shekulli

----------

Pas verifikimit, aktori nuk rezultoi i implikuar. Arrestohet njė 30-vjeēar nga Berati dhe njė nga Shkodra

Dyshimi, Cekja nė polici pėr trafik femrash

Njė vajzė ka deklaruar se nė lokalin ku u bisedua pėr trafikimin e saj ndodhej dhe aktori i humorit

Sulo Gozhina

Aktori i njohur i humorit Sejfulla Myftari, (Cekja) ėshtė shoqėruar disa orė nė policinė e Lushnjes, pasi njė vajzė qė ka denoncuar trafikantėt e saj ka thėnė se nė lokalin ku ishte bėrė biseda pėr kėtė qėllim kishte qėnė dhe Cekja. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se pas denoncimit tė 26-vjeēares nga Berati, denoncim qė ka sjellė dhe arrestimin e dy personave lidhur me kėtė ngjarje, aktori i njohur ėshtė shoqėruar nė mjediset e drejtorisė sė policisė sė Fierit, dhe pasi ėshtė marrė nė pyetje pėr disa orė ėshtė lėnė i lirė. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se pas denoncimit tė 26-vjeēares Rudina S., dje nė mesditė, policia e komisariatit tė Lushnjes nė bashkėpunim me policinė e Beratit ka arrestuar dhe shoqėruar nė dhomat e paraburgimit 30- vjeēarin Besnik Shehu. I njėjti burim pohon se nė bazė tė kėtij denoncimi ėshtė arrestuar dhe 30- vjeēari Arben Xhaferri, banor i qytetit tė Shkodrės.
Ngjarja
Nė pasditen e sė shtunės, nė postėbllokun e policisė nė hyrje tė qytetit tė Lushnjes policia ka ndaluar pėr kontroll rutinė njė makinė tip Benz me targa tė Shkodrės, qė drejtohej nga 30-vjeēari Arben Xhaferri. Burime tė policisė thanė se nė moment ėshtė hapur dera e pasagjerit tė makinės dhe njė vajzė ka thirrur fort duke kėrkuar ndihmėn e uniformave blu. Rudina S. ka denoncuar se djali qė drejtonte makinėn e kishte marrė pėr qėllime trafikimi qė nga Berati. Nė kėto kushte policia ka ndaluar 30- vjeēarin nga Shkodra, ndėrsa ka nisur hetimet lidhur me kėtė ngjarje, duke marrė nė pyetje vajzėn 26-vjeēare qė u shoqėrua nė komisariatin e Lushnjės. Burimet thanė se nė policinė e Lushnjes, vajza ka denoncuar dhe tre persona tė tjerė nga Berati, pėrveē shoferit qė po e transportonte. Ajo ka deklaruar se Besnik Shehu, nga Berati, e ka detyruar tė prostituojė pėr njė vit resht, para katėr vitesh. Po ashtu mėsohet se vajza ka deklaruar se nė lokalin ku ėshtė bėrė biseda pėr trafikimin e saj kanė qėnė tė pranishėm dhe Sejfulla Myftari (Cekja) dhe Gentian Azizolli. Pas pretendimeve tė vajzės prokuroria e Lushnjes i ka kėrkuar policisė sė Beratit qė tė shoqėrojė pėr verifikime shtetasin Sejfulla Myftari, Besnik Shehu dhe Gentian Azizolli. Personat e mėsipėrm, pasi janė shoqėruar nė komisariatin e Beratit, ditėn e diel, rreth orės 13:00, janė dėrguar nė drejtorinė e Fierit, ku dhe janė marrė nė pyetje rreth pretendimeve tė vajzės. Ndėrsa Cekja dhe Azizolli janė lėnė tė lirė pas disa orėsh, pasi nuk kanė rezultuar si tė implikuar nė kėtė ēėshtje, policia ka marrė masėn e arrestit ndaj Besnik Shehut, 30 vjeē, nga Berati dhe Arben Xhaferrit, nga Shkodra.



13/01/2004

--------

Njehere e mbrojti Policia socialiste Ceken kur vrau fshatarin me Benzin e tije e tani e mbrojne dhe kur del pjesmarres ne tryezat e pazareve te tutoreve..

eh berati berati..