Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Trafiku i qenieve njerzore ne Shqiperi !

    Telefonatė tek "TemA"

    Ne viktima tė trafikut drejt SHBA-sė

    "Flasim nga Amerika Latine. Jemi nė burg. Dy trafikantė shqiptarė na morėn nga 10 mijė dollarė pėr tė na ēuar nė Amerikė dhe na kanė rrasur nė burg. Jemi nė Amerikėn Latine". Kaq mund tė shpjegojė telefonata e largėt e dy tė rinjve shqiptarė qė japin pėr gazetėn vetėm inicialet e tyre B.D. dhe R.S. Trafiku i qenieve njerėzore drejt SHBA ėshtė tashmė mė fitimprurės se ai i skafeve drejt Italisė. Rrjetet qė e drejtojnė atė pėrmes Italisė dhe Greqisė kanė rekrutuar me mijėra emigrantė, tė cilėve u marrin deri nė 10 mijė dollarė pėr tė emigruar nė ShBA e Kanada duke ndjekur itinerare tė ndryshme, shpeshherė tė rrezikshme, si nė Brazil, Meksikė, Rep.Dominikane etj.. Kėta emigrantė shpeshherė me qėllimin qė vetėm tė ikin, kanė vuajtur edhe burgjeve nė kėto vende.

    Qytetarėt qė na telefonuan thanė se janė trafikuar nga dy shqiptarė nga Kosova dhe premtuan tė japin nė tė ardhmen emrin, numrat e telefonit tė tyre nė shtetet e ndryshme tė Evropės e Amerikės si dhe veprimtarinė e tyre.

    Ata i kanė gėnjyer se janė tė lidhur me punonjės tė aeroportit nė njė vend tė Amerikės Latine nga ku do tė pėrcilleshin si destinacion i fundit SHBA. Ata kėrkojnė tė kthehen nga brigjet e Amerikės Latine nė Shqipėri, por nuk kanė as shpresė, as para. Ata janė nė burg, trafikantėt janė tė lirė. Me shpresė se gazeta do tė rilidhet me ta, pas kėtij botimi, ne do tė pėrpiqemi tė ndriēojmė tė vėrtetat pėr kėtė rrjet trafikantėsh nė Shqipėri, Kosovė dhe disa vende tė Evropės deri nė SHBA.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    MBI 6 MIJE FEMIJE SHQIPTARE TE TRAFIKUAR

    Mbi 6 mije femije shqiptare jane trafikuar gjate viteve te fundit ne Itali dhe Greqi, te cilet detyrohen nga familjet e tyre, te aferm apo tutore te lypin, te shesin artikuj ambulante apo te vjedhin. Keta femije shpesh te keqtrajtuar nga tutoret detyrohen te bredhin neper rruge, me ore te tera derisa te fitojne shumen e duhur. “Trafikimi i fėmijeve, sidomos vajzave tė vogla eshte nje burim i mire per trafikantet. Femijet e rruges te cilet jane rome apo jetime perfaqesojne kategorine me te vuajtur, shtresen e keqtrajtuar dhe te varfer te shoqerise”, u shpreh Avokati i Popullit, Ermir Dobjani. Perfaqesues te larte te shtetit shqiptar, te Keshillit te Evropes dhe Task Forces, kane diskutuar ne nje konference per menyrat e eleminimit te ketij trafiku, per riintegrimin e ketyre femijeve ne vendin tone. “Ideja se secili mund te luftoje vec eshte nje ide e gabuar. Ne mund te luftojme se bashku per te arritur rezultate”, u shpreh Engjell Bejtaj. Ndersa zevendesministri i Jashtem Luan Hajdaraga pohoi se ligji shqiptar parashikon denimet e trafikanteve nga 10 deri ne 20 vjet burg. Por moszbatimi i ligjit, mosfunksionimi i shtetit apo korruptimi i disa strukturave te shtetit, kane sjelle moszbatimin e plote dhe ka bere qe organizatoret e ketij krimi te mos ndeshkohen.

    .


    Marre nga top chanel.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    E vėrteta shqiptare nė jetimoret greke -


    Raporti i UNICEF-it pėr trafikimin e fėmijėve shqiptarė nė tokėn helene. 75% “zhduken” nga institucionet, tė ngujuar nė jetimoret e Greqisė, tė detyruar forcėrisht tė ndėrrojnė kombėsinė, pa asnjė kontakt me gjuhėn amė, ky eshtė realiteti i fėmijėve shqiptarė tė trafikuar nė tokėn helene, i zbardhur nga raporti i UNICEF-it pėr Shqipėrinė.

    “Fėmijėt mė tė vegjėl se 12 vjeē dėrgohen nėpėr jetimore, ku i nėnshtrohen njė procesi tė shkombtarizimit me forcė dhe humbasin kontaktin me gjuhėn e tyre tė origjinės”, thuhet nė raport. Shifrat e Ministrisė sė Punės dhe Ēėshtjeve Sociale, flasin pėr 6’000 fėmijė shqiptarė nė jetimoret italiane dhe 2’000 nė ato greke. Porse raporti i UNICEF-it saktėson se e vėrteta e pėrtej gardhit tė jetimoreve greke ėshtė krejt tjetėr. “Nė tre vitet e fundit, rreth 75 pėr qind e fėmijėve shqiptarė nė institucionet greke, janė ‘zhdukur’ prej aty”, thuhet nė raport. Sipas burimeve zyrtare greke, nga 644 fėmijė shqiptarė tė strehuar, 487 ia kanė mbathur. Por raporti tregon se nuk ka informacione bindėse rreth numrit tė fėmijėve shqiptarė tė mbajtur nė jetimoret greke. “Ministria greke e Shėndetėsisė ka refuzuar t’i pėrgjigjet kėrkesės sė OJQ-sė shqiptare “Help for Children” pėr informacion dhe akses nėpėr jetimoret greke”, thuhet nė raport.

    TĖ ZHDUKUR E TĖ VDEKUR
    “Disa tė zhdukur e tė vdekur”, ka deklaruar shefi i misionit tė organizatės “Terre des Hommes”, duke iu referuar raportit pėr fėmijėt shqiptarė tė trafikuar nė Greqi. As policia e organizatat joqeveritare greke nuk kanė dijeni pėr vendndodhjen e pjesės mė tė madhe tė fėmijėve shqiptarė. “Rreth 80 pėr qind e fėmijėve tė trafikuar qė janė nė Greqi kanė ndryshuar lokalitetet ku qėndronin mė parė, si dhe aktivitetet qė ushtronin. Ata janė zhdukur nė rrjete, apo qytete e shtete tė tjera”, thuhet nė raport. Rishtas, trafikimi i fėmijėve pėr tė dyja sekset, lidhej me punėsimin me forcė e lypjen, shpėrndarjejn e drogės dhe aktivitete tė tjera si larja e makinave. “Ka fėmijė qė janė rishitur pėr arsye prostitucioni”, citohet nė raport. Sipas tė dhėnave tė mbledhura nga “Terre des Hommes”, pas disa kohė qėndrimi nė Greqi apo nė Itali, fėmijėt trafikohen mė tej nė Evropėn Perėndimore.

    Qytetet kryesore prej nga trafikohen fėmijėt shqiptarė janė Berati, Korēa, Fieri, Elbasani e Tirana. Raporti saktėson se mosha e tyre varion nga 0-15 vjeē. Shumė syresh, janė prej familje tė varfra. “Shumica e fėmijėve tė trafikuar vijnė nga minoriteti rom nė Shqipėri, megjithėse ka fėmijė edhe me origjinė shqiptare dhe problemi nuk ėshtė specifikė e njė grupi tė caktuar nga radhėt e minoriteteve”, thuhet nė raportin e UNICEF-it. Sipas raportit, fėmijėt trafikohen pėr nė Greqi, duke shkuar nė kėmbė, duke kapėrcyer malet, me kamion, nėpėrmjet kufirit me dokumente false, si dhe me tė ashtuquajturat “nėna” false. Raporti i mėshon edhe pėrfshirjes sė zyrtarėve nė trafik. “Tolerimi i autoriteteve nė tė dyja anėt e kufirit, Greqi e Shqipėri, ėshtė bėrė njė pjesė e pandarė e problemit”, citohet nė raport. Nė disa raste, rikthehen. Porse vetėm nė kufi. Arrestohen, burgosen e mbahen bashkė me trafikantėt. Nė ēdo rast me tė rriturit. “Gjatė mbajtjes nė arrest, me ata shpesh abuzohet, keqtrajtohen dhe grabiten nga gardianėt apo edhe nga tė ndaluarit e tjerė. Pas disa ditėsh, ata dėrgohen nė kufi dhe lihen aty nė mėshirė tė fatit”, thuhet nė raport. Kėsisoj ua servirin nė pjatė tė argjendtė trafikantėve, pasi, sipas raportit, institucionet shqiptare dhe policia nuk janė tė informuara rreth aksioneve tė fqinjėve.

    RAPORTI I ORGANIZATĖS “TERRE DES HOMMES” NĖ KE
    “Dhjetėra fėmijė shqiptarė janė ‘zhdukur’ nė Greqinė qendrore”. Ky ėshtė njė nga konkluzionet e raportit “Fėmijėt shqiptarė tė trafikuar nė Greqi” i organizatės ndėrkombėtare “Terre des Hommes”, nė komisionin e tė drejtave tė njeriut nė Kėshillin e Evropės. “Janė me qindra fėmijėt shqiptarė qė nga mosha katėr vjeē tė trafikuar nė Greqi, ku janė shfrytėzuar ekonomikisht e seksualisht, pėr pėrfitime tė tė rriturve”, thuhet nė raportin e parashtruar nė KE. Sipas raportit, qeveritė e dy vendeve kanė bėrė shumė pak nė ndaljen e kėtij fenomeni. Fjala e pėrfaqėsuesve tė “Terre des Hommes” nė KE, saktėson se nuk ka kritere etnike nė “pėrzgjedhjen” e fėmijėve tė trafikuar. Pėrfitimet shkojnė tė gjitha nė xhepat e “bosėve”. “Njė fėmijė siguron minimumi 30-50 euro nė ditė dhe tė gjitha paratė ia jep padronit”, thuhet nė raport. Ndodh qė rekrutuesi ėshtė i afėrm i familjes sė fėmijės sė trafikuar. “Do tė bėjė lekė”. Kėsisoj bindja ndodh pa shumė mundim. “Prindėrit i lejojnė fėmijėt pėr shkak tė varfėrisė, injorancės, por nė disa raste janė tė pėrfshirė vetė nė trafik”, thuhet nė raport. Sakaq, vendi i destinacionit, Greqia, nuk i konsideron tė vegjlit viktima, por fajtorė pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit. “Terre des Hommes” apelon nė Kėshillin e Evropės pėr t“i thėnė ndal kėtij trafiku, nėpėrmjet njė bashkėpunimi tė tė gjitha palėve.

    SHIFRAT E FĖMIJĖVE TĖ TRAFIKUAR
    Sipas Ministrisė sė Punės dhe Ēėshtjeve Sociale janė tė paktėn 6’000 fėmijė shqiptarė nė jetimoret italiane dhe 1-2 mijė nė ato greke Zonat kryesore prej nga trafikohen fėmijėt shqiptarė janė Berati, Korēa, Fieri, Elbasani dhe Tirana Mosha e fėmijėve tė trafikuar varion nga 0-15 vjeē Njė fėmijė fiton minimumi 30-50 euro nė ditė. Tė gjitha tė ardhurat i kalojnė “bosit”.

    Sipas burimeve tė institucioneve greke, nga 644 fėmijė shqiptarė tė marrė nė mbrojtje, 487 janė arratisur, 90 janė pėrcjellė te familjet e tyre, 45 janė dėrguar nėpėr institucione, 22 janė kapur nga policia. Rreth 80 % e fėmijėve tė trafikuar nė Greqi kanė ndryshuar lokalitet dhe aktivitet, janė zhdukur nė rrjete, apo qytete e shtete tė tjera.

    Panorama
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e inspektori
    Anėtarėsuar
    28-12-2003
    Vendndodhja
    korce
    Postime
    79
    nga sa kam ndjekur me vemendje rreth kesaj teme,mendoj se sdo te diskutohet me gjate.
    shqiperia doli nga lista e trafikut te qenieve njerezore.kjo sdo te thote se sdo te kete me raste ose tentativa ,por ne nivelin qe kane qene sdo te jene me...
    eshte diēka per tu inkurajuar....shume pozitive....
    pershendetje nga inspektori
    me ben te mendoj mendimi,ne me mendon ti sa te mendoj dhe une...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    ēfare do te thote qe ne livelin qe ishim nuk do jemi me?
    Atehere qenka politike numrash..
    Meqe zhdukeshin 10 dhe tani zhduken 5,te fillojme te duartrokasim per betejat qe po fitojme?
    Sikur edhe nje femije te zhduket,eshte nje gur qe i hiqet murit tone.
    Sikur edhe nje femije te zhduket,nje drite qe fiket,do te ngeli perjete si nje humbje e jona..e popullit shqiptar.

    pershendetje
    leci
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  6. #6
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Trafiku i qenieve njerezore nuk ka per tu zhdukur asnjehere nga Shqiperia . Dy jane faktoret kryesore qe e mbajne gjalle kete trafik:
    Varferia e tejskajshme qe po e zhyt vendin ne varferi dhe nga ana tjeter vazhdimi i izolimit te Shqiperise , qe e ben te pamundur levizjen e lire te qytetareve .
    Shifrat jane propagande si gjithmone . Trafiku vazhdon te ekzistoje , por vazhdimisht perfeksionon e ndryshon menyren e kalimit.
    pershendetje.
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e rudi c33
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    280
    Do te shtoja dhe un dicka,por jo shum i sigurt
    sepse e degjova nga dikush
    Ne nje nga TV shqipetare tregon,se ne Elbasan,shvarrosen
    10 varre femijesh jetime,ku ne 10 varre 2 ose 3 u gjenden bosh
    Kur ne Shqiperi ndodhin keto.C'far te presim nga grekuu a te tjer
    skyline

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e inspektori
    Anėtarėsuar
    28-12-2003
    Vendndodhja
    korce
    Postime
    79

    nje keshille per ju...

    me sa shoh ju as argumentat pozitive sju mjaftojne.meqe jeni kaq pesimiste a mund te marr nje pergjigje per pyetjen time:
    NE CİLİN VEND TE BOTES SHKALLA E KRİMEVE ESHTE NE NİVELİN 0!???????????????????????????????????????????????
    ato do te ekzistojne gjithmon sepse ashtu eshte krijuar kjo jet.e rendesishme eshte ti minimizojme.per ti bere 0 ta mendosh bile eshte teper....
    me ben te mendoj mendimi,ne me mendon ti sa te mendoj dhe une...

  9. #9
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    ca benet kshu mer daj

    Po nuk pati stabilitet total ne shqiperi qe te drejtat tona te behen-
    te barrabarta me ato europjane nuk ka per tu myll ky trafik skandaloz-
    i qenjeve njerezore:

    Turp te ken!
    LINDI EDHE "ANDREA"

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 01:46
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Ahmet Zogu dhe “lufta” nė emigracion me Mit’hat Frashėrin
    Nga rudo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •