhshme. Ata janė duke bėrė njė lojė, dhe kėrkojnė tė pėrfitojnė kapital politik nga tragjedia e 9 janarit. Kėtė lojė ata nuk janė duke e bėrė me mazhorancėn socialiste, por janė duke e bėrė me ju zoti Pėllumbi. Nė kėtė situatė, ju duhet tė jepni njė zgjidhje dhe jo t'u jepni fjalėn atyre deputetėve", ėshtė shprehur deputeti Lekė Ēukaj. Mė tej, zoti Ruēi ėshtė shprehur se mazhoranca nuk tėrhiqet nga kryesimi i Komisionit Hetimor Parlamentar. Pėr shkak tė bojkotimit tė sallės nga ana e opozitės, nuk u arrit tė diskutohej rendi i ditės dhe kryeparlamentari Servet Pėllumbi ka propozuar qė tė shtyhet pėr ditėn e enjte.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Byroja dėshton nė arritjen e konsensusit

    Byroja parlementare ėshtė mbledhur dje pėr tė diskutuar nė lidhje me njė konsensus tė mundshėm pėr tė pėrcaktuar drejtimin e komisionit hetimor pėr tragjedinė e Karaburunit ku humbėn jetėn 21 persona dhe 7 tė tjerė figurojnė tė zhdukur. Mbledhja ka qenė e shkurtėr dhe nė pėrfundim tė saj, nuk ėshtė arritur nė asnjė pėrfundim. Asnjėra nga palėt nuk ka pranuar tė tėrhiqet nga drejtimi i komisionit. Kryetari i Grupit Parlamentar tė Partisė Socialiste, Gramoz Ruēi, nuk ka pranuar qė drejtimin e kėtij komisioni ta marrė opozita. Ndėrkohė qė edhe kryetari i grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, Bamir Topi, ėshtė shprehur se drejtimi i kėtij komisioni i pėrket opozitės. Topi gjithashtu ėshtė shprehur se Partia Demokratike nuk do tė marrė pjesė nė njė komision tė drejtuar nga pozita. Nė tė kundėrt sipas Topit opozita i ka tė gjitha kushtet pėr tė ndėrmarrė njė hetim tė pavarur pėr kėtė tragjedi. Por pas mbledhjes sėrish socialistėt nuk kanė pranuar qė drejtimi i kėtij komisioni t'i lihet opozitės. Nė kėto kushte deputetėt e Partisė Demokratike, kanė braktisur sallėn dhe nuk kanė marrė pjesė nė diskutimin e ēėshtjeve tė tjera qė ishin nė rend dite.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Topi: Populli ka humbur besimin tek institucionet

    Kryetari i grupit parlamentar tė Partisė Demokratike Bamir Topi, ėshtė shprehur se njė strukturė parlamentare siē ėshtė komisioni i SHISH, nxjerr nė pah njė simptomė mjaft tė qartė pėrsa i pėrket kredibilitetit tė strukturave tė shtetit. Duke iu referuar komisionit tė SHISH, Topi ėshtė shprehur se njė person drejtues vendoset nėn akuzė se ka dezinformuar komisionin e SHISH. Topi gjithashtu ėshtė shprehur se shoqėria ka humbur kredibilitetin tek institucionet. "Institucionet janė nė krizė. Tė mos bėhet pjesė e krizės edhe parlamenti," ėshtė shprehur Topi.

    Ndėrkohė Topi ka shtuar se nė disa raste parlamenti ka qenė dhe pjesė e objekteve komike. Duke iu referuar votimit tė seancės sė ditės sė hėnė, sipas Topit, numri i votave pro, kundėr dhe abstenim, duke i mbledhur japin shifrėn 142 nė njė kohė kur numri i deputetėve nuk e kalon absolutisht numrin 140. Ndėrkohė pas njė deklarimi se SHISH nuk kishte njoftuar pėr tragjedinė, deputeti republikan, Aleksandėr Garuli ėshtė shprehur se shteti ka gisht nė kėtė lojė, tė shfaqjes dhe tė fshehjes sė deklaratave.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #19
    Law Student Maska e Arlind
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    SE London
    Postime
    210
    Per ty kjo Brari

    32 te rinj nga dibra te zhdukur qe prej vitit 1996 Postimi #1

    32 te rinj nga dibra jane zhdukur duke u perpjekur te kalonin kufirin shqiptar drejt italise.

    te rinjt nga dibra kishin vendosur te emigronin jasht shtetit shqiptar para 8 vjetesh por prej asaj kohe nuk dihen gjurm te te rinjve

    nuk dihet nese jan gjall apo te vdekur
    shteti shqiptar nuk ka reaguar per kte tragjeti qe prej asaj kohe deri ne sot

    shpresojme qe te siper permendurit te jen gjall

    me keq ardhje nga Arlindi


    ky postim esht ber nga un ne nje tem te vecant per kte tragjedi esht e vertet qe shtypi nuk ka folur per kta viktima por "Fiks Fare" esht ajo qe nxori ne drit kte tragjedi ishin njerezit e vdiktimave te cilet u drejtuan per ne "Top-Channel" dhe ben te ditur faktet e kesaj tragjedie
    pasi kjo tragjedi pothuajse ishte harruar nga qeveria (e famshme) ps.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arlind : 10-02-2004 mė 22:55
    Tropojan Virus

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2007, 06:11
  3. Parlamenti, komision pėr hetimin e pasurisė sė zyrtarėve tė lartė
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 01:18
  4. Shqipja Standarde: ASHAK-u ngren komision rishikimi...
    Nga drini_nė_TR nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 13:42
  5. Spartaku, i vetem perball KGB-se socialiste.
    Nga erzeni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 15:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •