TI QE SHKELQEN NE AMERIKE, VENITESH NE SHQIPERI
Leter e hapur e nje mesueseje me ish- nxenesen e saj, aktualisht studente e shkelqyer ne nje nga Universitetet me te njohura amerikane
Qe ketu jeni e rrezuar, pasi ai qe do t'ju merrte ne pune do te frikesohej nga aftesite tuaja dhe do ta hidhte ne koshin e letrave dosjen tuaj amerikane. Nese ju, duke perdorur anglishten, frengjishten, italishten, do te perpiqeshit te ngjitnit shkalle ne dite, keni gabuar tashme, pasi jeni marre me studime te thella teorish, ambicjesh, divergjencash, kontradiktash qe zhvillojne shoqerine, por keni harruar dhe nuk jeni kujdesur per veshjen tuaj, ju nuk i keni sjelle prej amerike bluzat permbi bark, nuk jeni mberthyer nga vapa e moshes suaj qe ju josh per lakuriqesi trupore. Ju rrofte diplomami, sepse as si sekretare nuk do gjenit vend ne nje dikaster!
Nga Miranda Haxhia
Ju me shkruani se po studioni per te bere karriere politike ne Shqiperi, ne nje universitet
perendimor, fale aftesive tuaja keni fituar nje burse vjetore prej 33 mije $. Me rrefyet se si e
mbrojtet ne perendim temen "Shqiperia ne kufirin midis diktatures dhe demokracise". Me vjen mire qe fjalet e para dhe gjuhen shqipe ua mesova une e jam krenare ne thelbin e qenies sime te thjeshte. Me vjen keq qe nuk jam optimiste per endrren tuaj. Dhe ndoshta nga kjo leter po ju jap mesimin me te padeshiruar ne profesionin tim.
E dashur Silvana,
E zgjedhur prej hierarkise perendimore ne listen e me te mirave, Ju me idealizmin dhe teorine te cilen po studioni me zell, mendoni se ketu, ne Shqiperi, te cilen Ju e shikoni vetem dy jave ne vere do te beni karriere te ndritur politike, duke krijuar imazhin e politikanit te ri, qe vjen prej nje shkolle me emer, qe vjen prej nje morali ndryshe. Natyrisht, nuk ve ne dyshim suksesin e mundshem ne nje dite te tille ku ju prisni te realizoni endrren tuaj amerikane ne token qe ju lindi e ju rriti ngrene e pangrene, veshur e paveshur, sepse une e kam ende para syve imazhin e veshjes Suaj te cunget, te kepuceve qe i linte motra e madhe per Ty, te fustaneve te adoptuar per trupin tend pas djegies prej diellit ne trupin e motres me te madhe. Kur takoj babain tend, ish oficerin qe tani shet cikerrima tek cepi i rruges se vjeter, me mbushen syte me lot, nga krenaria qe ai ndjen per mundin dhe djersen tende, per endrren tende e cila ndoshta do ta shpetonte nga era dhe te ftohtit te reformes ushtarake qe e la cung atje, tek cepi i rruges se vjeter. Ah, kjo eshte nje enderr amerikane, natyrisht, duhet te beni gjumin shqiptar, te flini e te gdhiheni me ankthin e dritave, te ujit, te te ftohtit, te urise, te zenkave midis prinderve tuaj per shkak te reformes ne jete e qe te le zhveshur ne mes te dimrit. Kjo eshte ana sociale e nje endrre te hidhur, sepse ti nuk do te mundesh kurre te besh karriere politike ne baz-_-_rimeve te shenjta te shkolles te cilen do te percjellesh per te vene drejtesi, per te ndihmuar ne fizionomine e nje shteti, te cilit nuk do t'i bente derman asnje lloj plastifikimi qofte edhe perendimor. Pasi, jam e bindur se nuk e keni mesuar ne shkollen Tuaj me tradita te vjetra si hapen depot e ushtrise dhe armatosen vetedijet e nje populli me arme; nuk e keni mesuar ne shkollen tuaj se per te arritur pushtetin dhe te behesh drejtues i zoti, duhet te luftosh per interesa dhe jo per ide, pasi duhet te mesosh si leviz kursi i interesave ekonomike ne bursen e politikes, dhe jo te zhvillosh ekonomikisht nje program politik ne funksion te nje qellimi human; pasi t'i nuk ke mesuar te shesesh ndergjegjen
neper tribuna dhe sheshe mitingjesh per 10 mije leke te vjetra. Jam e bindur qe do te rrezoheni qe ne momentin e pare kur te perballeni me "drejtkendoret " e lajmerimeve per vend te lire pune te botuar dy jave rresht ne gazetat e medha e ju te perpiqeni te paraqitni CV-ne tuaj te mbushur me gjithe mundesite qe te jep fjala "e shkelqyer". Kush nga keta qe njohim prej dhjete vjetesh do te ta lere vendin qe ti te besh karriere pas shkollimit tend, qofte edhe me medalje te arte!
Pushteti ketu, e dashur Silvana, ka veshtrimin e Meduzes! Sepse kush e ka pare nje here ate ne fytyre nuk i shqit dot syte prej saj: ai mbetet i magjepsur i roberuar. Ai qe ka provuar qofte edhe nje here kenaqesine dehese te pushtetit dhe te urdheruarit nuk eshte me ne gjendje te heqe dore prej saj. Shfletoni historine e botes dhe kerkoni shembuj te terheqjes vullnetarisht nga pushteti: ndonje rasti te rralle si Karlit V, nga mijera e dhjetra mijera figura boterore zor se gjenden dhjete, te cilet te ngopur e me mendjen ne vend te kene hequr dore vullnetarisht nga pasioni thuajse mizor per te luajtur rolin e fatit per popullin e vet. Po ashtu si nuk heq dore lojtari nga loja, pijaneci nga gota, gjahtari nga gjuetia, ashtu edhe politikani shqiptar nuk heq dot dore nga politika, pasi lidhja e tij eshte semundje qe u ngjan tipeve te incestit, sado te kurohen, ato diku- diku shperthejne.
Qe ketu jeni e rrezuar, pasi ai qe do t'ju merrte ne pune do te frikesohej nga aftesite tuaja dhe do ta hidhte ne koshin e letrave dosjen tuaj amerikane. Nese ju, duke perdorur anglishten, frengjishten, italishten, do te perpiqeshit te ngjitnit shkalle ne dite, keni gabuar tashme, pasi jeni marre me studime te thella teorish, ambicjesh, divergjencash, kontradiktash qe zhvillojne shoqerine, por keni harruar dhe nuk jeni kujdesur per veshjen tuaj, ju nuk i keni sjelle prej amerike bluzat permbi bark, nuk jeni mberthyer nga vapa e moshes suaj qe ju josh per lakuriqesi trupore. Ju rrofte diplomami, sepse as si sekretare nuk do gjenit vend ne nje
dikaster! Pastaj, aristokracia e larte shqiptare nuk do t'ju duroje dot, sepse eshte nje aristokraci e dale nga fitime te bujshme, jo nga shkollime te bujshme. Ata me te cilet do t'ju duhet te ndesheni per te mos i bere iluzionet tuaja te humbura, nuk do kene durimin t'ju degjojne deri ne fund, sepse iu pelqen me shume te flasin ne celular me dogana, me tatime, me sherbime, me dreka e darka. Kur t'I degjosh te flasin ashper, do veresh se nga goja do t'iu dalin vetem ngjirje, qe jane gjithmone e me cjerrese, me te besdisshme. Po do te konkurosh shkollen shqiptare te politikes, do ngaterrohesh nga maturia e virtytet e tyre, pasi kane gishtrinj me te zgjuar e me te shkathet e gjithe vitet e shkollimit tend perendimor. Ah, Ju do te harroni qe keni te beni me njerez shume te uritur, qe nuk do ta kuptojne filozofine Tuaj per te projektuar luften kunder urise ne Shqiperi. Ju nuk do te jeni e afte te dini e kalkuloni si shiten bankat, si vidhet ari, ju nuk dini kursin e trafikimit te qenieve njerezore, ju nuk e njihni poshterimin e intelektualit, nuk e dalloni temperaturen e morgut te Jonit, ju nuk i njihni zorret e ngaterruara e te prishura te shtetit, sepse ju keni mesuar shume gje qe ju ka humbur aftesine te jeni e dhunshme, por shteti ku Ju doni te ngulni rrenjet e pasurise suaj mendore, nuk ka pamjen e dliret dhe nuk eshte eksperiment klasik i llojit te shteteve.
Sepse, e dashur Silvana, kete teori, qe ndoshta s'ka ditur t'ua demonstroje profesori i mencur
amerikan, po jua them une sipas stilit tim letrar te mesuar nga ambicjet e mia kulturore. "Sa me pak vlere te kete ketu njeriu, aq me shpejt arrin suksese, pranon cdo pakenaqesi, duron cdo fyerje, mburr pasionet e vogla e te uleta". Kam takuar mjaft te tille qe fryhen e fryhen, kur populli ka kohe qe i rrefen me gisht: "Shikoni, ja nje njeri i madh!" Po keta politikane u ngjajne kacekeve qe fryhen e fryhen e brenda jane te zbrazet. Nje dite do te plasin, ashtu si brekosat. A do t'I plotesonit ju keto kushte, kur vet me shkruani se jeni lodhur shume, keni fljetur pak, keni ngrene fare pak e keni shkuar ne shkolle edhe pa krehur floket, per shkak te ngarkeses mesimore e qellimit tuaj te larte. Ju nuk i njihni diskotekat, nuk keni kohe dhe mundesi te blini sende per te trukuar moshen tuaj, pasi ne saj te zemres suaj te arte, dergoni per familjen nje pjese te burses suaj. Sepse kaq gje ta kane thene prinderit tuaj, qe me djerse dhe mund duhet te cash ne jete, por nuk te mbollen kurre shpirtin e keq sepse te rriten mes varferise dhe nderit me te cilin ata perpiqen te jetojne. Duhet ta dini se lufta nuk do te mbaroje nese keni talent, ndaj do te ishte me e dobishme te mos e kishit. Ndergjegjia juaj e paster do te lekundet perpara atyre qe do te kene ne dore suksesin tuaj. Nuk i njohim sukseset ne gjuhe te huaj, qofte edhe kur vijne prej perandorise se demokracise, pasi ketu kemi kanunet tona, ligjet tona, si ne politike, si ne jete. Megjithate e cmoj vullnetin tuaj te mire, pasi asgje nuk i jep vrull gezimit me shume se sa nje vullnet i larte. Ne fakt jemi shume te lodhur, s'mundemi as te vdesim; akoma jemi syhapur, vazhdojme te rrojme neper morg. E vertete eshte, e dashurojme jeten, jo sepse jemi mesuar me te, por sepse jemi mesuar te dashurojme.
Ti kembngul te vish ne Shqiperi kur te mbarosh masterin e mbrosh doktoraten. Dakort, eja dhe une sinqerish do te te prezantoj:
Ja nje idealiste qe vjen ne arene t'ia shqyejne bishat endrrat!
"Koha Jone"
Krijoni Kontakt