Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10

Tema: Tretje

  1. #1
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456

    tretje

    pamja jashte dritares ka ndryshuar shume. ne fillim ishte nje shtepi e vjeter, nga mbrapa oxhakut te se ciles lindte gjithmone dielli, pastaj shtepine e vjeter e sheshuan shkalle shkalle gjate nje jave, perdite nga pak, e tani jane duke ngritur nje pallat. edhe ne mes te nates, apo ne oret e para te mengjesit si kjo e sotshmja, dritat e zbehta neper skeletin e paperfunduar apo neper skelat prej druri rrine ndezur e jane te vetmet drita jashte dritares time, shume te dobeta per te me bezdisur. jam me se i sigurt, qe ne katin e e dyte te kesaj karrakatine te paperfunduar, kane bere fole nje cift barbonesh. njerez te humbur keta, pa asnje pike pergjegjesie ne jeten e tyre. zgjohen ne mengjes dhe ne vend qe te rrekellejne nje kafe te nxehte si gjithe njerezit, i japin fund kanoces me birre te ngelur nga dita e meparshme. njerez te trishtuar, rralle duhet te kene pare ndonje dite te lumtur ne jeten e tyre, dhe edhe ajo pak lumturi me siguri qe duhet te kete ardhur nga ndonje funderrine ne kazanat e plehrave mbrapa ndonje super marketi, ose ndonje kokerr E e rene ne dore me fat te madh. njerez te regjur me vuajtje dhe pisllik, te cileve edhe lekura u ka fituar reflekset e lekures se kuajve, -dridhet pa dashur sa here qe ndonje mize u afrohet qe te ushqehet me pak zgjyre.
    eh bela! nuk e di pse po shkruaj per ta, nuk e di as pse po mendoj per ta. mbase edhe pse zgjyra e tyre nuk eshte e ushqyeshme per mua, edhe pse nuk me interesojne shume shkallet sociale ne nje metropol si londra, edhe pse as qe e ve ujin ne zjarr se si i thuhet barbonit ne shqip, a ka te tille ne shqiperi, apo ku di une se cfare, une nuk jam gje tjeter vecse parazit i vuajtjes te se tjereve, vetem e vetem qe vuajtja te mos jete paraziti im. te ****** parazitllekun!
    do falja edhe syte edhe gjuhen, vetem e vetem qe vuajtja ime te kishte sado pak karakter fizik. atehere te pakten do mallkoja njemije here ne dite diten qe i humba keto, do rrija me mendje te fjetur se dhimbja e tmerrshme ne fund te shpirtit nuk do kishte te bente me asgje tjeter. do mesohesha qe dhembshurine e njerezve qe do me rrethonin t'a quaja dashuri, e nuk do te ndihesha vetem. vetmia nuk do me dhimbte, bile do ishte edhe mirepritur, ama te pakten nuk do e dashuroja.
    e kush jane keta te tjeret, pyes veten, pa mundur te gjej njeri tjeter per te pyetur? kush jane keta njerez vuajtja e te cileve me jep kenaqesi? pyes dhe qesh me veten se si ne te qinden e sekondes arrij te krijoj mirja marredhenie imagjinare me mijera njerez imagjinar. imagjinata dhe fantazia jane ushqyesit me te fuqishem te dhimbjes e te vuajtjeve, dhe sa me shume endem neper labirintet e imagjinates, neper peisazhe te fantazuara apo te lexuara diku, aq me shume rritet dhimbja, aq me shume vuaj, fare pa shkak. i tille jam, nuk kam cfare te bej. jashte dritares time, te mbuluar me nje perde te holle piklash shiu, ben ftohte, e mua me vjen inat se ai cifti i denuar i hijeve mund te jene duke vuajtur me shume se une.
    jam cinik i pashoq, gje qe m'a ka vene ne dukje edhe im ate. nuk pranoj kurrsesi qe dikush te lavderohet ne sy tim. shpesh here perpiqem t'a bej nje vesh te shurdher, por eshte e pamundur. e thith cdo lavderim qe thuhet per X person me nje urrejtje te atille qe sikur te shnderrohej ne energji do mbante me drita gjithe tiranen per nje vit te tere. dhe kam nje deshire te papermbajtshme per t'a perulur, per t'a ofenduar ne sy te atyre qe jane duke i thurur lavda. oh zot, nuk i duroj dot keta lloj njerezish, keta lloj bijsh te lindur per vepra te medha, me cingerisin nervat, me bejne te me ngrihen damaret perpjete kur degjoj te tilla muhabete, e dua t'i shuaj nga faqja e dheut. dua qe te kthehet perseri nentedhjete e shtata, qe te kem mundesi t'i sharroj te gjithe me kallash. ne fund te fundit nuk jane gje tjeter pervecse palaco me ego te madhe qe ne menyre mekanike vazhdojne te perdorin rregullat e miresjelljes.
    kurre nuk me kane pelqyer fjalet magjike, fjalet me edukate, fjalet te lutem, falemnderit, apo me fal. nuk mund as t'i pipetij nen ze, me vjen neveri nga vetja sa here qe me duhet te them nje fjale te tille. kur erdha per here te pare ne angli, shume njerez me justifikuan se vija nga nje kulture tjeter. do ndjehesha shume fallco nqs do i perdorja rregullat e miresjelljes ashtu si i perdorin ca njerez per te cilet fola me lart. une kam c'kam, e them me ze te larte, e megjithate, sa do qe bertisja, se jo, nuk jane te tile shqiptaret, nuk jane si une, ata perseri nuk pranuan te mos me justifikonin dhe te m'i kthenin ne te njejten monedhe ofendimet ndaj tyre. kulturiste te medhenj keta anglezet. duke justifikuar ekzistencen e kulturave te tjera, shuajne njekohesisht edhe kuriozitetin e tyre. e megjithate duhet thene se arroganca e tyre ja ka lene vendin pendimit. deri pesedhjete vjet me pare perpiqeshin te justifikonin kolonizimin e trecerekut te botes me ane te doktrines se kultura tyre ishte ku e ku me lart se kultura e vendeve te pacivilizuara te cilat thjesht i shfrytezonin ekonomikisht, ndersa tani ka ardhur nje gjenerate e re mendimtaresh nga ky ishull, te cilet thjesht pranojne difektet e te pareve te tyre. nderkohe qe eshte krejt ndryshe ne amerike. perulja aty ka forma te tjera, alla chomsky, semiotist i humbur, i cili perdor fuqine e asaj rryme mendimi kunder akteve te amerikes, vetem e vetem per te terhequr vemendje, kur dihet qarte qe po te mos kishte qene per amerikanet, sot kultura kosovare, nuk do ishte vecse nje nen-kulture e pergjunjur ne nje shqiperi shume te vogel per pesemilion. eshte kollaj te gjesh fakte kunder imperializmit, (edhe pse anglezet nuk e vrane kurre mendjen ne kohe te tyre), por nuk duhet harruar fakti qe cdo kosovar i perzene nga shtepia e nga toka e vet, ia di per falemnderit superfuqise qe i dha shansin te kthehej perseri, te hapte varret masive, e t'i rivarroste te vdekurit prane varreve te te pareve.
    e c'me rruhet edhe mua per politike, po thoni qe nje mendim terheq nje tjeter, dhe dola fare nga ajo qe po thosha. nje dreq e di se sa dru kam ngrene nga prinderit dhe nga mesuesit, nga qe nuk dija te thosha nje here me fal. e pse duhet t'a thosha? ne shumicen e rasteve une isha me te drejten, dhe edhe atehere kur e kuptoja qe e kisha gabim, a nuk mjaftonte heshtja ime, a nuk linte te kuptohej ulja ime e kokes qe isha penduar per gabimin. ferri i vertete eshte bota, pasi vetem ne kete bote, ndeshkimi qe merret per krenarine eshte milionfish me i madh se do ishte ne ferr. e ndeshkimi me i madh nuk jane dy shpullat qe ha ne shkolle fillore, por injorimi, alienizimi, lenia ne harrese e krenarit nga shoqeria, mosperfillja, e mbi te gjitha, mungesa e dallimit midis krenarise dhe mendjemadhesise.


    vazhdon
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  2. #2
    Gjirokaster ballergjende Maska e Albioni
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Arizona
    Postime
    225
    Nuk dua te them ME PELQEU, sepse te le ate pershtypjen sikur te serviret nje pjate e mire nga nje guzhiner, edhe do sdo do hysh ne ate valen e fallsitetit te falenderimeve. Ashtu sikurse nuk dua te them I BUKUR sepse edhe kjo i bashkangjitet asaj rutines fallco qe tashme eshte bere aq unike saqe smund te dalesh me pej saj, biles as nuk mund te konceptohet qe te mos jesh pjese e saj se perndryshe je jashte konceptit njerezor duke u krahasuar me kafshen. (megjithate Imagjino sikur te kishim origjinalitetin e kafshes dhe inetlektin aktual)
    Eshte kjo rutine fallco, apo fallco rutine qe ta ben jeten mizerje.

    Nuk dua te zgjatem shume sepse kam deshire te lexoj vazhdimin.

    urime dhe nje vit i mbare ishallah
    Be peacefull in your pursuit of a beautiful life.

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Kisha hequr dore nga leximi i sforcimeve "letrare". Ndersa ti u jep kuptim tjeter shkrimeve ne kete forum. E megjithate dicka me vret "veshin" (e kam frike mos caloje gomari ...), nq se gjithe keta te tjeret te mos egzistonin fare, do kishe kohe te pyesje veten per ata qe egzistojne pa egzistuar tek e perditeshmja jote?!

    Gezohem qe te rrilexova!

    Fiori

  4. #4
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    perderisa jam duke folur per veten time, atehere le te mos flas vetem me fjale boshe, le t'iu sjell ca shembuj. para ca kohesh u vizitova nga mendte e kokes. nuk e di pse kisha krijuar pershtypjen se mund te isha i semure, ose fundja i paafte per te qene ne paqe me ata te tjeret, edhe pse nuk iu duhet ngritur vlera me peremra. nga qe nuk me pelqente te degjoja arritjet e filanit e te fistekut, nga qe i urreja lavderimet qe hidheshin per ta, rrjedhimisht dhe llogjikisht, bile edhe natyrisht, u perpoqa te kapesha pas ndonje mendimi te shendoshe, ne nje fare menyre u perpoqa t'a shikoja veten nga jashte, se si me shihnin te tjeret. qellon ndonjehere qe vetja eshte armiku me i madh i nje njeriu, por ne fund te fundit, njeriu ka nje sistem mbrojtjeje aq te forte, sa qe mbrohet edhe nga vetja, dhe ishte pikerisht ky sistem mbrojtjeje qe doja te aktivizoja. e shikoja veten nga syte e boses qe kisha atehere, bie fjala. cfare mendimi ka ajo per mua, a i dukem ndonje cike tip i zhdervjellet, tip qe e ha cdo lloj pune, a do m'a ngrej rrogen, a do me japi me shume ore? te gjitha keto, pyetje qe mund t'i beje vetem nje mendje e shendoshe. dhe vendosa qe te tilla pyetje mund te pergjigjeshin vetem duke punuar fort, duke djersitur e duke e gjakosur, duke e leshuar eren e nje krahu te fuqishem punetor kudo neper vendin e punes. m'u be fiksim sikur, aq shume priste ajo nga une, sa qe nuk duhet t'i lija vetes as edhe nje moment per te marre fryme. i rrallova cigaret gjate punes, bile arriti nje moment qe u perpoqa edhe t'a lija, vetem e vetem qe te mos merrja ndonje pushim te tepert. e sikur te mos e kisha lene cigaren, iu betohem qe do kisha rene ne peshe.
    bosja ishte nje irlandeze kokekuqe, aq e shendoshe sa qe nuk merrej vesh se kush ja skuqte faqet me shume, qukat, apo shendeti. kishte nje te ecur prej burri, ose me sakte prej gangsterri, pinte sikur te ishte kampione bote ne rrekellimin e birres, dhe ishte lezbike. as qe kam ndermend te kujtoj se me ke qihej e me ke nuk qihej, ishin punet e saj, dhe as qe nuk jam duke e paragjykuar per preferencat seksuale qe kishte, bile, edhe pse mund te duket e pabesueshme per nje tip si une, por as qe nuk isha xheloz per kualitetetin e femrave qe qinte. e kur them **** me kualitet, te me besoni, sepse jam njohes i mire i femrave. por pikerisht prej ketij fakti te fundit, pra qe ishte lezbike, ndryshimit midis kulturave tona, si dhe diferences se moshes qe kishim, ndodhi ajo qe ndodhi. sa do fort qe punoja, ndjeva qe nuk po me vleresohej puna qofte edhe me nje fjale te mire. se me verte mua nuk me vjen mbare t'i perdor vete rregullat e miresjelljes, por jam mesuar te pres qe te tjeret t'i perdorin, aq me teper qe ne kete rast behej fjale per etike profesionale. kisha bere njehere gabimin qe kisha flirtuar me te, dhe qe prej asaj dite, as nuk me kishte pare me ne sy, keshtu qe edhe buzeqeshjet i kishte te rralla ndaj meje, se falenderimi, edhe me nje buzeqeshje mund te shprehet t'a haje dreqi, po qe se s'ta nxe dot goja. une nuk dija c'te beja. nga njera ane punoja si kale dhe prisja ndonje fjale te mire, nga ana tjeter fillova te fus neper bisedat e shkurtra qe kishim, fjale si, nenvleresim, mosrespekt, percmim, e te tjera fjale qe ne fund te fundit i ndjeja. mirepo bisedat tona ishin aq te shkurtra, sa qe keto fjale ishin krejt pa vend. prej ketyre fjaleve bile edhe u rralluan me shume.
    nje dite pas pune, vendosa te rrija ne pub dhe te pija. e kisha mire me banakieren qe po punonte, -nje meso grua me dy kalamaj te rritur qe bente vetem tre turne ne jave e qe me siguri bosja ime ia kishte kerkuar-, keshtu qe sa ishte ajo duke sherbyer, i merrja birrat qyl. bera nja dy loje bilardo me timin, me rrafi, piva edhe me, bera nje dore muhabet me xhonin per futbollin skocez, piva edhe me, u ula vetem ne banak dhe fillova te mendoj per gjendjen e keqe financiare ne te cilen ndodhesha, piva edhe me, dhe vendosa qe t'i kerkoja ca pare borxh boses. ajo ishte mbrapa banakut duke bere muhabet me nje nga klientet e zakonshme. i thirra dhe beri sikur nuk me degjoi. i thirra prape e prape as qe m'a fershelleu. e po t'i dhjes turinjte, nje here qe vendosa te rri une pas pune edhe te pi, edhe pse punoj aq fort, kjo te me uli keshtu?
    eshte bote e felliqur, me besoni. nuk kam faj qe jam keshtu si jam, qe nuk me pelqen te me bejne kritika. e kush te me beje kritika, njehere? kush eshte ai qe eshte me i mire se une? kush eshte ai opinionist qe ka guximin te me shaje? kete e them si sot qe jam esell edhe ate dite kur isha tape, me ze te larte po te dua, gjithe botes i hap sfide e gjithe boten me kembe e shkel e nuk kam frike. c'eshte me e keqja qe mund te ndodhi? me shume se vetmia nuk ka ku shkoje. i injoruar qe i injoruar jam, i perbuzur, i pavleresuar, nje cope refugjati i humbur neper qorrsokaqet e deshperimit e te hidherimit.
    "ej! picke e kuqe", i thirra si te kisha hedhur shkelmin e fundit te jetes, dhe sapo me shpetoi nga goja e kuptova qe kisha shkelur ne drrase te kalbur. ra nje heshtje e bezdisshme e qe perseritet gjithmone ne situata te tilla, sikur t'a kishte mbyllur njeri me dore rubinetin e gumezhimave dhe qe te gjithe i hodhen syte nga ne. ajo s'foli fare. "he moj ti" vazhdova une, "me ty e kam. pse nuk me pergjigjesh". por ajo jo vetem qe nuk erdhi te me bente pelte, te me shtypte me trupin e saj te beshem, po sikur te mos kishte ndodhur gje, vazhdoi muhabetin qe kishte lene pergjysem me ate klienten e zakonshme. dy kliente te tjere me kapen prej krahu dhe donin te me nxirrnin perjashta. mua. mua qe punoja aty, qe u sherbeja gjithe diten e dites. fillova te perpelitem e te hidhem por u shtua edhe nje klient tjeter dhe me ngriten peshe. nuk pushova se perpelituri dhe hidhja grushta te deshperuar ne hava. doja patjeter te shpetoja nga berthimi i tyre dhe per nje moment ia arrita qellimit, iu ika nga duart. u sula me vrap drejt banakut e u perplasa me zhurme ne te. gjithe ai sforcim kishte bere qe t'a mblidhja pak mendjen. e kuptova qe kisha bere gabim dhe per here te pare ne jeten time, vendosa te kerkoj te falur.
    "ik se s'ti dua ato ato njezet paund borxh" i bertita. plasi e qeshura gjithandej neper pub dhe edhe me keq se sa te mosperfillesh, eshte te te qeshin. u ndjeva krejt i pafuqishem. doja te bertisja me te madhe, por nuk mundesha. ata tre klientet me kapen perseri, e perseri me ngriten peshe, edhe pse kesaj rradhe nuk iu rezistova, dhe me hodhen ne rruge, ne te ftohte.
    e ishte pkierisht pas ketij episodi qe vendosa te vizitohesha. me siguri duhet te isha infektuar me dicka, ndonje virus i mendjes, apo ku di une.

    vazhdon
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  5. #5
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    trishtimi eshte zgjedhje e ndergjegjshme, miqte e mi, e qellimi i paarritur i tij eshte krijimi i nje gjendje te tille vlerash qe edhe pse mund te duken patetike, mbajne brenda gjithe bukurite dhe furtunat e shpirtit. por perfundimisht, shpirti sfilitet ne menyre te paturpshme, digjet, firon, vdes. trishtimi eshte e tatepjeta e cmendur qe jo pak here ndodh ne jete, e qe edhe pse shpirti zbret e zbret, nuk zbret vecse ne olimp. trishtimi jam une. perpiqem t'i mbush mendjen vetes se i tille dua te jem, i trishtuar, por nuk eshte aspak e vertete. thjesht nuk mundem qe te tjeret t'ia servir vetes ne menyre te barabarte me mua.
    nuk e di, por me duket sikur po e nuhas gjakun nder hundet e thyera ne mermeret e ne arin e olimpit. po bie nga liria drejt e ne kthetrat e komformizmit e nuk mund te mos mrekullohem me paternin e kesaj cmendurie: egoizmi sjell vetmine, vetmia sjell trishtimin, trishtimi sjell brishtesine, e brishta eshte e bukur, e bukura do perdhunuar, ruleta e fjaleve shnderrohet ne rulete gjendjesh, e ne fund une ngelem po une, tretje per se gjalli.

    "ka vetem nje zot" i thashe doktorit, "dhe une jam profeti i tij". ashtu sic e prisja, pa me zhgenjyer aspak ne parashikimet e mia, "kush eshte zoti", me pyeti? e une, "po une", iu pergjigja.
    "po, po, ka vetem nje zot. ai i ka shkruajtur te tera. fatin tim, tendin, te atij, te asaj, te te gjitheve. e ne nuk bejme gje tjeter vecse u veme emra te rinj eventeve qe do vijne. ne jemi vec kukulla te hedhura ne nje skene e zoti lodrohet me ne, qe te vrasi pak vetmine e tij. ndonjehere loja e trishton, ndonjehere e kenaq. kur trishtohet shume, kur merzitet jashte mase dhe i hypin nervat, se zoti ka shume nerva, i ka njemilionfish me te forta se nervat tona, atehere me pjesen e pasme te dores na perplas ne nje qoshe te dhomes se tij. ndersa kur kenaqet, kur jemi te bukur na ngre me kujdes, me shume kujdes sepse jemi te brishte nga bukuria, e na le ne nje qoshe tjeter te dhomes e atje na harron derisa t'a marri malli per nje nga ato lojrat tona, dhe 'pa he', thote, 'te shohim se cdo na beni kesaj rradhe'".
    ah, por doktori nuk ishte aq budalla sa hiqej. dukej qarte nga dhoma ne te cilen ishte duke me pritur. gjithcka ishte e paster, e shtrenjte cdo mobilje, ne nje qoshe te dhomes kishte nje kompiuter te fikur, mua me kishte shtrire ne nje kolltuk te rehatshem qe me siguri ka kushtuar sa qimet e kokes. e megjithate te gjitha keto nuk ishin vecse pjese e zyres se tij, qe ndoshta ja paguante shteti, se te kujt jane doktoret tjeter pervecse te shtetit, e nuk ishte kjo ajo qe me beri me shume pershtypje nga te gjitha ne lidhje me mencurine e arritjet e tij. cdo gje qe une thosha, i shkruante ne nje bllok me nje stilograf te arte. e stilografi i arte miqte mi, tregon klas. patjeter qe nuk ishte me shume se sa nje figure ne lojen time, nje kukull aq mekanike sa edhe klishete qe kishte mesuar ne shkolle, por nuk i duhen ulur vlerat.
    "pse nuk shkruan dicka", me sugjeroi. "sepse duket qe paske goxha mllef per te shfryre. nuk eshte se ti je semure. ti ke nevoje te shfryhesh. mungesa e kontaktit me njerez te ndryshem, ka bere qe ti te mos kesh asnje vesh ku mund te gerrhasesh".
    "c'thua more doktor" i thashe. "pse keq per te gerrhitur ne vesh te ndonje njeriu jam une"?
    "e, mire, mire. mos i gerrhit njeriu ne vesh, po bej si te them. pse nuk shkruan gjene e pare qe mban mend nga jeta jote? pastaj ma fal mua po deshe".


    vazhdon
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  6. #6
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    Jam perendi. Jam qeliza me e vogel ne trupin e nje morri dhe brima e zeze e galaksise se rruges se qumeshtit. Jam big bang dhe fundi I botes njekohesisht. Universi eshte nje therrmije dylli ne veshin tim te majte. Jam jeta dhe vdekja. Jam pafundesia e lidhur ne mekanizmat e ores se murit kur akrepi I sekondave kapercen kerrcitshem nga nje pike ne tjetren. Jam agimi dhe perendimi I diellit, casti I mbarsjes te se virgjeres Mari. Jam I madherishem, I bukur, I gjithpushtetshem, I gjithfuqishem, I pakundershtueshem ne zgjedhjet qe bej, I pakrahasueshem, I vetem, ne aromen e cdo luleje te celur pranvere, ne cdo pike vese, ne cdo lot gezimi apo hidherimi.. Jam une, qumeshti qe rrjedh nga gjiri I nje nene te re e qe me nektarin e jetes mbush foshnjet e brishta, jam helmi I tragjedive shekspiriane. Parajsa ndodhet brenda kraharorit tim e diku ne shperthim te ndonje pordhe ndodhet ferri.
    Jam ***.
    Ka nje jave te tere qe nuk kam patur guximin te marr nje laps e leter e te shkruaj memorien me te hershme te jetes sime, ashtu si me rekomandoi doktori, e kur vjen puna, ngrihem ne kater te nates si I cmendur, (eshte ora qe jam duke shkruar) dhe shkruaj budallalleqe. Por aq me mire qe shkruaj prej pagjumesise, se e bej pa e pasur shume mendjen, pa qene shume i ndergjegjshem per ato qe brockullis, pa u zene me kritiket, pa iu kundervene njeriu qe akoma nuk me ka ofenduar. Te jete per mua, le te vdese edhe ambicia, nuk me rruhet me per asnje gje. Kam arritur ne ate pike ku nuk me intereson me se c’mund te jem duke arritur me keto qe po shkruaj. Une do iu tregoj te verteten, ashtu sic eshte, pa asnje dredhe, pa asnje trillim, pa asnje sajim. E nese diku gjate tregimit tim, filloj e genjej, m’u thafshin gishtat deri ne rreze e mos preksha me as laps e as ***** tim me dore! Mos sapo genjeva gje? Mos rashe ne kundershtim me veten?
    S’kam faj. E kam zakon te keq. Sapo them dicka, kam nje tendence te pashmangshme t’a kundershtoj e nga kjo me dhemb shpirti me shume se nga gjithcka tjeter, me shume edhe se nga vetmia. Te jesh I vetem dhe ne paqe me veten, nuk ka asgje te keqe, bile nje gjendje e tille me kujton ata budallenjte, apo ata te lindurit me sindromen down, qe nuk dine se c’behet, qe nuk dine se c’eshte ritmi I jetes, ritmi I njerezimit, I peshimit te se mires e se keqes, I positives e negatives, te ecurit perpara apo mbarapa, pa dashur te tingelloj aspak moralist, thjesht duke vendosur forca te kunderta ne vendin e duhur. E me hidherim e pranoj, se me mire te isha budalla ose me sindromen down, se sa ky qe jam.
    Eshte per t’u habitur se sa i goditi drejt e ne te muhabetit doktori im. Cdo artist si puna ime, vuan nga kompleksi I krishtit. Zoti krijoi boten per shtate dite, dhe edhe artisti krijon, prandaj. Krijon art. Arti eshte pasqyrimi I botes se brendeshme te nje njeriu ne avullin e ftohte te realitetit, ose eshte e anasjellta: perceptimi I realitetit ne perputhje me boten e brendeshme te nje njeriu, ne secilin rast, I shprehur vertetesisht me ane te nje mediumi. Jo se e verteta ka apo s’ka vend ne art. Kjo eshte ceshtje qe do pare me thelle, me me kujdes, sepse marredhenia ndermjet realitetit dhe botes se brendeshme duhet shprehur sa me besnikerisht; besnikeri kjo qe nxjerr ne pah origjinalitetin. Artisiti krijon e ne cdo sekonde gjate ketij krijimi, flijon veten per hir te krijesave te veta, qofte duke kundershtuar veten, qofte duke zgjedhur midis ketyre kundershtive. Vetem fjale. Natyrisht qe nuk jam artist, sepse ne fund te fundit, jo cdo njeri qe vuan nga kompleksi I krishtit eshte artist.
    Mirepo nuk eshte e thene se duhet te jesh artist qe te jesh ne gjendje te vleresosh dicka te bukur. Bukuria eshte dritare, ose edhe me pak se sa dritare, se nga dritarja kalohet. Eshte brima e celsit nepermjet se ciles ne humanet arrijme te shikojme vrobullen e kaosit te perjetesise dhe celsin qe do hapte kete dere drejt ameshimit, fatkeqesisht e kemi ngrene me djath e me vere ne ndonje jete te meparshme, atehere kur te gjithe ishim francez. Keshtu qe e vetmja menyre per te hapur deren do ishte sikur t’a nxirrnim perjashte nga rruge anale dhe celsin e permjere t’a fusnim tek brima e celsit e cdo gje te bukur t’a zgerlaqnim me ***.
    Kam nje enderr te marre qe dua patjeter t’a realizoj, dhe kete nuk po e them vetem per hir te kesaj qe jam duke shkruar, dua t’a bej me te vertete. Ne buze te tamizit, ne Westminster, ndodhet nje muze I vogel me krijime te Salvador Dalit. Perjashte muzeut, ne trotuarin buze lumit ndodhen disa skulptura te tij, midis te cilave edhe nje nga elefantet e tij te famshem me permasa reale qe duket sikur eshte duke ngordhur urie me ato kembet e holla. Nuk ia di emrin kesaj sculpture, ne qofte se ka emer, por nje nga keto dite, do hyp ne maje te elefantit, dhe do I bej ***** ne koke. Do me dhembi ne shpirt, pasi e dua me te vertete Dalin dhe kam nje admirim te vecante per surrealizmin viziv, por nuk me pelqen qe eshte ulur deri aty sa te jete ne buze te lumit qe gjithe turistat t’a anashkalojne, t’a tregojne me gisht per dy sekonda, e pastaj t’a harrojne sikur nuk e kane pare kurre. E vetmja menyre per t’I dhene ate qe I takon asaj pjese, eshte te besh dashuri me elefantin, por ne mungese te brimave ne trupin e tij, ku do mund te derdhja spermen, ma merr mendja do mjaftoje t’I dhjes ne te. Deri ne ate moment, ai elefant, (qe mund te jete edhe vetem nje replike, qe po te kishte qelluar tamizi ne shqiperi, e elefanti te ishte ngritur ne kohe te komunizmit, tani nuk do ishte vecse nje relike e realizmit socialist) nuk do jete vecse nje cope bronxi pa jete, e derdhur ne nje forme te caktuar. Pasi t’a kem dhjere, me besoni, ai elefant do jete I gjalle, I uritur, I dobet, me kembet qe me zorr I mbajne trupin, qe duken sikur nga momenti ne moment do thyhen, dhe mbi te gjitha I dhjere. Qe te kuptosh bukurine e artit, duhet qe artin t’a dhjesesh. Vertigoja ime eshte marramendese. Renia, nga poshte lart. E bukura, ngelet e bukur sa do t’a dhjesesh. Nje cast jam duke mbledhur lule te veshura me vese pranvere, nje cast me pas, kokeposhte, jam duke shurruar mbi yje. Do me vinte keq sikur yjet mos e dinin se c’eshte vesa, po nejse.

    Pa e zgjatur me, po filloj te tregoj memorien time me te hershme, doktor. Natyrisht qe ka ndodhur ne gjashtevjecarin e pare te jetes sime. Me vjen mbare qe jeten time t’a ndaj ne cikle prej gjashte vjetesh, sepse cdo gjashte vjet, ndodh dicka qe m’a ndryshon jeten krejtesisht. Eshte cikli i gjashtave. Deri gjashte muajsh u rrita me gjirin e time meje. Pastaj deri gjashte vjec, me rriti gjyshja. Kur vdiq gjyshja prinderit e mi me riadoptuan dhe jetova me ta per gjashte vjet deri sa u bera 12 vjec, kur edhe ata vdiqen pas atij aksident te cuditshem. Nga 12 deri 18 qendrova ne jetimore. Tani jam 24, dhe ka gjashte vjet qe jetoj si refugjat ne Angli. Me rregull gjashte, po pres qe nga casti ne cast te me ndodhi dicka qe do m’a ndryshoj jeten perseri. Te pakten per gjashte vjet te tjera.
    Thone qe zemra e plakave eshte e dobet, duron vetem pak peshe e pastaj thyhet, mirepo thone qe edhe shpirtin e kane te madh, te madh e te brishte, sikur te ishte prej qulli. Aq te madh e kane, sa po t’a hapesh kete qull, do mbulonte tere boten. Diten qe nene Xhikja ishte ne krevatin e vdekjes, duke i dale shpirti, mamaja ime kishte nje dhimbje te tmerrshme stomaku, (nga qe ndoshta nje pjese e atij qulli i kishte hyre brenda), ishte zverdhur e tera ne fytyre dhe iu desh te kerkonte pushim per diten. Bosit te cirkut nuk i kishte pelqyer kjo gje. Ai ishte nje meso burre i shendoshe qe ne rini te vete kishte qene kllouni me i famshem ne te gjithe cirqet e zones. Era e kishte humbur elasticitetin qe kishte pasur para pese vjetesh kur ai e kishte marre nen patronazh, kur kishte pranuar t’i jepte pune. Kishte kohe qe nuk terhiqte me vizitore ashtu si ne fillim, kur kishte qene “atraksioni me i nxehte i cirkut me rrota”, dhe nuk ishte hera e pare qe kerkonte dite pushimi. Aq me teper qe ne nje dite si kjo e sotshmja as qe nuk duhet t’i shkonte ne mendje te semurej. “Me siguri ka ngelur me barre”, mendoi, dhe vendosi aty per aty qe t’i jepte duart. Bashke me te do humbte edhe Mariglenin, qe ishte punetor i forte, po punetor te forte gjendeshin kudo. Natyrisht qe cirku ishte biznes i veshtire e nuk lejonte shteg per te dhene lemoshe, keshtu qe me mire t’a linte te ikte. Pasi te pillte Era, do e humbte edhe me elasticitetin, e nuk do i duhej me per gje.
    Ah, i ngaterrova historite. Une atehere kam qene 6 vjec dhe edhe pse ka qene dita qe nuk do e harroj kurre, qe e mbaj mend me mire se cdo dite tjeter, edhe me mire se diten kur vdiq marigleni me eren, nuk eshte memoria ime e pare. Doja te thosha qe nene xhikja e kishte shpirtin aq te madh, se qe me rriti me shpirt. Vitin qe u linda une, ajo humbi syte e nuk me pa kurre. Femijet e vegjel rriten aq shpejt sa qe te duket sikur i rrit me sy. Po nene xhikja as sy nuk kishte. Prandaj them qe me rriti me shpirt. Ne moshen tre vjecare, une kisha mesuar oren fale nene xhikes, dhe ne moshen pese vjecare, dija te shkruaja e te lexoja. Se si ia arriti te me mesonte, edhe sot e kesaj dite nuk e di.
    Nene xhikja tregonte shume histori te bukura. Tani qe jam duke shkruar per te me duket se jam bere perseri tre vjec dhe jam shtrire ne preherin e saj dhe degjoj me vemendje te madhe perrallat qe i dalin nga goja. Aq bukur tregonte ajo, sa te ishte gjalle sot, do i kisha kerkuar gjuhen borxh. Me tregonte perralla nga nje mije e nje nete, nga vellezerit grim, nga hans kristian andersen, nga eposi i kreshnikeve me tregonte per mujin e per halilin e per bjeshket qe nuk i kishte pare kurre. Se qe t’a dini, nene xhikja ishte nga jugu i shqiperise, por bjeshket i donte dhe i tregonte sikur te kishte lindur e te ishte rritur atje. Per rozafen e per konstandinin me doruntinen. E shume e shume te tjera.
    Nje personazh qe perseritej here pas here ne perrallat e nene xhikes, ishte Mandi. Mandi ishte anti-heroi. Duke me treguar per Mandin, nene xhikja nuk harronte te me thoshte se ai ishte djale i keq, duke m’i ngulitur keshtu disa norma te moralit e njekohesisht duke me rritur dashurine per bukurine e gojetarise. E une gjithmone kam pasur frike se mos behem si Mandi, e gjithmone kam pasur frike te flas, se mos nuk flas bukur, si nene xhikja. Dhe edhe sot e kesaj dite, ata njerez qe dine te flasin bukur, ushtrojne nje respekt joshes tek une, e une iu falem i teri. Mandi ishte pisanjos, nuk mbante shami me vete, nuk lante syte ne mengjes, zihej me kalamajte e tjere, bente shume zhurme, ne fillim kur ishte ne cerdhe, pastaj kur shkonte ne kopsht. Rritesha une, rritej edhe Mandi dhe prapesite e tij.
    Me tregonte edhe per Eren dhe per prapesite e saj. Por prapesite e saj ishin prapesi te mira. Kisha qef t’i degjoja ato, se si levizte neper brimat e muret e shtepise qe i kisha gjetur edhe une. Nuk e di se si e merrte vesh qe isha zhgerryer neper dheun e tyneleve te shtepise kur dilja, mbase me ere, here here edhe dyshoja se shikonte, por gjithmone e merrte vesh, e duke me pastruar, here me tregonte per Mandin e here per Eren. Kur me tregonte per Mandin, ate maskarain, ishte atehere kur i kishte humbur durimi ngaqe ndoshta kishte djegur parakrahet tek soba duke gatuar, e atehere me pastronte me force, gati duke m’a rrjepur lekuren. E shkreta nene xhike, i kishte krahet e duart gjithe shenja te djegurash, e gjunjet gjithe shenja perplasjesh. E une nuk kam qene asnjehere femije i keq. Te kisha qene si mandi, ndoshta do i kisha levizur mobiljet neper dhome, qe te humbte orientimin e te perplasej, por me vinte keq, se edhe ashtu sic ishte, me zorr orientohej me duar neper mure e neper mobilje. Kur ishte me te mira, me pastronte duke me perkedhelur e me tregonte per Eren. E une ia kisha marre doren. Kur e shihja qe ishte me nerva i kerkoja te me tregonte per Eren dhe menjehere nga te krruarit e lekures se zgjyrosur, e kthente ne perkedhelira. Por jo vetem kur me pastronte i kerkoja te me tregonte per Eren, edhe kur e shihja qe merzitej, qe e merrte malli per te. Ajo rrinte e ulur ne divan, duart e bere kryq mbi gjoks, renkonte, ndonjehere i rreshkiste nje pike loti nga syte pa drite neper faqet e rrudhura, e fshinte, e fillonte me tregonte.
    Ndoshta keto histori te nene xhikes jane memoria ime e pare. Me kujtohet nje histori e Eres kur kishte qene ne moshen time. Shtepia e nene xhikes ishte e madhe dhe era frynte nga te kater anet, sidomos ne oborrin midis shtepise dhe kishes. E perplaste porten e madhe fort dhe dukej sikur dikush ishte duke trokitur ne dere. Naten kur era hynte neper brimat e shtepise, neper tynelet kur kishte pas kaluar Era e me pas une, degjohej nje ulurime e mbytur, sikur te ishte duke dhene shpirt ndonje **** e vjeter. E sa here qe era perplaste deren me force, Era shkonte e hapte, bertiste, dhe pastaj e mbyllte gjithe inat e kthehej krenare prane nene xhikes. Ajo qe me ka ngelur ne kujtese edhe sot e kesaj dite, eshte ajo qe bertiste Era ne surrat te eres. “Gjidi apti t’apti, kakupteja bakajajo”!
    Le t’a zberthejme si shprehje. Gjidi ka mundesi te vije nga turqishtja, te jete e huazuar, qe do te thote dicka e ulet, e ndyre, e poshter, qe nuk ben as nje lek. Aftesite e mia gjuhesore lene shume per te deshiruar, te me falesh, doktor, por qe te dal pak nga tregimi, te zbres pak nga vendi i dallandysheve, nga vendi i perrallave dhe te them te verteten, im ate, qe fatmiresisht eshte ende gjalle, jo marigleni, por ai i verteti, sapo me tha ne telefon se ka mundesi te jete edhe vetem dialektizem i gjirokastres. “gjirokastritshe”, ishte fjala qe perdori. Te ****** kurbetin, se nuk kam as edhe nje fjalor shqip-shqip qe t’a shikoja. Prit te marr gjyshen ne telefon. E kam ne Tirane. Eh! Ma shpjegoi. Po nuk kishte vene dhembet, e nuk morra vesh asgje. Ndersa kusuri i shprehjes... hic. Nuk ka asgje per te zberthyer nga ana gjuhesore. Era e kishte shpikur vete qe te trembte eren, ose edhe dicka tjeter, me te erret se era, me te frikshme, me te kobshme. Momentet e fundit ne shtratin e vdekjes, midis percartjeve te nene xhikes, mu be sikur e degjova kete shprehje nga goja e saj. Ndersa nje here tjeter, kur isha nente vjec dhe jetoja me Mariglenin dhe me Eren, nderkohe qe Era ishte duke bere gati dreken, (po gatuante jahni me dhjozmo, qe e kam aq shume qef) era po frynte jashte si e terbuar. Une hapa deren, bertita “gjidi apti t’apti, kakupteja bakajajo” e perplasa deren dhe u ktheva krenar tek Era. Ndersa ajo, e trembur, filloi te shikonte rreth e qark shtepise, sikur te ishte duke kerkuar dicka te padukshme neper ajer, pamundur t’a shikonte dhe me keqardhje qe nuk po e gjente. Sepse edhe pse kishte humbur vetine per te ndjere vdekjen kur drapri i kobshem rrihte fort ne ajer, edhe pse e dinte qe une sapo e kisha perzene, e ndjente qe kesaj rradhe kishte ardhur per te, per Eren. Ose te pakten keshtu me eshte fiksuar mua. Sikur me kete shprehje perzihet vdekja nga shtepia.
    Imagjinata eshte stomaku ku bluhet dituria. Tiu vij keq per njerezit pa imagjinate, doktor, packa se une vetem i percmoj ashtu si mund te percmohen budallenjte. Mund te shkosh ne njemilion shkolla, mund te mesosh me mesuesit me te mire qe mund te kene ekzistuar ndonjehere e te mos kesh imagjinate, dhe je me poshte se ai qe nuk ka shkuar ne asnje shkolle, por qe cdo dije qe merr e perpunon me ane te imagjinates. Imagjinata eshte laboratori ku prodhohen universe te tera: utopike, apo reale, te bukura e te shndritshme, apo te shemtuara e te erreta, te gjalla, apo te vdekura, e mbi te gjitha te lira e te pafund. Por imagjinata eshte edhe mema e te gjitha vuajtjeve, e te gjitha paranojave.
    Shume njerez e lidhin ardhjen e dallandysheve me ardhjen e pranveres, me celjen e qiellit, me shperthimin e luleve me ngjyra ylberi e me aroma dehese. Une jam e kunderta. Une lidh ardhjen e pranveres me ardhjen e dallandysheve. Dallandyshet jane zogu im i preferuar, e ne angli nuk ka sa duhet, per te mos thene se nuk ekzistojne fare, nuk ngjiten kurre neper keto vise te ftohta.


    vazhdon
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  7. #7
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    Dallandyshet vijne, ikin, vijne, ikin. Perpara miliona vjetesh, kur qyteterimi nuk ishte ne kete shkalle qe eshte sot, ose me mire te them, kur njerezit as nuk ekzistonin, dallandyshet vetem migronin nga nje vend ne tjetrin, duke ndjekur gjithmone motin e nxehte. Ndersa tani ato nuk migrojne me, tani vijne dhe ikin. Vijne, ngrene fole neper qoshe shtepiash kur vjen pranvera, e ikin me vjeshten. I lene folete per te ardhur prape vitin tjeter, per t’i ndertuar prape. Natyra ia merr furine dimrit qe me shi, bore, rrebesh e ere ka prishur folete, dhe ia fal dallandysheve qe ato t’i ndertojne perseri. Cikli i dallandysheve mbaron me aq, cikli i natyres mbaron me aq, vitet perserisin njeri tjetrin pa meshire, dhe ne kete perseritje ikjesh e ardhjesh, ne kete rutine ndertimesh e shkaterrimesh, fillon cikli i poetit, i cili i udhehequr nga nje force e pashpjgueshme tallazesh, baticash e zbaticash, si te ishte oqeani ne meshire te diellit e te henes, kerkon brimen e celsit ne porten e ameshimit. Por jo me pene te permjere.
    Qe nje femij pesevjecar te besoj se eshte rritur me qumesht dallendyshje, kjo nuk eshte per t’u habitur, por qe plaka 115 vjecare qe ia thote femijes, t’a besoje vete, kjo eshte me shume se e habitshme, kjo eshte e bukur. Dallandyshja qe me dha qumesht mua e kishte emrin Era. Nje dite te vrenjtur ne dimrin e nene xhikes ajo erdhi dhe ne shtepine e shpirtin e plakes ngriti folene. E nene xhikja nuk kishte pare ndonjehere, as pranvere e as vere me te bukur se ato 14 vjet. Era ia vodhi krejt furine natyres dhe dimrin e perzuri. Pema e qershise ne oborrin e nene xhikes filloi te cele lule, e lulet fruta te medhenj, te embel e te mishte. Gjithcka gjalleroi, gjithcka u ngjall. Bashke me dimrin u zhduken edhe prifterinjte, edhe hija e vdekjes e varur neper rrobdeshamet e tyre te zeza. Dielli ndriconte si kurre ndonje here, e henes se kristalte, vetem yjet i benin shoqeri, asnje re e zeze. Zoti fryu mbi parajse dhe era ra ne faqen e malit ku jetonte nene xhikja, jeta shpertheu e bukur, si te kishte shperthyer nga peneli i ndonje piktori te madh, toka vinte arome te mbarsur me lumturi e ajri u mbush me xixellonja qe mbartnin grimca endrrash.
    Por dallandyshet vijne dhe ikin. E kur ikin dallandyshet iken dhe vera, vjen dimri perseri. Shpresa mbart me vete edhe ankthin se gjithcka mund te behet pikerisht ashtu si kemi frike te jete. E c’di nje 6 vjecar se c’eshte ankthi, ai thjesht e ndjen. E une thjesht e ndjeja se mund te mos isha ne gjendja tia zgjasja edhe pak veren nene xhikes, se pas largimit te Eres, une nuk mund t’a zija kurre ate vend, se mos une isha pikerisht anti-heroi, Mandi. Shpresa vdes e fundit. Edhe pas vdekjes se nene xhikes, edhe sot e kesaj dite, vazhdoj te shpresoj se mund t’ia kem celur pak buzen, se mund t’i kem falur edhe pak vere, pak diell, ne mos nepermjet syve, nepermjet shpirtit. Me ka rritur me shpirt. Ah por shpresa mbart me vete edhe tmerrin se gjithcka eshte tamam ashtu si kemi frike te jete. E per kete arsye, une rroj ne shprese e tmerr, e pernate, i lutem gardianit te shpirtrave, qe shpirtin e nene xhikes, t’a nxjerri me shpesh ne diell.
    Nuk me kujtohet se cfare ndodhi me pare. A u bera une i ndergjegjshem per ardhjen e dallandysheve dhe pas kesaj befasie me tregoi nene xhikja se isha rritur me qumesht dallandysheje, apo tregimi i nene xhikes me ndergjegjesoi per ekzistencen e tyre? Bile as nuk e mbaj mend moshen ekzakte. Ato erdhen dhe e ndertuan folene ne rreze te catise. Perdite e nga pak foleja behej gjithnje e me e bukur, gjithnje e me rrumbullake gjithnje e me e plote. Deri sa me ne fund mbaroi dhe aty leshuan vezet. Gjate gjithe kohes nene xhikja me tregonte se cfare do ndodhte, se sa veze do leshonin, se kur do celnin vezet, se si do i ushqenin zogjte kur vezet te ishin bere zogj e te tjera. Sa here qe kaloja porten per t’u futur ne shtepi, ose sa here qe dilja nga shtepia, ngrija koken lart qe te shikoja folene e dallandysheve. Kur zogjte celen ata nuk dinin te fluturonin. Vetem sa nxirrnin koken nga brima e vogel e folese, (brima ishte shume e vogel, dhe gjithmone habitesha se si dallandydhet hynin e dilnin qe andej), hapnin gojen e madhe dhe ciceronin. Prisnin qe dallandyshet prinder te sillnin qumeshtin e t’i ushqenin.
    Une isha i lumtur. Kujtdo qe takoja, i tregoja se ne shtepine tone kishin bere fole dallandyshet. Dhe filloja ua shpjegoja te gjitha, per vezet, per zogjte me goje te madhe qe ciceronin te uritur, se si e ndertuan shtepine per nje jave, per bishtin qe e kishin si gershere, bile edhe qe une isha rritur me qumesht dallandysheje. Kur iu tregoja kete te fundit ata qeshnin e une nga qe e kuptoja pse qeshnin, ngaqe nuk me besonin me vinte inat, dhe iu thosha qe dallandyshja qe me ka ushqyer mua e ka emrin Era. Ata atehere nuk qeshnin me. E kuptonin qe ishte e vertete. Mirepo njehere, tek ia tregoja keto nene shaqes, ajo me tha se nene xhikja ma kishte mbushur koken me brrockulla, se ajo kishte rrjedhur, se vitet bejne te veten e mendja merr te tatepjeten. Nene shaqja qe ishte nje komshie e jona, (ne fshat kishte tre nena, nene xhikja, nene shaqja, dhe nena parti. Nena parti ishte me e madhja, po ajo nuk thoshte asnjehere brockulla dhe nuk dilte asnjehere nga shtepia, pastaj nene xhikja, pastaj nene shaqja ishte e treta) kur me tha se nene xhikja kishte rrjedhur, u perpoq te me merrte ne preher dhe te me merrte me te mira, por une i ika, dhe qe atehere e mora inat nene shaqjen. Nene xhikja nuk kishte rrjedhur, te jeni te sigurte per kete. As edhe ne momentin e fundit, kur desh te perzinte vdekjen me formulen magjike te Eres, nuk e humbi mendjen.
    Foleja e dallandysheve ishte prej balte dhe si e tille natyrisht qe nuk ishte shume e forte. Vete dallandyshet jane te lehta dhe i mban brenda, por nuk do kishte mundesi kurre te mbante nje te goditur te forte te eres; ose po te kullonte shiu nga catia, balta kishte rrezik te shkrihej e foleja te prishej. Shiu i veres eshte i forte, bie me rrebesh, me kokrra te medhaja por pushon menjehere sapo te kete filluar, asnjehere nuk zgjat me shume se dhjete minuta. Por dallandyshet e kishin ndertuar folene ne menyre te atille qe shiu i veres te mos e demtonte. Copat e kashtes qe ndihmonin balten te qendronte e forte, nuk ishin hekur, por ashtu si mund t’a duroje bunkeri bomben, ashtu e duronte foleja shiun e veres. Gjithmone pas shiut te veres del ylberi, mami dallandyshe dhe babi dallandyshe dilnin per te kerkuar ushqim, per te gjetur ndonje krimb qe kishte dale ne siperfaqe nga shiu, ndersa zogjte e vegjel nxirrnin koken nga brima e folese dhe ciceronin goje shqyer ne drejtim te ylberit, dhe une, imagjinoja sikur isha njeri prej zogjve me goje hapur. Isha shume kurioz te dija se cfare kishte brenda folese pervec zogjve. A kishte krevat per ta, qe te flinin naten apo mobilje te tjera, a kishin televizor qe mos te merziteshin kur ishin vetem, a i linte mami me babin te shikonin televizor deri vone, a iu tregonin perralla si ato te nene xhikes?
    Nga pese shtepia qe kishte fshati, njera prej tyre duke qene kishe, une isha i vetmi femije. Te gjitha hapesirat ishin te mijat. Une isha pirati, e po une isha kapiteni qe kap piratin, une isha mbreti qe i falte jeten hajdutit, e une isha edhe hajduti. Zakonisht luaja brenda oborrit te nene xhikes, por nuk ishte e rrezikshme edhe te dilja perjashta keshtu qe lozja edhe ke bunkeri, qe kur e mendoj tani, habitem se si nuk ishte i mbushur deri ne gju me *** e me shurre. Nuk kisha pra asnje shok, as me te madh, te cilin do e kisha gjeneral, e as me te vogel, te cilin do e kisha vartes. Isha vetem une, i vetem, qe ne djep. Te vetmit njerez me te cilet luaja, ishin dallandyshet, (nese keta jane njerez), nene xhikja (qe nuk ma kishte ngene gjithmone) dhe Mandi (qe kishte dale nga perrallat e nene xhikes dhe kishte marre formen e kundershtarit imagjinar e qe gjithmone humbte).
    Per nje fare kohe, sa kisha Mandin, e harrova fare folene e dallandysheve. Eksitimi dhe kureshtja fillestare qe me kishin krijuar keto krijesa te bukura ishte shuar nga ndjenja e pranimit te ekzistences se tyre. Dilja me te nga bunkeri, nga rrapi, apo edhe me larg. Sa me shume qe rrija me Mandin, aq me shume e kuptoja qe nuk ishte edhe aq i keq sa thoshte nene xhikja. Mirepo e dija qe nene xhikja nuk e kishte qef mandin, keshtu qe nuk i tregova asnjehere qe ishim bere shok. Ai me percillte deri tek porta e shtepise, ku ngrinim koken lart per te pare folene sa here kalonim, pastaj i thosha te ikte para se t’a shikonte nene xhikja. Keshtu ishte ndare jeta ime prej femije; brenda shtepise ishte nene xhikja, tek porta ishte foleja e dallandysheve, dhe perjashta ishte Mandi. Gabimi me i madh qe kam bere ndonjehere ne ate moshe ama, ishte qe i tregova mandit per folene e dallandysheve.
    Pastaj zogjte filluan te fluturonin. Kete fakt m’a tregoi nene xhikja. Ata ishin me te vegjel se dallandyshet e medhaja dhe nuk dilnin per t’u ushqyer vete. Benin nga nje xhiro te vogel ne forme rrethi prane folese dhe futeshin prape brenda, nxirrnin koken nga brima e folese, dhe bertisnin me te madhe si zakonisht, por kesaj rradhe jo per te kerkuar ushqim, por qe te merrnin leje per te fluturuar prape. Nene xhikja tha se pas nje jave, zogjte do ishin ne gjendje te fluturonin vete ku te donin dhe te ushqenin veten si te donin. Ah sa doja edhe une te fluturoja. Ata fluturonin si rraketike rreth e qark folese, e imazhi im me goje te shqyer, i projektuar brenda folese, i shikonte se si perpiqeshin prane fluturimit te dallandysheve te medhaja. E ndonjehere ngrihesha edhe une ne fluturim qe nga foleja, beja nje xhiro te shkurter, e futesha prape brenda, e jo sepse lodhesha, se mund te fluturoja sa te doja e ku te doja, pa u penguar nga asgje, por qe t’iu lija rradhen te fluturonin edhe vellezerit e mij, sepse zogjte i kisha me shume se shok. Perderisa edhe une isha ushqyer me qumesht dallandysheje, i kisha vellezer.
    Qe nene xhikja ajo qe e degjoi e para zhurmen e prishjes se folese dhe me tha te dilja te shikoja. Oh zot cfare tmerri! Nje gur kishte qelluar nje nga dallandyshet e vogla e cila kishte rene pertoke e gjakosur, nje tjeter gur ose i njejti kishte prishur folene, ndersa dallandyshet e medhaja, me cicerima te shqyera deri ne mallkim, vinin verdalle trupit pa jete te zogut te vogel.


    vazhdon
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  8. #8
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189
    VAZHDO!!!!

  9. #9
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    Gjeja e pare qe me shkoi ne mendje kur pashe ate skene, pa i vene re ende guret, ishte se e kishte prishur lym beshtyma me beshtymen e tij acidike. Ai ishte budallai i fshatit, 30 vjec, por qe dukej sikur ishte 50. kur kthehej nga xhiroja e perditshme qe bente ne qytet, te pakten pese kalamaj e ndiqnin duke e goditur me gura nga larg, pa guxuar t’i afroheshin se mos i vriste me beshymen e tij te mallkuar, per te cilen thuhej se po te te prekte te shkrinte te terin. Atje ku binte beshtyma e lymit qelbte ere toka dhe nuk mbinte
    me asgje ne ate vend. Ai jetonte me nene shaqen. Bashke me kalamajte, qe i vinin verdalle si miza te bezdisshme, e ndiqnin edhe klithmat e tyre, te hareshme kur e vinin perpara, te tmerruara kur iu kundervihej. E megjithese klithmat e tyre mund te shprehnin dy ndjenja krejt te te kunderta, gjithmone thoshin te njejten gje: “Lym Beshtyma. Lym Beshtyma”!
    Me analizen e nje pese vjecari e kuptova qe nuk kishte qene Lym Beshtyma qe e kishte bere demin, se do ia kisha ndjere eren. Kishte qene mandi, te cilin nuk e pashe me qe prej asaj dite. Nene xhikja ma perforcoi mendimin. Mandi ishte cun i keq dhe pike. Nuk kishte nevoje per arsye te tjera. “po pse, pse”? kembegulja une mes lotesh. Ishte e kote. Ajo qe ishte bere nuk c’behej me, me mesoi nene xhikja, qe tani e tutje duhet te kisha parasysh te mos behesha i keq si mandi.
    Foleja e prishur e dallandysheve qendroi ashtu per nje kohe te gjate, -e shkaterruar, e erret, e mallkuar, gjeme madhe. Kontakti im i pare me vdekjen, ajo ishte. Atje ku me pare kishte pasur zogj te vegjel, qe fluturonin e ciceronin gezueshem, tani kishte vetem nje heshtje te kobshme. Ajo ishte e frikshme. Qendronte mbi porte dhe balta e zeze me kallamishtet e thyera leshonte nje hije te tmerrshme; bindshmerisht e perbindshme, me detyronte te ulja koken nga frika se mos padashur i hidhja ndonje sy, sa here qe kaloja porten. Endrra te llahtarshme. Ligeshti. Tmerr. Ekzistenca e saj me mbylli brenda ne shtepi per nje kohe te gjate. Edhe kur luaja ne oborr, perpiqesha te mos i afrohesha portes.
    Perfundimisht nene xhikja u shqetesua nga vet-izolimi im, dhe nuk e mbaj mend se kujt ne fshat i kerkoi qe t’a prishte fare. Fillimisht, i pakenaqur, sepse akoma kishte ngelur nje njolle e njome aty ku kishte qene, kembengulja qe te mos dilja. Por pak nga pak koha e shpelau edhe ate njolle, dhe bashke me te, edhe tmerrin tim.

    Ne fakt mandin e takova edhe nje here te vetme me pas. Jetoja me mariglenin dhe me eren, duhet te kem qene rreth 10 vjec. Jetonim ne tirane. Ata kishin vendosur te shkonin nga nje miku i tyre per vizite. Kujtimet e femijerise, kur perziehen me ndjenja te fuqishme si ajo e urrejtjes, shpesh here nuk jane te sakta. Nuk e mbaj mend mire se si ishte puna qe me moren edhe mua me vete. Me duket se nuk kishin se ku te me linin dhe qe te ma rrisnin ndjenjen e aventures, me thane se xhaxhi Tomorri kishte nje cun nje vit me te madh se une qe kishte qef te me takonte.
    Ideja e nje shoku te ri me eksitoi shume. Nuk me mbante vendi deri sa t’a takoja. Kisha frike ne te njejten kohe. A do me pelqente? A do e beja dot per vete? Jo se kur jetoja me nene xhiken kisha me shume shoke, por tani qe jetoja me mariglenin e me eren nuk kisha shoke fare. Era ishte jashtezakonisht posesive. Nuk me linte kurre te dilja nga shtepia, dhe edhe kur dilja, dilja i shoqeruar prej tyre, te gjithe bashke. I mbyllur brenda guackes se shtepise, fantazia prej femije me fluturonte ne cdo lloj vendesh. Me kujtoheshin tregimet e nene xhikes, e behesha protagonist i tyre. Degjoja qe bashkimi sovjetik kishte dale nga vija e marksizem-leninizmit, dhe imagjinoja sikur pasi e beja mik gorbacovin, e vrisja dhe e fusja pastaj bashkimin sovjetik ne rrugen e duhur. Por duke qene se isha tradhtuar me pare nga mandi, kisha frike te krijoja ndonje tjeter shok imagjinar, keshtu qe mungesen e shokeve te vertete, edhe pse ishte mungese qe me zhvillonte fantazine, e ndjeja shume.
    Shtepia e xhaxhi Tomorrit ishte nje shtepi perdhese tek Kodra e Kuqe, prane permendores se Vojo Kushit i cili kishte hapur kapakun e tankut gjerman dhe me doren e ngritur lart, ishte duke hedhur brenda nje bombe, duke sakrifikuar keshtu edhe veten. Kjo eshte nje rrugice tipike tiranase -shume e ngushte, por qe zgjerohej pak ne forme te nje sheshi te vogel aty ku dora e vojo kushit kishte ngelur perjetesisht lart- qe lidhte rrugen e Barrikadave nga njera ane (aty ku sot eshte Dervish Hatixheja) me Unazen me ane te nje pale shkalleve nga ana tjeter. Muret rrethuese prej qerpici te shtepive te lyera me gelqere te bardhe te lepire nga shiu nuk jane me shume se dy metra larg njeri tjetrit, aq me teper qe shtepia e xhaxhi Tomorrit ishte nje rrugice brenda rrugices, rrugice qorre. Porta ishte prej druri, jeshile, e mbuluar nga nje cati e vogel me tjegulla dhe ne te varej nje dore prej bronxi me te cilen mund te trokitje. Deren erdhi e hapi vete xhaxhi tomorri. Ai kishte veshur nje pale pantallona te shkrutra dhe nje kanatiere te bardhe te lagur nga djersa. Oborri me sa vura re, ishte i bukur dhe me i madh se oborri i nene xhikes. Ishin mbjelle trendafila tirane, hurma, kumblla, limona e portokalle. Ishte kulmi i veres.
    Mbrapa tij qendronte nje djale me trupin tim, ose pak me i gjate. Kishte floke te verdha te prera shkurt, dhe edhe ai kishte veshur nje kanatiere te bardhe e pantallona te shkurtra, qe m’u duken se ishin me te vjetra se te mijat. Nderkohe qe marigleni me eren po takoheshin me xhaxhi tomorrin, une ia kisha ngulur syte ketij miku te ri. Ne syte e tij vihej re po e njejta frike qe kisha edhe une, se mos une nuk do e pelqeja. Por cuditerisht, pervec frikes, syte e tij mbartnin edhe nje lloj sigurie te fituar nga territori. Isha une qe kisha shkuar tek ai, dhe jo ai qe kishte ardhur tek une, fusha e lojes do ishte shtepia e tij dhe ideja qe i njihte te gjitha skutat, e bente te ndjehej krenar.
    Xhaxhi tomorri me nduku faqet dhe me tha se isha rritur. Pastaj me prezantoi me djalin e vet, Mandin.
    E shkreta nene xhike! Cfare keqkuptimi i llahtarshem! Me vjen per te qeshur, por me mungon naiviteti i femijes, e qeshura ime eshte cinike. Ishte lodhur tere jetes me perrallat e saj me mandin, njera pas tjetres ato vinin ne menyre progresive si ligesia e tij, deri sa, po te ishte gjalle sot e te vazhdonte te me tregonte perralla, karakteri i mandit do kishte perfunduar binjak me antikrishtin. E gjithe kjo e bere me qellime te mira, kuptohet, por koincidencat jane te tilla qe nuk pyesin per qellimet, i kapercejne ato, dhe perfundimisht qellimet e plakave ngelen vecse “background”. Ekzistenca e mandit imagjinar ishte zhytur thelle ne te pandergjegjshmen time, se bashku me folene e dallandysheve, por me te degjuar emrin, gjithcka qe me kujtohej per te iu pershtat per trupi ketij mandi qe kisha perpara, aq fiks sa kanatierja e njollosur qe kishte veshur, aq urrejtshem sa syte blu e percmues.
    Urrejtje dhe hakmarrje. Iu hodha me vrrull me nje shpejtesi e force qe nuk e dija qe i kisha. Mes lotesh e qellova me grushta dhe nuk ngopesha. Ai nuk e priste, -askush se priste. I habitur, ngeli rob i nje inati te cmendur qe kishte vite qe bluante e fryhej brenda shpirtit te nje femije. Marigleni me terhoqi dhe me mori ne krahe. Une qaja i pangopur nga inati, mandi qante nga druri i papritur.
    Nuk mbaj mend asgje tjeter, vetem se m’u duk sikur marigleni kishte nje buzeqeshje krenare ne fytyre, por era nuk ishte e kenaqur nga sjellja ime. Une e mbeshteta koken ne supin e tij dhe hungerija me te madhe fjale qe nuk me kishin hije t’i perdorja ne ate moshe, “Ai muti i *****. Ai prishi folene e dallandysheve”.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  10. #10
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Teper interesante.
    Ke talent,te uroj.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema tė Ngjashme

  1. Vallja
    Nga deti_bajri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 15-11-2009, 00:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •