Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120

    Implikimet e procesit global tė shekularizmit

    Implikimet e procesit global tė shekularizmit[1]

    Duhet tė jemi tė vetėdijshėm pėr faktin se shekularizmi nuk ėshtė i konfinuar vetėm mbi botėn e Perėndimit dhe sė kėndejmi duhet tė dimė se pėrvoja e atij vendi dhe raporti kundrejt kėsaj shfaqjeje nė tė vėrtetė janė mė kėshillues pėr muslimanėt. Islami nė kėtė rast nuk i gjason Krishterizmit, sepse shekularizmi, i cili, gjithashtu nė mėnyrė tė caktuar, sot ėshtė i pranishėm edhe nė Botėn Islame, nuk ka ndikuar dhe nuk do tė ndikojė qenėsisht nė besimin tonė ashtu si ndikon ai tek njeriu i Perėndimit. Por, problemet qė rrjedhin nga shekularizmi, ndonėse nuk janė tė njėjta sikur ato qė e tronditin Perėndimin, sigurisht kanė shkaktuar mjaft konfuzion nė mjedisin tonė. Gjendja nė mjedisin tonė mund tė konsiderohet, natyrisht, kritike nėse kemi parasysh se shoqėria muslimane pėrgjithėsisht ėshtė e pavetėdijshme pėr implikimet e procesit tė shekularizmit. Sė kėndejmi ėshtė me rėndėsi esenciale qė tė fitojmė njė pamje tė qartė tė shekularizmit pikėrisht nga ata qė njohin problemin dhe qė e janė tė vetėdijshėm pėr tė.

    Shekularizmi – ‘nxjerrja e njeriut nga kontrolli religjioz dhe metafizik’

    Termi sekular (shqip: shekullar, nga latinishtja saeculum pėrcakton qartė konotacionin dual tė kohės dhe tė vendit; tė kohės qė ka tė bėjė me tash dhe e tashmja, dhe tė vendit qė ka tė bėjė me botėn dhe botėroren. Kėshtu, pra, saeculum d.m.th. ky shekull apo koha e tashme, qė ka tė bėjė me gjėsendet dhe ndodhitė nė kėtė botė, e po ashtu d.m.th. edhe ndodhitė bashkėkohore. Theksi i domethėnies vihet nė kohėn a nė periudhėn e caktuar nė botė, tė kundruara nė proces historik. Koncepti i shekulares ka tė bėjė me gjendjen e botės nė kėtė kohė apo periudhė tė caktuar. Qysh kėtu vėrejmė embrionin e domethėnies e cila ėshtė zhvilluar lehtė, natyrisht dhe logjikisht nė kontekstin ekzistencial tė botės gjithėndryshuese, nė tė cilėn ndodh pėrfytyrimi mbi relativitetin e vlerave njerėzore. Ky konotacion kohor-hapėsinor, i pėrcjellė nė koncept tė shekulares, historikisht ėshtė zhvilluar nga pėrvoja dhe vetėdije tė krijuara me fuzionimin e traditės greko-romake dhe judaiste nė krishterimin e Perėndimit. Ky ėshtė ai fuzionimi i elementeve ndėrsjellėsisht kundėrshtuese tė pikėpamjes heleniste dhe hebraike mbi botėn e cila ėshtė inkorporuar me forcė nė krishterim, qė teologėt dhe intelektualėt modernė tė krishterė e pėrcaktojnė si problem. Ata kėtė e konsiderojnė problematike pėr shkak se pikėpamjet paraprake nė esencė kanė qenė hapėsinore – sociale, derisa tė tjerat kanė qenė kohore – temporale nė atė masė saqė nė lidhje me kėtė konfuzioni i krijuar ėshtė bėrė burim i problemeve tė tyre epistemiologjike, e pėr kėtė shkak edhe i problemeve teologjike. Meqenėse bota nė kohėn mė tė re gjithnjė e mė shumė pėrcaktohet dhe kuptohet si historike, theksimi i aspektit tė saj temporal ka rėndėsi gjithnjė e mė tė madhe. Pėr kėtė shkak ata gjithnjė e mė shumė angazhohen pėr tė theksuar koncepcionin e vet tė vizionit hebraik tė ekzistimit, tė cilin e konsiderojnė mė tė pėrshtatshėm pėr frymėn e kohės, derisa atė heleniste e konsiderojnė si fatale dhe gabim vendimtar.

    Shekularizmi ėshtė pėrkufizuar si nxjerrje e njeriut “sė pari nga kontrolli religjioz, e pastaj edhe metafizik nga shkaku dhe gjuha e tij” (e marrė nga teologu holandez Cornelis van Peursen, i cili drejton katedrėn e filozofisė tė Universitetit nė Leiden; Kėtė pėrkufizim e ka cituar teologu harvardas Harvey Cox nė veprėn e vet Qyteti sekular, New York, 1963, fq. 2). Ky ėshtė “ēlirimi i botės nga konceptimet religjioze dhe kuazireligjioze tė vetvetes, shkapėrderdhja e tė gjitha pikėpamjeve tė mbyllura mbi botėn, thyerja e tė gjitha miteve dhe simboleve mbinatyrore …”, defatalizimi i historisė, i njohjes sė njeriut se bota ėshtė nė duart e tij dhe se mė nuk mund ta fajėsojė (jo)lumturinė pėr shkak tė kėsaj qė bėn ai vetė me botėn… Ky ėshtė njeriu i cili kujdesin e tij nga botėt e tjera e orienton drejt kėsaj bote dhe kėsaj kohe. Shekularizmi nuk pėrfshin vetėm aspektet politike dhe sociale tė jetės, por ai pėrfshin pashmangshėm edhe aspektet e tij kulturologjike. Ai implikon “njė proces historik, gati sigurisht ireversibėl, nė tė cilėn shoqėria dhe kultura nga tutoria janė shndėrruar nė kontroll tė religjionit dhe pikėpamjeve tė mbyllura metafizike mbi botėn.” Ky ėshtė ‘pėrparimi ēlirues’, kurse produkti skajor i shekularizmit ėshtė relativizmi historik. Sė kėndejmi, sipas tyre, historia ėshtė proces i shekularizmit.

    Procesi i evolucionit tė vetėdijes njerėzore nga ‘infantiliteti' deri te ‘pjekuria'

    Komponentet integrale tė shekularizmit janė zhdehja e natyrės, desakralizimi i politikės dhe dekonsekracioni i vlerave. Me nocionin ‘zhdehja e natyrės’ - vetė termi dhe koncepti janė marrė nga sociologu gjerman Max Weber[2] - nėnkuptohet ēlirimi i natyrės nga ngjyrimet e religjiozes, qė ngėrthen edhe mėnjanimin e frymės animistike, tė hyjnive dhe magjisė nga bota e natyrės, tė ndarė prej Zotit, dhe distancimi i njeriut prej tij. Kėshtu njeriu natyrėn mė nuk mund ta konsiderojė vepėr tė Zotit qė njėkohėsisht i lejon qė kundrejt saj tė sillet lirisht, se e shfrytėzon nė pajtim me nevojat dhe planet e veta duke krijuar kėshtu ndryshime dhe progres historik.

    Me nocionin ‘desakralizimi i politikės’ konsiderohet abrogimi i legjitimitetit sakral tė fuqisė dhe pushtetit, qė ėshtė parakusht i ndryshimit politik, dhe me kėtė edhe tė ndryshimit social, me se pėrshpejtohet domosdoshmėria e procesit historik.

    Sa i pėrket termit ‘dekonsekracioni i vlerės’, me kėtė nėnkuptohet kthimi i sė kalueshmes dhe relatives, tė gjitha pjesėve tė kulturės dhe ēdo sistemi tė vlerave qė, sipas tyre, pėrfshin religjionin dhe pikėpamjet mbi botėn, tė cilat kanė rėndėsi tė pashmangshme dhe skajore. Nė kėtė mėnyrė historia – ardhmėria ėshtė e hapur pėr ndryshime, kurse njeriu ėshtė i lirė qė kėto ndryshime t’i krijojė dhe vetveten ta zhytė nė atė proces ‘evolutiv’.

    Raporti i kėtillė kundrejt vlerave kėrkon qė njeriu – shekularist tė bėhet pjesėrisht i vetėdijshėm pėr relativitetin e pikėpamjeve dhe besimit tė tij vetjak. Ai duhet tė jetojė me njohurinė se parimet dhe kodekset e mirėsjelljes qė kanė udhėhequr jetėn e tij, me kohė dhe ndėr breza do tė ndryshojnė. Ky raport kėrkon atė qė ata e quajnė pjekuri, dhe kėshtu edhe shekularizmi ėshtė proces i evolucionit tė vetėdijes njerėzore nga gjendja e infantilitetit deri te gjendja e pjekurisė, kurse ėshtė definuar si mėnjanimi i varėsisė juveniliane nga ēdo shkallė e shoqėrisė…, procesi i “pjekjes dhe presupozimit tė pėrgjegjėsisė …, refuzimi i mbėshtetjes fetare dhe metafizike dhe vėnia e njeriut nė vendin e vet.” Gjithashtu thonė se ky ndryshim i vlerave ėshtė fenomen i ‘konversionit’, i cili pėrsėritet dhe i cili zhvillohet nė “interaksion tė veprimit tė historisė mbi njeriun dhe tė njeriut mbi historinė”, qė ata e quajnė pėrgjegjėsi, pėrkatėsisht miratimi i pėrgjegjėsisė sė pjekur.

    Relativizimi i tė gjitha vlerave nė religjionin e shekularizmit

    Duhet tė theksojmė se ekziston dinstinksioni ndėrmjet shekularizimit dhe shekularizmit. Shekularizimi implikon njė proces tė vazhdueshėm dhe tė hapur nė tė cilin vlerat dhe pikėpamjet mbi botėn nė vazhdimėsi revidohen nė pajtim me ndryshimet ‘evolutive’ nė histori. Shekularizmi, si religjion, projekton njė pikėpamje tė mbyllur mbi botėn dhe njė sistem absolut tė vlerave, nė pajtim me synimin ultimativ historik, tė cilat pėr njeriun janė me rėndėsi kapitale. Shekularizmi, sipas tyre pėrcakton ideologjinė. Ndonėse ideologjia ēfarė ėshtė shekularizmi, si edhe procesi si shekularizim, gjithashtu e zhdehin natyrėn dhe e desakralizojnė politikėn, ato kurrė nė tėrėsi nuk i dekonsekrojnė vlerat, sepse konstituojnė sistemin e vet tė vlerave me qėllim qė ai tė konsiderohet absolut dhe pėrfundimtar, nė dallim nga shekularizmi, i cili relativizon tė gjitha vlerat dhe prodhon ‘ēiltėri’ e liri tė domosdoshme pėr veprimin njerėzor dhe historinė. Pėr kėtė arsye, ata shekularizimin e konsiderojnė kanosje tė shekularizmit dhe theksojnė me kėmbėngulje se duhet ta ndjekin me vėmendje dhe ta rishqyrtojnė e ta pamundėsojnė qė ai tė bėhet ideologji shtetėrore. Shekularizimi, sipas mendimit tė tyre, shėnon veprimet e brendshme tė ‘evolucionit’ njerėzor. Konteksti nė tė cilin ndodh shekularizimi, ėshtė civilizimi urban. Struktura e jetės sė bashkėsisė, konsiderojnė ata, ka evoluar prej asaj primitive deri tek ajo fisnore – prej fshatrave deri tek qytetet dhe metropolet, dhe kjo nė faza - nga grupimi primitiv shoqėror deri tek shoqėria komplekse tė masave. Shikuar nė kontekstin e jetės sė njeriut, apo evolucionit tė njeriut, kjo korrespondon me ‘zhvillimin’ e njeriut nga infantilja deri te pjekuria. Civilizimi urban ėshtė kontekst nė tė cilin ndodh aftėsimi i njeriut, duke e trajtėsuar formėn e civilizimit dhe duke u bėrė vetėm prej saj e trajtėsuar.

    Pėrkufizimi i shekularizmit, i cili perceptimit tonė ia jep karakterin e tij tė mirėfilltė, korrespondon saktėsisht me atė qė ndodh nė jetėn shpirtėrore, racionale, fizike dhe materiale tė njeriut tė Perėndimit dhe nė kulturėn e civilizimin e tij. Pohimi se shekularizmi i ka rrėnjėt nė besimin biblik, nuk ka pikėmbėshtetje nė faktet historike. Shekullarizmi nuk ka fundament nė besimin biblik, por nė interpretim tė besimit biblik nga ana e njeriut tė Perėndimit. Ai nuk ėshtė fryt i Ungjillit, veēse ėshtė fryt i historisė sė gjatė tė konfliktit filozofik e metafizik tė pikėpamjes religjioze dhe thjesht racionaliste mbi botėn e njeriut tė Perėndimit. Ndėrvarėsia e interpretimit dhe pikėpamjes mbi botėn vepron nė histori pėr shkak se pėr njeriun e Perėndimit e vėrteta apo vetė Zoti janė tė inkarnuar nė njeriun, kohėn dhe historinė.

    Ndarja e fetares prej temporales – betejė e humbur kundėr forcave shekulare

    Nga tė gjitha religjionet e mėdha tė botės, vetėm krishterimi selinė e vet nga Jerusalemi e vendosi nė Romė, duke simbolizuar kėshtu edhe perėndimėzimin e Krishterimit dhe pėrfshirjen shkallė-shkallė dhe suksesive tė elementeve tė Perėndimit, tė cilėt nė histori kanė prodhuar dhe pėrshpejtuar momentum tė shekularizmit. Kanė ekzistuar, dhe ekzistojnė ende, nga pikėpamja e Islamit, dy krishterime: ai burimor, pėrkatėsisht i drejtė, dhe versioni i tij perėndimor. Krishterimi burimor dhe i drejtė ėshtė nė harmoni me Islamin. Ata qė para shpalljes sė Islamit besonin nė mėsimet burimore dhe tė mirėfillta tė Isait a.s., qenė besimtarė tė vėrtetė (mu’min dhe muslim). Pas shpalljes sė Islamit, nėse ata dinin esencėn e tij dhe nėse besimi (iman) dhe nėnshtrimi (islam) i tyre qenė tė vėrteta e tė sinqerta ata u janė bashkuar ithtarėve tė Islamit. Ata qė qysh nė fillimin ndryshuan mėsimet burimore dhe hoqėn dorė nga mėsimet e vėrteta tė Isait a. s. qenė iniciatorė dhe themelues tė krishterimit tė Perėndimit, ēfarė ne e njohim sot. Pasi qė shkrimi i shenjtė – Ungjilli (Inxhili) i tyre, ėshtė ndryshuar pjesėrisht, d.m.th. ėshtė shtrembėruar nė raport me shpalljen e vėrtetė tė Isait a. s., Kur’ani ata i kategorizon si Ithtarė tė Librit (Ehl’ul-Kitab). Ndėr ithtarėt e Librit, dhe nė raport me krishterimin e Perėndimit, ata qė privatisht mbetėn tė pėrkushtueshėm ndaj besimit nė njė Zot dhe nė Pejgamberin e Tij, Isain a. s., tė cilėt rregullisht e lutėn Zotin dhe vepruan vepra tė mira ashtu si e ndienin se ėshtė nė pajtim me besimin, dhe tė cilėt nė besimin e kėtillė nė tė vėrtetė nuk ishin tė vetėdijshėm pėr Islamin, janė ata qė Kur’ani, sipas dashurisė sė All-llahut tė Madhėruar, i quan mu’minė mė tė afėrt nė Islam (El-Maidetu, 85-88).

    Pėr shkak tė kėtij konfuzioni tė kushtėzuar, pėrshkuar nga elementet perėndimore, religjioni nga vetė fillimi dhe gjatė zhvillimit tė vet nė mėnyrė rezolute i ėshtė kundėrvėnė duke degėzuar mėsimin burimor dhe tė vėrtetė tė Krishterimit. As hebraikėt dhe as tė krishterėt burimorė nuk e kanė kuptuar as njohur tė ashtuquajturin radikalizėm fetar tė tanishėm ēfarė ne e njohim nė kuptimin modern pas zhvillimit dhe shekularizimit tė Krishterimit tė Perėndimit. Faktet e padiskutueshme historike Krishterimin e hershėm e paraqesin si kundėrshti konsistente ndaj shekularizmit, kurse kjo kundėrthėnie, e kushtėzuar nga pėrēmimi i natyrės dhe lakuriqėsimi i tij, lakuriqėsimi i domethėnies sė tij shpirtėrore dhe teologjike (qė ka vazhduar gjatė historisė sė tij tė humbjes sė betejės kundėr forcave tė shekularizmit) paradoksalisht ėshtė fortifikuar nė vetė themelin e Krishterimit tė Perėndimit. Ndarja e kishės prej shtetit – fetares prej temporales – kurrė nuk ka qenė rezultat i tentimit qė nė njė pjesė tė Krishterimit tė futet shekularizmi. Pėrkundrazi, ky ka qenė rezultat i qėndrimit shekular filozofik tė Perėndimit, tė orientuar kundėr asaj qė konsiderohet cenim antishekular i kishės ambivalente, tė themeluar mbi mėsimet e religjionit ekletik. Pėr Krishterimin ndarja ka paraqitur status quo nė humbjen e betejės kundėr forcave shekulare. Kurse madje (edhe) kjo status quo ėshtė gėrryer shkallė-shkallė kėshtu qė sot religjionit i ka mbetur shumė pak hapėsirė qė tė luajė ndonjė rol mė tė rėndėsishėm shoqėror a politik nė shtetet shekullare tė Perėndimit.

    Perėndimėzimi i Krishterimit - fillimi i shekullarizimit tė tij

    Nė dallim prej shekullarizmit, Krishterimi ka predikuar gjithnjė pikėpamjen ‘e mbyllur’ metafizike mbi botėn dhe nuk i ka dekonsekruar njėmend vlerat, pėrfshirė edhe idhujt edhe ikonat, por i ka asimiluar nė karakterin e tij vetjak. Pėr mė tepėr, ai me vetėdije e ka lidhur veten nė legjitimimin sakral tė fuqisė dhe pushtetit politik, qė ėshtė anatemė pėr procesin e shekullarizimit. Perėndimėzimi i Krishterimit atėherė kishte domethėnie tė fillimit tė shekullarizimit tė tij. Shekullarizmi ėshtė rezultat i aplikimit tė shtrembėr tė filozofisė greke nė teologjinė dhe metafizikėn perėndimore, qysh nė shekullin XVII. Logjikisht, ky proces solli revolucionin shkencor qė e enuncoi Dekarti (Descartes), i cili ia hapi dyert dyshimit dhe skepticizmit, kurse suksesivisht, nė shekullin XVIII, por edhe nė kohėn tonė, ateizmit dhe agnosticizmit, utilitarizmit dhe materializmit dialektik, evolucionizmit dhe historicizmit. Krishterimi u pėrpoq t’i kundėrvihej shekularizmit, por s’pati sukses, kurse rreziku qėndron nė faktin se nuk arrin ta pėrmbajė, dhe tash teologėt influencues modernistė i thėrrasin tė krishterėt qė edhe vetė t’i bashkohen shekullarizmit. Pohimi i tyre i supozuar se si procesi historik, i cili botėn e bėri shekullare i ka rrėnjėt nė besimin biblik dhe se kjo ėshtė fryt i Ungjillit, duhet tė perceptohet si njė mėnyrė e menduar mirė krishterimi i Perėndimit tė pėrpiqet tė zgjidhet nga dilemat e veta. Ndonėse ky tentim ėshtė pa dyshim i shkathėt, ai njėkohėsisht ėshtė edhe vetėdestruktiv sepse ky pohim medoemos shpie drejt akuzės se gjatė dy mileniumeve tė kaluara tė krishterėt, duke i inkuadruar edhe apostujt, shenjtorėt, teologėt, teorikėt dhe dijetarėt e tyre e kuptuan shtrembėrisht dhe e interpretuan shtrembėrisht Ungjillin, duke bėrė mėkat fatal dhe duke i shpėnė tė krishterėt nė rrugė tė shtrembėr tė historisė sė tyre shpirtėrore dhe intelektuale. Kurse pikėrisht kėtė e thonė ata qė kėtė pohim e shqiptojnė. Nėse ajo qė ata thonė merret si e vlefshme, atėherė ata dhe tė krishterėt pėrgjithėsisht, si mund tė jenė tė sigurt se tek krishterėt e hershėm dhe ithtarėt e tyre ndėr shekuj, tė cilėt e kuptuan gabimisht, e interpretuan gabimisht dhe gabimisht vepruan kundrejt njė ēėshtjeje kaq tė rėndėsishme, madje vendimtare, siē ėshtė ai mesazhi shekullar i Ungjillit dhe misioni shekullarizues i kishės; po ashtu e kuptuan gabimisht, interpretuan gabimisht dhe vepruan gabimisht kur ėshtė fjala pėr ēėshtjet vitale tė religjionit dhe vetė besimit, doktrinėn e Trinitetit, doktrinėn e Ringjalljes dhe tė Shpėtimit, dhe formulimin e konceptimin e Shpalljes? Meqė pėr ta do tė duhej tė ishte absolutisht dhe nė mėnyrė vitale e rėndėsishme tė besojnė se si informatat e tė krishterėve tė parė mbi natyrėn e Zotit, i cili Vetė u ėshtė zbuluar, qenė tė sakta, do tė ishte e padobishme qė tė tentojnė ta tejkalojnė kėtė problem me besimin nė ‘evolucionin’ njerėzor dhe historinė, sepse ne nuk mund ta pranojmė pėrgjigjen e bazuar vetėm nė pėrvojėn subjektive dhe tė vetėdijes dhe nė supozimet ‘shkencore’, ku nuk ekzistojnė kriteret e dijes dhe tė sigurisė. Kjo qė e thonė ata, do tė thotė se Zoti Shpalljen e Vet e ka dėrguar, apo i ėshtė shpallur Vetė njeriut deri sa ai ishte nė fazėn ‘infantile’ tė ‘evolucionit’ tė vet. Atėherė ky njeriu ‘infantil’ e interpretoi shpalljen dhe e konceptoi atė nė format dogmatike dhe doktrinare duke ua shprehur atyre fenė e tyre. Mė vonė, kur njeriu “u poq”, ai konstatoi se si konceptualizmi dogmatik dhe doktrinar i njeriut ‘infantil’ mė nuk janė mjaft adekuate qė ta shprehin fenė e tij nė kohėn e tij, ashtu qė ai duhet t’i zhvillojė si i ka zhvilluar. Nė tė kundėrtėn, ato do tė ishin tė mangėta, pėrkatėsisht joadekuate. Kėshtu ata mbesin nė qėndrimin se konceptualizimet dogmatike dhe doktrinare kanė ‘evoluar’, por jo pėr se nga vetė fillimi janė medoemos joadekuate, sepse, si ėshtė ‘zhvilluar’ njeriu, ato bėheshin joadekuate nėse nuk u zhvilluan nė mėnyrė pėrkatėse. Kjo, sipas mendimit tonė, nuk e zgjidh problemin e relativitetit tė informimit mbi Shpalljen; pėr mė tepėr kjo ka qenė vepėr e njeriut “infantil”. Madje, kjo mėnyrė e lidhshmėrisė sė religjionit me teorinė e evolucionit tė zhvillimit, logjikisht shpie drejt njė rezonimi qarkullues. Pėrse Zoti do tė dėrgonte Shpalljen apo edhe pėrse Vetė do T’i zbulohej njeriut ‘infantil’ e jo atij ‘tė pjekur’, veēanėrisht kur Ai, i Cili edhe e krijoi njeriun, ėshtė dashur ta dinte nė ēfarė shkalle tė zhvillimit ishte njeriu nė ēastin e Shpalljes? Madje as njeriu njė porosi tė tillė me rėndėsi vitale nuk do t’ia dėrgonte infantit, as qė do t’i zbulohej atij. Ata do tė mund tė thoshin se si e ka bėrė kėtė Zoti qė te njeriu tė inicojė procesin e ‘pjekjes’ dhe qė njeriu, kur tė ‘zhvillohet’ deri nė ‘pjekuri’, tė aftėsohet ta mėsojė natyrėn dhe cakun e vet tė mirėfilltė. Por as atėherė, nė kėtė fazė gjoja tė ‘pjekurisė’, tė kėsaj epoke moderne, shekullare, njeriu i Perėndimit nuk ka dije pėrkatėse mbi Zotin dhe ende sikur i verbėti prek rreth vetes duke e kėrkuar. Duket se njeriu i Perėndimit, i cili beson nė kėtė version tė Krishterimit patjetėr ose duhet tė pranojė se njeriu ende ėshtė ‘infantil’, ose qė konceptualizimi i krishterimit qė nga fillimi ėshtė medoemos joadekuat. Sa i pėrket vetė Shpalljes, ata nuk mund t’i shmangen dyshimit se versioni i tyre i Shpalljes ėshtė shėnuar dhe transmetuar nė mėnyrė relevante, sepse ekzistojnė edhe burime tė tjera, pėrveē Barnabės dhe etėrve paranikejas e postnikejas, tė cilėt janė nė kundėrthėnie me formulimin mbi tė cilin zė fill sot versioni ‘zyrtar’ i Krishterimit.

    Ideja perėndimore mbi pėrparimin kulturologjik

    Njeriu i Perėndimit gjithnjė i ka besuar mendimit se kultura dhe civilizimi i tij ėshtė produkt i pėrparimit kulturologjik tė njeriut. Kjo ėshtė pikėrisht ajo mėnyra nė tė cilėn ata, duke besuar edhe nė teoritė vetjake absurde mbi evoluimin e njeriut, e shohin historinė dhe zhvillimin e njeriut sikur edhe religjionin dhe pėrvojėn religjioze dhe vetėdijen. Ne, ndėrkaq, nuk pranojmė qė ata flasin kėshtu dhe nė kėtė mėnyrė edhe nė emrin tonė. Shekullarizmi, i cili e pėrshkruan qartė natyrėn e tij tė vėrtetė kur e pėrdor nė pėrshkrimin e njeriut tė Perėndimit dhe kulturės e civilizimit tė tij, nuk mund tė pranohet si e vėrtetė nėse synon tė jetė pėrshkrim i asaj qė ndodh nė botė, nė tė cilėn ajo gjithashtu aplikohet dhe ka tė bėjė edhe me Islamin dhe muslimanėt, e, madje, mbase, edhe me religjionet e tjera orientale dhe me ithtarėt e tyre. Islami nė tėrėsi refuzon ēfarėdo ngjashmėrie me konceptin e shekullares, shekullarizimit apo shekullarizmit, sepse ata nuk janė karakteristikė e tij, dhe nė cilindo kuptim tjetėr plotėsisht ato janė tė huaj pėr tė. Kėto koncepte janė natyrore dhe i pėrkasin vetėm historisė intelektuale tė pėrvojės dhe vetėdijes religjioze perėndimore-krishtere. Mendimi se religjioni po pėrjeton ‘zhvillimin’ sė bashku me ‘evolucionin’ e njeriut nė rastin e tyre ėshtė i saktė vetėm aq sa ėshtė i mirėfilltė shekullarizmi dhe i konceptuar si zhvillim nė pėrvojėn dhe vetėdijen e tyre. (Madje edhe filozofia nė Perėndim gjithnjė e mė shumė po trajtohet si e pafuqishme tė japė pėrgjigjen pėrfundimtare nė ēėshtjen e tyre permanente mbi tė vėrtetėn. Filozofia po pėrpiqet ta sqarojė vetėm perspektivėn e sė vėrtetės sė kohės nė tė cilėn kriza a e vėrteta po ndodhin, dhe sė kėndejmi tash ėshtė trajtuar si ‘shkencė e hapur’. Pėrfaqėsuesit e kėtij qėndrimi janė nė tėrėsi pėrfaqėsues tė frymės sė shekullarizmit, i cili kėrkon ‘hapje’ nė ēdo vizion tė sė vėrtetės. Shih pėr shembull: G. A. Rauche, Alternativat bashkėkohore filozofike dhe krizat e sė vėrtetės, Den Hag, 1970). Kėtė e themi pėr shkak se ndonėse krishterimi i Perėndimit zė fill nė Shpalljen, ai nuk ėshtė fe e shpallur nė kuptimin ēfarė ėshtė Islami. Sipas Islamit, doktrinat bazė tė Krishterimit tė Perėndimit si Triniteti, Ringjallja e Shpėtimi dhe detajet e tjera tė dogmės qė u pėrkasin atyre, janė vetėm kreacione kulturore, tė cilat Kur’ani i refuzon kategorikisht si tė frymėzuara prej All-llahut tė Madhėruar. Dhe jo vetėm Kur’ani, por edhe burimet e tjera qė dalin nga vetė Krishterimi i hershėm! Natyrisht, Kur’ani konfirmon se All-llahu i Madhėruar i ka dėrguar Isait a. s. Shpalljen nė formėn e njohur si El-Inxhil (Ungjilli), njėkohėsisht duke kontestuar autenticitetin e shpalljes ēfarė ėshtė pėrcjellė nga pasuesit e disa nxėnėsve tė tij. Sipas Kur’anit, Isai a.s. i qe dėrguar si kasnec popullit (fėmijėve) tė Izraelit me misionin qė t’i pėrudhte nė mėnyrė qė ta pėrmirėsonin shmangien e tyre nga Besėlidhja me Zotin, dhe konfirmimin e atij paraprakut me Besėlidhje tė re. Ėshtė dėrguar qė tė pėrcjellė porosinė mbi Lajmin e gėzueshėm (Ungjillin) dhe ardhjen e paraprijėsit tė fesė universale (Islamit), tė cilėn do ta pėrcjellė Mėsuesi i madh, emri i tė cilit ėshtė theksuar si Ahmed (Muhammed). Kjo Besėlidhja e dytė do tė duhej tė vlente deri te shpallja e Islamit, kur Shpallja Pėrfundimtare dhe Komplete do t’i pezullonte tė gjitha tė pėrparshmet (El-Maideh: 49, 75, 78, 119-121; Ali Imran: 49-51; 77-79; En-Nisa’: 157, 171; Et-Tewbeh: 30-31; Err-Rra’d: 38-39; Es-Saff: 6,9; El-Bekaretu: 106, 135-140; Saba: 28). Pra, si ėshtė theksuar nė Kur’an, All-llahu i Madhėruar nuk e dėrgoi Isain a.s. qė tė themelonte njė fe tė re, tė quajtur Krishterim. Disa nga shokėt dhe apostujt e Jezusit, duke e inkuadruar edhe Palin, qenė ata qė hoqėn dorė nga shpallja burimore dhe mėsimi i vėrtetė i mbėshtetur nė tė, dhe qė filluan tė predikojnė njė fe tė re, duke vėnė edhe themelet e saj, e cila mė vonė u quajtė Krishterim. Nė tėrė kėtė, vetė fakti se Krishterimi nuk ka ligj tė shpallur (sheri’at), tė shprehur nė doktrinė, tė folur apo nė mėnyrė tė tė jetuarit ose tė mirėsjelljes tė vetė Jezusit (Isait a.s.), ėshtė indikacioni mė sinjifikues se Krishterimi qė ėshtė zhvilluar nė religjion tė ri, nuk ėshtė prezantuar kėshtu nga themeluesi i tij, as ėshtė autorizuar si i tillė nga Zoti qė e ka dėrguar. Pėr kėtė shkak, Krishterimi, i cili ėshtė nė esencė krijuar nga njeriu, shkallė-shkallė ka zhvilluar sistemin e tij tė ritualeve nėpėrmjet asimilimit tė elementeve nga kulturat dhe traditat e huaja, por edhe duke krijuar fabrikimet e veta. Pasi nuk posedon Ligj tė shpallur, ai u detyrua t’i asimilonte ligjet romake, dhe pasi nuk posedonte koncept koherent mbi botėn, tė projektuar nė Shpallje, ėshtė dashur tė huazojė elemente nga mendimet greko-romake dhe, mė vonė, nga kjo tė konstruktonte teologjinė dhe metafizikėn e vet. Ai ka konstruktuar shkallė-shkallė kozmologjinė e vet specifike krishtere, kurse arti dhe shkenca e tij janė zhvilluar brenda njė universumi dhe koncepti tė veēantė, kristian mbi botėn.

    Nga vetė fillimi, Krishterimi i Perėndimit, siē e kemi thėnė tashmė, ka rėnė nėn ndikimin e Romės, i shkrirė me filozofinė dhe pikėpamjen aristoteliane mbi botėn si edhe me elementet e tjera perėndimore qė ‘e kanė tėhuajėsuar’ shkallė-shkallė natyrėn duke i marrė ēdo domethėnie shpirtėrore. Ky gjymtim dhe lakuriqėsim i natyrės, i reduktuar nė ‘gjėsendin’ e pastėr pa kurrfarė domethėnie sakrale, gjithsesi qe elementi bazė, qė e lėvizi procesin e shekullarizmit nė Krishterimin e Perėndimit dhe nė Perėndim.

    Desakralizimi i politikės

    Sipas mendimit tonė, koncepti perėndimor i religjionit nuk bėn pjesė nė kategorinė e fesė sė shpallur nė kuptimin strikt ēfarė mund tė aplikohet kur ėshtė fjala pėr Islamin. Nuk mund ta pranojmė (do ta cekim njė shembull scientistik) kategorizimin e krishtėrimit tė Nathana Soedrebloma-it, i cili, sipas tipologjizimit tė vet tė religjionit, Krishterimin e shpie nėn kategorinė e religjioneve tė shpallura (shih veprėn e tij Natyra e Shpalljes, Londėr, 1933.). Feja e shpallur, sipas konceptimit tonė, nga vetė fillimi ėshtė komplete dhe e pėrkryer (pėr njerėzinė). Edhe Kur’ani thotė se Islami tashmė ėshtė komplet dhe i pėrkryer pėr njerėzinė, dhe ky citat ėshtė substancuar nė histori nga vetė fillimi i tij. Emri islam fesė i ėshtė dhėnė prej fillimit, sikur qė emri muslim(an) prej vetė fillimit ka pėrcaktuar pasuesit e tij. E vetė Shpallja ėshtė kompletuar gjatė jetės sė Pejgamberit a. s., i cili aplikonte edhe vetė atė dhe parimet e sė cilės i ka ndėrtuar nė doktrinėn, idenė, fjalėt dhe veprėn e vet (sunnet). Madje edhe as’habėt dhe bashkėkohėsit e tij kanė jetuar dhe janė sjellė asisoj qė kjo tė bėhej standard dhe kriter pėr brezat e ardhshėm. Pėr ēdo gjė qė nuk e kishin tė qartė dhe qė u interesonte, ata e pyesnin menjėherė, derisa ishte ndėr ta, ashtu duke i pėrmbledhur nevojat e njeriut, kurse ai u jepte pėrgjigje tė tilla qė do ta kėnaqin njeriun (dhe brezat) nė tė gjitha kohėt e ardhshme. Ata me mirėsjelljen dhe veprimin e tyre theksonin se ishin tė vetėdijshėm se ajo ėshtė Shpallja pėrfundimtare nga All-llahu i madhėruar, dhe pėr njeriun ėshtė fe e padiskutueshme, dhe se Muhammedi a. s. ėshtė pejgamberi i Tij i fundit. Kjo periudhė nė histori u bė kriter pėr tė ardhmen dhe, pasi qė tė vėrtetat dhe vlerat qė ai i ka rezultuar, janė gjithnjė tė pranishme, Islami dhe koha e Pejgamberit a.s. gjithnjė janė relevante, gjithnjė adekuate, ‘moderne’ ose tė reja, gjithnjė para kohės, sepse e transhcendentonė historinė. Ndonėse disa nga ne nė kontekst tė Islamit i pėrdorin termat tradita dhe tradicionale, ata megjithatė nuk nėnkuptojnė atė lloj tė traditės qė ėshtė produkt i veprimtarisė njerėzore krijuese, e cila ka evoluar nė histori dhe pėrmban kulturėn. (Kėtu mendojmė pėr konceptin e nakl-it.) Pasi Islami ėshtė fe qė transhendenton ndikimet e evolucionit njerėzor dhe historicizmit, vlerat tė personifikuara nė tė janė absolute, qė do tė thotė se Islami posedon vizionin e vet absolut tė Zotit, Universumit, Realitetit, Njeriut, interpretimin e vet ontologjik, kozmologjik dhe psikologjik tė realitetit. Islami me tė vėrtetė i dekonsekron tė gjitha vlerat joislame, tė gjitha vlerat qė janė tė kundėrta me Islamin dhe tė vėrtetat qė pjesėrisht mund tė takohen nė religjionet e tjera botėrore, shoqėritė dhe traditat e tyre (el-ma’ruf). Ēėshtja e njėjtė ėshtė edhe kur ėshtė fjala mbi desakralizimin e politikės, i cili nė Islam nuk ėshtė vetėm ide, e cila duhet realizuar gradualisht gjatė historisė. Ajo qysh nga fillimi ėshtė dalluar si e tillė dhe ky proces ka filluar me vetė shfaqjen e Islamit. Islami, natyrisht desakralizon politikėn, por jo nė masėn pėr tė cilėn kėtė mendojnė tė krishterėt, sepse vetė Islami ėshtė i bazuar nė autoritetin Suprem. Pėr kėtė arsye, ēdo musliman individualisht, muslimanėt si shoqėri apo si bashkėsi (ummeti), tė gjithė ata kujtdo qoftė, cilėsdo qoftė qeveri apo shtet ia kontestojnė legjitimitetin sakral nėse individi, qeveria apo shteti nuk u nėnshtrohen pėrudhjeve dhe ligjeve tė All-llahut tė Madhėruar. Po kjo vlen edhe pėr zhdehjen e natyrės, qė, ėshtė nė tė vėrtetė, edhe komponenta fundamentale e shekullarizmit. Para Krishterimit, nė epokėn antike olimpike, natyra nuk ishte e ndarė prej hyjnive. Por, kur erdhi degjenerimi dhe dekadenca e religjionit te grekėt, hyjnitė qenė ndarė gradualisht prej natyrės, e cila atėherė mbeti dhe u privua nga domethėnia shpirtėrore. Burimisht, kozmologjia greke, sikur edhe kozmologjitė e popujve tė tjerė antikė, ka qenė e pėrshkuar nga forcat shpirtėrore qė dominojnė nė universum dhe ruajnė baraspeshėn e saj. Filozofėt e tyre gjurmonin drejt principit vendimtar – tė cilin e quanin arche – substancė shpirtėrore e cila ėshtė bazė e ēdo gjėje reale. Kur hyjnitė u persekutuan nga domenet e tyre nė natyrė, filozofia greke pėrjetoi transformim duke u bėrė gjithnjė e mė shumė e preokupuar me definimin e natyrės me terma thjesht materialiste dhe racionaliste duke e reduktuar prejardhjen dhe realitetin e saj nė shkaqet dhe forcat e thjesht natyrore. Krishterimi bėn pjesė edhe vetė nėn ndikimet e kėtilla dhe ndaj tyre ėshtė pėrgjigjur me zhvlerėsimin e Mbretėrisė sė natyrės dhe duke mohuar kontemplacionin serioz nė dobi tė Mbretėrisė sė Zotit e cila nuk ka kurrfarė lidhjeje me botėn natyrore. Pėr kėtė shkak lidhja e vetme qė do tė mund tė konstituohej nė krishterim ndėrmjet kėtyre dy Mbretėrive, ėshtė lidhja mbinatyrore, kurse rezultat i kėtij konfrontimi religjioz-filozofik ka qenė teologjia e krishterė, nė tė cilėn dija dhe siguria, qė tė dyja aspekte tė njė tė vėrtete dhe tė cilat paraqesin vetė esencėn e intelektit, janė reduktuar nė njėfarė statusi tė brendshėm kundrejt teologjisė thjeshtė racionale. Sipas botėkuptimeve tona, ndėrkaq, inteligjenca ėshtė tė dyja - intelekti (el-akl) si edhe projekcioni i tij nė mendjen njerėzore e cila krijon dhe i udhėheq aktivitetet e tij mentale, pėrkatėsisht ratio tė cilin ne gjithashtu e pėrcaktojmė sikur el-akl, qė do tė thotė se ndėrmjet kėtyre dy nocioneve nuk ka dallim. Kur’ani thotė qartė se natyra e tėrėsishme ėshtė si njė libėr i madh, i hapur i cili duhet kuptuar dhe interpretuar, kurse ata njerėz qė posedojnė inteligjencė, konceptim, dije, mund tė kapin domethėnien e atij libri, sepse natyra ėshtė libri qė na flet mbi krijuesin e vet, libri qė njeriut ‘i flet’ si Shpallje e Zotit.

    Islamizimi – ēlirimi i plotė i njeriut

    Ekuivalenti mė i afėrt me konceptin e shekullares ėshtė pėrcaktuar me konceptin kuranor el-hajat ‘ud-dunja: jeta e kėsaj bote. Kjo botė na ndan nga pikėsynimi ynė skajor, nga ajo qė vjen pas saj – el-ahiretu – Ahireti. Kur’ani thotė se Ahireti ėshtė mė i mirė se kjo botė, duke mos e deroguar me kėtė vetė kėtė botė, por duke theksuar vetėm kalueshmėrinė e saj. Ajo qė kėto dy botė i bashkon, ėshtė jeta (nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr), ashtu qė bota dhe natyra nuk janė pėr njėra-tjetrėn tė huaja sikur nė konceptin e shekullares. Shekullarizmi pėrgjithėsisht nuk ėshtė vetėm skajshmėrisht botėkuptim i gabueshėm mbi botėn, por ėshtė edhe i orientuar kundėr Islamit. Paraprakisht tashmė kemi theksuar komponentat integrale nė dimensionet e shekullarizmit: zhdehja e natyrės, desakralizimi i politikės dhe dekonsekracioni i vlerave. Tė kundruara nė dritėn e tyre tė vėrtetė, ato, nė tė vėrtetė, janė edhe komponenta integrale tė Islamit, sepse reflektojnė njė nga elementet themelore tė vizionit islam tė realitetit dhe tė qenėt duke i dhėnė Islamit karakter tė manifestimit tė mirėfilltė historik, kurse ato janė krijimi i efekteve tė cilat revolucionojnė pikėpamjen e njeriut mbi botėn. Sė kėndejmi kėto komponente mund tė quhen edhe komponente tė islamizimit. Islamizimi ėshtė ēlirimi i njeriut sė pari nga tradita magjike, mitologjike, animistike dhe nacional-kulturore, e pastaj edhe nga kontrolli shekullar i synimit tė ekzistimit tė tij. Nė Islam njeriu ėshtė ēliruar edhe nga pikėpamja magjike edhe nga pikėpamja shekullare mbi botėn. ‘Evoluimi’ i tij nė drejtim tė perfeksionimit ėshtė progresi i tij nė drejtim tė mėsimit tė natyrės dhe frymės sė tij burimore.

    Nėse, megjithatė, shfaqet ndjenja e dyshimit nė aspekt tė Islamit dhe relevancės sė tij kundrejt situatave; kjo ndjenjė iluzore nė tė vėrtetė nuk krijohet pėr shkak se Islami ėshtė i papėrshtatshėm pėr kohėn apo pėr shkak se do tė ishte jorelevant, por ėshtė produkt i harresės (nisjan) qė prodhon padije (xhehl), e cila mund tė evitohet me mėsim dhe me pėrkujtim. Padija krijon konfuzion (dhulm), kurse padija dhe konfuzioni janė rezultat tė deislamizimit i cili nė histori ndodh ndėr muslimanėt. Deislamizimi ėshtė imputimi i koncepteve tė huaja nė mendjet e muslimanėve, ku ata edhe mbeten duke ndikuar nė mėnyrėn e tyre tė tė menduarit dhe tė rezonuarit. Kėshtu vjen harresa e Islamit dhe e obligimit tė muslimanėve ndaj All-llahut tė Madhėruar dhe Pejgamberit tė Tij, qė ėshtė padrejtėsi (dhulm) edhe ndaj vetvetes, pėrkatėsisht kthim nė traditėn paraislame – kurse ky ėshtė po ashtu shekullarizėm.

    Pėrktheu:
    N. Ibrahimi


    --------------------------------------------------------------------------------

    Fusnotat:

    [1]. Syed Muhammed al-Naquib al-Attas, i lindur mė 1931 nė Bogor nė Javė, ėshtė shkencėtar bashkėkohor malajas, profesor universiteti, autor dhe aktivist islam me famė ndėrkombėtare. Teksti i pėrkthyer paraqet shkėputje nga libri i Al-Attasit ‘Islam and Secularism’, Kuala Lumpur, 1978. Pėrkthimin shqip e bėmė nga: Novi Mual-lim – revistė pėr edukim dhe arsim, nr. 6/2001, fq. 24 – 31, Sarajevė.

    [2]. Frazėn “zhdehja e botės” e ka pėrdorur Friedrich Schiller, kurse e ka cituar Weberi; termi tjetėr tė cilin e pėrdorė Weberi nė lidhje me kėtė ėshtė racionalizmi; shih Esetė e Weberit nė sociologji, Ne York, 1958, si edhe Sociologjia e religjionit e tij, Boston, 1964; shih poashtu edhe shpjegimin e konceptit tė tij tė racionalizmit tė cilin nė hyrje tė kėsaj vepre e ka dhėnė Talcot Parson.

  2. #2
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Feja dhe sekularizmi nė shoqėri

    Sekularizmi dhe sekularizimi[i] ėshtė ēėshtje e rėndė dhe komplekse qė ngėrthen nė vete njė spektėr tė tėrė problemesh qė i pėrkasin rrafshit individual, shoqėror dhe shtetėror. Ndonėse sekularizmi pėrkufizohet si ‘dėshira pėr kėtė botė dhe botėroren’, duket se megjithatė pėrkufizimi mė i mirė i kėsaj shprehjeje ėshtė ndarja e politikės nga feja, pėrkatėsisht themelimi i njė sistemi qytetar nė bazė tė tė pėrsiaturit sekular[ii], edhe pse edhe ky pėrkufizim ėshtė i mangėt dhe i kufizuar. Po ashtu, duhet pa tjetėr tė thuhet se nė sekularizėm racionalizmi ėshtė masė dhe kriter i veprimit. Po ashtu, sekularizmi nuk ėshtė vetėm shprehje politike apo shprehje ekskluzivisht ideologjike. Madje mbase suazat e tij tejkalojnė edhe shprehjen e modernizmit, i cili ėshtė esenca e tė pėrsiaturit, politikės, ekonomisė dhe raportit tė botės perėndimore, qė janė tė shtrirė nėpėr tėrė botėn. Sikur, pėr shembull, kur flitet mbi sekularizimin e tė pėrsiaturit, e gjatė kėsaj nuk mendon se tė pėrsiaturit profan ėshtė i ndarė nga religjioni. Nė njė libėr me titull “Sekularizimi i tė pėrsiaturit”, autorė tė sė cilės janė njė grup autorėsh (e mė sė shumti italianė), sekularizmi ėshtė ndodhi, krahas sė cilės ēdo gjė e ka humbur kuptimin e vet, apo pėr njeriun ēdo gjė ėshtė bėrė e pakuptimtė. Por, si e kanė komentuar ata kėtu njė shprehje pėrgjithėsisht tė njohur nė kėtė mėnyrė tė pakuptueshme?

    Zakonisht mendohet se sekularizimi nė histori tė njerėzimit ėshtė periudha e hyrjes nė epokėn e arsyes dhe tė sendėrtimit tė progresit dhe tė zhvillimit[iii] (dhe me kėtė domethėnie sekularizmi identifikohet me modernizmin), dhe si e kėtillė kjo nuk ėshtė pėrsiatje e keqe dhe jokorrekte. Njeriu sekular vazhdimisht hulumton kah shkenca dhe dituria, sepse, sipas tij, sekularizmi atij i vetmi i jep strehim dhe mbrojtje dhe se analiza shkencore ėshtė analiza mė e madhe, nė nivel tė dobisė dhe dėmit, e cila kujdeset pėr cakun dhe nuk zgjedh cakun, por kujdeset vetėm pėr mjetet pėr arritjen e cakut.[iv] Sekularizimi ėshtė rrjedha e historisė sė Perėndimit dhe esenca e shoqėrisė sė re. Ai ka udhėhequr dhe, pak a shumė, gjithnjė udhėheq tėrė botėn perėndimore. Nėse kėtu kemi pėrdorė togfjalėshin ‘pak a shumė’, kjo ėshtė pėr arsye se nė zhvillimin in-telektual, lirinė dhe zhvillimin e botės aktuale, veēan gjatė disa dekadave tė fundit, paralelisht me pėrpjekjen nė zbulimin dhe themelimin e ‘kuptimit’, e pakuptimta gjithnjė edhe mė shumė dhe edhe mė shumė manifestohet deri nė atė masė qė, nėse zhvillimi dhe liria kanė qenė ndėr idealet njerėzore nė shekullin e XVIII, tash zhvillimi ėshtė sinonim me mirėqenien.[v]

    Sekularizimi nuk ėshtė kurrfarė forme e blasfemisė dhe e pafesė, atė nuk mund ta identifikojmė me ēfarėdo ideologjie dhe pikėpamje kundrejt botės sikur qė janė pėr shembull: materializmi, realizmi, naturalizmi, ekzistencializmi. Po ashtu, atė nuk mund ta kufizojmė nė suaza tė diskutimeve filozofike dhe tė ideve tė politikanėve. Sekularizimi i pėrket ēdo vendi dhe tash ka gjetur vendin e vet nė tė gjitha viset e botės, dhe nė kėtė mėnyrė ėshtė dakorduar me sytė dhe veshėt njerėzor qė mos ta venerojnė nė tėrė atė qė gjendet nė suaza tė sekularizmit, dhe pėr kėtė nė botėn e re mjaft dobėt dėgjohet dhe kuptohet fjala fe.

    Nė vendet dhe te popujt muslimanė sekularizmi hyri kryesisht nė dy mėnyra:

    1. Me anė tė dominimit dhe presionit, gjatė luftėrave tė ndryshme, e sidomos gjatė Luftės sė Parė dhe tė Dytė Botėrore, kur Perėndimi vuri nėn kontroll botėn muslimane dhe u pėrpoqė ta largojė islamin nga kėto vende, sikur nė Turqi, Marokė, Algjeri, Tunizi, Iran, Palestinė e tė tjera, por edhe nė Shqipėri, Kosovė, Bosnjė e vende tė ngjashme.

    2. Ballafaqimi i dijetarėve dhe intelektualėve muslimanė me ata perėndimorė rezultoi me dy reaksione brenda muslimane: a) ata qė insistojnė se duhet tė hiqet dorė nga sistemet e deritashme dhe tė aprovohet sistemi perėndimor; b) ata qė insistojnė se pėr tė shpėtuar nga sistemi perėndimor duhet tė aprovohet sistemi socialist, nė thelb materialist por jo sekularist, nė vend tė atij perėndimor sekularist. Tė dy kėto sisteme pėrjetuan humbje nė botėn muslimane, sikur nė Turqi, Egjipt etj.

    Ekziston edhe mėnyra e tretė, e kjo ėshtė qė jeta jonė qytetare tė zė fill nė islam, i cili absolutisht nuk ėshtė sekular[vi], por nė vete pėrfshinė edhe dimensionin vertikal edhe dimensionin horizontal, edhe atė sakral edhe atė profan, ku kriter ėshtė devotshmėria[vii], e gjyqtar absolut All-llahu.[viii]

    Nėse kohėve tė fundit jemi dėshmitarė se ka lėshuar pe ashpėrsia e kėtij presioni,[ix] shkaku ėshtė nė atė qė shtresa iluzore, qė e pėrshkoi sekularizmin, shkallėrisht lėshon pe, dhe ajo qė me ndihmėn e kėsaj shtrese ka qenė ēdo gjė nė njė kohė, feja, pėrsiatja, ligji, dhe mėnyra e jetės, vetė ėshtė bėrė si njė fakt kohor dhe historik.

    Disa ndoshta thonė se kundėrvėnia sekularizmit nuk nevojitet as nuk ėshtė efektive dhe duhet tė presim qė ajo vetėvetiu tė zhduket. Madje nuk mund tė thuhet se nuk mund tė kundėrshtohet sekularizmi pėr shkak se nuk ėshtė ideologji dhe besim. Kėtu ėshtė synimi vetėm tė ceket se ėshtė gabim nėse shpėrfillim kėtė problem tė rėndėsishėm dhe fundamental.

    Nė raport me sekularizmin mund tė kemi tri gjendje:

    E para: qė t’u dorėzohemi ndodhive dhe t’i zbatojmė urdhėresat e saj, ēfarėdo qofshin ato kundrejt nesh. Ky ėshtė fenomen i shtrirė dhe i pėrgjithshėm, si rezultat i inferioritetit dhe defetizmit vetjak. Sipas kėtij opcioni njeriu redukohet nė njė fenomen krahas shumė fenomeneve, me tė cilin njeriut i mohohet arsyetimi metafizik i ekzistimit tė njeriut dhe i imponohet arsyetimi kozmologjik i ekzistimit tė tij. Sipas kėtij botėkuptimi njeriu mund tė bėjė ē’tė dėshirojė nė aspektin individual, kurse pushteti nuk do tė merret me orientimin dhe prirjet e njeriut, por me kontrollimin e lirisė njerėzore dhe personale, a ka shkelur individi tė drejtat e tė tjerėve nė veprimet e individit apo grupit.[x]

    Raporti i dytė konsiston nė atė qė tė bėhemi kundėrshtarė tė saj tė rreptė dhe ta mohojmė me ashpėrsi dhe agresivitet. Ky botėkuptim konstituohet tek ata tė cilėt nuk mund ta durojnė sekularizimin dhe e atakojnė atė nga bindja. Njerėzit e tillė duhet tė jenė tė vetėdijshėm se sekularizimi nuk ėshtė degė e zakonshme e hollė e njė druri, qė i frikėsohet ēdo ere, dhe nėse duhet tė pėrdoret vrazhdėsia dhe represioni, ajo posedon mjete tė ndryshme represive, qė do t’i pėrdorė kur do tė jetė nevoja. Nė tė vėrtetė, nė vend tė konfliktit me sekularizmin, duhet tė tentojmė t’i shmangemi, e nga ana tjetėr duhet punuar qė ai tė zėvendėsohet si nė pikėpamjen ideore dhe intelektuale ashtu edhe nė pikėpamjen strukturale. Me kėtė ai do tė dobėsohet dhe njė ditė do tė zhduket.[xi]

    Raporti i tretė konsiston nė njoftimin, nė njohjen e sekularizmit dhe nė ēlirimin nga dominimi i tij. Si mund tė lirohemi nga sekularizmi dhe si mund ta njohim atė? Nuk do tė mundet secili, qė merret me studimin dhe hulumtimin e sekularizmit dhe sekularizimit t’i mėsojė fshehtėsitė e tyre dhe tė lirohet nga ato. Nė ēdo botė mund t’i njohim ato gjera qė i pėrkasin asaj bote, dhe pėr kėtė arsye nė botėn e sekularizuar, pėr shembull, pyetja e shenjtė nuk kuptohet si duhet. Nga ana tjetėr, ēdo botė posedon bazamentin e vet, tė cilin nuk mund ta njohim, edhe pse ēdo gjė ėshtė e lidhur pėr kėtė bazament dhe ky formon ēdo gjė. Sekularizimi ėshtė bazament i botės moderne. Deri sa kjo botė eci rrugės sė vet normale dhe natyrore, askush nuk ka pyetur ē’ėshtė sekularizmi. Tash ėshtė rėnduar rrugėtimi i kėsaj rruge dhe disa nga banorėt e shpellės platonike tė Perėndimit arritėn tė shikojnė edhe nė anėt tjera, u rrotulluan rreth vetes dhe dolėn jashtė kėsaj shpelle. Sekularizmin dhe sekularizimin mund ta njohim atėherė kur nuk jemi tė varur prej tyre dhe kur nuk u pėrkasim atyre. Kjo ėshtė koha kur sytė, veshėt, gjuhėt dhe duart nuk shohin, nuk dėgjojnė, nuk flasin dhe nuk veprojnė sipas urdhėresės sė tyre. Me fjalė tė tjera, me lirim nga ai mund ta njohim thelbin e sekularizimit. [xii]

    Liria e botės perėndimore ėshtė liria nėn protektoratin e sekularizimit dhe kjo liri ėshtė e kufizuar nė tė, edhe pse ky midis nuk ėshtė i vogėl dhe nuk mund t’i mohojmė dhe pėrēmojmė kėto liri. Mirėpo, me paraqitjen e krizės nė botėn aktuale, edhe kėto liri janė rrezikuar. Kjo periudhė nė tė cilėn ēdo gjė ėshtė sekularizuar, ka pėrparėsi nė raport me periudhat tjera, por nuk mund tė shpėrfillim edhe rreziqet tė cilat njėkohėsisht mugullojnė nga ajo, e kjo ėshtė absolutizimi i ideve perėndimore, siē ėshtė rasti me veprimet e trendit tė ri botėror, ku agresor ėshtė bota evroperėndimore apo veriu i pasur e viktimė bota muslimane apo jugu i varfėr.[xiii] Edhe pse nė kėtė sekularizim i ėshtė kushtuar kujdes intereseve tė njeriut nė suaza tė mendjes sė re qė gjurmon kah intereset, janė shpėrfillur intereset e tė vėrtetės dhe ėshtė rrėnuar shtėpia e gjuhės. Me kėtė rrėnim tė gjitha gjerat janė nė rrezik. Pėr kėtė arsye, venerimi i tė vėrtetės mbi sekularizimin nuk ėshtė i ndarė nga njohja e tė vėrtetės mbi ardhmėrinė dhe sado tė hulumtohet dhe tė studiohet ēėshtja e sekularizimit, kjo ėshtė korrekte dhe e domosdoshme.[xiv]

    Ekzistojnė dy rrugė, dy mėnyra pėr daljen dhe lėshimin e tė pėrsiaturit sekular. Mėnyra e parė ėshtė e dhunshme, qė do tė thotė se civilizimi sekular pėr shkak tė problemeve tė veta tė shumta, si largimi i njeriut nga njeriu, pėrdorimi jokorrekt i potencialeve mė bashkėkohore teknologjike, rrėnohet dhe njerėzit largohen nga ky civilizim.[xv] Mėnyra e dytė ėshtė fryt i mėsimit, i njohjes dhe i zgjimit tė njerėzve, tė cilėt do tė kuptojnė se civilizimi sekular apo liberal ėshtė i keq dhe do tė largohen nga kjo ideologji.[xvi] Ky ėshtė edhe fundi i modernizmit, i cili pėr bazė themelore kishte racionalizmin liberal, dhe kalimi nė pasmodernizėm. Nėse do t’i bėnim njė analizė mė tė thellė lėvizjeve tė tashme, do tė shohim se shenjat e rėnies sė civilizimit sekular janė nė dukje dhe pas rėnies sė sistemit socialist nė tėrė skenėn politike botėrore, radhėn e ka civilizimi perėndimor. Zhvillimi i lartė industrial dhe shkencor nė Perėndim nuk janė parametra se rėnia e kėtij civilizimi ėshtė e pamundur.[xvii] Pėrkundrazi. Mundėsia pėr t’u larguar nga sekularizmi dhe struktura e tij e madhe sekulare ėshtė e mundshme.

    Nė fund, suksesi i muslimanėve nuk qėndron nė pranimin apo mospranimin e sekularizmit apo tė …izmave tė tjerė, por nė ēlirimin e njeriut mė parė nga tradita magjike, mitologjike, animistike, pagane dhe nacional-kulturore, pastaj edhe nė ēlirimin e kontrollit sekular tė synimit tė ekzistimit tė tij[xviii], e pastaj nė kthimin tonė nė suaza tė sheriatit Hyjnor, qė do tė thotė ta pranojmė All-llahun Njė, Krijues, Drejtues dhe Vigjilues Absolut.[xix]


    --------------------------------------------------------------------------------

    [i] Gjerėsisht lexo: Syed Muhammed al-Naquib al-Attas, Implikimet e procesit global tė shekularizmit (nga vepra: Islam and Secularism’, Kuala Lumpur, 1978), Takvim 1423-1424/ Kalendar 2003, Prishtinė, 2002, fq. 167-183.

    Kėtė shkrim mund ta lexoni edhe nė: Novi Mual-lim – revistė pėr edukim dhe arsimim, nr. 6 / 2001, Sarajevė.

    [ii] M. Xh. Larixhani, Sekularizam je svetovno razmisljanje, nė: Nur – casopis za kulturu i islamske teme, nr. 11/ 1996, Beograd, fq. 35. Pėr pėrkufizimet e sekularizmit shih: S. M. N. al-Attas, op. cit., fq. 24 – 25.

    [iii] Disa mendojnė se sekularizmi kohėsisht pėrkon me reformizmin gjerman … , sipas: Ekrem Murtezai, Fjalor i feve, Prishtinė, 2000, fq. 446; Tė tjerėt mendojnė se sekularizmi rrjedhė nga epoka e renesansės, duke u zhvilluar mė tej. Shih: M. Xh. Larixhani, op. cit., fq. 35. Elemente tė caktuara tė tė pėrsiaturit sekularist vėrejmė edhe nė Greqinė antike.

    Pėr rrjedhėn shpirtėrore dhe historike tė sekularizmit gjatė historisė shih: S. M. N. al-Attas, op. cit., fq. 25 –28.

    [iv] Shih: M. Xh. Larixhani, op. cit., fq. 36.

    [v] M. N. Esfahani, Sekularizam i kultura, nė: Nur – casopis za kulturu i islamske teme, vol. V, no. 11/1996, Beograd, fq. 4 –5.

    [vi] Shih: M. Xh. Larixhani, op. cit., fq. 38.

    [vii] “Mė fisniku tek All-llahu ėshtė ai i cili mė sė shumti i ruhet Atij …” (El-Kur’an, El-Huxhurat, 13).

    [viii] “A nuk ėshtė All-llahu mė i drejti gjykatės.” (El-Kur’an, Et-Tin, 8).

    [ix] Presioni ka marrė dimensione tė tjera, mė shkatėrrimtare, mė rrėnuese, mė tė drejtpėrdrejta, sepse siē duket filozofia sekulariste, nė emėr tė globalizmit, nuk ka kohė tė presė rezultatet e sekularizmit nė mėnyrė indirekte, dhe ka mėsyrė aksione ushtarake, me moton biblike: kush s’ėshtė me mua ėshtė kundėr meje, e kush ėshtė kundėr meje, ai so tė luftohet deri nė shkatėrrim. Shembulli i Afganistanit, i Irakut, i Filipineve, i Kosovės dhe i shumė shteteve muslimane ėshtė tipik.

    [x] M. Xh. Larixhani, op. cit., fq. 36.

    [xi] M. N. Esfahani, op. cit., fq. 4 – 5; Krhs.: M. Xh. Larixhani, op. cit., fq. 37- 38.

    John L. Esposito, nė veprėn e tij studioze, Islamska prijetnja mit ili stvarnost, Zivinice, 2001, fq. 67 – 98, dallon katėr gjendje tė muslimanėve kundrejt kolonialistėve jomuslimanė: 1. Refuzimin, 2. Abstenimin, 3. Sekularizimin dhe perėndimizimin dhe 4. Modernizmin islam.

    [xii] M. N. Esfahani, op. cit., fq. 4 –5.

    Shumė lėvizje muslimane u pėrpoqėn t’i kundėrvihen shkatėrrimit sistematik evroperėndimor, por mendoj deri tash nuk ofruan program serioz pėr ēlirim tė gjithanshėm. Kėtė nuk e ofruan as moder-nizmi, as reformizmi, madje as socializmi aq i trum-betuar arab. Nė rrafshin intelektual themele solide ofrojnė: Muhammed Ikbal, Fazlur Rahman, El-Mew-dudi, Hasan el-Benna, Sejjid Kutub, Muhammed Nekib el-Attas, Sejjid Husein Nasr e tė tjerė. Nė rrafshin praktik, politik dhe ekonomik, pėrkundėr ekzistimit tė disa opcioneve, nė horizont ende nuk kemi qasje serioze. Shih njė elaborim serioz tė kon-ceptimit tė kėtyre ēėshtjeve: Ahmet Davutoglu, Vetėperceptimet e qytetėrimeve, Prishtinė, 2002.

    [xiii] Ali Bulaē, Islami dhe demokracia, teokracia dhe totalitarizmi, Shkup, 1998; Krhs.: Muhamed Filipovic, Islam i teror, Sarajevė, 1423/2002.

    [xiv] Gjatė tė kaluarės dyshekullore S. H. Nasr, nė aktivitetin brenda musliman identifikon forcat dhe trajtat, qė mund tė grupohen nė katėr grupe kryesore: 1) Modernizmin, 2) Mesianizmin, 3) Fundamentalizmin dhe 4) Islamin tradicional. Shih gjerėsisht pėr aspektet e islamit tradicional dhe modern dhe raportet e tyre me modernizmin dhe sekularizmin: Seyyed Hossein Nasr, Tradicionalni islam u modernom svijetu, Sarajevė, 1994, veēan faqet: 281-284.

    [xv] M. Xh. Larixhani, op. cit., fq. 38.

    [xvi] Shih: M. Xh. Larixhani, op. cit., fq. 38.

    [xvii] Ka kohė qė disa intelektualė perėndimorė kanė tėrhequr vėrejtjen nė prirjet destruktive tė kulturės dhe civilizimit perėndimor dhe nė pasojat destruktive tė tij, siē janė Osvald Spengleri (Shkatėrrimi i Perėndimit), Martin Hajdegeri, Rozhe Garodi e tė tjerė.

    [xviii] Gjerėsisht lexo: Syed Muhammed al-Naquib al-Attas, op. cit., fq. 31,

    [xix] “Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm nga Ti ndihmė kėrkojmė.” (El-Fatihatu, 5).
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

Tema tė Ngjashme

  1. Ngrohja Globale
    Nga BvizioN nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 184
    Postimi i Fundit: 26-08-2013, 12:03
  2. Hegjemonia amerikane dhe e mira e pėrbashkėt
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2006, 18:55
  3. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59
  4. Arsimi i lartė shqiptar
    Nga liridashes nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:34
  5. Globalizmi dhe Antiglobalizmi
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-04-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •