Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74

    A Do Te Kemi Perfaqesues Shqiptar Ne Bashkine E Romes

    SHQIPTARE TE ITALISE

    Ne Janar 2003 fillon fushata per ndihmes te sindakos se Romes me kater komunitare nga kater komunitetet me te medha qe kane emigracion ne Itali,dmth Europa Lindore,Azia,Afrika,dhe Amerika Latine.
    Jemi emigracioni me numerik,te dytet pas Marokut ne shifra zyrtare,por te paret nga Europa Lindore.Rezikojme per shkak te mos organizimit te mire te mbetemi jashte dhe kandidate me te forte jane Rumunet,megjithese jane te paket ne numer.
    Jemi numerik,por edhe kualitativ,gjenden ne emigracion mbi 40% e popullates shqiptare,njerez te artit,kultures,sportit,shkences qe realisht i mungojne Shqiperise.
    Nje perfaqesues shqiptar per Europen Lindore ne politikat komunitare jo vetem eshte nje nder,por dhe nje perfitim qe sigurisht do te jene shqiptaret.
    Kemi nje organizim Komuniteti Shqiptareve te Italise,se shpejti do mbajme nje konference te dyte me shqipfolesit me levizjen e zonjes Nermin Vlora si dhe se shpejti do kemi dhe nje reviste tonen.Kemi qene prezent ne cdo tavoline qe organizojne shqiptaret si ne Milano,Bari,Padova,Roma,Cosence etj dhe mendoj se jemi ende te vonuar.Kerkojme dhe nje grup studentor me studente shqiptare qe studiojne ne Itali,per te ngritur dhe forumin rinor me te cilen kemi disa projekte,sigurisht duke perfituar nga projektet e komunitetit europian.Jemi te mbeshtetur nga deputet te parlamentit Italian,dashamires te Shqiptareve qe kerkojne nje emigracion te organizuar dhe jo problematik me projekte per kualifikime dhe kontakte me tregun e punes.
    Kerkoj prononcim,lidhje,kontakte edhe nen moton e ketij forumi Shqiptare te Bashkuar per nje shqiperi te bashkuar.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    14
    Uroj qe te keni mbeshtetje nga bashkeatdhetaret tane atje mgjs ne nuk shquhemi per bashkepunim me njeri-tjetrin bile trembemi kur na afrohet ndonje qe flet shqip.
    Kete frike nuk mundem ta shpjegoj.
    Osi

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    Faleminderit Osvald
    Bota shqiptare eshte duke levizur,pamvaresisht se ende kemi komplekse,perseri jemi ndryshe nga 10 vjet me pare kur zbritem per here te pare ne perendim.Edhe brenda vetes kemi evoluar disi,biles kemi qene te mangut te kuptonim kete realitet.Komuniteti Shqiptar ne Itali do te organizoje se shpejti konferencen e dyte,presim dhe pergjigjen e Anna Oxa dhe ne kete konference do te jene shqipfolesit.Jemi duke shtrire strukturat e komunitetit ne qytete te Italise.Edhe ju qe jeni ne jug,behuni pjese e rruges sone te perbashket.Ne do te jemi nje rrjet lidhes midis organizimeve te shqiptareve ne Itali,por kur te flasim te flasim me nje ze per te mbrojtur te drejtat tona,brenda tradicioneve te shtetit ku punojme dhe jetojme.Kush reagoi kur ne Koncertin e madh te oganizuar ne kanalin 5,spikeri e filloi spektaklin e madh ne Korsika,me flalen qe "shqiptaret edhe sonte ne naten e yjeve, vjedhin karta krediti".Askush nuk kekoi te paguante ai demin moral qe na shkaktoi,ashtu si ne paguajme kur hujme me te kuqe ne semafor,apo cmimet ne pazar i kemi njesoj si dhe Italianet,ashtu dhe personaliteti shqiptar do te shkoj ne vend,jo me monolog,por dialog institucional.
    Pershendetje nga Roma
    www.comunitaalbanese.it

  4. #4
    @njoftime.com Maska e Benni
    Anėtarėsuar
    27-10-2002
    Vendndodhja
    anes Elbes, anes Sprees
    Postime
    56
    I nderuar Zoti Fatjon Softa

    emrin tuaj e kam ndigjuar per here te pare ketu e 3-4 muaj perpara...
    nga nje atdhetar ne greqi...i cili analizonte ne gazeten "Shekulli" mes te tjerave
    edhe situaten dhe problemet aspiratat e shoqatave shqiptare ne diaspore,
    aty lexova per here te pare per nje qender te koordinimit te puneve te diaspores ne Tirane...
    si edhe fjale teper pozitive ne drejtim te komunitetit te Romes qe ju drejtoni.

    Hyra permes Linkut te siper shenuar ne faqen tuaj dhe me ngjalli interes...

    aktiviteti qe ju ndiqni me duket teper pozitiv dhe eshte me interes per mua,
    ndoshta edhe per lexues te tjere te mesojme me teper per veshtirsit dhe problemet konkrete
    por edhe per sukseset dhe zgjidhjet konkrete, sado te vogla qofshin....
    m.q.se kjo teme serioze paraqet interes edhe per diasporen ne pergjithsi,
    duke vlersuar pervojen qe ju keni grumbulluar gjate ketyre viteve, do desha te dij nese:

    A ka shoqata te tjera ne Itali ?

    A keni programe te ngjashme ? Ku jane dallimet ?

    A keni mbeshtetje nga trupi diplomatik i shtetit tone ?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    I nderuar Beni!

    Te pershendes dhe te uroj nje vit te mbare.Me lejoni tju kerkoj dhe ndjese pasi sapo kam ardhur nga Tirane ne Rome dhe menjehere hapa posten elektronike.
    Ne Tirane sapo botuam dhe revisten e pare e cila do te kete nje kend te vecante per komunitetet shqiptare neper bote,per shqiptare qe nderojne veten dhe kombin dhe ky prezantim u be ne nje auditor te gjere perfshi dhe trupin diplomatik dhe qe neser do filloj shpendarja ne fillim ne Rome e me tej dhe vende jashte Italise.
    Ne teritorin Italian,ka shume shoqata te ngritura mbi baze profesionesh,dhe shume prej tyre aderojne tek komuniteti shqiptar.
    Ne jemi dhe duhet te jemi nje rrjet lidhes midis tyre,ku secila ruan integritetin,pavarsine,etj dhe ato veprojne ne territorin ku ato jetojne.
    Komuniteti eshte nje koncept me i gjere,ku ka me shume hapsire si ne territor ku shqiptaret jetojne ashtu dhe ne te drejtem per te folur dhe mbrojtur cdo shqiptar,ndihme juridike,asistence,mbrojtje morale kur sulmohemi nga mediat,angazhim me kurse per preg profesionale,nje ze i vetem ne emer te shqiptareve,ndermjetes midis shqiptareve dhe tregut te punes,ndermjetes midis politikave te dy vendeve per politika lomunitare dhe integruese etj
    Mind te vizitoni dhe www.comunitaalbanese.it
    Se shpejti do te kemi dhe bisedime me qeverine shqiptare per problet e shkollimit te femijeve,gjetjen e tekseve ne shqip per femijet etj etj
    Shqiptaret duhet te mbrohen edhe kur bien ne burgje deri ne momentin qe nuk jane denuar per te drejtat njerezore,minorenet ku nje pjese e tyre kane kaluar kete moshe dhe ende nuk kane marre kontakt me prinderit e tyre, etj etj
    Faleminderit

  6. #6
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Fatjon vizitova faqen tende.
    Urime per shoqaten dhe qoft me jete te gjate.

  7. #7
    zoti fotjon, si po shkon puna me instutin e kultures shqiptare qe keni hapur.urime

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •