... edhe kur të vdes, moj mace, thuaji të më varrosi me trëndafila të verdhë.
"Jo të bardha!" thuaji.
Atë ngjyrë do kërkojë, por mos e lejo. Shenja e pastërtisë s'më përshtatet më.
I kam njollosur me kohë petalet bardhoshe. Më mbaruan petalet,
e tani po shkruaj mbi fletë të shkruara dikur.
As të kuqet mos i lejo!
Më ka dashur me të kuqe, se më shkonte. Aq shumë sa më bindi të blej
një pallto të kuqe. Por ngjyra e pasionit nuk i shkon një njeriu të lodhur.
Kështu, të verdha duhen, patjetër, si diçka që ka qënë e bardhë dikur.
S'ka gjë në janë të vjetëruara e të vrara. S'ka rëndësi nqs i krahasojnë me
lule më të bukura.
Në atë funeral, vetëm lulet e mia do jenë, me bishtat e tyre të prera shkurt
si vetë jetë-shkurta ime.
Krijoni Kontakt