Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Gjigandi i skenes shqiptare ! Bashke me gjigande te tjere , perben nje nga pjeset ose kapitujt e Historise se Shqiperise . Nderim , respekt dhe mirenjohje !

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Per mua eshte thjesht aktori me i madh shqiptar. Me ka pelqyer jashte mase ne cdo rol, po sidomos te "Udha e shkronjave".

  3. #13
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    jon flori e shkuar florinit oj dixhije ashtu mfal tunxh bir
    no glove no love

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    i ishte bere ferra brahim te ngratit sander..

    i dukej se sigurimi e ndjek hap pas hapi..

    ky tmerr real apo imagjinar (ate le ta vertetojne shoket e sigurimit)e kish vet mbillur te shkretin sander pros sa kish harruar te flase..

    mania e persekutimi e griu te ziun..

    kte e muarr vesh dhe enveri.. dhe u detyrua.. bravo i qoft per kte..qe te gjej nje rast e te lavderoje artistet.. e tu a permend emrin per mire..qe kjo te kish pasoja pozitive psikologjike tek ata..

    dhe ashtu ndodhi.,,,

    ca vjet shum nga artistet e famshem qe vuanin nga mania e persekutimit..pra qe u dukej se ne cdo hap kan prapa sigurimin.. u permirsuan ca psikiko moralisht.. dhe vazhduan punen normalisht..

    mirpo tek sandri sic duket.. ishin len pasojat e viteve qe vuante nga mania e persekutimit dhe edhe se enveri e mori me te mire..ai nuku u permirsua ndjeshem..

    dhe nje dizaj.. kur xhironte nje film.. e pikerisht ne durres.. erdhi lajmi mister..

    ai ra nga shkallet e hotel volges..

    a u hodh vet.. a i ra vilani e u rrezua ne ato shkall tip minareje.. a dicka e tille kerkush nuk e di..

    un pata fatin ato dit ta shoh nga afer fare..bile ti afroj cigare..

    nuk pranonte.. cigare nga askush..
    pinte ato rozafat e gjata pa filter paf e puf nji nga njė..

    ki ishte tiranasi i urte sander prosi..

    ne ishim ca sehirxhij qe shikonim si luanin filmin..

    regjisor ishte muharrem fejzo..
    ne pushimet e xhirimit kishim deshir tu rrininm pran artistave..
    aty kam njohur dhe reis cicon qe luante nje djal trim qe rrokullisej kodrave me mitraloz..lol..
    nje dizaj pra..ish mbas dite koh vere ora dikund nga 5-6 mbas dite.. mu mbrapa komitetit partis durres lart ne koder.. vjen njeri e i thote muharrem fejzos..
    keshtu ashtu sandri ka vdekur..

    e kam si tani parasysh kur..regjosori fejzo.. u shemb shakull ne toke nga lajmi i tmerrshem..



    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 21-12-2011 mė 18:03

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,147

    Pėr: Sandėr Prosi

    I Perjetshmi Kolos SANDER PROSI !


  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,147

    Pėr: Sandėr Prosi

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 28-03-2018 mė 17:33

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,147

    Pėr: Sandėr Prosi

    Kolos i teatrit shqip! - Historia e panjohur e Sandėr Prosit

    Publikohet historia e panjohur e aktorit Sandėr Prosit, i konsideruar si njė nga kollosėt mė tė mėdhenj tė skenės sė teatrit dhe kinematografisė shqiptare. Memorie.al shkruan se Prosi qė nė rininė e tij, pėrveē punės qė bėnte nė klinikėn stomatologjike tė vėllait tė tij ku shkonte shpesh pėr ta ndihmuar, ai kishte prirje e pasion pėr muzikėn dhe luante bukur nė kitarė, violinė, apo kėndonte bukur nė korin e Kishės Orthodokse nė Tiranė, bashke me shokun e tij tė ngushtė, Prokop Mima.

    Angazhimi i tyre si “aktorė” duke interpretuar nė pjesėn “Vilhelm Tel” qė vunė nė skenė shokėt e tyre mė tė vegjel tė gjimnazit tė Tiranės nė vitin 1943, gjė e cila do tė sillte mė pas arrestimin e tyre nga komunistėt nė nėntorin e ’44-ės, duke u akuzuar si pjestarė tė rinisė nacionaliste tė Ballit Kombėtar. Dėshmitė e rralla tė aktorit tė ndjerė Rikard Ljarja pėr mikun dhe kolegun e tij, si dhe tė birit, Aristidhit, i cili hedh dritė mbi disa anė tė panjohura tė babait tė tij: nga pėrgatitja e roleve, jeta e thjeshtė familjare, miqtė dhe kolegėt me tė cilėt shoqėrohej, e deri te pasionet dhe hobet e tij. Ka qėnė 24 marsi i vitit 1985, kur nė njė nga sheshet e xhirimit tė filmit “Pranverė e Hidhur”, tė Kinostudios “Shqipėria e Re”, skenat e tė cilit po pėrgatiteshin nė plazhin e Durrėsit, humbi jetėn nga njė aksident fatal, Sandėr Prosi, njė nga aktorėt mė tė famshėm tė skenės dhe kinematografisė shqiptare. Po cila ishte e kaluara e Sandėr Prosit, ku kishte studiuar ai dhe si mundi qė tė bėhej njė nga yjet e teatrit dhe filmit shqiptar?

    Familja Prosi

    Sandėr Prosi u lind nė 6 janar tė vitit 1920 nė Shkodėr, ku nėna e tij, Aspasia, kishte shkuar pėr tė qėndruar pėr pak kohė nė familjen e saj. Sandri ishte fėmija i fundit i Jovan Prosit, nga tre djem dhe tre vajza qė kishte ajo familje e vjetėr tiranase me origjinė vllehe dhe kur lindi Sandri, familja e tij banonte nė njė shtėpi tė vjetėr nė rrugėn e “Barrikadave”. Jovan Prosi, u kujdes qė t’u jepte fėmijėve njė arsimim sa mė tė mirė. Kėshtu Kleanthi, vėllai i madh i Sandrit, u diplomua pėr stomatologji dhe pas diplomimit ai hapi njė klinikė private diku afėr “Pazarit tė Ri” nė Tiranė. Pas Kleanthit, po nė tė njėjtin profesion studio edhe i vėllai tjetėr, Aristidhi, por ai nuk pati fatin tė jetonte gjatė dhe vdiq nė Tiranė nė moshėn 30 vjeēare, pasi ishte kuruar nė njė nga klinikat e Zvicrės. Vdekjen e Aristidhit, familja e pėrjetoi dyfish pasi tė gjithė ata mbaheshin me tė ardhurat e klinikės sė Kleanthit dhe Arstidhit. Kur Sandri ishte nė vitin e fundit tė gjimnazit tė shtetit nė Tiranė, shpesh herė shkonte tek klinika dhe punonte, duke zėvėndėsuar vėllain e madh, i cili shkonte nė Bukuresht pėr tė takuar tė afėrmit e familjes sė tyre.

    Pasioni i tij, muzika.

    Ndonėse fėmijėt e Jovan Prosit ishin tė dhėnė tė gjithė pas profesionit tė stomatologut, Sandri i vogėl bėnte dallim nga ata, pasi qė kur ishte nė bangat e shkollės fillore, shfaqi prirje pėr muzikėn. Kėtė pasion i’a ushqeu dhe babai i tij, i cili merrte leksione violine nga mjeshtri i madh, Ludovik Naraēi. Sandri studioi disa vite edhe instrumentat e fizarmonikės dhe kitares, madje aty nga fundi i viteve ‘30, ai mori vėndin e parė nė njė konkurs violine tė organizuar nga Ministria e Arsimit e Kulturės sė asaj kohe. Pėrveē muzikės, ai ishte i dhėnė shumė edhe mbas kinematografisė botėrore dhe asokohe ai mbildhte foto tė ndryshme revistash tė filmave italianė duke i koleksionuar ato. Pas mbarimit tė gjimnazit nė vitin 1938, Sandri mundi tė pėrfitojė njė bursė nga qeveria e Zogut, pėr tė studiuar pėr stomatologji nė njė nga universitetet e Vjenės. Nė kryeqytetin austriak, ai studio pėr dy vite, dhe mė pas atij i’u ndėrpre bursa pas pushtimit italian tė Shqipėrisė. Si pasojė e kėsaj ai u detyrua qė tė kthehej nė Tiranė, ku herė pas here ndihmonte tė vėllanė, Kleanthin nė klinikėn dentare. Mė pas ai shkoi nė Bari tė Italisė, ku disa nga miqtė e tij anti-fashistė qė ishin tė internuar aty, i thanė qė tė mos rikthehej nė Tiranė, pasi aty kishte shpėrthyer lufta. “Unė nuk i dėgjova kėshillat e miqve tė mi, pasi kisha dobėsi pėr nėnėn time Aspasinė”, kujtonte Sandri lidhur me kthimin e tij nė atdhe.

    Prosi e Mima nė 1943-in te “Vilhelm Tel”

    Nė vitet 1942-43, maturantėt e gjimnazit shtetėror tė Tiranės, ku midis tė cilėve ishte dhe aktori Naim Frashėri, vunė nė skenė dramėn “Vilhelm Tel”. Pėr kėtė ata kėrkuan ndihmėn e shokėve tė tyre mė tė rritur, Sandėr Prosit dhe Prokop Mimės, tė cilėt kishin jo mė shumė se 3-4 vite qė ishin larguar nga shkolla. Kjo premierė pati njė sukses tė padiskutueshėm dhe pėr kėtė patėn njė meritė tė madhe Prosi dhe Mima. Kjo shfaqje do tė shėnonte edhe fillimin e karrierės sė tyre si aktorė tė teatrit dhe kinematografisė shqiptare. Gjatė viteve tė pushtimit tė vėndit, 1939-’44, Sandėr Prosi nuk u pėrfshi nė asnjė nga forcat politike tė asaj kohe, por sipas disa dėshmive, nė fund tė vitit 1944, ai figuronte nė listat e komunistėve pėr t’u arrestuar, si ish-pjestar i formacioneve tė rinisė sė organizatės nacionaliste tė Ballit Kombėtar. Madje sipas disa dėshmive, si p.sh. ajo e bėrė publikisht nga Xhemal Alimehmeti, ish-eksponent rinisė nacionaliste tė Ballit Kombėtar, diku aty nga fundi i tetorit apo fillimi i nėntorit 1944, Sandėr Prosi me gjithė shokun e tij i ngushtė Prokop Mima, u arrestuan nga njė njėsit partizan dhe u dėrguan nė malin e Dajtit nė afėrsi tė fshatit Priskė, ku partizanėt i kishin improvizuar disa godina tė vjetra si burg dhe mbanin aty shumė nga tė arrestuarit e atyre ditėve. Aty nga mesi i muajit dhjetor, tė gjitha tė arrestuarit qė ishin aty i zbritėn nė Tiranė dhe i “sistemuan” nė dy burgjet qė sapo ishin vėnė nė funksion, por Sandri me Prokop Mimėn mundėn tė liroheshin, pasi pėrveē pjesmarrjes sė tyre nė pjesėn “Vilhelm Tel” tė organizuar nga rina e Ballit Kombėtar, nga hetimet nuk rezultoi qė ata tė kishin pasur aktivitet nė rradhėt e asaj organizate nacionaliste. Por kjo ngjarje dhe akuza si “ish-pjestar i Rinisė sė Ballit Kombėtar”, do ta ndiqte Sandrin dhe mikun e tij tė ngushtė, Prokop Mimėn, edhe pėr shumė vite, pasi ata kishte filluar punė si aktor nė Teatrin Popullor.

    Nė Teatrin Popullor

    Pas mbarimit tė Luftės aty nga fillimi i viti 1945, Sandri sė bashku me mikun e tij Prokop Mimėn, u afruan nė korin e Filarmonisė sė Shtetit, pasi mė parė kishin dhėnė “prova”, duke kėnduar nė korin e Kishės Orthodokse. Nė korin e Filarmonsiė, Sandri qėndroi deri nė fundin e vitit 1947, kur u thirr pėr tė luajtur si aktor nė Teatrin Popullor. Nė atė kohė u ofruan pranė atij teatri edhe aktorėt Mihal Popi, Besim Levonja, Loro Kovaēi, Prokop Mima, etj. Sandri u aktivizua qė nė pjesėt e para tė vėna nė skenė nga regjizori Pandi Stillu, ashtu dhe nga rusi Kriēkov.

    Lidhur me rolet e tij nė Teatrin Popullor, Rikard Ljarja, njė nga aktorėt e mėdhenj tė kinematografisė shqiptare, kujtonte: “Ndonėse pėr vetė moshėn unė nuk kam pasur nderin qė tė luaj sė bashku me Sandrin, pėrveē dy-tre roleve nė kinematografi, di tė them se ai ka qėnė njė njeri i jashtėzakonshėm. Roli i tij mė i spikatur ka qėnė ai i Horatios tek “Hamleti”. Them kėshtu, pasi ai ishte njė rol i njė njeriu tė mirė si nė dramė ashtu dhe nė filma, ėshtė tepėr e vėshtirė qė tė realziosh role si ai i Horatios, mikut tė ngushtė tė Hamletit. Megjithatė loja e Sandrit tek Horatio, ishte virtuoze, gjė qė e bėri tė shkėlqejė atė me gjithė madhėshtinė e tij.

    Sandri kishte dhunti interpretuese tek rolet nė filma, tė cilat fillonin qė nga portreti, fiziku i tij, deri tek gjestikulacionet. Ai diti tė dallojė shumė mirė filmin nga teatri, tė cilat janė dy gjėra krejt tė ndryshme, por ai e gjeti veten mė sė miri nė film”, pėrfundon Ljarja pėr kolegun e tij. Sipas dėshmive tė Rikard Ljarjes, por dhe kolegėve tė tjerė tė tij, pėrveē punės sė madhe qė ai bėnte me rolet nė studiot e teatrit, Sandri atė gjė e vazhdonte pėr orė tė tėra, edhe nė shtėpinė e tij.

    Lidhur me kėtė, djali i tij i madh, Aristidhi kujton:”Babai punonte shumė nė shtėpi me rolet e tija tė Teatrit. Kėshtu mė kujtohet aty nga mesi i viteve ‘60-tė, ai ka punuar pėr afro katėr vite pėr rolin e Otellos. Aq shumė ishte i dhėnė pas atij roli, saqė edhe unė qė isha i vogėl, arrita t’i mėsoja pėrmėndėsh, pothuaj pjesėn mė tė madhe tė monologjeve tė asaj drame. Po kėshtu edhe kur dilnim nė xhiro nė shėtitoren e Tiranės, ai shpesh pėrshpėriste me vete rolet e tija. Nė ēdo kohė ai e kishte mėndjen vetėm tek rolet”, kujton i biri, Aristidhi.

    Nė filmat e pare

    Pas shumė roleve nė dramat e pjesėt e tjera qė u vunė nė skenėn e Teatrit Popullor, me krijimin e Kinostudjos “Shqipėria e Re”, kur filluan qė tė realizoheshin filmat e parė shqiptarė, Sandėr Prosi ishte njė nga aktorėt qė u aktivizua me role kryesore nė ato filma. Kėshtu Sandri, mori pjesė nė filmin “Furtuna” qė ishte njė bashkėprodhim shqiptaro-rus, e mė pas nė filmin “Vitet e para” nė rolin e njė inxhinieri qė punonte pėr tharjen e asaj kėnete. Pas kėtyre filmave me tė cilat filloi kinematografia shqiptare, Sandėr Prosi vazhdoi tė interpretojė njė galeri rolesh, ku ndėr mė kryesoret janė: oficer i Sigurimt tė Shtetit te ”Detyrė e Posaēme”, italiani te ”Oshėtimė nė Bregdet”, doktor Borova te “I teti nė bronx”, Kapedani i bigės, te “Horizonte tė hapura”, komunisti te “Debatiku”, babai i Zanės te “Plagė tė vjetra”, si dhe role tė tjera kryesore te “Mėngjeze Lufte”, “Yjet e netėve tė gjata”, “Udha e Shkronjave”, “Shtigje Lufte”, “Fije qė priten”, “Pėrballimi”, “Gjenerali i Ushtrisė sė vdekur”, “Nėntori i Dytė”, “Dora e ngrohtė” etj. Nga roli i drejtorit tė shkollės te filmi “Debatik” qė ishte roli i tij i parė nė kinematografi, e deri tek ai i fundit te filmi ”Pranverė e Hidhur” nė vitin 1985, qė Sandri nuk arriti ta pėrfundojė, ai shėnon 29 role nga mė tė arrirėt tė kinematografisė shqiptare, tė cilat kanė hyrė nė fondin e artė tė filmit shqiptar. Po kėshtu pėrveē kėtyre, nga viti 1947 e deri nė vitet e fundit tė karrierrės sė tij artistike, Sandėr Prosi luajti edhe mbi 100 role nė teatrin shqiptar.

    Si jetoi Sandėr Prosi?

    Ndonėse Sandėr Prosi pati njė ngritje tė shpejtė si aktor duke u bėrė njė nga mė tė njohurit e kinematografisė shqiptare, ai bėnte njė jetė krejt tė thjeshtė. Ai sė bashku me familjen e tij, nga bashkėshortja Filomena dhe dy djemtė Aristidhi e Adriani (tė dy muzikantė) deri nė vitin 1976, kanė banuar nė njė shtėpi tė vjetėr tiranase, e cila kishte vetėm njė dhomė e njė guzhinė, te rruga e “Barrikadave”. Nė vitin 1976, shteti u detyrua qė t’i jepte njė apartament mė tė zgjeruar aktorit tė madh Sandėr Prosi. Nė atė shtėpi, Sandri pėrgatiti pjesėn mė tė madhe tė roleve tė tija, ku spikati ai i Otellos, pėr tė cilin i’u desh katėr vite punė. Prosi nuk e kishte kurrė zakon tė ankohej pėr kushtet nė tė cilat banonte dhe punonte. Ndonėse ishte njė nga mė tė famėshmit e kinematografisė shqiptare, nuk kishte televizor nė shtėpinė e tij dhe shumė nga filmat e kohės ishte i detyruar qė tė shkonte pėr t’i parė tek i vėllai Kleanthi. Siē tregojnė kolegėt dhe familjarėt e tij, Sandėr Prosi ishte i mbyllur nė vetvete. Lidhur me kėtė djali i tij Aristidhi kujton: ”Babai bėnte njė jetė tė rregullt familjare. Ai nuk pinte alkol, ndonėse frekuentonte zakonisht barin e “Vollgės” dhe atė tė katit tė tretė nė Pallatin e Kulturės, qė ishin dhe dy nga lokalet ku ai shkonte zakonisht me kolegėt e tij artist, (nga miqtė mė tė afėrt kishte Prokop Mimėn e Naim Frashėrin) dhe pinte rreth shtatė-tetė kafe nė ditė, tė cilat i shoqėronte me tre paketa cigaresh”.

    Pasionet e Sandrit

    Ashtu si gjithė njerėzit e tjerė dhe Sandėr Prosi nė jetė, kishte hobet e pasionet e tija. Lidhur me kėtė, i biri Aristidhi, kujton:”Im atė qė nga rinia e tij, kishte njė pasion pėr zogjtė, gardelinat dhe kanerinat. Ai i mbante ato nėpėr kafaze nė shtėpi dhe kujdesej shumė pėr to. Njė herė kur nė teatėr ju desh njė kanarinė, ai mori njė nga ato tė shtėpisė dhe u bė shumė keq kur atė ia hėngri macja, ngaqė dikush nga kolegėt e tij i kishte lėnė derėn e kafazit tė hapur. Po kėshtu babai nuk i’u nda kurrė muzikės, pasionit tė parė tė tij. Ai mbante nė shtėpi njė numėr tė madh disqesh gramafoni me muzikė klasike dhe operistike, ku mė shpesh kishte dėshirė tė dėgjonte simfoninė pastorale tė katėrt tė Bethovenit. Njė pasion tė madh kishte dhe pėr librat, ndonėse pėr vetė natyrėn e punės sė tij, nuk kishte shumė kohė tė lexonte.

    Pėrsa i pėrket kinematografisė botėrore, im atė kishte idhull, aktorin e madh francez Zhan Gaben, ndonėse nuk mbante foto tė tija nė shtėpi, pėr vetė rrethanat e asaj kohe. Sa herė kishte shfaqe, na merrte me vete e pas mbarrimit tė saj, ne e prisnim aty pėrpara ish monumentit tė Stalinit. Babai nuk e kishte kurrė pėr zakon qė tė shante njeri, e aq mė pak kolegėt e tij. Aktori i madh Sulejman Pitarka thonte shpesh: “Unė nuk kam lėnė njeri nė teatėr pa bėrė fjalė, por me tė vetmin qė nuk u fjalosa kurrė, ishte Sandėr Prosi dhe kjo jo pėr meritėn time”.

    Vdekja aksidentale

    Aktori i madh Sandėr Prosi, vdiq krejt papritur nė moshėn 65 vjeēare, kur ishte nė kulmin e energjive tė tij krijuese. Ka qenė viti 1985 kur ai ishte caktuar qė tė lunate njė rol tek filmi “Pranverė e hidhur”, tė autorėve Luan Rama e Muharrem Fejzo. Skenat e xhirimit tė atij filmi, ishin vendosur nė ambientet e plazhit tė Durrėsit, nė hotelet e tė cilit ishte akomoduar dhe trupat e aktorėve. Paraditen e 24 marsit, teksa Sandri po dilte nxitimthi nga dhoma e tij e hotel “Adriatikut” ku po studionte skenarin, humbi jetėn nė mėnyrė tragjike. Tė nesėrmen e asaj dite, nė njė nga sallat e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, pranė arkivolit me trupin e tij u bėnė homazhe nga kolegėt, miqtė, shokėt dhe qindra banorė tė Tiranės, tė cilėt e pėrcollėn aktorin e madh pėr nė banesėn e tij tė fundit.

    Pėr kontributin e tij tė madh nė zhvillimin e artit tonė skenik e kinematografik ai ėshtė nderuar me titullin e lartė “Artist i Popullit”, me ēmime tė Republikės dhe urdhra e medalje tė tjera. Nė 25-vjetorin e vdekjes sė tij, aktori i madh Sandėr Prosi, u dekorua nga Presidenti i Republikės, me Urdhrin “Nderi i Kombit”, ndėrsa nė 24 shkurt tė vitit 2017, ai u nderua me urdhėrin “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu”, pas vdekjes./Memorie.al

    https://konica.al/2020/05/historia-e...sander-prosit/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 24-05-2020 mė 15:10

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,147

    Pėr: Sandėr Prosi



    Sandėr Prosi - Panteon, News24

    Prill 2015

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,147

    Pėr: Sandėr Prosi



    Udha e shkronjave - Kėnga e trimave

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Ervin Skela
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 17-01-2007, 10:11
  2. Aktorėt mė tė mirė shqiptarė!
    Nga Davius nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 06-12-2005, 09:41
  3. Artistet e Skenes
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 17:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •