-----------------------------------------------------Postuar mė parė nga Qerim
Une jo se kam ndonje gje me Iglin ,por me te vertete eshte i mire.Kam afro 2 vjet qe kur erdhi tek Brescia qe e kam ndjekur.I ka te gjitha perspektivat te jete nje Star.Ka arritur t`i bej 2 gola Milanit, 1 Juves, ka qene percaktues te shume ndeshjeve te Brescias ku ka luajtur rol vendimtar.Ka arritur qe ne disa ndeshje te luaje me mire se lojtare te famshem se Baggio, Toni,Schop etj.Edhe tek Bologna e tregoi veten.Arriti te bente nje gol vendimtar edhe pse hyri si rezerve.Cfare duhet te beje me shume nje lojtar qe te vleresohet si Yll?
Nuk duhet pare figura ne Iglit ne ndeshjet me kombetaren.Ne ditet e sotme futolli perfaqsohet nga klubet.Ndeshjet e kombetareve ju ngjajne me shume ndeshjeve te futbollit te parlamentareve te dy vendeve.Mos harroni se ne Boterorin e fundit , Turqia arriti te dali ne vendin e trete dhe Korea e pesta.
Ju me kundershtoni kur them se Igli eshte me i miri ne bote ne goditjet me koke, por asnje nuk permendi nje lojtar qe te jete me i mire se ai.Une me te vertete nuk i njoh te gjithe lojtaret e botes, por ata te miret dihen.
Roberto Baggio mos e permend fare se eshte turp ta krahasosh me Igli Taren. Sa per keta lojtaret e "famshem" Toni, Schop, etj. : Kėta nuk i njeh as nėna qė i ka bėrė!
-----------------------------------------------------
Krijoni Kontakt