KJ
---------
14 VJET, S'PLOTESOHEN KUSHTET PER LEVIZJE TE LIRE
Sa me shume te ta pengojne dicka, aq me shume do ta deshirosh ate! Thenia e autorit te brezit te humbur e cila del permes rreshtave te librit "Tre shoket", duket se nuk e ka humbur vertetesine e saj as ne ditet postkomuniste shqiptare. Por nese Remark i perkiste shtetit gjerman i cili ne tetor 1985 gjeti forcen per te shkallmuar murin e ndergjegjies se bllokuar, duket se thenia e tij vlen sot me teper per ate brez te humbur te te rinjve shqiptare te cilet ndryshe nga ai, jane te detyruar te shkojne ne luften qe i pret pertej brigjeve dhe te braktisin ate qe kane. Jane 14 vjet qe kerkojne te njohin ate qe i pret ne boten e panjohur. Po kaq vjet qe shqiptaret nuk arrijne te rrezojne dot regjimin e vizave te paraqitur si pengese nga sherbimet diplomatike qe veprojne ne Shqiperi. Preferojne te rrine me dite te tera para ambasadave te huaja duke u lutur per nje vize, sesa te organizohen ne protesta per rrezimin e nje regjimi te tille. Nderkaq, vitet kalojne dhe ata presin qe kete situate ta rregulloje qeveria shqiptare e cila iu predikon sistemin e kushteve qe Shqiperia duhet te permbushe per marrjen e nje vize. Nuk jane pak, por plot 14 vjet qe nje situate e tille vazhdon dhe askush nuk e ngre zerin per ta permbysur nje situate te tille. Njerezit as qe e marrin mundimin te pyesin qeveritaret perse Shqiperia ende nuk i permbush kushtet si Rumania dhe Bullgaria per regjimin e vizave Shengen. Ne nje kohe, kur sistemet komuniste kane perfunduar ne te njejten kohe dhe reformat demokratike jane zhvilluar per te njejten periudhe tranzicioni, 15 vjet. Nuk besoj qe vendet evropiane te kene frike nga 2 milione njerez, megjithe shembullin e keq qe mund te kene dhene gjate qendrimeve te tyre ne vendet bujtese. Sepse ne fund te fundit, vete sistemi i percaktuar i rregullave ne keto vende i con drejt selektimit te sigurte ate mase njerezish e cila nuk niset me qellime per te punuar, por vetem per te qene parazite. Vete sistemi i jeteses qe tashme keto shtet kane formesuar ne baze te rregullave te precizuara nuk mund te lejoje qe dikush te dale pertej tyre dhe te mbijetoje. Per kete arsye, askush nuk i trembet nje dyndje te madhe shqiptaresh ne vendet e huaja. Prandaj, pa frike mund te themi se faji i mbetet qeverise shqiptare per reformat e ngecura ne vend dhe per forcen e munguar ndaj vendeve te tjera per kerkesen e hapjes se regjimit Shengen. Te gjithe e justifikojne me fazen e tranzicionit qe po kalon Shqiperia. Por duket se argumenti "tranzicion" tashme u intereson te humburve qe ta perdorin...
eg.na
-------koha jone...
Krijoni Kontakt