TIRANE (13 Janar) - Londra, Milano, Vjena, Hamburgu, Berlini. Këto janë vetëm disa nga vendet ku janë shtrirë tentakulat e organizatës së re terroriste islamike, e cila mendohet se ka lidhje me Al Kaedën dhe Osama Bin Laden, por vepron e vetme. Objektivat me të fundit të këtij rrjeti kanë qenë Konsullata Britanike në Turqi, filiali i një banke agleze dhe dy sinagogat, në një metro turke, njoftoi pak ditë më parë gazeta britanike "The Observer". Truri drejtues është një jordanez 37-vjeçar Abu Musab Zarqaëi, që përveçse është një përfaqësues i terrorizmit saudit, ka edhe lidhje me Bin Ladenin. Ata që zbuluan këtë orgaizatë kanë qenë policia italiane në bashkëpunim me homologët e tyre britanikë. Disa të dyshuar për terrorizëm janë arrestuar në Britaninë e Madhe, ndërsa në kampin amerikan në Guantanamo mbahen peng akoma 9 qytetarë britanikë të kapur në Afganistan. Ndërkohë, të shtunën e kaluar policia angleze ka arrestuar në veri të vendit një algjerian i dyshuar si anëtar i grupit të Al Kaedës. Dokumentet që burri i kishte lënë nënës së tij tregonin se ai ishte në përgatitje për një sulm vetëvrasës në një nga aeroportet londineze. Ky rrjet udhëhiqej nga Abu Musab Zarqaëi, aktualisht në Iran dhe Irak. Ndërsa njëri nga drejtuesit në vend ishte një kurd irakien i njohur si Fuad, që stërviste në Siri vullnetarët vetëvrasës, të rekrutuar në vende të ndryshme të Europës dhe të mbledhur në qendra nevralgjike të Londrës. Lidhja e tij me Zarqaëin mund të jetë bërë në vitin 2002. Një arab i paidentifikuar, i ardhur nga Gjermania, kishte bërë një vizitë në Milano tek egjiptiani Abu Omar, Imami i Milanos. Në bisedën e regjistruar nga investiguesit italianë arabi ishte shprehur se kishte një inteligjencë të lartë kulturore për të drejtuar grupin "25/26 Korridori". Për të arritur në destiacion terroristët do të kalonin nga Vjena, nëpërmjet Polonisë dhe Bullgarisë. Qëllimi i rekrutimit të terroristëve muslimanë shqiptarë, por edhe britanikë dhe zviceranë, është konfirmuar nga një sërë arrestimesh në Milano prillin e kaluar. Në këtë kohë u ndalua edhe një 29- vjeçar somalez, Abdulla Clise, i ardhur nga kryeqyteti Britanik. Ai u vendos në qeli me një integralist islamik dhe nga bisedimi i tyre është përmendur emri i Fuad, i quajtur si njeriu kyç për kalimin e kufirit siriano-irakien. Rrjeti, sipas investigimeve, i krijuar në Gjermani, i shërbente edhe mafias shqiptare dhe asaj turke në udhëtimet e terroristëve drejt Perëdimit nëpërmjet Rusisë dhe Çeçenisë. Një rrjet kaq i gjerë ka bërë që një nga investiguesit më të mirë anglezë të thotë: "do bëjmë çfarë mundemi, por nuk është e lehtë. Po luftojmë me një diçka që është si një kërpudhë që e pret në një anë dhe rritet në anën tjetër. Kjo ka qenë edhe arsyeja që Eliza Manigham-Bullet, drejtore e përgjithshme e M5, i ka kërkuar qeverisë britanike që të mos ulë nivelin e kotrolleve për shkak të kërcënimit të madh terrorist. ro/ro (GazetaShqiptare
Krijoni Kontakt