Nga postimet e mepareshme vura re se shumica ishin komplet kundra kesaj ceshtje, duke folur me aq nxehtesi saqe i uronin dhe vdekjen "bashkepunetoreve ne krim."
Por asnjehere njeriu s'duhet te gjykoje me gjaknxehtesi. E kuptoj qe ne jemi shqiptare dhe jemi rritur qe kusherinjte t'i konsiderojme si motra dhe vellezer. Madje per ca nga ne eshte e veshtire te martojme dhe cunat/gocat e pallatit ngaqe kemi qene bashke qe ne cerdhe e kopesht. Por nga ana tjeter qe ta quajme kete akt krim duhet ta konsiderojme ceshtjen nga disa kendveshtrime:
Mjedisi ku njerezit rriten ka nje influence kritike ne menyren e mendimit dhe zgjedhjeve ne jete. Cfare eshte tabu per nje kombesi mund te jete teper normale per nje kombesi tjeter. Por kjo s'do te thote se ajo qe ne konsiderojme tabu eshte krim ne realitet. Dhe rasti i ketyre dy te rinjve eshte shembull i mire. Ky fenomen nuk lindi sot. Familjet royal kane bere gjithmone martesa midis kusherinjve per shume aresye, duke u nisur qe nga paraja e deri tek fakti qe duhej me domosdoshmeri te martoje dike me gjak royal. Po ashtu, deri ne ditet e sotme martesen midis kusherinjve e shohim ne Azi e ne vendet Arabe. Po a eshte krim?
Nga ana fetare, me sa kam lexuar deri me sot, nuk di ndonje fe ta ndaloje martesen midis kusherinjve, megjithese NUK eshte e rekomandueshme (rekomandohet qe partnerin mundesisht ta marresh sa me larg familjes tende). Martesa ndalohet midis femijes dhe prindit, vellezerve dhe motrave, gjysherve dhe nipave/mbesave, hallave/xhaxhallareve dhe niperve/mbesave.
Nga ana gjenetike, motrat dhe vellezerit kane 50% te gjeneve njesoj; xhaxhallaret/hallat kane 25% te gjeneve njesoj si niperit/mbesat; e kusherinjte e pare kane vec 12.5% te gjeneve njesoj. Aresyeja qe as shkenca(ashtu si dhe feja) nuk e rekomandon martesen midis njerezve te aferm eshte sepse shanset per te pasur semundje gjenetike jane ca me te larta se ne popullaten e gjere. Psh. nese njeri ka te fshehur nje gjen te nje semundjeje, shancet jane 12.5% qe dhe kusheriri yt e ka kete gjen dhe si rrjedhim femija do kete semundjen (autosomal recessive disease). Ky fenomen bie ne dukje atehere kur njerezit martohen vec brenda familjes se tyre brez pas brezi sepse gjenet behen shume te ngjashme.
E pra, nga aresyetimi i mesiperm dal ne konkluzion se kjo lloj martese nuk mund te konsiderohet si krim dhe nuk reflekton degjenerim te shoqerise. Ajo eshte e lejuar (feja me shkencen bie ne te njejtin konkluzion) pamvaresisht se nuk eshte e rekomanduar per aresye te ndryshme.
Une si Miss Congeniality nuk do doja qe te ndodhte ne familjen time sepse ashtu jam brumosur por ama nuk mund te shaj apo te gjykoj dike tjeter qe e aplikon kete gje.
Peace Out y'all!
Krijoni Kontakt