Jam dakort me La Lune. Psikologjine e shoh me shume si deshtim sesa si sherim te mendjes. Psikologjia nuk mund te quhet kurrsesi shkence. Me sa kam lexuar e kuptuar eshte dicka qe qendron ne nivelin e tentatives. Shkenca e rezultateve "tafti bafti" do te thoja me sakte. Jane analizuar dhe observuar sjelljet e individeve dhe jane krijuar disa skema standarte te personit funksional dhe atij jofunksional ne sjellje dhe mbi keto skema tentohet te trajtohen te gjithe pacientet, jo me fal, klientet doja te thoja. Sepse dhe ne kete profesion, per ato qe nuk e dine, pacientet emertohen me termin kliente. Ky emertim nuk dallon nga nje person qe eshte i abonuar ne nje sherbim afatgjate apo afatshkurter si fitness, klasa danci, floktore, apo cdo lloj aktiviteti qe nenkupton besnikeri klienteliste ndaj nje biznesi.
Nejse, ideja kryesore nuk ishte se c'nenkupton klientela ne fushen e psikologjise, por suksesi i kesaj "disipline". Kjo analize e imja as nuk duhet kuptuar si nje nenvleresim total i psikologjise. Absolutisht jo. Psikologjia, ose psikoterapia me sakte, eshte e nevojshme per shume individe me probleme te stresit. Vetem se efektet afatgjata te kesaj terapie lejne shume per te deshiruar. Efektet afatshkurtera jane te mira, duke arritur te sugjestionojne individin pozitivisht dhe te ndihmojne ate te kete nje kendveshtrim me te paster te gjerave. Por ketu fillon dhe deshtimi i psikologjise. Ne nje pjese te konsiderueshme te pacienteve kerkohen seanca e seanca pafund. Jo me kot ne shume raste psikoterapie zgjat me vite, madje dhe per gjithe jeten tek njerezit me probleme te medha. Kjo eshte nje metode per ta mbajtur ne gjendje kontrolli personin.
Psikologu = thike me dy presa
Ca dua te them me kete? Nese nje pacient gjen nje psikolog te mire atehere mund te arrihet nje histori suksesi pas nje terapie dhe ta cliroje pacientin nga problemet e tij. E kunderta ndodh nese psikologu nuk eshte "i afte" te ndihmoje pacientin e tij. Dhe per fat te keq jane te shumete psikologet "e paafte " duke qene se vete profesioni i tyre le shume per te deshiruar. Pra efekti i kundert eshte zhgenjim nga ana pacientit dhe perkeqesim dhe me i madh i problemeve te tij.
Tjeter problem i psikologjise eshte kosto relativisht e larte financiare e sherbimeve terapeutike. Shpesh kjo kosoto ka cuar ne nderprerje te "parakohshme" terapise nga ana e pacieteve duke krijuar kushtet per nje deshtim total te gjithe "terapise sheruese".
E permbledhur
Psikologjia shkence? Jo. Psikologjia (psikoterapia) e nevojshme? Po, per sa kohe justifikon koston financiare me rezultatin afatgjate te arritur. Sa jetike eshte psikologjia ne morine e terapive per sherimin e mendjes? Psikologjia per mendimin tim ze vetem 10-15% te gjithe strategjive efektive te sherimit. Do ta vendosja ne nje pozicion dytesor. Si menyren me te mire te sherimit te mendjes vej, gjimnastiken (sidomos ate ne ajer te paster), ushqimin e mire, meditimin (joga), muzikoterapine, dhe nje rol shume kryesor mbajtjen e nje optimizmi dhe egoje maksimale gjate gjithe kohes. Psikologjia nuk eshte me shume se nje pjese e vogel komplemetare e gjithe taktikave te sherimit. Jo dhe aq e nevojshme edhe pse ka marre nje rendesi te pamerituar ne fushen e mjeksise si cdo ilac dhe terapi qe shitet sot per qellime komerciale ne rradhe te pare.
Krijoni Kontakt