Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 28
  1. #11
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Art. VIII i Simbolit te Besimit:

    Dhe me Shpirtin e Shenjte, Zoti, Jeteberes qe buron prej Atit, qe adhurohet e lavderohet bashke me Atin e me Birin, qe foli me anen e profeteve.

    Edhe ketu kuptohet folja e Art. I “Besoj” dhe na meson qe Shpirti i Shenjte eshte Perendi i vertete, siē eshte Ati dhe Biri, dhe buron vetem prej Atit. Kisha Katolike meson qe Shpirti i Shenjte buron prej Atit dhe Birit, po kjo eshte pranuar e prej protestanteve.
    Shpirti quhet i Shenjte, se shenjteron gjithe ata qe e marrin. Quhet Zot, se zoteron gjithesine, quhet Jeteberes, se u jep jete shpirterore besimtareve.
    Pasi Shpirti i Shenjte eshte Perendi i vertete, personi i trete i Trinitrise se Shenjte, duhet te adhurohet dhe te lavderohet po me ate nderim te Atit dhe te Birit, me te cilet eshte e nje Qenieje.

    Pse thuhet qe Shpirti i Shenjte foli me anen e profeteve ?

    Me pare, qe te tregohet se Shpirti i Shenjte eshte Perendi i vertete, se vetem Perendia mund te dije se ē’behet dhe ia shfaq njeriut dhe, se dyti, tregohet se Librat e profeteve jane te Perendi – inspiruara, sikurse dhe Librat e Dhiates se Re, qe shkruan Apostujt e Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-06-2005 mė 23:36

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Art. IX i Simbolit te Besimit:

    Ne nje Kishe te shenjte, te pergjitheshme dhe Apostolike”
    Ky Art. na meson per Kishen e Krishtit.

    Ē’quhet Kishe ?

    Kishe quhet gjithe shuma e atyre qe besojne ne Krishtin, te cilet duke u bashkuar ne nje besim dhe duke u shenjteruar me ato mistere perbejne nje trup, qe ka per kryetar te larte Kryezotin tone Iisu Krisht.

    Kur u themelua Kisha e Krishtit ?

    Kisha u themelua prej zotit tone Iisu krisht, kur ky zgjodhi te 12 nxenesit dhe Apostujt e Tij, edhe kur u dergoi diten e Rushajave (Pesedhjetores) shpirtin e Shenjte. Keshtu Apostujt te ndriēuar dolen ne bote, predikuar Ungjillin ne tere kombet dhe keshtu perhapen dhe forcuan Kishen e krishtere.

    Pse Kisha quhet Nje ?

    Quhet nje se ata qe perbejne ate, kane nje krye: Krishtin, bashkohen ne nje Besim dhe shenjterohen po prej atyre Mistereve.

    Pse Kisha quhet e Shenjte ?

    Quhet e Shenjte se e shenjteroi Krishti me gjakun e Tij dhe se qellimi i saj eshte, qe me mesimin e Iisuit dhe me hirin e Mistereve te shenjterohen gjithe besimtaret, qe e permbajne ate.

    Pse Kisha quhet e pergjithshme ?

    Se perfshin ne gjirin e saj tere njerezit nga ēdo komb, vend dhe me gjuhe te ndryshme, dhe kryesisht sepse permban te verteten e plote.

    Pse quhet Apostolike ?

    Se u perhap ne bote me predikimin e Apostujve, dhe se ruan besimin dhe traditat qe mori prej tyre.

    Si qeveriset Kisha?

    Kisha, siē thame me siper, u themelua prej Shpetimtarit tone Iisu Krisht, i Cili eshte Krye i Kishes, por qeveriset mbi dhč prej episkopeve qe jane barinjte dhe mesuesit e saj, te cilet si detyre kryesore kane t’u mesojne besimtareve fjalen e Perendise, te kryejne (bejne) misteret dhe te qeverisin besimtaret fetarisht.

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Art. X i Simbolit te Besimit:

    Pohoj nje pagezim per ndjesen e mekateve.

    Ky Art. na meson vetem per misterin e Pagezimit.

    Ē’quhen Mistere ?

    Mistere jane ato ceremoni te Kishes, te cilat shquhen nga te tjerat, se jane urdheruar prej Krishtit ose prej Apostujve dhe se ne keto u jepet, ne menyre te fshehte, Hiri i padukshem i Shpirtit te Shenjte besimtareve. Meqenese ne keto ceremoni vepron fshehtazi Shpirti i Shenjte, per kete quhen Mistere.
    Te Shenjta pra quhen ato ceremoni te Kishes, qe i mori kjo prej Zotit dhe Apostujve dhe ne te cilat me shenja te dukshme jepet Hiri i padukshem i Shenjte, i nevojitur per shpetimin tone.
    Shtate jane misteret: Pagezimi, Miroja, Kungimi, Pendimi, Dorezimi prifteror, martesa dhe Efqelia.

    Pagezimi

    Zoti Krisht, jo vetem qe u pagezua prej Joanit ne lumin e Jordanit, por edhe kur i dergoi nxenesit e tij per te predikuar, i porositi te pagezojne “ne emrin e Atit, dhe te Birit dhe te Shpirtit te Shenjte”. I pagezuari kridhet tri here prej priftit ne uje te bekuar me pare, dhe nxirret prej tij ne emrin e Atit dhe te Birit dhe te Shpirtit te Shenjte.
    Duke u pagezuar spastrohet nga mekati i Adamit dhe ne qofte se eshte i rritur, spastrohet dhe ga mekatet e tij dhe behet Anetar i Kishes. Pra ky eshte kuptimi i Pagezimit.

    Ne qofte ne moshe, ē’duhet te beje ai qe pagezohet ?

    Duhet pikesepari te nunoset qe te pendohet per mekatet dhe te rrefeje besen e tij me Krishtin dhe pastaj te pagezohet. Prandaj ne shekujt e pare te Krishterimit perpara se te pagezohej ndonje, i mesohej Katekizmi.
    Kur me vone hyri perdorimi i pagezimit te foshnjeve, qe te mos vdesin te papagezuara, u caktua prej Kishes kumbari, i cili si perfaqesues i te pagezuarit thote “Besoj”. Kumbari ose ndrikulla merr detyren te perkujdeset per edukimin fetar te foshnjes ne moshen e duhur.
    Kisha Katolike qe ne shek. XIV ne vend qe t’i kredhe (futė) ne uje te pagezuarit, vetem i sperkat me uje te bekuar. Gjithashtu me sperkatje behet dhe ne Kishen Protestante.
    Perdoret sperkatja dhe ne Kishen tone Orthodhokse, ne rast nevoje kur foshnja eshte e semure ose vetem lartesohet ne ajer tri here prej cilitdo qofte dhe kujtohet emri i Trinise se Shenjte dhe konsiderohet i pagezuar. Por ne qofte se foshnja rron, duhet bere Misteri kanunisht.

    Misteri i Mirės se Shenjte

    Ne ēastin pas Pagezimit behet dhe Misteri i mirės, d.m.th. prifti lyen me Mirė te Shenjte te pagezuarin dhe keshtu ky merr dhuraten e Shpirtit te Shenjte. Pra misteri i mirės eshte ajo ceremoni e Shenjte ne te cilen prifti lyen pjeset e ndryshme te trupit qe pagezohet me miro te bekuar. Kush lyhet me mirė te Shenjte merr dhuratata e Shpirtit te Shenjte, qe te forcohet ne jeten shpirterore dhe te perparoje ne pune te mira.

    Misteri i Kungimit

    Misteri i Kungates eshte ajo ceremoni e Shenjte, ne te cilen ne forme te bukes edhe te veres marrim trupin dhe gjakun e vertete te Zotit tone Iisu Krisht per ndjese te mekateve dhe per jete te perjetshme.

    Kur e formoi kete Mister Zoti yne ?

    Nje nate para kryqezimit te Tij hengri bashke me nxenesit e Tij “Darken mistike”. Ne ate darke mori buken dhe pasi e bekoi ua dha nxenesve te Tij duke thene: “Merrni, hani, ky eshte trupi im”.
    Pastaj mori kupen e veres dhe pasi falenderoi Perendine tha: “Pini prej ketij te gjithe, se ky eshte gjaku im”. Pra ne kete Darke Mistike formoi Misterin e Kungates, se u tha nxenesve te Tij, kete te beni gjithnje per kujtimin tim. Ky mister duhet te behet prej priftit me buke te brumte dhe me vere pre rrushi te perzier me uje.

    Ē’duhet te besojme per kete Mister ?

    Duhet te besojme qe ne ate ēast kur prifti therret Shpirtin e Shenjte dhe bekon buken e veren, keto te dyja ndryshohen dhe behen Trupi e Gjaku i vertete i Krishtit. Prandaj kur kungohemi marrim ne forme te bukes e veres, ate Trup te vertete edhe Gjak te Krishtit.

    Kur duhet te kungohemi ?

    Me anen e Kungates bashkohemi me Zotin tone Iisu Krishtin, i Cili tha vete: “Ai qe ha mishin tim edhe pi gjakun tim mbetet tek une edhe une tek ai”. Pra duhet te kungohemi sa me shpesh me mire, dhe sa here e shohim te nevojshme, por me perpara te jemi pergatitur mire dhe te ndjere me kedo.

    Si behet pergatitja ?

    Pergatitja behet me pendim te vertete dhe me rrefim te mekateve, me agjerim edhe falje me zemer dhe mė shume me pune te mira.

    Misteri i Rrefimit

    Pendimi apo rrefimi eshte Misteri, ne te cilin i krishteri pendohet nga thellesia e zemres per mekatet e tij, rrefen perpara priftit dhe keshtu merr prej Perendise qe sheh fshehtazi, ndjesen dhe faljen e tyre.

    Kur e formoi kete mister Zoti yne ?

    Kete Mister e formoi Krishti pas Ngjalljes se Tij, kur u dha nxenesve te tij Shpirtin e Shenjte duke u thene: “Merrni Shpirtin e Shenjte. Atyre qe do t’ua falni mekatet, do t’u jene falur dhe atyre qe nuk do t’ua falni, do t’u mbeten te pafalura” (Joan. 20:23). Apostujt kete pushtet ua dhane trashegimtareve te tyre, domethene episkopeve, me lejen e te cileve e zbaton kete mister prifteria.

    Pendimi eshte i vertete:

    1. Kur njeriu ndjen faje dhe helmohet per to, se ka faj ne Perendine,

    2. Kur vendos te largohet keshtu e tutje nga faji dhe te beje pune te mira,

    3. Kur vjen perpara priftit dhe tregon e hidherim shpirti fajet pa fshehur ndonje frike ose prej turpi.

    Kete Mister e ben i krishteri sa here e ndjen nevoje, por me teper kur pergatitet per kungim.

    Misteri i Prifterise

    Shpetimtari yne kur zgjodhi Apostujt, u dha fuqi te qeverisin Kishen, te zbatojne mistere dhe te predikojne fjalen e Perendise. Kete e lane trashegim te episkopet duke vene duart mbi kryet e tyre (hirotonisur) dhe episkopet dorezojne prifterinj. Misteri i Prifterise eshte ajo ceremoni e Shenjte, ne te cilen episkopi duke vene duart mbi kryet e kandidatit per prift, i jep Hirin e Shpirtit te Shenjte qe te zbatoje misteret, te qeverise besimtaret, dhe t’u mesoje fjalen e Perendise.
    Me kete Mister episkopi kendon lutje te caktuara qe te zbrese Hiri i Shpirtit te Shenjte mbi ate qe do te marre graden e prifterise. Gradat prifterore jane tri: te episkopit, te priftit dhe te dhiakut.
    Episkopi qeveris Kishen e dioqezes se tij, zbaton gjithe misteret, ceremonite dhe predikon fjalen e Perendise.
    Prifti zbaton gjithe misteret perveē te dorezuarit te prifterise dhe inagurimit te Kishes.
    Dhiaku sherben ne zbatimin e Mistereve dhe predikon fjalen e Perendise me lejen e episkopit.
    Dorezimi (hirotonia) e episkopit behet te pakten me dy episkope te tjere. Prifteria dhe dhiaket mund te jene te martuar perpara dorezimit te tyre, se pas dorezimit nuk mund te martohen, por episkopet merren nga te pamartuarit.

    Misteri i marteses

    Misteri i marteses eshte ajo ceremoni, ne te cilen bekohen prej priftit burri dhe gruaja qe do te lidhen me martese dhe marrin Hirin e Perendise qe te bejne femije dhe t’i rritin me edukate te krishtere.

    Kur u formua martesa ?

    Martesa u formua prej Perendise kur krijoi Adamin dhe Even dhe i bekoi qe te shtohet raca njerezore, pastaj e shenjteroi Zoti yne Iisu Krisht duke thene: “Ata qe bashkoi Perendia, njeri te mos i ndaje” (Mark. 10:9).

    Detyrat e burrit dhe te gruas.

    Burri ka detyre te dashuroje gruan e tij si veten e tij, dhe gruaja te dashuroje burrin e saj edhe t’i bindet, dhe qe te dy kane detyre te shenjte te ruajne martesen te ndershme dhe te edukojne femijet e tyre me moral te krishtere duke i mesuar te duan Perendine, atdheun dhe te respektojne me te medhenjte.

    Misteri i Efqelise

    Misteri i Efqelise eshte ajo ceremoni e shenjte, ne te cilen prifti lyen te semurin me vaj te bekuar dhe i lutet Perendise ta sheroje nga semundjet shpirterore dhe trupore.
    Kisha Katolike e ben Efqiline vetem per ata qe jane ne rrezik vdekjeje si nje arme per jeten e ardhshme, qysh ne Shek. XII. Kisha jone Orthodhokse e ben sa here qe besimtari i krishtere te kete nevoje dhe sidomos te Merkuren e Madhe, si pergatitje per Kungimin e se Enjtes se Madhe.

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Art. XI i simbolit te Besimit:

    Pres Ngjalljen e te vdekurve.

    Ky Art. na meson se trupat e gjithe te vdekurve qe ne krijimin e botes do te ngjallen dhe do te bashkohen me shpirtrat qe kane rrojtur ne bote.
    Ngjallja e te vdekurve do te behet qe te vime te gjithe perpara Gjykatores se drejte te Krishtit, dhe te gjykohemi per punet qe kemi bere ne kete bote.
    Atehere te drejtet do te trashegojne jeten e perjetshme dhe fajtoret denimin e perjetshem ne sketerre

    Shenim: Pas vdekjes se njeriut dhe ndarejs se shpirtit prej trupit, trupi si i lendshem tretet ne elementet qe eshte bere, por shpirti, i i palendshem mbetet i pavdekshem.
    Nje dite te cilen nuk e di asnjeri perveē Perendise, trupat e te vdekurve do te ngjallen, ne nje forme mė frymėsore se trupat e sotem, dhe te pavdekur, gjthashtu dhe trupat e atyre qe do te ndodhen gjalle ne diten e Gjykimit, do te ndryshohen. Atehere do te ngjase ardhja e dyte e Krishtit, e cila do te jete gazmore per te drejtet dhe e frikshme per fajtoret, sepse secili do te gjykohet sipas puneve te tij. Te drejtet do te rrojne pastaj te qete larg ēdo hidherimi edhe shtrengimi dhe ne shoqerin me Perendine, bashke me ėngjėjt dhe shenjtoret. Te ligjte do te jene ne mundime, hidherime dhe paqetesi te ndergjegjes se tyre.

    Si do te behet ngjallja e te vdekurve ?

    Sikurse Perendia krijoi trupin e njeriut me balte, keshtu prape si i Terefuqishem do te ngjalle trupat e njerezve, te cilat prej vdekjes dhe varrimit jane tretur ne balte.

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Art. XII i Simbolit te Besimit:

    Dhe jeten e ardhshme te ameshuar. Amin

    Ky art. na meson qe, pas ngjalljes se te vdekurve dhe gjykimit te njerezve, do te pasoj nje jete e perjetshme dhe e pambarueshme. Kur themi qe do te gjykohet bota, nuk kuptohet qe bota do te prishet dhe zhduket, por do te ndryshoje dhe rilindet.

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    PJESA E DYTĖ

    Ē’na meson Pjesa II ?

    Kjo na meson, cilat jane veprat e mira te doktrines se krishtere, dhe ku i gjejme.
    Mesimin e Kishes per pune te mira e gjejme ne Dekalogun, d.m.th. ne 10 porosite, qe i dha Moisiut Perendia ne Malin Sinai, edhe ne 9 Lumturimet qe predikoi Krishti ne mal perpara nxenesve te Tij dhe popullit.
    Nga dhjete porosite kater te parat na mesojne detyrat qe kemi kundrejt Perendise, dhe te tjerat, gjashte, kundrejt te afermeve tane ne shoqerine njerezore. Dekalogun nuk e ndryshoi ose anulloi Shpetimtari yne, por e plotesoi me fjalimet e Tij ne mal.
    Prandaj dhjete porosite, u plotesuan prej Zotit tone, dhe “Nente Lumturimet” na mesojne per jeten tone te drejte qe duhet te kemi ne kete bote si te krishtere te vertete.

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Porosia e Pare:

    Une jam Zoti Perendia yt, qe te nxora nga dheu i Egjiptit, prej shtepie te skllaveruar, s’ke per te pasur Perendi te tjere perveē meje.

    Porosia e Pare na meson qe nje i vetem eshte Perendia i vertete dhe ate duhet te besojme dhe adhurojme. Detyrat qe na imponon ose ngarkon kjo porosi jane:

    1) Te besojme te Perendia, d.m.th. te pranojme pa dyshim e kundershtim te vertetat qe na shfaqi.
    2) Te duam,d.mth. te jemi te dhene plotesisht dhe te mos bejme tjeter gje, qe eshte kunder deshires se Perendise.
    3) Te shpresojme te Perendia, d.m.th. tere shpresat tona te jene te Perendia, se vetem Perendia perkujdeset per shpetimin tone dhe na ruan nga ēdo gje e lige.

    Detyra te tjera kemi te adhurojme dhe t’i falemi Perendise.

    Ē'eshte falja?

    Falja eshte nje bashkefjalim yni me Perendine, ne kete menyre rrefejme ndjenjat e zemrave tona dhe nevojat qe kemi. Falja eshte tre llojesh:

    1) Lavderim, kur lavderojme dhe himnojme madheshtine e Perendise.
    2) Falenderim, kur tregojme mirenjohjen tone dhe te mirat qe na jane dhuruar perdite.
    3) Lutje, kur i lutemi Perendise, qe te na ndihmoje per nevojat tona, ose na shpetoje nga ndonje shtrengim, qe mund te kemi.

    Zoti yne Iisu Krisht na mesoi nje falje, ne te cilen na tregoi ē’duhet te kerkojme ne faljet tona

    Kjo falje quhet e Zotit dhe eshte kjo:

    “Ati yne qe je ne qiejt,
    u shenjterofte emri yt,
    ardhte mbreteria jote,
    u befte deshira jote,
    si ne qiell dhe mbi dhč;
    buken tone te perditshme jepna neve sot,
    dhe falna fajet tona,
    sikurse dhe ne ua falim fajtoreve tane,
    dhe mos na shtjer ne ngasje,
    po shpetona nga i ligu.”

    Nė kete lutje e quajme Perendine “Ati yne”, se na krijoi dhe na shpetoi me anen e Zotit tone Iisu Krisht, dhe vazhdon gjithnje te perkujdeset per ne, sikurse nje ate perkujdeset per femijen e tij.
    Nė kete lutje i falemi Perendise, qe te na ndihmoje te shenjterojme emrin e Tij me vepra te mira, qe keshtu edhe mbi dheun te behet deshira e Tij prej njerezve, sikurse behet deshira e Tij prej engjejve ne qiell
    “Buken tone te perditshme” – me keto fjale i lutemi, qe te na jape tere ato qe kemi nevoje per rritjen tone ne kete jete. I lutemi te na ndjeje fajet, por i zotohemi qe edhe ne do t’i ndjejme fajtoret tane, se ne qofte se ne tregohemi te pameshirshem per te afermit dhe vellezerit tane, dhe perendia do te tregohet i pameshirshem per ne. I lutemi te na shpetoje nga ngasjet e te ligut, i cili kerkon gjithnje te na terheqe ne mekate.

    Cilet fajtojne ne Porosine e Pare ?

    Ne Porosine e Pare fajtojne keta:

    1) Ateistet, d.m.th. ata qe mohojne qenien e Perendise;
    2) Idhujtaret, d.m.th. ata qe adhurojne shume perendira te rreme (te genjeshtra);
    3) Ata qe mohojne perkujdesjen e Perendise;
    4) Magėt (magjistaret),d.m.th. ata qe nuk kerkojne ndihmen e Perendise, por me magjira kerkojne ndihmen e djallit per te sjelle dobi ose shkaterrim ne te tjeret;
    5) Ata qe jane te ftohte dhe nuk interesohen per shoqerine njerezore, d.m.th. per Kishen, nuk falen dhe nuk ruajne porosite e Perendise.

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Porosia e Dyte:

    Nuk do te besh idhull per veten tende, ose ndonje te ngjase me ato te qiellit lart, nė dheun dhe ne ujrat qe jane me poshte dheut; nuk do t’u falesh atyre as t’i adhurosh.

    Porosia e dyte eshte plotesim i se pares. Kur duhet te adhurojme nje Perendi vetem, kuptohet qe nuk duhet t’u falemi statujave dhe krijesave te ndryshme, d.m.th. qiellit, dheut ose detit, sikurse benin shume popuj te vjeter dhe sikurse bejne dhe sot popuj te eger.

    Ketu vjen pyetja qe a jane ne kundershtim adhuruesit e ikonave ?

    Jo, se nuk u japim ikonave te shenjta adhurim Perendie, por u japim vetem nje nderim dhe falje, e cila na kujton fytyrat e shenjta dhe kujtimin e veprave te tyre. Per shembull pikturat e personaliteteve te larte, njerezve te dashur, te prindeve dhe te tjera, i nderojme dhe i veme ne nje vend te posaēem te dhomave tona, por nuk besojme kurre qe ato piktura jane te gjalla. Nderimi dhe adhurimi yne eshte vetem nje kujtim i tyre.

    Cilet fajtojne ne Porosine e Dyte ?

    1) Adhuruesit e shume Perendive, idhujtaret.
    2) Ata qe kufizojne nga padija besimin vetem ne ceremonira dhe ne pune te perjashtme, d.m.th. ata qe falen vetem sa per t’u dukur, qe falen vetem me buze dhe jo me zemer, ata qe agjerojne ose kreshmojne vetem nga te ngrenat dhe jo nga fajet.
    3) Lakmuesit, te cilet duan te fitojne me ēdo menyre te holla, te cilat i adhurojne si Perendi.

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Porosia e Trete:

    Nuk do te kujtosh emrin e Perendise mė kot

    Porosia e Trete na meson qe duhet te respektojme Perendine dhe emrin e Tij, dhe nuk duhet ta persorim mė kote, d.m.th. ne bisedimet tona pa nevoje.

    Shpetimtari yne duke mbushur kete porosi tha:

    “Une ju them te mos betoheni fare, por le te jete fjala juaj po po, dhe jo jo. (Matth. 5:34). Por ne disa raste te jashtezakonshme na imponohet te betohemi si per shembull ne gjykate ose ne ndonje nepunesi shteterore, kur emerohemi. Pra atehere duhet te themi te verteten.

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Porosia e Katert:

    Kujto diten e shtune per ta bekuar. Gjashte dite do te punosh dhe te besh tere punet e tua, dhe diten e shtate pushim per Zotin Perendine tend.

    Ē’na meson porosia e katert ?

    Porosia e Katert na meson qe gjashte ditet e javes duhet te punojme dhe te shtaten te pushojme, duke e sakrifikuar per Perendine.

    Cila eshte kjo dite e shtate ?

    Per judhenjte dita e shtate ishte e shtuna, se ne ate dite mbaroi Perendia krijimin e botes dhe u qetesua, por per te krishteret eshte e diela, se ne ate dite Zoti yne Iisu Krisht u ngjall se vdekurish.

    Ē’duhet te bejme te dielave ?

    Te dielave dhe te kremteve te medha, duhet te vemi ne Kishe, te degjojme dhe studiojme fjalen e Perendise dhe te kendojme libra dobisjelles per shpirtin tone, dhe t’u vime ne ndihme te vobekteve dhe atyre qe vuajne. Prandaj kur eshte per ndonje pune te nevojshme ose filantropike, jo vetem qe s’eshte mekat, por perkundrazi eshte nje detyre per to, dite e diele.
    Kete na e mesoi Shpetimtari yne, kur u akuzua prej farisejve, se sheronte dite e shtune dhe tha: “E shtuna u be per njeriun dhe jo njeriu per te shtunen” (Mark. 2:27).

    Cilet fajtojne ne porosine e Katert ?

    Ata qe nga lakmimi i tyre dhe panevoje nuk pushojne punen e tyre te dielave, si dhe ata qe i shkojne te dielat me vepra dhe defrime te liga.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Kriptokrishtėrimi nė Shqipėri
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  5. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •