Prokurorėt e rretheve raportojnė te kryeprokurori Sollaku, lidhur me sekuestrimet e policisė
Pėrse hoqėm sekuestrot pėr 10 lokale
Ligji antimafia, hipoteka dhe mungesa e flagrancės
Tiranė
Prokuroria heq sekuestrimet ndaj 10 lokaleve tė vendosur nga policia, si prona qė rrjedhin nga njė krim.
Dy nė Tiranė, dy nė Lezhė dhe gjashtė nė Vlorė, ėshtė bilanci i objekteve qė i janė kthyer pronarėve, e shoqėruar kjo edhe me njė kėrkim ndjese. Nė njė mbledhje tė organizuar, dje, nė Prokurorinė e Pėrgjithshme me kryepro-kurorin Theodhori Sollaku dhe tė gjithė kryeprokurorėt e rretheve, rezultoi se nė jo pak raste aksioni i policisė rezulton njė gafė ligjore. Tė shtyrė pėr tė bėrė bujė nėpėrmjet operacionit Rrjeta e hekurt, pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Rendit, pėrveēse zellit pėr tė goditur personazhet e botės sė krimit, kanė shkelur edhe ligjin. Nė fakt, gabime tė tilla i kishte paralajmėruar tre ditė mė parė drejtori i Drejtorisė sė Krimit tė Organizuar nė Prokurorinė e Pėrgjithshme, Zamir Shtylla. Nė njė intervistė nė gazetėn Panorama, policia nuk kishte marrė leje tek ata pėr tė kryer sekuestrime tė kėtij lloji. Por, duket se policia nuk e mori shumė parasysh atė deklarim. Ndėrkohė, sipas diskutantėve nė takimin e djeshėm, tre janė arsyet kryesore pėrse Prokuroria i ka kthyer mbrapsht kėto vendime, ndėrkohė qė edhe gjykata ėshtė duke shqyrtuar edhe disa procese tė tjera.
Arsyeja e parė, ligji antimafia
Mund tė cilėsohet si njė gafė publike fakti qė, sipas Prokurorisė, policia po punon mbi bazėn e njė ligji antimafia, i huazuar nga Italia, i cili ende nuk ėshtė miratuar nė parlament. Zelli i tepruar pas tragjedisė sė 9 janarit pėr tė goditur krimin e organizuar dhe personazhet e tij, ka sjellė te policia edhe nxitimin pėr tė gabuar. Konkretisht, nė projektin e ri ėshtė e paracaktuar qė sekuestrimet bėhen edhe ndaj personave qė kanė kryer vrasje, grabitje dhe krime tė tjera tė rėnda. Por, nė ligjin ekzistues, njė gjė e tillė nuk shkruhet, nė kėtė mėnyrė prokurorėt e kanė cilėsuar shkelje tė ligjit sekuestrimet ndaj disa personave, qė akuzohen pėr vrasje. Por, edhe ndaj personave tė tjerė, qė kanė kryer krime tė tilla si pastrim parash, apo trafik droge, sekuestrimet janė bėrė mbi bazėn e ligjit tė ri.
Arsyeja e dytė, mungesa e hipotekės
Jo mė pak e rėndėsishme se e para ėshtė fakti se nė aksionin e sekuestrimeve, policia nuk ka bashkėpunuar fare me zyrat e hipotekave dhe zyrat e regjistrimit tė pasurive nėpėr rrethe. Kjo ka sjellė ndryshime tė objekteve, gjė qė nė tė shumtėn e rasteve, tė dėmuarit i janė drejtuar gjykatės. Rasti i pastiēeri Venecia nė Tiranė ėshtė mė simboliku. Sipas dokumenteve shkresore nė hipotekė dhe nė zyrėn e regjistrimit tė pasurive, lokali nė fjalė nuk figuron tė ketė pronar Altin Lamen, tė akuzuarin e Prokurorisė pėr armėmbajtje pa leje dhe vrasje. Si tė tillė Prokuroria e Tiranės nuk mund tė ligjėronte njė sekeustrim tė kryer nga policia. Por, si ky rast ka patur disa edhe nė rrethe tė tjera. Nė mbledhjen me prokurorėt ėshtė theksuar se nė raste se policia do tė kishte komunikuar mė parė mė zyrat e regjistrimit tė pasurive dhe hipotekat, patjetėr qė nuk do tė kishin ardhur kėto gabime.
Arsyeja e tretė, sekuestrimet e flagrancės
Gjatė kėtyre ditėve, policia ka deklaruar se tė gjithė sekuestrimet i ka mbėshtetur nė nenin 302 tė Kodit tė Procedurės Penale. Komentimi qė i kanė bėrė krerėt e policisė kėtij ligji lidhej me faktin se policia kishte tė drejtė tė sekuestronte pronat dhe pas 48 orėve tė paraqiteshin materialet nė Prokurori. Por, prokurorėt janė kundėr kėtij komenti qė i bėjnė ligjit nė fjalė policėt. Sipas diskutanėteve nė mbledhjen mes pro-kurorėve ėshtė e vėrtetė se policia ka tė drejtė tė kryejė sekuestrime tė menjėhershme, por kur ato janė nė kushte flagrante qė, nėnkuptohet nė ato raste kur kapet drogė, armė apo objekte tė tjera tė ndaluara. Ndėrsa nė tė gjitha rastet e sekuestruara nga policia nė aksionin e fundit, nuk bėhet fjalė fare pėr sekeustro nė kushtet e flagrancės.
Mbrėmė ėshtė zhvilluar takimi midis dy drejtuesve
Toska te Sollaku pėr sekuestrimet
Operacioni mė i fuqishėm i ditėve tė fundit, Rrjeta e hekurt, solli edhe pėrplasjen e organit tė akuzės dhe Ministrisė sė Rendit. Njė palė e quan operacionin e suksesshėm, ndėrsa pala tjetėr, nė shumicėn e rasteve, tė paligjshėm. Pikėrisht kėto kontradikta kanė sjellė edhe takimin kokė mė kokė tė dy krerėve tė kėtyre institucioneve. Ministri i Rendit Publik, Igli Toska, u takua dje nė mbrėmje me Kryeprokurorin Theodhori Sollaku. Takimi ėshtė zhvilluar nė ambientet e Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Sipas burimeve nga organi i akuzės, mendohet se tema e takimit ka qenė zhbllokimet qė policia u bėri lokaleve tė sekuestruara. Sipas Prokurorisė, nuk kishin bazė ligjore sekuestrot e lokaleve, pjesė e luftės Rrjeta e hekurt. Ndėrsa pėrfaqėsuesit e uniformave blu kanė pohuar nė ditėt e mėpėrparshme se tė gjithė pronat e sekuestruara kanė lidhje me trafiqe dhe me trafikantė. Njėkohėsisht, tė gjithė operacionet e njėpasnjėshme u cilėsuan si tė suksesshme, edhe pse kėrcėnimet nuk kishin qenė tė pakta. Por, me sa duket, mendim ndryshe kanė patur pėrfaqėsuesit e Prokurorisė, tė cilėt, duke u bazuar nė dokumentacionin qė i ka paraqitur policia, nuk ka qenė i mjaftueshėm pėr t“i vėnė sekuestron disa prej lokaleve, qė ėshtė vendosur tė rikthehen nė punė. Ndėrkohė, Sollaku nė njė mbledhje dje, ka mbledhur tė gjithė prokurorėt e rretheve pėr tė biseduar mbi sekuestrimet e fundit. Nė krahun tjetėr, operacioni Rrjeta e hekurt ka vazhduar deri nė orėt e vona tė ditės sė djeshme, duke sekuestruar tė tjera skafe, objekte, automjete qė mendohet se kanė lidhje po me trafiqe.
Venecia dhe Tirana fitojnė lirinė
Nga gjashtė lokale nė Tiranė tė sekuestruara nga policia gjyqėsore dhe ajo kriminale nė kushtet e flagrancės, dy prej tyre nuk janė konsideruar tė drejta dhe pa bazė ligjore prej prokurorisė sė rrethit. Kėshtu lokalet Venecia dhe bar Tirana kanė fituar lirinė nga organi i akuzės, sepse i pari nuk ka patur pronar Altin Lamen dhe i dyti ishte me bashkėpronar. Venecia fillon punė sot, ndėrsa Tirana u hap dje dhe, sipas pronarit, ky ishte njė vendim i drejtė i Prokurorisė.
Paligjshmėria
Shtylla dha i pari alarmin
Alarmin i pari pėr sekuestrime tė gabuara e dha qė ditėn e parė tė aksionit Rrjeta e hekurt, drejtori i Drejtorisė sė Krimit tė Organizuar nė Prokurorinė e Pėrgjithshme, Zamir Shtylla. Nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn Panorama, ai e komentoi si njė fushatė tė gjithė aksionin e policisė pas tragjedisė sė 9 janarit. Pėr mė tepėr, qė nė tė gjitha rastet, organi i Prokurorisė nuk ishte njoftuar pėr veprimet e sekuestrimeve. Shtylla deklaroi mė tej se goditja e njerėzve tė lidhur me krimin ishte nja nga prioritetet e Prokurorisė, porse ajo nuk duhet tė bėhej me fushata, siē po bėnte policia.
panorama
Krijoni Kontakt