Di që ekzistojnë shumë shoqata studentash shqiptarë në universitetet e huaja por nuk kam info. se si mund ti kontaktoj ato.
Unë së bashku me studentët shqiptarë ku studioi në Arizona State University në Tempe të Arizonës në SHBA, kemi krijuar shoqatën tonë dhe jemi të interesuar për bashkëpunim me shoqatat shqiptare në universitetet tjera.
Do të ishte mirë që të krijojmë një shoqatë të studentëve shqiptarë nëpër botë që do të përfshinte gjithë shoqatat e studentave në seicilin universitet të huaj veç e veç.
Veprimtaria dhe aktivitetet që mund të bëjmë me këto shoqata janë të shumta, por më gjërësisht për këto do t'iu shkruaj në ndonjë ditë tjetër.
Për tani, kushdo që ka informacion për shoqata studentash në universitetet e huaja le ta sjell këtu, si dhe shoqatat tjera që duan bashkëpunim me shoqatën tonë këtu në Arizona State University le të shkruajnë këtu apo të më dërgojnë një mp apo email.
Krijoni Kontakt