Indeksi 2004 për lirinë ekonomike
Për të dhjetin vit rresht Fondacioni Heritage një think tank (sternë mendimesh) i Uashingtonit në bashkëpunim me gazetën The Wall Street Journal nxorrën në qarkullim Indeksi 2004 i lirisë ekonomike (429 faqe). Mbështetur mbi të dhëna të grumbulluara prej Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, Departamentit të Shtetit të SHBA, Worldbook-et (Libri i botës me të dhëna mbi shtetet) sipas viteve botime të OKB-së apo CIA-s, i punuar nga një grup autorësh, vlerësimet dhe klasifikimi që ai ju bën 155 prej vendeve të botës mbi lirinë ekonomike kanë pak apo aspak për të kundërshtuar. Indeksi i lirisë ekonomike llogaritet me pikë nga një që është vlerësimi më i mirë në pesë që është vlerësimi më i keq i ndarë në dhjetë kategori kryesore, politika tregtare, barra fiskale e qeverisë, ndërhyrja e qeverisë në ekonomi, politika monetare, rrjedhja e kapitalit dhe investimet e huaja, bankimi dhe financat, pagat dhe çmimet, të drejtat e pronësisë, rregullat, tregu informal. Për indeksin e lirisë ekonomike 2004 i cili bazohet në të dhënat e vitit të shkuar e kur ato mungojnë dhe të vitit paraardhës Shqipëria me 3.1 pikët që ka marrë renditet e 80-ta duke u futur në vendet mësëshumti paliri shumë larg 16 vendeve të lira me në krye Hong Kongun që gëzon mbi 24000 dollarë të ardhura në vit për banor apo 55 vendeve mësëshumti me liri. Po ti referohemi grafikut të indekseve sipas viteve prej 1995 e deri më sot Shqipëria e nis me 3.48 pikë në 1995, 3.53 pikë në 1998 (shifrat e vitit 1997) 3.78 pikë në 2000 për tu ulur tek 3.1 e këtij viti me një mesatare për dhjetë vitet 3.46 pikë e vetmja gjë për tu shënuar është se vetëm sa kemi dalë nga vendet ku liria ekonomike është e shtypur, fillo këtu me Kubën e mbaro me Korenë e Veriut që mban vendin e fundit. E gjej me vend të sjell fjalët e O’Grady-it bashkëeditore e botimit “...rruga më e mirë e zhvillimit ekonomik dhe rritjes së standarteve të jetesës është ajo e shtruar me lirinë ekonomike,” dhe ju ftoj të lexoni çka shkruhet në Indeksi i lirisë ekonomike 2004 nën zërin Shqipëria.
Shqipëria
Paqëndrueshmëria politike, rënia e piramidave në 1997, kriza e Kosovës në 1999, korrupsioni i insitucioneve qeveritare dhe procesi elektoral kanë mbajtur mbrapa sundimin e ligjit në Shqipëri. Që kur erdhi në pushtet në Korrik 2002, qeveria e socialistit Fatos Nano ka lëvizur të kthejë këtë prirje, duke arrestuar një numër kuptimplotë të madh të zyrtarëve të lartë siç është zëvendës guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe drejtuesi i Policisë së Rendit Publik (megjithatë, për pakënaqsi të fqinjëve Grekë dhe Italianë të Shqipërisë, ai ka dështuar të shkatërojë kontrabandën dhe trafikun ilegal të drogës). Si rezultat i këtyre përpjekjeve të rinovuara, përgjatë gjysmës së parë të vitit 2003, Bashkimi Europian rifilloi negociatat me Tiranën për një marrveshje asocimi në BE. Korrupsionit i shtohet një infrastrukturë e shkatëruar dhe fakti se shumica e privatizimeve të mëdha janë ndalur sepse Shqipëria tërheq një numur vërtet shumë të vogël të investimeve të huaja direkte. Inflacioni mbetet në nivele relativisht të larta: mbi 4 përqind në vit në fund të vitit 2002. Këto mangësi shpjegojnë pse afërsisht gjysma e Shqiptarëve jetojnë me më pak se 2 dollarë për banor në ditë dhe mbi 25 përqind e Shqiptarëve të moshës për punë kanë lënë vendin që nga përmbysja e komunizmit. Pikët e barrës fiskale të qeverisë të Shqipërisë janë 0.2 përqind më keq këtë vit, por politika e saj tregtare dhe tregu informal shënojnë 1 pikë më mirë. Si rezultat, pikavarazhi i përgjithshëm i Shqipërisë është 0.18 pikë më mirë këtë vit.
Politika tregtare - Pikët: 4.0
Sipas Bankës Botërore, përqindja e ngarkesës mesatare të tarifave të Shqipërisë në 2001 (viti më i fundit që Banka Botërore ka të dhëna) ishte 11.8 përqind, më poshtë se 14.4 përqind raportuar në indeksin e 2003. Si rezultat, politika tregtare e Shqipërisë shënon një pikë më mirë këtë vit. Barrierat jotarifore marrin formën e korrupsionit në dogana dhe liçensime. Sipas Departamentit të Shtetit të SHBA, “bizneset denoncojnë korrupsion qeveritar, veçanërisht në tenderime dhe proçesin e liçensimit...” Economist Intelligence Unit (Njësia e Inteligjencës e grupit Economist, ku përfshihet dhe revista) raporton se “ administrata publike në Shqipëri mbetet e dobët dhe e prirur për korrupsion... Fusha më e prekur janë doganat...”
Barra fiskale e qeverisë - Pikët përfundimtare: 3.0
Pikët – Taksat mbi të ardhurat: 2.5
Pikët – Taksat mbi biznesin: 3.0
Pikët – Ndryshimi në shpenzimet shtetërore: 3.5
Përqindja e taksës mbi të ardhurat në Shqipëri është 25 përqind. Përqindja e taksës mbi biznesin është 25përqind. Në 2001, shpenzimet qeveritare si përqindje ndaj GDP u rritën me 0.1 përqind pikë në 31.5 përqind, krahasuar me një 1.3 përqind pikë ulje një vit më parë. Si rezultat pikët e barrës fiskale të qeverisë janë 0.2 pikë më keq këtë vit.
Ndërhyrja e qeverisë në ekonomi - Pikët: 3.0
Banka Botërore raporton se qeveria konsumoi 10.9 përqind të GDP në 2001. Në të njëjtin vit, bazuar në të dhëna nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Shqipëria morri 12.16 përqind të të ardhurave të saj nga ndërmarrjet në pronësi shtetërore dhe pronat me pronësi shtetërore.
Politika monetare - Pikët: 2.0
Nga 1993 deri në 2002, pesha e përqindjes mesatare vjetore të inflacionit të Shqipërisë ishte 4.64 përqind.
Rrjedhja e kapitalit dhe investimet e huaja - Pikët: 2.0
Firmat e huaja dhe të vendit trajtohen barazi sipas ligjit dhe u është garantuar siguria nga shpronësimet apo nacionalizimet. Qeveria nuk ndjek investimet e huaja, dhe pothuaj të gjithë sektorët e ekonomisë me përjashtim të tokës bujqësore, janë të hapura për investimet e huaja. Paqëndrueshmëria politike, krimi, korrupsioni, dhe një treg informal i lulëzuar vazhdojnë të dekurajajojnë investorët e huaj dhe minojnë implementimin e reformës. Fondi Monetar Ndërkombëtar raporton se si vendasit dhe jovendasit mund të mbajnë llogari në monedha të huaja. Pagesat dhe transfertat që kalojnë një shumë të caktuar kërkojnë doukmentacion mbështetës për nuk ndeshen me kufizime të tjera. Banka e Shqipërisë duhet të aprovojë blerjen e kapitalit dhe instrumenteve të tregjeve të parasë, investimet direkte me jashtë, shumë operacione krediti, dhe blerjen e pronave të paluajtëshme jashtë prej vendasve.
Bankimi dhe financat - Pikët:3.0
Sektori bankar në Shqipëri është fillestar, dhe shumica e transaksioneve kryhen akoma me para në dorë. Janë 13 banka tregtare, nga të cilat 10 ishin në pronësi të huaj në fundin e vitit 2001. Pjesa e aseteve bankare të njësive të huaja u rrit mprehtë nga 60 përqind në 1999 në 84 përqind në 2001, ndërkohë që ato të bankave me pronësi shtetërore ranë nga 38 përqind në 13 përqind, sipas Economist Intelligence Unit. Qeveria privatizoi bankën e dytë më të madhe, Bankën Kombëtare Tregtare në Qershor 2000 dhe ka në plan të privatizojë Bankën e Kursimeve të Shqipërisë në 2004 e cila aktualisht llogarit 80 përqind të gjithë depozitave.
Pagat dhe çmimet - Pikët: 2.0
Shumë çmime janë liberalizuar. Economist Intelligence Unit raporton se qeveria ndikon çmimet e ujit, edukimit, transportit hekurudhor dhe elektricitetit nëpërmjet subvencioneve. Qeveria gjithashtu kontrollon drejtpërdrejt çmimin e elektricitetit. Një pagë minimale aplikohet për të gjithë të punësuarit mbi 16 vjet.
Të drejtat e pronësisë - Pikët: 4.0
Sistemi ligjor i Shqipërisë nuk mbron mjaftueshëm pronën private. Sipas Departamentit të Shtetit të SHBA, “Kushtetuta parasheh një gjyqësor të pavarur; megjithatë, nga presioni i politikës, kërcënimet, korrupsioni lokal, rryshfetet, dhe rezervat e pamjaftueshme, gjyqësori ishte i pamundur të funksiononte i pavarur dhe efiçent.” Për të shtuar “Të drejtat mbi pronësinë bazuar në ligjin Shqiptar nuk mbrohen mjaftueshëm; detyrimi përgjithësisht i është lënë pronarit. Të drejtat mbi pronësinë intelektuale (ligjet) ... përgjithësisht nuk detyrohen dhe shkelja e të drejtave të kopimit, markave tregtare, dhe të tjera të drejta të pronësisë intelektuale janë të hallakatura dhe zhurmëmëdha.”
Rregullat - Pikët: 4.0
Shqipëria ka bërë disi përparim drejt dhënies gaz burokracisë. Megjithatë, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA, “Bizneset janë ankuar se në disa instanca burokracia dhe korrupsioni e bëjnë përfitimin e një liçense biznesi një proçes të gjatë dhe/apo të kushtueshëm. Kompani të tjera kanë humbur liçensat pa asnjë njoftim paraprak apo proçes të drejtë.” Për të shtuar, “Sistemi rregullator është larg të qënit transparent. Bizneset kanë vështirësi të sigurojnë kopje të ligjeve dhe rregullave. Ligjet dhe rregullat ndonjëherë kontradiktore, të çojnë në interpretime të pabesueshme. Korrupsioni gjithashtu nënkupton se ligjet dhe rregullat janë zbatuar në papajtueshmëri.”
Tregu informal – Pikët: 4.0
Pikët e Internacional Transparencës 2002 për Shqipërinë ishin 2.5. Prandaj pikët e Shqipërisë për tregun informal janë 4 për këtë vit.
Krijoni Kontakt