Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Rekrutë shqiptarë në grupin terrorist, që akuzohet për sulmet në Stamboll

    TIRANE (13 Janar) - Londra, Milano, Vjena, Hamburgu, Berlini. Këto janë vetëm disa nga vendet ku janë shtrirë tentakulat e organizatës së re terroriste islamike, e cila mendohet se ka lidhje me Al Kaedën dhe Osama Bin Laden, por vepron e vetme. Objektivat me të fundit të këtij rrjeti kanë qenë Konsullata Britanike në Turqi, filiali i një banke agleze dhe dy sinagogat, në një metro turke, njoftoi pak ditë më parë gazeta britanike "The Observer". Truri drejtues është një jordanez 37-vjeçar Abu Musab Zarqaëi, që përveçse është një përfaqësues i terrorizmit saudit, ka edhe lidhje me Bin Ladenin. Ata që zbuluan këtë orgaizatë kanë qenë policia italiane në bashkëpunim me homologët e tyre britanikë. Disa të dyshuar për terrorizëm janë arrestuar në Britaninë e Madhe, ndërsa në kampin amerikan në Guantanamo mbahen peng akoma 9 qytetarë britanikë të kapur në Afganistan. Ndërkohë, të shtunën e kaluar policia angleze ka arrestuar në veri të vendit një algjerian i dyshuar si anëtar i grupit të Al Kaedës. Dokumentet që burri i kishte lënë nënës së tij tregonin se ai ishte në përgatitje për një sulm vetëvrasës në një nga aeroportet londineze. Ky rrjet udhëhiqej nga Abu Musab Zarqaëi, aktualisht në Iran dhe Irak. Ndërsa njëri nga drejtuesit në vend ishte një kurd irakien i njohur si Fuad, që stërviste në Siri vullnetarët vetëvrasës, të rekrutuar në vende të ndryshme të Europës dhe të mbledhur në qendra nevralgjike të Londrës. Lidhja e tij me Zarqaëin mund të jetë bërë në vitin 2002. Një arab i paidentifikuar, i ardhur nga Gjermania, kishte bërë një vizitë në Milano tek egjiptiani Abu Omar, Imami i Milanos. Në bisedën e regjistruar nga investiguesit italianë arabi ishte shprehur se kishte një inteligjencë të lartë kulturore për të drejtuar grupin "25/26 Korridori". Për të arritur në destiacion terroristët do të kalonin nga Vjena, nëpërmjet Polonisë dhe Bullgarisë. Qëllimi i rekrutimit të terroristëve muslimanë shqiptarë, por edhe britanikë dhe zviceranë, është konfirmuar nga një sërë arrestimesh në Milano prillin e kaluar. Në këtë kohë u ndalua edhe një 29- vjeçar somalez, Abdulla Clise, i ardhur nga kryeqyteti Britanik. Ai u vendos në qeli me një integralist islamik dhe nga bisedimi i tyre është përmendur emri i Fuad, i quajtur si njeriu kyç për kalimin e kufirit siriano-irakien. Rrjeti, sipas investigimeve, i krijuar në Gjermani, i shërbente edhe mafias shqiptare dhe asaj turke në udhëtimet e terroristëve drejt Perëdimit nëpërmjet Rusisë dhe Çeçenisë. Një rrjet kaq i gjerë ka bërë që një nga investiguesit më të mirë anglezë të thotë: "do bëjmë çfarë mundemi, por nuk është e lehtë. Po luftojmë me një diçka që është si një kërpudhë që e pret në një anë dhe rritet në anën tjetër. Kjo ka qenë edhe arsyeja që Eliza Manigham-Bullet, drejtore e përgjithshme e M5, i ka kërkuar qeverisë britanike që të mos ulë nivelin e kotrolleve për shkak të kërcënimit të madh terrorist. ro/ro (GazetaShqiptare
    Ditët e njeriut janë si bari;
    ai lulëzon si lulja e fushës;
    në qoftë se era i kalon sipër,
    ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
    Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi
    për ata që kanë frikë prej tij,
    dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
    për ata që respektojnë besëlidhjen e tij
    dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij
    për t`i zbatuar në praktikë.

    Psalmi 103

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Është shumë gjë e keqe kjo, por i rëndësishëm është fakti se mbi 99.99 përqind e shqiptarëve janë kundër terrorizmit islamik po sikur amerikanët, anglezët e të tjerët, kurse ndonjë i rekrutuar i rrallë edhe mund të ndodh sikur që ka ndodhur të ketë të tillë edhe nga kombet tjera europiane e amerikane.
    E rëndësishme është që të gjithë jemi duke luftuar dhe punuar që të mos ketë të tillë nga dhe në asnjë vend të botës dhe shpresoj se shumë shpejt edhe do të shuhen të gjithë këta njerëz.
    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Shume llafe

    Ne artikullin e mesiperm lexova shume fjale,
    por ne fund nuk arrita te sintetizoja ndonje gje konkrete.
    Gjithashtu nuk arrita te bej lidhjen midis titullit te artikullit
    dhe permbajtjes se tij.

    Pershendetje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shaboni : 14-01-2004 më 08:58

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet në Bllog
    22

    Re: Shume llafe

    Postuar më parë nga Shaboni
    Ne artikullin e mesiperm lexova shume fjale,
    por ne fund nuk arrita te sintetizoja ndonje gje konkrete.
    Gjithashtu nuk arrita te bej lidhjen midis titullit te artikullit
    dhe permbajtjes se tij.

    Pershendetje.
    Eshte tipike kjo per gazeten e bashekfshatarit te Nanos qe shpik lajme bombastike me shprese qe vemendja e opinionit publik shqiptar te largohet nga tragjedia ne det dhe te kalohet tek "terroristet" shqiptare ne Turqi.

    U aplikua per 50 vjet per ta hequr vemendjen e opinionit publik nga internimet, burgosjet, varferia dhe problemet sociale, aplikohet edhe sot e kesaj dite.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120

    Re: Re: Shume llafe

    Postuar më parë nga Albo
    ]Eshte tipike kjo per gazeten e bashekfshatarit te Nanos qe shpik lajme bombastike me shprese qe vemendja e opinionit publik shqiptar te largohet nga tragjedia ne det dhe te kalohet tek "terroristet" shqiptare ne Turqi.

    U aplikua per 50 vjet per ta hequr vemendjen e opinionit publik nga internimet, burgosjet, varferia dhe problemet sociale, aplikohet edhe sot e kesaj dite.

    Albo
    Me ne fund ...................

  6. #6
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Exclamation Easy there ...

    Gjate kohes se luftes se shkurter per rrezimin e regjimit te Sadamit, nje fotoreporter italian ndodhej ne Irak e me sakte Bagdad. Artikulli i tij tek "La Stampa" fliste per vullnetare te ndryshem qe kishin ardhur per te mbrojtur Bagdadit qe te mos binte ne duart e koalicionit amerikano-britanik.
    Mes te tjerash gazetari italian permendte edhe nje SHQIPTAR ...veshur me xhup te zi lekure qe ishte gati si te tjeret te martirizohej per "mbrojtjen" e kryeqytetit.... ( kushedi ku ndodhet tani ai shqiptar, ndoshta eshte futur ne "njesitet guerrile" qe sulmojne patrullat amerikane vazhdimisht...)

    Ja pra se kemi mes nesh edhe elemente ekstremiste qe duke kujtuar se luftojne per te miren e popujve muslimane na nxijne faqen dhe na shtojne problemet.

    HAPINI SYTE se cdo problem a tragjedi ka historine e vendin e vet por artikulli i mesiperm ngre nje ceshtje te rendesishme jo vetem per MUSLIMANET shqiptare por per te gjithe ne. Nuk duhet te damkoset Shqiperia, Kosova a trojet e tjera ku banojne shqiptaret nga veprimet ekstremiste te disa te genjyerve, aq me teper kur kemi ceshtje kombetare te pa zgjidhura.
    Nqs dikur disa shqiptare ishin mercenare princerish europiane, turq a arabe nuk duhet qe sot te kthehen ne sherbyes te ideve bin ladeniste.

    Frika eshte sidomos nga ata qe kthehen nga studimet islamike ne vendet arabe ku mund te ndikohen e ndryshohen nga elemente ekstremiste apo edhe nga muslimanet e thjeshte qe mund te ndiejne se vellezerit e tyre ne fe ne shtete te tjera po vuajne dhe mund tu lindi ndonje ide e krisur ...

    Shtypi ushqehet me lajme e nuk i ben gjerat me qellim "shmangie vemendje nga tragjedite e shqiptareve".
    Thjesht trajton nje shqetesim qe duhet te beje te reflektoje gjithe shqiptaret si dhe ata qe predikojne e ndikojne ne veprimet e besimtareve ...

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

  7. #7
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    - Nacjonalizmi arab "post modern" eshte krijese e anglezeve.
    - Qendra e propogandes islamo-terrorriste eshte Londonstani!
    - Ideatoret e ringjalljes e rilindjes se panarabizmit jane
    financuar, ushqyer e fromuar ne Evropen Perendimore.
    Anglezet duhet te fshine para pragut te tyre para se te kerkojne
    te ndyjne imazhin e myslymaneve Shqiptare, qe ne shumicen
    derrmuese te tyre ndjekin me shume traditen sesa ideologjine.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. #8
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Asgje e cuditshme per sute e mi qe lexojne dhe per veshet qe degjojne.Vete prezenca vite me pare e njerezvete Ladenit ne shqiperi flet qarte se tendenca e tyre eshte te hedhin rrjetat e tyre kudo ku brymoset feja e islamit,me shpresen se do ti shtojne rradhet e CETES me heronj te rinj.

    Te jem realist me veten dhe i sinqerte me ju nese mes rreshtave te kesaj gazete ka sadopak te vertete me shqeteson fakti,qe mes nesh gjen njerez,qe shendrrohen ne kriko,te zinxhirit te miqesise me Kabulin Bagdatin,e trimat e Binit.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Postuar më parë nga kolombi
    Asgje e cuditshme per sute e mi qe lexojne dhe per veshet qe degjojne.Vete prezenca vite me pare e njerezvete Ladenit ne shqiperi flet qarte se tendenca e tyre eshte te hedhin rrjetat e tyre kudo ku brymoset feja e islamit,me shpresen se do ti shtojne rradhet e CETES me heronj te rinj.

    Te jem realist me veten dhe i sinqerte me ju nese mes rreshtave te kesaj gazete ka sadopak te vertete me shqeteson fakti,qe mes nesh gjen njerez,qe shendrrohen ne kriko,te zinxhirit te miqesise me Kabulin Bagdatin,e trimat e Binit.
    Edhe tek ne sikur edhe në çdo vend të botës këta terroristët mund të gjejnë përkrahës e rekrutues por për këtë arsye ne nuk duhet t'i lëmë të veprojmë në vendin tonë. Pra, duhet që t'i largojmë nga vendi ynë të gjithë ata arab që mund të kenë lidhje me terroristët, ashtu siç bëri edhe Amerika me arabët e Amerikës këto vitet e fundit.

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Lajmi i gazetes se mesiperme, pervec sensacionit qe ofron ne titull, nuk paraqet asnje fakt, asnje emer , as lidhje te ndonji shqiptari apo qytetari shqiptar me organizata terroriste islamike.
    Padyshim ne rradhet e bashkekombasve tane do te kete nga ata qe jane simpatizante te veprimeve terroriste te Al-Kaedas. Por derisa te dalin fakte, emra, veprimtari, te provuara apo te imagjinuara, sensacioni se shqiptaret bashkepunojne me terroristet nuk ngelet vecse nje spekullim i ndyre qe ka per qellim demtimin e imazhit te shqiptareve persa i perket luftes kunder terrorizmit.
    Shqiptaret ( myslimane apo te krishtere) e kane provuar deri tani me fakte qofte si individe, qofte si popull,qofte si organizata joqeveritare,qofte si qeveri se i perkasin nje populli tolerant, te moderuar ( e kam fjalen per myslimanet) dhe se e kane denuar dhunen dhe terrorizmin. Shqiperia , megjithese ka sot nje qeveri socialiste qe perkrah per interesa te ngushta te saja politike SHBA, renditet ne katalogun e kombeve dhe shteteve aleate te SHBA ne luften kunder terrorizmit. KY ESHTE FAKT, jo spekullim. Ne shtypin amerikan pergezohet dhe reklamohet fakti qe myslimanet shqiptare jane aq tolerante dhe te moderuar, nderkohe qe dihet qe 80% ( jo pak) e tempujve islamike ne SHBA jane prone e uahabisteve dhe fundamentalisteve terroriste. Vetem 1 xhami shqiptare Ne SHBA eshte financuar nga uahabistet, por nuk ekziston asnje fakt qe kjo xhami ( ne Cikago) ka kryer propagande anti-SHBA.Xhamite shqiptare ne SHBA dhe kudo kane ndenjur jashte lojes politike dhe nxitjes se urrejtjes kunder Perendimit dhe SHBA, duke kryer ne maksimum funksionin dhe misionin e tyre fetar ne paraqitjen e Islamit si fe paqedashese dhe toleruese. "Myslimanizmi" shqiptar paraqitet ne shtypin amerikan si shembull qe duhet ndjekur dhe duhet perkrahur nga myslimane te tjere dhe jo. KETO JANE FAKTE dhe mudn ti lexoje cdokush qe ndjek nga afer shtypin amerikan.
    Perseri ne shtypin amerikan, shqiptaret kane preference kryesore ne rradhet e kombeve aleate te SHBA, te renditur te dytet pas polakeve. Madje mjaft gazetare cifuto-amerikane kane kritikuar ashper mosperkrahjen e mjaftueshme te cilesdo administrate amerikane ndaj shqiptareve. KETO JANE FAKTE!
    Nuk dua te paraqes popullin tim si popull perfekt, sepse nuk jemi. Por ate qe nuk e kemi, nuk e kemi. Qe nuk kane dale emra shqiptaresh apo organizatash shqiptaresh qe ndihmojne terroristet eshte fakt dhe askush nuk ka te drejte te spekulloje te kunderten , te imagjinoje gjera te paqena, pa paraqitur fakte dhe dokumenta. Cdo perpjekje e tille eshte veprimtari antishqiptare, madje une do te guxoja te thoja dhe antiamerikane.
    "Who is John Galt?"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Letersia Shqiptare
    Nga new-man në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  2. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •