Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19

Tema: Vetėm

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Vetem

    Nuk di se nga dreqin mu kujtua sot nje shprehje e Survenal de Rrozherit qe ma kishte thene njehere kur ishim duke peshkuar ne lumin Gri jo shume larg nderteses se verdhe ku ai jetonte. " peshku e di qe pas karremit fshihet grepi por eshte trishtimi dhe vetmia ajo qe e shtyjne ta haje ate" kishte thene plaku dhe pasi mi kishte ngulur syte e kalter kishte buzeqeshur.

    Dola ne rrugen e madhe ku makinat dhe njerezit vershonin si nje lume GRI, pa fund, dhe nuk e di pse u ndjeva vetem, vetem qe nga dita qe kisha lindur.
    Nisa te capitem ne rruge dhe ne mendime njekohesisht, pa ditur ku shkoja, pa ditur se cfare mendoja. E vetmja gje qe kerkoja ishte dicka eksituese e cila do te me bente te harroja kotisine e kesaj dite anemike, e cila do te me bente te ndihesha "pike uji"
    ( gjendje qe e provoj sqa here qe jam ne extaze)...
    Me kote.
    Sistemi i ngritur nga une vete i eleminonte qe te gjitha deshirat dhe mendimet qe perpara se ato te vinin ne jete.

    Isha vetem.
    Ashtu si pa e kuptuar kisha arritur tek Valle Verde, kafeneja ime e preferuar. Kerkova nje got vere merlot dhe nje pakete cigare. U ula ne qoshen buze dritares, dhe duke mos pasur asgje per tu marre nisa te merresha me veten. Kamarierja me buzeqeshi ashtu sic u kishte bere te gjithe klienteve qe kishte pasur ate dite dhe pasi vuri pijen ne tavoline u largua me ate te ecuren e saj karakteristike, ne te cilen te bente shume pershtypje menyra se si i terhiqte kembet. Ishte nje e ecur qe po te vinte ere, do te kishte pasur ere qymyri te djegur nese keni pasur rastin te nuhasni dicka te tille, ndersa po te kishte pasur ngjyre, mesiguri qe do ti shkonte shume nje ngjyre mavi e zbehte.
    Po cpo them keshtu.
    Kishin kaluar 35 minuta qe kisha menduar per te ecuren e saj dhe e kisha mbaruar veren. Gota qe ishte vendosur mbi tavoline ashtu e zbrazur sic ishte kishte filluar te leshonte nje tingull vertikal qe kur rezononte me tingujt e muzikes krijonte nje feshferime qe dilte humbur nga xhepi i pantallonave te burrit qeros qe ishte ulur ne te majten time.
    Porosita nje tjeter gote vere, pasi nuk mund te degjoja ate perqeshje ajri te merzitshem qe vinte nga gota bosh , dhe nisa te mendoja per dicka te gezuar.
    Dicka te gezuar si pershembull ajo darka ne ate restorantin Kinez. Me te vertete qe ishte nje lokal shume luksoze ai. Te gjithe lypesit dhe barbonet e qytetit aty verdalle vinin te lypnin.Heren e fundit me kujtohet se sin ishin mbledhur ne tendedat perreth per tu mbrojtur nga shiu, dhe vetem kur ndonje makine luksoze ndalonte perpararestorantit Kinez ata turreshin per tu kerkuar dicka te fytyrave shik. Vetem ate Skocezin me mjekerr te kuqe qe lypte tek satcioni i trenit se pashe ate dite. Dy ore me vone mora vesh se kishte vdekur. Ahh si eshte jeta psheretiva. Ewan e kisha takuar per here te pare ne stacionin e trenit tek mbante nje tabele ne dore ku shkrohej:"Sot kam Ditelindjen, ju lutem me falni dicka". Tasni ai nuk ishte me. Dikush tjeter mbase lypte ne vendin e tij.Prape kisha menduar dicka te trishtuar.
    Dreq o pune kisha shpenzuar nje ore duke u menduar per lypesit e restorantit Kinez e per EWAN. Gota ishte perseri bosh. Une porosita nje tjeter dhe kesaj rradhe vendosa te shikoja se cfare ngjyre i kishte syte kamarierja. Ajo e la goten mbi tavoline, dhe sikur te mi kishte lexuar mendimet mi nguli syte dhe me buzeqeshi plot djallezi.
    Nuk i di se cishte e vecante ne ate fytyren e saj por ndjeva trupin te me rrenqethej. Ja dicka e bukur me ne fund i thashe vetes. Sa sy te bukur qe kishte. Si syte e Xhinit. Ah Xhini. Xhini sishte femer, Xhini ishte oxhak femer. Keshtu i kisha thene njehere pa e ditur as vete arsyen pse, por me kishte pelqyer. Nga mesnata, pasi kisha shpenzuar kusurin e kohes per gjerat qe kisha pasur ne jete dhe per ato qe kisha deshiruar, u ndjeva serish vetem, u ndjeva serish i dehur. Vendosa te shkoj ne shtepi e te fle. Nje njeri i dehur eshte i arsyeshem vetem ne shtrat mendova dhe nisa te qesh me te madhe. Ashtu me te njejtat hapa te lodhur u capita ne rruge e mendime deri sa arrita perpara semaforit.Drita jeshile ishte e hapur.Kembet nuk i ndieja te forta dhe ashtu gjysem i dehur teksa lekundesha i bera nje sfide vetes. Do ta kaloja semaforin me driten e verdhe.
    Ja dicka eksituese mendova, dhe u bera gati.
    Makinat prisnin semaforin dhe te njejten gje edhe une. 1,2,3 drita u nderrua dhe une u vervita me sa me hanin kembet per te arritur anen tjeter te rruges pa e kthyer koken nga makinat qe kishin startuar sakaq per te vazhduar udhetimet e tyre aty ku mbase do te mbaronte i imi.
    Nuk e di sa zgjati e gjitha.Ne trup ndjeva vetem dhimbje dhe lageshtine e rruges se lagur nga shiu qe tashme kishte pushuar. Hapa syte, i shtrire mbi asfalt pashe qiellin dhe si pa e kuptuar krijova me yjet nje grep te madh te madh ku mungonte karremi. U ngrita NE KEMBE per habine e te gjithe atyre qe me rrethonin, u buzeqesha dhe u avita drejt ambulances qe kishte ardhur per mua. Ngrita koken e perseri pashe ne qiell grepin e madh yjor i cili tashme kishte filluar te te fshihej nga rete. nuk mund te mos e mbaja te qeshuren.

    Sec mu kujtua nje shprehje e Survenal De RRozherit qe ma kishte thene kur ecnim drejt pyllit pa fund te Morines " Fundi i pyllit pa fund vjen atehere kur te vije koha, fundet e koheve nuk varen nga ne " me pati thene plaku dhe mi pati ngulur heshturazi syte e kalter.

  2. #2
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    bukur Nit...
    LuM i RrEmByEr

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2003
    Vendndodhja
    ne Burg
    Postime
    18
    e mo nit e shume bukur ishte ajo qe shkrujte dhe me shume kuptim
    O fshatar O zemer Gure qytetar Nuk behesh kurre.................................

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Sikur fjalet te ishin njerez (sidomos ato te pakuptimtat)...do te thoja se ngjajne me nje grumbull te madh njerezish, qe kane shperthyer dyert e nje spitali infektiv, dhe jane hallakatur rrugeve te nje qyteteti qe ne vend te shiut bie vetmi. Te ikurit , ishin te shtruar me dizenteri, dhe mjeket duke mos patur ilace per te gjithe , i mbledhin ne nje salle te madhe qe dikur ishte magazine letrash higjenike, te cilat ishin skaduar nga lagia e me shume se dy tre here, prej shiut qe lirisht hynte nga catia te ciles disa kohe me pare, nje grumbull i vjeter pacietesh qe vuanin nga zverdheza ishin arratisur nga catia, e ne ikje e siper kishin marre te gjith nga nje tjegull e gjysem me vete. Mbas fjales se hapjes , drejtori i infektivit mbajti fjalen e mbylljes , mesazhi i te ciles e thene shkurt ishte; Dizenteria ashtu si edhe zverdheza sherohen pa patur nevoje te shpoheshin me shiringa apo te thartonin stomakun me prodhime industriale, e qe quheshin medikamente, por duke pire secili pacient urinen e vet.Keto te fundit(pacientet) me te mbruar mbledhja , e me te rene gjysem erresira e radhes, ia mbathen...!
    ...Keshtu ma provokojne fantazine disa tipa te pakuptimte me fjale te pakuptimta ne komenetet per krijimtarine. Dhe kjo ndodhi pikerisht ate dite kur lexova "vetmine" tende. Per te qene me e sakte e per ta then te verteten deri ne fund duhet thene , kur e lexuam. Dhe gjithe frymezimi, ngacmim , dhe deshira per te qene te sinqerte, duke te thene ndonje fjale pergezimi, na u hallakat, pas ati qe e kish lexuar dhe kish reaguar i pari, dhe biseda jone u vendos ne nje spital infektiv , me disa paciente te ikur , me bindjen se urina e vet ua sheron dizenterine, per me keq pohojne se njerezit me me fat jane ato qe vuajne nje here nga dizenteria, ose zverdheza e zeze.
    Ngaterrim zorresh ne tru!....
    Kthehem tek ajo qe kam dashur te them tash tri dite.
    ....Vetmia ishte aq e bukur, sa te deshirosh te presesh cdo dite nga nje vetmi te tille, apo nga nje zanafille... dhe kjo deshire nuk eshte vetem ne veten e pare timen. Por ne veten e pare tonen.
    Dhe te siguroj se te gjithe ne veteparet shumes , jemi te vaksinuar !!!!
    Nit'

    gjithe rruges per nga shkoja ne pune, dje
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  5. #5
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    E bukur Nitrosh.Kisha kohe pa te lexuar keshtu.
    Pershendetje!!!!
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  6. #6
    syth
    Anėtarėsuar
    07-08-2003
    Vendndodhja
    n'dege maji
    Postime
    47
    Se dija qe sherbenin merlot tek valeverde. Me duket shume i zhurmshem ai bar per te ndjere vetmi.. apo ndoshta prandaj.
    !

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Zoe!
    Vetmine e pollen njerzit, pastaj ai emer lokali mu kujtua. Nuk besoj se ka shume rendesi.

  8. #8
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anėtarėsuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    Bravo po si ke nerva te shkruash aq shum ppapapapapp
    Feel the pump √

  9. #9
    syth
    Anėtarėsuar
    07-08-2003
    Vendndodhja
    n'dege maji
    Postime
    47
    E di Nitrosh, vetem se pershkrimi yt "vetmitar" ngacmoi perfytyrimin tim. Nderkohe tani po mendohesha se ku tjeter mund te kishte ndodh kjo dhe sme erdhi ndermend vend tjeter.
    !

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Mund te kete ndodhur edhe tek "Apartamenti 11" nese e ke idene se ku eshte si lokal.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •