Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Syte e kuajve

    Sot te percolla per te 8 here ne stacionin e trenit dhe per te 8 here te pyeta" A do te ikesh vertete". " Nuk e di"- mu pergjigje, "vetem se ne stacionin e trenit ndarjet kane me shume kuptim, jane me te plota". Treni te mori mbi vete dhe u largua duke lene pas ate cafcufin e zgjatur qe aq shume kam deshire ta cucuris tek kthehem vetem per ne shtepi.
    E di qe kam kohe qe nuk i mbaje ere sqetullave. Me duket shume patetike, edhe pse gjithmone kam qene i bindur se e kam bere nga dashuria per veten. Pastaj sy kuajsh kam filluar te shikoj ne enderr. Mos me thuaj qe edhe kjo te duket normale. Syte e kuajve te mi jane shume te medhenj, me te medhenj se ato te kuajve te tjere. Me shikojne ngultaz, aq ngultaz sa me bezdisin. Mos me thuaj qe edhe kjo nuk te habit. Po pucrrat qe me kane dale ne rreze te veshit. Me siguri eshte duke mu shpifur ndonje semundje e keq. Syte e kujave nuk me shqiten per asnje moment, ndersa ne tani po i afrohemi per te 9-ten here stacionit te trenit. Kesaj here po me pyet ti " a do te me shkruash". UNe nuk di c'te them, ule koken dhe hesht. Ti me pyet serish " do te me shkruash" nuk kam cte them. Ngre koken te shoh ne sy dhe " mjau" mjaullis. Ti u zemerove, por une nuk hingellij dot.
    Sy kuajsh shoh ne enderr dhe deshira e cmendur per te vrapuar larg me lind ne gji. Por ce do se ne enderrat e mia te qellon ty gjithmone te ikesh larg, ndersa mua me duhet te cucuris ate cafcufin e lodhur, te djerstur, qe ashtu i lagur nga peshtyma ime mezi arrin ti shpetoj burgut te dhembeve per tu sorrollatur ne rruget e qytetit, ku i vetmi banor jam une dhe treni.
    Si zoteri, thua se nuk arrin ta kuptosh caprashitjen time. Po sigurisht qe keni shume te drejte. Une jam veten nje idiot, qe percjell njerez ne stacionin e trenit, dhe shikoj ne enderr sy kuajsh. Sigurisht qe nuk paguhem, edhe pse e bej shume mire kete pune, bile me zell do te thosha. E bej vetem nga deshira. Ja pra ku ju afruam per te dhjeten here stacionit te trenit, vetem se kesaj here nuk e shikoj as trenin dhe as syte e kuajve. Te shikoj vetem ty. " A do te vish prape te pyeta" dhe te nuhata sqetullat. Ti me shpove tej per tej me syte e medhenj, hingellive, dhe vrapove andej nga iken treni. Caf-cuf, caf-cuf peshperita, dhe e kuptova se kesaj here kishe ikur pergjithmone. Gjithesesi, ne stacionin e trenit ndarjet rrjedhin me bukur, me plote.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 01-07-2002 mė 11:54

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    vazhdon?
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    hmm kjo ishte pjesa ime, ka qene e imja qe ne fillim me sa mbaj mend... tani u mallengjeva vertet. Sot ke gjetur momentin me te keq se heren e pare per ta hedhur ketu.

    Nuk di si tja ve emrin tani, me pelqen shume apo nuk me pelqen shume.

    Nje gje do te kerkoja...ma dhuron mua perseri dhe me premton qe nuk do e marresh me per vete?!

    Nga "Unė" qe nuk kerkoj gjera zakonisht...

  4. #4
    . Maska e elda
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569
    eshte vertet shume e bukur .

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Kurrkundi
    Postime
    132
    mos u shqeteso(mos me thuaj qe nuk je i shqetesuar)se te gjithe perdite percjellim nga nje tren .........qe perdor trute dhe shpirtrat tane si hekurudhe..........per t`i shpartalluar.........
    The path of excess leads to the Tower of Wisdom.(Blake)

  6. #6
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    caf-cuf caf-cuf
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Fiori

    Ka qene gjithmone e jotja.

  8. #8
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ndihem me mire. Faleminderit!

  9. #9
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    fiori...

    ndersa une jam e lumtur qe dikur paske miaullitur .
    Pse nuk thua ti, qenkam pasardhesia jote.
    Macia duke ta bere me sy.
    me mori malli te te flas. (edhe pse nuk me do hic...edhe pse une pak te dua, po ama te dua... )

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ana_tirane
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    16
    une kam nje kal dhe ne syte e tij te lengshem e te medhenj gjej prehje.......
    jane te zinj ne ulli ...nje ngjyre pa percaktim , nje ngjyre e thelle, e zhytur ne nje qepalle qe loton here pas here.......
    eshte shume i bukur.....ka floke te mrekullueshem....eshte i kuq me floke te zeza.....ne gjoks ka shenje te bardhe...aty e puth perhere Grantin tim...
    eshte nje vend i zemres qe nuk lulezon me dot..:(

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kuriozitete ne Islam !!!
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 209
    Postimi i Fundit: 10-10-2017, 04:03
  2. Gjenerali Petrit Dume dhe kuajt..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 01-11-2008, 08:24
  3. Sytė e Kuajve
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 17:12
  4. GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT..Per ata qe kane durim!
    Nga Miremengjes nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-12-2006, 03:56
  5. Tė dhėnat fosile hedhin poshtė evolucionin
    Nga monarku nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •