Jete
Ne cep te oborrit nje arre
e nen arre nje stol i vjeter
mbi stol nje plak dremit
Ne dritare nje grua e re
shikon arren, stolin e plakun
dhe perkedhel barkun e mbushur me jete
Jete
Ne cep te oborrit nje arre
e nen arre nje stol i vjeter
mbi stol nje plak dremit
Ne dritare nje grua e re
shikon arren, stolin e plakun
dhe perkedhel barkun e mbushur me jete
Pse jo???
Ti je nena e endrres sime
Qe indiani e peshkon me pupel
E hena ri-kendon driten qumeshtore
mbrapsht, ne syte e nevojave te trishta
mbi faqen e humbur ne erresire....
te veson ky perendim qarraman
Po ti pse shikon me sy kureshtare?
cfare kerkon prej meje?
Ti burre i vogel
qe ben balon kureshtjen tende
Ky eshte shtatori i rinise sime te perjetshme, shtatori i mbushur me hapat e mij qe kundermojne eren e molleve te saj.
Ajo kishte trup murgeshe.
Gjinjte i kishte te fshehur, nen lekuren e verdhme.
Si nje femije i cmendur ulej lakuriq ne cepin e dhomes, qeshte me friken time.
Buzet i kishte te holla, fjalet zvarriste ne peshperitje te yndyrshme.
Nga makthi kthehesha ne pikture.
Nje grua floke kuqe, me sy te kalter fle nje kat me poshte.
Ajo pergjon qetesine e nates.
Une nuk jam bulkth.
I trembem vesheve, pergjimeve, dhe femrave me cizme lekure.
Mendimet vrasin njera tjetren.
Jane kanibale.
Ajo ngrihet ndaj te gdhire, dhe lahet me uje te ftohte.
Pastaj dridhet.
Me shikon me sy te trishtuar, e kerkon ta ngroh me trupin tim.
Ajo ka trup femije , vithe the shtypura, koke plot gunga dhe nje shpirt lakuriq, te mbuluar me nje flamur.
Nuk eshte flamur.
Eshte kemisha ime te ciles i mungon nje menge, nje menge per te bere gishtat e kembeve te saj.
Fytyren e ka plot quka, si negative i nje nate arabe.
Ajo gris rrobat, uleret si e cmendur dhe kur do te hesht kafshon jastekun e mbarsur me makthe.
Gruaja flokekuqe, na pergjon.
Gruaja flokekuqe, ne maje te gishtave, ndjek belbezimet e cmendurise se saj.
Une nuk mund te flase.
Jo me.
Eshte shtator dhe ndihem perjetesisht i ri.
Ne cepin e dhomes se mbushur me molle, ajo ulet lakuriq, dhe kendon nje kenge.
Gjinjte i ka te fshehur nen lekuren e verdhe, e ne vend te gishtave nje meng te kemishes sime.
Pastaj ti do te ndezesh cigaren e pare te kesaj dite, e tek thith fliltrin e zverdhur do te reflektosh plot naivitet shperfilljen per te re'ne qe do te pjelle kjo dite.
E c'eshte kjo dite pa ty, pa kollen tende te mengjesit dhe renkimin e mbytur, pa silueten tende te thare qe pertueshem shkund lodhjen nga gjymtyret thatik.
Kjo dite eshte nje njolle e verdhe ne mushkrine e kesaj stine te thate.
Eshte depozita e mungesave te mia, ku ti stivos i humbur renkime , e suvaton te perditshmen me perseritje.
Kjo dite eshte mall per sekonden e qeshur te fiksuar ne fytyren tende.
Kjo dite eshte kafeja e hidhur qe te ben te mendueshem, qe te kryqezon mbi heshtje.
Kjo dite eshte hapi yt i padukshem mbi rrugen tere pluhur.
Eshte levizja e gureve te shahut, qe puthin mollezat e gishterinjve te tu.
Eshte tej-ngopja me aromen e embel te trupit tend, kur ti nden gjymtyret.
Kjo dite eshte mozaik rrudhash prej nga buron e shkuara jote.
Eshte mbremja ku mbeshtet koken dashuria ime.
Kjo dita pa ty eshte je film bardh e zi.
Kjo dite pa ty jam une, i heshtur, i humbur ne zbrazetine qe pjell mungesa jote.
nitROSHi,
vetem sot i lexova keto poezi e cuditem sesi kane kaluar pa koment nga te pakten ndonje njeri tjeter. Jane shume te bukura, per mua sidomos e para dhe e fundit.
Urime!
Dita, kjo me poshte eshte per vemendjen tende!
Perqafje
Fryme qiriri dhe heshtje.
Flutur karhedjedur, qe luan me flaken mashtronjese
flake mashtronjese qe vetevritet ne erresiren e dhomes
erresire e nginjur me konture sendesh
konture sendesh qe fshehin forma
forma qe shkrihen me terrin
terr qe kundermon fryme qiriri
Flutur krahedjegur ne krahet e mi
dridhesh si flake qiriu
konturet tona e gelltit erresira.
E gjitha kjo historia e nje perqafimi
Pasi i kam kafshuar me dhembet e heshtjes se perlotur nga frika se po te humbisja e po te fitoja njekohesisht, te gjitha qoshet e erresires qe mbushte gjithe hapsiren e lene jo paqellim bosh, jam kthyer tek fjala e larget qe nuk mi thyen me largesite sic dikur besoja. Megjitheate ende ka dicka qe i besoj si dikur.
"Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)
kendshem..keto jane nga ato lloj dedikimesh qe edhe kur i degjon per here te pare te duken familjare ( been there)Postuar mė parė nga nitROSHI
Kjo dite eshte mall per sekonden e qeshur te fiksuar ne fytyren tende.
Kjo dita pa ty eshte nje film bardh e zi.
Kjo dite pa ty jam une, i heshtur, i humbur ne zbrazetine qe pjell mungesa jote.![]()
ok niti ok
dreq une zakonisht dashurohem me merimanga
(pak me e veshtire tu veshesh fjale e mengekemishash)
shendet shpresoj te te lexoj shpesh
(shpresoj qe dhe une te vendos te zhgarravis si dikur)
Fryu era nga Tirana
Macka na u kthye prape
Vetrioli kur do niset per atdhe
apo i eshte kthyer mendja?
Nderkohe, tregu keto kohe ka vene re nje dyndje te frikshme gjendjesh duke e zbritur ēmimin e ketij malli kaq te preferuar pothuaj ne zero. Gjendje Galore eshte shprehja e dites.
Krijoni Kontakt