perSHENDETje
Dje u deshperova shume kur mora vesh nga edicioni i lajmeve se ne naten e 11 te vitit te ri 2004 te pakten 20 Shqiptare kishin humbur jeten e tyre duke u munduar te kalojne ne Itali. Me e bukura e ceshtjes ndodhej te lajmi se z. Fatos Nano do i jepte familjeve te viktikmave nga 19 000 euro. Ky demshperblim, me sa di une, nuk parashikohet nga asnje ligj shqipetar. Ne te gjithe boten demshperblime jepen vetem kur njerez bien ne krye te detyres ose kur shkaktohen deme natyrore. Pra duket qarte se kjo veper e Fatos Nanos nuk behet me tjeter qellim vec'se t'i mbylli gojen familjeve te viktimmave dhe te gjithe popullit shqiptar i cili vashdon akoma te gjeje si rrugezgjidhje shtegetimin.
Sipas statistikave te Top Chanel dhe kanaleve te tjera televizive, politika modernizuese e Nanos per vitin 2003 shkaktoi ritjen e varferise per ate vit ne familjet shqiptare. Pra varferia ishte ajo qe detyroi ata Shqiptare te nisen mes fortunave dhe qametit per te kaluar Otranton. Prandaj i lutem zotit Nano mos te tallet me popullin shqiptar duke derguar nusen e vet te hedhi karafila, ne shenje dhimshurie, ne detin Jon, ne ate det ku vet Nano si dhe politika shqiptare po hedh te rinjte Shqiptare.
Ah dhe nje pyetje: Derisa nuk parashikohej demshperblim per kete rast, Nano ku i gjeti ato 400 000 eurot?
a moj shqipni e mjera shqipni kur do vije dita te rregullohesh edhe ti
Krijoni Kontakt