Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22

    Kadare: Ja ku po vuan Franca

    Shkrimtari i njohur shqiptar, intervistohet se bashku me 11 personalitete te rendesishme boterore, nga revista e famshme "Paris Match". Sipas Kadarese Franca ka thjesht nevoje te rivleresoje vendin e saj real ne bote. Ajo nuk mundet te zhytet ne grindje te kota rivaliteti, krenarie apo mendjemadhesie te pakuptimte e as te zevendesoje aleatet e saj natyral me ata te rastit

    "Thirrja e te dymbedhjeteve". Nen kete titull domethenes, pak dite me pare, revista me e shitur franceze, "Paris Match", i'u eshte drejtuar 12 personaliteteve te rendesishme boterore, e perbashketa e te cileve, eshte njohja e Frances dhe nje raport special me te. C'ka ndodhur dhe c'po ndodh me Francen? A eshte duke shkuar kultura franceze drejt nje renie te pakthyeshme dhe sa evidente eshte kjo? Kush po ndikon ne kete renie dhe c'po nodh realisht ne France? A mund ta shohin edhe francezet vete nje gje te tille dhe a mund te riparojne ata c'te mundin? Nder 12 te intervistuarit renditet edhe emri i Ismail Kadarese, shkrimtarit te madh shqiptar, i cili nuk i ka kursyer kritikat per te. Korrieri, po boton sot, pergjigjen qe Kadare i ka dhene revisten prestigjioze, listen e 12 personave te pyetur dhe bashke me ta edhe nje interviste te shkurter te Kadarese, mbi kete ankete, dhene ekskluzivisht per gazeten.

    "Franceze, tatepjeta nuk eshte nje fatalitet"

    Qe prej dy muajsh, duke filluar me "Franca qe po dobesohet" nga Nicolas Bavarez deri tek "Lamtumire Francez qe po shuhet", fjala "renie" po lakohet shpesh nga franceze te zymte. Fatmiresisht kemi te huajt! Ne u kemi bere thirrje dymbedhjete intelektualeve, ne ndihme te kesaj France, e cila vetequhet e semure dhe diagnoza e tyre nuk eshte edhe kaq pesimiste, por ilacet e tyre nuk mund ta zhdukin semundjen. Keshillat e ketyre eksperteve ne fushen e frankofilise na japin zemer ne punen tone. Ata po i pergjigjen pyetjes: A eshte e semure Franca?

    Ismail Kadare

    Nuk do te perdorja fjalen "semundje" per te pershkruar gjendjen aktuale te Frances, jo per miresjellje por sepse besoj se eshte pak e tepruar duke pare se cfare po ndodh ne gjithe rruzullin tokesor. Do te flisja me teper per nje humbje te iluzioneve. Te rrezosh iluzionet dhe te pakesosh teprimet, eshte dicka e mire per shendetin e nje vendi : kjo i lejon te rigjeje realizmin. Franca ka nevoje thjesht per te rivleresuar vendin e saj real ne bote : do te ishte e mire per shendetin e saj fizik dhe shpirteror. Eshte jonormale qe ajo te harroje kete pjese te Europes ku ajo eshte kaq e pranishme nga ku ajo po terhiqet cdo dite e me teper pa asnje arsye objektive: ish-Europa e Lindjes dhe Gadishullin e madh te Ballkanit. Per mese dy shekuj, ky rajon ka qene i lidhur me historine kulturore, filozofine dhe levizjet kulturore franceze. Sot Franca eshte bere pesimiste dhe paragjykon se ne keto vende mbreteron nje kulture e ndryshme me te sajen. Eshte nje gabim ne vleresim. Ne keto vende, kjo gje ngjall moskuptim : kultura franceze ruan gjithnje vendin e saj, por politika e jashtme e Frances nuk i ka dhene vleren e rendesine e duhur ketyre vendeve. Mendohet se Polonia, Rumania, Bullgaria jane vende te vogla! Jane Europiane dhe kane energji kolosale dhe Franca nuk duhet t`i konsideroje si "nxenes te vegjel". Ne Ballkan, shume vende kane pershtypjen se Franca i ka harruar. Eshte e pafalshme kundrejt ketyre vendeve te cilat jane farketuar nen shembullin e iluministeve franceze.

    Sot, Franca nuk mundet te zhytet ne grindje te kota rivaliteti, krenarie apo mendjemadhesie te pakuptimte. As te zevendesoje aleatet e saj natyral me ata te rastit. Meria franceze ndaj SHBA, ky antiamerikanizem, fatkeqesisht i predikuar shpesh nga diplomacia franceze, perben nje gabim te rende strategjik. SHBA jane keshtjella me e rendesishme e Perendimit, i cili nuk mund te lejoje qe ky Perendim te ndahet per ceshtje thelbesore. Do te ishte fatale. Kjo pjese e botes, me e ndricuara, fatkeqesisht e dobesuar, duhet, sot me teper se kurre, te jete e bashkuar nese desheron t`i beje balle fatkeqesive te se ardhmes.

    I lindur ne Shqiperi ne 1936, gazetar, autor i nje sere poezish, romanesh, Ismail Kadare sapo ka publikuar "Vajza e Agamemnonit" dhe "Pasardhesi"



    Perktheu: Lindita GJETANI
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22
    Interviste me Ismail Kadare, dhene per "Korrieri"

    Ne pergjigje te nje pyetjeje bere nga nje prej revistave me prestigjioze franceze, ju keni qene mjaft kritik me Francen. Pse?

    I jam pergjigjur pyetjeve qe me ka bere revista franceze. Kam thene ate qe mendoj. Kam bindjen se nuk jam i ashper me Francen. Kam thene sinqerisht ate qe mendoj se eshte ne te mire te Frances. Ne te mire te krejt Perendimit. Te jetosh ne nje vend dhe te mos guxosh te shfaqesh mendimin tend, kjo eshte te pranosh statusin e qytetarit te dores se dyte. Ose servilizmin. Per fat te keq, ndodh shpesh keshtu. Kritikat me te rrepta une i bej ne vendin tim, ne Shqiperi, per Shqiperine. S'ka arsye te mos i bej ato per nje vend, qe e konsideroj si atdhe te dyte.

    Ju kritikoni edhe qendrimin e Frances ne Ballkan. A besoni seriozisht se ajo ka gabuar ne kete pike?

    Mendoj se nje qendrim i theksuar proserb, shoqeruar me ftohtesi ndaj vendeve te tjera, nuk i ka sherbyer interesave te Frances ne Ballkan. Serbia nuk eshte vecse nje pjese e vogel e gadishullit. Rrjedhimisht faktori serb nuk mund te jete me i ndjeshem se ai grek, shqiptar, bullgar e aq me pak rumun. Ka gjase qe dobesimi i faktorit serb, te kete sjelle terheqjen e paperligjur te Frances dhe frankofonise nga Ballkani. Ashtu sikurse afrimi franko-rus eshte shoqeruar me nje fare largimi te Frances nga vendet e ish bllokut lindor.

    Ju percaktoni si nje gabim prishjen e raportit France - SHBA. Kush mban pergjegjesi per kete dhe si po shkon ky raport?

    Nje unitet i natyrshem, pjelle e historise dhe e vlerave te perbashketa, e lidh prej shekujsh Evropen me SHBA-ne. Vec kesaj, bota perendimore, ashtu sic paraqitet sot, e brishte dhe e rrezikuar nga terrorizmi, nuk mund te perftohet kurrsesi pa keshtjellen e saj te pare: SHBA-ne. Ndaj antiamerikanizmi, ne thelbin e tij eshte, vec te tjerash, absurd. Vec kesaj, dihet tashme se antiamerikanizmi ka qene baza ideologjike dhe fryma qe per gjysem shekulli rrjesht ka ushqyer politiken, propaganden dhe gjithe energjine staliniste kunder botes se lire. Ne qe kemi jetuar ne ish perandorine komuniste, e dime kete me mire se te tjeret. Ndaj kur vjen puna, ate qe dime, duhet ta themi.



    Lista e te 12 - teve!

    Adam Gopnik

    Mario Vargas Llosa

    Theodore Zeldin

    David Lodge

    Dimitri Nabokov

    Ismail Kadare

    Ted Stanger

    George F.Will

    Jerome Charyn

    Eli Barnavi

    Felix Rohatyn

    Tom Bishop
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. KADAREJA mbi Fene ne Shqiperi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 01-07-2006, 00:09
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •