Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e kot
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    ca
    Postime
    14

    Me dhimbje?...

    Me dhimbje ...?

    …kushtuar viktimave te militantizmit.
    Me dhimbje! (anonim)

    .................................................. ..................................................
    ............duke vene doren ne goje u ktheva nga dritarja,ku loja e debores vazhdonte akoma atje jashte me te njejtin ritem,si kjo e jona ketu brenda.Me erdhi prape per te vjelle.

    ***
    Me erdhi te pija nje kafe,me teper per te bere dicka,se sa me pihej.
    U ngrita e u nisa drejt kafeterise po rruges u kujtova se do t’i gjeja atje dhe me erdhi prape per te vjelle .U ktheva dhe shkova ne banje,futa gishtat ne goje dhe volla kafen e mengjezit,qe s’ishte me e zeze,ishte zbardhur disi nga qendrimi ne stomak,dicka midis kafes dhe te verdhes.’Aftesia ime per te permiresuar boten’- mermerita duke pare lengun te rreshkiste ne brimen e tualetit dhe dola me deshiren per te vjelle gjithe c’kisha brenda,zorret,stomakun ,mushkerite..
    Kur u ula serish perballe dritares debora po shterronte,floket e saj ishin bere me te imta dhe tashme ato mund te qendronin mbi qelqin qe po mbulohej prej tyre pak nga pak.U kujtova perseri per vdekjen.Edhe mund te vdes vertete,mendova,dhimbja poshte zemres s’po me ndahej.Kjo m’u duk me e mundshme,me reale,po s’me solli asgje,as pikellim,as lehtesim.Bosi hynte e dilte si hije,duke me hedhur nje sy shkarrazi,po pa me folur fare.’Te isha ne vendin tend do te kisha zene me shkelma’-mendova dhe per nje cast me vetetiu ne mendje bosi i ulur ne karrigen time me duart mbi koke per t’u mbrojtur.
    Telefoni s’pipetinte.Qe prej mengjezit,i heshtur si nje mace e zeze ne skaj te tavolines.’Mace e ngordhur’-s’di pse me pushtoi papritur nje meri ndaj tij-‘e zeze dhe e ngordhur’, dhe pata nje deshire te befte ta perplasja per toke.
    Nuk po duroja dot me per nje cigare dhe vendosa te shkoj ne kafeteri .Duke hapur deren ndjeva zhurmen e zakonshme qe vinte nga tavolina e tyre po ishte vone te kthehesha.Me pane dhe me thirren.Nuk di pse ate cast s’e ndjeva me ate bezdine e zakonshme,bile m’u duk se po shkoja me kenaqesi.Ndofta nga qe s’doja te mbetesha vetem ,s’doja te mendoja me.
    Ata rrinin ulur ne te dy anet e tavolines se madhe,perpara taseve plastike me gjelle te gatuara nga grate e tyre,shisheve plastike me lengje te blera tek makina automatike e kafeterise dhe disa kodrave te vogla me leter te bardhe te ricikluar qe i perdornin per te fshire here pas here buzet e ndotura nga yndyra.
    Hanin me nxitim,me kafshata te medha dhe mua me dukej se nuk pertypeshin fare ,thua se dikush do te vinte e do t’jua hiqte ato tasat plastike dhe do t’ju mbeteshin vetem luget e pirunjte nder duar...Zakonisht fillonin te flisnin pa mbaruar mire se ngreni, kur luget nisnin e perplaseshin ne fundin e tasave pothuaj te boshatisur dhe bashke me fjalet qe shkembenin ndodhte shpesh qe fluturonin edhe sterkala peshtyme e grimca ushqimi nga njera ane e tavolines ne tjetren .
    Dikush nga njera ane e tavolines leshonte fjaline e pare qe ngjante me nje hungerrime ngaqe ishte duke u pertypur akoma.Shpesh ndodhte qe ajo te ishte nje gjysme fjalie sepse dicka i ngecte ne fyt,kollitej,ndalej ,pinte pak leng dhe kur behej gati te vazhdonte nuk mundej me sepse ose e kishte harruar c’kishte filluar te thoshte ,ose sepse nga ana tjeter dikush kishte ngritur zerin per ta kundershtuar.Pastaj nje i trete,i cili gjithashtu kundershtohej dhe brenda pak minutash te gjithe do te ishin duke folur;pastaj ironia ,fyerja, sharja pushtonin perfundimisht tavolinen e ndotur qe i ngjante nje fushe beteje te cuditshme me tasat e permbysur,letrat e shperndara,mbeturinat e ushqimit te sapongrene dhe midis tyre pirunat metalike,qe shpesh mua me dukej se do t’i rrembenin me nxitim per t’i ngulur ne fytyrat akoma te yndyrta te njeri tjetrit. Dicka me pas dikush kujtohej i pari, hapte rrembimthi canten plastike ku mbante tasin e ushqimit , fuste doren thelle,dic trazonte atje dhe pastaj me triumf nxirrte qe andej nje cope leter te bardhe te ndotur me njolla yndyre dhe e tundte mbi koken e vet, duke i pare ata matane me sy te ngazellyer sikur t’u thoshte : po tani cdo te thoni?
    Po heshtja dhe hutimi ishin fare te shkurter.Ne fillim nga ana tjeter,por pothuajse ne te njejten kohe edhe ata perballe,si ne nje makth kolektiv,nxitonin te benin te njejten gje.Fusnin duart akoma te palara neper canta ,xhepa pantallonash,nga pas, anash, ne xhepin e vogel te bluzave,disa ne astarin e kapeles;disa ngriheshin ne kembe duke rrezuar karriget qe te mund te vepronin me shpejt; te tjere hutoheshin per nje cast ‘ku e kam lene?’ dhe pastaj kujtoheshin e fillonin te germonin perseri neper xhepat e pafund…dhe pas nje casti te gjithe do te ishin duke i tundur njeri tjetrit ato copa letrash te njollosura duke folur me ze te larte,duke i komentuar permbajtjen,disa bile i lexonin,’shiko,shiko cfare thote’.
    Nje beteje letrash fillonte ,beteje moderne,’pttuuh’,dhe mua me vinte keq qe ajo beteja primitive e pirunave s’u zhvillua kurre.Isha fare i bindur qe me pirunat nder duar,mbase edhe me tasat,me kockat e mbetura,me shishet bosh,cantat e zbrazura ata do te me dukeshin me te vertete,me reale.Isha i bindur qe do te me pelqenin me shume,sepse ajo me letra,me artikuj gazetash ishte shume e thjeshte dhe e merzitshme : cdo gje qe thuhej nga njere ane,kundershtohej nga ana tjeter.Ajo qe ishte e bardhe per njeren ane,per tjetren ishte e zeze,dhe anasjelltas,si nje flamur piratesh,me fushen e zeze dhe me kafken e kockat e bardha ne mes. E vetmja gje qe kishin te perbashket,pervec tavolines se lyrosur.
    U ula ,ndeza cigaren dhe duke hedhur syte mbi ta me nje ndjenje habie mendova se ata ishin koleget e mij,se me ta kisha harxhuar vite te tere te jetes sime.M’u duk se dhe une isha nje nga ata,se papritur mund te nxirrja nga xhepi nje tufe me letra te bardha dhe t’jua perplasja ne tavoline,bile se mund te merrja nje pirun dhe ta ngulja me force ne mes te tavolines si shpallje lufte,si dikur ne mesjete kur midis dy ushtrive hidhej shpata e sfides.Mes shtellunges se tymit qe sapo kisha nxjerre nga mushkerite e mija m’u be sikur vertete shikoja te ngulur ne mes te tavolines nje shpate te cuditshme ,me disa tehe,si nje pirun stermadh ,qe lekundej ngadale dhe kullonte nje gjak te ngjitshem si yndyre.U tremba dhe pothuaj me panik i mbeshteta te dy duart mbi tavoline qe te mund t’i kontrolloja.
    Sa here ulesha mes tyre me kujtohej episodi i nje filmi qe kisha pare dikur ne femini,apo ndofta diku e kisha lexuar,nuk isha i sigurte,ndofta ishte pjelle e vete mendjes sime.Me perfytyrohej nje ushtri qe,ndofta nga erresira e nates apo ndofta nga terreni i veshtire,ndofta nga te dyja bashke,ishte corientuar, shkeputur ne dy pjese,dhe pastaj ne kerkim te njera tjetres,pikerisht kur ishin takuar serishmi kishin kujtuar secila me vehte se kishin hasur armikun dhe ishin grire e vrare deri tek i fundit.Mbas disa ditesh korbat dhe hienat kishin fshire cdo gjurme dhe kurre nuk u muar vesh se c’kishte ndodhur ne te vertete.
    Ndjeva se po me pyesnin,shikimet e tyre ishin ngulur mbi mua si me habi dhe padurim.Me flisnin po une s’i degjoja tinguj qe nxirrnin buzet e tyre.Nuk e di pse m’u duk se asgje s’ishte me reale aty,mbase doja qe asgje te mos ishte reale.Me kujtohet qe u ngrita ne kembe ,hodha mbi tavoline cigaren qe me ishte fikur ne dore dhe ndersa po hidhja hapin e pare per t’u larguar pata nje deshire munduese te thosha me ze te larte: ‘nuk dua te vdes ketu’ dhe ika i krrusur.
    Tek dera ktheva koken si per te shkundur nga shpina shikimet e tyre te egersuara dhe me shembellyen ashtu te ulur ne te dy anet e tavolines si dy turma qensh qe i lehnin njera tjetres qe nga fillimi i botes…
    ***
    Kete rradhe pata deshiren te villja gjithcka kishte mbetur,edhe kujtimet....
    .................................................. ..................................................



    shenim - Ne te dale te shkurtit kishte rene aq shume debore sa m'u desh per dy dite rresht te shkoja ne pune me transport publik. Diten e trete ,pas nje ere te papritur dhe aq te nxehte sa qe te dukej se kishte ardhur nga shkretetirat arabike,debora filloi te shkrije me te shpejte dhe ishte pikerisht atehere qe gjeta krejt rastesisht nje fletore te vogel mbeshtjelle me celofan.E kisha gjetur pra,krejt rastesisht, ne trotuar para se te merrja kthesen kur ishja duke shkuar tek ai. As qe e shpjegoj dot pse u ula dhe mora; mbase me kishte mbetur zakon qe nga feminia.. Ajo qe munda te deshifroj eshte pikerisht fragmenti me lart.Pjesa tjeter ishte lagur dhe demtuar aq shume sa s'mund te lexohej asgje. Vendosa ta sjell ketu se mbase ku ta dish ai/ajo qe e shkroi mund t'i bjere rruga ketej e ta gjeje.Ku ta coja ,ne polici?

  2. #2
    Shume e bukur.
    ''C'do gje fillon nga mendja , dhe perfundon ne mendje''

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e kot
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    ca
    Postime
    14
    Ndersa hyja ne dere ra telefoni qe me shembelleu me nje klithme shpendi.Ne heshtjen midis dy tringellimave te ziles me kishin ardhur ndermend dy vargje qe i kisha shkruar per ate dimrin e shkuar,ku i tregoja se e urreja deboren e bardhe,monotonine njengjyreshe te debores,si nje shkretetire, sepse me kujtonte si kishte qene para se ajo te vinte tek une ,si do te ishte perseri kur ajo te ikte prej meje.Me ishte kujtuar se sa shpejt ajo i harronte pothuaj te gjitha ato megjithese ne castin kur ja thoshja gjithmone me shikonte me ca sy te nemitur duke marre fryme rende dhe mbeshtetej tek une sikur te trembej mos rrexohej.
    Mora receptorin po nuk u pergjigja si zakonisht Matane pasoi nje heshtje,pastaj zeri i saj i dobet,alo,alo..Me pelqente ai tingull,ishte i bute dhe lozonjar.Me jepte nje iluzion per te cilin kisha nevoje.Aq shume.
    Jam une –i thashe dhe ajo filloi te fliste duke me treguar se c’kishte bere qe kur ishte zgjuar ate mengjez.Debora e kishte penguar te shkonte neper dyqane dhe une provova nje ndjenje te lige.Nuk e duroja dot ate kenaqesine e thelle qe ajo ndjente kur bente pazarin. E dija cdo te me thoshte dhe fillova te kerkoj nje arsye per te thene jo.Po nuk me dha shume kohe dhe pas frazes ‘Jam shume e merzitur!’ qe ajo e shqiptonte te shoqeruar me nje psheretime e gjate, feshferitese, e qe mua gjithmone me dukej si nje qefin qe dikush e terhiqte zvarre me merzine te mbyllur brenda,fraza tjeter erdhi pothujase menjehere -‘Do vish?’
    Do te kisha dashur t’i thoshja ‘jo,nuk dua’ ,po ne vend te saj u pergjigja si gjithmone ,‘mire’ sikur po e villja ate fjale.’Te pres’- dhe mbylli telefonin.Po behet gati mendova dhe sepse m’u kujtua hera e pare kur kishim bere seks sebashku,nje pasdite ne te ngrysur,ne makinen e saj,kur ajo duke veshur me mundim te mbathurat nga ngushtesia e vendit,me kishte thene sikur fliste me veten e saj, -‘Tani te dua’ .Kisha pare heshturazi fytyren e saj ne mugetire dhe kisha pyetur veten -’Tani? Pse pikerisht tani?’.
    Kishte rene mjaft ,kembet te zhyteshin deri mbi kyc ne deboren e shkrifet.Para se te hyja ne shtepine e saj,duke shkundur kepucet, ktheva koken dhe pashe gjurmet e mia te vetmuara mbi trotuarin e zbardhur.M’u duk se mbi to po ecte nje tjeter,si nje hije,dhe hapa deren me nxitim.
    Ajo priste ne mes te dhomes se ngrohte e veshur vetem me nje kemishe te zeze,te shkurter qe i mbulonte pergjysme gjoksin e vogel, mjaft te bukur,dhe qe mezi arrinte t’i fshihte seksin.Krahet e holle qe s’dinte si t’i mbante dhe kembet pak te hapura dukeshin edhe me te bardha nga kontrasti;me floket e gjate te ngjyer ne nje te verdhe te hapur kishte mbuluar gropezat e klavikulave,qe me pelqenin aq shume dhe ajo e dinte.Fytyra i ishte tendosur nga deshira dhe padurimi.Ishte teper e thjeshte,vetem nje ndjenje ndriconte ne syte e saj dhe i mjaftonte per ta ndjere veten fare mire. Erdhi drejt meje,me shkundi deboren nga floket,me zhveshi xhakaventon dhe kepucet dhe duke me kapur tek rripi i pantallonave me terhoqi butesisht tek divani ku duke me hedhur duart ne qafe me leshoi mbi veten e saj. Duke ndjere peshen time mbi trupin e vet qe fergellonte me peshperiti me nje ze te mekur : -shpirt,sa me ka marre malli per ty.Ishte e vertete,krejt e vertete,vetem ketu nuk shtirrej.Kur benim seks ajo nuk shtirrej kurre,besonte se me donte me te vertete,e ndjeja.Ishte e bindur dhe e perunjur, e dorezuar teresisht, pakushte sikur mbi te te mos ishte nje mashkull i perkohshem po zoti i saj.E shijonte nenshtrimin ne menyre te habitshme. Ishte si nje klysh i vogel qe i vjen verdalle te zotit,hidhet e kercen,i ngaterrohet neper kembe,i gatshem te sulet me nje fryme nen shenjen me te vogel te tij,qe edhe kur ai e rreh prape i lepin doren ndeshkuese duke e pare me ca sy te pafajshem e pyetes :-ku gabova valle?
    ………………………………………………………...
    Kur u ngrit,duke hedhur nje rrobe kraheve,u nis drejt guzhines per te me sjelle dicka per te pire .Duke e pare te largohej nga pas,ashtu shtrire sic kisha mbetur,nen nje kend jo te zakonshem,te permbysur,ndjeva te me pushtonte nje ndjenje keqardhjeje per vetveten.’Perse vij me ketu,per cfare’ dhe u ndjeva i mjere.Me solli nje gote leng me nje riske limon dhe u ul ne dysheme midis kembeve te mija,mbeshteti mjekren ne gjurin tim dhe filloi te fliste ngadale duke bere shume pauza dhe duke mos i mbajtur dot syte vazhdimisht mbi mua.Heshtja ime e pengonte,ndjeva se po nervozohej,po ishte teper e vendosur per ta thene deri ne fund c’kishte nder mend .Ajo qe munda te kuptoj ishte se me donte shume,’jusqu’a la fin’ ,ma tha frengjisht, por ..prinderit…ata… i benin shume presion te martohej,…mosha po ikte,duhej te bente dicka…’e dij qe do t’i bej nder ndonjerit po s’kam c’bej’…Syte iu perloten po midis loteve ndjeva se ata kishin filluar te zbrazeshin,si nje pus ne stinen e thate.’Mjere ai’,mendova,’mjere’.
    - Jam vone – i thashe dhe fillova te vishem.
    Ajo u ngrit,vuri pellembet e hapura mbi gjoksin tim dhe duke u afruar me trupin qe po i ftohej, me foli pothuaj ne goje ,si te ishte akoma poshte meje:
    - C’ke sot,si i vdekur…
    Ndjeva te ftohte.
    - Jam vone –perserita.
    -Do te besh nje banje?
    -Jo,s’kam kohe,jam vone.
    E perqafova me nxitim dhe mbylla deren mbas vetes.
    Debora kishte filluar serish.
    Ajo atje brenda me siguri ndjehej e lehtesuar.Kishte marre c’donte.Do te shkonte te bente nje banje,do te perkedhelte ngadale me duart e saj te vogla e te buta pjeset e bukura te trupit te vet,duke me kujtuar per here te fundit, do te shtrihej te flinte e ngopur,e kenaqur dhe do te harronte gjithcka deri heren tjeter.
    (Nese do te kish here tjeter…)
    Gjurmet e mia ishin mbuluar plotesisht.Asnje shenje.Edhe ato qe do te lija duke ikur do te mbuloheshin se shpejti.Sikur te mos kisha qene kurre,mendova.Duke zbritur shkallet ndjeva se kjo dashuri paskish qene vetem nje fjale,disa germa te ngjeshura perkohesisht prane njera tjetres dhe po shkermoqej e po derdhej pertoke e shperbere ne tingujt e saj shsh….,rrrrrrr…dhe era qe po fillonte te frynte,uuuuu,uu, do t’i merrte e do t’i perplaste qosheve ,debora do t’i mbulonte me nxitim dhe gjithcka do te harrohej…
    Kishte kohe qe kisha patur nje ndjesi lamtumire rreth e rrotull meje.Si nje shpend nate qe perplaste krahet diku mbas meje dhe here pas here klithte pervajshem.



    (Ps-Nuk di pse zgjodha “Meditime” .Krejt rastesisht.Ndofta sepse gjithcka eshte shkruar ne veten e pare.Gjithsesi paska shume vetmi ketu.Per te huajt.Ku ta dish, mund te jem i gabuar,kjo mjeshteri mund te mos jete per mua. Djall,s’m’u ndane lamtumirat.Gjithe jeten…)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e kot
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    ca
    Postime
    14
    Ndonjehere,vetem...


    1*
    Sapo kisha dale jashte e kisha ndjere menjehere se do te ishte nje dite e nxehte.Shume e nxehte.Po s'di pse kisha pertuar te kthehesha mbrapsht.Ndofta ngaqe mbas nje nate te pagjume ndjehesha i turbullt.Nuk dija c'te beja...Kisha kaperxyer ngadale rrugen dhe isha gjendur ne park ,ku hija e pemeve te larta ishte e pavlere.Bente njesoj nxehte. Atje e kisha kapur veten per here te pare duke menduar per ty. Ate cast s'me kishte bere ndonje pershtypje , po me pas, gjithe diten, isha perpjekur te gjeja pse me ishe kujtuar aq pakuptim. Nuk kisha gjetur arsye me te mire se sa ajo qe, duke qene se aty tek ty ishte mbremje, duhej pra te ishte shume me fresket se ketu. Ne fillim kjo me ishte dukur shume egoiste; po thjesht vetem kaq, nuk isha ndjere i turperuar. Me pas , kur e kisha menduar per here te dyte kisha ndjere nje mallengjim : "Sa e madhe eshte bota !"
    Nganjehere edhe mua me duket vetja shume filozofik.
    Zakonisht paradite.


    2*

    Ky park po me me ngjante i njohur.Bar, peme, lule, stola, rrugica, njerez. Asgje e vecante ,cdo park i ka te gjitha keto. E megjithate kisha nje ndjenje kembengulese se nuk ishte hera e pare qe ishja aty. Shikoja cdo gje me imtesi per te gjetur nje prove nderkohe qe po behej e mundimshme. Derisa i lodhur kisha ngritur syte drejt majave te pemeve ku dukej aty-ketu pak qiell ne nje blu te larget, te vjeteruar e te pluhurosur. Atehere isha kujtuar papritur. Kisha qene ketu para se te shkrinte debora dhe kisha pare po kete qiell vec bluja atehere , ndonse anonte nga grija, me kishte ngjare me fisnike, me e pastert.
    Kisha qene me Antuaneten , sekretaren, ne nje kohe kur asaj i dukesha akoma interesant. Ajo kishte sy te bukur, te gjelbert, me nje trishtim te permbajtur qe dukej sikur rridhte vazhdimisht ne skajet e jashtem te tyre, teposhte mollezave. Duke e mbajtur lehte per krahu per te evituar ndonje rreshkitje te mundshme , kisha menduar se po te kishte qene pak me e re ndofta do te kishim pasur ndonje aventure te kendshme se bashku. Here pas here zbuloja tek vetja nje deshire te fshehur per te patur nje marredhenie me nje grua te moshuar. Dhe me teper se frike , me pushtonte nje ndjenje hutimi e perzjere me kersheri.
    "Je i cuditshem." - i pata thene vetes ate dite, ndersa ajo me shpjegonte se c'kuptim kishin gjithe ato tabela te vogla druri me emra njerezish te vendosura pothuaj ne cdo stol. Kishte , gjithashtu , edhe shume pllaka guri me emra te gdhendur vendosur pa ndonje rregull te dukshem midis gureve me te cilat ishin shtruar rrugicat e shumta te parkut. Me kujtohej se si pastronim deboren per te lexuar emrat e pllakezave dhe Antuaneta me tregonte se njerezit paguajne nje shume ne bashki per te mund ekspozuar pak fjale ne kujtim te vetvetes apo te dashurve te tyre . Sipas saj cmimi qe paguhej varej nga sasia e fjaleve, permasat e tabeles apo pllakes po sidomos nga pozicioni ku vendosej ne park . Atje ku kishte me teper dyndje kalimtaresh , atje cmimi ishte me i larte.
    Duke e marre heshtjen time per moskuptim ajo kishte shtuar se kjo ishte nje tradite e pademshme dhe se nuk duhej marre thjesht si snobizem.
    - Eshte si puna e shkrimtareve - kishte ngulur kembe ajo - shkruajne nje poezi dhe duan patjeter ta botojne, ta shohin te tjeret. Njerezit kane zakone te njejta. Pavaresisht nga profesioni.
    - Mundet - i isha pergjegjur por ne vetvete kisha menduar se ndofta i shtynte frika e harrimit. Me kishte shkuar ndermend se ata qe linin keto lloj kujtimesh publike duhej te ishin te moshuar, pleq, plaka. Ja kisha thene Antuanetes, qe pas nje casti heshtjeje kishte pohuar duke lekundur koken.
    - Po - kishte thene - shumica...
    Kishim ecur ne heshtje deri ne dalje te parkut. Ndofta te dy patem menduar te njejten gje se ishim duke ecur permes nje varreze.
    Tani qe s'kishte debore ishte shume lehte te lexoje tabelezat dhe pllakezat. Ne cdo hap mund te gjeje nje te re nen kembet e tua apo anash neper stolat ne te dy krahet e rrugices se parkut.
    z.Rumnick. Ne kujtim te Xhozef Balt.Patt & Tom Kern. J.Merfi. Nenes sime,Dorothi,Linda.z. dhe znj.Pugliani.Krijuesi e pronari i "Midwest Chicken grill",z.Trott.Olltun A.A.z.N.Tomas.Vivien Tsai dhe i biri...kjo dukej si vietnameze. Ajo dhe i biri, po i jati? missing in action ? po mund te ishte edhe kineze , nga Taivani ...
    Antuaneta me kishte treguar se te njejtin zakon e kishte gjetur edhe ne Kine.
    Kur kishte vizituar Murin e Madh kishte pare njerez, vendas e te huaj, po me shume te huaj, qe kacavireshin ne muret e larta te hyrjes dhe me ndonje mjet te mprehte gdhendnin me se shumti emrat e tyre ne guret e bute prej shtufi.
    Ishte e lejueshme, kishte thene, askush nuk i pengonte , vecse ishin tmerresisht shume,turma te tera. Muret qene mbuluar teresisht me gervishtje emrash ne te gjitha gjuhet e botes. Vetem ne krye te murit, atje ku ishte veshtire te ngjiteshe, mund te gjeje ndonje hapesire te vogel te pashkruar rishtas. Dhe ndodhte shpesh qe gdhendjet nuk rronin me teper se disa dite , nganjehere jo me teper se disa ore sepse duke qene se vendi ishte i kufizuar njerezit gervishtnin mbi te vjetrat. Dhe sapo keta mbaronin , te tjere ngjiteshin te linin kujtimin e tyre duke shkaterruar te sapogervishturat. Vertete nuk ishte nevoja te paguaje - kishte buzeqeshur ajo - po kujtimet e lena ishin aq jeteshkurtra...si ato fluturat qe lindin ne agim dhe ne muzg jane te vdekura...
    - Po ne vendin tuaj - me kishte pyetur - eshte nje zakon i tille?
    - Eshte edhe tek ne.
    - Me trego -tha.Ku i beni ju gdhendjet...
    - Ne varre dhe ne peme.Zakonisht...
    - ??
    - Ne varre gdhendim emrat e te vdekurve. Neper trungjet e pemeve emrat e te dashuruarve.
    Ajo kishte ngritur supet lehte sikur te donte te thoshte 'e cuditshme' dhe une isha acaruar papritur.
    E kisha kapur tek krahet poshte supeve , i kisha afruar fytyren fare prane times dhe i kisha thene :
    - Mbylli syte ! Imagjino pemen qe rritet dhe bashke me te emrat, kujtimin e lene nga te dashuruarit ne trungun e saj. Eshte nje kujtim i gjalle, ndryshon perdite, nuk i takon vetem te shkuares, eshte edhe e tashmja, e sotmja, kjo dite, ky cast... Kujtimi i dashurise eshte si vete dashuria.Cel gjelberim perdite...
    Po me merrej fryma.Ajo me shikonte e terrorizuar.
    - Kupton Antuanete?
    Nuk di nese Antuaneta me kuptoi ate dite dimri.Nuk di as nese me kuptoi me vone. Te kuptosh disa gjera nuk mjafton te jesh vetem i ditur. Duhet te jesh dhe i lire . Ne shpirt.

    (vazhd.)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e kot
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    ca
    Postime
    14
    2.1*


    Cosas curiosas da la vida ,
    cosas misteriosas............
    ........................................
    Dikush kishte filluar befas te kendonte ne anen tjeter te parkut. Sikur te kisha qene atje qellimisht duke e pritur qe prej mengjezit u nisa me padurim andej nga vinte zeri. Isha gati te ankohesha : ku ishe? c'u vonove kaq shume ?
    Ngjitur mbi nje stol, ulur mbi shpinoren e tij, e shkujdesur teresisht , nje vajze e imte deri ne keqardhje. Luante papushim me te dy duart me floket e vet poshte fytyres, i thurrte dhe i shthurrte vazhdimisht duke perseritur te njejtin veprim ne menyre te perpikte.
    Nje ze pothuaj feminor , i thekshem, i dobet dhe i ngjirur si nga nje lodhje e mundimshme. M'u duk se nuk ishte ajo qe e leshonte zerin e vet per te kenduar , por ky qe i dilte dhunshem nepermjet fytit te vogel nga diku brenda saj. Si i arratisur nga burgu i brinjeve, nga rrepirat e mushkerive, stomakut, melcise, mbase akoma me thelle, me tej, me poshte... Ikur ne panik, me nxitim, sikur atje poshte dicka te kishte ndodhur, te ishte shkeputur, thyer, rrenuar perfundimisht... dhe sillte ne siperfaqe jehonen e larget te gjemes... ne syte qe nuk i kishte hapur per asnje grime, ne vijen e erret ku takoheshin qerpiket e zinj, prisja nga casti ne cast te shperthente me kuje llava e zjarrte e ardhur nga thellesite ...
    Isha ndalur para saj, fare prane por ajo kishte mbetur krejt indiferente. E ndjeva menjehere se nuk egzistoja per te ; per te asgje nuk egzistonte ; ajo ishte vetem me veten e saj. E vetme. Edhe ne castin kur heshti fare papritur , kur zbriti dhe , para se te ikte kur veshtroi ngulshem tabelen fare te vogel te stolit, isha i sigurt se as qe me kishte ndjere, as qe me kishte pare.
    Iku ngadale pa ndonje drejtim duke rifilluar lojen me floket e vet qe ne hapin e pare.
    Ktheva syte nga tabela. Vetem dy fjale , " Elises , me dashuri". Nga kush ? Sa s'thirra. Nga kush? As qe e vura ne dyshim se ato dy fjale qene shkruar per te. As qe mund te me shkonte ndermend se ajo ishte ulur aty rastesisht. Isha i sigurt, absolutisht i sigurt, ajo ishte Elisa, tani i dija dhe emrin. Bile mund t'i therrisja nga pas, ajo do te kthente koken...
    Gjithe ajo qe doja ishte te dija kush qe ai , perkushtuesi, kaq i huaj, kaq i ndryshem nga gjithcka tjeter ne ate park te nxehte vere...Ai qe perkushtonte dashuri dhe mungonte emrin e vet. Qe nuk shqetesohej aspak se askush nuk do te dinte asgje per te, askush nuk do ta kujtonte, nuk do t'i vinte keq, nuk do te thoshte ah! i gjori...
    - Kujtomeni Elisen !- ishte amaneti i tij , i vetem.
    Nga c'ishte shkruar ne tabele dilte qe ai duhej te ishte ketu ne vend te saj dhe Elisa te mungonte; sepse ,dihet , kush mbetet mund te shkruaje per ate qe ka ikur. Po ishte krejt e kunderta, ai qe kishte shkruar mungonte dhe ajo per te cilen ishte shkruar ndodhej ketu. Sikur i vdekuri te paskish shkruar per te gjallin....m'u duk sikur isha midis maleve te mija , ngjizur me enigma, lugina,hone, ujra te pashterrshme, te mistershme...
    - Te gjithe kemi nga nje mister brenda vetes ! - me shkoi ndermend padashur. Ai qe kishte shkruajtur, i gjalle apo i vdekur, i dashur apo i urryer, por jo i harruar,...ajo duke ikur me floket ne duar ("...me koken ne gjunje,me duart ne gji..") , ti , atje larg ne mbremjen e fresket, une , ketu, prapa diellit...
    " Cosas misteriosas, me dashuri."



    3*
    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kot : 26-06-2003 mė 13:42

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e kot
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    ca
    Postime
    14
    3_
    Me ne fund kur ishte duke rene muzgu papritur kishte filluar te bjere shi.
    I furishem, i rrembyer dhe aq i dendur sikur te mos ishte shi po nje lume qe derdhej drejt e prej qiejve te zverdhur nga vapa.Isha gati te besoja se nje dallge stermadhe e oqeanit nisur ndofta nga nje tjeter kontinent qe perplasur ne breg vrullshem , qe shkermoqur e fluturuar ne mijra e miliona pika shiu qe tani binin mbi qytet,mbi rrugica, mbi cati…
    Qendroja mbas dritares sime gjysme te hapur i ngulitur ne lojen e shiut.Pikat e medha si te etura te arrinin sa me pare ne toke,zgjateshin e zgjateshin ne ca si thupra uji,ngaterroheshin me njera tjetren ne nje kaos te zhurmshem ,thermoheshin serish ne pika dhe binin me ne fund te cliruara nga ankthi ne trotuarin tashme te permbytur perfundimisht ; duke krijuar ca pellgje te vegjel gjithe sterkala anash, qe nderroheshin aq shpejt e harmonishem midis tyre ,si nje melodi,sikur shiu me gishtat e tij te ujte te luante mbi toke ,si mbi nje tasiere ,nje muzike te cuditshme..
    Bie shi, bie shi,…-murmurima ime perzihej me ate te shiut ndersa muzgu kishte zbritur mbi catite e lagura. Nje mall i larget ,si nje kenge e vjeter qe te vjen ndermend papritur , kishte hyre tinzisht ne gjysme erresiren e dhomes . Ishte ulur heshturazi ne gjymtyret e mia dhe ndjeja se si ngjitej kembengules qelize pas qelize per te arritur atje ku mbarojne brinjet si nje "uuhhhh” e nje zbrazetire dhimbese,dhe prej andej zgjaste duart e padukshme dhe me shtrengonte ne fyt pameshire.
    - Me jep nje dite nga jeta jote – iu luta njehere.
    - Merri te gjitha…
    E brishte,thuajse e thyeshme,e bardhe si nje ujevare,me nje floknaje te papeshe ngjyre dielli e ze shushurites, me ishte dukur si nje re e vogel e bardhe,gati e tejdukshme,si e ngjizur prej ere. Te jepte ndjenjen se flladi me i lehte mund ta ngrinte pezull e te lodronte me te si me nje pende, aq sa heren e pare qe i isha afruar kisha mbajtur frymen i trembur.( Puhiza ime !Ajo qeshte e lumtur –pse me quan keshtu?)
    Kisha aq deshire te rrija e ta veshtroja ate qenie te dashur, gjithe finese,syte e trishtuar, enderrimtare,zjarrin qe digjej mbas tyre,thelle ne fund te honeve te errta te bebzave
    -Cdo ta beje ate dite?
    I kisha kerkuar nje dite shiu; ne te vertete jo nje dite, as gjysme dite por vec nje pasdite, nje muzg shiu.Dua te jem me ty, i kisha thene, kur bie shi.Te vrapoj me ty ne asfaltin e lagur per te gjetur strehe nen qemerin e nje porte te rastit .Te shikoj shiun qe bie,kalimtaret qe nxitojne,diten qe shuhet dhe te te ndjej prane . Te ndjej aromen tende perzjere me te shiut, ...Kaq,vetem kaq…
    - Kur te duash ,kur te duash ti !
    Po kurre nuk e mora ate dite.Me kishte dhene gjithcka ,me teper se c’kisha kerkuar por ate dite shiu kurre se pata.
    Nje mengjez ,kur u zgjova , reja e bardhe s’ishte me dhe une do te kisha dashur te shkembeja gjithe ditet qe me kishte dhene,gjithe netet, vetem me nje ,me ate copeze dite ne te ngrysur te lagur prej shiut qe akoma pikonte...



    nga dritarja...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e kot
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    ca
    Postime
    14
    ...…nga dritarja kishte hyre mjaft uje,kembet i kisha tashme pothuaj ne nje pellg; sterkalat nga pragu dritares me binin mbi trup dhe rreshkisnin poshte si gishtat e nje dore te bute, ledhatuese e rrenqethese njekohesisht.
    - "…dhe Zoti zbriti ne formen e shiut mbi Semelen per te bere dashuri…" - E kisha lexuar dikur, rastesisht, kur sapo kisha filluar te ndjeja turbull nje shije te cuditshme ne puthjet e nenes.Nje shije qe me linte pagjume duke u perpjekur te kuptoj nje enigme , munduese dhe joshese ,qe vraponte kryq e terthor brenda meje si nje kafsheze e vogel e pabindur . Sa here qe kthej koken pas,gjithmone me duket se i shikoj si te gdhendura mbi harkun e nje porte ku duhej te hyja, si nje mbishkrim i lashte i padeshifrueshem. E panjohura qe shtrihej matane atij pragu ishte nje terr i frikshem qe me ngrinte gjakun . Nuk arrija te kuptoja se c'ishte ajo force,ai tundim i pakundershtueshem, qe e mposhtte friken e qe me shtynte perhere e me kembengules brenda asaj porte. E ndjeja veten si ne nje tunel te erret ku s'shihja asgje,me sy te mbyllur nga frika e frikes,duke ecur me hapa te vegjel e duar te hapura perpara ne pritje te rrexohesha apo te perplasesha ne cdo cast.
    E megjithate kjo s'ishte asgje para vuajtjes qe s'mund te kerkoja ndihme, qe s'mund te pyesja dike sepse nuk dija pyetjen.Per cfare mund te pyesja kur s'kuptoja asgje se c'po ndodhte me mua. Nuk ishte hera e pare qe e panjohura vinte tek une, por kjo ishte nje e panjohur brenda meje .Duhej te kuptoja veten ,ishte hera e pare qe duhej te kuptoja veten.
    Ndjehesha i hutuar teresisht ,i humbur,isha si ne mes te nje shkretetire, dielli te pervelonte dhe une s'dija c'rruge te merrja. Me vinte per te qare…
    Nuk ishte vetem dhimbje. Ishte casti me i bukur i gjithe dites,qe e prisja me padurim, kur vinte mbremja ,ora e gjumit ,dhe vrapoja e shtrihesha ne shtrat e prisja i dritheruar te degjoja feshferimen e hapave te saj qe afroheshin ngadale .Dera hapej dhe une ndjehesha i ngurtesuar , i pafryme ne pritje te dores qe rreshkiste butesisht mbi floket dhe fytyren time dhe pastaj,oh pastaj, magjia ngjethese e frymes se saj qe prekte lekuren time nje cast te vetem para se buzet e ngohta e te buta te shqiptonin "naten e mire" duke me puthur…
    Per vite e vite me rradhe ndjesia e atij casti me mbeti si nje ankth torturues i paflakshem derisa nje mbremje ,ne castin kur dielli sapo kishte perenduar,perqafova nje grua.Ajo ecte perkrah meje dhe fliste papushim si per te trembur nje frike qe nuk dinte se nga i vinte .Isha kthyer befas , i kisha pushtuar fytyren me te dy duart e mia ,i kisha zhytur gishtat thelle nen hijen e rende te flokeve te saj dhe kur syte tane ishin kryqezuar e kisha puthur lehte ,si nje prekje.Ate cast kisha ndjere me gjithe qenien time ate ndjenje te larget mistike te feminise te zoteronte pushtetshem nje tjeter trup,trupin e saj …dhe kisha ndjere zili…
    Ate,Semelen ,gjithmone e kisha perfytyruar lekurezeshket,diku ne fushat e pambaruara te Afrikes, dhe Zoti e perkedhelte me gishtat e bute e te pafundem te shiut kudo,ne te gjithe trupin njekohesisht.Ajo,e vetme,ne muzg me koken e ngritur paksa drejt qiellit,floket e lagur,frymemarrjen e ndalur,gojen e vogel gjysme te hapur, …
    I isha dorezuar castit pa kundershtime.Mendimet lodronin ne trurin tim sipas deshires, vinin,iknin,flinin.. ;disa fikeshin pa u formezuar akoma te shtyre e te rrezuar nga te tjere qe shpejtonin te nxirrnin krye e qe, kur kaperxenin pragun e ballit sikur habiteshin :- oh,paska shi…
    - " Il pleut doucement sur la ville"
    S'di se nga me doli ky varg, befas si nje shpend nate, nga c'rrenoje, nga c'liber, c'kohe, nga c'dashuri ndersa mbremja po vinte ,pa zhurme ,si nje mace kembebute,permes shiut tashme te lodhur qe po e merrte gjumi.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e kot
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    ca
    Postime
    14
    .Nata erdhi mjaft e fresket.Aq sa pata ftohte dhe hodha nje rrobe kraheve.Dita e gjate dhe e nxehte ishte harruar, sikur te kishte qene para njemije vjeteve.Nje dore e huaj e ftohte po pastronte me nxitim qiellin e erret nga mbeturinat e fundit te reve te shiut te pasdites . Gjithcka ishte tjetersuar, ishte kaq e ndryshme.Sikur te kisha enderruar gjithe diten dhe tani po zgjuhesha.
    -E habitshme , fola padashur me ze,- sikur te jene nderruar dy bote… Bota e dites.Ajo tjetra e nates.Dita qe mendon,nata qe ndjen.Gjithmone nata me ishte dukur aq e ngjashme me gruan, po aq e pakuptueshme sa dhe gruaja. Qe te ben te ndjehesh i pasigurt edhe kur e ke ne krahet e tua . Si e ndertuar prej nje lende te rrjedhshme ,te paforme.Por qe na josh aq shume. Ndoshta pamundesia per ta kuptuar nga qe ndryshon vazhdimisht, pamundesia per ta patur ate qe zgjat aq pak, qe cdo cast eshte e ndryshme nga casti i meparshem,ndoshta ky eshte sharmi i gruas. Enigma qe eshte brenda saj, e mjegullta, gjysme-erresira. Ashtu si dashuria qe na pelqen naten. Eshte shija e gruas apo e nates,apo shija e te dyjave bashke si nje qenie e vetme nate-grua,grua-nate ? Nate me fytyre gruaje.Grua me trup nate.Dhenia e gruas.Gjymtyret e nates.Muzgu, si fundi i fustanit te holle qe era e ngre lehte dhe syte e dites perpihen ne misterin qe fshihet atje thelle ku prehet e plotpushtetshme mesnata. Mesgruaja. Ererat e nates si floket e shprishur,vesa qe rreshqet pjerresive te gjinjve, gjysmehena ne buzet e lageshta, endrrat qe flene poshte harkut te faqes atje ku fillon rrepira e qafes, agimi qe ngrihet i lodhur nga shtrati i nates, dita si nje grua e braktisur, e perdorur …Zerat e nates,peshperimat,ah-et, klithmat.
    ...Po syte?po syte?-dhe ngrita koken lart drejt yjeve.
    .Shiu kishte shplare hapesiren qe me ndante nga ta dhe tani dukeshin aq prane dhe te medhenj si kurre.Me dukej se po te zgjasja doren mund ti arrija.Pulsonin me nje shkelqim te vecante ,sikur digjeshin ethshem se brendshmi. Yjet e nates si syte.
    .Kisha pare nje pale sy te tille qe digjeshin ne nje nate dimri me nje debore te pambaruar. Ajo kishte hyre duke u dredhur se ftohti,ishte e zbehte dhe e lodhur.S’je mire , i pata thene , eja , shtrihu. Jo!, kishte tundur koken dhe kishte filluar te me tregonte . Fliste me duar,me trup,me sy ,me gjithcka; ishte e perpire ne ate qe tregonte ,nuk ishte thjesht nje ritregim, ishte nje krijim,ishte nje ethe. Syte i digjeshin, si keta yje sonte; kafja e erret e bebzave te saj i ngjante nje fushe te paane ku digjej bari papushim ne naten e erret ; degjoja kerkellimen e djegjes, shkendijat qe fluturonin me vrik si trumba te trembura zogjsh , tymin qe perzihej me qiellin, nje ngrohtesi qe vinte drejt meje e qe nuk e kundershtoja dot .. .. Doja te beja dicka, ta nderprisja, s'di pse, po isha i pafuqishem. I perthithur nga menyra si tregonte ,nuk e ndiqja dot me ,nuk i kuptoja me fjalet qe nxirrte vetem ndjeja se ate nate po ndodhte dicka qe s'e kisha njohur kurre me pare .Njehere ne jete.Rrija para saj i ngurosur, i dorezuar teresisht ,i… dhe ndjeja se po bija ne dashuri serishmi me ate grua, me gruan qe kisha dashur prej kohesh,me syte e saj , me zjarrin e syve te saj.
    .Dikur nuk mundej me ,zeri iu fik,po e linin forcat dhe atehere e pushtova , e shtriva ne shtrat dhe u ula prane saj.Rri ketu -tha- me mua ,dhe me mori doren ne te sajen qe digjej. Syte i kishte mbyllur dhe flaka s’dukej me , krateri kishte heshtur perkohesisht po nen te ndjeheshin rrymat e shperthimeve te ardhshme.
    . E zuri gjumi pa ma leshuar doren .Ndenja tere naten prane saj pa levizur nga frika mos e zgjuaja.Matane dritares binte debore papushim. Floket e saj ishin te vegjel dhe nen eren qe i shtynte pjerrtazi drejt tokes, te ndricuara nga nje drite qe vinte diku prej erresires, me dukeshin si petalet e shkundura te nje qershie…

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e kot
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    ca
    Postime
    14
    …………..U shtriva me syte nga dritarja ku derdhej drita e henes,e bardhe, cuditerisht e bardhe,e ngjeshur si e lendshme , aq sa me dukej se arrinte te tundte perden e lagur.Dukej sikur midis te carave te grilave nata shtrydhte gjirin papushim ne dhomen e erret.
    - Kjo hene e bardhe sonte…
    Kjo hene e bardhe si nje shprese.Kisha gjithe diten qe vec kthehesha pas ne kujtime,larg e me larg, si i shtyre nga nje ankth,si te ish dita ime e fundit.Sikur te doja t’i takoja te gjithe,t’ju lija lamtumiren.Mjaft,i thashe vetes, mjaft me!Dhe si per te shpetuar prej tyre , u ngrita, nxitova tek dritarja,ngrita grilen,hapa dritaren tej e tej ,thitha me vrull ajrin e fresket.
    -Pse kthehem pas, cfare me mungon ?-pyeta pa dashur ne te vertete te gjej ndonje pergjigje sepse ndjeja brenda vetes nje deshire perveluese te nisesha serish…Duke pare henen sikur te gjeja atje nje shpjegim mendova se shpesh jemi te cuditshem .E dijme fare mire se nuk duhet ta bejme dicka,gjejme nje mije arsye per te mos e bere,e bindim veten e megjithate bejme pikerisht ate .Se c’eshte nje shtyse fshehur diku qe na josh , na terheq ,na deh,na merr mente dhe ,edhe kur na jep vuajtje, perseri thelle brenda vetes, duam ta kemi te lire,te mos na i preke askush, as vetvetja.
    -Sa e bardhe kjo hene sonte- mendova si i zene ne kurth.
    -Sa e bardhe ! - perserita serish dhe m’u duk fare afer si te ishte perkulur mbi pullazet e shtepive pergjate rrugices. Sikur po i vinte ne gjume duke u treguar perralla… dhe humba perseri me mall ne kujtime.
    Fluturova mijra kilometra larg, ne anen tjeter te botes, ne nje lagje te pjerret me rruge te grryera nga ujrat,me shtepite e gurta fshehur pas njera tjetres, portat e renda qe kuisnin, oborret e vegjel,gardhet e shtrembera…; vrapova me nje fryme mes tyre duke kerkuar keshtjellen time te femijerise : nje shtepize e vogel - e vogel me mure te plasaritura , oxhakun e anuar qe tymoste vazhdimisht, shtyva porten , ngjita shkallet qe kercisnin , hapa deren e dhomes lyer gjithmone me gelqere te bardhe, thitha eren e saj te njohur, kerceva ne shtratin e drunjte mes velenxave te zeza, u mbulova i teri deri ne gryke dhe duke ndjekur te carat ne drurin e tavanit iu dorezova zerit te embel deri ne vuajtje, …
    ( Ah,moj flokebardha ime, te ndritte shpirti atje ku prehesh !) .
    Gjithmone do te kishte pak det, gjithmone do te kishte mbire te pakten nje rrenje ulliri ne malet e acarta apo ne shkretetirat perveluese te perrallave te gjyshes sime.Asnjehere nuk m’i tregoi njesoj ato te uruara perralla; asnjehere emri i se bukures se dheut dhe trimit qe e shpetonte ate (gjithmone pikerisht ne castin kur me merrte gjumi) , nuk qene te njejte ; por ajo, e Bukura , gjithmone ishte e bardhe, aq e bardhe “sa s’ka me”.
    Si kjo hene sonte…
    Me erdhi ndermend e bardhe si perhere shoqja ime e klases.Vite te shkuara, ajo, e bukura e jone kishte bere dashuri me mesuesin.Kurse ai ishte i shemtuar; cdo gje ishte e shemtuar tek ai pervec syve.Kishte nje drite ne ata sy…Ne ishim ndare ,nje pjese e donim,pjesa tjeter e urrente.Askush nuk mund te ishte indiferent,ndoshta per shkak te asaj drites ne syte e tij.Sa here fliste mua me perfytyrohej gjithmone nje lendine e djegur nga rrufeja ku sapo fillon te mbije bari i ri i ndrojtur.
    Kush e di c’fjale i ka thene ai asaj , kush e di c’drite i ka dhene nga syte e tij kur nje mbasdite ajo shkoi tek ai ( ku ta dish ndofta binte shi…) . Dikush e kishte pare,gjithmone eshte dikush qe shikon mbas perdeve, dhe te nesermen ne te gjithe e dinim e mezi prisnim qe te vinte.Ajo erdhi e veshur e tera me te bardha,gjithcka e bardhe dhe dukej shume,shume e bukur.U ul e heshtur ne vendin e saj dhe shikonte diku tej dritares pa levizur ,pa folur.
    Ne shikimet tona qe me kot mundoheshin te kapnin te sajin, kishte gjithcka : hutim,cmire, deshire ,hakmarrje,poshterim, po me shume kishte pyetje, pyetje, pyetje, pse, pse… Ajo papritur s'ishte me si ne dhe ne te gjithe si nje turme e fyer ishim bere kunder saj.Po me kot ,ajo shikonte mbi kokat tona ,e larget ,e bardhe ,si nga nje tjeter bote dhe dukej sikur na thoshte : a mund ta kuptoni ju?!
    Mesuesi vdiq mbas pak vitesh,pinte shume .Ajo mbeti e bardhe dhe e paarritshme ne kujtesen time.Nuk e pashe me kurre ,po gjithmone besova se ajo e kishte dashur ate njeri me nje dashuri te paperseritshme dhe se do ta donte gjithmone njesoj,edhe te vdekur.

    Kujtimi i asaj dashurie gjithmone me jepte nje ndjenje zbutjeje ne shpirt.Po vetem shume vite me vone kuptova se ata te dy , e bukura e bardhe dhe i shemtuari,qe shumica i kishte quajtur te perdale, me kishin dhene edhe dicka tjeter . Pa e ditur aspak me historine e tyre te dashurise ata me kishin dhene qe ne ate moshe te hershme nje ndjenje neverie per turmen.
    Me kishte munduar gjithmone ajo prirje njerezore drejt turmes.
    Asnjehere nuk kisha menduar seriozisht per turmat e kafsheve, kopete; kisha pare tek ato vetem anen e jashtme, kuriozen dhe te kendshmen.Nje turme peshqish apo zogjsh , me jepte nje kenaqesi te thelle me dimensionet e pafundme dhe harmonine e levizjes; nje kope zebrash qe vraponte e tmerruar para nje luani te vetem me shkaktonte nje ndjenje fatalizmi qe e harroja shpejt; delet qe ecnin me koken fshehur pas bishtit te njera tjetres, nje lukuni qensh te jargavitur qe ndiqnin me terbim nje mace te pafajshme, ujqerit ne dimer,durimi i pafundem i hienave per nje cope kerme,.. nuk arrinin te me peshtiroseshin vecse per pak caste.
    Kurse turmat njerezore me neverisnin aq sa per nje kohe nuk duroja dot as grumbullimet me paqesore e te pafajshme, as mbledhjet , as dasmat; mitingjet me semurnin, duartrokitjet me jepnin te vjella, neper gazeta artikujt me grup autoresh me ngrinin nervat. Te vetmet qe mund te pranoja ishin funeralet.
    Kurre s'kam qene cinik,perkundrazi shpesh me kane quajtur naiv per nje besim ndofta te tepert ndaj njerezve.Por turmat gjithmone me benin te ndjehesha keq.Nuk e duroja dot ate ndjenjen e te humburit te vetvetes ne turmen e paforme, te pa ngjyre. Shpesh me dukej se kishte njerez qe e braktisnin qellimisht vetveten per t'u zhytur ne turme ku ndjeheshin fare mire : hanin,pinin,visheshin,flisnin ,mendonin,dashuronin te gjithe njesoj.Bile me kohe, nga qe u behej zakon, lindnin e vdisnin atje ne mes te turmes ; nuk kerkonin te kishin as emer, iu mjaftonte vec nje numer.Sepse atje,ne mes te saj, askush s'te bie ne qafe,askush s'te kundershton,nuk ke nevoje te mbrohesh,eshte shume komode, bej sic bejne gjithe te tjeret. Atje nuk mund te rrexohesh, as te ngrihesh, agimi dhe muzgu kane te njejten drite, e sotmja eshte e njejte me te djeshmen, ashtu do te jete dhe e nesermja, gjithe ditet perjetesisht.Perjetesisht gri.Edhe poetet thurrin te njejten poezi, sikur te perkthenin njeri tjetrin vazhdimisht. Pertypin gjithe diten gazeta dhe ne mbremje kur del hena jashteqisin poezine.
    I perfytyroja turmat duke vrapuar poshte e larte shkretetirave te historise duke ngritur nje re pluhuri aziatik mbas vetes.Vraponin ne nje drejtim duke dihatur dhe papritur kreu i turmes, e pastaj gjithe turma,kthehej mbrapsht andej nga kishte ardhur duke shkelur mbi ata qe akoma s'kishin mundur te ktheheshin, qe s'kuptonin dot pse po sakrifikoheshin, qe vdisnin pa marre vesh nese ishin kishin qene heronj apo tradhetare…
    …Papritur m'u duk se hena ishte zverdhur dhe se turma qe po vinte nga stadiumi mund t'ja behte nga casti ne cast ne rrugicen time e te kthente permbys te gjithe tabelat e sapolyera te bashkise.
    U tremba, mbylla dritaren,i ktheva shpinen dhe me pushtoi perseri ajo deshira per ikur larg ne kujtime. Aq larg sa te mos mund te kthehesha me.











    [
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kot : 14-07-2003 mė 18:39

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e kot
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    ca
    Postime
    14
    (jashte teme)


    Si shpesh here pasmesnate,i vetem, i heshtur ne erresiren e dhomes. Instiktivisht, pa asnje qellim , ne televizorin e pazeshem nderroj kanalet papushim duke mos pare asgje. Si nepermjet nje shqise te tepert ndjej lojen e turbullt te ngjyrave ne muret dhe tavanin e dhomes. Dikur ne femini magjepsesha me kete loje. Ulesha ne dysheme duke i kthyer shpinen televizorit dhe shikoja se si shkembeheshin ngjyrat ne konturin e hijes sime te projektuar ne murin perballe derisa me zinte gjumi. Ishte po e njejta ndjenje qe provoja kur zhytesha ne tabanin e detit , kapesha mbas ndonje guri dhe prej andej shikoja driten qe vinte e lbyret nga siperfaqja.
    Kur mbetem vetem naten vone provoj dicka te cuditshme. S'di s'i ta quaj. Nuk eshte meditim,as ndijim. Eshte dicka midis tyre qe s'mund t'i gjesh nje emer per ta quajtur. Nje gjendje qe s'e kontrollon dot, qe vjen vetvetiu, dalengadale , qe te shkeput nga gjithcka , nga bota , nga vetvetja po prape ndjen qe je , qe egziston. Njehere , kur se per cfare arsyeje desha patjeter t'i jepja nje emer, e quajta 'ndijimi i egzistences'. Por ne castin pasues me ishte dukur krejt e pakuptimte dhe nuk e provova me. Eshte si nje mekanizem qe punon vetvetiu brenda teje vazhdimisht po ti nuk e di dhe vetem nganjehere ne caste te tilla ne nje menyre te vaget e ndjen se eshte . Si te them, shpesh me duket si nje gurthyese ku hedh gjithcka te ka ndodhur gjate dites: biseda, pershtypje, episode ngjarjesh, kafen e mengjezit, pergjumjen e mbasdrekes, gervishtjen e frenave, nje copeze imazhi nga varrimi i nenes, fillimin e shiut, grindjen e papritur me ate, dhimbjen e gjurit , raportin e paperfunduar, nje deshire te fshehte qe ngre krye here pas here, renien e muzgut…gjithcka , qe thyhen e coptohen deri sa behen pluhur e pastaj shtrydhen derisa nga e gjitha perfundon nje pike e lengeshme zakonisht asgjeje, shpesh merzie, deshperimi, nganjehere gezim dhe rralle shume ralle nje pike e cmuar lumturie . Eshte pika e perditshme e jetes , e jetes sone dhe ne nuk e dijme pse…
    Ishja keshtu pra kur befas ne ekran lexova Garcia Lorka. U permenda ne cast , kerkova me rrembim kanalin qe jepte nje film per vrasjen e poetit , interpretuar nga Andi Garcia. Ishte casti i vrasjes. Naten , ne nje ultesire natyrale si nje grope e madhe diku ne periferi te Madridit, rrethuar nga dhjetra ushtare , Lorka ne kembe i veshur i teri me te bardha. Kostum i bardhe, kemishe e bardhe dhe nje papijon i zi si komb pikellimi ne gryke. Egzekutuesi, nje kapiten frankist, i vendos tyten e armes mbas koke dhe ngurron ta shkrepe. Ku ta dish ndofta i kujtohet ndonje poezi e tij , ose thjesht i duket shume i bukur ashtu i bardhe ne mes te nates.
    Lorka sikur te mos kuptonte asgje se c'behej rreth tij , ngre syte ne qiell, kerkon me ngulm si duke folur me vete :
    - Hena, ku eshte hena ime?
    Pastaj kthehet nga vrasesi me pafajesine e nje femije sikur t'i ankohej :
    - Ku eshte hena ime?
    Kamera ndalet te syte e Garcia Lorkes. Sy spanje, mesdhetare. Gjithmone ashtu i kam imagjinuar syte spanjolle, te zeshket me nje pasion te papermbajtur si nje kale i gjakosur nga padurimi per te keputur frerin. Si nje zjarr qe digjet me rrembim po nuk e shohim dot. Nje pyll qe digjet mbas kodres dhe ne shohim vetem nje brez te zjarrte pervijuar shpateve te saj. Rreth e rrotull syve te Lorkes.
    Federiko Garcia Lorkes. Dhe te mendosh se ishte vetem 38 vjec. Nuk e di pse m'u kujtua Migjeni dhe me dhembi deri ne fund te shpirtit..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  2. Atropina
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  3. Mė mirė njė FUND me dhimbje, apo njė DHIMBJE pa fund?
    Nga BrianaS nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 02-02-2007, 14:04
  4. Dhimbje tė forta dhe gjak gjatė urinimit
    Nga Zemrushja nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 23:20
  5. Dhimbje gjuri!
    Nga Mona_Lisa nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-02-2006, 04:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •