Foto kur shume qytetare te Vlores dhe nga e gjithe Shqiperia hodhen lule ne det ne nderim te viktimave . Dita e hene 12 Janar kur e gjithe Shqiperia ishte ne dite zie per kete ngjarje .
Pergatiti per ForumiShqiptar.Com , Auloni .
Foto kur shume qytetare te Vlores dhe nga e gjithe Shqiperia hodhen lule ne det ne nderim te viktimave . Dita e hene 12 Janar kur e gjithe Shqiperia ishte ne dite zie per kete ngjarje .
Pergatiti per ForumiShqiptar.Com , Auloni .
Perseri moj Vlora ,
lule trendeline,
dil ne breg te detit
prit djemte se po vijne.
Zoti ju bekofte shpirtin tuaj.
Ndoshta burre por ne keto raste lotet te rrjedhin si femije.
Dua te ngushelloj te gjithe familjet e viktimave.
Do ti lutem Zotit per keta engjej dhe e di qe ata do jene ne parajse.
Le ti harrojme kishat xhamiat
dhe maskarenjte qe ka qeveria,
se ai qe eshte burre
dhe s'ka per te vdek kurre,
eshte ai qe i ben
lavdi vendit te tij.
Shpreh ngushellimet e mija me keq ardhje te madhe![]()
Tropojan Virus
Nje pyetje qe mungoi
Nga Fatos Lubonja
"Sikur te ishe ti, a do te niseshe ne kete mot te tmerrshem me gomone per Itali?"- ishte nje pyetje qe ua drejtonte qytetareve tiranas ne rruge gazetarja e njerit nga televizonet e shumta private qe kemi.
Pa dyshim shumekush nga ata qe e quajne veten "me tru" e kane vene per nje cast veten ne lekuren e atyre fatkeqeve me pyetjen: "po si eshte e mundur qe jane nisur me kete mot, xhanem?" dhe nuk ka dyshim se kane thene me vete, se kjo eshte dicka qe, sikur te ishin ne vendin e atyre njerezve, nuk do ta benin. Nderkaq me erdhi shume mire kur pashe se pergjigjet e njerezve ishin shume me njerezore e mirekuptuese sesa pyetja e gazetares se re, e cila dukej sheshit se vetem dhembje nuk ndjente per ate qe kishte ndodhur. Shumica i justifikonin ata njerez qe ishin nisur me ate kohe te keqe, duke tentuar t'u kuptonin hallin edhe nevojen. Dikush thoshte se, perndryshe, do te humbnin punen ne Itali, dikush sepse keshtu kushtonte me lire, dikush sepse me ate mot mund t'u kaloje me lehte italianeve e dikush se duhet te jesh ne lekuren e tyre per te kuptuar se si jane nisur ne ate mot. Nje hallexhi madje me tha, privatisht: mos harro se sa sherre e grindje krijon varferia ne familje, prandaj mos kujto se nje pjese nuk nisen qofte edhe sepse nuk durojne dot me gjendjet e krijuara ne familje. Keto pergjigje sikur ma zbuten shijen e keqe qe me la pyetja e gazetares, e ngritur keq, mu pse u ngrit ne diten e gjemes dhe sepse prapa saj sikur ndjeva se po tentohej te ngrihej nje justifikim cinik per ate qe ndodhi: se ishte thjesht rezultat i marrezise se disa njerezve, qe edhe sikur te ishin, edhe sikur te mos ishin, pak do te humbte apo do te fitonte kjo bote prej tyre; ose ose qe te sugjeronin pergjigjen: po c'faj ka qeveria se ka te marre qe nisen per Itali me ate kohe.
Por ajo qe me ka bere pershypje eshte se nuk kam degjuar shume te ngrihet nje pyetje tjeter. Nje pyetje qe nuk do t'u kerkonte njerezve te viheshin nen lekuren e viktimave, por ne ate te xhelateve. E kam fjalen per pyetjen: "Sikur te ishe ne vend te atyre pronareve te skafit apo te kontrolluesve te atij trafiku, a do ta lejoje nisjen e tij ne ate kohe te tmerrshme?"
Kjo pyetje, qe kuptohet, askush nuk do te guxonte t'i pergjigjej pozitivisht, me duket se te con tek e verteta me e thelle e kesaj tragjedie, sepse shtrimi i saj dhe thellimi ne te, pasi ta mohosh kategorikisht se mund ta kryesh nje akt te tille, do t'i conte njerezit te preknin krizen e thelle te kesaj shoqerie. Do t'i conte, pra, mu tek burimi i kesaj tragjedie: tek sistemi moral, ekonomik, politik, shoqeror qe ne kemi ngritur gjate ketyre dhjete vjeteve. (Nuk them se ai tjetri qe kemi pasur me pare ka qene me i mire, madje ky eshte bash rezultati i atij te parit, por sidoqofte, ky ka specifikat e veta). Si eshte e mundur, pra, qe te ekzistojne njerez qe pranojne te nisin 36 njerez ne det te hapur, ne nje gomone vetem 6 metra, ne nje nga ditet me te ftohta te ketij viti ne kushte moti, qe sipas nje kapiteni italian edhe anijet e renda e kishin te ndaluar te dilnin ne det te hapur? Si eshte e mundur qe kjo te ndodhe nen syte e te tjere njerezve, me te rendesishem, qe i paguajme qe te mos ndodhin gjera te tilla?
I ndodhur perballe kesaj pyetjeje, do ta kisha shume me te veshtire gjetjen e nje kuptimi sesa i ndodhur perpara pyetjes, nese do te nisesha apo jo ne nje mot te atille. Dua te them se e kam shume me te lehte te vihem nen lekuren e atij qe u nis ne ate mot nga halli, sepse me duket se edhe do ta beja nje akt te tille nga halli i madh, ndersa e kam tmerresisht, po, tmerresisht shume te veshtire te kuptoj se si mund te lejoja nisjen e nje gomoneje me njerez ne ate mot te tille per te bere ca para me shume. Madje- madje, do te thoja se e kam shume me te lehte te vihem nen lekuren e nje njeriu qe kryen nje vrasje, duke tentuar te grabise nje banke apo ku di une, e ta kuptoj aktin e tij, sesa te vihem nen lekuren e trafikanteve vrases te tille, ashtu sikurse edhe te atyre qe trafikojne femra.
Mirepo, sic thuhet, cdo gje reale e ka nje kuptim dhe shpjegim racional te ekzistences se saj. Dhe gjithkush e di se trafikimi i njerezve, i droges dhe i prostitutave eshte nje nga bizneset me reale ne Republiken e Shqiperise, ndryshe nga endrrat tona qe Kryeministri yne, Nano, me te drejte, i ka quajtur "virtuale". Dhe, duke dashur te shpjegosh ne menyre racionale kete realitet, nuk mund te mos vish tek thelbi i ceshtjes. Thelbi i ceshtjes eshte se ne kemi ngritur nje sistem ekonomik qe bazohet pikerisht ne shtrydhjen e te ardhurave, djerses, mundit te shumices se njereve te ketij vendi nga nje pakice maskarenjsh dhe aventurieresh. Problemi eshte se ne kemi ngritur nje sistem politik qe bazohet ne shfrytezimin e injorances se shumices se varfer te shqiptareve nga nje grusht maskarenjsh dhe aventurieresh. Problemi eshte se ne kemi ngritur nje sistem, qe as nuk i mbron dot keta njerez nga maskarenjte dhe aventurieret. Po ende, problemi eshte se ne kemi ngritur nje sistem vlerash qe i ben keta maskarenj te ndjehen krenare per pasurine e tyre. Po ende, problemi eshte se keta maskarenj, jo vetem ndjehen krenare, por kane edhe percmim per ata viktimat e paditur e te pazot qe rropaten kushedi se ku e se si per te bere 1300 euro per t'u paguar atyre udhetimin. I shohin madje si miza qe mund t'i shkelin edhe me makine dhe askush te mos guxoje te pyese per fatin e tyre. Kujtesen e piramidave e kemi te fresket. Mos pandehni se ka ndonje ndryshim, ne thelb, kjo ngjarje nga ajo e piramidave. Edhe ajo ishte nje histori me maskarenj dhe aventuriere me njeren ane dhe njerez te varfer e te pambrojtur nga shteti dhe drejtesia me anen tjeter. Madje edhe atehere u tha dhe vazhdon te thuhet: c'faj kishte shteti kur njerezit shkonin vete te conin leket ne piramida?
Dhe, kur flas per sistem, nuk e kam fjalen thjeshte e vetem per pese njerez qe na udheheqin, as per ata policet e implikuar dhe as per shefat e tyre. Jo, e kam fjalen se ata pronaret e skafit qe me siguri ate darke kane qene duke pire ne ndonje nga lokalet me lluksoze te Tiranes, Shkodres apo Vlores, ne mos qofshi vete pronare te ndonjerit prej atyre lokaleve, jane miqte tane te perditshem, jane sistemi yne i vlerave qe po ngreme. Problemi i madh eshte se ne forma te tjera, "me te buta" filozofine e hedhjes ne det te njerezve te varfer per nje grusht para e gjen ngado te heshesh syte ne kete Shqiperie reale te Fatos Nanos, qe nga shkollat e spitalet e deri ne Kryeministri. Kjo ngjarje nuk eshte vecse shprehja me tragjike dhe me ekspresive e nje fenomeni mbareshqiptar. Problemi eshte se sot ka humbur kuptimin edukimi tradicional i njeriut ashtu sic behet ne te gjithe boten: pra te mendosh se duhet te studiosh mire ne shkolle, pastaj te punosh gjate e me nder qe te aftesohesh per te qene njeri i nderuar e i paguar. Sot mjafton te marresh nje thes me "miell" e ta trafikosh e pastaj te vish me nje thes me dollare, ta ndash me politikanet, e te zaptosh qendren e qyteteti apo kryeqytetit e te behesh i nderuari e me i nderuari nga e gjithe e ashtuquajtura elite politike e kulturore. Sipas meje, ne ulerasim sa per forme kur ndodhin ngjarje te tilla, apo kur shohim pese ushtare te uritur seksualisht qe abuzojne mbi nje prostitute, sic ndodhi para ca kohesh. Sepse ne dreke apo darke shkojme e shtrohemi ne nje nga restorantet e bukura te ngritura me parate e fituara nga trafiku i prostitutave dhe i njerezve dhe pastaj shkojme e fleme ne vilat qe i kemi bere me parate qe, tek e fundit, e kane burimin tek grabitja e njerezve te pambrojtur.
Prandaj mendoj se kjo ngjarje nuk do te ndryshoje asgje me denimin e pese apo dhjete vetave, as me doreheqjen e pese apo dhjete ministrave dhe te vete Kryeministrit. Kjo ngjarje do t'i sherbente shoqerise, per te ndryshuar dicka, nese sejcili nga ne, pasi te ngrinte pyetjen: "sikur te isha une a do ta nisja nje gomone te tille" do te thellohej dhe do te kuptonte se per nisjen e asaj gomoneje drejt vdekjes- qe fare mire mund te sherbeje si metafore e rruges nga po shkon Shqiperia e drejtuar nga maskarenj dhe aventuriere- kemi pergjegjesi te gjithe.
I propozoj moderatoreve te forumit qe, duke marre shkas nga kjo ngjarje shume e hidhur dhe duke mos e politizuar ate artificialisht, te hapin nje teme te re ku te diskutohet per rruget e shmangies se fatkeqesive te tilla ne te ardhmen. Ky do te ishte sherbimi me i mire ne kujtim te viktimave. Ky do te ishte edhe sherbimi me i mire ndaj atyreve qe jane ne veshtiresi ne Shqiperi.
Ndryshuar për herë të fundit nga nikshi : 13-01-2004 më 16:14
Me keqardhjen me te madhe per viktimat e trgjedise,ngushelloj gjithe familjet e tyre dhe gjithe popullin shqipetar,se eshte nje humbje per te gjithe ne.
Une jam nga Vlora mora vesh qe pjesa me e madhe e viktimave eshte nga Veriu i Shqiperise,keqardhja eshte e njellojte,sepse ata mbi t te gjitha jane NJEREZ pastaj jane shqipetar,c'rendesi ka nga Jugu apo Veriu, Shqiperia eshte nje.
Disa politikane akuzojne te tjere per rracizem,perfitojne nga tragjedia per te bere kariere politike,turp tu vije te gjitheve!Nuk shohin si e kane katandisur vendin,e te mendosh qe jemi ne 2004-en...
Kurajo familjeve dhe te gjitheve!Tragjedi sot ndodhin ne gjithe boten,vriten ne lufte dhe quhen martire lufte,viktimat e kesaj tragjedie e shume te tjera me pare si kjo quhen,maetire te emigrazionit...Kurse ne emigrantet quhemi viktimat e emigracionit...Ngushellimet e mia!
:^ylli4
Keq me vjen per ata fatnxire sa s'ka. Keq me vjen gjithashtu qe ne 15 vjet Shqiperia nuk ka arritur standardet qe Toka e Premtuar (EU) t'u leshoje viza Schengen Shqiptareve. Gjithashtu keq me vjen qe s'na rruhet ***** hic qe udheheqja, qofte Demokrate qofte Socialiste, eshte lejuar nga populli Shqiptar *une dhe ti* te kullosin si edhe nga te duan. Premtimet madhore jane ne kosh te plehrave e ne vazhdojme te votojme si dele te mira qe jemi. Ne fakt s'jemi dele te mira, por thjesht jemi individualiste e s'na rruhet shume per 'tjetrin, fqinjin'. Pronaret vlonjate te skafit s'e paten problem t'i plasin katundaret Shkodrane ne skaf me ate far moti. Te ishin 'leber' nuk besoj se do flisnim, cipe e buzeplasur, per kete drame te vertete Shqiptare.
Toka e premtuar s'na do se, helbete, i prishim standardin e jeteses e rendin publik. Keta 'krietaret' tane e kane lene katedren e kan kap karrigen. E ne i paguajm keta. Ku shkoi 'kontrata shoqerore'? Tek s'ka shoqeri edhe PIKE!! Le te ankohet sa te doje F.Lubonja e 'shoqeria civile'. Shumica e shqiptareve jane thjesht e kunderta e 'shoqerise civile': "fise te armatosur".
Ne fillim dua te shpreh dhe une ngushellimet te afermeve te viktimave te tragjedise se 9 Janarit.
Te ndodhur perseri pjese e nje tmerri te pafund mendoj se nuk eshte e mjafte vetem shprehja e keqardhjes apo e ngushellimeve per viktimat dhe familjaret e tyre.
Disa dite me pare lexoja nje shkrim te gazetarit Gazmend Kapllani i cili midis te tjerave theksonte se "nje popull ka qeverine qe i takon".Une s'dua te ndalem ne se kjo eshte sakte apo jo por dua te pyes te gjetheve ju se q'fare duhet te bejme qe dinjiteti i ketij populli te mos perdhoset me.
Kohe me pare me dhjetra antare te ketij forumi ju bashkuan atij zemerimi dhe proteste per ofendimin qe ju be hymnit tone ne nje shfaqje te BBC. Akoma me perpara zeri i shume antarve te ketij forumi ju shtua revoltes(disi ironoke sipas mendimit tim) per ngjarjet e Himares. Ne te dyja rastet dinjiteti tone u cenua nga te huajt dhe gjysem te huajt.
Por si duhet te veprojme ne kete rast qe dinjiteti tone perdhoset nga tanet.Me bene cudi heshtja ne rradhe te pare e intelektualeve qe besoj bejne pjese ne kete forum por edhe shume shkodraneve shkrimet e te cileve i kam lexuar pothuajse cdo dite ne forum.Ok nuk them te marrim nga nje pushke e te shkojme te vrasim shume nga ata (mbase ju takon)ne Shqiperi, por zeri i ketij forumi dhe i antareve te tij duhet ti bashkohet revoltes popullore qe sic duket edhe kete here do te nise nga Shkodra martire.Dhe s'do te ishte keq mendoj une qe ndonje orator i zoti ketu te shkruante nje mesazh proteste dhe cdo antar ta dergonte se pari ne posten elektronike (ne se ka nje te tille) te qeverise, Presidentit dhe pse jo edhe medias.
Kjo eshte me e pakta qe besoj une mund te bejme ne nga larg.
Nese dikush ka ndonje ide me te mire bujrum le ta hedhi.
"Man is a little bit better than his reputation and a little bit worse."
Rrëfen kunati i Lizës, Miri, i mbijetuar nga tragjedia. “Skafistët i kërkuan ndihmë policisë, por ajo nuk na u dha”
Babanë ua kishin vrarë, nëna u ngriu në det
Dy vogëlushet janë sjellë nga jetimorja për t’i dhënë lamtumirën nënës së tyre, Lizës
Anila Dushi
SHKODËR - Silvana 9-vjeçare dhe Sidorela 6-vjeçare dje kanë derdhur lot pa pushim për nënën e tyre, viktimë e tragjedisë së 9 janarit. Fatkeqësia e dy vogëlusheve është e dyfishtë. Dy vjet më parë, atyre u kishin vrarë babanë, ndërsa në 9 janar humbën nënën e tyre, që kishte marrë rrugët e mërgimit për shkak të varfërisë. Për shkak të kësaj varfërie, Liza Martini i kishte dërguar dy vajzat e saj në jetimoren e Shkodrës, ndërsa vetë jetonte në shtëpinë e prindërve të saj. Dy vogëlushet nuk mund të ndaheshin dot nga trupi i nënës së tyre të vdekur, Ishin sjellë aty nga punonjësit e shtëpisë së fëmijës për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Dje në shtëpinë e Nikë Martinit, në lagjen “Skënderbeg”, në Shkodër kishin ardhur shumë njerëz. Kishin ardhur që t’i jepnin lamtumirën e fundit nënës së dy vajzave. Ajo është nisur për në Itali bashkë me burrin e motrës së saj, Miri Gurin, i cili i mbijetoi tragjedisë. Motra e Lizës ndodhej në Itali së bashku me fëmijët dhe ishte në pritje të saj, por…
Morti
Vogëlushet nuk mund të flasin. Ato vetëm qajnë. Njëra nga kujdestaret tregon se Liza vinte shpesh në jetimore për të takuar vajzat e saj. “Sa herë që vinte takonte vajzat u sillte dhurata. Në 23 dhjetor erdhi dhe i mori. I tashë se kanë mësim dhe në datën 24. Ajo më tha se po i marr deri pas Vitit të Ri, pasi dua të shkoj në Itali tek motra. Këtu nuk kam as shtëpi asgjë. Në rast se më ndodh ndonjë gjë, amanet të më kujdeseni për vajzat”,- citon punonjësja e shtëpisë së fëmijës fjalët e nënës që dukej se e parandiente vdekjen e saj. Liza ishte nga Lotaj i Dukagjinit dhe prej kohësh familja e saj ishte zhvendosur në Shkodër. Punonte tek fabrika e këpucëve. Në ceremoninë mortore të saj ka marrë pjesë dhe vëllai i saj i vetëm, Gjergji, i dënuar me 12 vjet burg për vrasje. Ai është sjellë nga policia dhe babai i Lizës falenderon ata që mundësuan pjesëmarrjen e djalit të vetëm në ceremoninë e motrës së tij.
Kunati i Lizës
Kunati i Lizës i cili arriti të mbijetonte nga tragjedia e 9 janarit tregon për gazetën se klandestinët janë nisur të organizuar dhe janë dërguar në Dhërmi. Ai thotë se 10 minuta pasi janë nisur u kanë kërkuar skafistëve që të ktheheshin mbrapsht, pasi deti ishte i trazuar dhe gomonia kishte shumë njerëz. “Skafistët e pranuan një gjë të tillë, por në çast u fiken motorët”,- tregon kunati i Lizës. Ai rrëfen se skafistët komunikonin me celular dhe i kërkonin ndihmë policisë, por askush nuk na ndihmoi. Djegiet u shkaktuan nga benzoli që doli nga serbatori dhe unë i kam këmbët e djegura”. Në ceremoninë mortore të nënës së dy fëmijëve kanë marrë pjesë dhe deputeti Petro Koçi, prefekti Leqejza dhe kryesocialisti shkodran Ndue Dodaj. Ata kanë zhvilluar vizita dhe në familje të tjera të viktimave të 9 janarit, të cilët janë përcjellë dje për në banesën e fundit. Anila Dushi
“Na i mori djemtë varfëria dhe papunësia”
SHKODËR- Varfëria, mungesa e rrugëve, e detyruan 18-vjeçarin Tom Gjonin (Jakaj) që të ikte me gomone drejt Italisë, së bashku me 2 shokët e tij Alfred Lleshin dhe Paulin Pushimajn. Të tre nuk jetojnë më. Familja e 18-vjeçarit në Gomsiqe të Vaut të Dejës është shumë e varfër. Shtëpia e tij ndodhet në mal. “As rrugë nuk kemi për t’u ngjitur në shtëpi. Nuk jetohet kështu”,- citon babai fjalët e fundit të djalit 18-vjeçar. Shtëpia e varfër mes rrëzës së malit e Zallit të lumit Gomsiqe, tregon skamjen e familjes që tani ka 4 fëmijë. Alfred Lleshi, një tjetër viktimë nga Vau i Dejës, ishte nisur me shpresën se në Itali do gjente punë. Ai ishte fëmija i katërt i Ndue Lleshit. “Kërkonte punë, por punë nuk kishte. Kam 5 fëmijë dhe me vështirësi jetoj”,- thotë me zërin që i dridhej babai i 19- vjeçarit.
Shekulli
13/01/2004
"Wisdom is the principal thing; therefore get wisdom and in all your getting, get understanding." (Proverbs 4:7)
"All behaviour is motivated." Sigmund Freud
Dritani, viktimë e tragjedisë, 6 vjet më parë kishte humbur motrën në Itali
Emigracioni, në 6 vjet, dy të vdekur në familjen Heta
Anila Dushi
SHKODËR - Gjashtë vjet më parë familja Heta kishte humbur në Itali vajzën 22-vjeçare. Kishte shkuar atje së bashku me të fejuarin, por e mbytën dhe e copëtuan. Plaga është rihapur në këtë familje, e cila nga tragjedia e 9 janarit humbi djalin e vetëm, Dritanin, 34 vjeç. Ai u identifikua pasditen e dy ditëve më parë dhe në mbrëmjen e asaj dite trupi i tij u soll pranë familjes. Mes lotëve dhe kujës të afërmit tregojnë historinë e kësaj familjeje. Dritani kishte shkuar emigrant në Itali 4 vjet më parë, por nuk kishte mundur të siguronte dokumente. Një vit e gjysmë më parë mori atje dhe gruan e tij, Rudinën, 30 vjeçe dhe dy fëmijët Edrin 8 vjeç dhe Edmirin 4 vjeç. Para 6 muajsh Dritani u kap nga policia në Famo pranë Ankonës në Itali dhe përgjatë kësaj periudhe qëndroi në Shkodër, në pamundësi për të ikur.
Fëmijët nga Italia kërkonin që ai të shkonte atje. “Gjallë a vdekur do të nisem tek familja ime”,- u ka thënë Dritani prindërve të tij Brahimit dhe Nazmijes. “Nuk kishte para për të shkuar me traget dhe u nis me gomone”,- thotë Zana, motra e Dritanit. Familja e tij në Itali nuk ka me se jeton, sepse vetëm Dritani punonte atje si ndihmës murator. Tani ata kanë mbetur vetëm atje. Nuk e dimë nëse do të kthehen, por do t’i kërkonim qeverisë italiane që ta ndihmonte familjen e tij duke i dhënë dokumente qëndrimi dhe gjetur punë së shoqes, vazhdon Zana . Emigracioni ka sjellë dhe tragjedi të tjera në familjen e Dritanit, thonë të afërmit, duke përmendur vrasjen e motrës së tij 6 vjet më parë. “Dritani u identifikua me vonesë dhe kishte shumë djegie në fytyrë. I binin celularit të tij dhe na dilte tjetër njeri. Kjo na i largonte dyshimin se ai mund të ishte në gomonen e mbytur. Por kur u dhanë shenjat e një të paidentifikuari atëherë u alarmuam”,- tregon motra. Emigracioni kësaj familjeje i mori dy jetë dhe Dritani ishte djali i vetëm i familje
Shekulli
13/01/2004
"Wisdom is the principal thing; therefore get wisdom and in all your getting, get understanding." (Proverbs 4:7)
"All behaviour is motivated." Sigmund Freud
Krijoni Kontakt