Pjesė nga libri i Maxhun SMAJLIT
LUFTA DHE DILEMAT SHQIPTARE
Njė libėr original, ku autori as nuk mallkon as nuk falė
-----------------------------------------------------------------------
16 janar 2004 / TN
Nė emėr tė Zotit, tė popullit dhe tė dėshmorėve tė tij po e shfletoj bllokun tim tė shėnimeve, tė regjistruar nė luftėn e fundit tė Kosovės me Serbinė gjatė vitit 1998/1999, faqet e tė cilit janė tė mbushura me qindra ngjarje tė ndryshme, sa tragjike e tė dhembshme, aq heroike e krenare. Pa dyshim janė ngjarje kėto tė njė periudhe tė bujshme dhe dramatike pėr popullin e Kosovės, qė me dimensionet e tyre tė shumanėshme, prekin thellė shpirtėrat e njerėzve, jo vetėm te periudhės nė spikamė. A u t o r i
Me fjalėt e sipėrme e nisė shfletimin e ditarit tė luftės gazetari Maxhun Smajli pėr ta shkruar librin LUFTA DHE DILEMAT SHQIPTARE. Pėr lexuesit e faqes www.trepca.net, me dijen e autorit, zgjodhėm pak faqe nga 239 sa ka libri, tė ilustruara me mėse 130 fotografi dhe tituj gazetash tė asaj kohe. Faqet qė kemi zgjedhur janė krejt tė ordinere siē janė edhe fotografitė.
Reporteri i luftės Maxhun Smajli nė ēdo faqe ka pasqyruar heroizmin real tė luftėtarėve tė UĒK-sė nė zona tė ndryshme tė luftės, si nė Drenicė, Dukagjin etj. Heronjtė e tij janė tė rendomtė, pa zbukurime dhe epitete. Ata as nuk janė dragoj as zana qė fluturojnė nga kodra nė kodėr pėr ta ēliruar Kosovėn nga serbi. Ja sesi shprehet nė mėnyrėn mė tė thjeshtė pėr tė treguar heroizmin aq tė madh qė antarėt e familjes sė Shaban Jashari treguan gjatė luftės sė 5, 6 dhe 7 marsit: Nė rrėnojat e shtėpisė kishte mbetur e vrarė heroina, nėnė Salė H. Jashari (57), e cila kishte luftuar deri nė momentin e fundit. Se ajo kishte vrarė shumė police serbė dėshmon kufoma e njė polici serb, tė cilin e kishin harruar policia, e i cili ishte vrarė nga pozicioni i nėnė Salės (faqe 63).
Autori Salė H. Jasharin e quan nėnė sepse e di pėr nėnė, sepse e don pėr nėnė. Me heroizmin e saj, ajo edhe ėshtė nėnė e gjithė Kosovės, qė nė moshė tė shtyer nuk ka luftuar vetėm pėr famijlen Jashari tė Prekazit, por dha shembullin sesi luftohet pėr Kosovėn.
Me riprodhimin e shkrimeve tė kohės nė libėr dhe shoqėrimin e tyre me fotografi origjinale, autor u kumton lexuesėve se ai qysh atėherė ka guxuar tia bėj gjyqin forcave serbe para opinionit botėror, duke i demaskuar pėr dhunėn qė kėta kanė ushtruar ndaj civilėve shqiptarė tė pafajshėm. Forcave serbe tė rregullta, nė kėto punė tė pista dhe makabre, u ndihmonin edhe paramilitarėt dhe civilėt serbė tė cilėt me parulla tė ndryshme i porosisin shqipatarėt: Nėse lėvizni, natėn do tu vrasim tė gjithėve (faqe 40). Bebja e vdekur, pėr shkak tė pasigurisė, varroset natėn (faqe 70)
Por, Maxhuen Smajli nuk ka treguar as mė tė voglėn mėshirė as ndaj ushtarėve bastardė tė UĒK-sė qė kishin marrė pushkėn pėr tė nxjerrė ndonjė gjak tė vjetėr apo pėr tu pasuruar duke maltretuar dhe rrahur shqiptarėt nė stilin e serbėve. Kėtė tip tė ushtarit bastard tė UĒK-sė e personifikon Pjetėr Ukaj, i njohur me nofkėn Ujku. Ujku nė shtabin e Jabllanicės sė Gjakovės provokon, kėrcėnon, keqtrajton dhe dhunon shqiptarė tė pafajshėm njėsoj sikur serbėt. Ja si i paraqet autori i kėtij libri sjelljet e Ujkut: Ky filloi tė mė provokojė [ ] duke i thėnė njė ushtari qė ishte nė kėmbė pėrballė tij, prapa meje: "A ta ēojmė atje?". Pastaj e vari shufrėn e gomės nė njė varėse nė uniformėn e tij dhe e nxori njė thikė tė ndryshkur, apo tė papastruar nga gjaku Tė njejtit ushtar i thoshte: A tia bėjmė sikur atij tjetrit
Apo edhe mė keq: Pasi hymė brenda dyerve tė oborrit, nė njė plevicė nė shtylla betoni, Ujku kishte qenė duke e rrahur njė person rreth tė 40-tave, ... derisa e keqtrajtonte pa mėshirė, shikimin e mbante tek unė. Sikur donte tė mė thoshte se kėshtu do ta pėrjetosh edhe ti njė dite. (faqe 91).
E ēfarė ka pėrjetuar reporteri i luftės Maxhun Smajli, nga gjakatarėt serbė qė e kanė arrestimeve 18 herė dhe peripecit qė ka pasur gjatė luftės si gazetar lexuesi do ta zbulojė vetėm kur ta lexojė librin e tij LUFTA DHE DILEMAT SHQIPTARE .
Autori nuk mallkon as kolaboracionistėt shqiptarė tė tipit tė Ramadan Bales. Ai sikur ia lė Zotit qė tė lėshojė mallkimin nė ta!
Sefedin KRASNIQI
Krijoni Kontakt