Pershendetje te tereve qe keni kontribuar ne kete teme. Nuk e di nese olti22 qe e hapi temen eshte akoma ne forum, po shpresoj te jete i lumtur me zgjedhjen qe ka bere. Eshte fatkeqesi qe shumica e njerezve ne kete teme flasin me tone shume te ashpra, injorante kundrejt ketij fenomeni (nuk e di a duhet te quhet fenomen bile) Per shqiptaret qe jetojne jashte Shqiperise, eshte turp qe ju te flisni me tone te tilla kundrejt homoseksualeve meshkuj ose femra. E respektoj mendimin e atyre qe jane kundra, po jo ekstremisteve te tjere qe thone duhen zhdukur nga faqja e dheut. E para, homoseksualizmi ka ekzistuar qe ne kohet e para, ose te pakten un e di qe ka shume vite qe ekziston. Dmth qe nuk eshte fenomen i ri qe vjen prej shthurjes se shoqerise perendimore etj etj. Meqe ra fjala, un per vete nuk jam i tille, po te isha, mbase do gjeja guximin dhe ta pranoja, ose me sakte, ti thoja te tereve qe jam. Bile deri para disa viteve (cuditerish perkon me kohen kur jetoja akoma ne shqiperi) isha dhe kunder homosex. si dukuri, pasi si shumica, isha i ndikuar nga cfare shoqeria mendonte per ta. Me vone njoha disa tipa qe ishin homo dhe te lumtur dhe nisa te shikoja qe ata jane njerez normale qe nuk i bejne dot keq njeriu, pasi jane me te bute sesa nje mashkull jo homo. Problemi eshte them un, sepse ne kemi shume kohe qe i kemi vene keta njerez perposhte, duke i ngjitur shume epitete qe nuk jane te verteta. Per te gjitha ata qe thone se dy homo nuk mund te jene cift normal sepse nuk mund te kene femije,mos harroni se ka mijera femije ne bote qe rriten neper jetimore sepse nuk do ti adoptoi njeri. Per ata te tjeret qe mendojne se homoseksualet duhen zhdukur nga faqja e dheut, un do uroja qe nje i afert i tyre te dilte haptaz si gay dhe mbase atehere do ndryshonit mendim per ta. Kurse per pjesen tjeter te homofobeve ketu kisha nje pyetje ? cfare mendoni kur shikoni dy femra bashke ??? Folni tashi hipokrite, mezi pres te lexoj postime te tjera
Krijoni Kontakt