Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 89
  1. #1
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120

    Cfare feje kishte Jezusi

    Tani dua qe krishteret te me bindin se vertet jezusi ishte i krishtere ose la si fe per njerzit fene krishtere.

    Ju lutem moderatoreve mos ta mbyllin kete teme se do jete shume frytdhenese sepse ketu do perfitojme shume gjera pse psh shqiptaret do behen te krishtere e shume te tjera qe po i lej enigme.

  2. #2
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Feja qe na la Jezusi eshte se ne duhet ti besojme Atij n.q.s. duam te shkojme ne parajse dhe te shikojme Perendine e gjalle. Ja disa nga pohimet e Tij qe vertetojne nje gje te tille.

    Ungjilli sipas Gjonit

    "Unë jam buka e jetës"---(6:35,4148,51).
    "Unë jam drita e botës"---(8:12).
    "Unë jam dera e deleve"---(10:7,9).
    "Unë jam bariu i mirë"---(10:11,14).
    "Unë jam ringjallja dhe jeta"---(11:25).
    "Unë jam udha, e vërteta dhe jeta"---(14:6).
    "Unë jam hardhia e vërtetë"---(15:1,5).


    I gjithe Personi i Tij deshmon se Ai eshte Perendia i misheruar. Lindja ne menyre te mrekullueshme, nga nje virgjereshe, jeta e Tij e pa mekat, vdekja ne kryq, varrosja dhe ringjallja pas tri ditesh, tregojne se erdhi qe te na ofroje faljen e mekateve dhe te na pajtoje me Perendine. Vep. Ap. 4:12:

    12 Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi”.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  3. #3
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    S'me dhe pergjigje pyetjes i dashur se cfare feje la jezusi emrin e fese te lutem dhe argumentin teologjik nga bibla ose nga ndonje vend tjeter.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Cfare feje kishte Jezusi

    Jezusi ishte Budist.

    (Pyetje viktime.....Zoti nuk ka fe.)
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  5. #5
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    (Pergjigje viktime jezusi nuk eshte Zot eshte njeri)

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-12-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    20
    a ka ndonje krishter qe pergjigjet apo jo?!!!!!!!!
    Nese ke force, gjithmone ta mbroje pa cenuar,
    edhe kur bot' e marre te vesh me faje plot.
    Qe t'i zesh bes vetvetes se je fisnik e trim
    kur bot' e tere, e ndyta, me shpifje e llum te ndot!

  7. #7
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Postuar më parë nga fieraku
    a ka ndonje krishter qe pergjigjet apo jo?!!!!!!!!

  8. #8
    Postuar më parë nga klevis2000
    S'me dhe pergjigje pyetjes i dashur se cfare feje la jezusi emrin e fese te lutem dhe argumentin teologjik nga bibla ose nga ndonje vend tjeter.
    Klevis besimtaret qe besojme ne Jezusin nuk kane fe ashtu sic e tha dhe R2 por ata quhen besimtare sepse ndjekin ate cka besonte dhe mesonte Jezusi .
    tani sa per emrin nuk besoj se Jezusi tha une po ju le fene islame ???
    Sepse e verteta gjithmone triumfon kunder te keqes

  9. #9
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Si nuk kane fe me shpjego pak kete skane fe atehere ju kristianet spaskeni fe dhe se dyti cdo te thote fe per ty edhe mos i dredho pyetjes edhe te me japesh pergjigje diplomati .Po me ben si pune dhelpres tani.

    I mblodhi luani kafshet dhe i tha njerit me vjen ere nga goja mua.Jo tha lepurushi nga frika Atehere luani e shqeu tha pse me genjen kurse ujku i tha te vjen re dhe ujkun e shqeu.Kur erdhi dhelpra i tha sot mu kane zene hundet prandaj se di .

    Pra dhe une te pyeta ty se cfare feje la jezusi kurse ti me thua qe nuk la fene islame.Lol
    Sikur te pyesja une ty je i ditur sdo me thoje jam gjysem injorant ne vend te qe te me thoje jam gjysem i ditur.

    Pra dhe pergjigjet me te sinqerta pa diplomaci qe duket.

    Atehere dhe njeher pyetjen Cfare feje la jezusi dhe argumentin per kete nga bibla

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Krishti = të krishterët

    klevis2000, pasi e ke hapur këtë temë këtu, atëherë e zë se nuk je besimtarë dhe të intereson pyetja e parashtruar (po të ishe besimtar atëherë pyetjen do ta shtroje te Feja e shqiptarit).

    Emri "i krishterë" vjen nga fjala "Krisht", pra që i takon Krishtit. Ai nuk themeloi parti apo ligj shteti se si politikanët do t`i kryenin problemet e punësimit të qytetarëve, as që u ka dhënë receta ndjekësve të tij si të sillen në çdo situatë të ardhshme, as nuk u ka shpallë zbulime të reja shkenctarëve në kërkimet e tyre. Feja krishtere nuk bazohet as në ndonjë Libër, as në ndonjë ide, as në ndonjë fuqi të mjegulluar që e tejkalon botën... Feja krishtere rrënjët i ka tek Një Person me emrin Jezus Krisht, që jetoi, vdiq dhe u ringjall në kohën e Ponc Pilatit në Jeruzalem. Ai e dha jetën për të gjithë njerëzit si shpërblim për mëkatet e botës, që kush beson në Të, nëpërmjet Tij të ketë jetën e pasosor.


    Në atë kohë mori fjalën Pjetri (nxënësi i Jezusit) dhe i tha turmës:

    “Në ditën e fundit – thotë Hyji: ‘Do ta ndikoj shpirtin tim në çdo njeri dhe bijtë tuaj e bijat tuaja do të profetizojnë, djelmoshat tuaj do të shohin vegime, e pleqtë tuaj do ëndërrojnë. Madje, edhe mbi shërbëtorë e shërbëtore të mia atë ditë do ta ndikoj Shpirtin tim e do të profetizojnë.... E kushdo atëherë ta thërras në ndihmë Emrin e Zotit, do të shëlbohet.’”

    Mandej Pjetri u fut në pjesën më të gjallë të bisedës:

    “Burra të Izraelit, dëgjoni këto fjalë: Jezusin Nazarenas – njeri që Hyji e përforcoi para jush me vepra të madhërueshme, me mrekulli dhe me shenja, që siç e dini – me anë të tij i bëri ndër ju; këtë, të tradhtuar sipas vullnetit të caktuar dhe parapamjes së Hyjit – ju e kryqëzuat dhe e vratë me duar të të pafeve. Por Hyji e ngjalli duke e shpëtuar nga tmerri i vdekjes, sepse s’ishte e mundur që vdekja ta mbante nën sundimin e vet.”

    Më tutje Pjetri lexoi njërin prej psalmeve, ku thuhet se Zoti, s’do t’a lejonte, që shërbëtori i Shenjtë i Tij, ta shihte prishjen e trupit në varr. Pjetri vazhdoi:

    “Po këtë Jezus Hyji e ngjalli! Të gjithë ne e dëshmojmë këtë gjë! E djathta e Hyjit, pra, e lartësoi, prej Atit e mori Premtimin – Shpirtin Shenjt dhe e ndikoi ashtu siç po shihni e po dëgjoni (edhe) ju vetë. ... Le ta dijë, pra, pa farë dyshimi mbarë populli i Izraelit se mu këtë Jezus, që ju e kryqëzuat, Hyji e bëri Zotëri e Mesi.”

    Atë që aposujt dëshmojnë, mund ta përmbledhim, si përfundim i asaj sprove të Rrëshajve, ashtu siç pasqyrohet në bisedën e Pjetrit:
    1. se ata kishin formuar një bashkësi
    2. janë të mbushur me Shpirtin e Zotit (Shpirti i profecisë)
    3. me misionin për të predikuar njeriun Jezus
    4. se Zoti e kishte ngjallur së vdekuri dhe e kishte bërë Zotni dhe Krisht.

    Kjo ishte feja e apostujve, që ata e ndanë me njerëzit, të tërhequr prej dëshirës për ta ndjekur atë, që e thërrisnin “rruga”. Në vitet që erdhën pas kësaj ngjarjeje, të krishterët e bënë zakon të mblidhen në shtëpinë e një tjetri (s’kishte ende caktime me funksionin “kishë”), ku luteshin me psalmet, tregonin thëniet dhe punët e Krishti, përsërisnin si të bëhej edhe njëherë Darka e Fundit e Jezusit (që ata e quanin “Darka e Zotit” ose Eukaristi (të falem nderit) ose “Agape” (gosti dashurie)). Prisnin ardhjen e dytë të Krishtit, kthimin e tij përfundimtar në gjyqin që do të shënonte ditën e fundit.
    Kohë mbas kohe pranuan anëtarë të rinj në bashkësitë e tyre nëpërmjet një veprimi shkallë-shkallë duke u dhënë njohuri e mësime, proçes ky që u quajt “katekizëm” dhe që në fund mbaronte me ritin e Pagëzimit. Në pagëzim, në të cilin të krishterin e ri e zhytnin në ujë e pastaj e nxirrnin, të krishterët e parë besonin se vetë Krishti i ngjallur i printe këtij të riu, që bëhej i krishterë, në sprovën e vdekjes e të ringjalljes së vet. Pas kësaj sprove të kthyerit e pagëzuar, do të jetojnë një jetë të re brenda bashkësisë së besimtarëve, që besonin tek Krishti.
    Në vitet e para, të krishterët nuk kishin shkrime të tjera, përveç Biblës hebraike. Pak nga pak, Pali, Katër ungjilltarët, Pjetri, Juda dhe të tjerë, shkruan dëshmitë e fesë dhe se çfarë Zoti kishte bërë tek Krishti. Bashkësia e kuptoi se ato shkrime ishin shprehja e rregullave për t’u ndjekur prej atyre që ishin të frymëzuar prej Zotit. Duke shënuar se sprova e Rrëshajve përfshinte fenë që bashkësia vetë u bekua me Shpirtin e profecisë (krahaso profecinë e Joelit me të cilën Pjetri nisi bisedën e vet). Ata besuan se me anë të frymëzimit të Shpirtit Shenjt të Zotit, mund të shkruanin Shkrimet Shenjta të vetat.
    Nga kjo paraqitje e shkurtër, e themeleve të fesë së krishterë, mund të shihet se është “feja e apostujve”, ajo që të krishterët sot, e shohin si bërthamë të pandryshueshme të besimit të vet. Ajo fe, jo vetëm u priu në kohë Shkrimeve, por krijoi dhe përcaktoi Biblën e krishterë. Megjithëse gjatë kalimit të shekujve janë bërë ndryshime e zhvillime në mënyrën se si të shprehin besimin e vet të krishterët, Kishat e Krishtera dhe të Krishterët personalisht, duhet të krahasohen, pothuajse të gjykohen prej fesë së apostujve, të cilët u shprehën në mënyrë përfundimtare, për të gjitha kohët, në Testamentin e Ri.
    Për këtë arsye bibla mbeti për të krishterët, pika ku fillon çdo bisedë në lidhje me doktrinën e fesë sonë."
    IHS

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Dialogu i Muslimanit me Krishterin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 147
    Postimi i Fundit: 07-05-2013, 10:59
  3. Hiqmet Meçaj
    Nga dikeafajtore në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 11:27
  4. Nasi Lera
    Nga Fiori në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-01-2007, 18:21
  5. Dashuria ndalohet
    Nga Shën Albani në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 10-06-2005, 03:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •