Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 28
  1. #11
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nga gazeta TemA



    Turp koral pėr kryeministrin e munguar

    Nga Jozefina Topalli


    Tha: "Unė jam Fatos Nano dhe prapa mė vjen historia."

    Nė fakt, nuk vonoi mė shumė se tre javė.

    Kur u nisėn minimalisht ishin 39. Ishin bashkė, u kthyen vetėm 11. Shtatė tė tjerė, nė mes tė cilėve, Ela, Marjana, Faria, Nduja, Gjini, Kreshniku nuk u kthyen as tė gjallė as tė vdekur. Prindėrit e tyre vazhdojnė tė qėndrojnė nė Vlorė, - mos t`ia kthejmė shpinėn fėmijėve - thonė ata.

    Unė, zotėrinj deputetė, nuk e di si matet graviteti i njė pėrmbytje, nuk e di as si matet dhimbja e fėmijėve tė ngrirė nė ujė, por njė gjė e di - nė mos e shkaktofsh ti atė dhimbje, nė mos mundsh ta lehtėsosh atė - tė paktėn respektoje. Dhimbja ėshtė pėr t`u respektuar; dhe kur s'e bėn as kėtė, prit tė gjitha mallkimet e kėsaj bote.

    Kam menduar gjatė pėr sjelljen tuaj. Kam kėrkuar tė gjej shpjegim. Por ndoshta, z. Nano bėtė mirė qė nuk i ngushėlluat, bėtė mirė qė nuk u shkuat as pėr vizitė, bėtė mirė qė nuk u kėrkuat as falje. Bėtė mirė, sepse i qėndruat tėrėsisht besnik shpirtit tuaj. A nuk kishit menduar gjithnjė se parimet e sė drejtės nuk vlejnė pėr tė varfėrit?

    A nuk dorėzohet ēmimi i bamirėsisė gjithmonė aty ku lulėzojnė trafiqet, mjerimi e klandestinėt? Por e tepruat pak kur i treguat Besianės (15 vjeēe) ligjin.

    E ngatėrruat mė tej, kur Elės qė nuk gjendet, e paralajmėruat qė tė zbatojė ligjin. Ėshtė shumė e gjatė - z. Kryeministėr - lista e tė vdekurve. Ju s`ishit kėtu as pėr t`i parė nė TV. Skenat ia kalonin ferrit dantesk.

    Nė seancėn e paradites kallėzuat edhe njė herė pėrrallėn e "prijėsit tė familjes sė madhe" qė "mallėngjeu" disa prej kongresmenėve, madje kėtė radhė treguat pėrrallėn e prijėsit me "gjak blu". Nė pėrralla kjo ėshtė cilėsi e "princit fisnik", por princi fisnik zoti kryeministėr nuk i lė Borėbardhat tė ngrijnė nė ujėrat e akullta tė Jonit.

    Nė atė qė ju e quani "familja juaj e madhe", nuk mund tė ketė asnjė fije fisnikėrie zoti kryeministėr, dhe kjo jo thjesht pėr shkak deformimesh gjenetike, por, sė pari, e mbi tė gjitha, pėr shkak se kjo familje u krijua nė krim, funksionoi pėr 60 vjet pėr shkak tė krimit dhe mund tė fisnikėrohet sot, po aq sa njė mėkatare 60 vjeēare, qė kurrė nuk u pendua pėr ēka bėri. Ju keni gjakun dhe pamjen e saj zoti kryeminister, e kėsisoj jeni shumė larg vlerave tė fisnikėrisė. Ēertifikatėn e fisnikėrisė qė me ēdo kusht e kėrkoni, nuk mund t'ua japin as "seratat galą" dhe as ēmimet e bamirėsisė qė blini me paratė e mjeranėve, tė cilėve nė kėmbim u shisni - vdekjen.

    Kaq pėr familjen tuaj tė madhe dhe fisnikėrinė tuaj zoti Nano, ndėrsa pėrsa i pėrket humanizmit, as kėtė nuk mund ta keni, sepse jeni pjesė edhe e familjes sė "vogėl", qė herė pas here e arrestoni pėr ta liruar tė nesėrmen ... pėr mungesė provash. Ndaj dhe kėtu s`duhet tė pyetet:

    - Se kush do shpjegojė pėr tė vdekurit, apo tė gjallėt e vdekur. Kėtu s`duhet pyetur.

    - Kush do tė thirret pėr t`u pėrgjigjur pėr ata qė janė tė pėrpirė nga dallgėt (21 ndėshkimet administrative?!)

    - Tė paktėn njė herė, njė ditė, a do tė duhet tė jepet llogari pėr kėto jetė tė ngrira.

    - A nuk janė tė humburit njerėz?

    - Pse Joni duhet tė popullohet me kufoma shqiptare?

    - Sa duhej tė vdisnin qė ju ta gjykonit tė mjaftueshme pėr t`u paraqitur nė detyrė?

    - Si mund tė guxosh t`u thuash policėve qė tė fikin qirinjtė, para godinės suaj.

    - A jeni ju po ai Fatos Nano dy vjet mė parė thonit: (Gazeta "ZP", datė 20 gusht 2002):

    Superoperacioni i ndėrmarrė nga policia shqiptare ka qėnė tepėr i suksesshėm.

    (Gazeta "ZP", datė 23 gusht 2002):

    Operacioni puna nis nė tokė.

    Nano: Nuk do tė ndodhė mė siē ka ndodhur nė tė kaluarėn kur operacionet antitrafik bėheshin me fushata, aq sa vetėm i trembnin trafikantėt apo i merrnin ndonjė gomone, zetor apo karel.

    Ky impenjim ėshtė shfaqur dukshėm edhe te kreu i kėsaj policie pėr qarkun e Vlorės nėnkolonel Neritan Nallbati dhe policia nėn drejtimin profesional tė tij, ka kapur vetėm gjatė kėtij viti rreth 25 gomone, pa llogaritur gomonet e kapura nga operacioni " Puna".

    (Gazeta "ZP", datė 24 gusht 2002):

    Nano institucionalizon dhe detajon detyrat e ēdo institucioni antitrafik.

    Nano: Pakt Antikrim

    5 ministra dhe Prokurori i pėrgjithshėm nėnshkruajnė detyrimet.

    Nė Vlorė nuk ka mė skafe.

    Gazeta "ZP", datė 27 gusht 2002

    Kontrolle nė 26 motele, lokale dhe bilardo, arrestohet njė trafikant

    Gazeta "ZP", datė 28 gusht 2002



    Nano: Goditja do tė zgjasė sa mandati im.

    Nė emėr tė maxhorancės sė sotme progresiste mbetem i angazhuar qė Vlora tė mos jetė mė moli i piratėve, dhe sot nė kėtė vend ne inaugurojmė krijimin e njėsisė "Delta Force" qė do tė garantojė ruajtjen e paqes dhe tė situatės normale.

    Dua tė garantoj vlonjatėt dhe tė gjithė shtetasit shqiptarė, partnerėt tonė ndėrkombėtarė dhe vendet fqinje qė ky nuk ėshtė njė aksion i radhės antitrafik, por qeveria qė unė drejtoj ėshtė njė qeveri antitrafiqe.

    Vetė shteti po strukturohet si njė "Delta Force" komplekse shumė dimensionale, jo thjesht pėr tė ndaluar ēdo trafik tė paligjshėm.

    Punė tė mbarė ! (kjo ishte njė vit e gjysėm mė parė)

    Gazeta "ZP", datė 29 gusht 2002

    Nano: Kjo ėshtė djegia e sė shkuarės dhe e piraterisė nga brigjet tona.

    Nuk ka mė gomone dhe trafikantė nė ujėrat e Republikės sė Shqipėrisė.

    Tymi i gomoneve tė vdekjes do zėvendėsohet me pluhurin e kantjereve.

    Nuk do tė tolerohet mė klima, veprimi apo mosveprimi, qė toleron ushtrimin e veprimtarive tė paligjshme dhe veēanėrisht tė trafiqeve ilegale, tė trafiqeve nė kuptimin mė tė gjerė tė fjalės, nga ato tė qenieve njerėzore dhe tė lėndėve tė rrezikshme deri tek trafikimi i pushtetit dhe pėrfaqėsimit politik

    Gazeta "ZP", datė 30 gusht 2002

    U krijuan Task Forca. Ndėrsa nė intervistėn e datės 13 janar Nano thotė: Do krijojmė njė Task Force. Me 30 gusht, po ky njeri thotė Task Forca qė krijuam ėshtė njė trup i pėrbashkėt mes Prokurorisė dhe shėrbimeve pėr tė goditur krimin.

    Me 13 janar 2004 do tė thotė: Nuk e kuptuam se ishte e nevojshme njė Task Force mes prokurorisė, shėrbimeve dhe njė gjykate. (A s`e patėt bėrė dy vjet mė parė)?

    Me 30 gusht Nano do tė thotė:

    Shteti po heton nė detaje gjithė pasurinė apo sipėrmarrjet qė zotėrojnė elementėt kriminalė, pėr tė mundėsuar, qė asnjė pasuri e vėnė nė rrugė tė paligjshme tė mos fitojė statusin legal tė qytetarisė.

    Garantoj se punishtet, hotelet, restorantet, baret, mjetet lundruese, pasuri tė tjera tė luajtshme apo tė paluajtshme qė zotėrohen nga trafikantėt, qė po bllokohen, nuk do tė zhbllokohen mė.

    Por nė fakt sot treguat se asnjėrėn prej kėtyre s`e bėtė. Pėrsėri gėnjeni!

    Tani na tregon ligjin e antimafies. Pasi ezauroi tė gjithė emrat e mundshėm tė titujve pėr ligje - e pėr t`u bėrė mė interesant, na pėrmend edhe Cavalierin. Po Kavaljeri nuk e lė pa telefon kapitenerinė e distriktit detar. Kavalierin e pamė tė kthehet nga jashtė nė Lecce, madje tė pėrlotur tek shqiptarėt. Dhe nėse shpėtuan 11, ata shpėtuan nga oficerėt e Guardia di Financės, njė oficer qė dridhej nga tmerri i asaj qė kishte parė, dhe nuk ishte as shqiptar, e aq mė pak kryeministri i shqiptarėve. Po pse nuk bėni ende sot, pas njė jave trasparencė mbi ēfarė ndodhi?!

    - A e dini se deri dje, asnjė prokuror nė Vlorė, s`ka marrė ende nė pyetje familjarėt e tė zhdukurve ?

    - A e dini se vetėm miqtė vlonjatė i gjenden avokatė dhe i treguan derėn e prokurorisė. Tė gjitha kėto, 5 ditė pas tragjedisė, shteti shqiptar, s`don tė pyesė, shteti shqiptar s`don tė flasė. Shumė mister ka nė kėtė ngjarje, zotėrinj.

    -A e dini me na tregue sa skafe ishin: 1, 2 apo sa mė shumė?

    - Pse nuk kishin besim njerėzit e gomones tek policia, se do i ndihmonte? Por i drejtohen mė me besim TV.

    - Pse policia e Vlorės nuk donte tė ndihmonte?

    - Ēfarė kishte pėr tė fshehur? Pėrtej dijenisė dhe bashkėpunimit tė policisė nė kėtė mes.

    - Pse anijet e huaja u lajmėruan pas tre orėsh.

    - Pse u ndėrpre kėrkimi nė mesnatė pėr anijen R 224.

    Pse anija shqiptare R215 doli ne lundrim vetėm nė ora 21.30.

    Pse edhe kėsaj iu dha urdhėr tė kthehej nė ora 2 pas mesnate.

    - Kush e beson se i zuri deti detarėt?!!!

    Pėrseri duke iu referuar raportit tuaj, pse e niset pa rezerva karburanti anijen?

    Pse vetėm nė ora 05.20 dhe 05.25 dolen anijet R216 dhe R217?

    Pse nuk u dha SOS-i per tragetet qe kalonin andej?

    - Pse ju pėrmes shtypit tuaj donit tė na bėnit tė besonim se aty kishte vetėm drogė e kriminelė?

    - Pse ju gėnjyet kur thatė se askush nuk kėrkonte askėnd ?

    Si shpjegohet - rrjeti i familjes Rrokaj ? - kush i emėroi ata?

    Pse u ēuan kufomat nė Sazan. Ēfarė duhej tė fshihej aty.

    Pse nuk dorėzoni sendet e tė mbijetuarve?

    -Pse s`lejuat deri vonė mediat tė filmonin?

    - Pse s`kishte deri mė sot asnjė skafist nė burg?

    - Si mund tė jetė qenia njerėzore kaq mizore, sa pėr hir tė karriges, e tė pompimeve tė sukseseve, pranuat tė bėnit tė fundoseshin 30 fėmijė, vajza e djem tė rinj.

    - Pėr tė thėnė se nuk ka mė trafik klandestin s`iu tut syri pėr tė thėnė se Liza (e Lizat e tjera) qė kishte ardhur se i kishte vdekur i ati dhe donte tė rikthehej nė Itali, tek tre fėmijėt e saj, ishte kriminele?

    - Kaq e egėr tė jetė pashpirtėsia juaj sa t`ua citoni ligjin fėmijėve, madje fėmijėve tė vdekur, bile edhe arkivoleve pa kufoma.

    Dhe gjithė kėtė lumė deklaratash e bėni nga luksi i holleve tė hoteleve me pesė yje.

    Ata fundoseshin nė Jon e ju notonit nė pishina pėr tė ulur barkun.

    Familjarėt ngriheshin nga ankthi para morgut, e ju shtronit darka me biznesmenėt nė Azi.

    Makinat me tė vdekur nisen pėr nė Veri dhe ju vetėm atėherė kujtoheni se nė biletėn e avionit (nė biznes class) ka afrue data e mbarimit tė pushimeve tuaja.

    Si njeri mund tė mos jeni unik, por si kryeministėr jeni unik.

    Dhimbja ėshtė pėr t`u respektuar ! Kur edhe kėtė s`e bėn, bėj hap prapa.

    N.q.s., edhe kėtė s`e pranon, tė tė vijė turp ! Nė kėtė vend ku ēdo gjė e ēdokush shitet e blihet, kisha menduar se vdekja ishte "free". Kam gabuar. Edhe ajo duhej tė blihej madje shtrenjtė, 1500 euro. Por ē`rėndėsi ka. E rėndėsishme ėshtė qė ju tė vazhdoni tė uleni aty. TURP! Dhe tė gjithė ju deputetėve tė tjerė, qė do tė votoni kryeministrin e munguar nė detyrė edhe nė tragjedi. Ju as nuk pėrfaqėsoni mė. Socialistėt e ndershėm nuk do t`jua justifikojnė kurrė. Vota juaj pėr tė mbrojtur mosqenien e kryetarit tuaj nė detyrė, nė rrafshin ligjor e moral ėshtė turpi koral i kategorisė njerėzore dhe nuk mjaftoheni me kaq, por mblidhni edhe aleatė, natyrisht jo pėr tragjedinė , por pėr tė shpėtuar kavalierin tuaj tė vogėl. (Qė edhe s`i dridhet buza, kur thotė: e dija se do tė ndodhte).

    - Ju mund tė vazhdoni tė shpėtoni karrigen, por kurrė shpirtin tuaj.

    Sa shumė qeshnit dje, kur koalicioni siguroi se Fatosi do vazhdojė tė na princėrojė.

    Sjellja juaj, ndaj mungesės "par excellence" tė kryetarit tuaj, ishte e shėmtuar. Shumė e shėmtuar. Dhe pėrēmimi juaj ndaj atyre qė s`janė mė, ėshtė e frikshme. E pra z. kryeministėr, ata ishin mė tė bukur, mė me kurajo, mė me dinjitet se tė gjithė kėta "onorevoli". Sa thashė ishte vetėm pjesa morale. Por unė votoj pėr shkarkimin tuaj z. Nano pėr shkakun qė ata fėmijė dhe tė rinj i ēoi te gomonia. Nuk i shkon as pėr vizita pėr tė kuptue. Aty do tė gjejė tė gjitha arsyet. Tė gjithė kėto familje si gjithė pjesa tjetėr e Veriut jetojnė me shpirt ndėr dhėmbė.

    Votoj, pėr Gėzim Fushėn 18 vjeē, djali i madh i familjes qė u nis pėr tė ndihmue nanėn e vet me rritė 7 fėmijėt e tjerė. Votoj kundra teje pėr Tom Dedė Gjonin, qė s`kishte as rrugė pėr tė mbėrritė te shpia. Votoj kundra teje pėr Kreshnikun, djalin e vetėm nė 5 motra, me babė invalid qė iku sepse ti s'i dhe asnji punė!

    Votoj kundėr pėr djalin e Dobraēit qė la vajzėn 6 muajshe, pėr Sadikun qė la djalin 3 muajsh, pėr Lizėn qė la tri fėmijė, pėr Alfredin, pėr Paulinin, pėr Dritanin, pėr Arbenin, pėr Markun, pėr Gėzimin, pėr Toninin, pėr Besmirėn, pėr Ridvanin, pėr Agronin, pėr Marlinin! Votoj kundra teje pėr faktin se asnjėherė tjetėr ngjarja s`ka pasur njė lidhje kaq tė afėrt familjare me elitėn politike, si kėsaj radhe. Ndaj na ndihmoni tė bėjmė kujdes - se mund tė quhet abuzim me tragjedinė.

    Ndaj dhe cinizmi, sadizmi e arroganca duket s`kanė fund. Ndjeshmėria juaj, pėr tė mos folur pėr tragjedinė ėshtė vetėm ngulmimi juaj i fillimit pėr tė mos pranuar ngjarjen, pėr ta fshehur atė, pėr tė mos e ndjekur atė, pėr ta zhytur nė asgjė atė qė vetė ju i quani episode, por tė gjithė tė tjerėt e quajnė tragjedi.

    Po, abuzim me tragjedinė, sepse s`duhet tė themi se ē'kėrkonin tė ikurit nga uria e mizerja. Se s`duhet tė themi qė kėrkonin tė bashkoheshin me familjet - e se nuk duhet tė tregojmė lidhjet e rrjetit me ata qė shajnė - po abuzoni!! Ju jo vetėm i latė tė vdisnin, tani doni tė vrisni edhe arsyen. Po tė mundnit edhe kėtė tė fundit do e mbysnit nė Jon.

    Ju qytetarė - bėni kujdes nga sirenat, kėndojnė bukur, por tė marrin me vete.

    A nuk i patė dje sa tė qeshur ishin sirenat e koalicionit pėr integrim. Votoj kundra teje pėr armiqėsinė tėnde ndaj qytetit tim. A e kupton se aty ku ka uri, aty s`ka lekė pėr libra e ilaēe, s`ka lekė pėr drita. Jo natyrisht s`mund tė kuptosh. Aty ku s`ka drita 18 orė, s`ka punė. Aty ku s`ka punė, s`ka bukė. Aty ku s`ka bukė, s`ka jetė - ndaj mbetet tė pėrdoret vetėm Joni. Por Joni nuk ėshtė pėr t'u populluar me kufoma!!!

  2. #12
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pervec dy komenteve te Berishes dhe topallit gazeta TemA sjell sot nje informacion te gjere lidhur me zhvillimin e tragjedise, versionin e dhene nga ministri i rendit dhe versionin e te mbijetuarve dhe personave qe kane pasur dijeni. Gjithashtu dhe zhvillimin ne seancen parlamentare te thirrur nga opozita qe do vazhdoje edhe sot.

    Krejt materiali i rubrikes politike meriton te sillet ne kete teme.




    POLITIKA

    Toska mbyt dhe tė vėrtetėn e tragjedisė

    Gazeta "TemA" boton variantin e ministrit tė Rendit, Igli Toska, pėr kronologjinė e tragjedisė sė brigjeve tė Karaburunit. Paralelisht me tė botohet edhe kronologjia e ngjarjeve sipas dėshmive tė tė mbijetuarve dhe personave tė tjerė qė kanė dijeni mbi ngjarjen tronditėse tė 9-10 janarit. Ballafaqimi i kėtyre dy kronologjive nxjerr shumė mospėrputhje. Sipas dėshmive tė tė mbijetuarve dhe ish shefit tė postės kufitare tė Dhėrmiut, Vladimir Kordhishta, kronologjia e ministrit Toska nuk ėshtė e vėrtetė. Ato kanė mospėrputhje duke filluar nga oraret e ndryshme dhe veprimet qė janė bėrė pėr tė shpėtuar jetėn e viktimave tė tragjedisė qė ndodhi vetėm 5 kilometėr larg nga Karaburuni. Ministri thotė se ėshtė vėnė re objekti lundrues nė orėn 18:00 dhe se nuk ka pasur asnjė informacion mė parė pėr gomonen. Ndėrsa shefi i Postės sė Policisė tė Dhėrmiut thotė se ka informuar eprorėt e tij qė nė orėn 17:40. Kontradiktat e mėdha mes versioneve zyrtare pėr ngjarjen dhe versioneve tė tė viktimizuarve, lėnė ende tė errėt tė vėrtetėn e tragjedisė, ku ngelėn tė vdekur, 21 persona e u zhdukėn mbi shtatė tė tjerė.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ngjarja sipas ministrit Toska

    1- Rreth orės 18.00 nėpėrmjet radarit tė postės kufitare Dhėrmi, u njoftua se njė mjet ndodhej nė ujėrat e Karaburunit, rreth tre milje larg bregut. Para sinjalizimit tė parė nuk kishte asnjė informacion tjetėr. Duke qenė se shėrbimet e policisė kufitare nuk kishin informacione pėr lėvizje tė mjeteve tė ligjshme nė kėtė drejtim, u njoftua menjėherė salla operative e drejtorisė sė qarkut Vlorė, u morėn masa pėr nxjerrjen nė det tė mjeteve lundruese, pėr verifikimin e mjetit qė lundronte.

    2- Nė orėn 18.20 u nisėn nė drejtim tė Dhėrmiut njė motovedetė e repartit Delta Force, njė gomone e policisė kufitare, dhe njė motovedetė e Guardia di Financas italiane, me ekipazh tė pėrbashkėt shqiptaro-italian. Mjetet e sipėrpėrmendura shkuan deri nė mezokanal dhe aty u detyruan qė tė kthehen pas, pėr arsye se deti ka qenė shumė i trazuar, dhe shumė i rrezikshėm. Forca e dallgėve ka qenė 6 ballė dhe era ka pasur shpejtėsinė 80 km nė orė. Kapaciteti teknik i mjeteve tė disponueshme, nuk pėrballonte objektivisht fortunalin duke rrezikuar jetėn e forcave tė policisė dhe marinarėve. Nga ana tjetėr forcat e policisė kufitare Dhėrmi filluan kėrkimet nė afėrsi tė vendit ku menduan se ishte nisur objekti. Aty shkoi shefi i postės kufitare me njė grup policėsh ku u gjet njė automjet tip pezho, i braktisur dhe me targa italiane, si dhe bidona karburanti bosh. Nga hetimet paraprake mjeti rezultoi nė pronėsi tė shtetasit Hysni Tafili pėr tė cilin menjėherė u bė shpallja nė kėrkim.

    3- Ndėrkohė shėrbimet e policisė kufitare morėn informacionin se nga qytetarėt nė rrezik ishin marrė informacione nga numrat e telefonave celularė 06920 70 266, 06922 50 449, nėpėrmjet tė cilėve ishte pėrcaktuar vendndodhja 4-5 milje larg bregut mes Palasės dhe Karaburunit. Menjėherė pas kėtij informacioni i cili u vlerėsua i besueshėm, kemi intensifikuiar masat pėr shpėtimin e gomones. Mbi bazėn e rivlerėsimit tė situatės nė orėn 19:40, ėshtė njoftuar disktrikti i dytė detar i Vlorės, njerėz tė cilėt komunikuan me grupin e 28 naval italian nė Sazan, dhe nė njė hark kohor tė shkurtėr nisėn mjetet e tyre drejt vendngjarjes.

    4- Nė orėn 20:30 u njoftua koordinatori i forcave tė Natos nė Tiranė, tė cilit iu kėrkua pėr helikopter, ndihmė e cila u vu nė dispozicion, ndihmė, e cila u mundėsua nė orėn 22:00.

    U nis nga baza e Pashalimanit njė anije, e cila mund t'i rezistonte kohės sė keqe, si dhe nga Sazani njė anije e dytė e bazės italiane e Guardia di Costiere. Me marrjen e kėtij informacioni tė plotė nga burime konfidenciale policore, media e qytetarė tė ndryshėm me telefona tė Drejtorisė sė Policisė nė Vlorė.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ministria e Rendit, mori kėto masa:

    -U njoftua Zv.kryeministri pėr situatėn dhe masat e marra deri nė ato momente. Mbas urdhrit tė zv.kryeministrit kam urdhėruar me aktin 19/40 tė dt.9.1.2004, ngritjen e shtabit tė emergjencės nė Ministrinė e Rendit Publik si dhe mbajtjen kontakt me median pėr tė informuar publikun mbi zhvillimet e kėsaj situate qė po bėhej gjithnjė e mė dramatike. Kjo e fundit nė funksion tė transparencės dhe pėr tė siguruar informacione nga familjarėt e personave qė ndodheshin nė gomone.

    Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė bėri njė plan tė detajuar pėr veprimet qė duhet tė ndėrmerreshin. Urgjentisht u nis pėr nė Vlorė njė grup specialistėsh nėn drejtimin e drejtorit tė Policisė Kriminale si dhe drejtorit qendror tė Policisė Kufitare, tė cilėt do tė merreshin me menaxhimin e situatės si dhe zgjidhjen e saj.

    5- Paralelisht u tentua tė hyhej nė lidhje me telefona celularė me synim pėr tė marrė informacione tė tjera orientuese pėr operacionin e shpėtimit, por ishte e pamundur pasi shkėputej lidhja dhe sinjali telefonik. Nė orėn 21:30 iu njoftua dhe iu kėrkua ndihmė Flotės Luftarake Detare pranė Forcave tė Armatosura pėr dėrgimin e mjeteve tė tyre nė vendin e ngjarjes dhe kapitenerisė sė pėrgjithshme tė porteve italiane nė Brindizi pėr tė ndihmuar me helikopterė dhe mjete lundruese. Si rezultat i kėtyre masave tė mėsipėrme, nga baza detare e Guardia di Finanzza u dėrguan dy mjete lundruese nga Sazani dhe Durrėsi si dhe u nis njė helikopter nga Brindizi. Me gjithė masat e marra deri pas mesnate nuk u arrit qė gomonia tė lokalizohej. Kjo u bė e mundur vetėm nė orėt e para tė mėngjesit.

    6- Mjetet e lundrimit dhe helikopterėt kanė kaluar shumė pranė gomones por pėr shkak tė motit, mjegullės errėsirės dhe kushteve tė detit, nuk u bė e mundur qė tė gjendej.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Kronologjia e ngjarjes sipas tė mbijetuarve dhe tė tjerėve nė dijeni tė ngjarjes

    1- Ish shefi i postės sė policisė sė Dhėrmiut, Vladimir Kordhishta bėri pėrgjegjės pėr tragjedinė, eprorėt e tij, tė cilėt nuk kanė ndėrhyrė pėr shpėtimin e personave qė ndodheshin nė gomone. "Rrezikun pėr gomonen e kam dhėnė qė nė orėn 17.40 minuta, por eprorėt e mi nuk janė pėrgjigjur."

    2- Vladimir Kordhishta: "Nė orėn 21:00 deti ka qenė i qetė dhe po tė ekzistonte vullneti, viktimat do tė ishin shpėtuar. Unė edhe me not do tė mund t'i shpėtoja viktimat, aq afėr sa ishin, jo mė i gjithė shteti."

    3- E dashura e skafistit Artur Rrokaj: - Arturi mė ka telefonuar nė orėn 18.20. Mė tha nė telefon se po mbyteshin, lajmėro policinė. Kam njoftuar policinė e Vlorės, kam dhėnė numrin e Arturit, qė nuk ėshtė numri me 20, por ai me 22 dhe deri nė orėn 21:00 kam marrė lajm shpesh nga Arturi, duke thėnė se ne po mbytemi, pse nuk vjen njeri pėr ndihmė. Kur u shkėput lidhja me telefonin me numėr 22 mė merr nė telefon me numrin me 20 dhe mė thotė se kam 2 orė e gjysmė qė kam thėnė pėr ndihmė dhe s'po bėn gjė. Nė orėn 21.45 kam pasur kontaktin e fundit me Arturin, i cili tha se po sheh njė helikopter dhe po i bėn me shenjė. Babai i Arturit, Fatbardh Rrokaj, shefi i antiterrorit tė Shkodrės, kur e kam marrė nė telefon mė ka thėnė - ik qerohu se djali im nuk ka tė bėjė me kėtė histori!

    4- Njoftimi pėr shtyp i NATO-s nė 10 janar 2004: - Kėrkimet filluan mbrėmė nė orėn 21.30 tė mbrėmjes sė djeshme 9 janar dhe vazhduan deri nė orėn 1.30 tė natės, pastaj u ndėrprenė pėr tė rifilluar kėtė mėngjes nė orėn 7.00.

    5- Fran Prenga, burri i Lizės dhe vėllai i Arbenit, qė ngelėn tė vdekur nė gomone: - Me gruan time kam folur edhe nė orėn tetė tė mėngjesit tė datės 10 janar, njė ditė pasi ishin nisur gomonet. Ajo ka qenė gjallė deri atėherė. Lidhjet i ka ndėrprerė njė person qė ka qenė duke ecur afėr nesh nė mėngjes nė Vlorė. Unė shoh vėllanė dhe gruan me shenja djegieje nė trup dhe nė fytyrė, por jo nė flokė apo vetull. Tė afėrmit e mi janė djegur qėllimisht, prandaj kėrkoj hetime pėr kėtė qėllim. Tė afėrmit e mi nuk janė djegur me rroba, por me ndonjė gjė tjetėr. Me drogė. Kėrkoj pėrgjegjėsit tė ndėshkohen e jo tė mbulohen nga ana e qeverisė. Ata janė pėrgjegjės sė bashku me ta.

    6- Avni Cakaj nga Dobraēi i Shkodrės, i mbijetuar: - Po, vetėm gjysmė ore pasi jemi nisur. Policia e ka ditur se po mbyteshim e nuk ka ardhur tė na shpėtojė. Njė anije ka kaluar shumė pranė nesh, aq afėr sa ne e shihnim shumė mirė, po ata bėnė sikur nuk na panė.

    7 - Njė skafist nga Vlora thotė se nėse do t'i ishte kėrkuar ndihmė, ai do tė mund tė shpėtonte viktimat, maksimumi pėr dy orė.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Socialistėt: Na lini tė punojmė

    Pėrfaqėsuesit socialistė kanė braktisur seancėn e djeshme, pa mbaruar as ēereku i diskutimeve tė parlamentarėve. I pari ėshtė larguar kryeministri Nano dhe mė pas janė larguar pjesa mė e madhe e deputetėve. Nė sallė kanė mbetur vetėm njė numėr i vogėl i deputetėsh tė majtė. Nė kryesinė e Kuvendit janė depozituar kėrkesat e 85 deputetėve pėr tė diskutuar, kurse deri nė momentet kur janė larguar qeveritarėt, kishin mbaruar diskutimet e vetėm rreth 20 deputetėve, pėrfshi kėtu dhe diskutimin e ministrit Toska.

    Socialistėt dhe aleatėt e tyre kanė mbrojtur versionin se nė vende tė ndryshme ndodhin tragjedi, pėr tė cilat nuk duhet tė jetė pėrgjegjėse administrata shtetėrore. Ata gjithashtu nė fjalėn e tyre kanė vlerėsuar punėn e qeverisė dhe tė dikastereve gjatė kėsaj ngjarjeje. "Ministria e Mbrojtjes, e Rendit tė koordinuara bėnė tė pamundurėn. Por nuk themi se kemi bėrė gjithēka. Ngjarje tė pėrmasave tė tilla duhet tė analizohet me pėrgjegjėsi, ngjarje tė tilla kanė nevojė pėr solidaritet. Pozitėn dhe opozitėn nuk mundi t'i bashkojė as zija," deklaroi ministri i Drejtėsisė Fatmir Xhafa.

    "Krimi po investon mbi konfliktualitetin shtet dhe polarizimin fals, aktorė tė tė cilit jemi tė gjithė ne. Krimi investon mbi faktin se si klasė politike nuk garantojnė perspektivė dhe nga ana tjetėr se nuk kemi ende njė shoqėri civile tė fuqishme. Le tė mos bėjmė gabimin fatal, qė ne tė ndahemi. Nėse ndahemi nė momente tė vėshtira, krimi investon mbi hapėsirat qė krijohen. Kemi shumė precedentė qė kanė pėrjetuar tragjedi tė tilla, tė kundėrtėn kanė gjetur. Mė 11 shtator SHBA-sė iu godit zemra, por askush nuk u ngrit kundėr administratės," tha kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule.

    "Shėrbimet e policisė e kanė ditur edhe mė parė qė njerėzit qė vinin nga veriu. Gjithkush qė merr rolin e prokurorit e ka gabim. Le t'i themi gjėrat nė kohėn e duhur. Kryeministri ėshtė nė detyrė dhe vlen tė ketė besimin tonė. Zonja Topalli ka tė drejtė tė akuzojė, por nuk ėshtė synimi im qė tė mbroj kryeministrin Nano. Besoj se Nano t'i dalė vetė pėr zot vetes sė vet," deklaroi kryetari i partisė Demokracia Sociale, Paskal Milo.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Lesi: Qeveria e trekėndėshit Vlorė-Gjirokastėr-Tepelenė

    Deputetėt e opozitės thanė nė fjalėt e tyre se Nano ka qenė njė nga personat qė ka punuar mė shumė se tė tjerėt qė tė varfėrojė vendin, e sidomos opozitėn. Njė deklarim tė tillė e bėri kryetari i Partisė Demokristiane, Nikollė Lesi. "Dua tė them se vendi ėshtė nė mjerim dhe skamje. Vendi ka probleme, por jam i detyruar tė them se Veriu ėshtė zona mė e varfėr. Pasi socialistėt e kanė lėnė nė mungesė totale investimi. Kjo qeveri ėshtė mė antiveriorja e Shqipėrisė, qeveria e shqiptarogrekut Fatos Nano. Ngjarja tregoi se nuk funksionon shteti, tė mos ishin mediat jam i bindur se nė mėnyrė kategorike asnjė strukturė nuk do funksiononte. Ministri duhet tė marrė masa drastike dhe jo tė heqė disa drejtorė. Qeveria e trekėndėshit Tepelenė-Vlorė-Gjirokastėr. Kjo ėshtė qeveri nepotike. Kryeministri nuk ishte nė ditėn e zisė. Nano duhet tė kish shkuar e tė pinte kafė atje. Njė njeri i urryer pėr njerėzit. Edhe drejtues tė PS-sė sė Lezhės thonė se na turpėroi. Pėrfundimisht unė po votoj pro mocionit, njė votė jam, por zė i parėndėsishėm nuk jam," e mbylli fjalėn e tij deputeti Lesi.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Deputetėt e opozitės kanė deklaruar se kryeministri ėshtė fajtor pėr tragjeditė e shqiptarėve

    “Nano na vrau shpresat, po na vret dhe fizikisht”

    Opozita ka deklaruar se Nano ėshtė pėrgjegjės pėr tragjedinė. Madje sipas tyre pashpirtėsia e kėsaj qeverie ka arritur shumė larg, aq sa viktimave iu janė vjedhur dhe gjėrat personale. "Ju keni grabitur bizhuteritė e tė vdekurve, jeni hija e zezė e mallkimit jo vetėm pėr Shkodrėn por pėr tė gjithė shqiptarėt. Nė tė kundėrt mbi ty do tė bjerė mallkimi i bijve tė asaj nėne qė u sakrifikuan pėr tė ikur nga ky vend. Nano ka sjellė fatkeqėsi pėr njė popull tė tėrė," deklaroi deputeti i Shkodrės Valentin Palaj.

    "Kryeministri Nano u tregua i papėrgjegjshėm duke mos ndėrprerė pushimet kur vendin e mbuloi zia, duke injoruar jetėt e vdekura. Ai u kujtua pas tragjedisė se ekzistonte trafiku, droga, dhe se duheshin luftuar. Shqiptarėt mendojnė se Kuvendi nuk ėshtė pėr ta. Vendi po shkon drejt shkatėrrimit dhe fajtore pėr kėtė ėshtė qeverisja e keqe e lidhur me trafiqet e krimin. "Mjerimi dėshira pėr njė jetė mė tė mirė theksoi Mehdiu i bėri tė rinjtė e Shkodrės tė marrin rrugėn drejt vdekjes dhe tė bėhen pre e kriminelėve," theksoi kryetari republikan, Fatmir Mediu.

    Kurse kryetari i grupit parlamentar tė demokratėve tė rinj, Nard Ndoka, tha se mbėshtet mocionin. "Jam i prekur pėr familjet e varfėra. Tragjedia tė mos shndėrrohet nė njė histori qė pėrsėritet. Ne kemi njė qeveri qė i detyron shtetasit tė ikin nga kjo tokė, dhe nuk kemi pse kėrkojmė se pėrse nuk i shpėtojmė nė det. Ne jemi sepse PD kėrkon mocionin dhe ne e mbėshtesim. Ne kėrkojmė zgjedhje tė parakohshme. Nuk kemi pse kemi 2 ditė zie tė turpshme. Nėse nuk tregojmė se kemi vullnetin tė ndryshojmė gjėrat, mocionet do tė jenė tė kota," theksoi Ndoka.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Seanca, opozita: Vendi nė terr informativ

    Edhe pse ishte parashikuar qė qytetarėt e Shqipėrisė do tė kishin mundėsi tė shihnin zhvillimin e seancės sė djeshme parlamentare, kjo gjė nuk ka ndodhur. Fillimi i saj i ka gjetur shumė nga qytetet e Shqipėrisė nė mungesė tė plotė energjie elektrike, kurse opozita kėrkoi qė kjo seancė tė ndėrpritej, pasi ajo po zhvillohej pėr qytetarėt e Shqipėrisė, tė cilėt duhet tė informoheshin. Gazeta jonė mori kontakt me banorė tė qyteteve tė ndryshme nė vend pėr tė provuar saktėsinė e informacionit tė dhėnė nga ministri i Energjitikės Viktor Doda, nėse qytetet kishin drita.

    Nė qytetet mė tė mėdha tė vendit, qytetarėt pohojnė se nuk kanė drita, ndėrsa nė redaksi kanė mbėrritur dhe telefonata nga qytetarė, tė cilėt shprehen se seanca nuk duhet tė zhvillohet, pėr shkak se ata nuk kanė drita. Ky problem ėshtė shfaqur deri nė orėt e para tė mbrėmjes. Ndėrsa opozita ka deklaruar se po bėhen dhe tentativa pėr tė ndėrhyrė nė transmetuesit e ndryshėm. Seanca e jashtėzakonshme ka nisur me debate mes familjarėve tė viktimave dhe mazhorancės socialiste. Kjo seancė ėshtė ndėrprerė disa herė. Deputetėt e qytetit tė Shkodrės kanė kundėrshtuar zhvillimin e seancės, pasi nė kėtė qytet dhe zonat pėrreth mungonte energjia elektrike dhe banorėt nuk mund tė pėrcillnit debatet nė sallėn e Kuvendit. Kėtė pretendim e ka ngritur deputetja Jozefina Topalli me kėrkesė tė qytetarėve qė pėrfaqėson nė sallėn e parlamentit dhe familjarėve tė viktimave, njė pjesė e tė cilėve gjendeshin nė sallėn e Parlamentit. Pas kėrkesės sė opozitės, Ministri i Energjitikės Viktor Doda ka premtuar se do tė ketė drita pothuajse nė tė gjithė vendin. Pas premtimit tė ministrit tė Energjitikės seanca ka rifilluar, por shumė shpejt ėshtė ndėrprerė, pasi nė Shkodėr nuk ka patur energji elektrike, edhe pse Doda bėri njė premtim publik. Mė pas vetė Pėllumbi ka deklaruar se do tė ndėrpritet seanca, kurse sekretari i pėrgjithshėm i Partisė Socialiste, njėkohėsisht kryetar i grupit parlamentar tė kėsaj partie, Gramoz Ruēi, theksoi se do tė ngrihet njė komision me deputetė tė tė dy krahėve pėr tė vėrtetuar gjendjen elektrike nė vend.

    Kreu demokrat Sali Berisha deklaroi se seanca e jashtėzakonshme e kuvendit nuk mund tė zhvillohet nė terr informativ. Berisha tha se sipas informacioneve tė marra, shumė qytete tė vendit janė zhytur nė errėsirė. "Ne kėrkojmė qė seanca tė jetė mė seriozja, por s'mund ta zhvillojmė kurrsesi pa energji", tha lideri demokrat.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Doda premton 24 orė energji, Shqipėria s'ka drita

    Duke u nisur nga telefonatat e qytetarėve shkodranė pėr mungesė disaorėshe tė energjisė elektrike, opozita ka kėrkuar shtyrjen e seancės sė jashtėzakonshme parlamentare, derisa nė gjithė vendin tė kishte energji. Nė kėtė mėnyrė debatet do tė ndiqeshin nė tė gjithė vendin. Pas kėrkesės sė opozitės, Ministri i Energjitikės Viktor Doda ka premtuar se do tė ketė drita pothuajse nė tė gjithė vendin. Pas premtimit tė ministrit tė Energjitikės seanca ka rifilluar, por shumė shpejt ėshtė ndėrprerė, pasi nė Shkodėr nuk ka patur energji elektrike, edhe pse premtimi i ministrit, nė pamje tė parė, ka qenė bindės. Korporata Elektronergjitike Shqiptare (KESH), ka deklaruar se ka marrė dje njė urdhėr pėr ndėrprerjen e kufizimeve tė energjisė elektrike duke nisur nga 24 orėt nė vazhdim dhe deri nė momentin e pėrfundimit tė debatit parlamentar tė kėrkuar nga opozita pėr tragjedinė e Karaburunit. Ndėrsa raportimet nė rrethe, evidentojnė vazhdim tė kufizimeve, edhe pse mė tė reduktuara se ditėt e tjera. Ndėrsa nė Shkodėr, energjia elektrike ka munguar nga ora 9 e paradites deri nė 5 tė pasdites. Pastaj dritat kanė ardhur, por nuk kanė munguar ndėrprerjet gjysmorėshe.

    Nė zonat rurale tė Shkodrės ndėrprerjet e energjisė kanė qenė mė tė gjata. Urdhri ėshtė konfirmuar nga Ministri i Industrisė dhe Energjitikės, Viktor Doda, i cili tha se i ka kėrkuar KESH-it, tė garantohet furnizim i pandėrprerė i tė gjithė konsumatorėve me energji elektrike nė tė gjithė vendin, pra 24 orė pa ndėrprerje. Nė njė njoftim pėr shtyp qė shpėrndau dje nė mesditė, zyra e shtypit tė ministrisė sė Industrisė dhe Energjitikės, thuhet gjithashtu se "tė gjitha strukturat e KESH-it, janė vėnė nė gatishmėri tė plotė pėr eleminimin e defekteve dhe pėr tė siguruar furnizimin e pandėrprerė pėr tė gjithė konsumatorėt shqiptarė". Ndėrkohė nga raportet e djeshme nga tė gjitha rrethet e vendit, mėsohet se ka patur ndėrprerje tė vazhdueshme tė energjisė elektrike.

    A.B.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Topi: Nano, erdhi koha tė largohesh

    Kryetari i Grupit Parlamentar tė opozitės, Bamir Topi, ka paraqitur nė seancėn e jashtėzakonshme tė Kuvendit, mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit Fatos Nano tė nėnshkruar nga 28 deputetė tė opozitės. Nė fjalėn e tij, deputeti Bamir Topi ka hedhur akuza tė rėnda mbi figurėn e kryeministrit duke i kujtuar kėtij tė fundit se "koha pėr t'u larguar ka ardhur". Nėnkryetari demokrat ka akuzuar zotin Nano si autorin kryesor tė tragjedisė sė 9 janarit duke komentuar se ka njė mungesė tė theksuar etike nė sjelljen e tij ndaj viktimave. "Sjellja e Fatos Nanos ka njė mungesė morali dhe etike ndaj ngjarjes sė Karaburunit. Ai ėshtė njė njeri qė ka urdhėruar ditėn e zisė, nga hotelet luksoze tė Stambollit", ėshtė shprehur Topi. Sipas tij, opozita kėrkon qė nė kėtė seancė tė jashtėzakonshme tė zbardhė tė vėrtetėn e ngjarjes sė 9 janarit, se pėrse kėta qytetarė shqiptarė nuk u shpėtuan nga shteti i tyre. "Kėrkojmė tė nxjerrim mungesėn e sinqeritetit tė kryeministrit tonė. Ne nuk kėrkojmė asnjėherė qė tė bėjmė mazhorancėn nė sallė, por kėrkojmė transparencė. Kėrkojmė largimin e Fatos Nanos si autor kryesor i tragjedisė", ka vijuar Topi. Fati i gomones sė dytė ėshtė, sipas zotit Topi, njė tjetėr pikė qė opozita dhe familjarėt kėrkojnė shpjegim. Deputeti i opozitės ka kėrkuar qė familjarėt tė largojnė kryeministrin Fatos Nano dhe nga ana tjetėr ka premtuar angazhim serioz tė opozitės nė hetimin dhe zbardhjen e plotė tė tragjedisė nė detin Jon.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nano provokon familjarėt e viktimave

    Pas paraqitjes sė mocionit nga ana e opozitės, ka marrė fjalėn kryeministri Fatos Nano duke fajėsuar kryetarin e opozitės pėr zhvillimet nė vend. Ai ka filluar deklarimet e tij se qeveria ka marrė masa pėr tė luftuar trafikun, kurse banorėt e kanė ndėrprerė disa herė atė, duke e quajtur kriminel dhe vrasės. "Qeveria vlerėson masat antitrafik tė marra ditėt e fundit nė goditjen e trafiqeve. Policia ka ndaluar disa prona tė ndėrtuara nė rrugė tė paligjshme dhe tashmė po heton mbi ngjarjen. Pėrsa i pėrket mocionit tė opozitės, unė nuk kam dėshirė fare tė merrem as me Topat dhe as me shtratin e tyre, Sali Berishėn. Ky njeri nuk ėshtė veēse njė njeri qė nxjerr vrer pėr vite me radhė dhe vjen rrotull si korb i zi. Askush mė shumė se ai nuk ka derdhur lot nė kėto ditė, lot qė nuk dalin nga dhimbja por janė lot krokodili qė kėrkon pushtet," tha kryeministri Fatos Nano.

    Heshtjen e mbajtur nga ana e tij nė kėto ditė, Nano e quajti traditė kombėtare nė nder tė tė vdekurve. Kryetari i qeverisė ka kujtuar disa nga tragjeditė qė kanė ndodhur nė vite duke e quajtur Sali Berishėn hije qė sillet rrotull politikės shqiptare. "Nuk kam dalė tė evidentoj dėmet e pallogaritshme qė i bėri nderit dhe imazhit tė Shqipėrisė dhe vetė shqiptarėve instalimi i trafiqeve nga regjimi i Berishės deri nė furnizimin e makinės vrasėse tė Millosheviēit. Unė nuk kam ndėrmend tė dal e tė ndėrtoj njė politikė si ajo e Berishės", tha Nano, ndėrsa akuzoi se opozita po pėrdor tragjeditė pėr interesa politike.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nano ndalon gazetarin qė "zbuloi" kongresmenėt socialistė

    kryeministri Policia ka ndaluar gazetarin e televizionit 'Top Channel', Ismet Drishti, dhe ka ushtruar presion mbi operatorin e kėtij televizioni, pasi ata kanė tentuar qė tė filmojnė nė momentet kur Fatos Nano, i cili po darkonte sė bashku me ministrin e Rendit, Igli Toska nė restorant 'Karlsberg', pasi kanė lėnė nė mes seancėn e jashtėzakonshme tė Kuvendit, nė tė cilėn po diskutohej pėr tragjedinė mė tė fundit nė vend. Gazetari sė bashku me operatorin janė shoqėruar nga forcat policore, nė komisariatin numėr dy tė kryeqytetit. Ndėrkohė njė grup tjetėr xhirimi i kėtij televizioni ėshtė nisur pėr tė filmuar dhe pėr tė marrė informacione pėr kėtė ndalim, por nuk kanė arritur qė tė depėrtojnė dot, pėr shkak tė masave tė rrepta policore. Nano nuk ėshtė shqetėsuar, nė njė kohė kur opozita ka kėrkuar me ngulm qė ai tė jetė i pranishėm nė seancė gjatė kohės kur ata flasin pėr tragjedinė e madhe. Nano u largua nė njė kohė kur mė pak se ēereku i deputetėt kishin pėrfunduar fjalimet e tyre.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ēfarė thanė ata qė s'u dėgjuan...?!

    "Nano, tė paktėn nė ngushėllim na vije"

    "Nuk kemi ardhė tė dėgjojmė Nanon tė na flasė pėr korba e as ta dėgjojmė duke u zėnė me Sali Berishėn, se e njohim kush ėshtė. Po duam tė dimė se ēfarė po bėhet pėr ne. Ne e dimė se sa burrė i mirė ėshtė, se edhe pėr ngushėllim nuk na erdhi. Ne do ta prisnim edhe mė mirė se Berishėn, se kėshtu na e kėrkon tradita. Po ai po bėnte qejf me zonjėn e tij," - tha Gjeto Prenga nga Shkodra, i cili ka humbur djalin e vėllait dhe nusen e djalit, tė cilėt kishin ardhė nga Italia pėr tė varrosur babain, e mė pas nuk u lejuan tė kalonin.

    Tė heshturit e sallės sė Kuvendit ishin pikėrisht ata pėr tė cilėt bėhej seanca parlametare. Ishin ata qė Kryetari i Kuvendit arriti t'i quajė edhe mitingashė. Ishin ata qė humbėn fėmijėt, nuset, vėllezėrit e tė afėrmit e tyre. Humbėn nė thellėsitė e detit trupat e pajetė tė tė dashurve tė zemrės. Ata qė nuk u dėgjuan e u shpėrfillėn nga pushtetarė tė papėrgjegjshėm, ishin varfanjakėt e ardhur nga Shkodra pėr tė dėgjuar pėrfaqėsuesit e tyre, tė flasin pėr "korba tė zinj qė enden nė historinė e politikės moderne shqiptare". Kjo ishte pikėrisht ajo qė nuk i la dot pa ngritur zėrin. Mark Grisha e Nikoll Nila, humbėn djalė e vajzė 19 e 16 vjeē tė sapomartuar. Gjithsesi e mposhtėn dhimbjen e erdhėn tė dėgjojnė se ēfarė po bėn shteti i tyre, tė paktėn pėr tė mbuluar nė dhe trupat e pajetė tė dy tė rinjve. Gjetė Prenga e shumė e shumė tė afėrm tė tjerė qė humbėn njerėzit e tyre tė dashur nė det. Ata arritėn tė bėrtasin e tė kėrkojnė se ēfarė po bėhet pėr ta. "Nuk erdhėm kėtu tė dėgjojmė Fatos Nanon duke u zėnė me Sali Berishėn. Ne kemi pasur kohė pėr tė bėrė kėtė gjykim. Ėshtė Nano ai qė na i mbyti njerėzit tanė. Ėshtė ai qė duhet tė mbajė pėrgjegjėsi", shprehet i indinjuar Gjetė Prenga nga Shkodra. Ai humbi vėllanė Arbenin e nusen e vėllait Lizėn, nė tragjedinė e Jonit. E ndėrsa Nano vazhdonte me termat e komplikuar tė fjalimit tė tij, familjarė tė pranishėm nė sallė reagonin. Bėrtisnin e ngrinin zėrin, megjithėse askush nuk i dėgjonte. Madje kryetari i kuvendit Servet Pėllumbi tentoi t'i nxirrte jashtė sallės. I quajti edhe mitingashė.

    "Nuk ke faj ti mor nuk ke, na quan edhe mitingashė, se nuk ke humbur ti fėmijėt! Je ulur aty nė kolltuk e kurrgjė nuk tė shqetėson. Po ne, ne na kanė vdekė fėmijėt...", reagon e indinjuar gruaja rreth tė dyzetave, e cila ka humbur tė afėrmit. "Nuk kemi ardhė tė dėgjojmė Nanon tė na flasė pėr korba e as ta dėgjojmė duke u zėnė me Sali Berishėn, se e njohim ku ėshtė. Po duam tė dimė se ēfarė po bėhet pėr ne. Ne e dimė se sa burrė i mirė ėshtė, se edhe pėr ngushėllim nuk na erdhi. Ne do ta prisnim edhe mė mirė se Berishėn, se kėshtu na e kėrkon tradita. Po ai po bėnte qejf me zonjėn e tij," - thotė Gjeto Prenga nga Shkodra, i cili ka humbė djalin e vėllait dhe nusen e djalit, tė cilėt kishin ardhė nga Italia pėr tė varrosur babain, e mė pas nuk u lejuan tė kalonin. Liza e Arben Prenga janė kthyer nga Italia disa kohė mė parė pėr tė varrosur babain e Arbenit, pasi kishte vdekur nė moshė tė madhe. Ata kanė tentuar tė largohen pėr nė Itali po nuk janė lejuar pasi u kishte mbaruar afati i dokumentave. Ata kanė lėnė nė Itali tre fėmijė tė vegjėl. Gjithė kjo tragjedi nuk i bėnte tė afėrmit e viktimave tė dėgjonin parlamentarėt qė flisnin pėr politikė. Ata donin tė dinin pėr fatin e tyre. "Djali i vėllait e nusja e tij ikėn e nuk kthehen mė, po tragjeditė do vazhdojnė. Djali im ėshtė 15 vjeē, nesėr ai rritet e nuk ka ēfarė tė bėjė. Edhe ai do tė largohet. A tė mė mbytet edhe djali...?!"

    Shqetėsimi i tė afėrmve tė viktimave qė ishin nė sallėn e Parlamentit pėr tė dėgjuar se ēfarė do tė bėnte shteti pėr ta, nuk morėn asnjė pėrgjigje. Ata panė, menduan e vlerėsuan...


    --------------------------------------------------------------------------------

    Gjinushi kėrkon dorėheqjen e Nanos

    Kryetari i Partisė Socialdemokrate, Skėnder Gjinushi gjatė fjalės sė mbajtur nė seancėn e jashtėzakonshme, tha se kryeministri duhet tė reflektojė pas situatės sė krijuar pas tragjedisė sė fundit nė detin Jon. Gjinushi deklaroi se dorėheqja do i jepte moral politikės. Por kryetari i socialdemokratėve u shpreh se ėshtė kundėr zgjedhjeve tė parakohshme. Gjinushi kishte deklaruar njė ditė mė pėrpara se ai do tė votonte kundėr mocionit tė opozitės pėr Nanon. Kreu i socialdemokratėve pėrmbylli diskutimet pėr seancėn e djeshme. Ajo do tė rifillojė sot nė orėn dhjetė tė paradites. Deklarata e Gjinushit vjen pas nėnshkrimit tė njė aleance tė re mes Nanos dhe Gjinushit

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Dushku mund Otranton

    korrieri shkruan:

    ------------

    Tragjedia, Nano fiton ne Kuvend

    Rezultati i votimit

    50 PRO

    76 KUNDER

    1 ABSTENIM

    15 NUK VOTUAN

    Ne baze te Kushtetutes, per t'u miratuar mocioni i mosbesimit ndaj Kryeministrit kerkoheshin 71 vota

    Kryeministri Nano ka fituar dje perballjen me opoziten, ndersa Parlamenti ka rrezuar mocionin e mosbesimit ndaj tij. Me 50 vota pro, opozita nuk ka mundur te shkarkoje Kryeministrin, te cilin e kishte cilesuar si pergjegjes te ngjarjes se 9 janarit ne ujerat e Jonit, ku humben jeten 21 persona. Sipas Kushtetutes per te miratuar nje mocion mosbesimi jane te nevojshme 71 vota. Mazhoranca eshte treguar kompakte ne voten e saj ne mbeshtetje te Nanos, duke dhene 76 vota kunder mocionit, ndersa nje deputet ka abstenuar.

    Ne kete menyre, mbi tete ore diskutime, shpesh here edhe nervoze, jane mbyllur me rrezimin e mocionit te mosbesimit. Ne oren 02.00 pas mesnate, Kryeministri ka lene i qete sallen e Kuvendit ku kaloi votebesimin e dyte, brenda me pak se 20 ditesh. Kete rradhe ne favor te tij eshte shprehur edhe deputeti socialist Spartak Braho, i cili fillimisht kishte deklaruar se do te votonte per te rrezuar Kryeministrin. Por gjate votimit nominal, Barho ka ngritur kartonin e kuq per mocionin e opozites, ku propozohej shkarkimi i kreut te qeverise. Gjithashtu, mbeshtetes te tjere te ish-Kryeministrit Meta, deputetet Koja, Zela e Kaja kane votuar kunder mocionit, duke mbeshtetur Kryeministrin Nano. Vete Meta, bashkeshortja e tij Monika Kryemadhi dhe deputetet Prifti e Muci nuk kane qene te pranishem gjate votimit, duke evituar te shprehen per shkarkimin ose jo te Nanos. Gjithashtu, aleatet e Nanos kane respektuar vendimin e marre ne mesjave nga partite e "Koalicionit per Integrim", duke mbeshtetur qeverine.

    Nderkohe, ne rradhet e opozites ka spikatur abstenimi i reformatorit Qazim Tepshi. Ai nuk ka qene ne nje mendje me koleget e tij, duke ngritur kartonin e bardhe. Lideri demokrat, i cili ka ftuar deputetet e tij te lene sallen ende pa dale rezultati i votimit, eshte shprehur se nje rezultat i tille pritej.

    Ne kete menyre, Kryeministri ka triumfuar serish ne proven parlamentare, ku me 29 dhjetor arriti te rikompozonte qeverine e tij. I akuzuar ashper nga opozita si pergjegjes per ngjarjen e 9 janarit, Nano eshte larguar nga Parlamenti ne oret e para te dites se sotme me nje tjeter mandat besimi.

    E.M/E.GJ



    --------------------



    koment..

    Parlamenti i Dushkut pra sdo tja dije per viktimat e Otrantos..
    Mafia ecen perpara..
    Tak Braho beri vez perseri ne furrik te Nanos..
    Lir e Monik kokmadh-Meta nuk marrin pjese ne votim pra nuk japin vot kunder .. pra dhe ata vezen e ben ne furrik te Nanos..
    Qazim pollo tritan- tepshi dikur zyrtar i PD-se e dikur dikur spiun ambasadash..gjithashtu ben vez tek Nano..
    Po ata 15 te tjeret kush jane..
    Te pakten kte te na sqaroj Berisha..
    Sigurisht jan dash Shehet e Rroqat e kollcaket e "opozites".

    Pra Nano e ka ne xhep Parlamentin.. Ne xhep dhe Prod-Pakun.. Ne xhep dhe Lino xhefrin..ne xhep dhe Makbule Skafisten.. Luiz Kanibalen..dhe ne xhep dhe zogisto-ballistet e Abaz ermenit..

    Po Nard Ndoka i Va dejsit (nga u mbyten shumica e Ka-raburunsave.. per ke ka votuar valle .. apo prap ka shtyp buton "gabim"..si her tjera..






    kur do i hiqni kto "kryetemat" ju Moderatoret..
    Mos e bajatosni Forumin..
    E titujt mos na i redaktoni sepse i jepni form ZP-je forumit..

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Aleksander Meksi per Otranto-Ka.raburunin

    korrieri



    -------

    Meksi: Ku gaboi Nano ne tragjedine e Jonit
    Ish-Kryeministri, Aleksander Meksi, analizon veprimet e qeverise per ngjarjen e 9 janarit dhe aksionet e policise per sekuestrimet

    Si e komentoni operacionin me te fundit te policise per sekuestrimin e pasurive te disa te inkriminuarve?

    Se pari, une do te bashkohem me zerin e shumices derrmuese te shqiptareve, ne te gjitha trevat e vendit, per keqardhjen, lidhur me ate qe ndodhi ne detin Jon, per viktimat fatkeqe, per familjaret e tyre. Ajo qe ndodhi, realisht, eshte nje gje mjaft e keqe dhe tregon se nuk eshte goditur atje ku duhet dhe sa duhet krimi i organizuar. Ky nuk eshte kalim i paligjshem kufiri, se te kujton fjale te turpshme qe lidhen me klonin e Enverit dhe me vrasjet e vitit '90. Kjo eshte nje lufte per nje jete me te mire, duke rrezikuar, gje qe shumica edhe me det te qete nuk ka kurajon dhe ka frike ta bejne. Kuptohet cila eshte gjendja e tyre, nga vete fakti qe vijne nga krahina te jugut apo te veriut, me te prapambeturat nga pikepamja ekonomike, qe me pak se te tjeret kane perfituar nga ndryshimet dhe reformat. Kjo, tregon se ka dicka qe nuk shkon, ne menyren e organizimit te shtetit social dhe te ndihmes qe i eshte dhene atyre. Kjo ishte njera ane e ceshtjes. Ana tjeter eshte lufta kunder krimit te organizuar e trafiqeve nuk behet me fushata, por behet me lufte te organizuar dhe me instrumenta teresisht ligjor. Kur ne ketu e vite me pare, ndermorem bllokimin e plote te tyre, beme nje ligj, sipas ligjeve kunder krimit te organizuar dhe aktiviteteve mafioze ne Itali, ku mjetet e krimit, konfiskohen dhe pastaj veprohet ne baze te ligjit. Kjo gje nuk mundi te ndodhe ne Shqiperi. Por ajo qe eshte me tragjike eshte se me fitoren e revolucionit te dyte demokratik popullor u lejuan skafet, u be i pavlefshem ligji me perkrahjen dhe te eksperteve, qe qeveria e majte italiane dergoi ne Shqiperi. Pra, une mendoj se ka vend per t'u rishikuar klasa politike shqiptare dhe mentalitetin e vet dhe mentalitetin e forcave te luftes kunder krimit te organizuar dhe te tere strukturen e ligjeve. Vetem atehere, realisht, do te kete suksese. Dihet nga te gjithe se deklarimi i pasurise dhe kontrolli qe behet mbi te, jane ne themel te luftes kunder trafikut te parave, te njerezve, te droges dhe korrupsionit, qe eshte ajo cka bejne zyrtaret me fondet publike. Keto te gjitha nuk jane per qejf ne Shqiperi. Me te drejte ka njerez qe preken e thone, "c'patet me ne"? "Pse e filluat me ne"? Pra, ketu duhet nje shkundje e tere e shtetit, sepse ka shume vite qe si une, si te huajt, si shume shqiptare, si opozita, kane kembengulur per kthimin e shtetit ne nje shtet te krimit. Sot kjo ka kaluar te tera limitet dhe nuk ka vend as per t'u mburrur me luften, as me gje, por per ta filluar nga e para me baza te rregullta. Atehere te jeni te sigurte se shqiptaret do te mendojne me shume per punen dhe zhvillimi ekonomik do te jete me baza reale. Sigurisht, kjo eshte njera ane e problemit. Ana tjeter eshte krijimi i nje klime mikse per investimet, i nje klime inkurajuese per punen dhe heqjen e monopoleve te favorizuara, qe me cpo shohim, detyrimisht duhet te mbajne o kollare te kuqe, ose kostum apo fund te kuq. Kjo nuk me duket aspak normale.

    Cfare mendoni se nuk funksionoi ne strukturat shteterore gjate tragjedise se Karaburunit? Si e trajtoi Kryeministri kete ceshtje? Si e vleresoni mocionin e opozites per shkarkimin e Kryeministrit Nano?

    Une mendoj se reagimi nuk ishte ne lartesine e duhur. Eshte e vertete qe kjo eshte nje fatkeqesi kombetare, eshte e vertete qe nuk mund te akuzohet personalisht individet per ate qe ndodh, pavaresisht se bashkarisht e kane pergjegjesine derisa jane ne pushtet. Por, ne castin qe nuk e thua kete gje, tregon se nuk e ndjen kete pergjegjesi. Me duket se kalojme ne kufirin e te kuptueshmes ne ate te te ndaluares. Nuk kishte pse te futej politika per te thene se s'kishte njerez ne te. Kontrolli behej derisa te bindej se s'ka njerez. Ne castin kur u tha se mungojne 7 veta, u vazhdua. Kjo tregon se dicka nuk funksionon ne rregull dhe njerezit jane shkrehur pikerisht ne luften kunder krimit dhe ne luften per te shpetuar jetet e njerezve. Ne kete drejtim, kerkesa per nje mocion mosbesimi nga ana e opozites, pavaresisht nga rezultati qe mund te jape, eshte mese normale. Keto ndodhin ne te tere boten. Madje, ne keto raste ndodhin dhe doreheqje te atyre qe ndjejne se kane nje pergjegjesi me personale se te tjeret dhe qe lehtesojne barren e pergjegjesise se kolektivit, duke u larguar per t'i dhene mundesi si hetimit ashtu edhe zgjidhjes. Une mbetetm me ate, qe cuditerisht edhe nje nga udheheqesit e revolucionit te dyte demokratik popullor, theksoi se shteti, qe nga Presidenti dhe te Prokurori i Pergjithshem e Kryeministri, ne qofte se kane akuza direkte, duhet t'ja kalojne prokurorit. Nese prokurori nuk e ben kete gje, ka shperdoruar detyren dhe neser do te pergjigjet ne baze te ligjit. Pra, nuk eshte puna tani qe po shahemi ne, o burra ta ndalojme dhe te krijojme nje klime normale, kur deri dje mbi keto pergojime pati pasoja te medha dhe u dogj Shqiperia. Kjo eshte arsyeja qe une kam thene se ja vlen ta shqyrtojme pse u dogj vendi, sepse, del ndonje si Kryetari i FRESSH, qe kercenon Bamir Topin se me kete zhurme qe beni ju ndodhi '97. Zhurmen e beri krahu kur ka qene pioner i socialisteve Gjergj Koja. Keshtu qe keto gjera ndodhin e nuk ka asgje per t'u cuditur. Shteti duhet te reagoje. Duhet nje shtet qe te jete i vetedijshem, jo duke na treguar se ka miq jashte, jo se do ben nje ligj antimafia. Nuk eshte nje ligj, eshte nje pakete e tere antimafia e plote te tjera qe duhet te behen. Persa i perket kembenguljes se opozites qe duhet te jete Kryeministri, une besoj se eshte mese normale qe ne keto raste, kur ka mocion, duhet te ishte prezent. Une kam nje episod te ndodhur te ketij lloji, kur kam qene ne vizite ne Itali dhe ndodhi nje incident qe gazetat e atehershme shkruajten, sepse dha nje lajm gabimisht nje kosovar, qe une u takova me Kryeministrin Amato. Takimi u la per te nesermen, sepse ate dite qe ishte caktuar i'u vu nje mocion mosbesimi dhe Kryeministri ishte i detyruar qe gjate gjithe seances te ishte ne parlament. Une e kam takuar te nesermen Kryeministrin ne dhomen e Parlamentit gjate pushimit te seances. Ai nuk mund te ikte nga Parlamenti, sepse mocioni ishte per te. Keshtu qe une mendoj se nuk duhet te habitemi nga e drejta e qytetareve te organizuar per te protestuar, nga e drejta e tyre per te kerkuar llogari, por nuk mund te jemi dakort qe forcat politike t'i mesojne qytetareve qe ta djegim Shqiperine se do digjet dhe pozita.

    Bisedoi

    Armando META

    --------

  5. #15
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475

    Post Rrėzohet mocioni kundėr Nanos

    Ashtu edhe siē ishte parashikuar, mocioni i mosbesimit tė opozitės ndaj kryeministrit Fatos Nano u rrėzua sot nė Kuvend kur kishin kaluar dy orė nga mesnata. Nisma e demokratėve u votua vetėm nga 50 deputetė opozitarė, duke qenė 21 vota larg kuorumit tė duhur pėr tė rrėzuar kryeministrin. Mocioni iu kundėrshtua nga 76 socialistė dhe aleatė tė tyre, ndėrsa reformatori Tepshi abstenoi dhe 15 deputetė munguan. Midis tyre, ish-kryeministri Meta dhe pesė kundėrshtarė tė kryeministrit Nano. Opozita duke parė se si po shkonte votimi e braktisi sallėn nė momentin qė kryetari i Kuvendit po llogariste rezultatin e votave. Kreu i Kuvendit Pėllumbi i tha kryetarit tė PD-sė qė tė rrinte nė sallė pėr tė marrė vesh dhe rezultatin e votimit, por Berisha ju pėrgjigj se “E dimė. Nuk prisnim qė ju tė votonit ndryshe.” Ndėrsa kryeministri Nano, ndryshe nga miratimi i dekreteve tė presidentit pėr ministrat e rinj nuk kishte ndonjė shenjė entuziazmi nė fytyrė madje, kishte njė vėshtrim sfidues ndaj opozitės. Ndėrkaq njė nga kundėrshtarėt e betuar tė kryeministrit Nano, Spartak Braho, qė kishte deklaruar se do tė votonte pėr rrėzimin e Fatos Nanos votoi kundėr mocionit tė opozitės. E reja e kėtij votimi tė parė nė historinė e pluralizmit, pasi ėshtė i pari mocion mosbesimi pėr njė kryeministėr, ishte votimi nominal. Ēdo deputeti i thirrej emri dhe ai deklaronte me zė tė lartė votėn e tij para sallės. Njė e papritur ishte dhe vota e reformatorit Tepshi, megjithėse ai e kishte paralajmėruar njė gjė tė tillė. Si edhe nė votimet e fundit pėr dekretet e presidentit pėr ministrat e rinj tė kabinetit “Nano”, Tepshi abstenoi dhe ishte dje opozitari i vetėm nė sallė qė nuk mbėshteti mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit. Tė gjithė deputetėt e opozitės veēanėrisht ata tė PD-sė ndėrsa kalonin pranė tij duke dalė nga salla i drejtonin nga njė fjalė pėr kėtė votim.
    Tė pranishėm nė votimin e mocionit tė djeshėm tė mosbesimit ndaj kryeministrit Nano ishin 127 deputetė.
    Tėrheqja
    Seanca e e jashtėzakonshme e Kuvendit qė nisi tė enjten dhe pėrfundoi sot nė orėn 2 tė mėngjesit rrezikoi tė zgjaste edhe nja dy tre orė tė tjera nėse nuk do tė ishin tėrhequr 15 diskutimet e fundit. Pėr kėtė gjė kryetari i Kuvendit Pėllumbi bėri disa herė thirrje por ishte grupi i PD-sė ai qė nuk pranonte tė tėrhiqte diskutantėt e vet. Kur ora kishte shkuar 01.30 kreu i deputetėve socialistė, Ruēi, i propozoi Kuvendit qė tė mbylleshin diskutimet dhe tė kalohej nė votimin e mocionit. Mė nė fund Topi pranoi se ky ishte njė propozim racional dhe u kaluan nė votim.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  6. #16
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Replikat Nano Berisha

    Berisha: Ti je Fatos Zia. Tie je njė njeri pa atdhe. Je unik nė qėndrimet e tua. Mund tė mbledhėsh votat e kėtyre deputetėve qė janė nė sallė, por ta dish se jashtė kėsaj salle ata tė gjithė tė shajnė.

    Nano: Po i pėrsėris kryehienės Berisha. Shumė vetė nė Shqipėri besojnė se ti je avantazhi im mė i madh nė politikė, por unė po tė them se ti je dizavantazhi mė i madh pėr kėtė vend. Tė siguroj se nuk largohem nga ky vend dhe kjo detyrė pa ēliruar Shkodrėn nga kthetrat e Berishės.

    Berisha: Unė tė them vetėm Nard Koka dhe Nehat Kulla. Kaq.

    Berisha-Islami

    Berisha: Fishekun nė tavolinėn e Fatos Nanos nė vitin 1998 e vuri Kastriot Islami
    Islami: Herėn e parė ta thashė italisht, tani do ta them shqip, Je bėrė si Cari i Rusisė
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e christina54
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    80
    Gjalle qenka MEKSI?
    A ka surrat dhe te drejte morale te flasi ai?.........

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e christina54
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    80
    un as ce mund ta mendoj ndryshe.Si mund te votojne ato kunder vetes tyre?Sado ce ato bejne gam gam me njeri tjetrin kur vjen finalja ato behen grusht rreth PARTIS.Si mund te pranojne te rrezohen ato ce jane bere super milionere me gjakun eatij populli.Per ato eshte njesoj sikur te bejne vetvrasje.Por Nga eksperienca e shum shteteve po shohim se vjen nje dite dhe drejtesia vjen ne vend.Mbas njezet vjeteve u kapen vrasesit e ALDO MOROS...........

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Po pse ore ju genjente mendja juve qe kriminelat te votojne kunder kriminelit !?
    Reality is wrong, dream is for real

  10. #20
    My-SeLf Maska e Erban
    Anėtarėsuar
    22-09-2002
    Vendndodhja
    Iher Per Iher ITA
    Postime
    68
    ashtu eshte christina eshte normale qe smund te votojne kunder vetes se tyre se Nano i ma me buke ato se mos te ishte ai kot do ishin duke shitur paketa rrugeve
    Absurditet.....JeTa

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Kushtetuta e Republikės sė Kosovės
    Nga YlliRiaN nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Kushtetuta e Pėrkohshme e Kosovės
    Nga drini_nė_TR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 23-01-2009, 22:03
  4. Rrėzohet mocioni i opozitės pėr Topallin nė parlament me 70 vota
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 18:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •