Close
Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 163
  1. #61
    My-SeLf Maska e Erban
    Anëtarësuar
    22-09-2002
    Vendndodhja
    Iher Per Iher ITA
    Postime
    68
    Dhe une shpreh ngushellimet e mia per te gjithe familjaret qe humbet njerzit e tyre ne kete tragjedi c'faredo te bej qeveria shqiptare ne kto momente nuk mund ti heq dot dhimbjen nga shpirti per humbjen e njerzve te tyre kshu kur ke nje qeveri qe ste jep buke uje drita e pune.
    Me falni se e kalova ne politike por nga kjo politike vdiqen ata.
    Qofshin te xhenetit ishalla.
    Absurditet.....JeTa

  2. #62
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    VELLEZER DHE MOTRA !
    KJO ESHTE NJE TRAGJEDI ME PERMASA TE JASHTEZAKONSHME.
    SHTYPI DHE TELEVIZIONI NA BENE QE TA SHIKOJME TE GJITHE VDEKJEN NE SY !
    VDEKJA VELLEZER NUK ESHTE E RENDE , SE KUSHDO LIND E VDES NJE DITE. POR TMERR ESHTE TE SHOFESH SHOKUN APO GRUAN DUKE DHENE SHPIRT NE KRAHET E TU .
    SHPRESOJ QE ZOTI TI JAPI FORCE FAMILJAREVE TE TYRE ..TE CILEN PANE VELLAIN, FEMIJEN APO MOTREN DUKE U MBYTUR E ISHIN TE PAFUQISHEM PER TI NDIHMUAR.
    FJALET E ATIJ DJALIT 20 VJEC QE VDIQ ME GJITHE NUSEN , ME USHETOJNE AKOMA NE VESH : '''' MOS U MERZISNI -I THA XHAXHAIT NE TELEFONATEN E FUNDIT..SE NUK KENI CA BENI '''
    DHE URREJTJA PER KETE SHTET TE NDYRE I KALON CDO KUFIJ...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-12-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    13
    NGUSHELLIMET EMIJA E TE FAMILJES TIM TE AFERMVE.O ZOT PSE GJRAT PO NA PERSEITEN PERSERI.NE JEMI LARG POR DHIMBJEN E KEMI NE SHPIRT.PO PSE KTO PLERA QEVERITARE NUK KANE NDERGJEGJJE,E TE SHKOJNE TE MBYSIN VETEN ATJE NE DETE SI MBYTEN VELLEZRIT TANE.POR NDERSHKIMI NGA ZOTI DO VI DHE NJEHERE PER TO.NGESHELLIME TE THELLTA FAMILJEVE.ZOTI I THENTE FORCE PER TE KALUAR KETO MOMENTE.

    NGA NJE SHQIPETARE NGA LARG....
    ne qofte se nje dite mendon se per boten sje asgje, mos u merzit se je bota per dike.

  4. #64
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Bashke me dhimbjen e madhe te kesaj tragjedie mua me lind edhe nje pyetje:
    A do te jene te zote Shqiptaret pas kesaj menxyre te shikojne se kush jane ne te vertete ata qe kane vene ne krye dhe a do te gjejne force te marrin ne dore vete fatin e tyre perkundrejt mafies politike qe po i terheq drejt gremines.
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  5. #65
    Çapkene... Maska e Arbresha
    Anëtarësuar
    12-03-2003
    Vendndodhja
    Underneath the tears of the Sun...!!!
    Postime
    260
    Gjithashtu edhe une u trondita shume kur degjova nepermjet CNN per tragjedine qe u ka ndodhur te rinjeve shqiptare. Te cilet e kane pare vdekjen me sy duke deshiruar per te krijuar nje jete me te bukur.
    Kjo tregon se sa e interesuar eshte qeveria shqiptare kur te rinjet jane duke marrur rrugat e kurbetit ne mes te dimrit. Ne nje kohe kur njerzit po dridhen nga te ftoftit ne shtepiat e tyre pale per te kapercyer detin nepermjet mjeteve primitive, dhe ne duart e mafjozave qe te marrin koken per 100 lek pa pik meshiri.
    Une si shkodrane shprehi ngushllimet e mia tek prindrit dhe tek te gjithe njerzit e afert te personave te viktimave.
    Dhe u bej thirrje gjith te rinjeve shqiptare te mos rrezikojne jeten e tyre per asnje dhoj arsyeje. Mos ti leme nenat shqiptare duke qare pran vatres se me gjithe historine e dhimbshme tone zemrat e tyre nuke mund te rrezistojen me.

    Me Dashuri dhe Respekt,
    Arbresha

  6. #66
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    DO te deshiroja ti shprehja ngushullimet e mija familjeve te viktimave.
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

  7. #67
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Vdes njeriu që telefonoi TV.

    Personi që dha alarmin në televizionin Top-Channel me numrin e celularit 0692070266 është mbytur gjatë përpjekjeve për të mbijetuar. Emri i tij është Artan Ramadani dhe sipas të dhënave nga burimet policore, rezulton të jetë një nga pronarët e skafit. Ndryshe nga tre pronarët e tjerë, Ramadani kishte preferuar që të ishte vetë i pranishëm në udhëtimin e parë klandestin drejt Italisë. Por fatkeqësisht ky udhëtim u kthye në një tragjedi, e cila i mori jetën 21 personave. Trupi i pajetë i Ramadanit është identifikuar nga të mbijetuarit, pas mbërritjes së tyre në Portin e Vlorës. Kanë qenë vetë të mbijetuarit, midis të cilëve dhe dy skafistët, që i kanë dhënë informacionin e parë policisë mbi personin që kishte dhënë alarmin në Televizion, por që nuk mundi dot të mbijetonte vetë, prej dallgëve dhe të ftohtit.


    Hetimi


    Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet menjëherë sapo është sinjalizuar mbi rrezikun që u kanosej dhjetëra klandestinëve në det të hapur. Prokurori i këtij rrethi, Petrit Çano, ka deklaruar se janë lëshuar urdhërarrestet për tre pronarët e tjerë të skafit, të cilët janë shpallur persona në kërkim. Ndërkohë që janë ekzekutuar urdhërarrestet edhe për dy drejtuesit e skafit, Artur Rrokaj dhe Albert Alliaj. Gjithashtu, Prokuroria e Vlorës, për t'i paraprirë një hetimi sa më objektiv, po mban kontakte të vazhdueshme edhe me Prokurorinë e Shkodrës, ku dyshohet se janë siguruar pjesa më e madhe klandestinëve. Duke iu referuar ngjarjes tra-gjike, burime pranë Prokurorisë së Vlorës kanë pohuar se dy skafistët dhe bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë mund të rrezikojnë burgim të përjetshëm, në bazë të nenit 110a të Kodit Penal, që parashikon trafikimin e njerëzve me pasojë vdekjen.

    Masat


    Tragjedia në Detin Jon ka vënë në lëvizje edhe strukturën më të re të organit të akuzës, që është Prokuroria e Krimeve të Rënda. Burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme janë shprehur se drejt qytetit të Vlorës janë nisur disa prokurorë të Krimeve të Rënda, të cilët po e ndjekin nga afër ngjarjen dhe po mbledhin provat e nevojshme për zbar-dhjen e saj. Gjithashtu, drejtues të organit qendror të akuzës kanë dhënë urdhër që të nisin hetimet në të gjitha qytetet e klandestinëve, për të zbuluar lidhjet dhe bashkëpunëtorët e këtij rrjeti trafikantësh.
    Ministri i Rendit Publik, Igli Toska, me anë të një mesazhi ka falenderuar mbrëmë televizionet Neës 24 dhe Top-Channel për bashkëpunimin e ngushtë në përballimin e situatës në Detin Jon. "News 24 dhe Top-Channel me kontributin e tyre u dhanë ndihmesë strukturave të Policisë së Shtetit në detyrën për shpëtimin e njerëzve në detin Jon si dhe informimin e opinionit publik mbi veprimtarinë e strukturave të shtetit", shkruhej në mesazhin falenderues të ministrit të Rendit, Igli Toska. Duke marrë shkas nga ky precedent mjaft pozitiv, ministri Toska ka shprehur besimin e tij që bashkëpunime të tilla të jenë prezente edhe në të ardhmen. Në këtë mënyrë, sipas Toskës, do të garantohet një goditje më e fortë ndaj krimit të organizuar dhe parandalimeve të fenomeve të tilla kaq tragjike për çdo shqiptar.

    Informacioni që "mashtroi" motovedetën italiane


    Rreth 15 persona ndodhen në brigjet e Karaburunit, mendohet të jenë klandestinët e mbijetuar". Ky ka qenë informacioni i dhënë një prej motovedatave italiane, e cila është nisur menjëherë nga Porti i Vlorës në drejtim të kordinatave të dhëna. Me shpresën se do të gjenin klandestinët e mbijetuar, ushtarakët italianë, kur u janë afruar brigjeve të Karaburunit, kanë shquar se personat në fjalë ishin policë shqiptarë. Këta të fundit, sipas të dhënave zyrtare të Komisariatit të Policisë së Vlorës, kishin marrë urdhër që të kontrollonin të gjithë bregdetin ku mendohej se mund të dilnin klandestinët e mbijetuar. Por moskordinimi i mirë i punëve ka bërë që ushtarakët italianë të viheshin në kërkim të kolegëve të tyre shqiptarë, të cilët, gjithashtu, po mundoheshin të shpëtonin jetë njerëzish.

  8. #68
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Skafistët e lidhur me policinë

    Tragjedia e rëndë ka zbuluar lidhjet e policisë me krimin. Nëndrejtori i Portit të Vlorës është vëllai i njërit prej katër pronarëve të gomones që solli vdekjen e 21 personave dhe rrezikimin serioz të jetës së 11 të mbijetuarve të tragjedisë. Ndërkohë, njëri prej skafistëve është djali i shefit të Antiterrorit të Policisë së Shkodrës dhe nipi i një inspektori të Policisë Rrugore në Vlorë. Antitrafiku gjatë ditës së djeshme ka ndaluar Gjergji Robajn, nëndrejtor i Portit të Vloërs, pasi nga hetimet paraprake ka rezultuar se ky ka ndihmuar vëllanë e tij Viron Robaj, i cili është njëri prej katër pronarëve të gomones. Numri dy i Portit mendohet t'i ketë krijuar lehtësira të vëllait në ngritjen e grupit të trafikantëve.

    Arrestimet


    Policia ka identifikuar katër pronarët e gomones që shkaktoi tragjedinë e humbjes së 21 jetëve në det, njëri prej të cilëve i vdekur. Viron Robaj, Elton Tafilaj, Altin Veseli dhe Artan Ramadani mendohet se janë katër pronarët që sapo e kishin blerë gomonen me dy motorë me qëllim rihapjen linjës së trafikut kladestin me Italinë. Sipas burimeve të Minstrisë së Rendit, Artan Ramadani mësohet se është identifikuar mes 20 trupave të pajetë në morg. Ndërkohë, tre të tjerët janë larguar dhe policia ende nuk ka ndonjë adresë të vendndodhjes së tyre. Sakaq Antitrafiku ka arrestuar Gjergji Robajn dhe dy skafistët, Artur Rrokaj e Albert Alliu. Ata janë siguruar në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Vlorës dhe tashmë duhet të përballen me drejtësinë si përgjegjës për vdekjen e 21 personave dhe rrezikimin e 11 të mbijetuarve të tjerë. Burime policore thanë për Gazetën se është identifkuar edhe një person tjetër nga Shkodra, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Sipas burimit, ky person mësohet të jetë sekseri që, në bashkëpunim dhe me dy persona të tjerë edhe këta në kërkim, ka grumbulluar klandestinët. Ndërkohë sipas një burimi të besuar është bllokuar në sekuestro konservative një hotel në Dhërmi, ku thuhet se kanë fjetur një pjesë e viktimave.

  9. #69
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    INTERVISTE/ FLET ALEKS GURAZIU NGA SHKODRA

    Këmbët e Aleks Guraziut, njërit prej 11 të mbijetuarve të tragjedisë së radhës në ujërat e Jonit, u treguan më të fortat. Dje pasdite ai u ngrit i pari nga shtrati në spitalin e Vlorës dhe kërkoi rrobat për tu veshur. Ndërkohë në sheshin e trageteve, disa qindra metra më tej, mbërritën të pajeta, të vendosura njëra mbi tjetrën si trungje, të veshura me atlete nga ato më të lirat, këmbët e bashkëfshatërevë të tij, të cilat nuk qëlluan aq të forta. Dhe krahasimi i fatit të tij më të të tjerëve, duket e kishte bërë 24 vjeçarin Aleks Guraziu edhe më të lehtë, madje në çaste të veçanta të buzëqeshur. Ai i'a kishte hedhur. I'a kishte hedhur edhe pse në mbiemrin e tij e kishte shoqëruar gjithë jetën ajo rrokja "zi". Prandaj edhe e ka të thjeshtë dhe me dëshirë të tregojë me atë fjalorin e varfër historinë e vet. Është pikërisht ajo historia e njëjtë me ata që nuk mbijetuan dhe që tani ndodheshin të futur në ata thasët e bardhë si prej mielli me këmbët dhe ndonjë dorë të tmerr-shme, jashtë

    Kur u nisët nga Shkodra?
    Nadje, në orën 08.00. Rreth orës 18.00 hipëm në një gomone 5-6 metra të gjatë.

    Sa paguat për person?
    Unë 1500 Euro.

    Ku u nis gomonja?
    Nuk e di. Jo atje ku jam nisur edhe një herë më parë.

    Si ishte deti dhe sa rrugë bëtë?
    Deti kishte dallgë. Kemi bërë rreth gjysëm ore rrugë. Pastaj mbetëm se u fikën motorrët.

    Si vepruat për të kërkuar ndihmë?
    Përdorëm celularët. Por ata u lagën dhe shpejt mbetëm pa lidhje.

    I vutë re helikopterët dhe anijet që ju kërkonin?
    Po. Anijet na janë afruar rreth 500 metra afër, por nuk na panë, ndërsa helikopteri na kaloi dy herë mbi kokë dhe nuk na pa.

    Ju nuk arritët t'i bënit shenjë?
    Jo, vetëm bërtitëm sa kishin fuqi, por nuk na pa. Në atë kohë ishim të gjithë gjallë. Do kishim shpëtuar të gjithë po të na kishin parë.

    Nga se u shkaktua vdekja e të tjerëve?
    Nga të ftohtit. Të gjithë vdiqën nga të ftohtit. Vetëm dy minuta para se të na kapte anija italiane, vdiq i fundmi.

    Pra askush nuk vdiq se ra në det?
    Jo. Të gjithë ishim në gomone. Në det ranë disa nga ata që vdiqën nga të ftohtit.

    Në ç'orë ju kapi anija italiane?
    Nuk e di saktë. Do të ketë qenë nëntë apo dhjetë e paradites. Sikur të kishte ardhur pak orë më vonë, do kishim vdekur të gjithë nga të ftohtët.


    Flet Avni Ceka i mbijetuari me djegie që u kurua në Spitalin Ushtarak

    "Ju tregoj si më vdisnin shokët në duar"
    Avni Ceka nga Shkodra është një nga të mbijetuarit e tragjedisë së radhës në Vlorë, ku humbën jetën 21 persona. Ceka rrëfen për gazetën orët e tmerrit në gomonen e vdekjes. Si u nisën nga Shkodra drejt Vlorës, më pas në gomone, furtuna, fikja e motorëve, si i vdisnin shokët, të njohur e të panjohur në duar, humbja e ndjenjave dhe së fundi rilindja, përsëri i gjallë, "falë zotit" thotë Avniu, që është në qendrën spitalore "Nënë Tereza" duke u mjekuar.

    Kur jeni nisur nga Shkodra?
    Jemi nisur atë ditë që do shkonim në Itali. Isha bashkë me një shok timin, i cili më ka vdiq në duar. Sapo kemi arritur në Vlorë kanë ardhur e na kanë marrë me furgon dhe na kanë dërguar te skafi.

    Sa kishit paguar për në Itali?
    Kemi paguar nga 1400 euro. Paratë i kemi lënë te një njeri i besuar, që të dorëzoheshin kur ne të mbërrinim në Itali.

    Kur jeni nisur nga Vlora me gomone?
    Jemi nisur rreth orës 18 të pasdites. Kemi bërë një gjysëm ore rrugë kur na janë fikur motorrat e gomones dhe mbetëm. Dallgët ishin të mëdha, afro 5 metra. Ftohtë kishim.Shumë prej nesh nuk e përballuam. Puna ishte të mos flinim. Ai ishte gjumi i vdekjes.

    Lajmëruat kur u fikën motorët e gomones?
    Ata që kishin telefona morën njerëz dhe kërkuan ndihmë. Morën policinë dhe njerëz të tjerë që i njihnin. Britmat dhe ulërimat ishin të shumta. Ishte ferr i vërtetë, mezi qëndronim. Prisnim ndihmë po nuk po dukej. Anije të shumta na kalonin pranë, ne therrisnim, por nuk na dëgjonin.

    Po helikopterët?
    Edha ata na fluturonin sipër kokës por nuk lëshonin projektorët mbni ne, mbase nuk na kanë parë. Katër a pesë persona i detyroja të qëndronin në këmbë. Kishihn ngrirë. I fërkoja që të ngroheshin. Por më tepër i ka lënë zemra nga frika. Shembeshin dhe i zinte gjumi. Ay kanë vdekur. I fundit vdiq në duart e mia Oltioni, shoku im. Benzoli i motorrave përzihej me ujin e kripës dhe na digjte.

    Po skafisti?
    Ai kërkonte që të hidhinim në det të vdekurit. Hodhëm çantat për të lehtësuar peshën e gomones. Skafisti, kërkoi që të hidhnim trupat e të vdekurve në det. Unë nuk e lejova. Mendonim se do vdisnim të gjithë.

    Kur ke humbur ndjenjat?
    Në mëngjes, pasi ka vdekur Oltioni, shoku im, kam marrë një komerdare dhe një jastëk shpëtimi për t'u mbështetur. Më ka dalë gjumi, jam përmendur në helikopter dhe pastaj kur kam mbërritur në spital në Tiranë.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    KU ESHTE GOMONIA E DYTE ?

    Qe naten ku filluan kerkimet, pas alarmit qe u shpall nga vete njerezit ne gomone u fol se: "jemi dy gomone!". Po keshtu dhe ne lajmet e parmbremshme pjestare te Policise se Shtetit theksonin se: "jane dy gomone". Po keshtu dhe gazetaret e Top Channel, Klan dhe News 24 kete fakt e kane pohuar disa here. Ndersa tani Shteti hesht, duke thene se " u gjet nje gomone ", nderkohe qe familjaret nga Veriu kane shkuar ne Vlore dhe nuk gjejne emrat dhe as kufomat e njerezve per te cilet jane te bindur se kane hypur ne gomone. Shteti ka publikuar emrat e shpetuar dhe te vdekurit e gomones se pare. Ndersa flitet nga qytetare te zones se Dhermiut se eshte nisur dhe nje gomone tjeter, pervec asaj nga Vlora. Familjaret kerkojne, kurse strukturat e Shtetit thone se "kaq kishte !". Atehere ku jane ata qe kerkojne familjaret? C'behet ne kete Zi te Madhe, kur njeriu pret te gjeje edhe kufomen e njeriut te aferm dhe nuk e gjen ? Thuhet se kane qene dy gomone te nisura nga bregdeti Jon, por vetem njera eshte gjetur. Njerezit kerkojne emra te tjere qe u mungojne ne shtepi dhe qe dihet se kane qene ne gomone. Atehere ku jane? Perse nuk vazhdojne kerkimet? Pse u nderpre hovi i fillimit te strukturave te policise se Shtetit ? Njekohesisht c'behet me drejtorin e Pergjithshem te Shtetit Bajram Ibro, i cili ka emeruar me firmen e tij njerezit kyc ne policine e Vlores dhe te Shkodres, te cilet jane pjese e rrjetit te klandestineve? C'pret ministri Toska, i cili ka deklaruar se do t'i shkoje deri ne fund rrjetit te krimit ne Rendin Publik?

    Faktet e publikuara dhe te zyrtarizuara qe drejtuesit e ketij rrjeti shtrihen dhe ne ministrine e Rendit duhet te detyrojne Shtetin qe t'i kerkoje drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit zotit Ibro qe te pergjigjet per emerimet qe ka bere. Jo vetem doreheqja, por dhe ndjekja penale duhet te filloje per kete drejtor qe ka shkaterruar tash sa muaj policine e Shtetit, duke bere corbe, sipas interesave te tij, gjithcka ne komisariate te rretheve. Zoti Ibro eshte pergjegjesi kryesor ne kete katrahure qe ka ndodhur, pasi ai ka emeruar pjestaret e krimit ne policine e Shkodres dhe Vlores. Nderkohe qe kreu i Policise se Shtetit eshte i perzier ne keto emerime ai nuk ka deshiren qe t'i shkoje ngjarjes deri ne fund per te gjetur autoret e perfshire direkt dhe indirekt ne katastrofen e pardjeshme ne Vlore, e cila solli vdekjen e 20 njerzeve, te cilet sipas gjasave nuk jane vetem 2, por me teper. Ndaj duhet qe Shteti te pakten te vazhdoje kerkimet per te gjetur gomonen e dyte me afro 16 veta, qe sic thuhet, jane mbytur. Mes kesaj Zie te madhe nje pjese e familjeve nga Shkodra qajne, por nuk dine se ku eshte trupi i njerezve te tyre. Lotojne ne familje, por as emri i njeriut te tyre nuk u ka dale ende nga policia si "i humbur". Ne Shqiperi tash tre dite ka zi. Disa qajne duke mbajtur zi para trupit te njeriut te mbytur, kurse te tjere qajne dhe nuk kane arkivolin e familjarit, qe nuk dihet se ne c'thellesi gjendet ne detin Jon.

    Shtet ! Beje, te pakten kete gje per keta njerez fatkeq qe nuk dine se ku iu gjendet trupi i familjarit te tyre : Vazhdo kerkimet ne det me mjetet qe shtetasit, edhe keta qe qajne, kane paguar per te na sherbyer o Shtet ! Jepju pergjigje ketyre qe mbajne zi dhe nuk kane arkivolet. Qetesoju shpirtin, duke kerkuar ne det per te dashurit e tyre ! Shtet, beje kete gje, kur se paku nuk bere ate qe duhej te beje, qe te sigurosh pune dhe garanci jetese.Kerko o Shtet dhe qetesoi shpirterat e paqetesuar te atyre qe nuk gjejne te humburit ne det !
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  2. Kur’ani i Mrekullueshem edhe për jo-muslimanet...
    Nga altruisti_ek84 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 03:38
  3. Maqedonia e Republikat e liliputanveve shqiptare
    Nga ngutu=ngadal në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 19:12
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •