Close
Faqja 5 prej 17 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 163
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e inspektori
    Anëtarësuar
    28-12-2003
    Vendndodhja
    korce
    Postime
    79
    shoh se shume nga anetaret ketu kritikojne qeverine per kete tragjedi te fundit,dhe me te drejte.por me thoni a nuk mbajme dhe ne nje pjese pergjegjsie,per ket?!
    nuk vlen veç te shkruash diçka ketu e te presesh te ndergjegjsohet politika.duhet te ndergjegjsohemi ne,ne mblidhemi ne folene tone,se jemi shperndare si zogjte e thellezes ne çdo cep te botes.vendin tone mund ta shpetojme vetem ne,askush tjeter.ndodhemi ne mes te europes e se di per ku rendim..shpreh ngushellimet e mija per familjet e viktimave.
    mendoj se po vazhduam te mendojme per te jetuar larg vendit tone keto mund te zgjasinn.
    nga inspektori...
    me ben te mendoj mendimi,ne me mendon ti sa te mendoj dhe une...

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    BAJRAM IBRO EMEROI SHEFAT E KRIMIT TE VDEKJES

    Skandali i djeshem, ku lidhjet e policise me krimin po zbulohen perdite, tregoi se trafikuesit e kladenstineve qe moren jeten e 20 njerezve te pafajshem, kishin lidhje direkte me strukturat e policise si ne Shkoder, ashtu dhe ne Vlore. Konkretisht njeri nga skafistet eshte djali i shefit te antiterrorit ne Shkoder Fatbardh Rrokaj, qe u pushua dje me urdher te Bajram Ibros, drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit.Kurse Ilir Rrokaj shef i qarkullimit rrugor ne Vlore eshte vellai i Fatbardhit. Te dy shkodrane dhe te emeruar me firme te Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Bajram Ibro. Atehere perse ministri i Rendit Publik, zoti Igli Toska qe mban pergjegjsi morale ne kete rast, pasi sapo eshte emeruar, pra pse nuk kerkon ndeshkimin e Ibros qe ka firmosur emerimet e rrjetit te klandenstineve? Pse ministri Toska nuk merr nga dosja e drejtorit te Pergjithshem shkresat me te cilat ai ka firmosur urdherin e emerimit te dy shefave me mbiemrin Rrokaj, te cilet dje rezultuan publikisht te lidhur me rrjetin e klandenstineve? Nuk pse fshihet zoti Bajram Ibro, pas shkarkimit qe iu beri dje dy miqve te tij Ilir dhe Fatbardh Rrokaj. Ata, te dy, nuk i ka emeruar ministri Toska, por personalisht Bajram Ibro. Nuk mund te themi se nese i kane dhene rryshfet zotit Ibro keto dy pjestare te larte te policise se Shkodres dhe Vlores, por fakti qe ata kane lejuar direkt nisjen e skafeve te vdekjes i ben pergjegjes para ligjit.Por pergjegjes eshte edhe Bajram Ibro, pasi ka firmosur emerimet e tyre, duke ushtruar presion mbi nomeklaturen qe i propozon.Nese zoti Toska don te beje reforme ne polici, sic deklaron, ai duhet pikesepari te propozoje largimin e majes se Policise se Shtetit, zotit Ibro, i cili ka bere emerimet dhe politiken e kuadrit tash sa muaj. Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit aktin e pare qe duhej te kishte bere dje duhej te ishte dhenia e doreheqjes se parevokueshme, pasi ,per fajin e punes se tij dhe te strukturave qe varen po prej tij, vdiqen 20 jete njerezish. Ndersa kur u zbulua se oficeret e larte te policise se Shkodres dhe te Vlores zoterinjte Rrokaj ishin emeruar me urdher te zotit Ibro, ky i fundit duhet te pergjigjet edhe penalisht. Ne lidhje me kete akt te Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit do te depozitohet nje interpelance ne parlament nga disa deputete per ministrin e Rendit Publik Igli Toska.

    Nese Policia po shkundet, deri ne nje fare mase,eshte per meriten e ministrit Toska.Ndersa nese ajo pengon vrapin e reformave vjen pikerisht per fajin e Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit zotit Ibro, tek i cili jane bashkuar deficensa profesionale, loja me emerimet nepotike, ndofta dhe rryshfeti nen dore per cdo emerim ne pikat kufitare apo ne detyra shefa komisariatesh.

    Me e pakta eshte qe Drejtori i Policise se Shtetit te jap doreheqjen.

    Koha Jone

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    keto jane te dhenat te ores 23 te dates 10 . 01 04

    Sipas te dhenave te fundit nga Vlora qe u transmetua ne Top Chanel drejtues te disktriktit detar te Vlores thone se ne det ndodhet dhe nje gomone tjeter . Por kerkimet jane pezulluar per shkak te erresires. Ekzistenca e gomones se dyte behete mjaft bindese se mjaft qytetar nga Shkodra kane kerkuar te afermit e tyre ne morg dhe nuk i kan gjetur . Ata konfirmojne se te afermit e tyre jane nisur mbreme me gomone .
    Deri tani bilanci i tragjedise eshte vetem 11 te mbijetuar duke perfshire dhe dy skafistet , 20 numri i te vdekurve , ndersa 6 persona konsiderohen te zhdukur .

    Nderkaq Nano qe nuk ndodhet ne Shqiperi , dhe nuk ka mundesi te kthehet pa i mbaruar "pushimet" e tij , jep urdher te shpallet data 12 Janar dite zije , duke e ditur shume mire se Berisha e ka shpallur me daten 11 Janar dite zije .

    Dhe ne kete fatkeqesi per popullin, keta polikan nuk kan mundesi te meren vesh njeri me tjetrin se kush do te jete dite zie kombetare per kete tragjedi .

    Turp turp turp . Se di cfar te them . Me eshte mbushur shpirti vetem me fjal te urryera per kete qeveri te digjeneruar qe tallet me popullin , e luan cic mic me jeten e tyre .
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #44
    SHQIPERIA DITE ZIE

    Edlira Prenga

    Ky vit eshte kthyer pas ne kohe. Nuk kishte per ta besuar asnjeri ate qe ndodhi ne brigjet e detit Jon. Qe prej dy ditesh vemendja e popullit shqiptar eshte kthyer ne nje pike te vetme, viktimat e pafajshme te nje historie te perseritur. Tragjedia prej vetes, prej varferise, prej nje shteti qe nuk funksionon. Jane shume dilema dhe pyetje qe kerkojne nje pergjigje nga ata qe pretendojne se drejtojne kete vend. Media kete radh-_hte percuesi i lajmit, qe nuk u mbajt dot i fshehte megjithe deshiren per te pergenjeshtuar ate qe ne te vertete po ngjiste ne naten e tmershme te 9 janarit. Fataliteti me gjithe perpjekjen per te bere dicka nuk u shmang dot. 21 viktima te varferise perfunduan ne ate qe ndodh vetem ne nje vend qe nuk po mund te qeveriset. Ne komentet e gjate gjithe ketyre diteve, vemendja u perqendrua ne nje pike, kush eshte fajtor per kete qe ngjau? U duk, apo me sakte u fol per zhdukjen e trafikut te paligjshem ne brigjet e Jonit. Por varferia nuk mundi te fshehe qetesine e rreme te nje populli qe jeton ne kufijte e mbijeteses. Viktimat kete radhe ishin nga veriu, me shpresen per te kapur brigje te tjera ne kerkim te nje jete, te pakten pa halle ekonomike. Nuk mbaron ketu tragjikomedia e ketij populli. Kryeministri shqiptar nuk u kthye dot nga pushimet e tij per te qene ne kete dite zie. I vetmi ngushellim per ta ishte telegrami qe doli dje nga mbledhja e Keshillit te Ministrave. Nje shprehje e vjeter thote "cdo popull ka qeverine qe meriton". A vlen kjo dhe per shqiptaret. Por njerezit megjithate perserisin te njejtet njerez ne pushtet, me, ose pa voten e tyre. Eshte paradoks te mendosh se kryeministri shqiptar qe nga fillimi i viti ka ardhur vetem nje here ne Shqiperi, duke e perdorur si stanjiacion per te nderruar vendin e tij te pushimit. E megjithe mungesen e tij, Nano nisi dje nje telegram te gjate ngushellimi per familjet e viktimave, duke theksuar njekohesisht dhe masat e marra nga shtetit shqiptar ne ndihme te tyre dhe ne mos perseritjen e ngjarjeve te tilla.

    koha jone
    Përmbi za, që lëshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  5. #45
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    ZERI I(Nanos) POPULLIT po flet sot per gomone me droge.
    Kjo tragjedi nuk eshte e para por te shpresojme te jet e fundit.
    Te gjitha partite politike mundohen te perfitojne ne keto raste tragjike.
    Te gjithe keta e kan fajin, pamarr parasyshe si Berisha, si Nano qe shqiperia eshte ne kete gjendje. Ata nuk jane te afte te nxjerrin ´popullin nga kjo gjendje mjerimi, varferie, krimi dhe korrupcioni.
    Do te duhej shqiptaret qe te ju thone MJAFT! edhe Nanos edhe Berishes. Nese ska te tjere te afte te udheheqin Shqiperine atehere edhe keta duhet bojkotuar.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Në spitalin e Vlorës, mes 11 të mbijetuarve nga mbytja e vdekja. Të mbijetuarit rrëfejnë tragjedinë

    Tragjedia, 20 të vdekur, 5 të zhdukur

    “Shikoja duar që zgjateshin duke më kërkuar që t’i shpëtoja. Ishte e tmerrshme”

    Shekulli

    VLORË - Viktimat e tragjedisë së dy ditëve më parë “e paguan” vdekjen me 1500 euro. Adriatik Karabaci, njëri prej të mbijetuarve, i shtruar në spitalin e Vlorës pohon për “Shekullin” se ai dhe të gjithë bashkudhëtarët e tjerë janë nisur në drejtim të Vlorës ditën e enjte. “Pasi na lajmëruan se do të realizohej rruga drejt Italisë, të gjithë ne dorëzuam tek lidhësi në Shkodër 1500 eurot dhe u nisëm në drejtim të Vlorës”,-pohon Karabaci. Sipas tij, hallexhinjtë, pjesa më e madhe nga veriu i vendit, sistemohen vetëm për disa orë në qytet dhe më pas lajmërohen të nisen në drejtim të Himarës, pasi që andej do të nisej skafi “gjigant” me dy motorë në bord. “Unë lajmërova familjen se do të nisesha për në Itali dhe më pas shkova në Himarë”,-pohon i mbijetuari. Ai dhe klandestinët e tjerë kanë qëndruar një natë në Himarë, ndërsa të premten pasdite i kanë marrë me furgonin e skafistëve, brenda së cilit kishte edhe benzol.

    Udhëtimi
    “Kemi udhëtuar për 30 minuta derisa mbërritëm në Dhërmi, tek vendi i quajtur Rrugët e Bardha.E kaluam pa problem postbllokun e policisë rrugore në Himarë dhe iu afruam bregut të detit. Aty e kuptova se më në fund do të niseshim”,-thotë Adriatiku. Ai pohon për “Shekullin” se bisedën me skafistët vlonjatë ia kishte ndërmjetësuar një njeri i fuqishëm në Shkodër, para Vitit të Ri, pa dashur të përmendë emrin e tij. “Edhe pse ishte muzg, shikoja fytyra grash, fëmijësh, adoleshentësh e tre skafistë që jepnin urdhrat e zakonshme”,-rrëfen Adriatik Karabaci. Tregon se mbi vendin ku u nis skafi me rreth 36 klandestinë ndodhej një pikë vrojtimi, por që nuk i ka hapur aspak probleme skafistëve. “Kishte shumë dallgë në det, por skafistët kanë preferuar det me dallgë për t’iu shmangur rojeve italiane dhe atyre shqiptare. “Skafistët na thanë se vetëm të premten nuk ka kontrolle në det”,-shton i mbijetuari.

    Defekti
    “Nuk bëmë as 30 minuta rrugë nëpër detin me dallgë, kur dy motorat e gomones fiken njëkohësisht”,-thotë një tjetër i mbijetuar, Lulëzim Rexha nga Shkodra. Ndalimi i gomones në mes të detit është shoqëruar me ankth në ekuipazh. 27-vjeçari nga Shkodra tregon se skafistët u thanë pasagjerëve klandestinë se ishte veçse një avari e vogël që do të rregullohej shumë shpejt. “Deti sa vinte e rritej dhe ne ende nuk po ndienim motorat.Pas 30 minutash filluan të shqetësoheshin edhe skafistët, duke lajmëruar me telefon shokët e tyre për këtë problem”,-shton Rexha. Ai tregon për “Shekullin” se ka qenë një prej emigrantëve nga Shkodra ai që ka lajmëruar mikun e tij polic në Lezhë, Gjovalin Fronin, të cilit i ka sqaruar të gjithë ngjarjen. Lulëzim Rexha thotë se uji i detit ka filluar të futet në gomone duke marrë pak e nga pak jetë njerëzish.

    I mbijetuari
    Aleks Guraziu nga Shkodra pohon se forca e ujit ka hedhur në det trupat e parë. “Filluam të shtrëngoheshim fort pas litarëve të gomones. Dëgjoheshin shpesh ulërima fëmijësh e grash, të cilat shuheshin pas disa minutash. Shikoja duar që zgjateshin duke më kërkuar ndihmë edhe unë nuk mundesha që t’i shpëtoja. Ishte e tmerrshme. Nuk mund ta harroj sa të kem jetë këtë skenë makabre”,-tregon Guraziu. Sipas tij, të gjithë u mësuan me idenë e vdekjes aq pranë dhe secili mendonte të shpëtonte veten. Skafistët vazhdimisht këmbëngulnin që njerëzit të rrinin edhe pak në gomone, me shpresën se do të vinte një mjet për t’i shpëtuar. “Ndodheshim 5 milje larg Palasës dhe shohim që dy anije tregtare të mëdha na kaluan afër pa na parë. Aty i humbëm shpresat se do të na gjenin”,-tregon Guraziu.

    Braktisja
    “Asnjë ndihmë nuk na erdhi, edhe pse lajmëruam gjithë Shqipërinë me telefon”,-shprehet një tjetër i mbijetuar i tragjedisë. “Plot 3 orë në mes të detit shoh që shumica e njerëzve që ndodheshin në gomone ishin mbytur ose kishin vdekur dhe ne mundoheshim që trupat e tyre t’i mbanim në gomone që të mos i hanin peshqit”,-thotë Guraziu. U mësuan me trupa njerëzish pa jetë mes tyre, ndërsa lufta për mbijetesë ishte më e fuqishme. Dallgët e detit i spostonin nga Palasa deri në majën e gadishullit të Karaburunit, në pjesën perëndimore të tij.”Afroheshim në breg të detit dhe dallgët na largonin përsëri, por gjithnjë afër bregut”,-tregojnë të mbijetuarit. Ishte e pamundur që ata të notonin drejt bregut, nga dallgët e mëdha. Vetëm mëngjesin e djeshëm, 11 të mbijetuarit kanë parë anijen italiane në det dhe e besuan se kishin shpëtuar. “Kishim ngelur vetëm 11 të gjallë nga 36 vetë që ishim në fillim. I kemi gjymtyrët të djegura nga benzoli dhe të ngrira nga i ftohti, por mbijetuam”,-përfundon Lulëzim Rexha.

    VIKTIMAT

    Luiza Martini 35-vjeç
    Liza Prenga 37 vjeç,
    Paulin Pushimaj, 25 vjeç
    Gëzim Kurtaj 32-vjeç, Shkodër
    Gëzim Fusha 18-vjeç, Dukagjin
    Oltion Jacaj 23-vjeç
    Alfred Lleshi 19 vjeç
    Agron Marku 27 –vjeç, Malësi e Madhe
    Tom Gjoni, 18-vjeç Vau i Dejës
    Ridvan Lumaj 16 vjeç, Shkodër
    Mark Ndou 18-vjeç
    Besmira Dibrati 16-vjec
    Sadik Doci 25-vjeç
    Dritan Ramadani 35-vjeç
    Rrasim Mynuku 55-vjeç, Shkodër
    Arben Prenga 24 vjeç, Shkodër
    Tonin Toka 19-vjeç, Shkodër
    Shpëtim Dizdari, 34 –vjeç, Shkodër
    Marlen Mëhillaj, 20 vjeç, Shkodër
    I paidentifikuar me trup mesatar

    TË ZHDUKURIT
    Ndue Gjin Canaj, 21 vjeç, Shkodër
    Adrian Rrakip Xhelaj, 31 vjeç, Shkodër
    Marjana Lue Lajeti, 18 vjeç, Shkodër
    Kreshnik Bjeshka 27-vjeç, Shkodër
    Fahrie Kodra, 34 vjeç


    TË MBIJETUARIT

    Adriatik Karabaci nga Shkodra
    Fatbardh Pepnikaj nga Malësia e Madhe
    Edmond Sykaj nga Kopliku i Malësisë së Madhe
    Gentian Kurtmetaj nga Shkodra
    Lulëzim Rexha nga Troshani, Lezhë
    Miri Guri nga Shkodra,
    Aleks Guraziu nga Guri i Zi
    Paulin Lleshi nga Vau i Dejës.
    Avni Cakaj nga Shkodra
    Albert Alliaj nga Vlora, skafisti
    Artur Rrokaj nga Vlora, skafisti
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Gjini dhe Ela, një muaj martuar, vdesin të ngrirë

    Të sapomartuarit Gjin dhe Ela Grishaj kanë lajmëruar të parët policinë. Nuk mundën të shpëtonin

    Shekulli

    VLORË - Ora 17.00. Deti tërbohet edhe më keq, gjatë kohës kur anija me 20 trupat e të mbyturve lëvizte ngadalë drejt bregut. Qindra vetë i kishin drejtuar sytë nga kjo anije, ndërsa koha e keqe përsëriste legjendën e dhimbshme. “Deti nuk i lëshon lehtë të mbyturit. Një tufan i tillë mbahet mend në Vlorë që prej kohës që nga deti janë nxjerrë viktimat e Otrantos”,-thotë një punonjëse në Portin të Vlorës. Anija ushtarake i afrohet portit. Në bordin e saj dallohen qeset plastike me trupat e fatkeqëve, trupat e atyre që tentuan të sigurojnë një punë, një të ardhme, por që ëndrrat iu varrosën në fund të detit. Ministra, deputetë, titullarë policie, që vetëm dy ditë më parë kishin garantuar se trafiku i klandestinëve ishte në nivelin zero, rreshtohen në pritje të anijes së vdekjes. Qeset e bardha me trupat e të mbyturve, të rreshtuar njëri mbi tjetrin, mbulojnë një pjesë të kuvertës së anijes.
    Të mbyturit
    Mesditën e djeshme, 20 trupat e të mbyturve u nisën pas 11 personave të mbijetuar, drejt portit të Vlorës, ndërkohë që pesë persona rezultojnë të zhdukur. Pak minuta pas rrugëtimit mortor mbi gomonen që shkaktoi tragjedinë, një urdhër vendosi që trupat pa jetë të dërgoheshin fillimisht në Sazan. 20 trupat e gjetur në det janë bërë gati për ceremonitë mortore në ishullin e Sazanit dhe më pas u sollën në Portin e Vlorës. Të mbyturit e “paketuar” në qeset plastike u zbritën një e nga një prej anijes, për t’u dërguar më pas në morgun e Vlorës. Ky ka qënë edhe momenti më i dhimbshëm i tragjedisë. Dhjetëra familjarë, të ardhur për gjithë natën nga Shkodra, Malësia e Madhe e Laçi presin të tmerruar ambulancat me trupat e të vdekurve. Secili prej familjarëve është interesuar disa herë në spitalin e Vlorës, me shpresën se njeriu i tij i kishte shpëtuar tragjedisë. E pasi siguroheshin se të afërmit e tyre nuk ishin gjallë, ata rreshtoheshin përballë portës së morgut, për të gjetur të paktën trupin pa jetë.
    Rrëfimet
    Tashmë për ata nuk ka më asnjë dyshim. Të sapomartuarit Gjin dhe Ela Grishaj janë nxjerrë të vdekur nga ujërat e Jonit. Kishin vetëm një muaj që ishin martuar edhe pse njëri ishte 20 vjeç dhe nusja e tij 19. Çifti i të rinjve është ndarë nga kjo jetë duke u lënë amanet të afërmëve që të mos mërziten shumë. Xhaxhai i të mbyturit, Gjin Grishaj, tregon për “Shekullin” se nipi i tij ka qenë i pari që ka dhënë alarmin për çka po ndodhte në gomone. 20-vjeçari ka telefonuar nga numri i tij i ri i celularit, rreth orës 19.15 tek telefoni i xhaxhait të tij për të kërkuar ndihmë se ishin në rrezik. Pas marrjes së telefonatës së parë, ata kanë nxituar që të lajmërojnë një mikun e tyre në policinë e Lezhës të jepte alarmin në strukturat e rendit dhe të ndihmonte të rrezikuarit. Pas kësaj telefonate duket se ka qenë ky punonjës i policisë së Lezhës që ka vënë në lëvizje shefat e tij, të cilët janë lidhur me eprorët dhe kolegët e tyre. Pas telefonatës së parë, ata kanë marrë sërish një telefonatë të dytë ku Gjini i ka thënë troç se jeta e tyre është në fund. “Po mbytemi, por ju mos u mërzisni se nuk keni se ç’të bëni” I riu u ka kërkuar disa herë familjarëve të tij që të mos mërziten për gjëmën që po i ndodhte dhe më pas dhe nga çifti i ri Grishaj nuk ka pasur më asnjë njoftim. Ata i kanë rënë qindra herë më pas numrit të tij të telefonit, por më kot. Dy të sapomartuarit janë janë sjellë së bashku me 18 persona të tjerë të mbështjellë me thasë plastikë në morgun e spitalit të Vlorës për t’u identifikuar nga familjarët e tyre.



    11/01/2004
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Familjarët e të vdekurve kanë reaguar ashpër ndaj autoriteteve shtetërore që ndodheshin në Vlorë

    Të afërmit : I vratë fëmijët tanë


    Shekulli

    VLORË - “Zoti ministër e gëzofsh postin e ri! Mirë e fillove duke na i vrarë djemtë tanë! Turp të kesh, si ke fëtyrë dhe vjen këtu mes nesh. I le 14 orë në det. I vrave!” Familjarët e viktimave të tragjedisë së ndodhur dy ditë më parë, pas prishjes së një gomoneje kanë reaguar ashpër ndaj personave me uniformë por edhe ndaj autoriteteve të tjera të shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj, është përballur dje me reagimet e ashpra të familjarëve, të cilët e ngatërruan me ministrin e Rendit Publik. Një burrë i moshuar, i fryrë nga dhembja e tij dhe e dhjetëra të tjerëve që kishin ardhur nga Shkodra e Laçi i është drejtuar në mes të oborrit të spitalit civil të Vlorës Ibrajt, duke pandehur se po i drejtohej zotit Toska. Askush nuk ka mundur që të ndërhyjë ndaj të moshuarit që po mendonte se po fyente sheshit një nga anëtarët e qeverisë. Ai i është rikthyer disa herë kritikave të tij, ndërkohë që reagimet negative nuk kanë munguar dje as nga pjesëtarë të tjerë të familjeve të viktimave të tragjedisë së 9 janarit. Askush prej tyre nuk ia ka pasur “ngenë” protokolleve dhe vizitave zyrtare të ministrave të ndryshëm të qeverisë, apo asaj të kreut të shtetit. Secili prej tyre kishte kërkuar më shumë ndihmë nga strukturat shtetërore. Në portin e Vlorës, dje është zhvilluar dhe një ceremoni gjysmë zyrtare ku kanë marrë pjesë disa funksionarë të lartë të qeverisë . Familjarët e mbushur me dhimbje e mllef janë shprehur se njerëzit e politikës nuk bënë asgjë për të shpëtuar fëmijët e tyre.



    11/01/2004
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Paulini, i kthyer nga policia italiane, kishte lënë gruan dhe fëmijët atje, ndërsa Aleksi kishte ardhur për martesën e motrës

    Prindërit e të mbijetuarve: Djemtë tanë kanë rilindur


    Anila Dushi

    VAU I DEJËS - Shtëpia e Pjetër Lleshit, në Vau të Dejës në Shkodër, ishte dje plot me njerëz që i gëzoheshin fatit të djalit të tij 26-vjeçar, Paulinit, i mbijetuar nga tragjedia e së premtes në det, ku dhjetëra klandestinë që i ishin drejtuar Italisë për një jetë më të mirë gjetën vdekjen. “Shyqyr që është gjallë”,- shpreheshin ata, pa fshehur dhe keqardhjen për familjet që humbën të afërmit e tyre. Pjetri është baba i 5 fëmijëve, 4 djemve dhe një vajze. Ai tregon për gazetën se Paulini ka jetuar dy vjet e gjysmë në Itali dhe atje ka gruan dhe fëmijët. “E kapi policia dhe e ktheu në Shqipëri. Ka 4 herë që tenton që të shkojë në Itali, si klandestin, pasi nuk rri dot larg familjes së tij. Madje njëherë më tha se nuk donte që të shkonte më në Itali”,- thotë i ati i 26-vjeçarit të mbijetuar që tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve të Vlorës. Babai tregon se djali i tij ishte nisur nga Shkodra në mëngjesin e së premtes. Familjarët e 26-vjeçarit sapo kanë dëgjuar për një gomone të zhdukur me klandestinë janë vënë në alarm. “Sapo morëm vesh për atë që ndodhi djali tjetër u nis drejt Vlorës, me mjetin e tij privat. Ai na ka njoftuar se Paulini ka mbërritur gjallë në spital. Për ne djali ka lindur për të dytën herë”,- thotë Pjetri, ndërsa nëna dhe motra e të mbijetuarit, si dhe të afërmit e tjerë, nuk i mbajnë dot lotët nga gëzimi.

    Në familjen Guraziu
    Në Gur të Zi, ndodhet shtëpia e të mbijetuarit tjetër, Aleks Ndoc Guraziut. Sapo pyet në fshat për shtëpinë e Aleksit banorët të tregojnë vendodhjen e saj. Babai i Aleksit 26- vjeçar, Ndoca, njihet nga të gjithë, pasi ai është elektricist i fshatit. Në shtëpinë dykatështe të familjes Guraziu ndodheshin shumë të njerëz. Qanin nga gëzimi. Xhaxhai, daja dhe motra e madhe e Aleksit tregojnë se ai kishte jetuar 5 vjet në Itali, në Milano dhe pastaj në Modena, ku ka dhe shtëpinë e tij. “Erdhi për të martuar motrën e vogël dhe i futi letrat për t’i rinovuar, por nuk i dhanë vizë. Ka dy vjet që sillet nëpër dyert e konsullatës, por akoma nuk ka marrë vizë. Kjo e ka mërzitur mjaft ndaj ai vendosi të ikte klandestin“,- thonë të afërmit. “Na tha se do ikte, por pa treguar se kur. Por të premten nuk ka ardhur në shtëpi. Megjithëse ishte larguar bashkë me vëllanë e tij, kur dëgjuam lajmin për zhdukjen e gomones, menjëherë mendja na shkoi se kishte shkuar në Vlorë”,- thotë daja i Aleksit të mbijetuar. Familjarët e tij shprehen të irrituar dhe ndaj deklaratës së drejtuesve të rendit, lidhur me fajësimin e viktimave që kanë hipur me dëshirën e tyre në gomone. “ Nuk është e drejtë që shteti të fajësojë fëmijët tanë që nuk kanë ku të punojnë dhe që shteti nuk i ndihmon. Në kushte të tilla ata detyrohen të rrezikojnë për të shkuar në perëndim”,- shprehen familjarët e Aleksit.

    Të mbijetuar:
    Fatbardh Pepnikaj nga Malësia e Madhe
    Edlir Sykaj nga Kopliku i Malësisë së Madhe
    Gentian Kurtmetaj nga Shkodra
    Lulëzim Rexha nga Troshani Lezhë
    Miri Guri nga Shkodra,
    Aleks Guraziu nga Guri i Zi
    Paulin Lleshi nga Vau i Dejës.
    Avni Cakaj, nga Shkodra
    Alfred Lleshi nga Dushi, me banim në Laç
    Tom Gjomi (Jaku) nga fshati Gomsiqe
    Ndue Gjin Shuka, 23 vjeç. Ishte nisur së bashku me kumbarën e tij nga Shoshi i Dukagjinit



    11/01/2004
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Të parët që kanë mbërritur në Vlorë kanë qenë familjarët e Ridvan Lumajt dhe Adrian Xhelajt nga Shkodra

    Vlorë, merr fund ankthi i të afërmëve për fatin e klandestinëve


    Shekulli

    VLORË – Asgjë përveç ankthit dhe shpresës që meket nuk ndihet sapo hyn në Vlorë. Në qytetin bregdetar, që pas dhënies së lajmit të kobshëm mbrëmjen e së premtes për mbytjen e një gomoneje me rreth 30 klandestinë në bord, kishte rënë një heshtje varri. Pas mesnatës, situata ishte dhe më e nderë. Makinat me sirena policie lëvizin me radhë. Forcat më të mëdha të uniformave blu dhe të rojeve bragdetare kishin kohë që ishin vendosur në brigjet e detit, që kishte gëlltitur sërish, në mënyrën më të përbindshme, bij nënash. Lajmi i dhënë mbrëmjen e dy ditëve më parë për mbytjen e një gomoneje me klandestinë në bord u kishte ngrirë gjakun disa dhjetëra familjeve, jo vetëm në veri të vendit, por dhe në Vlorë. Deti kishte kohë pa “ngrënë” koka kandestinësh hallexhinj. Rreth orës 03:00 të mëngjesit të djeshëm, para derës kryesore të Disktriktit Detar të Vlorës, kishte ndaluar makina e parë me targa të qytetit të Shkodrës. Katër orë rrugë për burrat e dy familjeve. Njëri prej tyre kishte fëmijën që i ishte nisur atë ditë me gomone, ndërsa tjetri nipin.

    Ankthi
    Një numër telefoni italian herë rizgjon shpresën dhe herë ankthin e vdekjes tragjike tek të afërmit e 16-vjeçarit Ridvan Lumaj, nga fshati Postribë i rrethit të Shkodrës. I ati dhe dy kushërinjtë e parë të tij kishin komunikuar me djalin rreth orës 18:00 të pasdites. Ai i kishte lajmëruar se po nisej. Më pas lajmet në televizion alarmuan familjen e tij, që filloi t’i bjerë qindra herë telefonit me numrin me prefiks 039… Numri herë dilte i lirë dhe herë i mbyllur.Kishte raste kur sekretaria telefonike, në gjuhë italiane, ia priste gjunjët burrave që kishin udhëtuar për më shumë se 300 kilometra. “Ah u thafshin krahët se na preu n’mes”, psherëtinte herë pas here i ati i 16-vjeçarit, që ishte nisur për të shkuar në Itali tek vëllai i tij. Fshati i tij ndodhet jo shumë larg Shkodrës, por është një nga më të varfrit e këtij rrethi, ndaj dhe kishte marrë rrugën e mërgimit. “Lotët nuk janë për burrat, po t’paktën t’kem trupin e tij. Ta varros e t’ia di varrin. Mos t’ma han djalin peshqit n’fund detit se nuk e kisha rrit për to”,- thotë babai i 16-vjeçarit fati i të cilit deri pasditen e djeshme nuk dihej. Dyert e Distriktit Detar, mbrëmjen e së premtes dhe mëngjesin e së shtunës ishin të hapura për familjarët që kërkonin djemtë e tyre, por pas dyerve e korridoreve të ngushta kraharori i tyre ngushtohej më shumë pasi merrnin gjithmonë përgjigje të thata, “nuk dimë gjë, “nuk ka asnjë lajm të ri”. Pothuajse në të njëjten kohë me familjarët e Ridvan Lumaj mbërritën në Vlorën e largët dhe të panjohur për ta dhe të afërmit e 31-vjeçarit Adrian Xhelaj, nga fshati Golem i rrethit të Shkodrës. Dhe ata kishin ardhur për të marrë vesh diçka më shumë për djalin e tyre, që ishte nisur në drejtim të Italisë. Por heshtja e autoriteteve portuale dhe atyre të policisë i kishte lënë me frymën pezull. Për ta shpresa vdes e fundit, por dhe shpresa duket se bëhet më e zbehtë sa herë që drejtojnë sytë nga deti, i cili nga rruga duket si më i qetë dhe jo aq amiqësor. Dhimbja i ka mbledhur bashkë atë grup burrash që vetëm provojnë të rilidhen sërish me numrin italian. Ata nuk rreshtinin së piri cigare, deri në filtër. Shtynin orët e gjata të pritjes. Qoftë dhe përgjigjen e fatit tragjik të 16 -vjeçarit nga Postriba dhe 31-vjeçarit nga Golemi i Shkodrës.

    Policia
    Deri pak pas mesnatës të së premtes lajmi se ishte në rrezik jeta e rreth 30 klandestinëve që ndodheshin në një gomone me destinacion u mor jo pak seriosisht, megjithëse që në fillim lindën dhe dyshimet se mund të ishte një “shaka pa kripë”, apo se në rrezik mund të ishte vetëm jeta e ndonjë trafikanti lëndësh narkotike që ishte nisur në drejtim të vendit fqinj. Ky dyshim i bëri jo pak skeptikë krerët e policisë, që gjithsesi ishin në krye të detyrës. Pas mesnatës së të premtes në drejtorinë e policisë së qarkut të Vlorës nuk mund të merrje asnjë përgjigje të saktë se çfarë kishte ndodhur, pasi akoma nuk ishte gjetur vendndodhja e saktë e gomones. Ata përgjigjeshin se po kërkohej me sa kishin mundësi, si nga ana e forcave të policisë ashtu dhe nga policia bregdetare dhe djemtë e Delta Forcës. Në ndihmë të policisë shqiptare kishin shkuar dhe punonjësit e policisë italiane të “Guardia di Financës” dhe “Guardia Costiera”-s, por deti i trazuar i kishte bërë të pamundura kërkimet për gjetjen e gomones. Një fakt tjetër, sipas burimeve policore, që duket se ka ndikuar jo pak në pabesueshmërinë e këtij lajmi për disa kohë ka qenë dhe fakti që familjarët e personave që kishin hipur në skaf nuk kishin bërë akoma asnjë denoncim.

    Familjet
    Ndërkohë që dy familjet e para kishin mbërritur në Vlorës, pak pas mesnatës të së premtes, të tjerat e kishin marrë rrugën e gjatë nga Shkodra dhe Laçi pak më vonë. Herë pas herë ato ishin lidhur me djemtë e tyre që ndodheshin në bordin e gomones dhe pamundësia për t’u shkuar direkt për në bregun e detit nga ku ishin nisur pak orë më parë të afërmit e tyre, i ka mbajtur gjatë gjithë natës të mbërthyer para ekraneve të televizioneve që jepnin lajme të shkurtra dhe ndonjëherë të pakonfirmuara rreth fatit të klandestinëve të gomones. Gjithsesi orët e para të mëngjesit të djeshëm e kanë gjetur qytetin bregdetar plot me makina të afërmish që kishin ardhur me shpresë se mund të merrnin vesh ndonjë lajm të ri dhe të saktë për fatin tragjik të njerëzve të tyre. Fillimisht ata janë drejtuar pranë Distriktit Detar dhe policisë, por deri rreth orës 08:00 të ditës së djeshme për secilin prej tyre jeta e të afërmve të tyre ka qenë vetëm dhimbje e një tragjedie të parandier dhe shpresë e vakët. Pak pas orës 08:00 të mëngjesit, kur u morr vesh në të gjithë qytetin se një helikopter i NATO-s ka parë një gomone me disa njerëz në bord, kanë filluar lëvizjet për të gjetur emrat e të mbijetuarve. Shprehja “ishalla zoti është i madh dhe i di vetë punët” ka dalë nga buzët e secilit prej të afërmve të djemve dhe vajzave që vetëm 14 orë më parë ishin nisur në drejtim të Italisë, në drejtim të ëndrrës së një jete të re. Në drejtim të një grushti parash më shumë, për një të ardhme më të mirë sesa ajo që iu ofronte fshati apo qyteti i tyre.



    11/01/2004
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 5 prej 17 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  2. Kur’ani i Mrekullueshem edhe për jo-muslimanet...
    Nga altruisti_ek84 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 03:38
  3. Maqedonia e Republikat e liliputanveve shqiptare
    Nga ngutu=ngadal në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 19:12
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •