-------------------------------------------------------------
POLICIA NIS OPERACIONIN KUNDER TRAFIKUT RRJETA E HEKURT
Policia shqiptare ka nisur sot nje operacion kunder trafikut te kodifikuar Rrjeta e hekurt, i cili synon bllokimin e pasurisė sė trafikantėve. Operacioni eshte prezantuar sot paradite ne Qendren Antitrafik te Vlores nga drejtori i Pergjithshem i Policise Kriminale ne Ministrine e Rendit, Sokol Bizhga. Rrjeta e hekurt, parashikon te parin operacion ne Shqiperi qe synon bllokimin e pasurise se te gjithe atyre qe jane implikuar ne trafiqe dhe ne krimin e organizuar. Drejtori i Policise Kriminale ka organizuar nje mbledhje me te gjithe drejtoret e policise te qyteteve qe lagen nga deti si dhe te kryeqytetit. Operacioni eshte konsideruar i filluar qe sot paradite, por qe te shkohet ne bllokimin zyrtar te pasurive do te duhet me pare zhvillimi i hetimeve dhe vendimi i gjykates. Drejtues te policise ne Vlore thane se eshte pergatitur dhe nje liste me disa nga hotelet apo restorantet e identifikuara paraprakisht si prona te njerezve te lidhur me trafiqet. Por qe te vendoset sekuestroja, duhet me pare nje urdher prokurorie. Ne listen e objekteve jane perfshire dhe pasuri te organizates Hakmarrja dhe te njerezve te drejtesise. Gjate mbledhjes Bizhga ka deklaruar se do te behet verifikimi i pasurise se te gjithe te dyshuarve nga Shkodra deri ne Sarande, kryesisht hotele ne bregdet, si dhe i shume objekteve ne Tirane, ku eshte perqendruar dhe biznesi me i madh ne Shqiperi. Pas kesaj mbledhjeje, sot ne mesdite ne brigjet e Vlores ka nisur dhe operacioni per sekuestrimin e te gjitha gomoneve madhesia e te cilave eshte mbi parametrat e lejuara.
-------------------------------------------------------------
Kush eshte menyra me e mire e administrimit te pasurive te fituara ne menyre te paligjshme (n.q.s ato sekuestrohen)?
A do tė jetė efikas ky operacion?
-------------------------------------------------------------
Krijoni Kontakt