Close
Faqja 11 prej 17 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 163
  1. #101
    Priceless Maska e boys_ashes
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    World
    Postime
    58
    Ndersa lexoj dy vargje me dridhet mishi per ato familje qe perballojne keto lloj situatash. Eshte Nje lajm qe nuk do ta doja ta lexoja por ka ndodhur. Jam larg po mendjen edhe shpirtin e kam atje.

    lexoj e me shkelqejne syte, nuk e di nese jane lot apo i kam nga drita e komputerit. Ju falenderoj te gjithe juve qe mundoheni sa do pak te shkruani dicka per cfare ndodh ne shqiperi, Sic e dini gazetat thone shume genjeshtra e sme behet ti lexoj.

    Postim i edituar - nëse kërkon të mbahet 5 minuta zi, atëherë filloje duke mos i sharë forumistat e kësaj teme - drini në L.A.
    The Truth will set you "Free"

  2. #102
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Më vjen keq që trupat e të mbyturve në detin Adriatik e gjetën fundin e përjetimit të tyre në këtë mynyrë, por megjithatë shpirtat e tyre tani ndodhen në parajsë dhe ne s'kemi pse të vajtojmë më shumë sesa ngjarja që ndodhi mund të bëj vetë. Trupat e tyre vdiqën, por jo shpirtat e tyre, dhe prandaj ne duhet të ecim përpara duke përfunduar ato gjëra që nuk arritën dot të përfundojnë shpirtrat e të mbyturve në detin e trazuar.

    Ata u bënë martirë për një jetë më të mirë në Shqipëri. Ne çfarë do bëjmë, do jetojmë me të kaluarën?

    JO! Ne nuk do i harrojmë kurrë, dhe për hirë të tyre do luftojmë edhe më shumë që të ketë drejtësi në Shqipëri. Hapi i parë fillon duke e kaluar brengën që kemi, dhe duke e lënë dhimbjen mënjanë sepse kjo ishte çfarë shpirtrat e të mbyturve kërkuan të bëjnë, dhe nëse ne na dhimbsen ata atëherë ne duhet të vazhdojmë përpjekjet e tyre. Dhe pra fillon duke mos vajtuar më shumë sesa ngjarja vetë mund të vajtoj, dhe duke ecur për të përfunduar atë çka është nisur dhe ajo çka do të përfundoj, dmth një e ardhme dhe një jetë më e mirë në Shqipëri.

    Paqja qoftë me të gjithë ju.
    Drini.

  3. #103
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Postime
    147
    Postuar më parë nga dodoni
    Së pari, unë çuditem me këta shqiptar se si mund të jenë në gjendje të rrezikojnë edhe jetën e tyre për të shkuar në një vend tjetër. Varfëri ka sa të duash në çdo vend të botës duke përfshirë edhe vet SHBA-në si superfuqi botërore por të varfërit e këtushëm nuk e rrezikojnë jetën e tyre aq lehtë, Varfëri ka edhe në Kosovë, Serbi e shumë vende tjera të rajonit tonë, e ndoshta dhe pa ndoshta varfëria e disa njerëzve në këto vende e tejkalon edhe varfërinë e këtyre njerëzve në Shqipëri por nuk e di ndonjë rast të vdekjes së këtyre njerëzve për të shkuar në ndonjë vend tjetër.
    Jeta është shumë e shtrenjtë .....

    Përshëndetje
    Me fal dodon se sinqerisht qe nuk dua te bej replike me ty por,dua vetem te tregoj se nje qe te tille shqiptaret e bejne vetem nga kushtet e keqia dhe ne pa mundesi per te jetuar dhe, aq me teper per te mbajtur familjet.Ti ndoshta cuditesh se si shqiptaret per te shpetuar nga varferia jane ne gjendje te rrezikojne edhe jeten e tyre !!!!! Ti ndoshta ke te drejte dhe nuk e din se cfare do te thote te jesh i varfer,ndoshta ti nuk ben pjese ne 80%e ketyre shqiptareve te varfer,ndoshta ti nuk nuk e kupton se sa i pa fuqishem dhe i poshteruar je kur i perket kesaj shtrese,kur nuk je ne gjendje te sigurosh as buken per femijt e tu.Mendo per nje cast nje prind si do te ndiheshte kur femija do ti kerkoje buke(per lodra as qe behet fjale),mendo per nje cast se sa vlen jeta e ketij prindi.Mendo per nje cast familjen tende ne nje vend te huaj(rasti i ati shkodranit qe kishte gruan me femijet ne Itali) dhe zeri e vajzes babi hajde po te presim...
    Varferia i dashur dodon eshte nje tmer pa fund dhe sigurisht qe edhe une si gjithe shqiptaret qe kemi emigruar jashte zgjodhem
    "me mire nje fund i tmershem se sa nje tmer pa fund."
    ..sa per ate se jeta eshte shume e shtrenjte... une te siguroj se keta qe rezikojne ne kete menyre e vlersojne jeten shume me teper dhe cdo sakrifice e bejne ne emer te nje jete me te mire,e bejne se e dijne qe jeta e tyre vlen me shume se te jetosh ne varferi.
    Edhe dicka tjeter, nuk jemi vetem ne shqiptaret qe sakrifikojme per nje jete me te mire.Nuk dua te zgjatem per te treguar raste te popujve te tjere pasi ka me dhjetra..(dhjetra kineze te vdekur te gjetur ne nje kamoion ne gjermani,qindera kubanese te mbytur ne det per te ardhur ne Amerike,qindera meksikane te vrare,te humbur te hanger nga krokodilet ne kufi,...etj)
    Ne SHqiperi kane sakrifikuar njesoj si shqiptaret me te njejten rruge pra me skafe dhe kane gjetur vdekjen me dhjetra kineze,marokene,algjeriane,moldave dhe pa diskutim dhjetra e dhjetra kurde duke mos llogaritur ketu qe nga SHqiperia per ne Itali kane ikur dhe vazhdojne te ikin me mijra kosovare.Nuk ka dite qe mediat shqiptare te mos shkruajne se ne rinas,portin e Durrsit,te Vlores nuk jane kapur kosovare per te ikur ne Itali.
    Varferia e shqiptareve eshte e tejskajshme dhe nuk ka vend per te bere krahasime me te "varferit"e Amerikes.
    Me fal per ndonje keqkuptim me respekt Randi.
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Tragjedia e Vlorës

    Gazeta Panorama

    -----------

    Tragjedia e Vlorës

    flet i mbijetuari


    Fatbardh Pepnikaj nga Shkodra tregon orët e tmerrshme në mes të detit. Si arriti të durojë deri në mëngjes

    “U nisëm me furgon nga Tirana”
    I mbijetuari i fundit në spitalin e Vlorës: Qëndronim në këmbë


    Nga të dërguarit tanë

    Ka mbetur vetëm në reanimacionin e spitalit të Vlorës. Fatbardh Pepnikaj, është vetëm 18 vjeç, por tre ditë më parë, ka luftuar me vdekjen. Ka marrë plagë djegieje në këmbën e djathtë. Gjatë orëve të vona të ditës së djeshme është shoqëruar për në shtëpi nga forcat e policisë.

    Ai rrëfen për gazetën ”Panorama”, të gjithë rrugën me detaje që ka përshkuar deri në momentin e tmerrit.

    Fatbardh i keni treguar familjes se do të niseshit për në Itali me gomone?
    Jo nuk i tregova, sepse e dija se nuk do të më linin që të shkoja. Nuk isha shumë i bindur për t‚u nisur, pasi edhe në Shqipëri nuk kam lëvizur shumë, por gjithçka ndodhi rastësisht. Ndërsa po kaloja pranë vendit ku nisen edhe furgonat për të shkuar në kryeqytet, dikush që nuk e njihja m’u afrua dhe më tha nëse kisha dëshirë të nisesha për Itali. Ai mund të më ndihmonte duke më gjetur një gomone të sigurtë. Mbaj mend se bashkë me të ishte edhe një shoku im, dhe kur pashë edhe atë, u binda edhe më tepër se mund të ishte e sigurtë. Nuk mendova gjatë dhe shkova tek një i afërmi im, i mora 300 euro borxh për t'ia kthyer brenda javës. Më pas, jam kthyer tek të njëjtët persona që kisha takuar dy orë më parë dhe kemi hipur në një furgon dhe jemi nisur për në Tiranë.

    Me të njëjtin furgon udhëtuat deri në Vlorë?
    Jo, me furgonin që u nisëm në Shkodër, kemi qëndruar deri në Tiranë, më pas kemi pritur rreth një çerek ore, derisa ka ardhur një furgon tjetër më i madh dhe i mbyllur, me ngjyrë të bardhë.

    Ku zbritët nga furgoni i parë?
    Në të njëjtin vend ku ndalojnë të gjithë furgonat e Shkodrës, tek vendi i quajtur ”Zogu i Zi”.

    Sa persona keni hipur tek furgoni i dytë?
    Tek furgoni i dytë kemi hipur të gjithë që disa orë më vonë kemi qenë edhe në gomone.

    E mbani mend se sa veta ishit?
    Po, mund të them se ishim përafërsisht 35 persona.

    Si mundët të qëndronit në të njëjtin furgon të gjithë?
    Kemi qëndruar në këmbë dhe shumë të ngjeshur mes njëri-tjetrit. Nuk kemi lëvizur fare deri në Dhërmi.

    Po, pasi zbritët nga furgoni?
    Më pas, kemi parë bregun e detit, gomonen dhe skafistët që na thonin: shpejt… shpejt!.

    Po më përpara i kishit parë skafistët?
    Jo, vetëm në atë moment.

    Po lekët kush ua mori?
    Unë në fakt, kam patur vetëm 300 euro, më pas një person do të më shoqëronte deri tek dajat që i kisha në Milano, për të marrë edhe pjesën tjetër.

    Nuk i tha ndonjëri prej jush skafistëve që moti ishte i keq dhe se nuk duhet të niseshin?
    Para se të hipnim, nuk foli asnjëri, por më pas, kur hymë në det, shumë nga ne filluan të kishin frikë nga dallgët e mëdha dhe i kërkuan skafistëve që të ktheheshim. Por ata nuk na dëgjuan, na thanë se e dinin vetë se kush ishte rruga më e mirë.

    Po më pas çfarë ndodhi?
    Më pas në fillim, u fikën motorrat. Ndenjëm disa minuta pa motorra të ndezur, ndërkohë që dallgët sa vinin dhe bëheshin më të mëdha. Kur skafistët e panë se motorrat nuk kishin ndërmend të ndizeshin, ata e kuptuan rrezikun dhe filluan të bënin telefonata duke kërkuar ndihmë. Gjithashtu, edhe benzoli po derdhej dhe gomonia po mbushej me ujë. Pastaj filloi tmerri, njerëzit që i digjte benzoli, të tjerët që binin në ujin e ftohtë, ndërsa unë mbahesha fort tek litarët që ishin anash gomones.

    Kishte gomone tjetër përveç asaj ku ndodheshit ju?
    Jo, nuk ka patur asnjë gomone tjetër.

    Po sa persona ranë në det?
    Mund të kenë rënë gjashtë, ose shtatë persona.

    Kishte femijë?
    Ishin dy vajza një 16-vjeç dhe tjetra 18 vjeç, dhe një djalë 15 –vjeç. Nuk mbaj mend të ketë patur më të vegjël.





    Qemal Toto, 80 vjeç shpjegon shkaqet që sollën tragjedinë e 9 janarit

    Flet marinari: Ja ku kanë gabuar skafistët
    “Ujku i detit”: S’kemi mjete për të tilla situata

    Ka punuar marinar më tepër se 40 vjet. Është 80 vjeç, e quajnë Qemal Toto. Ai natën e tragjedisë e ka përjetuar më shumë se të gjithë, pasi gjithë jetën ka qenë detar dhe e njeh mirë detin. Sipas tij, personat në atë gomone e kishin vështirë të shpëtonin, për shkak të motit të keq dhe vendit ku ndodheshin. Ai nuk harron të përmendë edhe pasojat e mungesës së mjeteve të specializuara për flotën tonë. 80-vjeçari shpjegon për gazetën ”Panorama”, të gjitha arsyet e ndodhjes së tragjedisë pranë brigjeve të Karaburunit.

    Si detar i vjetër që jeni, a mendoni që personat që ndodheshin në gomonen mund të shpëtoheshin po qe se ndërhyrja e policisë apo flotës detare do të kishte qenë më e shpejtë?
    Personat që ndodheshin në gomone natën e së premtes nuk mund të shpëtoheshin dot. Ndërhyrja më e shpejtë ndaj tyre ishte pothuajse e pamundur, për shkak se ishte natë. Moti ishte shumë i keq si dhe deti ishte 6 ballsh. Përveç gjithë këtyre faktorëve që ata nuk i kanë patur në favor të tyre, edhe fakti që gomonia iu mbush me ujë gjithashtu, ka ndikuar për mbytjen sa më të shpejtë të personave që ndodheshin në atë gomone. Policia e kryen detyrën e saj, por në tokë, në det ajo ka shumë mangësi dhe para kësaj situate, ajo ka qenë e papërgatitur. Njëkohësisht, policia dhe flotës tonë i mungojnë mjetet e specializuara, për të tilla situata. Ata persona që u mbytën do t‚i kishte shpëtuar vetëm ”Dragamina” e madhe që ekzistonte në kohën e qeverisjes së monizmit. Ndërsa italianët kishin mundësi, pasi ata kanë anije të mëdha të specializuara, pikërisht për të tilla situata.

    A mendoni se radari e ka kapur gomonen?
    Dëgjoj edhe në televizion mendime të ndryshme. Unë jam i sigurtë që radari e ka kapur shenjën e gomones, në momentin kur kjo e fundit ka dalë në det. Por nuk duhet të harrojnë edhe mundësinë që radari mund ta ketë kapur si sinjal, por varet se sa të vëmendshëm kanë qenë personat që mbajnë përgjegjsi për sinjalet e radarit.

    Ekzistonte mundësia e shpëtimit të viktimave po qe se do të kishin ndërhyrë skafistët?
    Të gjithë skafistët duhet të ndalohen nga policia. Sepse, aq koka njerëzish që ka marrë deti që pas viteve 90-të, nuk janë vrarë as edhe në luftën e dytë botërore. Skafisti është pirat. Deti është mbret më vete. Vërtet, atyre mund t‚iu duket vetja se ia kanë marrë dorën detit, por në këtë rast, edhe ata nuk do të kishin mundur dot t’i shpëtonin. Unë kam qenë në shtëpinë time, isha i mbuluar me kuverta dhe përsëri ndjeja ftohtë, ndërsa ata që ishin në det e kishin të vështirë të mbijetonin.

    Po përse atëhere ka patur edhe të mbijetuar nga tragjedia e së premtes?
    Ata që kanë mbijetuar kanë patur organizmin më të fortë ndaj të ftohtit dhe ujit. Unë kam ndenjur gjithë atë natë zgjuar dhe i kam ndjekur minutë pas minuti të gjitha të rejat e fundit rreth ngjarjes.

    Përse qëndruat zgjuar?
    Po nuk ka se si të më zërë gjumi mua në të tilla situata, pasi unë jam detar dhe e di çështjen e detit. Di që shpeshherë, kur niseshin skafistët për rrugë, e shikonin motin në televizor. Duke ditur motin, ata përcaktonin edhe se sa ballsh ishte ai. Edhe atë natë, ata djem kanë dalë në det jo të sigurtë në vetvete. Por nuk merret rruga me 38 persona, duke mos ditur se nëse do të përfundosh në bregun tjetër, apo jo.

    A mund të kishte dalë gomonia në bregun e Karaburunit?
    Është e pamundur që gomonia të dilte në breg, sepse deti në atë anë është i prerë thikë, nuk ka anë si këtu tek uji i ftohtë.

    Sipas rregullave detare, për sa ditë mund të dalin kufomat në breg të detit?
    Kjo nuk dihet e sigurtë, mund të rrijë një ditë, dy, ndoshta nuk del në sipërfaqe edhe asnjëherë. Mund të dalin edhe në Korfuz. Zakonisht, rrymat i çojnë kufomat që kanë dalë në sipërfaqe nga veriu. Kjo varet nga rryma, pasi rryma është rrymë, është erë.

    ----------

    Tragjedia e Vlorës

    funeralet


    SHKODËR/ Mijëra njerëz kanë nderuar trupat e pajetë

    Udhëtimi i fundit i 18 viktimave të Jonit

    RITVAN DIBRA

    SHKODËR

    Mijëra njerëz, banorë të zonave të ndryshme të Shkodrës, kanë përjetuar dje dhimbjen më të madhe të viteve të fundit. Qytetarë të thjeshtë, kanë pritur që në të gdhirë të ditës së djeshme, bashkë me familjarë, mbërritjen e trupave të pajetë të 18 viktimave të tragjedisë së Otrantos.

    Pasi kanë udhëtuar gjatë gjithë natës, karvani i gjatë i kamionëve ushtarakë, në të zbardhur të ditës së dielë, i është afruar rrethit të Shkodrës. Plot 18 kamionë, ku secili prej tyre mbarte mbi shpinë një arkivol me trupin e 18 viktimave që humbën jetën në detin Jon. Tre prej tyre ndaluan në vendin e quajtur Kryebushat, duke mbajtur mbi shpinë trupat e tre të rinjve nga Laçi i Vaut të Dejës. Janë trupat e Alfred Lleshit, Paulin Pushimajt dhe Tom Gjonit, që u dërgohen famileve të tyre. Sapo kanë mbërritur në qendrën e qytetit, njerëz të shumtë kishin dalë në të dy anët e rrugës për të pritur bijtë e saj dhe për t´i dhënë lamtumirën e fundit. Banorët e shumtë kishin që në orën 03.00 të mëngjesit që prisnin ardhjen e tyre, megjithë të ftohtin e madh. Tema e çdo bisede që zhvillohej mes tyre nuk fliste për asgjë tjetër, vetëm për humbjen e jetës së njerëzve fatkeqë, në mes të ujërave të Jonit. Sapo kamionët kanë mbërritur në qendër të qytetit u janë drejtuar banesave të secilit prej tyre. Së pari, kamioni ka mbërritur në shtëpinë e Paulin Pushimajt, pastaj te familja e Alfred Lleshit, më vonë në familjen e Tom Gjonit. Megjithëse ushtarakët që kanë shoqëruar trupat e pajetë të tre të rinjve ishin nga Divizioni i Vlorës, ata janë pritur dhe respektuar sipas zakonit, njësoj sikur të ishin bijtë e tyre. Në të vetmen pikë ku shiten gazetat banorët kanë shkuar me nxitim me një furgon, dile i mbaruar të gjitha kopjet brenda pak orësh. Secili kërkonte të mësonte se kush ishin viktimat, kush kishte shpëtuar, sa ishin nga Laçi i Vaut të Dejës, etj. Në kohën kur tre nga kamionët janë drejtuar për në Laç të Vaut të Dejës, autokolona ka vazhduar rrugën në drejtim të Shkodrës. Pas 7 kilometër, te vendi i quajtur harku i Bërdicës, karvani ka ndaluar përsëri. Këtë herë kanë devijuar rrugën 3 kamionë të tjerë me destinacion komunën e Dajçit të Bregut të Bunës. Nga pas i kanë ndjekur mjetet e shumta, me të cilat udhëtonin njerëz të afërm të tre viktimave që ndodheshin të pajetë brenda arkivoleve. Ndërkohë pjesa tjetër prej 11 trupash është drejtuar për në qendrën e qytetit të Shkodrës, ku dhe aty kanë qenë të pranishëm qindra njerëz. Pranë Rektoratit të Universitetit të Shkodrës, autokolona ka mbërritur rreth orës 06.30 të mëngjesit. Që këtu ka filuar shpërndarja e trupave të pajetë për në banesën e tyre. Megjithëse ishte ende mëngjes, qytetarë shkodranë kanë dalë për të pritur ardhjen e trupave pajetë të bijve të tyre. Së bashku me ta kishin dalë shumë familjarë dhe të afërm të tyre, të cilët mes lotësh dhe dhimbjesh kërkonin të dinin se cili ishte kamioni që kishte mbi vete trupin e pajetë të njeriut të tyre. Me një organizim perfekt ka filluar shpërndarja e kamionëve sipas adresave të viktimave.

    E ndërsa për 10 viktimat kamionët kanë udhëtuar pa problem, për 18-vjeçarin Gëzim Fusha nga Prekali i Shalës, në Dukagjin, është dashur ndihma e një helikopteri ushtarak për të transportuar trupin e pajetë të tij. Rruga automobilistike për në fshatin e largët të Dukagjinit ka qenë e mbuluar nga bora, duke vështirësuar udhëtimin e fundit të Gëzimit, i cili humbi jetën e tij të re, në tentativë për të kaluar në shtetin fqinj. Gjatë gjithë ditës së djeshme, nëpër akset kryesore të Shkodrës kanë qenë të përqëndruar forca të shumta të rendit dhe të shërbimit spitalor, të cilët kanë qëndruar në gatishmëri për t´u ardhur në ndihmë familjarëve të hidhëruar nga dëshpërimi. Dhe në të vërtetë, dje kanë qenë të shumta rastet, kur familjarë kanë rënë pa ndjenja mbi trupat e bijve, të shtrirë nëpër arkivola.



    Bashkia ul flamurin në gjysmështizë

    Bashkia e Shkodrës ul flamurin kombëtar në gjysmështizë. Tragjedia e fundit në Otranto, ku pjesa më e madhe e viktimave ishte nga ky rreth, ka bërë që Bashkia, e drejtuar nga kandidati demokrat, Artan Haxhi, të shpallë datën 11 janar ditë zie. Prefekti Liqejza ka deklaruar se po merren të gjitha masat për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për të shpëndarë ndihmat financiare që ka akorduar qeveria për familjet e viktimave. Ndërsa në katedralen e qytetit të Shkodrës, Arqipeshkvi Imzot Angelo Masafra ka mbajtur një meshë për nder të viktimave. Ndërkohë, forcat e majta presin ditën e sotme për të përkujtuar viktimat, pasi kjo ditë është shpallur nga qeveria ditë zie.



    Lule për viktimat në Jon, Bunë e Shkumbin

    Shkodra, Elbasani, Vlora dhe e gjithë Shqipëria janë solidarizuar me dhimbjen e të afërmëve të viktimave. Përfaqësues të opozitës në të gjithë vendin kanë ulur dje flamujt kombëtarë në gjysmë shtizë. Përfaqësues të Partisë Demokratike të qytetit të Shkodrës kanë nderuar viktimat e tragjedisë së 9 janarit. Në praninë dhe të nënkryetarit të PD-së, Bamir Topi, ata kanë hedhur lule mbi ujërat e lumit Buna. Muzika funebër e bandës së qytetit ka shoqëruar ceremoninë në nder të viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë, ku një gomone e rrezikuar nga mbytja në detin Jon, i mori jetën 16 personave nga Shkodra dhe fshatrat e saj. Viktimat e tragjedisë së Vlorës janë nderuar edhe në Elbasan. Drejtues të pushtetit vendor të këtij rrethi si dhe qytetarë të shumtë kanë kujtuar dje viktimat e tragjedisë së gomones në ujërat e detit Jon. Lule të shumta janë hedhur në ujërat e lumit Shkumbin dhe një minutë heshtje është mbajtur nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Ardian Turku, kryetari i degës së PD-së, Aurel Bylykbashi dhe qytetarë të shumtë në shenjë nderimi për personat që humbën jetën në gomonen që tentonte brigjet e Italisë. Ndërsa, flamujt kombëtarë në Bashkinë e Elbasanit, në degën e PD-së së qytetit dhe në të gjitha komunat ku drejtojnë demokratët, janë ulur në gjysmë shtizë. Drejtuesit lokalë dhe ata të Partisë Demokratike, kanë shprehur ngushëllimin e thellë për familjet e viktimave të gomones. Gjatë gjithë paradites së djeshme janë zhvilluar në portin e Vlorës ceremoni në kujtim të viktimave të tragjedisë të së premtes në mbrëmje në ujërat e detit Jon, pranë gadishullit të Karaburunit. “Është një tragjedi e madhe kombëtare. Shprehim ngushëllimet për të humburit dhe falenderojmë popullin e Vlorës që merr pjesë në këtë përshpirtje”, deklaroi dje nënkryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli.



    Flet xhaxhai i të mbyturit, Gjin Lleshi
    “Alfredi iku se donte t’i shpëtonte varfërisë”

    SHKODËR – “Kur shokët e tij emigrantë erdhën për festa, i treguan për jetën që bënin, për veturat që blinin. Atëherë Alfredit iu mbush mendjen përfundimisht të nisej për në Itali”. Kështu rrëfen Gjin Lleshi, xhaxhai i 19-vjeçarit Alfred Lleshi, i cili u kthye dje në shtëpinë e tij, në Laç të Vaut të Dejës, në barrelë. Megjithë dhimbjen e madhe të humbjes së djalit të tyre, familja Lleshi gjen forca për të pritur e përcjellë njerëzit e shumtë që vijnë për ngushëllime. Me një forcë tipike malësore, babai i Alfredit, Ndue Lleshi, jo vetëm përmban dhimbjen e madhe përbrenda, por u jep forcë edhe të tjerëve. Kur miqtë e nguyshëllojnë për humbjen e djalit ai u përgjigjet: “Deri këtu e paska pasur riskun e vet, kështu e paska shkrue zoti”. E ndërsa burrat mblidhen në një dhomë më vete, gratë qajnë sipas zakonit kufomën në një pjesë të shtëpisë. Kjo ndërtesë, dikur stallë derrash e një reparti ushtarak, e përshtatur si banesë prej 6 vitesh, pret e përcjell miqtë e shumtë, të cilët i japin lamtumirën e fundit Alfredit të mbytur në ujërat e detit Jon.

    Ndërsa Gjin Lleshi xhaxhai i viktimës pranon të rrefejë për “Panoramën” dhe gjendjen e familjes së Alfredit dhe vendimin e tij për t´u larguar për një jetë më të mirë.

    Cila është gjendja ekonomike e Alfredit dhe si mundin të përballojnë jetesën?
    Alfredi u rrit në një familje fshatare të varfër, e cila jetonte me një asistencë sociale prej 3500 lekësh. Ishin gjashtë gojë që do të ushqeheshin nga puna e krahut e Ndues, babait të Alfredit. Shkollën fillore Alfredi për arsye ekonomike dhe kushteve të vështira e mbaroi te dajat e tij, në fshatin Dushaj, shkollën 8-vjeçare në Laç të Vaut të Dejës, ndërsa të mesmen e mbaroi në qershor të vitit 2002. Që nga ai moment ai u përpoq me sa mundi të gjejë ndonjë vend pune, por më kot. Vetëm këto 3 muajt e fundit, ai mundi të fillojë të punojë si kuzhinier në një nga lokalet e Laçit të Vaut të Dejës.

    Më kë rrinte zakonisht dhe çfarë marrëdhëniesh kishte me shokët?
    Djali ynë kishte shoqëri të mirë dhe i mbante shokët. Marrëdhënie të ngushta ai pati me Paulin Pushimën si dhe Tom Gjonin. Të tre këta, as vdekja nuk i ndau, por i mori të gjithë se bashku, ashtu siç qëndruan gjatë viteve që qenë gjallë. Vështirësitë ekonomike, kushtet e rënda për të jetuar si njerëz si dhe mashtrimi nga njerëz që merren me këtë punë, bënë që këta të rinj të mendojnë për t´u larguar jashtë kufijve të Shqipërisë. Ardhja e shokëve të tyre, refugjatë për festat e fundvitit, tregimi i tyre për jetën që ata bëjnë, shumat që fitohen, veturat që blihen, bënë që të rinjtë të vendosin përfundimisht që të largohen nga Shqipëria për në drejtim të Italisë.

    A e priste njeri në Itali dhe sa lekë pagoi për t´u nisur?
    Në Itali Alfredin e prisnin djemtë e tezes së tij, të cilët i kishin premtuar strehë gjersa të sistemohej. Alfredit i kishin kërkuar 200.000 lekë për ta çuar në Itali. Shumë kjo që do të dorëzohej personave ndërmjetës, pasi Alfredi të kalonte shëndoshë e mirë matanë detit. Por fati e deshi që Alfredi të mos e kalojë detin më. Sa i përket kësaj tragjedie ne si familje fajësojmë strukturat shtetërore, të cilat duhet të marrin masat që të rinjtë të lëvizin lirshëm për në Itali ose t’i ruajnë kufijtë për të mos i lejuar që të nisen me gomone për andej.
    --------

    Tragjedia e Vlorës

    reagimi i politikës


    Opozita arriti të mbledhë 35 firma deputetësh për seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit

    Tragjedia të enjten në Kuvend
    Pëllumbi: Jam dakort. Berisha: Nano të japë llogari për ikjen


    Elisabeta Ilnica

    Sesioni i parë i punimeve parlamentare për këtë vit do të hapet me seancë të jashtëzakonshme. Të enjten, deputetët duhet të paraqiten në Kuvend, pasi opozita ka mbledhur mbrëmë në darkë, firmat e nevojshme për të zhvilluar seancën jashtë rradhe.

    Ndërsa, sot në mëngjes, kërkesa e tyre do t’i prezantohet kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi. Ky i fundit, edhe pse ka dhënë një “ok” paraprak, pritet që të miratojë kërkesën e opozitës në bazë të rregullores. Pëllumbi do të ndjehet i detyruar që brenda 5 ditësh, të japë një përgjigjie zyrtare. Dhe, duke qenë se sot është ditë zie kombëtare, atëhere kreut parlamentar nuk i ngelet ditë tjetër, veç së enjtes për të zhvilluar seancën. Kjo ditë është parashtruar edhe nga vetë deputetët që kanë firmosur kërkesën, nisur nga synimi për të respektuar zinë minimale triditore të familjarëve. Gjithsesi, rregullorja përcakton se “kërkesa për thirrjen e sesionit të jashtzakonshëm të Kuvendit nga Presidenti i Republikës, nga Kryeministri, ose nga 1/5 e të gjithë deputetëve. Në këto raste, Kryetari i Kuvendit thërret sesionin jo më vonë se pesë ditë nga paraqitja e kërkesës, mbi bazën e një rendi dite të përcaktuar”.

    Berisha mbledh 35 firma
    Burime pranë Selisë Blu, kanë konfirmuar mbrëmë për gazetën “Panorama” se iniciatori i gjithçkaje, ka qenë vetë lideri demokrat, Sali Berisha. Për 48 orë me rradhë, ai është kujdesur në mbledhjen e firmave, për të cilat është dashur edhe ardhja e disa deputetëve të PD-së nga zonat elektorale të tyre. “Objekti i seancës së jashtzakonshme do të jetë papërgjegjshmëria e kryeministrit Nano, i cili në vend që të kthehej urgjentisht, vazhdoi turneun e tij. Kreu i qeverisë të përgjigjet për tragjedinë e ndodhur në brigjet e detit Jon”, shprehen burimet. Sipas tyre, kreu i PD-së, edhe pse ka respektuar ditën e djeshme si zi kombëtare dhe ka ulur në gjysmështizë flamurin në Seli, më shumë se kurrë është përpjekur për të zhvilluar këtë seancë. Megjithatë, burimet nuk konfirmojnë dot një seancë për ditën e sotme, nisur nga fakti se qeveria ka ndërprerë të gjitha veprimtaritë në institucionet shtetërore. Ndërkohë, edhe viti që kaloi ka patur zhvillimin e dy seancave të jashtzakonshme parlamentare, kurse ky vit për herë të parë do të hapet me të.



    Komiteti Shqiptar i Helsinkit
    “Qeveria gënjeu për mbylljen e trafiqeve”

    Qeveria ka gënjyer për nivelin zero të trafikut të qenieve njerëzore. Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i ka bërë thirrje Ministrisë së Rendit Publik që të pastrojnë rradhët e policisë dhe strukturave të tjera të kësaj Ministrie, nga njerëzit e inkriminuar dhe të korruptuar që me qëndrimet dhe veprimet e tyre, ndihmojnë, favorizojnë, ose nxisin krimin e organizuar. “Gjykatat shqiptare nuk kanë dënuar asnjë person për trafik të qenieve njerëzore, figurë krimi e parashikuar nga neni 110/a i Kodit penal”, ka denoncuar Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Sipas këtij Komiteti, qeveria shqiptare duhet të bëjë përpjekje maksimale që edhe shtetasit shqiptarë të trajtohen në mënyrë të barabartë lidhur me dhënien e vizave. KSHH-ja ka theksuar se “kriminaliteti është një fenomen që nuk zhduket me deklarata, apo vetëm me fushata. Parandalimi i tij kërkon masa efikase dhe rritje të përgjegjsisë, forcim të luftës kundër korrupsionit, etj”.



    Pollo: Deputetët e Vlorës janë fajtorët

    “Organet e punëve te brendshme në Vlorë dominohen nga një rreth nepotik i lidhur me deputetët e qytetit dhe i përkrahur nga maja e piramidës së PS”, kështu ka deklaruar dje, kryetari i reformatorëve Genc Pollo, duke akuzuar direkt deputetët e Vlorës, të cilët i përkasin kryesisht PS-së dhe PSD-së. Në qëndrimin e tij ndaj ngjarjes tragjike të ndodhur në Vlorë, Pollo theksoi se tragjedi të tilla vijnë për shkak të varfërimit të thellë, i cili vjen si rezultat i qeverisjes së keqe të socialistëve dhe implikimit të tyre me krimin: ”Aleati më i mirë i tragjedisë së emigrantëve do të ishte harresa jonë pasi të jenë varrosur viktimat. Supertrafikantët e padronët e tyre dëshirojnë pikërisht këtë për të ruajtur status quo-në dhe për të vijuar me tregtinë e tyre çnjerëzore. Varfërimi masiv që ka sjellë stanjacioni ekonomik dhe pasurimi i favoritëve të pushtetit, krijon potencialin e tragjedisë”, tha Pollo. Lideri reformator ka denoncuar përfshirjen direkte të përfaqësuesve të shtetit, në trafikun njerëzor, duke e cilësuar atë të rëndë, sa dhimbja e familjarëve që humbën jetën në këtë tragjedi:”Por përfshirja direkte e zyrtarëve të policisë në trafikun njerëzor është aq alarmante sa ç’është therëse dhimbja për tragjedinë e gomones”. Ai i ka kërkuar qeveritarëve të rikujtojnë operacionin “Puna” në verën e vitit që shkoi, ku u pezulluan nga puna disa zyrtarë të policisë së Vlorës për pengesa në kryerjen e operacionit, të cilët sipas tij, pas pak javësh erdhën e u ngritën në detyrë:”Kujtoni çfarë ndodhi pas operacionit “Puna” në gusht 2003, me të cilin Nano nisi qeverisjen. Disa zyrtarë të lartë të policisë e ShISh-it në Vlorë u akuzuan si pengues e sabotues dhe u pezulluan nga detyra. Pas dy-tre muajsh ata u riemëruan të gjithë, ku kishin qenë, ose erdhën në Tiranë me ngritje në detyrë”. Duke e vlerësuar këtë rast si rihapje të portave të trafikut, Pollo i ka bërë apel drejtuesve të shtetit dhe politikës në përgjithsi të bëjnë maksimumin për të mos harruar atë që ndodhi një ditë më parë, pasi një gjë e tillë do të ishte tradhti për të vdekurit në këtë tragjedi:”Në qoftë se edhe kësaj here harrojmë çfarë ndodhi, merremi me ngjarjen e rradhës që do të vijë pas një jave a dhjetë ditësh, atëhere të gjithë kemi tradhtuar të vdekurit që sot varrosen e ngushëllimet për të afërmit e tyre. Do të kemi nje ndërprerje të spastrimit, procedime penale të mekura dhe mosdënime për „mungesë provash“ dhe së fundi, rikthim ku ishim”, tha Pollo.



    Reagimi
    “Mjaft”, qirinj para godinës së qeverisë

    Kryeministria “ndr-içohet” nga qirinjtë e Lëvizjes “Mjaft”. Në shenjë proteste, ata kanë ndaluar për pak kohë para godinës dhe kanë shprehur indinjatën e tyre për ngjarjen tragjike të para tri ditëve. “Ne jemi të lodhur nga deklaratat boshe të sukseseve, nga premtimet demagogjike dhe nga sharjet zhurmëmëdha, të cilat deri tani u kanë zënë frymën përpjekjeve konkrete për t’i dhënë përgjigjie zërit të vuajtur të dhjetëra, mijëra familjeve shqiptare dhe realitetit të tyre. ‘Mjaft’ ngre zërin ndaj qeverisë dhe strukturave shtetërore që në vend të varfërimit të qytetarëve me anë të çmimeve jetike, të na japë realisht shembuj të përpjekjeve për një përmirësim të cilësisë së jetës në këtë vend”, thuhet në deklaratën që lëvizja “Mjaft” ka bërë dje. Ata kanë theksuar se sipas INSTAT-it, vetëm 33 përqind të individëve kanë një punë dhe kur përafërsisht një në 5 fëmijë, është i pazhvilluar siç duhet për shkak të kequshqyerjes. “Ne mendojnë se duhet të ndalemi dhe të kërkojmë rrënjët e kësaj tragjedie”, shprehet “Mjaft”.


    -----------
    Tragjedia e Vlorës

    dita e zisë


    Qeveria përcakton proçedurat e ditës së zisë kombëtare

    Dy milionë lekë për familjet “fatkeqe”



    Tiranë

    Dy milionë. Kjo është shuma që do të marrin nga shteti, familjet që humbën djemtë dhe vajzat në tragjedinë e Vlorës. Qeveria ka përcaktuar dje, të gjitha procedurat për ditën e zisë kombëtare, të cilat synohen të jenë nga më të rreptat deri më sot.

    Në një mbledhje urgjente, kryeministri Nano ka vendosur që të pezullojë të gjitha veprimtaritë në shenjë nderimi për viktimat e Vlorës. Ai ka porositur vartësit e tij që të ndjekin me vëmendje dhe të zbatojnë me përpikmëri të gjitha urdhrat. Kurse, përsa u përket bizneseve private, Nano ua ka lënë në ndërgjegjien e tyre për t’iu përgjigjur dhimbjes së familjarëve të tragjedisë në detin Jon. Megjithatë, kreu i qeverisë, nuk ka vendosur që të marrë ndonjë masë ndëshkimi për ata institucione që do të thyejnë urdhrat, por e ka kërkuar si nder për të respektuar vitkimat.

    Procedurat e ditës së zisë
    Në bazë të ligjit dhe të Kushtetutës, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar të ngrihet në gjysmë shtizë. Kurse, në mesditë, do të ndërpritet çdo lloj organizimi qoftë dhe do të mbahen tri minuta heshtje. Këshilli i Ministrave ka urdhëruar që të gjitha veprimtaritë artistike, kulturore dhe sportive të planifikuara për datën e sotme, të pezullohen dhe shtyhen për një datë të mëvonshme. Ndërkohë, kanalet radio e televizive, publike, apo dhe private, janë ftuar që të transmetojnë vetëm muzikë funebre. Megjithatë, për stacionet private, kjo nuk është e detyruar, por do të varet nga vetë ndërgjegjsimi i tyre për t’u bashkuar me dhimbjen e familjarëve të viktimave. Kryeministri Nano do të respektojë ditën e zisë edhe në Ministritë. Kështu, analizat e fundit vjetore që ishin planifikuar të bëheshin gjatë ditës së sotme, janë pezulluar. Edhe pse numri 1 i qeverisë kishte premtuar se do të ndiqte nga afër konkluzionet e një viti në Ministrinë e Jashtme, ai ka pezulluar punën në këtë dikaster. Gjatë gjithë kësaj kohe, Nano është vënë në dispozicion për t’u dhënë ndihmë familjarëve të viktimave.

    Dy milionë lekë
    Qeveria ka akorduar një fond prej 2 milionë lekësh për çdo familje të 21 viktimave që humbën jetën në tragjedinë e Karaburunit. Me propozim të kryeministrit Nano, Këshilli i Ministrave, ka vendosur që t’u japë veç ndihmës financiare, të marrë përsipër edhe shërbimin funeral. Për çdo problem kryeministri Nano ka urdhëruar Prefektët e Qarqeve përkatës që nëpërmjet fondit prej 80.000 lekësh për çdo viktimë, të mbulojnë të gjitha shpenzimet funerale. Kështu, Bashkisë së Vlorës i është akorduar fondi prej 1.300.000 lekë për shpenzimet e pritjes, sistemimit dhe transportit funeral të viktimave. Shuma totale prej 44.980.000 lekë, është dhënë nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. Për zbatimin e këtij vendimi, është ngarkuar Ministria e Financave , Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Prefektët e Qarqeve përkatës dhe Bashkia Vlorë. Ndërkohë, Nano ka porositur që të vijojnë kërkimet në det pa një afat të caktuar, për të zbuluar të zhdukurit e tjerë. Ai u ka shprehur ngushëllimet e tij familjeve të viktimave që dy ditë më parë nga shteti turk, ku ndodhej për arsye shëndetsore, megjithatë pritet që të shkojë vetë në disa prej tyre.



    Kthehet në atdhe kryeministri Nano

    Pas 12 ditësh, shkel në atdhe kreu i qeverisë. Rreth mesditës së djeshme, kryeministri Nano ka arritur në aeroportin e Rinasit pa shumë bujë. Teksa ka udhëtuar drejt Tiranës, ai është përballur me disa parrulla ironike të Lëvizjes Mjaft, ku godisnin vonesën e tij. 007-ta së bashku me eskortën shoqëruese ka kaluar me shpejtësi përmes bulevardit qendror dhe ndalesën e parë e ka bërë në vilën e tij. Megjithatë, ende pa kaluar disa minuta nga mbërritja në kryeqytet, numri 1 i qeverisë ka mbledhur urgjentisht Këshillin e Ministrave, ku edhe ka vendosur që t’u japë ndihmën financiare familjarëve të tragjedisë në detin Jon. Megjithëse, që nga Stambolli ku ndodhej prej pak ditësh, Nano kishte urdhëruar shpalljen e ditës së zisë kombëtare, dje, ai u mor edhe me detajet. Ndërkohë, ai ka premtuar se do të kujdeset edhe më tej, për të ardhmen e këtyre familjeve në fatkeqsi, por mbi të gjitha, do të intesifikojë luftën kundër trafikut ilegal. Këtë nismë, Nano ka garantuar se do ta bëjë duke gjetur rrugë ligjore për imigrimin dhe goditur organizatorët e trafikut të qenieve njerëzore.



    Intervista
    Braho: Nanos mbrapa po i vjen historia

    Kryetari i komisionit të ligjeve, deputeti socialist Spartak Braho ka deklaruar dje se, qeverija shqiptare ka treguar me rastin e tragjedisë së Vlorës, papërgjegjshmërinë e saj të rradhës. Duke e cilësuar si një qeveri të papërgjegjshme, Braho tha: “Nga një qeveri e papërgjegjshme nuk ka se si të kërkosh përgjegjshmëri. Këtë papërgjegjshëmri, nuk është hera e parë që po e demonstron qeverija aktuale e drejtuar prej Nanos”. Indiferencën e Nanos për tragjedinë e fundit të ndodhur në Vlorë, Braho e ka përmbledhur me pak fjalë ironike, të cilat janë të cituara në fjalimin e kryeministrit në kongresin e gjashtë të partisë. “Nanos po i vjen mbrapa historia”, ka theksuar Braho, duke pohuar se kryeministri i vendit ka treguar indiferencën e tij të tejskajshme ndaj viktimave të Vlorës. Ndërsa, nuk ka dashur të komentojë rreth lidhjes së shtetit me trafikun e qenieve njerëzore në Vlorë, gjë e cila u pa qartë tek arrestimi i zyrtarëvë të policisë, Braho theksoi se preferon të presë vendimin përfundimtar të organeve të drejtësisë që po merren me zyrtarët e arrestuar.

    Mendoni se qeverija mund të kishte bërë më shumë për të shpëtuar viktimat e fundit të mbetura në gomone në Karaburun?
    Është e qartë se mund të ishte bërë shumë më tepër, pasi ka patur hapësira për të ndërhyrë në mënyrë të atillë që tragjedia të mos kishte përmasa të tilla katastrofike. Mund të them se ka munguar në këtë rast, impenjimi i duhur i strukturave përkatëse për të ndikuar në kohën e duhur në incidentin e fundit të ndodhur me viktimat në Karaburun. Mund të theksoj gjithashtu se nga një qeveri e papërgjegjshme nuk ka se si të kërkosh përgjegjshmëri. Këtë papërgjegjshmëri, nuk është hera e parë që po e demonstron qeverija aktuale e drejtuar prej Nanos. Tashmë, nuk ka tolerancë rasti i fundit duhet të bëjë të ndërgjegjshme qeverinë aktuale, të jetë e përgjegjshme në punën e saj, në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore, i cili është kthyer tashmë, në një plagë të rëndë.

    A dëshmoi rasti i fundit në Vlorë lidhjen e shtetit me krimin e trafiqeve njerëzore?
    Jo. Këtë nuk mund ta them, por mund të them qartë dhe prerë se rasti i fundit dëshmoi paaftësinë e shtetit shqiptar për të dominuar mbi këtë krim, i cili ka shkaktuar mjaft viktima në kohë të ndryshme. Rasti i fundit ka hedhur poshtë të gjitha mburrjet e qeverisë për dominim të saj dhe sukseset që u trumbetuan të tilla, në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore verën e shkuar.

    Po policët e arrestuar?
    Të presim fundin e vendimit të organeve të drejtësisë.

    Si e vlerësoni ju indiferencën e komentuar si e tillë, e kryeministrit Nano ndaj tragjedisë së Vlorës?
    Nanos, mbrapa po i vjen historia.

    -----

    Tragjedia e Vlorës

    koment - analizë


    Shqipëria getoja e Ballkanit

    Andrea Stefani

    Diçka më shumë se një dekadë më parë qe Shqipëria komuniste ajo që nuk e pranonte Europën. Dymbëdhjetë vjet e këtej është Europa që nuk e pranon Shqipërinë jokomuniste. Përse? Sepse, është e varfër dhe e pazhvilluar. Por nuk është fjala vetëm për kaq pak. Nuk është fjala vetëm për shtetin shqiptar që nuk plotëson standartet dhe me të drejtë, mbahet larg. Problemi është se Europa perëndimore, kontinenti plak i lirisë, refuzon të pranojë shqiptarët, guxon të aplikojë mbi ta një burokraci rregullash që janë një shkelje e hapur dhe brutale e të drejtave të njeriut. Ku është liria e lëvizjes? Nuk është më shqiptari, ai që klith dyerve të ambasadave, nuk është kombi, por qytetari i botës, njeriu.

    Dhe askush nuk i përgjigjet. Një pakt i heshtur është vendosur mes burokracisë vendase dhe asaj të huaj, një pakt kundër njeriut. Atëhere ai njeri, që fati e ka bërë të lindë shqiptar, arratiset në kërkim të lirisë siç ka bërë këtu e 50 vjet. I ikën thonjve të pamëshirshëm të burokracisë për të rënë në kthetrat e përgjakshme të trafiqeve çnjerëzore, këtij zgjatimi të burokracisë së ngurtë, por që paraqitet si shpëtim. Dhe shpesh gjen pa rreshtur vdekjen në humnerat e Adriatikut, ose në majat e ngrira të jugut të Shqipërisë.

    Gjatë luftës së II Botërore jeta (ose më saktë vdekja) e miliona izraelitëve u lidh fatalisht me kombin e tyre. Mjaftonte të ishe izraelit dhe vendimi ishte marrë: duhej të izoloheshe në një geto të rrethuar me postoblloqe e tela, dhe duhej të prisje me durim vdekjen e planëzuar nga pushteti nazist në emër të racës ariane. Nuk kishte rëndësi asgjë nga besimet, ndjenjat, talentet e individit. Nuk kish rëndësi fakti i të qenurit njeri. Kombi prevalonte dhe rëndonte si një mallkim mbi fatin e njeriut.

    Këto kohë, në mediat e ndonjë vendi fqinjë është shkruar e folur edhe për shtetin Shqiptar si “Izrael i Ballkanit”. Aludimi është për mbështetjen totale që Shqipëria i ka dhënë politikave të SHBA këto vitet e fundit, mbështetje që ka ngjallur një mllef të fshehtë në disa qarqe jo vetëm ballkanike. Natyrisht, krahasimi mes shtetit fringo Izraelit dhe shtetit të leckosur shqiptar është qesharak. E megjithatë, ka diçka të përbashkët në fatin e izraelitëve gjatë luftës së II Botërore, me fatin e shqiptarëve sot. Sepse, ashtu si dikur izraelitëve vdekja iu vinte nga emri i kombit të tyre, ashtu edhe shqiptarëve sot, vdekja iu vjen nga emri i shtetit të tyre. Ashtu si dikur, emri çifut ishte një damkë, ashtu edhe sot shtetësia shqiptare është bërë një damkë. Kuptohet që vdekja nuk vjen nga plumba nazistësh, por krejt tërthorazi, në sportelet e ambasadave perëndimore në Tiranë, ku vulat e burokratëve godasin pamëshirshëm mbi fletët e pasaportave shqiptare me një ritëm gijotinë: No, no, no! No pasaran! Në sportele, ku vizat kanë zëvendësuar telat me gjemba, plumbat dhe qentë e kufirit. Veç tashmë, Europa nuk i thotë ndal fashizmit apo shtetit, por njeriut. Shumë nga këta njerëz të ndaluar, qytetarë normalë që kërkojnë një punë dhe jetë që nuk ua premton vendi i tyre, bëhen klientë të trafiqeve dhe jo pak, edhe viktima të tyre. Burokracia europiane po ushqen trafiqet dhe po te trafiqet, gjen përgjigjen e intolerancës dhe ngurtësisë së saj. Si do të dilet nga ky rreth vicioz që po vazhdon për më shumë se 1 dekadë? Vetëm duke i dhënë shqiptarëve lirinë e lëvizjes. Trafiqet ekzistojnë sepse nuk ka liri. Liberalizoni kufijtë dhe trafiqet do të vdesin!

    Dikur, shqiptarët qëndronin në rradhë të gjata për pak qumësht. Sot, qëndrojnë në rradhë edhe më të gjata për pak liri. Ato zgjaten trishtueshëm para dyerve të ambasadave më një këmbëngulje që nervozon burokratët e pandijshëm të perëndimit. Ata harrojnë se ajo është këmbëngulja e lirisë, këmbëngulja për t´i ikur mjerimit, poshtërimit. Dhe për lirinë, njeriu jep edhe jetën, për liri, njeriu edhe vdes. Ja, të tjerë njerëz vdiqën lemerishëm në acarin e dallgëve të Adriatikut vetëm, sepse burokracia iu vuri kushte si në përralla: që të arrini lirinë duhet të kapërceni detin, natën, dhe në stuhi. Dhe ata të mjerë u nisën të arrijnë lirinë të “ndihmuar” nga mafia dhe një administratë shtetërore e papërgjegjshme. Hodhën këmbët në “skafin e shpresës”, pa e ditur se po hipnin në barkën e Karontit, synuan Adriatikun pa e kuptuar se do gjendeshin befas në ujrat e zeza të Stiksit, në ujrat e vdekjes. Dhe janë të humbur tashmë, kanë vdekur për liri, por mjerisht, nuk quhen martirë. Sepse nuk kanë vdekur për kombin. Edhe pas vdekjes kombi i bën karshillëk njeriut. Ndoshta, do të vijë një ditë që të gjithë këtyre të mjerëve, do t´u ngrihet një monument, i njerëzve që vdiqën në kërkim të një lirie më të lartë, më universale, të lirisë së njeriut. Ndoshta, do të gjendet një artist që si Delakrua të pikturojë a gdhendë për ta një “Meduzë”. Por do të jetë një listë e gjatë që nuk fillon sot dhe që (o tmerr!) ndoshta, nuk do të mbarojë sot. Dridhuni si purteka o nëna shqiptare, sepse shteti shqiptar si një Agamemnon i pashpirt, i ka parathënë disa prej bijve tuaj, zemrës suaj një short të zi! Sepse, qeveritarët shqiptarë nuk kanë asnjë devocion të shmangin shtetasit nga humnerat, por vetëm që të lartësojnë veten mburravecërisht në tribuna kongresesh, sepse “dinjiteti” i qeveritarëve shqiptarë para të huajve nuk qëndron më në lartësimin e shtetit, por në lartësimin e tyre mbi shtetin, sepse “dinjiteti” i qeveritarëve shqiptarë para diplomacisë europiane nuk qëndron te dinjiteti i qytetarit shqiptar, por te të qenurit ndryshe nga qytetari shqiptar, te të qëndruarit më lart se ai. Janë këta qeveritarë servilë që prej vitesh nuk kanë lëvizur as gishtin për të mbrojtur bijtë e shtetit të tyre, të drejtat e lirisë së tyre dhe që sot, do të përkulen me nderim përpara kufomave të tyre. O hipokrizi e pamasë, po ç´kuptim ka të rendësh në Vlorë, apo në morg te të vdekurit kur i ke braktisur sa ishin gjallë? Nuk ekzagjerojmë aspak, janë qeveritarët që i tradhëtojnë shqiptarët, kur vriten kufijve e poshtërohen tregjeve të botës pa gjetur dot një mbështetje nga shteti i tyre. E si mund të kritikojnë ata Europën kur nga marrëdhëniet e mira me të, varet dhe qëndrimi i tyre sa më gjatë në pushtet? Si mund Agamemnonët shqiptarë ta shqetësojnë Europën për disa fshatarë që kërkojnë viza nëpër ambasada? Janë pikërisht, këta qeveritarë që procesin e integrimit të Shqipërisë me Europën po e zhveshin përditë e më shumë nga thelbi i tij human, liria e njeriut, duke e shndërruar në një proces të akullt, pa shpirt, shkresor, mizor. Janë qeveritarët, sepse të qeverisësh nuk do të thotë të kapardisesh forumeve dhe të marrësh duartrokitje, të pasurohesh rrufeshëm, të qeverisësh do të thotë në rradhë të parë të mbrosh jetën e shtetasve edhe duke sakrifikuar nga jeta jote. Dhe vdekja e shtetasve është produkti më i keq i një qeverisjeje të keqe.

    Që shteti shqiptar është i varfër, i pazhvilluar, jo i stabilizuar kjo dihet dhe është e drejtë që nënshkrimi i marrëveshjes së asociimit me Shqipërinë të zgjasë deri sa të arrihen standartet e kërkuara. Por a është e drejtë që jeta e njeriut, e shqiptarit, të lidhet fatalisht me karrocën e shtetit? Cilat standarte europiane e përligjin mosdhënien e vizave për qytetarë normalë nëpër ambasadat perëndimore në Tiranë? Në emër të cilave norma, sportelet mosbesuese të ambasadave kanë vite që kryejnë po atë funksion që kanë kryer dikur, telat me gjemba të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, funksionin e ndalimit të shtetasve shqiptarë për të lëvizur lirisht? Kush paska thënë që liria e lëvizjes së shtetasve duhet të varfërohet në raport të drejtë me varfërinë e shtetit? Kush paska thënë që sportelet e vizave të shndërrohen në postoblloqe që i thonë njerëzve ndal, duke i hedhur pashmangshëm në thonjtë e trafiqeve, në thonjtë e vdekjes?

    Asnjë nga parimet europiane dhe universale të lirisë së njeriut nuk e justifikon ndalimin që përfaqësuesit e Europës në bashkëpunim me heshtjen servile të qeveritarëve, po kryejnë prej vitesh në kryeqytetin shqiptar. Getoizimin e shqiptarëve nuk e justifikojnë as edhe masat e kujdesshme dhe nevojat e luftës kundër terrorizmit. Përkundrazi, pakësimi i lirisë së lëvizjes nuk tregon gjë tjetër veçse, paaftësinë e dyanshme për të instaluar një sistem masash të kujdesshme në luftën kundër terrorizmit, trafiqeve, korrupsionit. Shqiptarët sot, janë popull i ndaluar, janë njerëz të ndaluar për shkak të rregullave burokratike që nuk kanë asgjë të përbashkët me administrimin zyrtar të lëvizjes së lirë. Telat me gjemba të diktaturës komuniste i kanë zëvendësuar gjembat e paragjykimeve nacionaliste, nga të cilat jo më Ballkani, por as Europa nuk është e emancipuar. Dhe kjo e fundit, nuk po e kupton se duke shkelur mbi të drejtat e shqiptarëve, po gërryen padukshëm, por rrezikshëm gurin kryesor të themelit të saj, të drejtën e njeriut për të jetuar i lirë jetën e tij të pakthyeshme, jetën që nuk ia ka falur shteti, por natyra, Zoti.

    --------
    nga gazeta Panorama

    Tragjedia e Vlorës

    esse


    Spilberg, pons pilatët dhe ca të tjerë nga ne..

    ZIMO KRUTAJ

    Në filmin e njohur e jashtzakonisht të vlerësuar nga publiku e kritika botërore, “Lista e Shindlerit”, personazhi kryesor që ka shpëtuar qindra jetë hebrejsh, në skenën finale, shpërthen në lot duke thënë përafërsisht: “Mund të kisha shpëtuar më shumë ... Ja, kam akoma këtë unazë në gisht, kam këtë makinë...” E ndihmuar edhe nga mjete të tjera shprehëse të gjuhës kinematografike, loja e aktorit, regjia e Shpilbergut të madh dhe mesazhi që mbart e përçon, e bëjnë këtë skenë dhe krejt filmin të lërë mbresa të pashlyeshme në kujtesën, zemrën e shpirtin e shikuesve në mbarë botën...

    ...Natyrisht, nëse me shikues nënkuptojmë qenie njerëzore, me trup, shpirt, kujtesë, mendje e me ndjeshmëri sado të vogël, që të jenë në gjendje të perceptojnë kuptimin e fjalës “jetë“, të fjalës “vdekje” e të fjalës “dhimbje”...

    Tani, le ta lëmë përkohësisht realitetin e krijuar mjeshtërisht nga Shpilbergu dhe të kthehemi në këtë realitetin tonë të zi, nuk them dot të krijuar, por gjithsesi, të jetuar prej nesh. Tragjedia e fundit në brigjet e Vlorës, me 20 të vdekur, 7 të humbur e 11 të mbijetuar, e grisi koren e plagës ende, të pambyllyr të Otrantos dhe ajo rinisi të rrjedhë gjak... Në numrin e djeshëm të gazetës “Panorama”, shifrat e publikuara për viktimat e “ngushticës së vdekjes“ në afro 10 vjet, është pak t’i quash rrënqethëse. (Po sa e sa të tjerë, njerëz fatzinj edhe ata, aziatikë, shumica kurdë, i ka përpirë deti më i zi se fati i tyre?!) Si në një mallkim biblik, shqiptarët qenkan të detyruar të presin tragjedinë e rradhës, madje, falë medias, t’i përjetojmë orët e ankthit thuajse drejtpërdrejt. Deri kur?!

    Ana tjerër e medaljes : Fitimet kolosale të piratëve të detit e të të zotërve të tyre të zinj të tokës, fitime që kullojnë gjak, jo në përfytyrimin tonë, por në një realitet më të vërtetë se vetë e vërteta. Gjak e lot foshnjash, djemsh e vajzash të reja, gra e burra, familje të tëra në mjerim e dëshpërim të skajshëm, që menaxherët e krimit “i çojnë” drejt tokës së premtuar. Përsëri shifrat janë tronditëse, dëshmitë janë të prekshme e të dukshme, faktet të njohura e të ditura nga të gjithë. Digjen a mbyten ca skafe e gomone, blihen shpejt të tjerë, më të mëdhenj (që të marrin sa më shumë fatkeqë), më të shpejtë e më të fortë dhe puna nis sërish. Po, po, puna. Nuk ka nevojë për thonjëza... Kështu quhet. Thjesht punë. A nuk e dëgjuat një skafist në media kur tha “këto kohët e fundit nuk kemi punuar shumë?!” Më qartë s’ka si bëhet...

    Edhe kronologjia e ngjarjes, kësaj here, prapë falë medias, është e njohur nga të gjithë, është më e qartë, për të gjithë. Jemi të qartë për tragjedinë, për qëllimin rrethanat, për viktimat, për perpjekjet heroike të policisë e ushtrisë që t’i shpëtonin, për për fajin tonë kolektiv që nuk na ndahet. Këtë na e bënë të qartë, përfundimisht, Pons Pilatët tanë, shtetarë, zyrtarë, pozitarë, opozitarë, kryetarë komisionesh gjithfarëshësh, policë e ushtarë, të cilët, ç´është e drejta, kësaj here i lanë duart mu përpara syve tanë, si i thonë me transparencë maksimale. Tashmë, më në fund, ne jemi një popull shumë i qartë. Pse u dashka të kërkojmë me doemos fajtorë konkretë, me mish e kocka? Pse u dashka kërkuar patjetër lidhja e krimit, e rrjeteve kriminale të mirorganizuara, me struktura të shtetit? A nuk deklaroi njeri nga ministrat tanë se përgjegjësi morale kanë të gjithë?! E ç’na duhet atëherë përgjegjësia konkrete? Dhe tjetri a nuk tha se kur të vjen e keqja hapi dyert dhe dritaret...? E pse u dashka atëhere të marrim masa që të mos përsëriten, që të parandalohen tragjedi të tilla? Mjafton të kemi durimin e burrërinë t’i presim e qëndresën për t’i përballuar...

    A nuk u falënderuan, përgëzuan, dekoruan, (nesër a sot ç’rëndësi ka) nga shtetarë të lartë, këtej e përtej detit, strukturat tona shtetërore të Rojes Bregdetare, të Ushtrisë, të Policisë e Ministrisë së Rendit, të Shërbimit Informativ Kombëtar, të ShIR-it, ShIU-t e të tjerë emra shumë kumbues, të cilët falë injorancës sonë të pafalshme nuk e dimë se ç’bëjnë? Pavarsisht nga ndonjë mungesë koordinimi, a nuk ishin ata në gadishmëri deri në vetëflijim, (siç u deklarua zyrtarisht), deri në sakrificën më sublime dhe ndenjien gjithë natën pa gjumë, pavarsisht se ku, në kabinat e ngrohta të anijeve, apo në zyrat me ajër të kondicionuar!? Kujt nga ne i shkon në mendje të kujtojë se kjo është thjesht dhe vetëm kryerje e detyrës së tyre, që fillon me betimin e shenjtë ushtarak?!

    Le të presë edhe një vit tjetër ligji për sekuestrimin e pasurive të skafistëve, i paraqitur nga Prokuroria e Përgjithshme në Kuvendin e Numrave Fluidë, le të bëjnë durim fshatarët e qytetarët e Shkodrës a të Vlorës, në rradhët e gjata për vizë në dyert e konsullatave italiane në këto qytete, ç’ punë prish se u ndjekemi, përpara Evropës, qytetarë të dorës së tretë? Si gjithnjë duhet të krenohemi që shifra e mbërritjes së emigrantëve klandestinë në brigjet italiane mbeti prapë zero...A nuk na e ruajnë ata kufirin tonë detar, me mjetet e tyre, me njerëzit e tyre, paratë tona e të tyret? “Shtëpia është e Zotit dhe Mikut”, e kemi të shkruar në Kanunin e Maleve. A nuk u tha se kemi bërë ligje ku kemi shkelur të drejtat e njeriut, vetëm e vetëm që Roma ta thotë një fjalë të mirë për ne, ekstrakomunitarët, atje në Bruksel a Strasburg? Atëhere, pse të mos jemi të tërë të qartë, “felici e contenti”?! Kaq shpejt harruam të bëjmë sakrifica në emër të së ardhmes së ndritur?!

    “Shteti fiton gjithmonë”, u tha publikisht. Qartë, preraz, pa ekuivoke. Shteti ynë, i të gjithëve, pozitarë e opozitarë, qytetarë e katundarë, i të gjithëve. Më kot e gënjen mendja ndonjërin që guxon të pëshpërisë se kështu fiton edhe ai, tjetri, ai shteti tjetër, që e paskemi brenda nesh, me ato tentakulat që po na zënë frymën. Ne edhe për këtë jemi qartësisht të qartë. Këtë bindje të patundur nuk na e lëkund dot as pohimi drejtpërdrejt në TV, i atij skafistit të tjetër nga Vlora, kur tha se po t’i kishin kërkuar ndihmë atij dhe, po të kishte një mjet (skaf), do t’i kishte shpëtuar të gjithë ata, jetimët që gjendeshin në gomonen e vdekjes, në më pak se dy orë....Ata ndenjën 18 orë në ujë...Vetëm kaq.

    “Sa jetë mund të kisha shpëtuar me këtë unazë?” pyet mes gulçeve të dhimbjes përjetësisht njerëzore Shindleri i Shpilbergut. Po me këtë makinë...? Po me...?”. Prapë është fare e qartë se bëhet fjalë veç për një film... Realiteti ynë shqiptar, i qartë, na qartëson për të tjera gjëra. Ja, sot është ditë zie dhe duhet të heshtim të gjithë. Më kot thotë ndokush nga ne, se, dikush nga ata, menaxherët e zinj të krimit, duhet të përgjigjet...

    ------
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 13-01-2004 më 03:34

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    somewhereinEngland
    Postime
    18
    SE PARI ZOTI U DHENTE PAQE VIKTIMAVE TE KESAJ TRAGJEDIE TE MADHE.
    ... KUSH TJETER VEC QEVERISE ESHTE PERGJEGJES PER SHQIPTARET QE LARGOHEN CDO DITE NGA VENDI ME CFAREDO MJETI QE MUNDEN. PER ATA QE FLASIN KOT NE ERE SE PERSE RREZIKOJNE SHQIPTARET AQ SHUME, DUHET TU TREGOSH SE NE CFARE KUSHTESH JETON 2/3 E POPULLIT SHQIPTAR, VARFERI DHE SKAMJE EKSTREME, DERI NE MOS MUNDESI PER TE SIGURUAR BUKEN PER FAMILJET E TYRE.
    SHUMICA E ATYRE QE LARGOHEN JANE NEVOJTARE QE SHKOJNE TE SIGUROJNE TE ARDHMEN E FAMILJES SE TYRE, BUKEN E FEMIJEVE OSE TE ARDHMEN E VET QE NUK MUND TA GJEJNE NE SHQIPERI.
    KUR PARA PAK VITESH NDODHI NJE TRAGJEDI E TILLE, NANO E KOMPANI U CORREN SE BERTITURI TE VARNIN BERISHEN QE I MBYTI DJEMTE "TANE" , KESAJ RADHE DUKET QE NUK JANE ME DJEMTE TANE KETA QE U MBYTEN ?!
    NUK KAM TJETER CTE THEM, DHIMBJE PER TE HUMBURIT DHE FAMILJET, KEQARDHJE PER KOMBIN TONE, DHE SHUME SHUME PERBUZJE PER QEVERITARET TANE , PER KLASEN TONE POLITIKE NE PERGJITHESI,... DHE NE SI SHQIPTARE DUHET TE NDJEHEMI FAJTORE PSE KEMI LEJUAR KETE LLUM TE NA DREJTOJE...
    MAY GOD HELP ALBANIA !

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anëtarësuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    O ZOT O PERENDI C'FARE TJETER DO DEGJOJME TI NDODHE SHQIPTAREVE,
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anëtarësuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    SI NANO SI BERISHA NJE ..... JANE QER TE DY.

    QENKEMI POPULL AQ I PAAFTE PERSA I PERKET POLITIKES DHE NUK KEMI AS NJE POLITIKAN TE PROKOPISE.

    JAM E SIGURT QE NE TE ARDHMEN DO VOTOJME OSE BERISHEN OSE NANON DHE DO KEMI PERSERI TE TILLA NGJARJE. MIRE TE NA BEHET DERISA TE VEME MEND.

    NGUSHELLIME PER FAMILJET E ATYRE QE HUMBEN JETEN.
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  8. #108
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Meqe nuk eshte teme politike do te thoja qe dhe une si Shqiptar mendoj te njejten gje sic ka thene postuesja me lart, gje gjithashtu falenderoj banken/tregetare Shqiptare qe beri te mundur per hapjen e nje llogarie bankare , qe dhe ne jasht atdheut te kemi mundesin te dergojme ndonje lek!

    V.R Sinqersisht shpreh keqardhjen time per familjet dhe per kufomat e tragjedis!

    Driloni..
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  9. #109
    PoEti ReBeL
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    71
    Lexova me vemendje te gjitha postimet qe jane bere me lart dhe tek te gjithe vura re trishtimin qe ka mberthyer zemrat e tyre . Me kete hidherim bashkohem dhe une madje gjithe populli Shqiptar .
    Eshte fati i keq qe ne Shqiptaret po jetojme prej vitesh per te mos thene prej shekujsh . Duke nisur qe nga pushtimet e huaja dhe duke vazhduar te ajo qe po jetojme sot , lufta qe po bejme me njeri-tjetrin .
    Cfare i shtyu Ata qe te merrnin mbi supe rrezikun per te kaluar detin e terbuar naten e 9-janarit ?
    Dhe pa u menduar gjate te gjithe do te pergjigjeshin :
    Nje hall , per te jetuar nje jete sa me te mire . Per te jetuar ne nje drite te plote dhe larg vendit te mashtrimeve , vuajtjeve , vendit ku politika e cmendur luan teater .
    Dikush e mori guximin te largohej per te siguruar jeten e familjes pasi ata vuanin per buke , dikush tjeter sakrifikoi jeten e tij dhe u be flij i detit te terbuar per ta kaluar rinine e tij ne nje harmoni te plote . Por ja , nuk ishte e thene qe enderrat e tyre te realizoheshin . Nuk ishte e thene qe buza e tyre te qeshte ndonjehere .
    Ajo nate ishte nje tmerr i vertete , kur gomonia me 38 persona ne bordin e saj po perjetonte momente vertete tragjike . Dhe casti i padeshiruar erdhi . Nje dallge e fuqishme me teper se 6-balle e kthehu ate ne anen tjeter duke e mbushur me uje . Ishte nate e ftohte dhe njerezit nuk po i rezistonin dot asaj . Nga motorat e gomones filloi te rridhte benxoli i cili dogji trupat e tyre . Disa kufoma u gjeten te djegura ne pjese te ndryshme te trupit . Nga bilanci i deri tanishem rezultojne keto shifra :

    Te Mbytur :
    21 - persona

    Te zhdukur :
    6 - persona (fati i te cileve nuk eshte mesuar ende)[/b][/u]

    Te mbijetuar :
    11 - persona

    Keto shifra jane marre nga spitali i Vlores dhe policia e rrethit . Nderkohe kesaj tragjedie i shtohet fakti se ate nate prej brigjeve te detit Jon eshte nisur dhe nje gomone tjeter me 16 persona ne bord dhe droge . Por dicka e tille nuk eshte konfirmuar ende nga autoritetet lokale . Shume familjare te cilet ende nuk i kane gjetur te afermit e tyre mendojne se kjo eshte dicka e vertete , ndersa personat e mbijetuar nga kjo tragjedi e mohojne faktin se ate nate eshte nisur dhe nje gomone e dyte . Pra ka qene vetem nje e tille . ...
    Deri kur do vazhdojme keshtu ? Deri kur hallet dhe vuajtjet e popullit shqiptar do marrin fund ? Kur do vije ajo dite qe dhe buza e shqiptareve te qeshe . Mallkim , ky eshte nje mallkim shume i madh per ne .
    Sa na mbyllet nje plage fillon te na behet nje plage tjeter duke kujtuar keshtu tragjedine e vitit te zi te shqiptareve . Vitin 97 ' kur filluam te vriteshim vella me vella . Marsin e po ketij viti ne fjale kur ne afersi te te njejtit vend ne detin Jon , anija , KATRI I RADES u godit nga rojet bregdetare Italiane . Shume nena me femije ne gji u mbyten , shume te rinjve iu fiken enderrat , shume vajzave u hodhen vellon e zeze kur ato prisnin te beheshin nuse . ...
    Qe nga ai vit , dallendyshet nuk po vijne me ne shqiperi , ato e ndalen fluturimin . Qe nga ai vit bilbilat me nuk kendojne ... degjohet vetem vajtimi i qyqeve .
    Shume gomone jane mbytur kur ratse te rralla jane bere publike ndersa te tjerat jane anashkaluar ne heshtje nga qeveria shqiptare . Shume nena ende nuk e dine se ku ndodhen bijte e tyre . Tashme shpresat e tyre per ti gjetur gjalle , jane fikur . Ato nuk kerkojne gje tjeter vecse trupat e tyre qe te kene se ku ti qajne . Ne keto momente qe po shkruaj ndjehem shume i vrare ne zemer per kete fat qe na ka rene ne pjese aq sa nuk gjej dot fjale per te shprehur dhimbjen e gjithe shqiptareve . Duke e mbyllur ketu komentin dhe dhimbjen time , me poshte po paraqis dy foto te bera nga tragjedia e nates se 9 - Janarit duke ju bere nje thirrje .
    Motra dhe vellezer , lereni menjane politiken e cmendur . Mendohuni mire para se te beni nje hap perpara pasi keni ne dore fatin e jetes tuaj . Ne zemrat tona le te ekzistoje vetem paqja dhe dashuria .

    U shpreh dhimbjen time shpirterore gjithe atyre familjeve qe u preken nga tragjedia e 9 janarit te vitit 2004 .

    Me respekt dhe hidherim te thelle , Auloni !

  10. #110
    PoEti ReBeL
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    71
    Foto nga sjellja e te mbijetuarve
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Faqja 11 prej 17 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  2. Kur’ani i Mrekullueshem edhe për jo-muslimanet...
    Nga altruisti_ek84 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 03:38
  3. Maqedonia e Republikat e liliputanveve shqiptare
    Nga ngutu=ngadal në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 19:12
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •