Arkivolet me bejne te qesh
me ne fund.
Te lumtur vetem arkivoli im
me arkivon.
Ndersa ma trembin diten
e naten me bejne me te zeze
ca djepe te mbushura me foshnje
mjekrra -lesh gjate
qe kur ishin ende
spermatozoide te ngjitur me dhune
faqeve te mitres.
E prap me vjen keq t'i quaj majmune.
Dhuna perkthehet ne gojen e tyre
ende te pazene , lumturi.
Se duan te mbarsin token me trupat tane
e te ngopin zotin me jetet tona, prap e gjithnje.
Ndersa mua arkivolet nuk me bejne te qaj si dikur
me trembin foshnjet me mjekrra
qe ulerasin Dhune-Dhune!
Krijoni Kontakt