Kercuri ishte i detajuar dje, sidomos ku i bashkohej gjoksi i fshehur me qafen, aty ku lukthi prehet ne oret e gjumit. Krahet i vareshin pertej belit duke fshikur lehte kofshet e eperme dhe kycet i ishin kthyer nga drita me damaret qe te kujtonin dalje te pershpirtshme permbi lekure. Kercuri leviz vetem kur eshte tejet e nevojshme. Ai nuk i njeh kembet dhe deshirat e tyre, perkundrazi, ben cmos te mos ua degjoje ankesat, sidomos kur mefshtesia e tij fillon te ushqehet me mishin e tyre tashme te paqene. Kercuri ngrihet me mundim, leshon nje renkim te lehte .ai nuk do te shqetesoje te pranishmit, dhe del ne ajer te hapur. Ulet ne karrigen qe buzeqesh nga zgjedhja qe beri dhe e ndez nje per qejf. Rri mendueshem, te me binde edhe mua edhe veten qe nuk eshte bosh, per me teper eshte njeri qe mbijetesen e ka zberthyer deri ne dhimbje, dhe ulerimat e perbrendshme i njeh mire. Pastaj fillon te me flase lehte, sikur eshte i penduar qe e ka nisur ate bashkebisedim. Une i jap pak kurajo, nuk kam qejf te luaj me te por nuk me flitet vete. Ai krekoset dhe duket qe zeri i vjen me i plote. Tjerr nje diskutim fare te pavlere dhe une e degjoj me nje miresjellje meshiruese. Ndersa flet, mua me formohet perbrenda shija e tharet qe me varet nga llapat e vesheve kur pavlefshmeria e detajeve qe me jepen fillon te me rrjedhe per mangesi vendi. Hapesira qe i kam lejuar vetes per idiotesi te tejzgjatura sa vjen e tkurret; te tjeret ma quajne gjaknxehtesi! E megjithate meshira ime mbizoteron, gjithnje e gatshme te justifikoje minutat qe kaloj me Kercurin. Qesh lehte qe te mos me shohe, me dyzon imazhi i rrenjeve te thara te Kercurit qe fyti i tokes i peshtyn si helm. E shoh tek lekundet e mundohet te mbahet duke u qare neper deget e te tjereve, por edhe ata e flakin tej. Kercuri nis pastaj nje valle te cmendur neper dege njerezore e gjithnje gjendet ne kembet e trungjeve te plota duke degjuar me inat ferfellimen e gjetheve te shendetshme te bashkejetesoreve. Perpelitet e shkumon deri sa dikush i jep nje shkurre per mbijetese.
Kercuri eshte rreth te gjashtedhjetave, ka dy djem dhe nje bashkeshorte qe me siguri e rreh. Ai mezi degjohet, sidomos kur zihet me dike. Me vjen ndot kur me sheh ne sy, me ben pershtypje squllesia e tij dhe mendjemadhesia ime. Me zgjat doren te ma shtrengoje e mua me duket sikur do ta thyej nen arrogancen time. Ma peshtiros veten ai njeri, aq shume sa hija e tij me terbon!
Krijoni Kontakt