KJ
--------

E Diele, 25 Janar 2004


NGRICAT, 10 PERSONA ME FRAKTURA

Debora e rene ditet e fundit, e shoqeruar me ere dhe temperatura te uleta, ka krijuar nje shtrese akulli pothuajse ne te gjitha rruget e rajonit te Korces, duke sjelle keshtu probleme ne qarkullimin e kembesoreve. Burime nga spitali civil i Kores thane se, rreth 10 persona jane paraqitur ne tre ditet e fundit per ndihme mjekesore, sepse kane pesuar fraktura nga rreshqitjet ne rruget me akull. Diten e djeshme ne spitalin e Korces ishin te shtruar 4 paciente, tre gra dhe nje femije, me fraktura ne gjymtyre nga rreshqitjet ne akull si ne rruget e qytetit te Korces, ashtu edhe ne fshatra. Gjate tre diteve te fundit, ne spitalin e Korces jane trajtuar edhe disa persona te tjere me faktura te renda, nderkohe qe, sipas te dhenave, kane kerkuar ndihmen mjekesore edhe persona te tjere me demtime me te lehta. Gjithcka ka ardhur edhe per mungese te kriposjes se rrugeve apo hedhjes se skorjeve, qe do te benin te mundur prishjen apo zbutjen e shtreses se akullit, sidomos ne vendet me te qarkulluara. Asnje lloj nderhyrje nuk eshte vene re per shmangien e pasojave te motit te keq, si nga bashkia e Korces, ashtu edhe nga firmat private. Rreziku i rreshqitjes ne rruge jo vetem ka minimizuar levizjet e njerezve ne qytetin e Korces, por nga ana tjeter ka shtuar numrin e njerezve, sidomos te te moshuarve, qe tani zgjedhin transportin urban ne qytet ose automjetet taksi. Akset kryesore rrugore te rajonit te Korces jane te qarkullueshme nga automjetet, drejtuesit e te cilave jane te detyruar te pajisen me zinxhire mbrojtes per te shmangur aksidentet. Ndonese gjendja e rrugeve nacionale apo rurale ne Qarkun e Korces paraqitet e renduar, pas renieve te reshjeve te debores dhe krijimit te shtreses se akullit nga temperaturat e ulta, nuk jane regjistruar deri tani aksidente automobilistike te renda me pasoje ne jete njerezish.




E Diele, 25 Janar 2004


VLORE, I FTOHTI SI 36 VJET ME PARE

Vlora, rralle ka perjetuar dite kaq te ftohta si keto te javes qe po mbyllet. Qyteti bregdetar, me nje klime te bute me mbi 200 dite me diell, ka prekur te ftohtin e 36 vjeteve me pare. Meteorologu Todi Mitro, ka deklaruar per KJ mbremjen e te shtunes se Vlora arriti temperaturen -3.8 grade, naten duke u gdhire e shtuna, qe solli pasoje ngrirjen e tubacioneve te ujit, por edhe deme ne frutore. Kjo situate eshte perjetuar ne vitin 1968, ku per 7 dite me radhe kishte temperature negative, duke shkuar deri ne -7.3 grade. Si rezultat i kesaj temperature u thane drutoret dhe per t'i mbrojtuar ato, brigadat e NB ndiznin zjarre mes parcelave, por nuk i shpetuan dot. Mitro citon me tej se edhe te djelen temperatura do te jete ne keto nivele, ndersa te henen pritet te bjere shi nga J-P, gje qe do te sjelle normalizimin e motit. E megjithate, packa se vlonjatet nuk jane mesuar me ngrica, jeta ka qene normale, tragetet kane udhetuar normalisht, ashtu edhe rruget ne bregdet. Mungesa e energjise elektrike, ka qene nje faktor me shume per te ndjere uljen e temperaturave ne Vlore, ndersa per ngrohje eshte perdorur gazi.


--------


Edhe kjo na duhej..
Dashte Zoti e ngrohet moti perseri per familjet e varfera shqiptare.. per femijet e veshur keq e kopshte shkollat e spitalet e pangrohura..e pleqte e skan para as per korent e as per gaz e dru..