Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22

    Qeveria nenshkruan me FMN "Memorandumin e Mirekuptimit"

    FMN dhe qeveria shqiptare kane konfirmuar dje vazhdimesine e bashkepunimit duke firmosur marreveshjen e mirekuptimit. Ne themel te saj, rritja ekonomike 6%, inflacioni 2-4 %, deficiti buxhetor rreth 5% e PBB-se, te ardhurat ne 20-21 % te PBB-se dhe rezervat valutore te BSH-se ne rreth 4 muaj importi te mallrave dhe sherbimeve. Ja fondet qe FMN do te jape ne 2004

    Blerina Hoxha

    Qeveria shqiptare dhe Fondi Monetar Nderkombetar kane firmosur dje Memorandumin e Mirekuptimit per politikat Ekonomiko-Financiare per gjashte muajt e pare te ketij viti. Ne emer te qeverie firmosen marreveshjen Kryeministri Fatos Nano, Ministri i Financave, Arben Malaj dhe Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Shkelqim Cani ndersa ne emer te FMN nenshkroi Perfaqesuesi i Perhershem ne vendin tone Jan-Peter Olters. Ne themel te marreveshjes qendron respektimi i parametrave te tille makroekonomike si: Rritja ekonomike reale ne nivelin 6%, inflacion ne kufijte 2-4 %, deficiti buxhetor rreth 5% e PBB-se, te ardhurat fiskale ne rreth 20-21 per qind te PBB-se dhe rezerva valutore te BSH-se ne rreth 4 muaj importe te mallrave dhe sherbimeve, etj. Gjithashtu marreveshja me Fondin mbeshtet edhe ne disa reforma fiskale dhe strukturore, kryesisht ne administraten tatimore dhe doganore, ku kerkohet zgjerimi i bazes se tatimpaguesve, permiresimi i kuadrit ligjor, rritja e sherbimit ndaj taksapaguesve, rritja e transparences fiskale, reduktimi i barrierave administrative dhe informatizimi i sistemit tatimor dhe atij doganor etj. Po keshtu marreveshja e FMN me qeverine perfshin edhe fshirjen e detyrimeve te ndersjellta ndermjet ndermarrjeve publike. Pas nenshkrimit te memorandumit me qeverine shqiptare, ne mbledhjen e rradhes te Bordit te Drejtoreve te FMN ne Uashington pritet firmosja e marreveshjes nga autoritetet qendrore te FMN. Vjet ne kete kohe FMN e shtyu nenshkrimin e marreveshjes me qeverine shqiptare, per shkak sepse pala jone nuk kishte plotesuar nje nga kushtet qe kishte te bente me mbylljen e dyqaneve qe tregtojne pa taksa ne pikat doganore (Duty Free Shoop).



    Grafiku i disbursimeve te fondeve te FMN per Shqiperine gjate vitit 2004


    Me 2 prill 706,000 SDR

    Me 14 prill 847,000 SDR

    Me 19 maj 588,500 SDR

    Me 4 qershor 706,000 SDR

    Me 30 qershor 149,696 SDR

    Me 2 gusht 588,500 SDR

    Me 1 shtator 706,000 SDR

    Me 19 nentor 588,500 SDR

    Me 3 dhjetor 706,000 SDR

    Me 29 dhjetor 957,800 SDR

    Me 31 dhjetor 141,481 SDR


    Totali per 2004 6,685,477 SDR

    Te dhenat jane ne monedhen e FMN SDR (1SDR baraz me 1.5 USD)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    FMN, po marreveshjes me Shqiperine, gati 5,9 milione USD

    Bordi Ekzekutiv i Drejtoreve te FMN miratoi raportin e trete te Marreveshjes Trevjecare me Shqiperine. Prej saj qeveria perfiton nje shume prej 5,9 milione dollaresh per kete vit. Zevendesdrejtori Ekzekutiv i FMN, Agustin Carstens: Te ardhurat buxhetore, ceshtjet e detyrimeve te jashtme dhe te brendshme bashke refomat ne gjyqesor e drejtesi, problemet e qeverisjes

    Blerina Hoxha

    Fondi Monetar Nderkombetar e ka miratuar Marreveshjen e Mirekuptimit me Shqiperine per kete vit duke akorduar edhe 5.9 milione dollare per bilancin e pagesave. Lajmin e ka konfirmuar perfaqesuesi i FMN ne Shqiperi Jan -Peter Olters, pas mbledhjes se Bordit Egzekutiv te FMN, i cili rishikoi dhe miratoi per te treten here marreveshjen trevjecare me Shqiperine. Mirepo sipas nje njoftimi te selise qendrore te Fondit mesohet qe edhe kete vit qeveria shqiptare nuk ka arritur te plotesoje te gjitha kushtet qe FMN kishte rekomanduar per plotesim ne kembim te firmosjes se marreveshjes. Behet fjale per mosplotesimin e nje kriteri performance strukturore ne 30 shtator te 2003, qe lidhej me masat per te rregulluar detyrimet e prapambetura te ndermarrjeve te sektorit shteteror. Megjithate bazuar ne nje kerkese te qeverise shqiptare per shtyrjen e realizimit te ketij objektivi Fondi e ka thene po bashkepunimit me qeverine shqiptare. "Ecuria e Shqiperise gjate gjysmes se pare te programit PRGF ka qene pergjithesisht e kenaqshme, megjithe disa vonesa ne reformat strukturore. Rritja ekonomike eshte rigjalleruar, inflacioni mbetet i ulet, dhe kursi i kembimit eshte forcuar. Megjithate deficitet ne te ardhurat vazhdojne dhe mund mund te kompromentojne objektivat e reduktimit te varferise se programit", eshte shprehur Agustin Carstens, zevendesdrejtori ekzekutiv dhe kryetari i radhes te Bordit te FMN

    "Per kete arsye, permiresimi i mobilizimit te te ardhurave eshte nje politike prioritare, qe kerkon jo vetem permiresime ne administrimin e taksave dhe ne hartimin e politikes se taksave, por dhe veprime per te permiresuar qeverisjen dhe klimen e biznesit, ne menyre qe te reduktohet madhesia e ekonomise informale dhe te zgjerohet baza e taksave" eshte shprehu zyrtari i FMN. Megjithate, sipas tij, suksesi do te kerkoje qe autoritetet te marrin masa te forta edhe ne ceshtje te tjera te qeverisjes, si reforma gjyqesore dhe forcimi i shtetit ligjor. Gjithashtu, marreveshjet me kreditoret vendas dhe te huaj per rregullimin e detyrimeve financiare shteterore do te jene kritike. Marreveshja trevjecare e PRGF-se eshte miratuar ne 21 qershor, 2002 dhe perfshin nje total prej rreth 41.5 millione dollare amerikane. Deri tani, Shqiperia ka terhequr nga FMN-ja, rreth 17.8 millione dollare amerikane ne kuader te programit aktual PRGF.

    Keshillat e FMN per qeverine shqiptare

    1 -Shlyerja e detyrimeve te ndermarrjeve shteterore ndaj njera- tjetres

    2- Permiresimi i reformave qe kane te bejne me mbledhjen e te ardhurave per buxhetin e shtetit

    3-Duhet te merren masa te forta ne reforma gjyqesore dhe forcimin e shtetit ligjor

    4- Duhet me shume kujdes ne marreveshjet me kreditoret vendas dhe te huaj per rregullimin e detyrimeve financiare shteterore, te cilat vleresohen se do te jene kritike
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Jezuiti italian qė adhuronte Shqipėrinė
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •