pu pu pu c'po lexoj ketu...Hitleri dhe dhomat e gazit per homoseksualet...mutacion i shoqerise moderne, menyra radikale per asgjesim etcetc...
Nuk flet keshtu nje njeri qe do ta quaje veten te edukuar. Ne radhe te pare tregon papjekuri te permendesh Hitlerin per veprat e tija ogurzeza per shakt te te cilave humben jeten milliona njerez (dhe jo vetem Homosexuale).
Se dyti, homosexualismi nuk eshte karakteristike e shoqerise moderne sic e permend ti me lart. Tendencat homosexuale kane ekzistuar (biles edhe konsideruar si dicka e normalshme) qe ne koherat e Grekeve te lashte, Kinen e Lashte etc.... Biles tendencat sociale te koherave te atershme e konsideronin dashurine midis burrave me lart se ajo hererosexuale (per faktin qe gruaja konsiderohej ne nje nivel me te ulet se burri ne rangun social). Me pak fjale, homisexualismi nuk eshte fenomen i shoqerise moderne, perkundazi, ka qene e manifestuar dhe e pranuar nga shume konstrukte sociale (kerko me shume per kete vete).
Homosexualismi mori goditje nga normat shoqerore ne kohen kur cdo lloj kenaqesie trupore konsiderohej si mekat (ne kohen e perhapjes se Kristianismit dhe feve Semitike (aka Abrahamic religions)). Ne kohet e sotme, homosexualismi duket te jete "riperterire" jo sepse ka me shume homosexuale sot ne bote sesa me perpara, por sepse normat sociale kane ndyshuar dhe nuk perdoren me menyra radikale per shfarosjen (si permend me lart ti).
Edhe po ta maresh nga ana biologjike/anthropologjike, homosexualismi eksiston edhe tek kafshet, biles me precedence me te larte tek ato qe jane me afer me njeriun tek shkalla e evolucionit (edhe per kete mund te informohesh me hollesisht vete)
Personalisht nuk i perkrah (nqs. eshte fjala e duhur) tendencat liberale ne disa shtete sot qe po legalizojne martesat dhe gjendjen e tyre civile. Megjithate, nuk i urrej dhe nuk demonstroj per shfarosjen dhe per asgjesimin e tyre sic proposon ti. Homosexualet kane preferenca qe nuk favorizojne mbijetesen e species dhe kaq. E vetmja jo-normalitet i tyre eshte qe nuk terhiqen fizikisht nga sexi i kundert, por kjo gje nuk i ben kriminele, jo-humane etcetc... Eksistenca e tyre nuk rrezikon mbarevajtjen e shoqerise se sotme. Ka plot probleme sot ne bote qe mund ta sjellin fundin ne 50 apo 100 vjete e ardhshem, por nuk eshte homosexualismi njeri nga keto.
Eshte per tu ardhur keq qe homosexualismi eshte perdorur shpesh si "scapegoat"* ne politikat qeveritare dhe rymat shoqerore per ti hequr vemendjen popullit nga problemet e verteta dhe me serioze. NJe radikalism i tille nuk justifikohet kunder asnje minoriteti shoqeror (kanibalet eskludohen

) dhe do ishte mire qe perpara se te shprehesh ne menyre te tille ne forum, informohu me mire per temen. Nqs. e ben kete gje mund te mos flasesh me nje urrejtje te tille te apasionuar. Dhuna dhe absurditeti ngelen pikerisht ashtu:
Dhune dhe
Absurditet pa mare parasysh perse perdoren dhe me ca qellime perdoren. Nje shoqeri e civilizuar nuk duhet ti kete asnjehere si arme per te "luftuar" qellimet dikujt dhe pasigurite e turmes...
Shendet,
Nausika
P.S. ne 50 apo 100 vjet nuk e besoj qe do urzupohet bota nga homosexualet, por ka mundesi qe ne turen e druve te hidhen djathtistet ekstremist...nuk i dihet
* (scapegoat=Dash Kurbani, ne menyre figurative=devijim i vemendjes per qellime te tjera)
Krijoni Kontakt