Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Cka po i fryn ne vesh Xhefri Berishes..

    KJ
    --------
    E Shtune, 17 Janar 2004


    XHEFRI NGUSHELLON BERISHEN PER VIKTIMAT E VLORES

    Kryetari i opozites, Sali Berisha kishte dje ne zyren e tij ambasadorin e SHBA-se ne Shqiperi, Xhejms Xhefri. Takimi i djeshem u zhvillua ne kuader te takimeve te meparshme te ambasadorit amerikan me perfaqesuesit e larte te shtetit dhe drejtuesit kryesore te partive politike. Pas takimit lideri demokrat u shpreh se ne takimin qe kishte me ambasadorin amerikan, ky i fundit shprehu ngushellimet e tij per familjet e viktimave si dhe solidaritetin e tij pas asaj qe ka ndodhur. Po keshtu Xhefri i shprehu falenderimet shefit te opozites ne emer te sekretarit amerikan te shtetit, Kolin Pauell. Para pak kohesh Berisha i nisi nje telegram ku i uronte sherrim te shpejte sekretarit te shtetit amerikan. Pas permiresimit te shendetit ai falenderoi kreun e opozites per urimin e tij. Kete fakt zyrtar e konfirmoi vete kreu Berisha. Burime kofidenciale nga takimi bejne te ditur se nje ceshtje tjeter e diskutuar ne takim ishte dhe ajo e mocionit te mosbesimit te paraqitur nga opozita per kryeministrin, Fatos Nano. Te njejtat burime bejne te ditur se duke u ndalur ne kete pike, asaj qe i ka kushtuar me shume rendesi ambasadori amerikan eshte stabiliteti ne vend. Xhefri ka kerkuar nga ana e opozites te jete e kujdesshme ne inisiativat e tij parlamentare, pasi eshte e domosdoshme qe ne Shqiperi te funksionoje shteti ligjor. Nga ana tjeter ai ka dhene garancine e tij se SHBA-ja do te ndikoje pozitivisht ne levizjen e lire te njerezve, duke bere keshtu qe te mos perseriten tragjedi si ajo e Karaburunit.

    Edlira Prenga


    ------------------

    "Te njejtat burime bejne te ditur se duke u ndalur ne kete pike, asaj qe i ka kushtuar me shume rendesi ambasadori amerikan eshte stabiliteti ne vend. "

    kjo perkthehet...Berish mos ma luj Mafine se qashtu kina vendos na qatje ne vashington..qe kta m-uta me qen ne pushtet..pik..




    Mbasi spo dim kurr cka po i fryjn ne vesh Berishes kta ambasadorat le te ndigjojm intuiten e Rapsodit Pukjan Ndue Llesh Jak Lufit qe i kendon me cifteli kti takimit..


    Po vjen Xhefri dal kadal
    Me Berishen e kish nji fjal
    Ngo Berish ti djalo i ri
    Uli nervat mor zotni
    fol e gri si ta ka qefi
    po mos luj at qeveri qenefi
    se na kshu kemi vendos
    njat Ps me e vulos
    Si padrone t'ksaj Shipnije
    se dhe popllit i ka hije..
    I ka ul veshet e nigjon
    ky berisha si gjithmon
    don me fol por s'kundrshton
    por dhe un mori lum xhefri
    n'hall kam ra pi kti mileti
    se per mue le te sundoj tosi
    mue m'del pilafi e kosi
    Un uiskin nuk e pi
    Benzi me merr e m'con ne shpi
    Zyr kolltuqe un i kam
    bodigard e celulara
    sekletar me ba ham ham
    e besnika katundara
    por spo di a mos mdel boja
    se asht poplli plot nevoja
    e nga un presin ndryshime
    se ne Ps nuk kan besime
    E un boll po luj lum Xhefri
    Sic mki than kam ba i shkreti
    m'that len poste edhe shtet
    edhe hup ku ta du vet
    e un thirra jevgun Fino
    qashtu si m'tha dhe zoja Lino
    I pshurra n'krye demokratat
    qe kujtun se mbarun natat
    50 vjet nden sigurima
    burgje space e internima
    se un vet n'tiran jam kan
    Byroistat m'kishin xhan
    se u jepja trinitrina
    ilac gjumi e pididina
    Se te tan ishin pacienta
    si me Fiata edhe benca
    krejt u pshurshin nder plenume
    e i majshim me serume
    E spo di tash cka me ba
    fol o Xhefer se t'kam vlla..
    krejt i dim o lum Berisha
    ato kohra me Ver ramiza
    ne si CIA s'hanim bar
    Enver hoxhen at gomar
    ne e mbajtem yzmeqar
    Se qashtu e donte puna
    me ju shit djath per sapuna
    e tah jena n'pluralizem
    Do lujt loja jo si n'komunizem
    Kur nuk folshim per enverin
    Edhe kur aj ju a nxorri vnerin
    3 milionve brenda murit
    ne i conim shpesh te fala
    e u perdridhte enver Njgala
    Vet na leje i kishim dhan
    qe me ba aj ham ham ham
    e me sha imperializmin
    E ju mbrenda me ju ba q-ilizmin
    tash berish ma gjat spo foli
    Ti vazhdo luj volej boli
    n'opozit je kryetari
    ket Milet porsi magari
    coje n'votime sipas kalendari
    Baj gam gam njaty ke sheshi
    se tjeterkund bahet persheshi
    e pastaj prano ti Dushkun
    edhe luj do dit kokmushkun
    se me tosin kam bisedue
    Benz e zyr ai sti luen
    tash po shkoj o berish djali
    dil masnej aty tek shkalli
    thyj do fjal per gazetara
    e fillo prap nga e para
    se ky popull durim ka
    kater vjet nuk jan kurrgja
    ka duru tash katerdhjet
    le te duroj edhe dyzet
    Ani Xhefer mir e kie
    se ky popull plot hafije
    kjo Mafi fort i ka hije..
    o heeejjjj

    kush sduron fotoksin te pije..



    ..dingi ringi tingi..

  2. #2
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Bukur boll paska knue ky rapsodi. Poooo kush tjeter pervec nesh asht tu e nigjue ket kange?????
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  3. #3
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    O Braro, parimi i pare i zgjidhjes se krimeve, MOTIVI.
    A ma shpjegon dot c'arsye ka Amerika qe te ule Berishen e te ngreje Nanon?
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Fringo.. ne si popull i thjeshte gjykojme nga cfar degjojme..

    Kurse "njerzit" e brendeshem ..pra "qe jan ne tave" kur thot populli i din gjerat me mire..

    Lexova njehere nje shkrim te paskal Milos ku fliste mbi mardheniet shqiptaro-amerikane te kohes se PPSH-se..
    Ai eshte dhe historian por dhe historian qe i kish mir punet me PPSH-ne pra qe i jepek leje me lexu dhe dokumenta te shtetit qe ne tjeret nuk i shikojme kurre .. plus me von duke qene minister i punve te jashtme u fut dhe "ne Tave" pra i pa gjerat nga afer..

    Ai mes tjerash tregonte se pikerisht ne vitet kur propoganda "anti-imperialiste "
    e Enver Hoxhes dhe shtetit shqiptar leshonte rrufe e bubullima mbi Ameriken e kur sigurimi brenda vendit bente namin kunder cocacoles e favoriteve, daj samit e niksonit e xhonsonit e cdo gjeje amerikane nen rrogoz Enveri bente pazare me vashingtonin dhe kto pazare i bente direkt ..nepermjet mehmet manusheve ose beharave e reizave..ose indirekt nepermjet ambasades franceze.. Pra Amerikanet edhe se zyrtarisht nuk kishin ambasade ketu i luanin fijet me enverin nepermjet takimeve te zyrtareve tone me zyrtar amerikan jashte shtetit ose nepermjet ambasades italiane e franceze..e keto gjithmon sekret..

    Ne ato vite ishin te njohura principet se nje vend quhet demokratik kur respekton ca rregulla..pra kur kryen rregullisht zgjedhje parlamentare me shum parti politike..kur qytetaret nuk ndiqen per mendimin e lire e kan te drejten e organizimit e te udhetimit ku ka avokat e sindikat etj etj..

    Keto principe ishin baza e shoqerive perendimore dhe mungesa e ketyre rregullave ne vendet komuniste ishte dallimi kryesor mes ketyre dy boteve ..pra mes nji vendi demokratik dhe totalitar..

    Une mendoj se vendet demokratike duhej tja impononin vendeve totalitare keto rregulla..
    Me dhune tja imponojne?

    Kjo eshte e diskutueshme sepse dhuna mund te sjelli gjak e humbje jetesh njerzore gje qe shpie ne deskretitimin dhe te vet qellimit per te rregulluar nje vend..

    Nje vend totalitar ka aftesi te kundershtoje nderhyrjen e jashtme po nepermjet berjes Ushtar te po atyre njerzve qe i shtyp..dhe me kta ushtar te vrasi ushtarin e vendit demokratik qe vjen te ndryshoje regjimin e vendit totalitar..dhe i bie qe i fundit qe e peson nga dhuna e vendit demokratik ndaj shtetit totalitar te jet vet diktatori..

    Pra jan te veshtira nderhyrjet ushtarake..mirpo ka dhe forma tjera qe deri diku bejne efekt..

    Keto forma mund te jene dhe simbolike..

    Psh Euro-Amerika demokratike mundej qe ne vitet kur Lindja komuniste (popujt e ktyre vendeve) ishin nen dhunen e qeverive komuniste staliniste ... te bente ca veprime qe ti tregonte ktyre popujve se ju meritoni nje jet me te mire..

    Psh..

    Stalini, Caushesku, Enveri etj.. ja u mohonin shtetasve te vet te drejten qe kur i arrestonte policia te kishin avokat.. ja u mohonte te drejten qe kur femija ose nena e dikujt kish nje semundje qe spitalet vendase lindore-komuniste nuk i sheronin dot te kishin leje te conin te afermit diku jashte shtetit ku ishin resurset per sherim.. ose ja u mohonin shtetasve te vet mundesine me shkue jasht me takue farefisin ose te studionin ose te shkonin dhe per qejf sikurse shkonin francezet ne londer ose gjermanet ne itali..etj..
    Lista e gjerave te mohuara eshte e gjate..e spo gri me shum sallate..
    Mirpo per cudi reagimi i Botes demokratike perendimore ndaj regjimeve totalitare te asaj kohe nuk eshte principial..
    Ne se do isha une supozoj ambasador i Frances ne Tirane ato vite si do veproja?

    Une do kuptoja se ne Shqiperi ka diktature..se nuk na len nje hap pa na ndjekur..se sna lene te takojm nje qytetar..se sna lene te dalim dyqaneve pa na ndjekur sigurimi mbas etj etj..
    Nga kjo do kuptoja..se ky vend qe ruhet kaq shume nga ne euro-amerikanet fsheh dicka.. dhe ne se do isha i vemendshem do diktoja se ky vend ka nje diktature te tmerrshme dhese andej qafave te Burrelit e Rreshenit e Mallakastres ka kampe pune e burgje te tipit nazist Stalinist ku perdhunohen mijra njerez me te vetmin faj se kan fol dy llafe kunder regjimit..e se ne ato fushat e kanalet anes rrugve punojne nga mengjezi ne darke per 30 lek te vjetra mijra grae burra skllever..kooperativiste te xhveshur nga cdo qejf e prone e e drejte..dhe kryesorja..se ne Tirane ne nje lagje me vila luksoze rrojne te rrethuar nga mijra roje e hafije nja 10-15 antar byroje te ksaj te vetmes Parti..PPSH-se e qe ata shijojne plazhet e vendet e gjuetise..ata kan qindra sherbetore e bodygarda e shofera dhe benzat i kane luksoze si te De golit a Andreotit e Shirak Kolit me shoke..

    Cduhej te beja un si ambasador i nje vendi demokratik kur sekretari im te thoshte se.. zoti ambasador.. ka ardhur nje nepunes i ministrise jashtme shqiptare me ja dy pasaporta e kerkojne viza per Franc ose Itali...
    Pa mi jep ktu ato pasaporta..ti shikoj pak..e do lexoja..
    hmmmm..Manush Myfiti..njeri e tjetri Beqir balluku..ose iljaz Ceco njeri e fecor shehu tjetri..ose Bekim Budo njeri e mehdi Bushati tjetri..ose Paskal Milo njeri e sokol hoxha tjetri..

    Pa mi thirr pak ata qe duan vize..do i thoja sekretarit..

    Do vinte Beqiri..
    Eja zoti ose Shoku Beqir..pse kerkoni te shkoni ne Paris..mos valle per te mesuar si funksionon shoqeria demokratike pluraliste franceze?

    Jo mo cfare .. do thosh Beqiri..ne nuk kemi nevoje per te mesuar shoqerine tuaj te felliqur kapitaliste se kemi marshallah shoqerine tone socialiste qe e ka ujdisur partia me mesimet e Enverit ton te madh dhe nuk ju a kemi zili tuaken imperialiste revizioniste..por Do te shkoj ne Paris se Shoku Enver eshte i shqetsuar per Dhjamerat e mija te teperta e me ka keshilluar te shkonj ne Paris te ca miqte tane doktora si kurse Pol Miliezi qe te bej nje analiz e kure per dobesim..

    Une si ambasador..do i thoja.. e di cke ti shok i Byros..(se une si diplomat nuk do i trembesha Spacit e Burrelit e Internimit se kisha imunitet) shko hiqi tulet atje neper ara ku punojne grat myzeqare te cilat i do fort ti me usta enverin e ku jeni dhe deputeta se une vize NUK JU JAP .. juve skllavo pronareve qe nuk zbatoni asnji norme demokratike e asnji rregull njerzor e qe i lini te vdesin ne biruca qindra intelektuale qe kan studiuar ne Paris e Viene..

    Kjo do bente bujeeeeee..se Beqiri do shkonte si i dh-jere te Usta Enveri e do i thosh..ububu cme ka punuar Ambasadori francez..

    Ja pra kte ta bente francezi..kte italiani..kte austriaku..kte portugezi e kanadezi dhe me bindje te them se regjimi obskurantist i PPSH-se kishte ngordhur jo me 1992 por qe ne 1960-ten..

    Pra euro-Amerika diplomatike ka zgjatur jeten e regjimeve obskurantiste dhe prandaj vuajne shum popuj dhe sot..
    Konkretisht ambasada franceze u dha Viza sa deshen Sigurimit dhe Byroistave tone dhe ata talleshin pastaj..

    Ambasadori me i dashur francez per Shqiptaret vdiq sepse Shteti Shqiptar nuk ja coi qe sja coi Doktorat tone ne ambasade dhe ai vdiq ne krahet e gruas tije pa asnji ndihme mjekesore dhe REIZI u mjaftua me nji..na falni.. dhe ajo Gruaja e Ambasadorit qe i kish shkep ne Viza Bllokmenet iku me burr ne arkivol..
    Pra Enveri sic ja u shk--dhente Shqiptareve jeten qe ti thoshin BABA ashtu ju a bente dhe diplomateve te huaj dhe ata deri ne fund i lepine bi-then enverit..
    Kte po ben dhe Xhefri Linoja e Limprehti..
    Dhe ja Limprehti ngordhi si qen ne gerxhet e Lures ..
    Te gjitha cka thash me lart i kam jo nga mendja ime por nga faktet e gazetave..

    Kush nuk zbaton Principet kurre nuk ben mire..

    Ne gazete dje lexova se...nje far Albert Xhani..kish marre Para nga Vefa dhe kish blere tere ndermarrjet e Permetit..dhe pastaj po ato ndermarrje ja kishte shitur po VEFES dhe sot ai ishte president i Partizanit..

    Te jesh President i partizanit sot je patjater klysh i Nano-Majkove..

    por..kur u blene kto ndermarrje e kur u shiten..
    Ne Koh te Vefes..qe do te thote ne Koh te Berishes..
    Pra ne Koh te Berishes u majmen kta Mafiozat e PS-se..

    Prandaj i ve pik pyetje Xhefrave e Berishave...

  5. #5
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Brari mirembrema

    Shqiperia dhe shqipetaret gjejne gerxhet me te veshtira per te rrezuar veten e tyre kjo si pasoje e evolimit te dobet te kombit shqipetar.
    Xhefri eshte e vertete se eshte ambasador i SH.B.A-ve por ai nuk eshte Zoti.
    Tek gazeta "Perpjekja" e zotit Fatos Lubonja mund te lexosh perkthimin e vertete te kasaphanes qe mbizoteron ne Shqiperi.
    Nje popull qe nuk ka nje ideal te perbashket qe ne embrion, nuk meriton asgje tjeter pervecse "Otranton" e cila do te ngelet simbol ogurzi per te ardhmen e nje kombi.
    Enver Hoxha po te ishte i mencur, mund te kishte futur pluralizmin e famshem qe po vuajme tani, qe ne vitet 70.
    Por Enver Hoxha nuk ishte asgje tjeter pervecse trashegimtar i enderrimtareve te epokes se Mesjetes per te qeverisur.
    Jemi shume te vonuar dhe shumekush ketu ne kete forum nuk ka arritur te kuptoje normen elementare per zhvillimin e nje kombi qe ne embrion.
    Te tilla kriza, luftera, tragjedi ka kaluar edhe fqinji yne Greqia por tashme per ate komb duket se fryn nje "Nesim" i paqte.
    Dinjiteti i njerezve te ketij kombi shfaqet vetem neper perandorite qe sundojne boten duke treguar besnikerine dhe injorancen ose krijimin e nje popull konglomerat me te tjera rregulla, principe dhe pikpamje.
    Xhefri nuk ka faj
    Gjithashtu edhe Berisha nuk ka faj.
    Berisha ka se cfare te mesoje nga Xhefri por Xhefri nuk ka pasuri te tepert materiale per te shperndare veresi.
    Derri nuk ha flori
    Qashtu Brari.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  6. #6
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Brari interesante shkrimet dhe mendimet e sjella,por desha te pyesja per dicka.
    Perse keta politikantet tane jane shendrruar si kali qe Xhefri me shoke i terheqin nga kapistra qofte dhe nese kane miresine ti cojne ne nje burim me uje te pishem?
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Lis nuk di ku lexohet Lubonja e PERPJEKJA.
    Vonesa eshte vertet faktor negativ.
    Enveri do kish bere mire sikur te lejonte pluralizem ne vitet 1970 por sikur halla te kish ashtu do i thoshin xhaje (axh)..lol.

    Pse u vonua pluralizmi ne Shqiperi?

    Eshte njisoj sikur te kuptojme se pse nje vjedhes kurre nuk lejon tja kontrollosh xhepat ose canten..

    Keni ven re kur ndodh nje vjedhje..

    te gjithe qe jan prezent thone..
    ejani e na kontrolloni xhepat qe te dalim te lare..
    Ai..vjedhesi kundershton e thot..pse cu be ktu te kontrollohemi.. kjo eshte shkelje e kartes helsinkit..lol..

    Edhe PPSH nuk e donte pluralizmin sepse kish frik se nga pluralizmi do i behej "inventar" i pamvarur nga KQ gjith gjerave e do dilnin shum pa udhesira qe ishin bere..

    Psh Dritero Agolli bertiste ato dite kur Sala e ndoj tjeter i thosh Ramizit ..te lejohet pluralizmi..etj..
    Driteroi tha.. Do behemi si Liban ktu po bem pluralizem..

    Pse thoshte ashtu i ziu Dritezi Agolli?

    thoshte se ai e dinte mire cfar ish bere dhe i trembej heqjes se petes se lakrorit..

    Pra Pluralizmi presupozon kontroll mbi cdo gje e ksaj i trembej nomenklatura..

    Psh..Kur u fol per komision hetimi ne Bashki beri namin PS per ta penguar kurse Edvini 6 muaj e mbajti si bunker Bashkine..
    Pse ..sepse kontrolli i befasishem do gjente shum gjera te tmerrshme..

    Mbaj mend kur ai i biri i Butkes me ca tjere ne vitet 192-93 filloi te interesohej per gjetjen e eshtrave te dy poetve te ri librazhdas qe ishin pushkatuar ne vitet 1970 e ca .. e gjetjen e eshtrave te ca intelektualeve te pushkatuar ne vitet 1950 e ca me rastin e bombes ne ambasad sovietike etj.. dhe nga Ps shpertheu nje propogande e eger perfide se..Ja kta balashet po bejn cvarrime etjetj..
    Me kte propogande synohej tu jepej atyre te gjorve qe me ne krye Butken kishin gjet ca kazma e germonin neper gerxhet tona ..nje hije e erret sikur kta te ishin nekrofile qe perdhunojne te vdekur e lta te Ps gjoja engjej qe i respektojnete vdekurit e i lene te pushojne ne amshim..
    Edhe Frroku i ZP-se kto ditet e Karaburunit perdori te njejten stil kunder zerave te protestes me rastin e tragjedise detare..

    Mirpo e verteta ishte se Germuesit nuk ishin nekrofile e kanibale..perkundrazi ishin fatkeqe qe 50 vjet skishin guxuar te qajne per bijte, burrat ,vllezrit e baballaret qe u pushkatuan pa te drejte e sot fale pluralizmit po perpiqeshin ti gjeni eshtrat e te vetve e ti varrosnin njerezisht pa damken e vulen e regjimit te kaluar..

    Cdo bente nje Njeri i vertete ne nje rast te tille?

    Psh diana Culi e Dritero agolli e Fehmi abdiu e plot te tjere..deri tek Ramiz manush Haxhi Lleshi ..po te ishin Njerez e jo kafshe sic jane ne fakt..do u thoshin te afermeve..
    -dale mo ku vini.. prisni mos gerrmoni kot se ju sdini gje.. ja ju ndihmojne ne ti gjeni se me urdher ton u pushkatuan e me urdherat tona u hodhen gerxheve pa gjurme.. dhe ata pra kta kanibalet e PPSH-se menjihere ..se i dine gjerat do i conin me saktesi ne vendet e fshehta ku i kishin groposur ata te shkretet e me kte rast do kishin bere kanibalet dhe nje "larje gjynahu"..
    Por cfar..mir mire.. jan te mesuar ata dhe zemrat i kane gur stralli e ashtu do ngordhin te pa penduar e te vendosur ne linjen e tyre se...mir u a beme armiqve..


    Dola nga tema..

    Puna e Xhefrit tani..

    Psh kam ven re se sapo ndodh dicka e cila i jep arsye opozites te protestoje.. vec kur duket ne tv xhefri duke dale nga selia e Pd-se..dhe te shkallet presin kto cupat gazetare dhe xhefri kalon para tyre me nje buzqeshje e iken pa u then asgje ..embas pak kto cupkat i sulen Saliut..e Saliu i verdhe mermerit ca llafe si psh.. ja folem per problemet qe na shqetsojne dhe kishim pikpamje te peraferta me zotin Xhefri..se duhet luftuar Korrupsioni etj..dhe kaq..

    Pastaj shihet Xhefri te hyj tek edvini ose Caci e u thote se..mardheniet tona jan te shkelq-iera..etj etj..

    Pra..dikur nuk i vinim re kto gjera e tani del qarte se Xhefri tek Ps u thote..vazhdoni se jemi me ju.. kurse tek Pd i thote..Sali mos bej asgje qe cenon pushtetin e PS-se..sepse ne si Amerik ta kemi bere te qarte se ti nuk puth me ne pushtet..por ti Sali ndac thuaja te tuve ndac bej sikur skupton..aq na ben neve..
    E saliu ka gjet kte te dyten.. ben sikur skupton se Xhefri eshte ne Tiran mete njejtin mision si Lino-Limprehti.. pra qe ktu te jete ne Pushtet MAFIA ..pejk..
    edhe prodi kte ben..edhe doris paku..etj..

    Kur Rebelet digjnin Shqiperine ne 96-97-ten meazallah se ndihej Linoja ose Prodi..
    Ashtu e lan Saliun te perpelitej e vendin te digjej..e kishin ne fakt ne dore qe me nji Xerr celulari ajo shtriga Linoja ti thosh zabit gjinush-cekeve..

    Hallooo..cbeni ju ne Vlore.. ckujtoni se do lejojme ne amerikanet ardhjen ne Pushtet te KGB-se keshtu me comanga e hu zjarri ne dore.. jo jo as mos tu shkoj ne mendje.. kini ckini ejani e zgjidheni hallin ketu ne Tirane institucionalisht..

    Dhe..patjeter..Gjinushi do i kish mbledhur me nje fershellime tere Labo-lalerine e do u kish thene.. lereni kte pune se u dh-jeme..se nga "lart" na urdheruan te mos bejme asnje gjullurdi..e hajt shkoni neper shpija..
    E ish bere vlora e tepelena si dy qengja te bute..e nuk ish djegur asgje e nuk ish vrare asnje..

    Mirpo Linoja me kok te vet a me urdher nga washingtoni u tha bandave...bjereni m-utit e qerojeni se nuk e duam kte malokun..pik..

    c'esht Levizja e fundit e Saliut..per gjoja hapje e vlera etj pralla?

    asgje tjeter vec se xhefri do i ket thene.. Sali shuj e mos na shurdho e gjej nji justifikim so te dush vet per te tute e lere nano edvinin rehat..
    Dhe Saliu si gjithmon i pasinqerte me demokratet gjeti nje justifikim per te kaluar radhen..pra Vazhdo Nano i qete se ne PD kemi gjetur nje pun me vetvehten ca kohe deri sa te vijne zgjedhjet ne 2005-sen..
    Pra vazhdoni ju Ps qeverisni e une i mbaj fotoksinistet me valium deri ne fund te mandatit..

    Ka rdhur pra koha qe te dali nje FRONt i Madh demokratik anti PS ..nje front ku te futen te gjithe fotoksin-piresit..e ne kte front te mos pranohen banditet e biznesmenet..sepse jan e njejta gje.. mos te pranohen asnje nga ata qe e qelben gjat qeverisjes Meksi-Berisha dhe objektiv te jete mundja me vota njeher e mire e PPSH-PS-se..dhe garnitures se tyre ne Parti te Sales te Pollos te Spahi legalisteve..te Ballit e krejt Sorrollopit te tyre.. dhe perplasja ne surrat e nje rezultati bindes prod-Xhefer Pakve te Mafies nderkombetare..

    Ilir Hajdut Meta tha dje..se Nano smund ti koruptoje te tere nderkombetaret..

    kjo do te thote se disa nderkombetare Nanua i paska korruptuar..
    Meta nuk flet kot..ai i di mire disa gjera..

    Ai me shum sguxon te flase sepse Nanua ja ka gati kunder-Dosjen.. por ne si popull kuptojme tani shum gjera..

    Pse u vodh thesari?

    thesari i shtetit shqiptar nuk kishte vec lingota te arit te Rubikut..

    Aty kishte dhe arturina me vlera kolosale..

    Asnji nuk thote se cfar kishte e ku mund te jene sot..

    Sigurimi i shtetit qe nga 1945 u ka grabitur familjeve te pasura thesare me vlera antikuare te jashtzakonshme..

    Nano Metat dhe Edvinet smund tu a varin grave te tyre Bizhyterite e Verlacve e Vrionasve e Sumajve e tj tj familje me pasuri perallore..qe i konfiskoi me dhune PPSH-ja..
    Por ama ato i pranon nje "nderkombetar" fare mire..dhe si shkembim Nano-Meto-Edvinet marrin pushtet sa te jet jeta e ky pushtet u jep miliona te cilat i kthjene edhe ne bizhuteri moderne dhe ne tava me karkaleca e shampanje ne Monte Karlo apo uj te ftohte..
    Kot nuk i tha.. Nano edvinit.. e mo hajduti i ikonave..

    Ka shum rendesi c'thone hajdutet ne gjak-nxehtesi..

    Cjane Ikonat?

    ikonat jane piktura te vogla qe Edvini i fut kollaj ne xhepat e Palltos se tij te madhe dhe nje e tille (ai ja di vlerat se kish babane piktor) kushton dhe 1milion dollar ne se i tregohet nje eksperti antikuaresh ne Paris dhe bleresat i gjejne se ka plot te tille ne Beverli Hills.. tek aron Spellingu me shoke..




    qashtu..

  8. #8
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540
    Postuar mė parė nga Fringo
    O Braro, parimi i pare i zgjidhjes se krimeve, MOTIVI.
    A ma shpjegon dot c'arsye ka Amerika qe te ule Berishen e te ngreje Nanon?
    sepse kur berisha kishte pushtetin shqiperise ju vu flaka jo njehere po dy here (me preteksin do ta ndertojme cdo gje nga themelet)

    serbija kishte embargo po UPS firma shqiponja merrej me karburantin (kontrabande) duke e shitur ne serbi

    UPS afrika filloj te mbushej me kallashnikovet e shqiperise dhe pastaj u detyruan ti hapin depot qe te mbulonin skandalin qe do krijonte humbja e qindra mijerave kallashnikove dhe nuk donin tja dinin qe mileti po iknin per dhjame qeni per kot fare

    ndoshta gaboj po berisha eshte nje nder me negativet ne ate vend eshte ai qe mban Nanion ne fuqi se me ato mutsilleqe qe ben Nanoja cdo kush ja mer pushtetin po berisha e ka tmeruar ate popull aq shume sa populli thote me mire shu_re sesa m_u_t
    te pakten nuk bie dhe aq ere

Tema tė Ngjashme

  1. Berisha dhe politikanėt tropojanė nė PD
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. A kemi njė politikė kombėtare sot?
    Nga Ingenuous nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 06:56
  4. Analiza dhe komente pėr zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  5. Xhefri dhe Nano
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-02-2004, 05:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •