Close
Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 163
  1. #71
    Happy to be a woman Maska e Egla-tina
    Anëtarësuar
    06-06-2003
    Postime
    244
    ME VJEN SHUME KEQ QE KA AKOMA NGA KETO AKSIDENTE DHE FATKEQESIRA.
    JAP NGUSHELLIMET E MIA TE FAMILJEVE .
    KUR DO MARRIN FUND KETO HALLET E SHQIPTARIT ?
    LOTE NE SYTE E DHIMBJE NE ZEMER ESHTE E MBUSHUR KJO JETA JONE .
    KEMI FRIKE TE DEGJIJME LAJMET SEPSE DICKA E KEQE KA NDODHUR KUR VALLE DO MARIN FUND KETO VUAJTJET TONA .
    JEMI KOMB PA FAT JEMI NJEREZ TE MIRE POR QEVERITARET TANE JANE PUSHTA.
    NE KETE BOTE DO TI LAJNE TE GJITHA .
    MALLKUAR QOFTE N E NANO DHE TE GJITHE QEVERITARET E TJERE QE NUK KANE NXJERE GJE NE DRITE ,QE NUK E KANE MARE MUNDIMIN TE BEJNE DICKA TE MIRE PER POPULLSINE E TYRE PER SHQIPERINE NE DREQ SHKOFSHIN POLITIKANET QE E KANE MENDJEN PER SHKERDHATACIONE DHE JO TE BEJNE PUNEN E TYRE PO E MBYLL LETREN SEPSE JAME SHUME E VRARE NGA LAJME .NGUSHELLIMET E MIA TE GJITHA FAMILJEVE SHQIPTARE QE PO KALOJNE KETE FATKEQESI.

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Elv|s|
    Anëtarësuar
    24-08-2003
    Vendndodhja
    Ne Nje Cep Te Botes
    Postime
    13

    Ngushellime familjeve qe humben njerezit me te dashur ne tragjedin e detit Jon.

    Me vjen me te vertet keq kur degjon te tilla tragjedi qe nuk paskan te sosur per nje popull kaq te varfer sic jemi ne .

    Me vjen keq per keta njerez qe donin te jetonin nje jet me te mire po qe nuk mundet dote ta benin realitet ate enderr .

    Me vinte vertet keq per ate bij nenash qe u nisen me kembet e tyre dhe nuk kthehen me .Me vinte keq teksa kur shikoja karvanin e gjat te makinave qe percillnin trupat per ne veri te vendit .

    Vall a do mbarojne ndonje dite keto fatkeqesira per popullin Shqiptar

    Alarmi qe u dhan ne Top-Channel thoshte se ishin dy gomone ndersa gjendet vetem 1 , ku eshte e dyta?? Ku jan ata njerez qe ishin ne gomonen tjeter??? Kur do sillen trupat e tyre ????

    Ndersa shteti fle sic u pa qart gjat mberemjes se 9 janarit qe shtei u vu ne levizje nga nje telefonat ne Top-Channel dhe ky eshte nje fakt me shumm qe ketu tek ne nuk ka shtet .

    Shteti eshte i lidhur ngusht me krimin shteti eshte ai qe e organizon kete gje edhe nga faktet me te fundit dalin qart qe 2 skafistet jan njerez shum te afert te zyrtarve te policis Shqiptare

    Shpresoj qe kjo te jet e fundit tragjedi ne ujerat Shqiptare te jet e fundit per Shqiptaret .


    Ngushellimet e mija per te gjitha familjet .

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    16-vjeçarja ishte nisur së bashku me vjehrrin. Historia e Lizës, nënës që s’mundi të takohej me 3 fëmijët e saj në Itali

    Besmira, nusja që ngriu në det për t’u takuar me burrin


    Anila Dushi



    SHKODËR- Tek harku i Berdicës, nga kortezhi i kamionëve me arkivolet e viktimave janë shkëputur 4 prej tyre. Ata i janë drejtuar rrugës në të majtë, për të shkuar në komunën e Dajçit, ku ndodhen banesat e 4 viktimave të kësaj zone, që i përkasin 2 shtëpive . Në fshatin Shirq, janë ndalur trupat e pajetë të Rasim Mirukut, 54 vjeç, dhe Besmira Mirukut (Dibrati), 16 vjeçe, nusja e djalit të Rasimit. Vjehërr dhe nuse i janë drejtuar banesës së familjes Miruku, ku dhe janë vendosur pranë njëri-tjetrit në njërën prej dhomave të shtëpisë. 16-vjeçarja ishte martuar pak kohë më parë dhe dëshironte që të shkonte pranë bashkëshortit të saj që ishte emigrant në Itali. Në këtë udhëtim e shoqëronte vjehrri, Rasimi. Të afërmit tregojnë se nusja 16-vjeçare kishte një dëshirë të madhe që të bashkohej me bashkëshortin e saj, me të cilin ishte martuar pak muaj më parë. Në mungesë të dokumenteve ajo ka zgjedhur si rrugë kalimin me gomone, kalim që u shndërrua në tragjedi për familjen Miruku. Po sipas të afërmëve ishte e treta herë që Rasimi, baba i 4 fëmijëve, tentonte që të shkonte në Itali. Një herë ishte është nisur me gomone, një herë me vizë turistike dhe këtë herë bashkë me nusen. Në fytyrat e tyre kishte shenja të dukshme djegiesh. Jo shumë larg fshatit Shirq, në fshatin Lukaj të Dajçit, ndodhet dhe banesa e dy viktima të tjera, edhe këta nga e njëjta familje. Liza Prenga, 37 vjeçe, dhe kunati i saj (vëllai i burrit,) Arbeni, 24 vjeç, kanë gjetur vdekjen ndërsa tentonin të shkonin klandestinë në Itali. Liza kishte 6 vjet në Itali. Atje jetonte dhe punonte së bashku me të shoqin dhe 3 fëmijët e saj. I kishte futur dokumentet për rinovim dhe detyrohet që së bashku me kunatin e saj të vijnë në atdhe pa i marrë ato. Kjo pasi në familjen Prenga kishte ndodhur një vdekje. Arbenit i kishte vdekur babai, ndërsa Lizës vjehrri. Por nëna e tre fëmijëve kishte ardhur në atdhe dhe për shkak të një aksidenti që kishte pësuar vëllai i saj 44 vjeç, i cili ishte rrëzuar nga një ndërtesë në Velipojë. “Fatkeqësitë i detyruan të vinin pa dokumente”,- tregon xhaxhai i Arbenit, Gjetoja. “Liza u detyrua që të shkonte në këtë mënyrë tek i shoqi Frani dhe tre fëmijët, pasi shteti nuk merr masat e duhura për emigrantët, përfundon ai.

    Viktima
    Ritvani u kishte thënë prindërve se do të shkonte tek halla
    SHKODËR- Më i riu ndër viktimat e tragjedisë në Karaburun është dhe Ritvan Xhelal Lumaj, 16 vjeç, nga Ura e Shtrejtë. Adoleshenti së bashku me familjen e tij kishte më shumë se një muaj që jetonte në qytetin e Shkodrës, pas zhvendosjes nga fshati. Të afërm të familjes Lumaj tregojnë se Xhelali me shumë vështirësi kishte ngritur shtëpinë në afërsi të ish-ndërmarrjes së fermentimit në Shkodër.
    Kjo pasi shtëpinë e tij dhe tokën e kishte rrëmbyer uji i përroit . Më 5 dhjetor 2003 Xhelali dhe familja e tij kanë hyrë në shtëpinë e re. Ai ishte djali i dytë i shtëpisë. Djali i madh Fatjoni është emigrant në Itali, ndërsa vajza………….. Aida 14 vjeçe. Djali i madh Fatjoni ka letra të rregullta dhe kishte ardhur për festat e fundvitit për të shkuar sërish në Itali më 15 janar. Ritvani ëndërronte të shkonte në Itali dhe për udhëtimin e tij drej tokë së premtuar nuk i kishte treguar askujt. Ai u ka thënë prindërve se do të shkonte tek halla, ndonëse ata e njihnin dëshirën e 16- vjeçarit. Adoleshenti kishte marrë para borxh tek të afërmit e tij për të ikur në Itali me gomone nga e cila zbriti i vdekur.



    12/01/2004
    shekulli
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    E vetmja që e dinte se Sadiku do të largohej për në Itali ishte gruaja e tij, nënë e një djali 3 muajsh

    Sadiku iku me gomone nga papunësia


    Shekulli



    SHKODËR- I papunë dhe baba i një fëmije 3 muajsh, Sadik Gjon Doçi (Rakaj), 24 vjeç kishte vendosur të shkonte në Itali. Kishte dëgjuar se atje mund të bëheshin ca para, ndaj dhe mori rrugën e kurbetit, për të mos u kthyer i gjallë. Për rrugëtimin e tij kishte folur vetëm me bashkëshorten dhe me asnjë tjetër. Dje në banesën e tij, në lagjen “Mark Lula”, të qytetit të Shkodrës kishte rënë zija. “Vështirësitë ekonomike bënë që Sadiku të ikte me gomone”,- thotë njëri nga 5 vëllezërit e tij. Ai rrëfen se i kishte thënë vetëm së shoqes se do të ikte në Itali tek njëri prej vëllezërve të tij, që ndodhet emigrant klandestin në Itali. Pas lajmit të mbytjes së një gomoneje gruaja e Sadikut u ka treguar familjarëve se edhe burri i saj kishte shkuar në Vlorë, me qëllim për të kaluar në Itali. Babai, Gjon Doçi, dje priste dhe përcillte shumë njerëz. Ai përpiqej të mbahej dhe të nderonte ata që i kishin ardhur për ngushëllim. “Kanë kërkuar ndihmë, por ia kanë dhënë me vonesë. Është njësoj sikur policia t’i kishte vrarë me qëllim. Shkodra është e njohur për historinë e saj, por pushtetarët nuk po e njohin Shkodrën. Papunësia i detyron djemtë tanë të hipin me gomone dhe të humbasin jetën. I drejtohem shtetit me thirrjen që t’i ndalë trafiqet dhe të mos punësojë në polici kriminelë”,- thotë mes dhimbjes Gjoni. Dikush i afrohet. I jep një telefon celular. E telefonon vajza nga Greqia, që vajton për vëllanë e vdekur. Gjoni i thotë: “mos qaj babë, ishte risku ynë. Kujdesu për fëmijët se këtu nuk ke çfarë bën”.
    Në të njëjtën lagje me Sadikun banonte dhe viktima tjetër e tragjedisë, Marlen Mhillaj, 20 vjeç. Ai ishte djali i dytë i familjes, me 7 fëmijë, e ardhur nga zona verilindore në kërkim të një jete më të mirë. Edhe 20-vjeçari e mori rrugën e kurbetit, për shkak të varfërisë. “Lekët që do t’ia jepte skafistëve që e vdiqën i mori borxh”,- tregojnë të afërmit. Motrat dhe vëllezërit e tij të vegjël, luanin dje në oborr dhe habiteshin me njerëzit e shumtë që ndodheshin në shtëpinë e tyre. Për ta, Marleni ishte duke fjetur. “Shteti na pastë në qafë”,- thotë me lot në sy një banor i Dobraçit. “Askush nuk mendon për ne”,- përfundon ai.




    12/01/2004
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Gomonet

    KJ
    ---------

    KU ESHTE GOMONIA E DYTE ?

    Qe naten ku filluan kerkimet, pas alarmit qe u shpall nga vete njerezit ne gomone u fol se: "jemi dy gomone!". Po keshtu dhe ne lajmet e parmbremshme pjestare te Policise se Shtetit theksonin se: "jane dy gomone". Po keshtu dhe gazetaret e Top Channel, Klan dhe News 24 kete fakt e kane pohuar disa here. Ndersa tani Shteti hesht, duke thene se " u gjet nje gomone ", nderkohe qe familjaret nga Veriu kane shkuar ne Vlore dhe nuk gjejne emrat dhe as kufomat e njerezve per te cilet jane te bindur se kane hypur ne gomone. Shteti ka publikuar emrat e shpetuar dhe te vdekurit e gomones se pare. Ndersa flitet nga qytetare te zones se Dhermiut se eshte nisur dhe nje gomone tjeter, pervec asaj nga Vlora. Familjaret kerkojne, kurse strukturat e Shtetit thone se "kaq kishte !". Atehere ku jane ata qe kerkojne familjaret? C'behet ne kete Zi te Madhe, kur njeriu pret te gjeje edhe kufomen e njeriut te aferm dhe nuk e gjen ? Thuhet se kane qene dy gomone te nisura nga bregdeti Jon, por vetem njera eshte gjetur. Njerezit kerkojne emra te tjere qe u mungojne ne shtepi dhe qe dihet se kane qene ne gomone. Atehere ku jane? Perse nuk vazhdojne kerkimet? Pse u nderpre hovi i fillimit te strukturave te policise se Shtetit ? Njekohesisht c'behet me drejtorin e Pergjithshem te Shtetit Bajram Ibro, i cili ka emeruar me firmen e tij njerezit kyc ne policine e Vlores dhe te Shkodres, te cilet jane pjese e rrjetit te klandestineve? C'pret ministri Toska, i cili ka deklaruar se do t'i shkoje deri ne fund rrjetit te krimit ne Rendin Publik?

    Faktet e publikuara dhe te zyrtarizuara qe drejtuesit e ketij rrjeti shtrihen dhe ne ministrine e Rendit duhet te detyrojne Shtetin qe t'i kerkoje drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit zotit Ibro qe te pergjigjet per emerimet qe ka bere. Jo vetem doreheqja, por dhe ndjekja penale duhet te filloje per kete drejtor qe ka shkaterruar tash sa muaj policine e Shtetit, duke bere corbe, sipas interesave te tij, gjithcka ne komisariate te rretheve. Zoti Ibro eshte pergjegjesi kryesor ne kete katrahure qe ka ndodhur, pasi ai ka emeruar pjestaret e krimit ne policine e Shkodres dhe Vlores. Nderkohe qe kreu i Policise se Shtetit eshte i perzier ne keto emerime ai nuk ka deshiren qe t'i shkoje ngjarjes deri ne fund per te gjetur autoret e perfshire direkt dhe indirekt ne katastrofen e pardjeshme ne Vlore, e cila solli vdekjen e 20 njerzeve, te cilet sipas gjasave nuk jane vetem 2, por me teper. Ndaj duhet qe Shteti te pakten te vazhdoje kerkimet per te gjetur gomonen e dyte me afro 16 veta, qe sic thuhet, jane mbytur. Mes kesaj Zie te madhe nje pjese e familjeve nga Shkodra qajne, por nuk dine se ku eshte trupi i njerezve te tyre. Lotojne ne familje, por as emri i njeriut te tyre nuk u ka dale ende nga policia si "i humbur". Ne Shqiperi tash tre dite ka zi. Disa qajne duke mbajtur zi para trupit te njeriut te mbytur, kurse te tjere qajne dhe nuk kane arkivolin e familjarit, qe nuk dihet se ne c'thellesi gjendet ne detin Jon.

    Shtet ! Beje, te pakten kete gje per keta njerez fatkeq qe nuk dine se ku iu gjendet trupi i familjarit te tyre : Vazhdo kerkimet ne det me mjetet qe shtetasit, edhe keta qe qajne, kane paguar per te na sherbyer o Shtet ! Jepju pergjigje ketyre qe mbajne zi dhe nuk kane arkivolet. Qetesoju shpirtin, duke kerkuar ne det per te dashurit e tyre ! Shtet, beje kete gje, kur se paku nuk bere ate qe duhej te beje, qe te sigurosh pune dhe garanci jetese.Kerko o Shtet dhe qetesoi shpirterat e paqetesuar te atyre qe nuk gjejne te humburit ne det !

    Redaksia e kronikes

    -------

  6. #76
    vandal Maska e guntheric
    Anëtarësuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    pak majtas henes
    Postime
    92
    Po lexoj qe te gjithe i jeni vene Nanos me se keqi ndaj po shpreh ate qe ndjej vetem me nje pyetje: Cili eshte me plere, Nano apo te gjithe ata qe e zgjodhen?
    white noise

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Eve
    Anëtarësuar
    20-06-2002
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    1,150
    te mjeret ata qe iken...
    Me vjen shume keq
    Lost time is never found again.
    -Benjamin Franklin-

  8. #78
    syth
    Anëtarësuar
    07-08-2003
    Vendndodhja
    n'dege maji
    Postime
    47
    Nuk e di sa vlen qe une te shpreh ngushellime ketu por dy fjale doja ti thoja. R2T, jam dakort me ty - edhe mua me vjen per te vjelle nga politizimi i kesaj teme por edhe i te gjithe situates. Kjo ceshtje ne fakt eshte ndyresisht e perfshire politikisht (fakti i lidhjes se njerezve te perfshire ne trafikim). Kjo mbetet per tu zgjidhur nga drejtesia mundesisht ne nje moment te mevonshem kur tensioni eshte ulur dhe emocionet jane ftohur sadopak.

    Ata njerez (mund te jene Gjonaj ne Itali por mund te jene Angjele e Stefane ne Greqi - pak rendesi ka), kur moren persiper ate aventure jam e bindur qe kane qene te ndergjegjshem per rrezikun qe kishin ndermare edhe pse per disa syresh kjo ishte rradha e disate dhe e disata here me pothuaj te njejtat veshtiresi.. Te sfidosh fatin ne ate menyre kerkon qe keta njerez ta kene pasur litarin ne fyt sepse te kesh nje kolltuk te ngrohte per te ndenjurat e tua dhe te familjes tende e te kesh nje llogjike te ftohte askujt nuk i shkon ndermend te marre persiper ate sfide, as per aventure. Ne ato kushte askujt nuk i shkon ndermend per thyerje ligji. Kur shteti nuk ju jep asnje mundesi atehere une i justifikoj plotesisht. E mos kujto se kjo do sherbeje ndonjehere si mesim. Deri kur te mos kete alternative prape e prape do kete...
    !

  9. #79
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    E para shpreh hidherimin tim per ato njerez dhe familjet tyre por doja te theksoja se ne si popull duhet ti hapim mire veshet dhe syte sepse vete i votojme keta pushtetare te cilet bashkepunojne me krimin dhe trafiqet dhe i udheheqin ato pastaj kur na bie e keqa neve prej duarve te ketyre pushtetareve fillojme dhe i vejme gishtin kokes.mua mu ka dredhur mishi kur degjoja njerzit sot dhe me vinte qaja kur degjoja ate mallikimin shpirteror qe njerzit i benin pushtetareve sot neper televizione por ato prape i hudhin hi syve miletit duke ia mbuluar dhimbjen me dite kombetare zie sepse gjithe vitin i varrosin me duart e veta dhe nje here ne vit e shpallim dite Zije per te mbuluar dhe varrosur llogjiken dhe klithmen shpirterore te njerzve te vikrimizuar.

    [B]Te vrasin naten dhe te qajne diten

    "Klithi nje ze nga fundi i detit
    dhe zgjoi nga gjumi ndjenjen e poetit
    per shpirtat e mjere qe vajtojne
    dhe per zemrat e pushtetareve qe gezojne

    Qani moj nena ju martire
    per te dashurit e juaj mbuluar me hire
    per jeten e vuajtur te shqiptarit
    per zemren e zeze te pushtetarit

  10. #80
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Marre nga gazeta ''Shekulli'' ...

    Që nga Shkodra e gjer në Vlorë
    mbretëron një errësirë
    nëpër fusha e nëpër kodra
    ulurin si një egërsirë.
    Pra, ju burra, hani e pini
    hani e pini orë e çast,
    se për çakenjtë
    nata e errët është një rast.
    Hani e pini dhe rrëmbeni
    mbushni xhepat, mbushni arkat
    të pabrekë ju gjeti dreka,
    e milionerë ju zuri darka.

    Koha është e maskarenjve,
    por Shqipëria e shqipëtarëve.

    ...nga Mirush Kabashi
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  2. Kur’ani i Mrekullueshem edhe për jo-muslimanet...
    Nga altruisti_ek84 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 03:38
  3. Maqedonia e Republikat e liliputanveve shqiptare
    Nga ngutu=ngadal në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 19:12
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •