Dr. Musa Ahmeti | 02-04-2011
Nė shekullin e XVIII, autori shqiptar mė i spikatur qė ka shkruar nė gjuhėn shqipe ėshtė Gjon Nikollė Kazazi, i cili shkroi nė dialektin e Gjakovės veprėn e tij tė cilėn e botoi nė Romė. Nė Bibliotekėn Apostolike tė Vatikanit nė sektorin Stampati me signaturėn Miscell. Mai. X. D. III. 31, (int. 4); ruhet ksombla e librit tė Gjon Nikollė Kazazit me titullin e plotė: Breve Compendio della Dottrina Cristiana tradotta in lingua Albanese per lutilitą, e istruzione dei Fanciulli di quella Nazione. Da un Nazionale del Regno di Servia Alunno della S. Congregazione botuar nė Romė, nga Stamperia della S. Congregatione de Propaganda Fide nė vitin 1743, (tė cilin e ka dhėnė edhe Dh. S. Shuteriqi nė: Shkrimet Shqipe nė vitet 1332-1850 f. 110-111 (nr. 85)), me dimensione: horizontalisht: 17 cm dhe vertikalisht: 10.2 cm. Po ashtu nė tė njėjtin sektor, tė BAV-it, Stampati me signaturėn Miscell. G. 70, (int. 2), ruhet edhe njė ksombėl e dytė e librit tė Gjon Nikollė Kazazit, me tė njėjtin titull, me dimensione: vertikalisht: 14.5 cm dhe horizontalisht: 8.8 cm. Libri ka gjithsej 46 faqe. Paginimi ėshtė lart majtas-djathtas. Faqet e plota, tė gjitha kanė numėr tė njėjtė rreshtash, 21, pėr secilėn. Ksombla e dytė ka kopertina pergameni tė bardhė, ndėrsa ksombla e parė, fillon me frontespicin. Tė dy ksomblat janė tė lidhura me vepra tė ngjashme tė autorėve tė ndryshėm, botim i shtypshkronjės sė de Propaganda Fide nga i njėjti shekull, XVIII.
Pėrshkrimi i Dh. S. Shuteriqit lė tė kuptosh se ekziston vetėm njė botim i librit tė Gjon Nikollė Kazazit, dhe se ksombla tė tij ruhen vetėm nė bibliotekėn e Institutit Pedagogjik tė Shkodrės dhe nė Bibliotekėn Universitare Kombėtare tė Zagrebit. (Shėnimi pėr ruajtjen e ksomblės nė Bibliotekėn Universitare Kombėtare tė Zagrebit ėshtė i pasaktė, sepse njė ksombėl e tillė atje nuk ekziston). Pasi njė studimi krahasues tė dy ksomblave qė ruhen nė Bibliotekėn Apostolike tė Vatikanit, i vihen re ndryshime nė frontespicin e tyre, por edhe nė dimensione tė ndryshme, qė tė bindin pėr ribotimin e kėtij libri brenda njė viti.
Kohėve tė fundit nga ndonjė i ashtuquajtur specialist, albanolog pohohet se pėr librat e shtypur nė gjuhėn shqipe kemi botim dhe emetim, duke treguar kėshtu mungesė njohurish elementare, joprofesionalizėm, diletantizėm pėr kuptimin e kėtyre termave dhe tė mos flasim fare se ēfarė niveli tregojnė nė fushėn e kritikės tekstore, veēanėrisht tė botimeve tė shek. XVI-XVIII. Pohime tė tilla hidhen poshtė si tė pasakta, me vetė botimin e dy frontespiceve tė veprės sė Gj. N. Kazazit, e cila ėshtė shembulli mė i mirė pėr tė saktėsuar njėherė e mirė kėtė problematikė, sepse cili nga autorėt e lashtė shqiptarė kishte atė mundėsi tė ishte i pranishėm nė procesin e shtypjes sė librit tė tij? Cili nga korrektorėt e botimeve tė librave nė gjuhėn shqipe, njihte gjuhėn shqipe ose ishte shqiptar? Pse kur botohej vepra e tij, meqė autori ose korrektori paskan ndjekur procesin e shtypjes kishte aq shumė gabime tipografike dhe tė tjera?
Ksombla me signaturėn Miscell. Mai. X. D. III. 31, (int. 4) e cila ėshtė identike me ksomblėn qė ka konsultuar Dh. S. Shuteriqi, gjė qė vihet re nga faksimili i botuar prej tij nė faqen 111 tė librit tė sipėrpėrmendur, ndryshon me ksomblėn qė ruhet me signaturėn Miscell. G. 70, (int. 2), nė BAV. Ndryshimi ėshtė pas rreshtit tė nėntė tė frontespicit ku ėshtė shkruar: A spese di Marco Deluesi da Gramsei Sappatese in Albania. Njė ndryshim tė dytė, pėrveē kėsaj, kemi edhe tek gravura. Nė ksomblėn ku gjendet teksti i shtuar, paraqitja grafike ndryshon ngase numri i personave ėshtė mė i vogėl se ai nė gravurėn e ksomblės tjetėr; gjithashtu vėrehen ndryshime nė sfond si dhe nė paraqitjen e figurės sė shenjtit; pastaj dekorimet nė tė katėr trekėndėshat anėsorė janė tė ndryshme. Ndryshim tjetėr ėshtė edhe paraqitja vizuale e tekstit qė ndodhet nė shiritin rrethues tė gravurės. Nė ksomblėn identike me atė tė Shuteriqit, Miscell. Mai. X. D. III. 31, (int. 4), ėshtė ky tekst, nga mesi, nė tė djathtė: ╬.EVNTES. IN. VNIVERSVM. MVNDVM. PRĘDICATE. EVANGELIVM. OMNI. CREATVRĘ. ndėrsa nė ksomblėn tjetėr, Miscell. G. 70, (int. 2), tė BAV-it, ėshtė ky tekst, (gjithmonė nga mesi nė tė djathtė): ╬EVNTES. IN. VNIVERSVM. MVNDVM. PRĘDIC. EVANG. OMNI. CREATVRĘ.
Tjetėr ndryshim i rėndėsishėm ėshtė shėnimi nė fund tė ksomblės tė BAV-it Miscell. G. 70, (int. 2), pas faqes 46, nė faqet: 47-48, ku njė autor anonim ka lėnė kėtė shėnim: (f. 47) Copy of a Note given to Signor abbat Massaracchi by Monsignor Niccolovik archiepiscopo Scopensis Albanensis. (Kopje e njė shėnimi dhėnė z. Abat Mazreku nga imzot Nikolla, kryeipeshkv i Shkupit tė Shqipėrisė. Me sa vėrehet, kjo ksombėl, imzot Pjetėr Mazrekut i ėshtė dhuruar nga vetė Gj. N. Kazazi. Nuk dihet mėnyra se si ajo erdhi nė BAV, por ka shumė mundėsi, qė vetė Mazreku ta ketė dhuruar aty ose nė Propagandė).
Krijoni Kontakt