Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Operacioni "Rrjeta e hekurt"

    -------------------------------------------------------------

    POLICIA NIS OPERACIONIN KUNDER TRAFIKUT “RRJETA E HEKURT”

    Policia shqiptare ka nisur sot nje operacion kunder trafikut te kodifikuar “Rrjeta e hekurt”, i cili synon bllokimin e pasurisė sė trafikantėve. Operacioni eshte prezantuar sot paradite ne Qendren Antitrafik te Vlores nga drejtori i Pergjithshem i Policise Kriminale ne Ministrine e Rendit, Sokol Bizhga. “Rrjeta e hekurt”, parashikon te parin operacion ne Shqiperi qe synon bllokimin e pasurise se te gjithe atyre qe jane implikuar ne trafiqe dhe ne krimin e organizuar. Drejtori i Policise Kriminale ka organizuar nje mbledhje me te gjithe drejtoret e policise te qyteteve qe lagen nga deti si dhe te kryeqytetit. Operacioni eshte konsideruar i filluar qe sot paradite, por qe te shkohet ne bllokimin zyrtar te pasurive do te duhet me pare zhvillimi i hetimeve dhe vendimi i gjykates. Drejtues te policise ne Vlore thane se eshte pergatitur dhe nje liste me disa nga hotelet apo restorantet e identifikuara paraprakisht si prona te njerezve te lidhur me trafiqet. Por qe te vendoset sekuestroja, duhet me pare nje urdher prokurorie. Ne listen e objekteve jane perfshire dhe pasuri te organizates “Hakmarrja” dhe te njerezve te drejtesise. Gjate mbledhjes Bizhga ka deklaruar se do te behet verifikimi i pasurise se te gjithe te dyshuarve nga Shkodra deri ne Sarande, kryesisht hotele ne bregdet, si dhe i shume objekteve ne Tirane, ku eshte perqendruar dhe biznesi me i madh ne Shqiperi. Pas kesaj mbledhjeje, sot ne mesdite ne brigjet e Vlores ka nisur dhe operacioni per sekuestrimin e te gjitha gomoneve madhesia e te cilave eshte mbi parametrat e lejuara.

    -------------------------------------------------------------

    Kush eshte menyra me e mire e administrimit te pasurive te fituara ne menyre te paligjshme (n.q.s ato sekuestrohen)?

    A do tė jetė efikas ky operacion?

    -------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Post

    ---------------------------------------------------------

    “Rrjeta e Hekurt”, sekuestron diskon e Roland Shytit


    Ardian Dauti



    VLORĖ- Operacioni “Rrjeta e Hekurt” qė ėshtė ndėrmarrė nė Vlorė pas tragjedisė sė 9 janarit nė gadishullin e Karaburunit, ka vėnė nėn sekuestro edhe njė disko nė Orikum, me pronar Roland Shytin, qė akuzohet si njė nga kapot e organizatės Hakmarrja pėr Drejtėsi”, krahas dhjetėra gomoneve tė gjetura gjatė kontrolleve tė ushtruara pėrgjatė bregdetit. Pėr sekuestrimin e gomoneve kanė reaguar pronarėt e tyre, tė cilėt kanė thėnė se mjetet qė posedonin ata ishin mjete peshkimi apo pėr turizėm dhe kurrsesi pėr trafiqe. Diskoja e cila ende nuk ėshtė pėrfunduar ėshtė sekuestruar dje gjatė operacionit “Rrjeta e hekurt” dhe nė tė nuk do tė lejohet tė punojė asnjėri, deri nė konkluzionin pėrfundimtar qė do tė japė grupi i hetuesve pėr tė ardhmen e saj. Burimet e policisė nuk dhanė detaje se pėrse merret kjo masė nė kėtė moment, por ato saktėsuan se objekti nė fjalė ėshtė pronė e personave qė kanė lidhje me krimin dhe se operacioni “Rrjeta e Hekurt” nuk ka si qėllim vetėm goditjen e trafikut klandestin, por tė krimit nė pėrgjithėsi. Nė operacionin “Rrjeta e Hekurt” janė pėrfshirė forca tė policisė sė Vlorės, tė mbėshtetura nga RENEA, FNSH dhe forcat speciale tė ardhura enkas nga Tirana pėr kėtė qėllim. Gjatė ditės sė djeshme, kėto forca policore kanė organizuar kontrolle tė vazhdueshme nė njė sėrė banesash tė tė dyshuarve qė merren me lloje tė ndryshme trafiqesh pėrmes detit. Por nga kėto kontrolle nuk ėshtė deklaruar ndonjė i arrestuar. Po ashtu nė bazė tė operacionit “Rrjeta e Hekurt” uniformat blu kanė bllokuar dje dhe disa gomone. Ndaj kėsaj mase tė policisė kanė reaguar pronarėt e tyre tė cilėt kanė thėnė se kėto mjete lundrimi janė mjete peshkimi apo turistike dhe se ato janė me dokumente tė rregullta, tė marra nga organet pėrkatėse. Yzeir Meēe, pronari i njė gomoneje tė vogėl pohon pėr gazetėn se isha nė shtėpi kur erdhi policia dhe mė tha se ju keni gomone. Unė u thashė se kam gjithė dokumentacionin e nevojshėm pėr posedimin e kėsaj gomoneje qė ėshtė njė mjet pėr peshkim, por papritur ata e morėn atė. Nuk mė dhanė asnjė shpjegim, veēse mė komunikuan sekuestrimin e saj. Ē’ėshtė kjo qė po ndodh. Ky ėshtė njė turp i kėtij shteti qė pėr fajin e skafistėve e paguajnė peshkatarėt. Mjeti qė unė posedoja ėshtė vetėm 4 metra i gjatė dhe me 1 motor 40 kuaj/ fuqi. Ky lloj mjeti nuk vete dot as nė Sazan dhe jo nė Itali”,- shprehet i revoltuar pronari Meēe. Gjatė aksionit tė djeshėm ėshtė bllokuar dhe njė gomone turistike, e cila njihet si e vetme nė Vlorė. Pronari i saj, Remzi Sulo, shprehet se “jam i pajisur me gjithė dokumentacionin e nevojshėm nga kapiteneria, tatim- taksat. Nuk e di se pėrse mė rrėmbehet prona ime. Ky ėshtė rrėmbim. Unė e kuptoj efektin e tragjedisė sė 9 janarit, por kjo gjė nuk duhet tė jetė pretekst qė shteti tė abuzojė”. Operacioni “Rrjeta e Hekurt” do tė vazhdojė dhe gjatė ditės sė sotme, ndėrsa pritet qė tė ketė arrestime dhe sekuestrime.



    15/01/2004

    ---------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  3. #3
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Mor po edhe sikur prej titaniumi te jete ajo rrjeta s'ka per te rene gje e madhe brenda. Keta bombastiket tane (dmth gazetaret) nuk e marrin parasysh qe pa pasur prova nuk mund te te sekuestrohet prona private, dhe qe prokuroria shqiptare nuk eshte e zonja te gjeje prova.

    Edhe Al Kaponen kur e kapen nuk e kapen se kishin prova te prones se tij si e vene ne menyre te jashteligjshme, por e kapen per 'evazion fiskal'.

    Keta qypat tane s'kane per te mesuar ndonjehere...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    -----------------------------------------------------------

    TIRANE (16 Janar) - Dje nė Vlorė operacioni i koduar "Rrjeta e Hekurt" ka sekuestruar 7 banesa tė trafikantėve, tė tragjedisė sė 9 janarit 2004. Inventari i pasurisė sė kėtyre personave ėshtė bėrė i menjėhershėm nė mėnyrė qė tė mos ketė ndryshime tė pronėsisė tė tyre. Nėse do tė vėrtetohet se kėto pasuri janė vendosur nėpėrmjet trafikut tė klandestinėve atėherė ato do tė sekuestrohen. Njė ditė pas nisjes sė operacionit, nė qytetin e tragjedisė janė sekuestruar gjithashtu edhe 19 gomone dhe skafe. Por operacioni "Rrjeta e hekurt" ėshtė shtrirė nė tė gjithė vendin, kryesisht nė Tiranė, Lezhė, Durrės, Fier, Korēė, ku kanė rėnė nėn sekuestro, lokale, hotele, motele, gomone, skafe, dyqane, banesa, tė personave qė janė tė implikuar nė trafiqe. Klientėt e zakonshėm tė Bar-Res-torant-Pastiēeri "Venecia" nė kryeqytet kanė mbetur tė shtangur mbrėmjen e djeshme, kur janė pėrballur me dyert e mbyllura tė lokalit, ku zakonisht pinin kafenė e mbrėmjes. Policia Tatimore dhe ajo e Rendit, kanė ekzekutuar dje urdhrin pėr sekuestrimin e "Venecias".Sajmir Lamaj, pronari i pastiēerisė, u shpreh se policia nuk i kishte komunikuar asnjė dokument, vendim gjykate apo urdhėr prokurorie pėr sekuestrimin e pastiēerisė. Nė njė aksion blitz me policinė tatimore tė kryeqytetit antidroga ka sekuestruar bar-restorant "Athina" dhe njė lokal tjetėr, nė rrugėn e Durrėsit, nė Laprakė, pranė pallateve tė firmės "Quilltas". Sipas policisė qė tė dy kėta lokale janė pronė e Ilir Ramės, i cili u arrestua pak ditė mė parė me 18.6 kilogramė heroinė tė pastėr Drejtori i policies sė Durrėsit, Tonin Vocaj konfirmoi dje se "gjatė kėsaj dite janė bllokuar 13 skafe dhe gomone me probleme nė dokumentacion si dhe ėshtė sekuestruar provizorisht njė ambient nė fshatin Koxhas i cili prodhon dhe shet gomone. Shkaku i kėtyre masave administrative vazhdon tė jetė mungesa e dokumentacionit tė kėtyre mjeteve lundruese. Nė repartin e riparimit tė skafeve Euroalbacom, i cili funksionon me liēencė tė rregullt u bllokuan 4 skafe tė cilat ishin pėr riparim. Nė total numri i gomoneve dhe i skafeve tė bllokuara gjatė kėtyre ditėve ėshtė 19 copė. Ndėrkohė operacioni ka vazhduar edhe gjatė orėve tė pasdites. U sekuestruan 3 vila dhe njė hotel 5-katėsh, "Internacional", i ngritur nė zonėn e Plazhit qė sipas policisė sė Durrėsit ėshtė pronė e Arjan Kapos. Ky i fundit akuzohet si pjestar i rrjetit "Kanun" tė akuzuar pėr trafiiqe. Gjithashtu u bllokua vila 3-katėshe e Besim Metanit dhe njė bar-restorant, nė pronėsi tė Sofokli Ēotos. Tė dy janė tė arrestuar, tė akuzuar si pjestarė tė grupit "Petalli" marrė me trafiqe fėmijėsh. U seku-estrua, vila 3-katėshe e Agim Kabashit, person nė kėrkim pėr trafik femrash dhe shfrytėzim prostitucioni.Operacioni i ditės sė djeshme ka qenė i ashpėr dhe nė rrethin e Lezhės. Janė sekuestruar pub bar piceri "Edi" nė plazhin e Shėngjinit, pronė e vėllezėrve Shkėlqim dhe Ali Sufja. Njė servis dhe pesė dyqane pranė tregut nė Lezhė pronė tė vėllezėrve Prend, Kel dhe Viktor Nikolli. Njė makinė BMĖ e Sandėr Vatajt nga Laēi. Gjithashtu janė bllokuar 12 gomone dhe skafe. Tė paktėn mbi dhjetė godina luksoze,si motele dhe Qėndra Biznesi,tė ndėrtuara kėto me para tė pista,pritet qė t'u vendosen shiritat e verdha tė seksuestros ,derisa Gjykata tė japė vendimin pėrfundimtar tė burimit tė tė ardhurave. Operacioni ''Rrjeta e hekurt'' ėshtė shtrirė edhe nė Fier ku kanė nisur procedurat e sekuestros pėr 8 objekte me prejardhje nga trafiqet. Dhe nė Elbasan ėshtė bėrė gati lista e rasteve kur pasuritė vijnė nga trafiqet e paligjshme, ku janė verifikuar afro 45 raste dhe menjėherė do tė fillojnė sekuestrimet.

    -----------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  5. #5
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Mire po kartodromin e Xhikes apo e kane harruar ?? Harrova po vilen e METES ne krah te doganes apo edhe ate e harruan ? PO apartamentin e KOLLOVAR NANOS ..aa edhe ate e paskan harruar... Po pushimet ekzotike te NANOS si do ti sekuestrojne?

    Ligji "ANTI MAFIE" qe vjen nga vendi fqinj ku te tere e dine se sa shume ka funksionuar dhe se sa po funksionon ne shqiperi do te lulezoje. Keto aksionet "puna" "rrjeta e hekurt" me kujtojne aksionet vullnetare ne kohen e xhaxhit " te ndertojme njeriun e ri socialist" apo " ti kthejme kodrat ne brezare" etj. Por besoj se ideatori i "rrjetes hekurt" dhe "punes" apo dhe " akrepit" ka shume nostalgji per keto slang-et pasi i kujtojne "gjethen e thate" apo "gaforren" apo "shigjetarit" nocione keto te mesuara tek shkolla e partise.
    Nuk e di po Nehat Kulles a do te shkoje ti sekuestroje keshtjellen kjo eshte nje cudi, apo Edi Rames vilen ne dardhe te korces, apo KULLEN E KLANIT?
    NUk e di po atyre familjeve fatekeqe a do te mund tu kthejne njerzit e tyre te dashur qe u ngrine mbyten per cfare per tu endur dyerve te shtetit qe po na ofron ndihme per "ligjin anti mafie".
    A nuk ju duket mjaft ironi ky fakt??

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Megjithate ky aksion duhet pershendetur e perkrahur.
    Kjo eshte e vetmja menyre per ti bere Xero trafiqet.
    Ceshtja eshte se sa serioze do jet kjo fushate dhe sa i madh do jet reaksioni ndaj ksaj fushate.

    gjinushi psh ka reaguar duke kerkuar dorheqjen e Nanos.
    pra ai si miku i madh i skafisto-tutorve e di se kjo fushat sekuestrimesh ne se do behet e plote shkaterron bazen e PS- PSD-se pra sorrollopin qe doli me kallash e hu zjarri ne 1997-ten si dhe bazen qe ushqen Edvin ramen e sorrollopin

    nano di ku godet kur do por sdime sa e ka seriozisht.

    PD duhet te denoncoje tek Xhefri ( meqense Ai eshte "arbitrua")
    faktin se dosjet per Altin arapin po cohen gjysmake ne Bruksel dhe Mafia arrin te binde brukselin se ky Altini qenka nje qengj i bute..
    Pd duhet te denoncoje rastin flagrant te Vizites misterioze ne Biruc te Imeldes te burrit te Makbule Ceco-Terbacit ( sigurimsin Iljaz Ceco-Camin..mikun e Mafies Came-terbaciote) qe se bashku me Luiz Kanibalen jane Tutor-TEZET e Mafies Vlonjate..

    Nano eshte zen keq nashti..

    Ne Kongres ai triumfoi nepermjet Mafies se Makbule_luizave e tani i duhet ta luftoje ate Mafie per te ujdisur Karrieren qe i rrezikohet..

    Gjithcka varet nga Xhefri..


    Ne se Ai qerrata ka urdher ta mbroje deri ne pik te fundit kte Mafie .. athere e mori lumi Albanine.. Ne se ndryshojne gjysllyqet ne Departament te Vashingtonit athere pastrohet uji dhe ne Tirane..

    te shohim..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Post

    ---------------------------------------------------------------------------

    AKSIONE DHE NE DURRES, KUKES, FIER, KORĒE...

    Nėn sekuestro edhe disko "Afrika"
    Sarandė, operacioni ishte planifikuar qė dje


    --------------------------------------------------------------------------------


    SARANDE

    Operacioni "Rrjeta e hekurt" mbėrrin edhe nė Sarandė. Njė nga diskotekat mė tė njohura tė qytetit dhe tė krejt Jugut, "Afrika", pritet qė sot tė sekuestrohet. Kjo ėshtė konfirmuar nga burime zyrtare tė Drejtorisė sė Policisė sė Vlorės. Nė fakt, plani pėr sekuestrimin e saj ka qenė dje, por njė telefonatė nga Drejtoria e Vlorės u ka kėrkuar bluve tė Sarandės qė sekuestrimin ta shtyjnė pėr nesėr (sot), pasi do tė vinin edhe policė nga kjo drejtori. Disko "Afrika", sipas policisė, ndodhet nė lagjen numėr 4 tė Sarandės, fare pranė detit. Ajo ėshtė nė pronėsi tė Timoleo Babit. Sipas policisė sė Vlorės, ky i fundit e ka regjistruar atė nė emėr tė sė ėmės. Sipas tė njėjtave burime, Babi prej mė shumė se njė viti ėshtė person i shpallur nė kėrkim, i akuzuar pėr tentativė vrasjeje. Sipas tė njėjtave burime, "Afrika" gjatė sezonit tė plazhit merret me qera nga disa tregtarė nga Tirana dhe fitimi pėr njė muaj arrin deri nė 25 mijė euro. Por, veē kėsaj shtyrje, nė kuadrin e operacionit "Rrjeta e hekurt", nė disa rrethe tė vendit ka pasur sekuestrime, nga motelet deri te makinat luksoze, si dhe arrestime.

    Durrės
    Policia e Durrėsit ka sekuestruar njė tjetėr objekt nė kuadėr tė kėtij operacioni. Dryni i ėshtė vėnė nga efektivat njė Bar Restorant Hoteli me 3 kate te "Shkėmbi i Kavajės". Sipas policisė, ky objekt ėshtė nė pronėsi tė Eduart Hercit. Ky i fundit ėshtė i arrestuar, pasi akuzohet pėr trafik femrash dhe shfrytėzim prostitucioni. Kjo ka lidhje me trafikimin e 16-vjeēares O.L., e cila ēoi nė pranga shumė njerėz pėr ēėshtjen e Bisht Pallės. Gjithashtu, policia nė bashkėpunim me prokurorinė, ka bllokuar edhe disa mjete luksoze, Benc, BMV, Ford dhe Audi, tė cilat rezultojnė tė vjedhura.

    Korēė
    Nė Korēė ende nuk ka zbarkuar nė terren operacioni "Rrjeta e hekurt", por prokurori i rrethit ka thėnė se po hetohen pasuritė e njerėzve qė dyshohet apo ka prova se merren me trafiqe. "Prokuroria e Korēės, nė bashkėpunim me policinė gjyqėsore, ka nisur evidentimin e gjithė pasurive tė personave qė janė nė proces penal. Kjo ėshtė nė pėrputhje me Kodin e Procedurės Penale, pasi ne edhe herė tė tjera kemi bėrė sekuestrime, por ngjarja e 9 janarit na nxit qė tė mos presim nga policia gjyqėsore qė tė na orientojė, por ne ta orientojmė atė, qė t'i japin prova materiale", ka thėnė Vangjel Tanellari.

    Rrethet e tjera
    Nė Qarkun e Kukėsit policia ka bllokuar 8 autovetura luksoze, pasi mendohet se janė tė vjedhura jashtė kufinjve tė Shqipėrisė. Nė Qarkun e Fierit ka nisur ky operacion, por ende nuk ka shkuar te sekuestrimet. Pjesė e kėtij operacioni ėshtė bėrė dhe kapja e 3 vetėve tė dyshur nė trafikimin e njė 20-vjeēareje nga qyteti i Lushnjės, si dhe njė 52-vjeēar pėr trafikim tė lėndėve narkotike. Ndėrsa sipas kreut tė Policisė sė Qarkut, Hasan Rama, i janė dėrguar organit tė prokurorisė sė Fierit dhe Lushnjės 14 objekte pėr t'u hetuar dhe sekuestruar.


    Sekuestrimet e policisė tė ligjshme, por Prokuroria vlerėson masat

    Policia ka dorėzuar dje nė Prokurorinė e Tiranės materialet pėr tre lokalet e sekuestruara nė kryeqytet dy ditė mė parė. Burime pranė organit tė akuzės u shprehėn pėr gazetėn se materialet e ardhura janė duke u shqyrtuar nga prokurorėt pėr tė vlerėsuar masėn e sekuestros pėr ēdo lokal. Tė pyetur mbi ligjshmėrinė e sekuestrimeve tė bėra nga policia, drejtues tė prokurorisė u shprehėn se Kodi i Procedurės Penal lejon tė bėhen sekuestrime nga policia kur ka raste flagrance. Tė tre sekuestrimet e bėra nė Tiranė janė cilėsuar si flagrante nga policia, ndonėse nuk janė bėrė tė ditura provat e rastit tė flagrancės. Sipas ligjit organi i akuzės duhet tė shprehet brenda 48 orėve mnbi sekuestron nė flagrancė tė bėrė nga policia.


    Bajram Ibraj: Ristrukturim tė drejtorive kryesore nė vend

    Tragjedia e Karaburunit ka nxjerrė edhe njė herė domosdoshmėrinė e ristrukturimit tė disa drejtorive kryesore tė policisė nė vend dhe pastrimin e radhėve tė policisė nga tė inkriminuarit. Ky fakt ėshtė pranuar edhe nga Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, drejtues Bajram Ibraj. Nė njė konferencė pėr mediat, tė zhvilluar pasditen e djeshme, kryepolici Ibraj ka quajtur si njė nga objektivat kryesore tė operacionit mbarėkombėtar "Rrjeta e Hekurt" ristrukturimin rrėnjėsor tė disa drejtorive kryesore tė policisė. Drejtues Ibraj nuk ka lėnė pa pėrmendur edhe evidentimin dhe ndėshkimin e elementėve tė inkriminuar apo tė lidhjeve tė dyshimta nė radhėt e policisė. Operacioni "Rrjeta e Hekurt" nisi pas riaktivizimit tė linjave tė trafikut tė klandestinėve me mjete lundruese.

    -----------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    --------------------------------------------------------------------
    SEKUESTRO EDHE LOKALIT NE KAMEZ

    Tiranė, gati lista me 13 sekuestrime
    Bllokohet bar "Tirana", pritet aksioni edhe te "Espanja"


    --------------------------------------------------------------------------------

    TIRANE

    Njė listė me 13 lokale luksoze dhe banesash tė ndėrtuara nga tė ardhurat e drogės dhe prostitucionit i ėshtė dorėzuar krerėve tė ministrisė sė rendit dhe pritet tė sekuestrohen gjatė kėtyre ditėve nė Tiranė. Nė "Rrjetėn e Hekurt" mėsohet tė jetė edhe njė nga bar-pasticeritė mė luksoze tė kryeqytetit. Burime nga celula qė drejton operacionin nė Ministrinė e Rendit konfirmojnė qė nė listėn e zezė ėshtė edhe bar-pastiēeri "Espanja". Ndėrsa burime nga policia e Tiranės shprehen mė tė kursyera nė prononcimin e tyre pėr kėtė rast. Gjithsesi, burimet pranojnė qė "Espanja" ėshtė diskutuar nė grupin e punės dhe pritej miratimi i sekuestros nga qendra e operacionit "Rrjeta e Hekurt". Lokali u bė i njohur disa muaj mė pare, kur policia e Tiranės ndaloi dy persona tė akzuar pėr vėnien e njė gjobe 500 mijė USD pronarit Roland Ziu.

    Bar Tirana
    Antidroga e policisė sė Tiranės ka drejtuar mesditėn e djeshme sekuestrimin e Bar Tiranės nė rrugėn "Ismail Qemali", nė krah tė Radio Televizionit Shtetėror. Nė aksionin e mbėshtetuar nga forca tė rendit tė Komisariatit numėr 1 tė policisė sė kryeqytetit, merrte pjesė edhe Policia Tatimore. Sipas policies, sekuestro u vendos nė flagrancė, pasi lokali tepėr i njohur nė Tiranė rezulton tė jetė pronė e njė trafikanti tė drogės. Nė fakt burimet policore thanė pėr Gazetėn se pronar i kėtij lokali ėshtė njė prej baronėve tė drogės, i cili ndodhet i arrestuar pėr trafik narkotikėsh. Bėhet fjalė pėr Fatjon Budinakun, i cili ėshtė arrestuar nė 5 nėntor tė vitit tė kaluar. Nė fakt 33-vjeēari Budinaku u ndalua nga Antidroga sė bashku 30-vjeēarin Muran Zefi. Ata u bllokuan nė lagjen e Xhamllėkut nė Tiranė, ndėrsa nė automjetin e tyre Benz me targa Tr 1844 J u sekutruan 5 kilogramė heroinė e pastėr. Nė atė kohė u fol se lėnda narkotike me vlerė 250 mijė USD kishte ardhur nga Turqia dhe kishte pėr destinacion trafkimin e saj nė Gjermani. Pėr Budinakun ka pasur tė dhėna edhe nga policia gjermane, si i implikuar nė trafiqe dhe shpėrndarje narkotikėsh.

    Lokali nė Kamėz
    Policia e Tiranės ka sekuestruar njė lokal dykatėsh nė Kamėz, pronė e njė trafikanti femrash. Lokali, i cili veē barit ka edhe njė qendėr biznesi dhe sallė force, dyshohet tė jetė ndėrtuar pikėrisht nga paratė e fituara nga shfrytėzimi i femrave pėr prositucion nė Itali. Sipas policies, pronar i kėtij lokali rezulton tė jetė Zabit Daci. Nė fakt Daci u arrestua nga njė aksion i Policisė Antitrafik tė Tiranės 7 muaj mė parė, i akuzuar pėr trafik femrash dhe shfrytėzim prostitucioni. Ndėrsa vazhdon tė jetė i siguruar nė qelitė e paraburgimit, njė vėlla tjetėr i tij ėshtė nė kėrkim nga policia, si bashkėpuntor i Dacit nė trafiqe.


    Ortaku: Bar Tiranėn e kam bashkė me babanė e tė arrestuarit

    Reagon njėri prej dy pronarėve tė Bar Tiranės. Pas sekuestros sė vendosur nga Policia e Tiranės dhe ajo Tatimore, Dashamir Petrela, i cili ėshtė bashkėpronar i lokalit, ka akuzuar se veprimi ishte i padrejtė. Nė njė prononcim pėr News-24 Petrela ka thėnė se ėshtė bashkėpronar me Bujar Bodinakun. Ndėrsa ka dijeni pėr arrestimin e Fatjon Bodinakut, i cili ėshtė i biri i ortakut tė tij, Petrela nuk e sheh aspak ligjore bllokimin e aktivitetit tė lokalit. Petrela ka paraqitur edhe dokumete origjinale, tė cilat vėrtetojnė blerjen e godinės sė lokalit nė ndėrtetsėn 11-katėshe, nė rrugėn "Ismail Qemali", nė krah tė Radio Televizionit Shtetėror. Sipas dokumentit, ambienti i lokalit i ėshtė blerė nė 18 gusht 2000 shoqėrisė AL-CON nga Bujar Bodinaku dhe Dashamir Petrela, tė cilėt rezultojnė tė jenė edhe pronarėt e vetėm tė tij.


    Bizhga: Operacionet e policisė dhe sekuestrimet do vazhdojnė

    Operacionin i koduar "Rrjeta e hekurt", do tė vazhdojė me tė njėjtin intesitet dhe me veprime konkrete. Kėtė fakt e ka deklaruar vetė drejtuesi i operacionit, drejtori i Policisė Kriminale nė Ministrinė e Rendit Publik, Sokol Bizhga. Sipas tij edhe nė ditėt nė vazhdim policia do tė jetė nė gatishmėri maksimale dhe e angazhuar me veprime konkrete si nė det ashtu edhe nė tokė. Ndonėse ėshtė folur shumė ditėt e fundit mbi ligjshmėrinė sekuestrimeve (qoftė tė gomoneve, barkave, moteleve, lokaleve etj) tė bėra nga policia, Bizhga ka deklaruar se skeuestrime tė tilla do tė vazhdojnė tė kryhen nga policia nė ato vende, ku ka tė dhėna se pronarėt e objekteve kanė ose kanė patur precedentė qė lidhen me pėrfitime tė paligjshme. Krahas sekuestrimeve policia ėshtė e angazhuar pėrgjatė gjithė vijės bregdetare tė vendit nė kėrkim tė gomoneve qė mendohet se mund tė jenė fshehur.


    --------------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Zeus lexo..

    KJ shkruan:

    -----

    REPLIKA TE ASHPRA MES DEPUTETES CECO DHE OPOZITARIT BERISHA

    Ceco dhe Berisha, zihen ne salle

    Makbule Ceco "Berisha po tregon etjen e pashuar per te ardhur ne pushtet dhe kalbezimin e tij ne opozite. Mua me ke pushuar nga puna bashke me tre pedagoge per arsye politike"

    Sali Berisha "Bule, Bule Rroko mbiemrin e ke Rroko, si ate te skafistit te Vlores. Pallatet i ke me droge. Ndersa nga universiteti je pushuar per arsye personale, te tuat"

    Debat i ashper ka sunduar ne sallen e Kuvendt gjate fjalimit te nenkryetares Makbule Ceco. I mbushur me akuza ndaj liderit te opozites Sali Berisha, diskutimi i deputetes socialiste ka ndezur nje acarim te madh tek pala e deputeteve opozitare. Njeri prej tyre, Pal Dajci nuk reshti duke e ndalur diskutimin e saj gjate
    gjithe kohes.
    Ndersa lideri i opozites Sali Berisha gjeti rastin te replikoje menjehere pas fjales se mbajtur nga Ceco. Ai i eshte kundervene asaj duke i permendur mbiemrin e skafistit Rroko. Nga ana tjeter, lideri i opozites nuk eshte permbajtur me duke iu drejtuar nenkryetares se Kuvendit me fyerje te ashpra, duke i permendur asaj faktin se pallatet qe jane nen emrin e saj jane
    te ndertuara me para droge. Nderkaq, ai i ka dhene pergjigje deputetes socialiste edhe lidhur me faktin e akuzes se ngritur prej saj se gjate regjimit te Berishes, ajo dhe dy pedagoge te tjere te ministrise se Drejtesise, jane pushuar me te padrejte nga puna.
    "Ndersa nga universiteti je pushuar per arsye personale, te tuat" i tha ai. Keto replika te ashpra te Berishes erdhen menjehere pas atyre qe Ceco i beri liderit te opozites per kalbezimin e tij ne opozite dhe shfrytezimin qe po i ben situates.

    E.Nasi

    -------------


    Zeus mos u merr me gjethet por me rrenjet..

    ti ke postuar ktu lajmet se po sekuestrohen disko-bordellot E Shyteve..
    Shytet jan Terbaciote tirane dhe Altin arapi gjithashtu..
    Kur them "terbaciot" nuk kuptoj ata barinjte qe jetojne ne Terbac..qe 50 vjet i dogji shollen e kembeve guri i nxehte e beri tuberkoloza shiu e era..e 30 lekshi ne Kooperativat.. por.. hapi veshet mire.. Terbaciot mendoj .. per ate kaste katundaresh vlonjate qe solli gjat 50 viteve ne Tirane Enveri, Hysniu, araniti, Manushi, Kadriu e Arif hasko e Ethem gjinushi me sorrollop.. dhe i sollen qe te sundojne Tiranen..qe ta bejne Tiranen era coban dhish ..pra duke i perzene nga Tirana qindra familje te mira me edukat humaniste e atdhetare e duke prure ne lagjet e bukura te Tiranes sorrollopin e tyre injorant e xhahil qe te kene gjithmone ne n zap Kryeqytetin..

    Pse vajti ne biruc te Imeldes Tasho (dhe ajo patjeter do jet sorollopi Terbaciot) Iljaz Ceco gjoja si avokat i Popullit?

    Askush ska te drejte gjat Hetuesise te marre kontakt me te pandehurit..sidomos ne rastin kur kemi te bejme me nje MATA HARRI sikurse eshte IMELDa.. bashkpuntore e vrasesit te dhjetra shtetasve Shqiptare sikurse eshte Altin Arapi..
    Makbulja Rroko ose Ceco nga Burri.. kjo perfaqsuese e asaj kastes obskurantiste Terbaciote ka lidhje me banden HAKMARRJA dhe pra Iljaz Ceco ..ky sigurims qe ka punuar me vite ne spiunimin e inteligjences..burri i Makbules ka shkuar ne biruc te instruktoje kriminelen Imelda se si te flase e si te luaj pjesen..

    Mafia terbaciote ekziston e nuk po e fantazoj une..

    Ka 60 vjet qe ekziston e nese nuk beson..lexo kujtimet e pleqve vlonjat tek TEMA HISTORIA ne Forum ku tregohen atentatet qe filluan ne vitet 1942-43 nga bandat e Hysni Kapove ndaj njerzve nacionaliste ose dhe komuniste te Vlores qe nuk puqeshin me direktivat e Dushan Enverit e Hysni Kapo Manushve..

    keto banda mbas lufte erdhen ne Tirane e punuan o ne sigurim o ne KQ o neper minstrira dhe sot bijt e tyre jane Skeleti i hekurt i PS-se..

    Dhe banda Hakmarrja eshte produkt i tyre e prandaj mbrohet e prandaj dhe ne Bruksel jan ne gjendje te gjejn avokat per Altin arapin..

    Makbulja... tos klosi.. gjinushi Zabiti Zan Caushi leart Shyti Edvin rama Erion Brace Terbaci e qindra e qindra pobrater te tjere ne tirane jane brigada e terbaciotve qe me Malajn ne krye e fahrudin arapet etj jan barre e rende per gjith popullin..

    Vlora e bukur nga Natyra jeton nen dhuen e ktyre klaneve..
    Edhe ne koh te Berishes Vlora mbeti Ciflig i terbaciotve Envero-Hysni Kapoiste..
    Edhe athere rrugve te Vlores nuk guxonin te thoshin njerzit dy fjal te mira per Berishen e kjo vazhdon dhe sot..
    Kur Berisha shkoj ne Vlore..gjith Populli i shkoj ne Miting por snajperet e Gjinush Shyto arap-Makbule Malajve vigjelonin..dhe fill mbas Mitingut e vrane nje djal qe kish dal e tundete flamurin gjat fjales se Berishes..

    Me kte ata i than Vlores..se NA do sundojme ketu dhe kush guxon te jet kunder ja si e peson..sikurse ky flamurtari ose sikurse Greta Grabova ajo gruaja vlonjate qe e vran vetem se ishte demokrate e sikurse te tjer e tjere..

    keshtu zeus djali..

  10. #10
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Operacioni "Rrjeta e Hekurt" ka go-ditur dje njėherazi dhe fuqishėm nė shumė rrethe tė vendit. Kėshtu nė Tiranė, Durrės, Shkodėr, Lezhė dhe Elbasan janė vėnė nė sekuestro hotele, lokale dhe njė numėr i konsiderueshėm automjetesh luksoze. Burime nga dikasteri i rendit bėjnė tė ditur se janė vėnė nėn sekuestro tė gjitha mjetet dhe lokalet qė kanė rezultuar nėn pronėsi tė shtetasve tė cilėt janė marrė me veprimtari tė paligjshme.



    Tiranė
    Pas sekuestros qė iu bė dy ditė mė parė Bar Tiranės, dje policia kriminale e kryeqytetit nė bashkėpunim me policinė tatimore kanė sekuestruar buzuk "Onda", i cili gjendet nė Rrugėn e Dibrės, pėrballė disko "Albanias". Sipas bluve, buzuk "Onda" ėshtė pronė e shtetasit Sokol Kane, i cili ėshtė arrestuar para dy javėsh pėr tentativė vrasje dhe armėmbajtje pa leje. Ka informacione se ky shtetas ėshtė marrė me trafik droge dhe prostitucioni. Po dje nė Kashar ėshtė sekuestruar njė skaf gjashtė metėr i gjatė me njė motor me 60 kuaj fuqi, i cili ėshtė nėn pronėsinė e shtetasit Lorenc Poluli. Sipas ekspertėve, skafi ėshtė sekuestruar pasi rezultoi nė kundėrshtim me ligjin pėr mbajtjen e mjeteve lundruese. Ndėrkohė, dy ditė mė parė blutė e Tiranės kanė kontrolluar 19 hotele dhe motele, kanė verifikuar 18 makina si dhe kanė shoqėruar 20 persona.

    Durrės
    Grup miks i Drejtorisė sė Policisė sė Durrėsit, dje, nė kuadėr tė operacionit "Rrjeta e hekurt", ka bllokuar tre mjete lundruese. Bėhet fjalė pėr tre motoskafė me gjatėsi nga 3,5 deri nė 4,5 metra. Sipas bluve tė Durrėsit, bllokimi i kėtyre tre mjeteve lundruese ėshtė bėrė pasi ato nuk rezultojnė tė regjistruara nė zyrėn e policisė kufitare.

    Shkodėr
    Edhe nė qytetin verior ka nisur dje operacioni pėr bllokimin dhe sekuestrimin e pasurive tė shtetasve tė cilėt janė marrė me veprimtari tė paligjshme. Sipas burimeve nga blutė e kėtij qyteti, janė sekuestruar dy lokale qė janė nė pronėsinė e shtetasit Nail Alia, qė akuzohet pėr trafik tė prostitucionit.

    Lezhė
    Operacioni "Rrjeta e Hekurt" ka vijuar dje edhe nė rrethin e Lezhės. Kėshtu janė sekuestruar dy objekte (njė ndėrtesė dykatėshe dhe njė magazinė) dhe dy automjete (njė kamion dhe njė fuoristradė), tė cilat janė nė pronėsi tė shtetasit Mark Boēi, me origjinė nga Mirdita dhe banues nė Milot. 38-vjeēari ėshtė dėnuar pėr trafik ndėrkombėtar tė lėndėve narkotike.

    Elbasan
    Nė kuadėr tė operacionit nė fjalė, policia e Elbasanit ka sekuestruar dje dy makina luksoze, pasi dyshohet se ato u pėrkasin personave tė lidhur me trafiqet.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Filmi: Operacioni Zjarri
    Nga Albo nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 12-11-2017, 15:18
  2. Operacioni „patkoi“ ...
    Nga Nertili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2009, 03:54
  3. Operacioni “Hija”, zbulojė njė rrjet tė kontrabandės me armė
    Nga Vicianum nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-03-2009, 15:53
  4. Arkiv X
    Nga Brari nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 113
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 14:59
  5. SHBA prokurorise: Denoni kriminelet me pushtet politik
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 10-02-2004, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •