Nuk di se nga dreqin mu kujtua sot nje shprehje e Survenal de Rrozherit qe ma kishte thene njehere kur ishim duke peshkuar ne lumin Gri jo shume larg nderteses se verdhe ku ai jetonte. " peshku e di qe pas karremit fshihet grepi por eshte trishtimi dhe vetmia ajo qe e shtyjne ta haje ate" kishte thene plaku dhe pasi mi kishte ngulur syte e kalter kishte buzeqeshur.
Dola ne rrugen e madhe ku makinat dhe njerezit vershonin si nje lume GRI, pa fund, dhe nuk e di pse u ndjeva vetem, vetem qe nga dita qe kisha lindur.
Nisa te capitem ne rruge dhe ne mendime njekohesisht, pa ditur ku shkoja, pa ditur se cfare mendoja. E vetmja gje qe kerkoja ishte dicka eksituese e cila do te me bente te harroja kotisine e kesaj dite anemike, e cila do te me bente te ndihesha "pike uji"
( gjendje qe e provoj sqa here qe jam ne extaze)...
Me kote.
Sistemi i ngritur nga une vete i eleminonte qe te gjitha deshirat dhe mendimet qe perpara se ato te vinin ne jete.
Isha vetem.
Ashtu si pa e kuptuar kisha arritur tek Valle Verde, kafeneja ime e preferuar. Kerkova nje got vere merlot dhe nje pakete cigare. U ula ne qoshen buze dritares, dhe duke mos pasur asgje per tu marre nisa te merresha me veten. Kamarierja me buzeqeshi ashtu sic u kishte bere te gjithe klienteve qe kishte pasur ate dite dhe pasi vuri pijen ne tavoline u largua me ate te ecuren e saj karakteristike, ne te cilen te bente shume pershtypje menyra se si i terhiqte kembet. Ishte nje e ecur qe po te vinte ere, do te kishte pasur ere qymyri te djegur nese keni pasur rastin te nuhasni dicka te tille, ndersa po te kishte pasur ngjyre, mesiguri qe do ti shkonte shume nje ngjyre mavi e zbehte.
Po cpo them keshtu.
Kishin kaluar 35 minuta qe kisha menduar per te ecuren e saj dhe e kisha mbaruar veren. Gota qe ishte vendosur mbi tavoline ashtu e zbrazur sic ishte kishte filluar te leshonte nje tingull vertikal qe kur rezononte me tingujt e muzikes krijonte nje feshferime qe dilte humbur nga xhepi i pantallonave te burrit qeros qe ishte ulur ne te majten time.
Porosita nje tjeter gote vere, pasi nuk mund te degjoja ate perqeshje ajri te merzitshem qe vinte nga gota bosh , dhe nisa te mendoja per dicka te gezuar.
Dicka te gezuar si pershembull ajo darka ne ate restorantin Kinez. Me te vertete qe ishte nje lokal shume luksoze ai. Te gjithe lypesit dhe barbonet e qytetit aty verdalle vinin te lypnin.Heren e fundit me kujtohet se sin ishin mbledhur ne tendedat perreth per tu mbrojtur nga shiu, dhe vetem kur ndonje makine luksoze ndalonte perpararestorantit Kinez ata turreshin per tu kerkuar dicka te fytyrave shik. Vetem ate Skocezin me mjekerr te kuqe qe lypte tek satcioni i trenit se pashe ate dite. Dy ore me vone mora vesh se kishte vdekur. Ahh si eshte jeta psheretiva. Ewan e kisha takuar per here te pare ne stacionin e trenit tek mbante nje tabele ne dore ku shkrohej:"Sot kam Ditelindjen, ju lutem me falni dicka". Tasni ai nuk ishte me. Dikush tjeter mbase lypte ne vendin e tij.Prape kisha menduar dicka te trishtuar.
Dreq o pune kisha shpenzuar nje ore duke u menduar per lypesit e restorantit Kinez e per EWAN. Gota ishte perseri bosh. Une porosita nje tjeter dhe kesaj rradhe vendosa te shikoja se cfare ngjyre i kishte syte kamarierja. Ajo e la goten mbi tavoline, dhe sikur te mi kishte lexuar mendimet mi nguli syte dhe me buzeqeshi plot djallezi.
Nuk i di se cishte e vecante ne ate fytyren e saj por ndjeva trupin te me rrenqethej. Ja dicka e bukur me ne fund i thashe vetes. Sa sy te bukur qe kishte. Si syte e Xhinit. Ah Xhini. Xhini sishte femer, Xhini ishte oxhak femer. Keshtu i kisha thene njehere pa e ditur as vete arsyen pse, por me kishte pelqyer. Nga mesnata, pasi kisha shpenzuar kusurin e kohes per gjerat qe kisha pasur ne jete dhe per ato qe kisha deshiruar, u ndjeva serish vetem, u ndjeva serish i dehur. Vendosa te shkoj ne shtepi e te fle. Nje njeri i dehur eshte i arsyeshem vetem ne shtrat mendova dhe nisa te qesh me te madhe. Ashtu me te njejtat hapa te lodhur u capita ne rruge e mendime deri sa arrita perpara semaforit.Drita jeshile ishte e hapur.Kembet nuk i ndieja te forta dhe ashtu gjysem i dehur teksa lekundesha i bera nje sfide vetes. Do ta kaloja semaforin me driten e verdhe.
Ja dicka eksituese mendova, dhe u bera gati.
Makinat prisnin semaforin dhe te njejten gje edhe une. 1,2,3 drita u nderrua dhe une u vervita me sa me hanin kembet per te arritur anen tjeter te rruges pa e kthyer koken nga makinat qe kishin startuar sakaq per te vazhduar udhetimet e tyre aty ku mbase do te mbaronte i imi.
Nuk e di sa zgjati e gjitha.Ne trup ndjeva vetem dhimbje dhe lageshtine e rruges se lagur nga shiu qe tashme kishte pushuar. Hapa syte, i shtrire mbi asfalt pashe qiellin dhe si pa e kuptuar krijova me yjet nje grep te madh te madh ku mungonte karremi. U ngrita NE KEMBE per habine e te gjithe atyre qe me rrethonin, u buzeqesha dhe u avita drejt ambulances qe kishte ardhur per mua. Ngrita koken e perseri pashe ne qiell grepin e madh yjor i cili tashme kishte filluar te te fshihej nga rete. nuk mund te mos e mbaja te qeshuren.
Sec mu kujtua nje shprehje e Survenal De RRozherit qe ma kishte thene kur ecnim drejt pyllit pa fund te Morines " Fundi i pyllit pa fund vjen atehere kur te vije koha, fundet e koheve nuk varen nga ne " me pati thene plaku dhe mi pati ngulur heshturazi syte e kalter.
Krijoni Kontakt