Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    "Gjahu pas gjahut"
    Udh'timi me ka terhequr gjithnje, rruga e kthimit eshte e vetja qe me figuron ne "librin me kujtime" shkruar ne mendje mes viaskave te trurit si lekure dore plakur ne pune.
    Ne Tirane mbrritem vone, ishte mbremje fund'dhjetori. Autobuzi na la ne hyrje te qytetit , per arsye qe ne nuk kishim te drejte te pyesnim.
    Ne ate kohe njerzit ishim mbreter.
    Leshuam cantat e renda mbi nje bore te shkelur afer nje ndertese te vogel, dhe kerkuam me sy rrugen qe do na conte ne qender. Te pyesja me vinte pak si turp. Po vij nga jashte dhe nuk di asnje rruge te kryeqytetit.
    Djaloshit kuksian i thashe qe di nje hotel diku afer qendres , kisha fjetur dikur...Me qe cantat ishin te renda thashe te dal ta gjej dhe kthehem shpejt.
    Nje ore me vone u ktheva i gezuar qe gjeta djaloshin me thesarin tone ne thes.
    Me erdhi zor brenda vetes per mendimin e keq qe me pershkoi mes te rrenqethurash tek sa isha larguar , dhe po vonohesha. Po sikur ai djaloshi te ia mbathi pasi e dinte qe ne canten time kisha edhe te gjitha parate , dhe une nuk dija asgje me shume se nje pseudonim per te.
    Dolem nga hoteli heret ne mengjes.
    Ne fillim e percolla tek stacioni i autobuzave qe shkonin per Kukes.
    Perqafova bashk'udhtuesin besnik , u ndjeva mire qe ai takoi disa te njohur, ngarkova canten time te rende mbi sup duke u gjendur shume shpejt tek autobuzat per ne qytetin tim.
    Bleva nje byrek te ngrohte tek nje shites ambulant mbi nje tepsi kuadrate qe qendronte mbi nje tavoline te vogel, e hengra plot shije.
    U rehatova ne autobuz, vura dicka ne sedilen tjeter sikur po ruaja vendin dikut dhe kerkova me sy duke lutur fatin te ulet ndonje femer.
    Ajo u fut u ngjit shkalleve duke u mbajtur nderkohe qe autobuzi po nisej, une lirova vendin e ruajtur duke thene me vete kjo ska ku te ulet tjeter.
    Degjova zerin e holle te saj qe me kerkonte leje , nese ishte i lire ai vend. Une i "pavemend'shmi" me nje nje buzeqeshje te ngrohte i bera me shenje qe te ulej. Nuk i dhashe afat te lexoje knaqesine qe ndjeva per pranine e saj buze meje.
    Deri sa lame Tiranen u hoqa indiferent duke soditur natyren gri te dimrit . Pas pak gjeta nje shkak per ta ngacmuar. Nga xhepi mora nje pako cimcakeza dhe i shtriva asaj nje. Ajo u perpoq te merrte vetem nje duke e piskuar kujdes'shem me thonjte qe shkelqenin por vonoi...Merre krejt i thashe, dhe nga xhepi mora nje per vete.
    Motori hunguronte ne rrugen jo edhe aq te mirembajtur tronditja e lehte bente qe shpesh te takoheshin supet tona. Une ndoshta perkulesha pak me shume se sa ishte tronditja, se si me pelqeu kontakti me ate femer. Nuk shkembyem shume fjale . Diku autobuzi jone ndaloi ..per te ndihmuar dike qe kishte mbetur ne rruge, une zgjata koken te shoh se c'behet. Dikush me thirri..
    PO ti...kur erdhe?
    Une sot po kthehem
    Si kalove ..?
    Mire...ashtu
    Sa do te rrish?
    Do rri disa dite.
    Shihemi pra
    Sigurisht , thashe duke e pershedetur ate nderkohe autobuzi u nis serish.
    Me bisht te syrit pergjoja vajzen qe gjithnje e me shume po me terhiqte, vrisja mendjen cfare te gjej dicka interesante per te thyer heshtjen.
    Nga po vjen me tha ajo, kesaj here me nje te qeshur te bute.
    E anashkalova kete pyetje me sukese duke i terhequr vemendjen nga dicka qe me beri pershtypje pertej drtitares se autobuzit. Qeshem te dy , u mbeshteta si padashje tek supi i saj sikur doja te shihja me mire ate qe ishte jashte....
    Nderkohe ndjeva kontaktin e kofshes se saj ne timen.
    Mendova qe ajo instiktivisht do largohej pak duke me pare me shikim qortues, ndoshta u pregatita dhe te skuqem pak.
    Nuk ndodhi.
    Biseda vazhdonte sikur te ishim dy te njohur te kahershem
    Kryqezova duart duke fshehur njeren dore tek krahu im ngjeshur me te sajin
    Sa ters thashe qe zura kete sedila afer deres.
    E preka lehte me bulat e gishtave ne brinje duke qeshur. Me bishte te syve pashe te qeshuren e saj. Ashtu flirtuam ngjeshur tek njeritjetri edhe pse duke iu maskuar shikimit kureshtar te pasagjerve te tjere.
    Dua te takohemi sot i thashe, do dal nga ora tre te pres tek "cinari" si thua?
    Ajo tundi pak koken, per momentin mendova qe tha "PO"
    Pastaj mu kujtua....Dreqi e mori pse nuk i kemi njesoj me te tjeret kete shenje.
    Biseda vazhdoi e tille mes kembenguljes sime te takohemi dhe kudershtimit te saj here duke thene " jo jo" here me gishtin tregues qe e tund'te ne ajr, here me shenjes po-mohuese te levizjes se kokes.
    Iu binda edhe pse nuk hoqa dore te hiqem si sjellshem ..te pakten thashe te bej ti mbetet merak.
    Ja kujtoja here pas here deshiren time ..dhe ajo manifestonte njeren nga menyrat e saj kundershtuese te shoqeruar me nje te qeshur te djallzuar.
    Ajo zbriti ne stacionin e pare pasi hyme ne qytetin tim.
    Shtrenguam duart dhe u ndame.
    Ishte knaqesi njohja me ty i thashe , tek zbriti duke mbajtur ngjeshur tek gjoksi nje format te madh qe e mbante ne dore, si nje projekt apo....nuk e di..nuk arrita ta kuptoj se cfare ishte.
    Dera e uatobuzit u mbyll serish me zhurme ,ajo mbeti tek trotuari
    E salutova me dore tek dritarja . Ajo qeshi , ngriti tre gishtat duke bere me shenje.."ne oren tre atje"
    Une qesha duke pohuar .
    .................................................. ...
    Isha me fat qe nuk me desh te germoj shume per te gjetur nje arsye per te dale ne oren tre , pasi nuk isha shmallur akoma me njerzit e mi.
    Dola diku ne tre pa pese
    Dyshoja qe nuk do te vinte, por ngushlloja veten qe nuk kishte aq rendesi, fundja per kaq rruge ia vlen edhe ne mos ardhte.
    Ajo erdhi diku ne tre e pese, nuk e njoha u afrua duke qeshur me habine time.
    Erdha une.
    Une qesha , doja te shtrengoja fort si te ishte e dashura ime . por hoqa dore
    Ikim??
    Ku do ikim tha ajo.
    Em..do shkojme diku, te gjejme nje qoshe te ngrohte ku te jemi vetem une ti.
    Ajo qeshi djallezisht.
    Jo di ikim ketej nga lagjia tjeter kam celsat e shtepise se tezes.
    E pashe dikur doja te mesoja nese po fliste seriozisht. vetem pasi u binda qe ashtu ishte me shkoi mendja te koha e shkurter qe i premtonte asaj te shkote tek tezja te merrte celsat e shtepise dhe te vinte tek une me celsa ne duar.
    Perseri pranova pa hezitim, thone se i riu para nje femre nuk mendohet gjate.
    Mire i thashe shkojme.
    Mire ama...!
    Cfare i thashe une, mos do kerkoje para kjo thashe me vete
    Nuk mund te ecim bashke , une do kaloj para ti eja pas meje, sdua te me shohi njeri. Perseri pranova pa hezitim, crendesi ka thashe per momentin.
    U nisem.
    Prita te beje ajo disa hapa , dhe si me komande u nisa pas saj.
    Nuk shihja asgje vetem ecjen e saj duke perdredhur lehte belin mbi vithet e dobeta. Shpesh here kthente koken , qeshte dhe vazhdonte e sigurte qe "gjahu" po i shkon mbrapa.
    Ndersa une me syte e ngulitur tek bel-perdredhja e saj ecja i sigurte qe "gjahun" e kisha para.
    Kush ishte "gjahu" ne kete rast.
    Ky mendim i keq ishte celesi qe me beri te futem ne nje vorbull mendimesh tek ndiqja perpikmerisht vajzen elegante.
    Me padurimin per te qene bashke me te mbi nje krevat , divan apo dysheme te nje ndertese gjysme te erret.
    Nje makine blu qe kishte te shkruar me germa te bardha "POLICIA" qe kaloi nxitimthi me rrenqethi. Nga brenda vetes e pashe qenien time ne "start" duke kerkuar nje vend me te pershtatshem per te ikur.
    Qesha lehte duke i kujtuar vetes qe isha ne qytetin tim, dhe i lire.
    Aq i lire sa per pak minuta do jem me nje femer diku ne nje qoshe te ftohte mbase , por do e ngrohim me frymen e avullt te trupave te ndezur.
    Ecem disa minuta , ajo me ritmin e saj , une me mendimet qe po me shtoheshin si buena pas nje shiu te rrembyer.
    E c'dua une thashe me vete, jam bere skllav i epshit dhe ndjek kete femer te panjohur neper kete rruge te ngushte rrethuar me mure .
    Ajo nxorri doren pas shpine duke formuar nje shenje ndjelljeje me gishtat e saj.
    Siguria e saj me provokonte te besoj qe une isha "gjahu" i saj
    Doja te ndizja nje cigare, mendimet qe me erdhen me bene me nerva.
    I u drejtova nje burri, ai nxori nga xhepi nje shkrepse ma ndezi pastaj shtriu doren ..merre tha...kam tjeter.
    Ajo ecte pa me pare mua qe kisha ndaluar.
    U fsheha pas nje shtylle ne qoshe te nje barakeje si dyqan zarzavatesh. Ajo kaloi tek nje brryl i lehte qe merrte rruga dhe u zhduk pas muresh.
    Pas nje minute u duk serish ne ate kend rruge duke me kerkuar me sy.
    Une thithja plot deshire cigaren dhe nga qoshja ku ajo nuk me shihte e sodisja ate qe dukej sikur ka humbur rruges.
    U zhduk serish tek kthesa..per tu shfaqur pas pak. erdhi deri tek dy rrugica te vogla kekoi me sy ..por me kot.
    U nis ,ndaloi.disa njerz po kalonin.beri sikur po futej ne nje shtepi. Ata iken ajo mbeti aty pa ditur nga te merrte, "gjahu" i kishte humbur
    Pasi qendroi pak perplasi canten e vogel prej bezeje tek kanali i vogel afer nje shtepie dhe duke shfryre nga inati u zhduk te kthesa per te mos u shfaqur serish.
    Une ndeza nje cigare tjeter dhe dola nga ajo rrugice, per tu kthyer tek shetitja e darkes per te cilen me kishte marre malli aq.
    muzg i heshtur

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Fantastike....(me duket sikur mezi e kam pritur kete tregim)!
    URIMEEE!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #3
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Citoj veten, Dre, "Kurrė nuk lexova njė shkrim tėndin, pa qeshur nė fund."
    Pse s'mi tregon kėto kur unė tė lutem? Oj, ky...
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Tema tė Ngjashme

  1. "Politika" vret kusherinjtė anėtarėte PS dhe PD
    Nga Tirana nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-06-2004, 14:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •