Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22

    PD: Tragjedia, mocion mosbesimi per Nanon

    Partia Demokratike depoziton 29 firmat per thirrjen e Kuvendit ne seance te jashtezakonshme per tragjedine e Vlores. Sot mblidhet Byroja, qe do te diskutoje edhe kerkesen per mocion mosbesimi ndaj Nanos. Deputetet e opozites: "Ky Kryeminister eshte i padenje dhe Parlamenti duhet ta deklaroje te tille"

    Thirrja e seances se jashtezakonshme, e kerkuar nga Partia Demokratike, do te vendoset ne mbledhjen e paradites se sotme te Byrose Parlamentare. Gjate dites se djeshme, ne tavolinen e Kryetarit te Kuvendit, Servet Pellumbi ka mberritur kerkesa e deputeteve opozitare, e shoqeruar me 29 firmat e nevojshme per thirrjen e seances se jashtezakonshme. Deputetet e opozites kerkojne thirrjen e kesaj seance per hetimin e tragjedise se 9 janarit, ne te cilen gjeten vdekjen 20 persona.

    Gjithashtu, ne mbledhjen e Byrose, kreret e grupeve parlamentare do te diskutojne gjithashtu edhe mbi nje kerkese per mocion mosbesimi per kreun e qeverise, Fatos Nano. Ne kerkesen per mocion mosbesimi, thuhet se "fatkeqesia e me shume se 35 qytetareve shqiptare, viktima te trafikut kriminal te klandestineve, te cilet qe nga mbremja e dates 9 janar 2004, per me shume se 12 ore u perballen me detin e te ftohtin e padurueshem, me vdekjen qe i pergjysmoi, por dhe neglizhencen e ekzekutivit shqiptar, perben nje thirrje per veprim, jo vetem per qytetaret e ketij vendi, por ne radhe te pare e mbi te gjitha per Parlamentin shqiptar". Gjithashtu, ne kerkese thuhet se banda kriminale qe organizoi trafikun drejt vdekjes perbehej nga ofiqare te larte te ketij ekzekutivi, nga funksionare te larte te policise dhe te strukturave bregdetare. Nisur nga kjo situate, deputetet demokrate theksojne se "ne te gjithe kete tragjedi, qe nxjerr zbuluar mjerimin ne te cilin jetojne dhe vdesin njerezit qe qeverisen nga kjo qeveri dhe ky Kryeminister, ne te gjithe kete masaker qe na zbulon se si qeveria dhe Kryeministri i ketij vendi jane te afte qe pergjegjesine ta kthejne ne papergjegjshmeri". Ne perfundim te kerkeses per mocion mosbesimi nenvizohet se "ky Kryeminister eshte i padenje dhe Parlamenti duhet ta deklaroje te tille".

    Perfaqesuesit demokrate ne Parlament, bejne fajtor per kete ngjarje strukturat e larta shteterore, si dhe akuzojne direkt Kryeministrin Fatos Nano. Lideri demokrat, Sali Berisha, menjehere pas tragjedise, ka deklaruar se shkaku themelor i ngjarjes se 9 janarit, "qendron ne pronat dhe monopolet e Fatos Nanos, Agron Dukes, Anastas Angjelit, Arben Malajt e Bashkim Finos, me te cilat shkaterrojne cdo dite vendet e punes per shqiptaret". Nga ana e tij, mesohet se kreu i Kuvendit, Pellumbi, ka pranuar kerkesen e deputeteve opozitare, i detyruar edhe nga Kushtetuta, por detajet do te diskutohen ne kete mbledhje te kryetareve te grupeve parlamentare. Gjithashtu, thirrjes per seance te jashtezakonshme te bere nga PD, i eshte bashkuar edhe grupi parlamentare i Partise Republikane.

    Ne Kushtetuten e Shqiperise thuhet qarte se "Kuvendi mblidhet ne sesion te jashtezakonshem, kur kerkohet nga Presidenti i Republikes, nga Kryeministri ose nga nje e pesta e te gjithe deputeteve". Gjithashtu, keto sesione te jashtezakonshme thirren nga Kryeparlamentari, ne baze te nje rendi dite te percaktuar. Pikerisht per kete, kreret e grupeve parlamentare do te vendosin ne mbledhjen e sotme te Byrose. Duke u nisur nga keto, ne baze te rregullores se Kuvendit, seanca mblidhet brenda pese ditesh, nga miratimi i kerkeses dhe rendit te dites.

    E.GJ
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Godo: Trafiku frymezohet nga Qeveria

    Armando META

    Politikani Sabri Godo, vlereson se organizatat kriminale mbijetojne vetem ne saje te lidhjeve te tyre me strukturat shteterore. Tragjedia me e fundit ne Vlore, sipas tij, eshte deshmia me rrenqethese dhe me cinike se strukturat shteterore te cilat duhet te luftojne krimin, trafiqet dhe terrorin, jane oksigjeni per veprimtarite kriminale ne vend. Godo, nga ana tjeter, nenvizon se ne inkurajimin e ikjes se njerezve nga Shqiperia ndikojne edhe mungesat e politikave te punesimit dhe te permiresimit te jetes se qytetareve nga ana e qeverise, e cila, me se shumti, udhehiqet ne punen e saj per perfitime personale, ose te njerezve te klaneve qeveritare. "Qeveria duhet t'i beje pyetjen vetes, se perse ka shqiptare, te cilet jane te gatshem te rrezikojne jeten e tyre, vetem e vetem per te ikur nga ky vend? Tani u bene gjashte vjet qeverisje socialiste dhe nuk mund te vazhdoje te thote se ky eshte nje problem i trasheguar nga e kaluara", nenvizon Godo. Sipas tij, ne veren e 2002 u dogjen disa gomone, u ngrit tymi i zi dhe u deklarua fundi i kriminalitetit klandestin, por po te mos kish ndodhur kjo qe ndodhi dhe qe fale medias mori permasa popullore, qeveritaret socialiste do te vazhdonin punen e tyre ne heshtje te pakrahasueshme. Godo nenvizon se arrihet menjehere ne perfundimin se deklarimi i qeverise se i dha fund ketij trafiku ishte i parakohshem. "Jam krejt i sigurte qe keta do ta vazhdojne trafikun e klandestineve dhe te droges ne det. Qeveria ben nje deklarate te bujshme per te afirmuar sukseset e saj dhe kjo ben pjese ne kete propagande bajate me te cilen eshte sterngopur populli shqiptar. Pastaj del qe realiteti eshte krejt tjeter. Perpos kesaj, te tera keto organizata dhe organizma kriminale, nuk do te kishin mundur te funksiononin ne rast se nuk do te kishin nje perkrahje te strukturave shteterore, ose e thene me qarte, te ishin nje prodhim i drejteperdrejte i saj. Jane ata qe merren me kete pune", nenvizon Godo. Sipas tij, asnje gomone nuk do te mund te gjente strehe ne bregdetin tone, ne rast se mbi te do te qendronte syri vigjilent i policise, i rojes bregdetare dhe i strukturave te tjera. Keta trafikante, vlereson Godo, kane mundur te mbijetojne vetem e vetem, sepse Qeveria ka bere sikur lufton me ta, kur ne te vertete u ka lene ende fushe te lire veprimi. "Vjen nje cast qe behet e pamundur per opinionin publik, te duroje me tej nje gjendje te tille. Qeveria duhet t'i shikoje pergjegjesite e saja te gjithanshme dhe kurrsesi nuk mund ta hedhe fajin mbi emigrantet, sikunder beri zoti Nano, duke u thene njerezve se duhet te ndjekin rrugen ligjore per te emigruar dhe jo klandestinitetin. Cilido ka te drejte t'i beje pyetje zotit Nano: Cilat jane rruget ligjore? A ka mundesi nje shtetas nga Malesia e Madhe, Puka, ose qofte edhe ne Jug, te kerkoje nje vize per emigracion dhe ta marre kete? Kjo nuk ndodh kurre. Atehere c'eshte kjo vije ligjore qe i keshillohet qytetarit te lire? Ai ve koken ne rrezik dhe ia hyn kesaj aventure, vetem e vetem sepse nuk egziston kjo rruge ligjore qe do te na tregoje Kryeministri. Them se eshte koha qe keta njerez te mendojne ate qe flasin, te mos flasin c'u vjen per goje, te kete nje llogjike ne ate qe thote, te pakten nje llogjike minimale", nenvizon Godo. Politikani republikan thekson se eshte e pakuptueshme se perse mbahen te fshehta vizitat e Kryeministrit Nano. Sipas tij, ai mund te kete aresye shendetesore per mungesen e tij te gjate ne vend dhe per kete gjithkush do te tregonte mirekuptim, por gjithshka eshte mbajtur e fshehte per aresye qe nuk kuptohen. "Ne nje rend demokratik, levizjet e Kryeministrit duhet te shihen si ne ekran televizori nga qytetaret. Ketu nuk behet fjale per jeten private se ne c'dhoma fle dhe ne c'restorante ha. Kryeministri duhet te jete ne sherbim te vendit edhe kur ka probleme shendetesore. Kjo qe ben ai nuk behet. Se perse behen keto enigma dhe mistere per t'i hapur probleme vetes, nuk arrij ta kuptoj. Ne keto rrethana, secili ka te drejte te beje interpretimet e veta, sikur ky eshte nje Kryeminister qe i fershellen popullit sikur te ishte bageti, ben c'i shkrep ne mendje, pa ndier nevojen te jape llogari per ato qe ben. Ai e krijon vete kete situate se bashku me ndihmesat e tij. Kur fshihesh dhe zhdukesh, duke qene kryetare i qeverise kjo eshte e papranueshme", vlereson Godo.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    PR-PLL: Nano te jape doreheqjen

    Grupi parlamentar i PR kerkon mbledhjen e Kuvendit ne nje seance te jashtezakonshme, per te analizuar pergjegjesite per tragjedine e ndodhur ne gomonen me klandestine, ne ujrat e detit Jon. Paralelisht me kete kerkese republikanet kerkojne edhe doreheqjen e Kryeministrit Nano, me akuzen se qeveria qe ai kryeson eshte pergjegjesja kryesore per trafikun, si dhe per lidhjet e saj me boten e krimit te organizuar. Nenkryetari i PR, Maksim Begeja, shprehet se kerkesen zyrtare per mbledhjen e ketij institucioni, ia ka drejtuar Kryetarit te Kuvendit, Servet Pellumbi. Edhe legalistet kane kerkuar doreheqjen e Nanos, duke e akuzuar Kryeministrin si "shkaktar te agravimit te trafiqeve vdekjeprurese, me mosveprimin e tij dhe instrumentalizmin e luftes politike, jo per crrenjosjen e trafiqeve te vdekjes, por per forcimin e pushteteve qe mbeshtesin kriminelet dhe mbeshteten nga krimi i organizuar". Sipas nenkryetarit te PLL, Murat Basha, nese Nano ka frike nga mafia qe e solli ne pushtet ne vitin 1997, duhet te jape sa me pare doreheqjen e, me pas, po te doje te bashkejetoje me te ne paqe e limonti, por kurrsesi te mos e lere peng pushtetin dhe qeverisjen tek xhelatet e vdekjes, pasi keshtu po varros shqiptaret dhe po ben harakiri politik.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    29
    Duket se politika shqiptare jeton vazhdimisht ne qiellin e hipokrizise. Shofim se ngjarja e Karaburunit po shfrytezohet ne menyre mjerane nga opozita per te diskredituar poziten. Per mua shqyrtimi i kesaj ngjarjeje duhet bere ne planin social dhe ekonomik: Pra, te gjenden rruget dhe mundesite qe mos te ndodhin me ngjarje te tilla. Pak rendesi ka ne se shkon kryeministri ne Karaburun apo jo, kjo as shton as pakson fatkeqesine qe ndodhi. Ndonjeri ndoshta do te kerkoje qe kryeministri te veshe kostumin e palombarit dhe te hipi ne anije si pjestar i ekipit te shpetimit... Ceshtja eshte: si te shmangen keto fatkeqesi. Historikisht dihet se kjo dukuri filloi ne kohen e Berishes dhe opozita s'ka pse ben "te ndershmin" per raste te tilla qe ja la trashegim pozites, por te bashkepunoje qe te mos ndodhin me keto raste. Ndryshe, duke share e akuzuar si kriminel e duke u vene ne rolin e gjykatesit e prokurorit, veē se do te hidhet mjeggul neper te cilen kriminelet e vertete do te vazhdojne qe te ēoojne drejt vdekjes fatkeqe te tjere.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113

    Nano deri kur?

    Edhe sikur 50 apo 100 shqiptare te mbyteshin per Nanon nuk ka rendesi, ajo qe ka rendesi per te eshte pushteti.Duket se jeta e nje njeriu ne Shqiperi ka nje vlere shume te ulet. Nese SHBA apo ndonje shteti tjeter i vritet ndonje qytetar apo ndonje ushtar qe ne fund te fundit mund te jene per nje mision te caktuar ne SHBA "behet nami" kurse ne Shqiperi ben fare pak pershtypje...Qe dinasti Nano duhet te largohet nda posti qe ka jane me mijera arsye, por duket se diktatura komuniste e ka bere me se miri punen e vet gjate sundimit te saj 45 vjecar. Duket shqiptaret durojne shume...Sot mesova se Shkodra po ngrihet ne protesta. Jo vetem Shkodra por e gjithe Shqiperia duhet te ngrihet ne protesta per te flakur tej, te keqen qe quhet Nano. Te zhduket nje here e pergjithmone nga politika shqiptare ky politikan i papergjegjshem, i korruptuar, qe me politiken e vet si kryeminister ne vend qe ta coje Shqiperine perapara po e con mbrapa. Jane pasojat e politikes se Nanos mbytjet e Shqiptareve neper dete me gomone. Skamja dhe mizerja qe mbreterojne ne Shqiperi jane fryt i politikes se Nanos. Cfare duhet te ndodhe akoma ne Shqiperi qe te largohet apo te jape doreheqjen ky politikan i papergjegjshem??:?

  6. #6
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Madheshtia dhe kultura e nje politikanti te vertete,duket ne momentet kur ai pranon gabimet dhe i ngarkon ne supet e tij dhe largohet nga skena politike duke nenshkruar,ndoshta te vetmin akt miresie ndaj popullit te tij.
    Per mendimin tim Nano kurre nuk kishte dhe kurre nuk do te kete kulturen,prestigjin dhe shpirtin e nje politikani te vertete.
    Kjo thjesht se ai ben pjese ne ate grup politikantesh vampire ,batakcinj qe jetojne me gjak permes shkaterrimit te nje vendi,te nje populli,qe pesoi shume here por kurre nuk mesoi dhe vazhdoi e vazhdon tu jap celsat e qeverisjes,Arsen Lupeneve te tipit Nano me kompani.

    Nga ana tjeter eshte pak tragjike qe PD,mes tragjedive te tilla gjen rastin per te goditur kalbesine e pushtetit socialist.
    Te pushtetit te sheikeve te kuq qe e kthyen vendin ne nje shtet korrupsioni,kontrabande,gomonesh qe sjellin vdekje.

    Nje gote me fund plot raki permeti miken e perjetshme te dollibashit shqiptar Fatos Nano.

    Te pacim kryeminister dhe 40 vjet te tjera te na nxjerresh keshtu mallin e babait tend shekullor,Enverit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 15-01-2004 mė 22:23
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #7
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Lideri demokrat Sali Berisha ne nje prononcim, pak caste pas perfundimit te fjales se kryeministrit para deputeteve ne seancen e jashtezakonshme parlamentare, tha se ai eshte autori kryesor i tragjedise se 9 janarit. “Ai eshte personi qe ne nje mungese totale morali njerezor urdheroi lenien ne meshiren e dallgeve viktimat e tragjedise se Karabarunit dhe urdheroi zvarritjen e kufomave ne det”, u shpreh Berisha. Ndersa ne lidhje me akuzat e kryeministrit lideri i opozites u shpreh se ne Gjykaten e Hages,ai do te shkoje vetem si deshmitar. Kjo seance e jashtezakonshme parlamentare u mblodh per te debatuar per tragjedine e 9 janarit ne brigjet e Karaburunit ku 21 persona humben jeten , nderkohe qe disa persona te tjere jane zhdukur.

  8. #8
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    TRAGJEDIA, NANO: BERISHA E PERDORI PER TE MARRE PUSHTETIN.

    Kryeministri i Shqiperise Fatos Nano ka marre sot fjalen e tij para kuvendit te Shqiperise ne seancen e jastezakonshme parlamentare, ne qender te se ciles po debatohet per tragjedine e 9 janarit. Gjate fjales se tij, te ndeprere disa here ne nenkryetarja e kuvendit Jozefina Topalli dhe deputete te tjere te opozites, ne qender kane qene akuzat ndaj liderit demokrat Sali Berisha, i cili sipas Nanos nuk ka respektuar te vdekurit, por ngjarjen e 9 janarit e ka perdorur si mjet per te krijuar anti-shtetin. “Berisha nuk denjoi qe te respektonte viktimat dhe kjo nuk eshte pamje e re per publikun shqiptar. Nje hijene sillet ne politiken shqiptare dhe ai eshte Berisha, i paafte te konkurroje ne nje shoqeri sipas rregullave demokratike. Berisha nuk eshte njeriu i tradites nuk respektoi te vdekurit ne heshtje, por menjehere pas kesaj tentoi me shpresen e marre te marrjes se pushtetit”, ka deklaruar Nano, duke shtuar se akuzat qe rendojne mbi shefin e opozites, mund ta cojne ate edhe ne Gjykaten e Hages. Ai u shpreh se sė bashku me qeverine qe drejton nuk e fsheh realitetin, por ka dokumentuar vargun e problemeve qe jane ne keto momente dhe ka ndertuar programe te plota per te sjelle jeten e shqiptareve ne nivel europian . Ai me kete rast paraqiti pikat e ketij programi.



    1. Do vazhdoje risktrukturimi i shtetit dhe policise. Me ndertimin e njesive te specializuara do te behet parandalimi i trafikut dhe trafikanteve te qenieve njerezore dhe lendeve narkotike.
    2. Menazhimi i kufijve shtetetore
    3 Vazhdimi i ndeshkimeve ndaj zyrtareve te paafte dhe luftimi i korrupsionit
    4 Vazhdimi i reformave ligjore
    5 Forcimi i kontrollit doganor
    6 Reforma per levizjen e lire te qytetareve ne vendet e zones ‘shengen’.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Opozita braktis seancėn; mocioni i mosbesimit, vetėm nė prani tė Nanos

    TIRANE (16 Janar) - Opozita braktis seancėn e jashtėzakonshme tė kuvendit. Pas konsultimit mes grupeve parlamentare, deputetėt e opozitės vendosėn tė pezullojnė seancėn e mocionit tė mosbesimit ndaj kryeministrit dhe ta zhvillojnė atė vetėm kur tė jetė i pranishėm Nano. Kreu i grupit parlamentar demokrat Bamir Topi, tha se seanca e sotme ishte njė seancė e paprecedent pėr parlamentin shqiptar, qė tregon se kryeministri braktis institucionin e parlamentit dhe kėrkon ta vėrė nėn thundėr atė. "Kjo ėhstė keqardhje pėr ju, qė po ulni autoritetin e kuvendit dhe po bėheni pre e presionit tė Nanos", iu drejtua Topi, kryetarit tė kuvendit, Pėllumbi. Pas largimit tė deputetėve tė opzitės nga salla, sekretari i pėrgjithshėm i PS-sė, Ruēi, kėrkoi tėrheqjen e socialistėve pėr tė marrė njė vendim. ro/ro (News24/BalkanWeb)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 16-01-2004 mė 11:03
    Reality is wrong, dream is for real

  10. #10
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nga gazeta TemA




    KOMENTI


    Ti je Fatos Nano, mbrapa tė vjen Zija

    Ti je Fatos Nano qė pak javė mė parė deklarove se je ngjitur aq lart, sa balta e kundėrshtarėve nuk tė arrin, kongresmenėt e tu shpėrthyen nė ovacione dhe ngashėrime, por ti Fatos Nano, tashmė je skuqur nga gjaku i viktimave tė Karaburunit, qė tė bėn mė tė kuq se tė kuqtė

    Nga Sali Berisha

    Duke ju pėrshėndetur ju, qytetarė tė Shkodrės dhe Vlorės, edhe njė herė uroj qė tė gjeni forcėn pėr tė pėrballuar dhimbjen e madhe dhe lutem sė bashku me ju, qė shpirtrat e njerėzve tuaj tė dashur, tė gjejnė paqen e merituar. Ne kemi kėrkuar kėtė sesion tė jashtėzakonshėm parlamentar pėr tė shkarkuar kryeministrin Fatos Nano, si pėrgjegjėsin kryesor tė tragjedisė sė Jonit, si njeriun qė me politikėn e tij, me klikėn qė mban pėrrreth, kanė zhytur nė varfėri dhe mjerim progresiv, mbi 1 milion shqiptarė, si njeriu qė me shpirt tė kalbur nga urrejtja njerėzore, me mendje tė helmuar nga cinizmi dhe shpirtkazmėria, me shpirt tė shkretė si katrani, nė njė ditė zie e gjėme tė madhe, poshtėroi kombin e tij, poshtėroi viktimat, poshtėroi shoqėrinė shqiptare, poshtėroi qytetėrimin perėndimor, duke vazhduar vakancat, masazhet, makiazhet, kur Shqipėria ishte mbytur nė lotė e zi.

    Unė nuk ju prisja ndryshe, veē kėshtu siē jeni. Nuk jeni deputetė po jeni vajmedet. Nuk jeni parlamentarė, por jeni KPD-arė. Nuk guxuat t'i thoni tė paktėn, as mė elementaren qė bėn njeriu nė zi, nuk e bėre. Nuk guxuat t'i thoni, o servilė tė zhveshur nga ēdo ndjenjė njerėzore, se "Ti ike nė '98, mbrojte kokėn nga Berisha", sepse kėshtu tha. Po tani nga kush e mbrojte kokėn, ndėrsa ishe me pushime nė pishinat dhe ambientet e hoteleve tė Mesdheut!? Si jeni kėshtu! Kjo ėshtė turp. A keni familje, a keni tė afėrm?



    Ti je Fatos Nano, mbrapa tė ndjek Varfėria

    Ne e kemi kėrkuar kėtė sesion tė jashtėzakonshėm sepse shkaku themelor i sė premtes sė zezė sė 9 janarit, pėr ne ėshtė Fatos Nano. Ti personalisht je shkaku kryesor dhe ministrat tuaj me klanet pėrreth teje tė korrupsionit, kontrabandės dhe trafiqeve. Ti zhyt ēdo ditė e mė thellė shqiptarėt nė varfėri. Pra konsumon krimin kolektiv mė tė shėmtuar. Sot nuk ėshtė koha tė ndalemi nė statistika, por theksoj se ti, pasi ke vendosur taksat mė tė larta, mbi shqiptarėt, nė Evropė, me Dukėt e krimit, me Maēėt, me Malajvitat, Baēėt, Ruēėt, kėtu, dhe sipas FMN vjedh 2/3 e taksave tė popullit shqiptar nė njė vit. Sot nė republikėn tėnde tė ekonomisė kriminale 92% tė tė gjitha ushqimeve qė konsumohen, importohen nga Dukėt dhe Ruēėt dhe zhdoganohet vetėm 1/10 e tyre. Kurse ato shiten me ēmimet mė tė shtrenjta nė Europė. Sot nga rreth 1 milion ton naftė qė konsumon vendi nė vit, Durakėt dhe Maēėt e tu zhdoganojnė vetėm 1/4 duke vjedhur qindra milionė dollarė. Sipas FMN shuma e taksave qė vidhen nė njė vit nė Shqipėri shkon deri nė 600 milionė dollarė, kjo shumė do tė mjaftonte pėr tė siguruar punė pėr 120 mijė qytetarė shqiptarė nė vit, ndėrkohė qė grupmosha e punės nė Shqipėri pėr njė vit ėshtė 70-80 mijė banorė.

    Ti je shkaku kryesor i mjerimit dhe varfėrisė sė shqiptarėve. Je ti me shpurėn e zyrtarėve ministrave dhe KPD-arėve, qė jo vetėm vjedh e shpėrdoron 2/3 e taksave, por ke krijuar monopole tė tmerrshme, si nė ushqime, naftė dhe hekur, duhan, pije e tė gjitha mallrat kryesore, ke shkatėrruar prodhimin e vendit, mban ēmimet mė tė larta. Ke falimentuar me qindra e mijėra biznese tė ndershme, ke shkatėrruar nė katėr vjet sipas mikut tėnd guvernator nė Bankėn e Shqipėrisė, Shkėlqim Cani, 196 mijė vende pune qė ekzistonin 4 vjet mė parė. Ke larguar ēdo vit nga Shqipėria sipas Institutit tėnd tė Statistikave, mesatarisht 100 mijė shqiptarė.

    Sot nė Shqipėri, si nė asnjė vend tjetėr tė planetit, ti dhe ministrat e tu, zyrtarėt e tu pasurohen me shpejtėsi marramendėse, kurse qytetarėt varfėrohen, mjerohen me shpejtėsi tė rrufeshme. Sot mė shumė se 1/3 e qytetarėve shqiptarė jetojnė nė njė mjerim tė plotė me mė pak se njė dollar nė ditė. Ndėrsa lopėt e Europės marrin subvencione, - jo ushqime, subvencione, - 2 dollarė nė ditė! Kurse 1 milion shqiptarė jetojnė me 1-2 dollarė nė ditė. Pra me 350 -700 dollarė nė vit, kurse ti me Dukėt, Malajvitat, me Maēėt, Baēėt, Durakėt dhe kontrabandėn e trafiqet e pista, tendera, taksa e tatime fiton nė vit 50 -100 milionė dollarė pėr frymė.

    Vetėm udhėtimet e ditėve tė fundit, qė bėre ti, paralel me udhėtimin e vdekjes sė qytetarėve shkodranė, ke shpenzuar me 'ēarter' dhe hotele, ballo, ahengje, orgjira, nė Burgenland tė Austrisė, nė hotelet e Mesdheut e tė detrave tė nxehta 420 mijė dollarė. Asnjė centim nga paga jote, tė gjitha tė vjedhura nga tendera tė taksapaguesve shqiptarė. Shto faturat qė firmosin pėr heqjen e shpenzimeve tua.

    Fatos Nano ėshtė shkaku kryesor i tragjedisė sė Jonit, sepse varfėria, kjo kolerė e keqe qė i dėbon shqiptarėt nga Shqipėria, e ka shndėrruar vendin e tyre tė bekuar nė njė vend tė mallkuar qė nuk u jep punė dhe varr. Ky ėshtė krimi kolektiv mė i shėmtuar i tij dhe i shpurės sė tij. Kėtė e them jo pėr politikė, por historia e re dhe e vjetėr e njerėzimit nė tėrėsi, dhe mė shumė se kushdo tjetėr historia jonė nė veēanti ka provuar se nė Haiti, ashtu edhe nė Shqipėri, si nė Burundi, ashtu edhe nė Shqipėri e gjetiu, varfėria ėshtė krim kolektiv i qeverive tė korruptuara.



    Ti je Fatos Nano, mbrapa ėshtė Makutėria

    Varfėria ėshtė ky krim mė i rėndė se ēdo krim tjetėr, ėshtė ky krim qė vret mė shumė se ēdo epidemi, se ēdo kolerė, ajo ka dimensione dhe pasoja tė shumta, por shkak kryesor vetėm njė: vjedhjen nga zyrtarėt e qeveritarėt tė pasurive qė sipas ligjit duhet t'u shpėrndahen anėtarėve tė shoqėrisė.

    Nė Shqipėri pasuria qė krijohet nuk shpėrndahet, por ajo pėrqendrohet nė duart e Nanos, nė duart e lejtnantėve tė tij, tė Dukėve, Maēėve, tė Baēėve, tė Durakėve, pra varfėrimi kolektiv i shqiptarėve ėshtė krimi mė i shėmtuar i Fatos Nanos. Nė tė vėrtetė, nė themelin e tij, nė planin filozofik moral qėndron babėzia, shpirtkazmėria, cinizmi i tij. Nuk ėshtė krim tė jesh i varfėr, jo dhe jo, Por ėshtė krim i madh tė varfėrosh tė tjerėt. Varfėria ėshtė krim sepse tė detyron tė rendėsh drejt vdekjes, siē rendėn qytetarėt e Shkodrės qė humbėn jetėn mė 9 janar. Varfėria tė detyron tė shesėsh fėmijėn tėnd, tė detyron tė shesėsh trupin tėnd, tė ndan nga prindi, tė ndan nga fėmija, nga bashkėshortja, tė vdes nga sėmundja, tė lė edhe pa tė. Varfėria tė zhyt nė papunėsi edhe pse nuk je dembel, por vetėm se Dukėt, Baēėt, Maēėt, Naēėt e Fatos Nanos rrėnojnė ēdo ditė vendet e punės, tė lėnė tė pastrehė edhe pse ti meriton tė strehohesh. Dhe mund tė punosh ēdo ditė nė ndėrtime, ėshtė lot, ėshtė dhimbje e foshnjeve si miza. Janė me dhjetėra e dhjetėra familje tė ndara sot.

    Varfėria ėshtė tmerr nga e ardhmja, ėshtė tmerri mė i poshtėr i tokės, ėshtė mallkimi mė i madh jo nga Zoti, por i atij qė nxin me mungesėn e tij kėtu.

    Varfėria ka fytyra tė shėmtuara, ajo ka rėnkime therėse, por ti dhe shpura jote asnjė nga kėto nuk i shikon, asnjė nga kėto nuk i dėgjon, pa le t'i prekėsh mė, jo. Ajo ka fytyrėn e foshnjės qė pėrpėlitet nė kthetrat e vdekjes pėr mungesė tė qumėshtit dhe ilaēeve. Po ku pyet ti dhe ministrat e tu paguani milionat pėr dadot pėr fėmijėt tuaj.

    Varfėria ka fytyrėn e vuajtur tė atij tė papuni anonim qė nė ngricė, acar apo nė pikun e zhegut, pret me orė tė tėra tek monumenti i "Ushtarit tė panjohur", pėr t'iu afruar disa orė punė qė t'u ēojė fėmijėve njė vakt bukė, ndėrsa ti pėr konet shpenzon nė ditė trefishin e parave krahasuar me familje si kėto.

    Varfėria ka fytyrėn e vuajtur tė atij qė blen me listė ushqimet e dy vakteve bukė qė u jep fėmijėve tė tij, por ata nuk ekzistojnė pėr ty, sepse theksoj edhe njė herė pėr vakancat e tua nė Evropė ke shpenzuar 420 mijė dollarė. Varfėria ka fytyrėn e nėnės qė i vdes fėmija pėr pikėn e qumėshtit, apo tė fėmijės me rrecka djerse tė pjekura nė ballė qė nuk shkon dot as nė shkollė, por shet ndonjė paketė cigare apo banane tė Maēit rrugėve tė Tiranės. Kjo sepse pėr ju, qeniet e varfėra janė qenie tė neveritshme, ndaj dhe ju nuk guxoni tė ngrini kokėn kundėr tij, madje ato janė qenie tė padukshme, gjer nė mosqenie, edhe kur ti i shtyp me benzin tėnd luksoz, siē ke shtypur Petrit Islamin, apo i ekzekutoni pa gjyq nė paradhomat e sallave tuaja. Ata nuk ekzistojnė, ju i urreni tė varfėrit tuaj pėr vdekje, deri nė harresė fatale, pėr fajin e vetėm se ju jeni pasuruar duke i vjedhur ata, duke i rrjepur ata, njėlloj sikur hajduti ordiner, jo rrallė vret viktimėn qė ka vjedhur edhe pasi i ka marrė ēdo gjė. Edhe ju i urreni tė varfėrit tuaj, nuk mund t'i shihni dot, pėr ju ata nuk janė nėna dhe baballarė, nuk janė fėmijė, nuk janė motra, nuk janė vėllezėr, nuk janė fqinj, por thjesht statistika pėr t'i manipuluar. Pėr sojin tuaj ēnjerėzor, shoqėria tjetėr nuk ekziston.

    Pėr ty, Liza nuk ishte nėna e dy fėmijėve qė vdiq pėr t'u bashkuar me ta, Dritani nuk ishte babai i tre fėmijėve qė u ngri nė det pėr t'u bashkuar me vogėlushėt, e ti nė bregun tjetėr si heroi i vlerave familjare, sepse i varfėri pėr ty nuk mund tė jetė i tillė, as prind, as fėmijė. Kurse fėmijėt e tyre janė thjesht vocrrakė, varfanjakė. Besmira, tė cilėn nėna e nisi nuse dhe mė 9 janar u shndėrrua nė vajzėn e detit, nuk mund tė ishte nuse, madje po tė mos qe i shoqi gjallė qė e priste ne bregun tjetėr, ti me shpurėn tėnde do ta etiketoje me epitete tė tjera. Por pronat dhe pasuritė qė ti ke vendosur duke vjedhur shqiptarėt qė Dukėt, Maēėt, Baēėt, e Ruēėt i kanė vendosur mbi mjerimin e tė varfėrve, bėjnė qė ju tė mos i shikoni dot ata.



    Ti je Fatos Nano, mbrapa tė vjen Tragjedia

    Po tė ndigjosh fjalimet tuaja nė Shqipėri nuk ekzistojnė tė pastrehėt, sepse ju vetė jetoni nė vila dhe pallate luksoze. Nė Shqipėri nuk ekzistojnė tė papunė, sepse ju vetė pasuroheni duke fjetur dhe soj-sorollopi juaj ėshtė i punėsuar madje me 2-3 punė. Pėr ju nė Shqipėri nuk ekzistojnė fshatra dhe as rrugica mjerimi nė qytetet e saj, sepse ju nuk shkoni atje. Nė kėtė vend nuk ka dyqane me lista, mbasi ju vizitoni resortet mė tė kushtueshme tė kontinentit. Pėr ju nė Shqipėri nuk ka shkolla tė shkatėrruara, nuk ka fėmijė analfabetė, sepse ti me paratė qė vjedh, shkollon fėmijėt e tu nė shkollat mė tė kushtueshme tė perėndimit. Nė Shqipėri nuk ka tė sėmurė qė vuajnė, nuk ka spitale tė rrėnuara pa ilaēe, pasi ti kurohesh dhe bėn masazhe nė klinikat mė tė shtrenjta tė Europės. Nė Shqipėri vdesin 50 foshnje nė njė mijė qė lindin, pasi ato janė tė shoqėrisė qė nuk e shikon, tė shoqėrisė sė padukshme, vocrrakė qė kanė lindur pėr tė vdekur. Ti je Fatos Nano, mbrapa tė ndjek mjerimi i shqiptarėve. Me tė vėrtetė ti je ngjitur lart, siē do t'u deklaroje ti kongresmenėve tė tu disa javė mė parė dhe se balta e kundėrshtarėve tė tu nuk tė arrin nė kėtė lartėsi, por gjaku i atyre qė u ngrinė nė ujėrat e Jonit nė datėn 9 janar, tė ka bėrė sot tė dukesh mė i kuq se kurrė. Ti je Fatos Nano, mbrapa tė vjen zija. Po dhe po. Mirėpo, mbrapa tė vjen zija, sepse varret e djemve dhe tė vajzave tė Shkodrės qė u ngrinė nė thellėsinė e Jonit tė premten e zezė nuk janė nė Jon, nuk janė nė Shkodėr, ato janė ngritur mbi pronat tuaja, tė Dukės, Maēit, Baēit, Ruēit, dhe shpurės tėnde ēnjerėzore. Pikėrisht pėr kėtė arsye ata qė mbetėn tė ngrirė nė thellėsinė e Jonit, nė ēastin e fundit tė jetės sė tyre, pasi u pėrshėndetėn me tė dashurit e tyre, u ndanė me ty dhe me shpurėn e qeveritarėve tuaj. Ti mund tė ēuditesh, por mė i fundit me Lizėn e gjorė u nda pasi pėrqafoi fėmijėt e saj, je ti Fatos Nano, pasi engjėjt e saj u zhdukėn mes dallgėve. Mendoi se ti i kishe lėnė pushimet dhe erdhe t'i jepje dorėn e shpėtimit. Por jo. Ishte nė bisedė me maskėn tėnde qė i mori shpirtin e saj tė pafajshėm. Besmirės qė vdiq pėr besėn ndaj tė shoqit, pasi pėrqafoi fėmijėt dhe bashkėshortin e saj para syve tė saj i doli ministri yt, Duka i krimit. Mendoi se atleti do ta shpėtonte. Por edhe ajo u gabua. Nuk kishte skuadėr shpėtimi. Ishte Xhebraili qė kishte vėnė si maskė fytyrėn e ministrit tėnd. Po kėshtu, Toma, Ramizi, Ridvani, Paulini, Alfredi, tė gjithė atyre qė vdiqėn, Luēiferi dhe Xhebraili, iu afruan jo me fytyrėn e tyre, por me maskėn e fytyrės sė Maēit, Baēit, Malajvitės, tė Robos e kėshtu me radhė. Kjo ėshtė historia. Prandaj ti nxin me mungesėn tėnde kėtu. Ti je Fatos Nano qė pak javė mė parė deklarove se je ngjitur aq lart, sa balta e kundėrshtarėve nuk tė arrin, kongresmenėt e tu shpėrthyen nė ovacione dhe ngashėrime, por ti Fatos Nano, tashmė je skuqur nga gjaku i viktimave tė Karaburunit, qė tė bėn mė tė kuq se tė kuqtė.

    Ti nuk je vetėm shkak themelor, por je dhe shkaku direkt i tragjedisė sė Jonit. Je pėrgjegjės direkt i saj, sepse ti je pėrgjegjėsi kryesor i shtetit oktapod, skafo-republikės tėnde, i shtetit tė punėve, trafiqeve, parave tė pista, shtetarėve trafikantė, cinikė, imoralė, tė ulėt tė pamėshirshėm, primitivė, Fatos tė vėrtetė dhe klaneve tė tyre qė s'kanė asgjė njerėzore dhe qė pėrfitimin e paligjshėm, vjedhin, marrin peng, djegin tė gjallė, vrasin pa gjyqe, mashtrojnė, torturojnė, rrahin, pėrdhunojnė, plaēkitin, pėrzėnė nga Shqipėria. A nuk je ti mik i Nehat Kullės, i Feriz Kėrnajės, i Nard Kokės, ėshtė apo s'ėshtė, ju qė shihni kėtu, KPD-arė. Eshtė apo s'ėshtė, thoni kėtu? I Fatmir Ramės, atėherė ēfarė mund t'i thuash, kujt pėr lidhjet e krimit, ti je vetė krimi i organizuar. Ti je bota e krimit.

    Le tė shtrojmė se bashku njė pyetje: A ishte tragjedia e 9 janarit njė akt i organizuar nga shteti? Hetimet paraprake tregojnė se tė gjithė ata qė mashtruan viktimat e Shkodrės ata qė i transportuan, qė i sistemuan nė hotelin e Dhėrmiut, qė i siguruan qė pėrtej detit do tė kalonin dhe polici dhe jo me skafistė. Dhe pasi i vendosėn nė gomonet e vdekjes, pa pėrjashtim tė gjithė ishin njerėz me uniformė, soji yt dhe i qeveritarėve tė tu, familjarė shumė tė afėrt tė KPD-arėve tė tu mė fanatikė, Makbule Robos, Luiza Hoxhės, dhe tė Dukės, ndėr ta anėtarė tė bandės sė Zani Ēaushit, miq tė ngushtė tė ministrave tė tu, pra rrugėtimin e vdekjes e organizuan zyrtarė tė policisė dhe tė SHIK-ut, tė shtetit tėnd oktapod, mishi i tė cilit je ti.

    Sot le tė shtrojmė sė bashku pyetjen: Ishte ajo njė aksident, apo ishte njė dramė e rrallė e planifikuar e shtetit tėnd oktapod. Unė kėtu nuk do t'u referohem burimeve tė opozitės. U ngrita edhe pak mė parė pėr t'iu pėrgjigjur pėrfaqėsuesit tė malavitės nė koalicion pėr integrim. Eshtė e vėrtetė qė nga '92-'97 ka patur 182 gomone tė konfiskuara. Eshtė e vėrtetė qė ata zyrtarė qė ne i ndiqnim penalisht, ju u keni dhėnė grada. Nga ana tjetėr ėshtė e vėrtetė qė nga '97 e gjer mė sot, akti i fundit ishte akti i 20 i tragjedisė shqiptare qė luhet nė ujėrat e Jonit apo tė Adriatikut. Dhe kėto akte janė vetėm ato qė nuk i ka pėrpirė dot deti, ndaj pėrqindjet janė shumė mė tė mėdha, pėr ne, pėr shoqėrinė qė ju nuk e shihni, kėta shqiptarė, kurdė, kinezė, senegalezė. Ndėrsa pėr ju ēfarė janė ata? Janė dhjetėra dhe qindra milionė dollarė, janė vila luksoze, janė hotele, motele, vakanca tė kushtueshme, afera tė ngritura, pallate, etj., etj., ky ėshtė soji i poshtėrsisė njerėzore. Nė kėtė soj i pari je ti Fatos Nano, prapa tė vjen poshtėrsia.



    Ti je Fatos Nano, prapa tė vjen Poshtėrsia

    Ti je Fatos Nano, prapa tė vjen Poshtėrsia. Ti je pėrgjegjės kryesor i tragjedisė sė 9 janarit dhe pėr kėtė le tė ndalemi dhe nė njė moment tjetėr: A u ndihmuan viktimat e 9 janarit siē meritojnė tė ndihmohen pa dallim, tė gjithė ata qė nė dete, bien nė fatkeqėsi, apo u lanė ata me qėllim midis dallgėve mizore tė Jonit?

    Hetimet zyrtare pohojnė se drama e 9 janarit u ekzekutua nga deti me aprovimin e heshtur tė shtetit, me mosveprimin dhe bllokimin e operacioneve shpėtimtare nga ana e tij. Kėtė tashmė nuk e thonė vetėm familjarėt e viktimave, e thonė mbarė mediat nė raportet e tyre. Nuk e pohojnė vetėm Vlora dhe njerėzit e saj, kėtė e pohojnė sallat e gjyqeve, e pohojnė tė gjithė.

    Dje, nė sallėn e gjyqit, oficeri i policisė sė Dhėrmiut, Vladimir Kordhishta, deklaroi se qė nė orėn 17.40 tė datės 9 janar kishte informuar pėr avarinė e gomoneve eprorėt e tij.

    Zoti Kordhishta, nė dėshminė e tij, tha se kėtė njoftim ua ka pėrsėritur eprorėve tė tij vazhdimisht gjer nė orėn 21, por asnjėri nuk vuri ujin nė zjarr.

    Pse kjo? Kjo sepse dikujt diku i interesonte qė ata t'i mbyste. Ose pėr tė mos prishur pushimet e tij nė detrat e nxehta, ose pėr tė mos minuar "sukseset" e tij.

    Ndaj dhe SOS-i u mbajt i fshehur.

    Mediat morėn lajmin. E shndėrruan nė njė kushtrim kombėtar, por pas kėtij kushtrimi dikush, o KPD-arė, u vėrsul si bishė kundėr mediave tė lira. U tha se po mashtroni, lajmi ėshtė i rremė, se nuk janė klandestinė, janė dy drogaxhinj.

    Por kush ishte ky dikush, or KPD-arė? Ky dikush ishte ai qė foli aty, ai qė doli dhe mashtroi kėtu. Ky dikush ishte Igli Toska, anėtar konstant i malavitės shqiptare. U pėrpoq tė bukosen mediat.



    Ti, Fatos Nano, je mė i zi se Zija

    Tė shkojmė mė tej. Jeni disa deputetė tė Vlorės kėtu, shkoni pyesni nė komisariatin e Vlorės. Por ju s'pėrfaqėsoni Vlorėn, ju pėrfaqėsoni fakultetet mė tė errėta tė shoqėrisė njerėzore. Vlora e tėra thotė qė policia e Vlorės gjer nė orėn 8 nuk bėri asnjė veprim, sepse dikush diku kishte vendosur qė mė mirė t'i merrte harresa e detit dhe tė mos prisheshin pushimet e tij.

    Pra, kjo ishte njė vdekje e parandalueshme, por nuk u parandalua. Nė tė kundėrt, asnjė SOS nuk iu dha anijeve tė lundrimit, asnjė ndihmė s'iu kėrkua peshkatarėve. (Eksperienca ka treguar se mė tė fuqishmit nė shpėtim sot pėr sot janė peshkatarėt shqiptarė, ndaj mos dėgjoni pėrrallat e tij qė del kėtu i papėrgjegjshėm).

    Familjarėt nė Shkodėr e falenderonin kėtė, Majkon, pėr fjalėt e mira qė iu tha. Po, po, se kanė fisnikėri ata, por nuk guxoi tė shkojė t'u paraqesė njė ngushėllim.

    Mė thanė mua, falenderoje Pandeli Majkon pėr fjalėt e bukura qė na tha, kurse ky kėtu, ministėr gjoja, s'guxoi tė shkėputej, por iu nėnshtrua verbėrisht urdhrit tė Fatos Nanos, i cili nuk lejoi as qeverinė tė shprehte njė ngushėllim.

    Kush mund ta pranojė kėtė? Nuk ka soj njerėzor qė pranon njė gjė tė tillė.

    Ēfarė bėtė mė tej me kufomat? Kufomat i zvarritėt nė det. Kufoma ka kodin e saj. Media pastaj e mori gjithė fuqinė. Mediat njoftonin se kufomat po shkojnė drejt Vlorės dhe me tė ardhur afėr Vlorės, dikush i urdhėroi: "Nisini pėr nė Sazan!" Harron ti, o lejtnant i Fatos Nanos se deti ka sy, se deti ka veshė?! Ti nuk e njeh detin, nuk e njeh as njerėzinė. Sepse deklarata jote, se u dėrguan nė Sazan pėr tė parė se mos kishte tė gjallė, tė ngarkon ty me fajin mė tė rėndė.

    I dėrguat nė Sazan pėr qėllimet mė tė mbrapshta njerėzore.

    Ishte vendosur qė Shkodra tė poshtėrohej, qė kufomat tė mos nderoheshin rrugės, por tė shkonin pas mesnate.

    Ti je primitiv, Fatos Nano. Ti e urren Shkodrėn, por harron se Shkodra ėshtė djep i qytetėrimit tonė perėndimor, ėshtė qenia perėndimore e kombit tonė.

    Njė apatrid si ti e nderon Shkodrėn me urrejtjen e tij. Dhe kur tė them apatrid, nuk nisem nga origjina. Jam i bindur se nacionalistėt shqiptarė, pas kėsaj deklarate, do tė mė qortojnė, por historia e kėtij vendi mė ka mėsuar se pavarėsisht nga origjina etnike, atdhetaria ka qenė konstante, e barabartė pėr tė gjithė qytetarėt e kėtij vendi. Kurse ti i urren qytetarėt shqiptarė. Si mund tė silleshe ti ndaj Shkodrės nė atė mėnyrė?! Nė njė kohė kur viktimat e 29 marsit qė nise pėr nė Vlorė i mbulove me lule dhe mirė bėre? Po kėta tė tjerėt ēfarė ishin? Pse ishin shkodranė ua bėre kėtė? Ua bėre, sepse ti nė mendėsinė e vjetėr shkodranėt i konsideron shkodru. E bėre kėtė se ti urren shqiptarėt dhe qenien e tyre, e bėre kėtė sepse ti urren viktimat e tua. Shpirti yt katran e di. Ti je Fatos Nano, je mė i zi se zija.

    E kam mbyllur gojėn deri nė orėn 4 e gjysėm pasdite tė ditės sė shtunė. Kam ndjekur si prind, kam ndjekur si politikan, kam ndjekur si qytetar, kam ndjekur si ish-president, kam ndjekur si mjek, minutė pėr minutė dramėn e Jonit. Por nuk mund tė mos flisja unė, kur gazetarėt njoftonin se Igli Toska u thoshte se janė drogaxhinj. Nuk mund tė mos flisja unė, kur zvarriteshin trupat nė det. Shpalla zi, por deklarova se do t'i bashkangjitem zisė, nėqoftėse shteti e shpall atė dhe iu bashkangjita. Por shteti bėri zi zemėrthyer. Po tė mos ishit nė zi zemėrthyer siē jeni, or KPD-arė, merrnit mundimin pėr tė shkuar tė ngushėllonit familjet e viktimave, tė cilėt kanė njė kod tė hekurt nė vdekje, presin tė gjithė njėlloj. Ju s'e bėtė atė, sepse dhe zinė e kishit me zemėr tė thyer.

    Tani nuk do tė vazhdoj mė tutje, sepse nuk ka nevojė tė pėrdorėsh asnjė fjalė tjetėr, vetėm ta quash Fatos Nano dhe kaq.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Kushtetuta e Republikės sė Kosovės
    Nga YlliRiaN nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Kushtetuta e Pėrkohshme e Kosovės
    Nga drini_nė_TR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 23-01-2009, 22:03
  4. Rrėzohet mocioni i opozitės pėr Topallin nė parlament me 70 vota
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 18:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •