Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Zejnepe Luka, engjelli mbrojtes i skafisteve

    Koha Jone
    -----

    E Marte, 20 Janar 2004


    FUNDI TRAGJIK I STUDENTIT SKAFIST

    Zenepe Luka

    Artur Rrokaj, eshte njeri nga timonieret qe drejtoi skafin e

    vdekjes. Ditet e fundit ne Vlore flitet shume per studentin e vitit te peste te inxhinierise navale, qe mori guximin te drejtonte skafin me klandestine me te vetmin qellim: te shkonte ne Itali, te rifitonte dashurine qe e kishte braktisur. E gjithe kjo kurajo u shnderrua ne nje fatalitet per jeten e djaloshit. Pas tragjedise, timonieri i gomones se vdekjes, jo vetem qe nuk rigjeti dashurine e vajzes vlonjate, por e ndeshkoi perjetesisht vetveten.



    Ne shtepine e Bardhi Rrokajt, ku pihet kafeja e hidhur

    Banesa e ciftit Rrokaj ne Lagjen e Ujit te Ftohte rri derehapur, madje aty pihet kafe e hidhur. Ne kete shtepi, ku jeton nje familje me shume halle vertet ka rene bomba. Bardhi, nje dite pas tragjedise, eshte mbyllur brenda dhe ndihet i shokuar, kurse nena, Natasha, gruaja qe mban ne trup tri operacione te renda, pas asaj qe i ndodhi me te birin, ka mbetur ne shtrat duke perballuar barren e rende te pleqerise. Aty gjen edhe lotet e pathare te motres se vetme dhe vellait 13 vjec, i cili qan me ze. Ne kete familje lemshi i dhimbjes eshte ngaterruar keq. Cuditerisht, fillin e ka tek nje dashuri e vrare. Por fati i zi, jo vetem per Altinin, jo vetem qe nuk zgjoi dashurine e humbur, por krijoi nje dhimbje te pafund. Altini shkoi te rikthente dashurine me vajzen vlonjate qe e kish braktisur 2 vjet me pare.



    Flasin prinderit Bardhi e Natasha

    Tregojne se ai mori persiper te drejtoje skafin jo per te fituar para, por per te fituar gjene me te shtrenjte qe e kishte humbur prej dy vjetesh dhe qe ndodhej pertej brigjeve te Adriatikut. Historine e kesaj dashurie e dine shume ne Vlore, ne fakultetin ku ai studion, por edhe ne spital, ku ai eshte shtruar nga pasoja e largimit te vajzes. Kete e thote edhe mjekja psikiatre, Natasha Pano, qe e mjekoi kaq kohe pas drames qe pesoi djaloshi. Nena e Altinit tregon e brengosur se i biri dashuronte vajzen vlonjate Ejona Petro, madje edhe u fejuan. E deshi marrezisht vajzen dhe askush nuk i mesoi shkaqet qe e cuan vajzen te braktiste Altinin dhe me pas te ikte matane Adriatikut. Drama qe u perjetua dhimbshem nga ai, ndryshoi jeten e djaloshit. Ai pesoi depresion dhe eshte shtruar fillimisht ne spitalin rajonal te Vlores, ku ndodhet edhe kartela perkatese e vitit 2002. Por gjendja e tij shpirterore dhe psikologjike kerkoi nje mjekim specifik, qe vazhdonte ta merrte ambulatorisht nen kujdesin e mjekes psikiatre, Natasha Pano. Studenti simpatik, megjithese midis studenteve, nuk e hoqi per asnje cast mendjen nga vajza e tij qe kishte dashur per here te pare. Ai enderronte t'i rikthehej kjo dashuri qe ta sheronte ate plotesisht.



    Biseda ne burg me nenen

    "Mama, do te iki te takoj Erjonen, neser do te telefonoj, -

    keshtu me tha im bir, mbremjen e te premtes se9 janarit, tregon e ema, Natasha. - Por ne vend te telefonates qe do te me sheronte edhe mua, erdhi menxyra. Im bir e donte jeten, donte dashurine, dhe ajo qe pa me syte e tij ate nate te premtes se zeze, e goditi perfundimisht. Ai nuk behet me njeri. Shkova e takova ketu ne burgun e Vlores dhe arrita te provoj ate qe degjohet shpesh, se zemra nuk pelcet nga dhimbja. Ai me tregoi vuajtjet ne det per shkak te defektit ne motorin e skafit, te kohes se keqe qe ngriti detin deri ne 5 balle". "Kam shpetuar dy djem, me frymen time, - jane fjalet qe ai i ka thene nenes ne burg. - Ata ngrine nga te ftohtit, ju bera masazh, frymemarrje goje me goje, i shpetova, ndersa per vete prisja radhen te vdisja. Me mire te mos isha, por perseri, une jam nje i vdekur mes te gjalleve"



    -----------------






    ....

    Si dikur kur mbronte Zan caush perdhunuesit e luiz Kanibalet ne 1997.. cfaqet sot Zejnepja ne mbrojtje te Skafistave qe jo vetem i rrjepin cdo te mjeri katundar nga 1500 e 2000 euro por dhe i hedhin ne goj te peshkaqenve kur zihen ngushte..
    Sikur nuk mjafton mbrojtja e skafisteve prej Makbuleve e Luiza ve te Tos Nanos ..prej petrit Canove e sazan Alikove te gjykat-prokurorive e prej niko dredh neki Veizave del dhe Zejnepi mikja e kanibaleve ne mbrojtje te ktyre peshkaqenve dykembsha e na i ben gangot e mirnjohur "Romeo"..viktima te dashurise..

    Si ska turp kjo femer..

    Nipat e Luiz-Makbuleve skan nevoj te shkojne te takojne te dashurat me Skaf sepse ja ku jan tragetet ne Vlor e Durres dhe Avionet ne Rinas ku Makbulet e tos klos nanos.. jan te zonja tu nxjerrin viza e buleta kur te duan..

    Pse per te takuar te dashuren ne Itali i duheshin eskort me katundare e katnar Puke e va Dejsi kti Rokos se Makbules..


    ec zenepe para se vila ne Uj te ftohte nuk behet me ndershmeri por ja me kto pislleqe qe ti boton Nikoll PisLesi..

    ..

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    Postuar mė parė nga Brari
    Zeus lexo..

    KJ shkruan:

    -----

    REPLIKA TE ASHPRA MES DEPUTETES CECO DHE OPOZITARIT BERISHA

    Ceco dhe Berisha, zihen ne salle

    Makbule Ceco "Berisha po tregon etjen e pashuar per te ardhur ne pushtet dhe kalbezimin e tij ne opozite. Mua me ke pushuar nga puna bashke me tre pedagoge per arsye politike"

    Sali Berisha "Bule, Bule Rroko mbiemrin e ke Rroko, si ate te skafistit te Vlores. Pallatet i ke me droge. Ndersa nga universiteti je pushuar per arsye personale, te tuat"

    Debat i ashper ka sunduar ne sallen e Kuvendt gjate fjalimit te nenkryetares Makbule Ceco. I mbushur me akuza ndaj liderit te opozites Sali Berisha, diskutimi i deputetes socialiste ka ndezur nje acarim te madh tek pala e deputeteve opozitare. Njeri prej tyre, Pal Dajci nuk reshti duke e ndalur diskutimin e saj gjate
    gjithe kohes.
    Ndersa lideri i opozites Sali Berisha gjeti rastin te replikoje menjehere pas fjales se mbajtur nga Ceco. Ai i eshte kundervene asaj duke i permendur mbiemrin e skafistit Rroko. Nga ana tjeter, lideri i opozites nuk eshte permbajtur me duke iu drejtuar nenkryetares se Kuvendit me fyerje te ashpra, duke i permendur asaj faktin se pallatet qe jane nen emrin e saj jane
    te ndertuara me para droge. Nderkaq, ai i ka dhene pergjigje deputetes socialiste edhe lidhur me faktin e akuzes se ngritur prej saj se gjate regjimit te Berishes, ajo dhe dy pedagoge te tjere te ministrise se Drejtesise, jane pushuar me te padrejte nga puna.
    "Ndersa nga universiteti je pushuar per arsye personale, te tuat" i tha ai. Keto replika te ashpra te Berishes erdhen menjehere pas atyre qe Ceco i beri liderit te opozites per kalbezimin e tij ne opozite dhe shfrytezimin qe po i ben situates.

    E.Nasi

    -------------


    Zeus mos u merr me gjethet por me rrenjet..

    ti ke postuar ktu lajmet se po sekuestrohen disko-bordellot E Shyteve..
    Shytet jan Terbaciote tirane dhe Altin arapi gjithashtu..
    Kur them "terbaciot" nuk kuptoj ata barinjte qe jetojne ne Terbac..qe 50 vjet i dogji shollen e kembeve guri i nxehte e beri tuberkoloza shiu e era..e 30 lekshi ne Kooperativat.. por.. hapi veshet mire.. Terbaciot mendoj .. per ate kaste katundaresh vlonjate qe solli gjat 50 viteve ne Tirane Enveri, Hysniu, araniti, Manushi, Kadriu e Arif hasko e Ethem gjinushi me sorrollop.. dhe i sollen qe te sundojne Tiranen..qe ta bejne Tiranen era coban dhish ..pra duke i perzene nga Tirana qindra familje te mira me edukat humaniste e atdhetare e duke prure ne lagjet e bukura te Tiranes sorrollopin e tyre injorant e xhahil qe te kene gjithmone ne n zap Kryeqytetin..

    Pse vajti ne biruc te Imeldes Tasho (dhe ajo patjeter do jet sorollopi Terbaciot) Iljaz Ceco gjoja si avokat i Popullit?

    Askush ska te drejte gjat Hetuesise te marre kontakt me te pandehurit..sidomos ne rastin kur kemi te bejme me nje MATA HARRI sikurse eshte IMELDa.. bashkpuntore e vrasesit te dhjetra shtetasve Shqiptare sikurse eshte Altin Arapi..
    Makbulja Rroko ose Ceco nga Burri.. kjo perfaqsuese e asaj kastes obskurantiste Terbaciote ka lidhje me banden HAKMARRJA dhe pra Iljaz Ceco ..ky sigurims qe ka punuar me vite ne spiunimin e inteligjences..burri i Makbules ka shkuar ne biruc te instruktoje kriminelen Imelda se si te flase e si te luaj pjesen..

    Mafia terbaciote ekziston e nuk po e fantazoj une..

    Ka 60 vjet qe ekziston e nese nuk beson..lexo kujtimet e pleqve vlonjat tek TEMA HISTORIA ne Forum ku tregohen atentatet qe filluan ne vitet 1942-43 nga bandat e Hysni Kapove ndaj njerzve nacionaliste ose dhe komuniste te Vlores qe nuk puqeshin me direktivat e Dushan Enverit e Hysni Kapo Manushve..

    keto banda mbas lufte erdhen ne Tirane e punuan o ne sigurim o ne KQ o neper minstrira dhe sot bijt e tyre jane Skeleti i hekurt i PS-se..

    Dhe banda Hakmarrja eshte produkt i tyre e prandaj mbrohet e prandaj dhe ne Bruksel jan ne gjendje te gjejn avokat per Altin arapin..

    Makbulja... tos klosi.. gjinushi Zabiti Zan Caushi leart Shyti Edvin rama Erion Brace Terbaci e qindra e qindra pobrater te tjere ne tirane jane brigada e terbaciotve qe me Malajn ne krye e fahrudin arapet etj jan barre e rende per gjith popullin..

    Vlora e bukur nga Natyra jeton nen dhuen e ktyre klaneve..
    Edhe ne koh te Berishes Vlora mbeti Ciflig i terbaciotve Envero-Hysni Kapoiste..
    Edhe athere rrugve te Vlores nuk guxonin te thoshin njerzit dy fjal te mira per Berishen e kjo vazhdon dhe sot..
    Kur Berisha shkoj ne Vlore..gjith Populli i shkoj ne Miting por snajperet e Gjinush Shyto arap-Makbule Malajve vigjelonin..dhe fill mbas Mitingut e vrane nje djal qe kish dal e tundete flamurin gjat fjales se Berishes..

    Me kte ata i than Vlores..se NA do sundojme ketu dhe kush guxon te jet kunder ja si e peson..sikurse ky flamurtari ose sikurse Greta Grabova ajo gruaja vlonjate qe e vran vetem se ishte demokrate e sikurse te tjer e tjere..

    keshtu zeus djali..

    -------------------------------------------------------

    Si fillim njėherė nuk jam djali jot edhe pastro gojėn kur mė drejtohesh mua nė kėtė mėnyrė!

    Sa pėr tė tjerat: nuk kam kohė unė tė lexoj tė gjitha ato qė shkruan ti se kam punė tė tjera. Kėto janė interpretime dhe pikėpamjet e secilit. Nuk mė pėlqen qė nė kėtė forum tė krijohen pėrēarje: veri - jug, gegė-toskė, Labėri - Ēamėri, etj. Kaq!


    -------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Rrjeta e Toskes u be si kosh basketbolli

    Tema

    --------

    EDITORIALI


    Sekuestro, nga helikopterėt e Xhoanės

    Nga Mero Baze

    U bė gati njė javė qė policia shqiptare po shfaqet ekraneve me ēelėsa nė dorė pėr tė bllokuar ato qė ajo i quan prona tė mafias shqiptare. Paralelisht me tė pati disa zėra tė dobėt, qė kundėrshtuan mungesėn e bazės ligjore tė kėtij aksioni, por klima mbytėse e krijuar pas tragjedisė i shuajti edhe ata. Shumica e opinionit, nė thelb, ishte dakord qė tragjedia tė krijonte njė start kundėr krimit. Njė javė pas kėtij aksioni, bilanci i vetėm i suksesshėm i kėtij aksioni, ėshtė tėrheqja e vėmendjes nga pėrgjegjėsia e qeverisė nė ditėt qė ajo gjykohej si fajtore pėr tragjedinė.

    Vendosja nėn sekuestro e pasurisė sė disa figurave tė implikuara nė ēėshtje kriminale, ka dekonspiruar njė listė kundėrshtarėsh tė Kryeministrit, kundėr grupeve tė tjera tė lidhura me figura socialiste. Sekuestrimi ka prekur klanet kundėrshtare tė Fatos Nanos nė PS dhe konkretisht ata qė besohet se janė tė lidhur me Ilir Metėn ose Edi Ramėn. Lista e sekuestrimeve nė gjithė Shqipėrinė prek saktėsisht njerėz tė lidhur me kėto dy figura politike nė PS. Disa prej tyre kanė vendosur me tė vėrtetė pasuri prej krimit, disa jo, por ajo qė i bashkon ėshtė raporti i tyre me kundėrshtarėt e Nanos nė PS. Nuk po i hyj ligjshmėrisė sė kėtyre sekuestrimeve, pasi thashė qė nė fillim se do t'i bashkohem nė mėnyrė simbolike, asaj pjese parazitare tė opinionit qė pranon tė shkelet ligji pėr hirė tė njė qėllimi tė mirė. Por nė rastin konkret, kemi dy mėkate tė mėdha. E para, shkelja e ligjit dhe, e dyta, qėllimi i keq pėr tė cilin ėshtė shkelur. Prona dhe pasuri tė dyshimtė ka, nė radhė tė parė, Xhoana Nano, gruaja e Kryeministrit, qė fitoi tenderin ditėn e parė tė votėbesimit tė burrit tė saj si kryeministėr dhe brenda njė viti e ca, ka helikopterė modernė, autobuza tė rinj dhe pasuri tė tjera, qė nuk ka bilanc qė ti nxjerrė tė ligjshėm. Nė vend qė tė sekuestroheshin kėto pasuri, duket se nga dritarja e kėtyre helikopterėve ėshtė treguar me gisht mbi pronat e kundėrshtarėve. Mė tej janė njerėzit e lidhur me mbėshtetėsit e Fatos Nanos qė po ashtu nuk janė prekur. Nuk janė prekur njerėzit e Luan Ramės, njerėzit e Agron Dukės, Arben Malajt, Arta Dades, Makbule Ēeēos, etj., qė janė akuzuar nga opozita nė parlament pėr lidhje me grupe kriminale. Lista paraprake, e cila po anullohet dita-ditės, nuk i prek kėto lidhje. Nuk i prek, se shefat e tyre po sillen mirė. Ata po i shėrbejnė pushtetit dhe janė tė lirė pėrkohėsisht. Tė tjerėt duhet tė pozicionohen sa nuk ėshtė vonė. Dhe u binda se rirreshtimi ka funksionuar, kur dėgjova se si arsyetonin votat pro Nanos deputetėt "kundėrshtarė" tė tij.

    -----

    RD

    Policia bėn operacione pėr tė mashtruar opinionin publik dhe faktorin ndėrkombėtar


    "Rrjetės sė hekurt" i del boja


    Rrjeta e Igli Toskės ka kapur vetėm disa peshq tė vegjėl, ndėrsa tė mėdhenjtė ruhen nga shteti


    TIRANĖ - Njė pjesė e pronave apo lokaleve tė bllokuara nga "Rrjeta e hekurt" e policisė u ėshtė hequr sekuestroja nga Prokuroria. Ky fakt tregoi mė sė miri se edhe operacioni i fundit i policisė, i ashtuquajtur "Rrjeta e hekurt", pėsoi tė njėjtin fat si operacionet e tjera. Prokuroria e Tiranės bėri tė ditur dje se pas shqyrtimit tė materialit tė sekuestrimit tė dorėzuar nga policia pėr sekuestrimin e lokalit "Tirana", doli se sekuestrimi nuk ka qenė i rregullt. Lokali ishte sekuestruar 4 ditė mė parė, por prokuroria e gjykoi atė si tė padrejtė. Lokali ėshtė hapur nga pronari i tij menjėherė pas marrjes sė vendimit. Tė njėjtin fat ka pėsuar edhe pastiēeri "Venencia".

    Pas tragjedisė sė 9 janarit, policia nisi njė operacion pėr tė bllokuar pronat e vėna me para kriminale, por si gjithė operacionet e tjera tė policisė edhe ky dėshtoi, duke ia lėnė vendin rutinės sė mėparshme. Nė operacionin "Rrjeta e hekurt", policia shembi ca ndėrtime tė paligjshme, arrestoi disa korrierė trafikantėsh, bllokoi apo dogji tre a katėr skafe, duke e cilėsuar si sukses luftėn e trafiqeve dhe krimit tė organizuar. E njėjta skemė u ndoq edhe para dy vjetėsh kur vetė Nano dogji disa skafe nė bregdetin e Vlorės, dhe deklaroi se u ndal trafiku klandestin. Por nė fakt ky trafik ka vazhduar ēdo ditė. U desh tragjedia e 9 janarit, ku vdiqėn 21 vetė dhe u zhdukėn dhjetra tė tjerė, qė qeveria tė pranojė vazhdimėsinė e trafiqeve.

    Pėrderisa nė operacionin "Rrjeta e hekurt" nuk ka pėrfunduar asnjė pronė pushtetarėsh, atėherė ky operacion tregon se ėshtė njė mashtrim i radhės i qeverisė sė Nanos. Policia nuk ka prekur asnjė pronė tek "Shkėmbi i pėllumbave", nė Golem apo bregdetin e Sarandės, ku shkėlqejnė vilat dhe hotelet e pushtetarėve, tė ndėrtuara me para tė pista. Akuzat pėr ndėrtimin e tyre janė ngritur nga vetė kryeministri Nano, mirėpo ato janė tė paprekshme nga policia apo "Rrjeta e hekurt", siē ka qejf ta quajė operacionin ministri i ri i Rendit, Igli Toska.

    Kushdo do ta mirėpriste njė operacion pėr sekuestrimin e pronave tė krimit, por operacionet e policisė janė bėrė pėr demagogji dhe pėr tė mashtruar opinionin, prandaj nuk i beson mė askush. As faktori ndėrkombėtar. Ligji ėshtė i njėjtė pėr tė gjithė, prandaj "Rrjeta e hekurt" duhet tė bjerė edhe tek zyrtarėt e inkriminuar, por rrjeta e Igli Toskės ka kapur vetėm disa peshq tė vegjėl, ndėrsa tė mėdhenjtė ruhen nga shteti.

    R.P




    Zhvillohet nė Tiranė konferenca kundėr trafikut tė fėmijėve nė Evropė


    Qeveria s’ka vullnet pėr tė luftuar trafiqet


    Duke vėnė nė dukje mungesėn e vullnetit tė qeverisė shqiptare pėr tė mos luftuar trafiqet, pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė ripėrsėritėn pėr tė disatėn herė denoncimin ndaj elementėve tė korruptuar tė strukturave shtetėrore, tė pėrfshirė nė rrjetet e trafiqeve tė paligjshme, por tė pa penalizuar nga drejtėsia shqiptare


    TIRANĖ - Mungesa e vullnetit tė qeverisė shqiptare e bėn atė pėrgjegjėse pėr dėshtimin e luftės kundėr trafiqeve tė paligjshme. Njė konkluzion tė tillė, e kanė bėrė dje publik, pėrfaqėsuesit e Kėshillit tė Evropės, tė mbledhur nė njė konferencė kundėr trafikut tė fėmijėve nė Evropės. Nė konferecėn e zhvilluar nė Tiranė, merrnin pjesė pėrfaqėsues tė ekzekutivit shqiptar si edhe tė institucioneve tė tjera shtetėrore.

    Prezentė nė Konferencėn kundėr trafikut tė fėmijėve nė Evropė, ishin edhe zoti Alvaro Robles, Komisioneri i KE pėr tė Drejtat e Njeriut, si edhe Helga Konrad, kryetare e Task Forcės sė Paktit tė Stabilitetit pėr Trafikun e Qenieve Njerėzore. Nė diskutimet e tyre, dy pėrfaqėsuesit e organizmave ndėrkombėtare, u shprehėn shumė tė ashpėr me qeverinė shqiptare.

    Sipas Alvaro Robles, "pėrgjegjėsia e qeverisė shqiptare, duket nė mungesėn e vullnetit tė saj pėr tė luftuar trafiqet". Po kėshtu, Komisioneri i KE pėr tė Drejtat e Njeriut, ka zhvlerėsuar edhe pretendimet e ministrave shqiptarė nė konferencė, pėr liberalizimin e sistemit tė vizave. Sipas Robles, "liberalizimi i vizave nuk e zgjidh problemin e trafiqeve". Sipas tij, qeveria shqiptare duhet tė tregojė vullnet ndaj trafiqeve, duke pranuar dhe zbatuar konventėn ndėrkombėtare pėr luftėn ndaj trafiqeve tė paligjshme.

    Dozat e kritikės nuk kanė munguar nė konferencė edhe nga Helga Konrad "ka ende shumė pėr tė bėrė. Qeveritė e vendeve pėrkatėse kanė pėrgjegjėsitė e tyre", u shpreh kryetarja e Task Forcės sė Paktit tė Stabilitetit pėr Trafikun e Qenieve Njerėzore. Duke vėnė nė dukje mungesėn e vullnetit tė qeverisė shqiptare pėr tė mos luftuar trafiqet, pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė ripėrsėritėn pėr tė disatėn herė denoncimin ndaj elementėve tė korruptuar pėrfaqėsuesve e drejtuesve tė strukturave shtetėrore, si tė pėrfshirė nė rrjetet e trafiqeve tė paligjshme, por ende tė pa penalizuar nga drejtėsia shqiptare.

    Gjatė konferecės, shifrat e publikuara pėr sa i pėrket trafikimit tė fėmijėve, ishin mjaft tronditėse. Sipas diskutantėve, mėsohet se rreth 4 mijė fėmijė shqiptarė, janė trafikuar jashtė Shqipėrisė, kryesisht nė Greqi e Itali. Shifrat zbulonin gjithashtu se nė Greqi numėrohen rreth 3 mijė fėmijė shqiptarė tė trafikuar, ndėrsa nė Itali, kjo shifėr arrin deri nė rreth 1 mijė.

    Ndėr fėmijėt e trafikuar, mėsohet se ka vajza tė moshave 14 deri 18-vjeēe, tė cilat kryesisht janė trafikuar pėr qėllime tė shfrytėzimit pėr prostitucion. Ndėrsa djemtė e trafikuar, pėrdoren nga trafikantėt si lypsa, shitėsa ambulantėsh, llustraxhinj, apo edhe pėr vjedhje.

    Gjatė diskutimeve nė konferencėn e djeshme, u vėrejt se fenomeni i trafikimit tė fėmijėve, po vjen gjithnjė duke u rritur. Duke vėnė gishtin mbi shkaktarėt e trafikimit, diskutantėt pėrmendėn varfėrinė, niveli i ulėt i jetesės pėr familjet shqiptare. Me keqardhje, nė konferencė u vėrejt se nė njė pjesė jo tė vogėl rastesh, janė vetė familjarėt qė shesin fėmijėt e tyre nė duart e trafikantėve.

    A. BEGA

    ---------------

    Ja dhe sallaku Sapllaku frikacaku si trembet..

    gaz Shqiptare
    ------
    VENDIMI I PAMBESHTETUR NE LIGJ

    Prokuroria rrėzon "Rrjeten e hekurt"
    Akuza sekuestrot e "Venecia" dhe "Bar Tirana"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Trashgim Sokolaj


    Nė orėt e mbrėmjes, pak orė pasi prokuroria e Tiranės, i kishte dhėnė fund sekuestros pėr dy prej lokaleve tė bllokuara nga policia, ministri i Rendit Igli Toska, ngjiti shkallėt e prokurorisė sė pėrgji-thshme pėr t'i kėrkuar kreut Sollaku, rikthimin e sekuestrove. Eksperienca si gjyqtar, i ka shėrbyer juristit Toska, pėr tė argumentuar mė bindshėm pėrpara kryeprokurorit masat e operacionit "Rrjeta e hekurt". Objekti i takimit tė djeshėm, mėsohet tė ketė qenė qėndrimi i mbajtur nga prokuroria, pėr dy sekuestrimet mė tė bujshme nė kryeqytet. Sollaku ėshtė shprehur se sekuestrimet janė bėrė bazuar nė ligjin antimafia i cili nuk ėshtė miratuar ende, ndėrsa ka theksuar se prokuroria nuk ka prova se personat e dyshuar nga policia janė pronarė tė objekteve tė sekuestruara. Toska ka reaguar duke u shprehur se sekuestrimet e policisė nuk janė pa bazė ligjore. Ai kėrkuar rikthimin e sekuestrove tė pushuara, me argumentin se policia ėshtė mbėshtetur nė Konventėn Europiane, nė tė cilėn parashikohet ligji pėr pastrimin, depistimin, kapjen dhe konfiskimin e produkteve tė krimit. "Kjo konventė ėshtė miratuar nė ligjin nr 8646 aprovuar nga Parlamenti nė datė 20 korrik 2000. Ne jemi tė detyruar ta respektojmė atė", ėshtė shprehur Toska.

    Zhbllokimi
    Dy prej lokaleve tė sekuestruara nga policia e kryeqytetit rihapėn dje dyert. Pronari i Bar-Tirana, ka hapur kyēin e derės sė lokalit tė tij mesditėn e djeshme, pasi organi i akuzės sė kryeqytetit, e ka cilėsuar sekuestrimin pa baza ligjore, duke hequr nė kėtė mėnyrė, sekuestron e vėnė katėr ditė mė parė nga policia. Ndėrsa vetėm pak orė mė pas, institucioni i akuzės, ka vendosur tė heqė sekuestron edhe pėr Bar-Pastiēeri "Venecia", me pothuaj tė njėtin argument, "mungesė e bazės ligjore" dhe "mungesė provash". Bar-Pastiēeri "Venecia" dhe Bar-Tirana, kanė qenė tė vetmet objekte pėr tė cilat prokuroria ka vendosur heqjen e sekuestros, ndėrsa pėr objektet e tjera tė sekuestruara nė Tiranė, pritet, qė sot tė vendosė gjykata.

    Mbledhja
    Ndėrsa nė prokurorinė e Tiranės, ishte dhėnė vendimi pėr heqjen e sekuestrove pėr dy objekte nė Tiranė, nė godinėn e prokurorisė sė Pėrgjithshme, hynin tė gjithė prokurorėt e rretheve, nė tė cilat policia ka bėrė sekuestrime. Kryeproku-rori Sollaku, ka mbledhur vartėsit e tij rreth mesditės dhe u ka kėrkuar tė zbatojnė vetėm ligjin. Burime zyrtare tė akuzės qendrore, pohuan se Sollaku, u ka bėrė thirrje vartėsve nė rrethe, tė zbatojnė vetėm ligjin pėr tė gjitha rastet e sekuestrove, duke mos pranuar ndikime nga asnjė palė. Sollaku ka kėrkuar nga vartėsit qė heqja apo lėnia nė fuqi e sekuestrove, nė ēdo rast, duhet tė bėhet pikėrisht duke u bazuar nė ligj.


    Pse sekuestrimet e "Venecia" e bar Tirana tė pambėshtetura nė ligj

    Burime zyrtare tė Prokurorisė sė Tiranės, institucion ky qė ka hequr dje dy sekuestro, pohuan se sekuestrimi i lokalit Bar-Tirana dhe Pastiēeri "Venecia", nuk kanė baza ligjore. "Ne nuk kemi prova pėr tė vėrtetuar se personat qė dyshohen nga policia pronarė tė kėtyre objekteve, i kanė ato nė pronėsi", thanė burime zyrtare tė akuzės kryeqytetase. Sipas tyre, nuk ekzistojnė prova pėr tė vėrtetuar dyshimet e policisė, se Altin Lame, ėshtė pronar i Bar-Pastiēeri "Venecia". "Nė dokumentacionin qė ekziston nė prokurori, pronar i objektit dhe qeramarrės i tij, janė dy persona nė certifikatat e tė cilėve ne nuk kemi gjetur asnjė lidhje me Altin Lamen, i cili nuk akuzohet pėr trafik, por pėr njė vepėr tjetėr penale", thanė burimet zyrtare tė akuzės. Sipas tyre, prokuroria e ka paralajmėruar parregullsinė e disa prej sekuestrimeve.


    Ē'thotė Konventa Evropiane pėr bllokimin e pasurive tė krimit

    Ministria e Rendit gjatė takimit me kreun e akuzės ka kėrkuar rikthimin e sekustrove tė pushuara nga prokuroria. Sekuestro tė cilat sipas procedurave mund tė ribėhen nga policia. Dikasteri i Rendit i ka arguentuar sekuestrimet, si tė bazuara nė Konventėn Europiane, e cila parashikon ligjin pėr pastrimin, depistimin, kapjen dhe konfiskimin e produkteve tė krimit. Kjo konventė e pranuar nga Parlamenti shqiptar ne datė 20 korrik 2000 nė ligjin 8646 zbatohet nė bazė tė nenit 122 tė Kushtetutės "si pjese te sistemit te brendshem juridik pasi eshte botuar nė Fletoren Zyrtare te Republikes se Shqipėrise". Sipas Kushtetutės "ajo zbatohet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, pėrvec rasteve kur nuk ėshtė e vetėzbatueshme dhe zbatimi i saj kėrkon nxjerrjen e njė ligji. Sipas kėtij neni "njė marrėveshje ndėrkombėtare e ratifikuar me ligj ka epėrsi mbi ligjet e vendit qė nuk pajtohen me tė.

    --------



    Ala ky dh-jeraman ska ber protest pran Brukselit qe te dorzojn Altin arapin..qe ja vrau mikun e shpise dhe shofer-nepunsin e tije personal..

    qelbanik zyrash..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 20-01-2004 mė 14:46

  4. #14
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Postuar mė parė nga Brari
    [
    Pse vajti ne biruc te Imeldes Tasho (dhe ajo patjeter do jet sorollopi Terbaciot) Iljaz Ceco gjoja si avokat i Popullit?

    Askush ska te drejte gjat Hetuesise te marre kontakt me te pandehurit..sidomos ne rastin kur kemi te bejme me nje MATA HARRI sikurse eshte IMELDa.. bashkpuntore e vrasesit te dhjetra shtetasve Shqiptare sikurse eshte Altin Arapi..
    .. [/B]
    Brari, Brari, Brari!
    Ty miku im ti ka veshur shume syte urrejtja.
    Kohet kane ndryshuar Braro, nuk jena mo ne kohe te Enverit ku ishe i denuar qe diten qe te arrestonin.
    Ka hyre nje koncept i ri Braro, i pafajshem deri ne provimin e fajesise, prandaj dhe lejohet te paturit e avokatit gjate hetimeve, madje ne mos gaboj duhet te jete dhe prezent gjate hetimit dhe marrjes ne pyetje.
    Ne se nuk ehste keshtu ne Shqiperi duhet ndryshuar dhe kerkuar me ligj pjesemarrja e avokatit, se me kta hetuesa qe kemi ne valon druri e te bejne te firmosesh ca tu doje qefi atyre.
    Flet mire shumicen e kohes, po kur te zihen syte thua dhe gjera te tilla.
    Megjithate, gezuar festat dhe pse pak me vonese, po ai ven o Braro, sic e the dhe ti, do rregullohet kur te vendoset kendej nga SHBAja.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ------------------------------------------------

    Operacioni "Rrjeta e hekurt" vazhdon ...

    ... po meqė unė nuk kam pasur ndonjėherė gomone (vetėm nga ato me lopata) dhe nuk jam as me Saliun dhe as me Nanon, nuk po e vazhdoj mė si temė se do trashet muhabeti me ndonjė nga kėta "ekstremistėt" dhe do hajė ndonjėri ndonjė te sharė si pa dashje.

    ------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e christina54
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    80
    Atehere nuk e kuptoj se perse e hape kete teme ti ZEUS kur nuk denjoke te lexosh mendimet e te tjerve ? Pale por na kercenon se do perdoresh fjalor rrugacesh.E kujt i bohet vone per ty?Shkrimi i Brarit eshte REALITETI qe per ty qenka teper i hidhur.Saper ate rrjeten e kashtes ajo eshte thjeshte per demagogji. Me kete nano do te hakmerret ndaj kundershtarve te vet por ai ka kac shum llogari per te dhane sa nuk del as edhe nje liber me pervetsimet e pa ndershme........

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e christina54
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    80
    Atehere nuk e kuptoj se perse e hape kete teme ti ZEUS kur nuk denjoke te lexosh mendimet e te tjerve ? Pale por na kercenon se do perdoresh fjalor rrugacesh.E kujt i bohet vone per ty?Shkrimi i Brarit eshte REALITETI qe per ty qenka teper i hidhur.Saper ate rrjeten e kashtes ajo eshte thjeshte per demagogji. Me kete nano do te hakmerret ndaj kundershtarve te vet por ai ka kac shum llogari per te dhane sa nuk del as edhe nje liber me pervetsimet e pa ndershme........

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Fringo !

    Nuk ka urrejtje ne cka shkruaj por qendrim njerzor.

    iljaz ceco (burri i Makbules) nuk kishte pse te hynte ne biruc te Imeldes sepse imelda ka tjeter avokat.

    policia i gjeti Imeldes ne Shpi nje deng me gazeta te cilat ishin pikerisht gazetat mbas vrasjes se Genc Sines,Shoferit te Sallakut..

    gocat e Tiranes scajn kok me ble e me lexu gazeta por Imelda ishte ne siklet dhe i duhej te informohej cdo dite.
    gjithashtu fill mbas vrasjes se Genc sines .. imelda ndroj modelin e flokve dhe filloj te mbaj Syze..

    iljazi duke qene sigurims i vjeter dhe patjeter mik e koleg i luan pobratit i cili thuhet se eshte jo vec dajo i Shytve por dhe instruktor i aksioneve te tyre spektokulare eshte i interesuar per Ceshtjen "banda-HAKMARRJA..

    Natyrisht se Imelda ne Biruc perben nje rrezik per Banden hakmarrja sepse ajo di shume sepse ka 10 vjet lidhje me kreret e bandes sikurse Shytet dhe atentatorin ARAPI.

    ishte e pritshme (te pakten per mua) qe dikush do shkonte ne Biruc e ta instruktonte Imelden qe te dije cte thote ne Hetuesirat qe do i behen..
    Dhe pikerisht nje dizaj hyn ne biruc te saj me nje "Leter" gjoja si Avokat i popullit ish Sigurimsi iljaz-Makbule-PS-ja..

    iljazi nuk eshte leng groshe..

    kusherinjte e Ridvan Peshkopise (nje student i njohur i Dhjetorit) ne nje grindje qe paten me Ridvanin shkruajten ne gazete se... Ridvani po ja turperon fisin e tyre te nderuar "peshkepia" (fis i njohur Libohovito-Gjirokastrit) mbasi sipas tyre Ai, ridvani cdo nate mbas atyre aktiviteteve ne Forumet Studentore te asaj kohe dhe ne PD-ne e sapokrijuar shkonte ne takime sekrete ku i raportonte Iljaz Cecos per cdo gje qe thuhej neper ambjentet opozitare..

    Pra iljazi nuk e ka kot gruan ne kryesi te PS-se dhe nuk eshte kot Makbulja nga terbaci dhe nuk eshte kot pse Shytet jan Vlonjato-polico-terbaciot dhe se rebelizmi i 97-tes nuk nisi kot qe ne Tirane me Bomben tek VEFA ..pra eshte nje pjese e kti zinxhiri Mafioz..

    prandaj une duke pare qe ku iljaz Makbulja nuk shkoj te e veja dhe Femija jetim i Genc Sines fare por beri letra fallco e u paraqit si Avokat populli pikerisht per te takuar Imelden ne qeli reagova ktu ne Forum ..me llafe natyrisht..

    Sot miqt e iljaz ceco pobrateve ne prokurori i cojne Brukselit letra me zhgarravina dhe me kte rast Brukseli Mafioz i prod-Pakut thote se...sna i keni prure te regullta Papiret per kte altin Arapin e urte e skemi si e dergojme ne Tirane..

    e po altin arapi e ka genc sinen te 10 ose 12 -tin njeri qe ai ka vrare.. dhe e meriton Litarin, plumbin e Burgun..

    qashtu..


    Sa per sekuestrimet..

    Nano smund te sekuestroje pronat e militanteve socialist.. prandaj Rrjeta Toska u cpua..

    Sa per MJAFT..Nano as qe can koken per ta..
    Nano eshte kapur mire me Xhefer-Prod-berluskonat dhe brenda me Mafien Socialiste e ska forc qe e shkul..

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    Postuar mė parė nga christina54
    Atehere nuk e kuptoj se perse e hape kete teme ti ZEUS kur nuk denjoke te lexosh mendimet e te tjerve ? Pale por na kercenon se do perdoresh fjalor rrugacesh.E kujt i bohet vone per ty?Shkrimi i Brarit eshte REALITETI qe per ty qenka teper i hidhur.Saper ate rrjeten e kashtes ajo eshte thjeshte per demagogji. Me kete nano do te hakmerret ndaj kundershtarve te vet por ai ka kac shum llogari per te dhane sa nuk del as edhe nje liber me pervetsimet e pa ndershme........
    ----------------------------------------------------------------

    Se ti nuk kupton pse e hapa unė temėn nuk ėshtė faji im po i pleqėrisė tėnde! Sidoqoftė unė kam aq durim qė tė ta shpjegoj si nė ēerdhe:

    Unė nė postet e mia nuk vura asnjė emėr dhe kėtė kėrkoj edhe nga ju. Kaq!

    ----------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    zbulimi surprizė


    Motovedeta, ish-pronė e bosit tė VEFA-s, gjendet e fshehur pas shkollės “24 Maji” nė Vlorė

    Zbulohet skafi i Vehbi Alimuēės
    Kreditorėt e mbanin “peng” prej gjashtė vjetėsh nė shenjė hakmarrjeje


    Artur Qorraj

    Ėshtė dashur operacioni “Rrjeta e hekurt”, qė nė mes tė qytetit tė Vlorės, tė zbulohet skafi gjigand e me dy motora, dikur pronė e ish-firmės rentiere “VEFA”.

    Zbulohet dhe sekuestrohet motovedeta e ish-bosit Vehbi Alimuēa. Policia e qytetit bregdetar ka gjetur gjatė kontrolleve, nė kuadėr tė aksionit tė ndėrmarrė njė javė mė parė, mjetin lundrues me gjatėsi 8.5 metra dhe me dy motorė 250 kuaj fuqi, i cili nuk nxirrej prej gjashtė vjetėsh pėr lundrim. Mjeti ishte marrė “peng” nga kreditorėt e kompanisė nė vitin 1997, gjatė trazirave dhe prej asaj kohe mbahej i fshehur nė njė skutė, pas shkollės “24 Maji”, i mbuluar me mushama plastmasi, brenda qytetit, e qė nuk binte nė sy. Burime tė policisė lokale thanė se skafi u gjet dje pasdite, i maskuar, sė bashku me dy tė tjerė mė tė vegjėl e qė nuk e kalonin gjatėsinė e 8 metrave. Ndėrkohė po mbrėmė ėshtė arrestuar Artur Liēi, banues nė qytet, tė cilit nė shtėpi, gjatė kontrollit, iu kap njė pushkė snajper dhe 6 kg hashash dhe njė i kėrkuar pėr vrasje nė fshatin Llakatund dhe i dėnuar nė mungesė.

    Si u gjet skafi luksoz i Alimuēės
    Policėve nuk u ka shkuar ndėr mend se, duke kėrkuar gomonet e skafistėve, do tė gjenin edhe ish-pronėn e Vehbi Alimuēės. Dhjetėra policė kanė rinisur operacionin “Rrjeta e hekurt” pas njė pushimi treditor. Ata janė futur nėpėr lagjet e Vlorės, duke kontrolluar cep mė cep e shtėpi mė shtėpi. Burime tė policisė thanė se kishin disa dyshime pėr vendin ku u gjet skafi gjigand i ish-kompanisė “VEFA”. Askush nga qytetarėt nuk ka treguar gjė dhe e mbanin peng me qėllim qė ta shisnin njė ditė dhe tė nxirrnin tė paktėn paratė qė kishin mbyllur nė firmat piramidale. Kėshtu, ata kanė rėnė nė njė kompromis tė heshtur pėr tė mos treguar gjė. Skafi ėshtė marrė nga deti nė vitin 1997 dhe prej asaj kohe mendohet tė mos jetė nxjerrė pėr udhėtime dhe trafiqe. Por, gjithsesi, policėt kanė nisur tė hetojnė nėse ky mjet ka dalė nė det tė hapur pėr tė trafikuar klandestinė drejt Italisė. Skafi mbrėmjen e djeshme ėshtė dėrguar nė ambientet e Drejtorisė sė Policisė Vlorė dhe gjendet nėn sekuestro. Janė shoqėruar disa persona, qė kanė rrėfyer se i kujt ishte mjeti, prej sa kohėsh mbahej dhe pėrse. Nuk ka patur shėnja dalluese, apo emėr, por kishte formėn e njė motovedete. Justifikimi ka qenė se mjeti ishte marrė vite mė parė nga shoqėria “VEFA” gjatė trazirave, meqenėse kishin humbur shuma tė mėdha lekėsh dhe nuk ia kishte kthyer njeri ato. Nė shenjė hakmarrjeje, ata kishin rrėmbyer skafin gjigand turistik, qė e pėrdorte Vehbi Alimuēa me familjen e tij gjatė kohės sė pushimeve tė verės. Por, asnjė prej tyre nuk ka arritur ta shesė nė treg kėtė mjet luksoz.

    Kapen skafe, njė snajper dhe drogė
    Po mbrėmė, policia e Vlorės ka arritur tė sekuestrojė, nė kuadrin e operacionit “Rrjeta e hekurt”, dy skafe nga 8 metra dhe njė gomone 5 metra tė gjatė. Kėto mjete, sipas burimeve tė sigurta tė policisė lokale, u gjetėn nė dy banesa tė fshehura, ndryshe nga ai i Vehbi Alimuēės, qė u gjet nė njė tunel tė maskuar. Pėr pronarėt mėsohet se ka nisur procedimi penal. Po kėshtu, po hetohet nėse janė pėrdorur pėr trafiqe. Po dje, u arrestua edhe Artur Liēi, nga Vlora, nė banesėn e tė cilit u gjet njė pushkė snajper dhe 6 kg hashash qė, sipas policisė, pėrdorej pėr trafikim.

    Sekuestrimet dje

    Vlorė

    2 skafe nga 8 metra
    1 skaf ish-pronė e Vehbi Alimuēės
    6 kg hashash
    1 gomone
    Fier

    6 shtėpi dhe vila
    Elbasan

    1 bingo pa dokumente
    Verifikim pėr lokalin “Shqiponja”


    Flet kryepolici i Vlorės
    “Si e zbuluam skafin gjigand”

    Policia e Vlorės ka finalizuar njė tjetėr operacion tė suksesshėm ditėn e djeshme. Ndėrsa Prokuroria ka aprovuar, duke i quajtur tė drejta tė gjitha materialet pėr sekuestrot e kryera nga policia gjyqėsore, nuk ėshtė ndėrprerė operacioni “Rrjeta e hekurt” nė qytetin bregdetar. Kryepolici i Vlorės ka drejtuar vartėsit nė njė aksion spektakolar pasditen e djeshme, duke zbuluar skafin mė gjigand deri mė sot, ish-pronė e bosit tė VEFA-s, Vehbi Alimuēa. “Zbulimi u bė pas njė kontrolli tė kryer nė zonėn ku gjendej shkolla “24 Maji”. Skafi ishte i fshehur mė sė miri, ndėrsa policėt e gjetėn pasi kėrkuan imtėsisht nė kėtė zonė”, tha kreu i bluve tė Vlorės, Josif Shtėmbari. Sipas tij, gjatė operacionit u kapėn dy skafe dhe njė gomone tjetėr, tė fshehura nėpėr banesa. Sipas hetimeve, mjeti gjigand ka qenė pronė e ish-drejtuesit tė firmės piramidale “Vefa Holding” dhe se ishte marrė vite mė parė nga disa kreditorė pas situatave tė krijuara. “Ky mjet ėshtė sekuestruar dhe janė kryer procedurat sipas ligjit, duke e sjellė nė njė ambient tė pėrshtatshėm”, tha numri njė i policisė sė Vlorės. Dje, ata kanė bėrė mė tepėr se pesė orė operacion intensiv nė disa lagje tė qytetit me dhjetėra efektivė dhe tė mbėshtetur me mjete e vetė qytetarėt. Vlerėsohet ēdo lloj informacioni qė merret nga qytetarėt, ndėrsa ka dhe njė plan tė detajuar e organizim. “Ne do tė vazhdojmė operacionin e nisur sipas rregullave e duke respektuar tė gjitha ligjet”, tha Shtėmbari pėr gazetėn. Ky ishte aksioni i dytė i suksesshėm brenda disa ditėve, pas sekuestrimeve nė masė javėn e kaluar. “Deri tani numri i mjeteve lundruese shkon nė 27, kurse i banesave 13”, vijoi kreu i policisė. Ndėrkohė, sipas tė dhėnave zyrtare, janė arrestuar 9 persona tė implikuar nė tragjedinė e 9 janarit, ndėrsa Prokuroria ka lėshuar 15 fletarresti. Gjashtė persona janė shpallur nė kėrkim. Mjetet lundruese dhe makinat e sekuestruara mbahen nė ambiente tė pėrshtatshme e tė ruajtura me policė. Njė vėmendje, sipas drejtorit, po i kushtohet dhe detyrave tė ministrit pėr ristrukturimin e policisė sė Vlorės.



    Elbasan
    Sekuestro bingos dhe lokalit

    Edhe policia e Elbasanit sekuestron njė lokal lojėrash fati dhe bėn gati dokumentet pėr bllokimin e aktivitetin e lokalit “Shqiponja”. Shoqėrohen 26 persona, qė janė verifikuar pėr aktivitetin e tyre dhe dyshimet pėr lidhje me trafikun. Burime tė policisė lokale bėnė tė ditur se dje, pas njė kontrolli tė kryer nė kuadrin e operacionit “Rrjeta e hekurt”, ėshtė gjetur njė bingo, qė funskiononte pa dokumentet e rregullta. Menjėherė ėshtė vėnė sekuestro dhe objekti ėshtė mbyllur. Mė tej, policėt gjyqėsorė kanė proceduar pėr lokalin “Shqiponja”, ku u arrestuan me armė e drogė dy persona tė dyshuar si pjesė e rrjeteve tė trafikut nė kėtė qytet. Gjithashtu janė kryer edhe shoqėrime tė shumta pėr verifikime tė personave tė dyshuar.



    Fier, “Rrjeta e hekurt“ sekuestron 6 vila e lokale

    Operacioni mė i fuqishėm i ditėve tė fundit godet edhe mbi trafiqet e qytetit tė Fierit. Mė nė fund ka nisur “Rrjeta e hekurt” edhe nė Fier. Policia e Fierit ka sekuestruar 6 objekte, lokale, vila dhe automjete. Aksioni ka nisur nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm deri nė orėn 12 tė ditės, janė sekuestruar njė shesh ndėrtimi, nė tė cilin tregtohen mallra si hekur, tulla etj. Ai ka njė sipėrfaqe prej 3000 m2. Po kėshtu, policia ka sekuestruar dhe dy Zyrat e Punės, tė gjitha kėto tė shtetasit Vladimir Ciloti (Shperdhea). Kėto objekte ndodhen te “Vija e Ngjalės”, nė lagjen Sheq i Madh, Fier. Policia ka sekuestruar gjithashtu “bar-bufe” me pronar Shkėlqim Ēela, e cila ndodhet nė lagjen Mbrostar Ura, Fier. Aktualisht, pronari i kėtij objekti ndodhet ne Greqi qė nė vitin 2002, pėr t’i shpėtuar dėnimit pėr veprėn penale tė trafikimit tė lėndėve narkotike. Ėshtė sekuestruar gjithashtu nga policia bar “Vjosa”, me pronar Eduard Sulaj, bar i cili ndodhet nė lagjen “11 Janari” Fier, vila katėrkatėshe me pronar Gjysho Sulaj, e cila ndodhet nė lagjen “Banaj“, Patos, automjeti tip “LAND ROVER” me targa FR 7603 B, me pronar shtetasin Emiljano Papuēiu me banim nė Fier. Ky aksion ėshtė organizuar nė bashkėpunim me Prokurorinė e rrethit Fier dhe pritet qė shumė shpejt tė bėhen edhe sekuestro tė tjera. Megjithatė, godinat madhėshtore dhe lokalet luksoze ende nuk jane piketuar nga policia dhe prokuroria pėr t’u vėnė atyre “ēelėsat”.

    panorama
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Filmi: Operacioni Zjarri
    Nga Albo nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 12-11-2017, 15:18
  2. Operacioni „patkoi“ ...
    Nga Nertili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2009, 03:54
  3. Operacioni “Hija”, zbulojė njė rrjet tė kontrabandės me armė
    Nga Vicianum nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-03-2009, 15:53
  4. Arkiv X
    Nga Brari nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 113
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 14:59
  5. SHBA prokurorise: Denoni kriminelet me pushtet politik
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 10-02-2004, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •