Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    A doni ti njihni Vrasesit dhe shtabin Vrases?

    JA KUSH JANE KRIMINELET QE VRANE TAHIR ZEMAJN E AHMET KRASNIQIN e ata qindra te tjere para e pas tyre..

    Njihini e demaskoini qe te ndalet dora e tyre gjakatare!!!!!!!!!!

    (Nga trepca net shkeputa kte kapitull nga libri i Tahir Zemajt.)

    ------

    KAPITULLI I TRETĖ

    TAKIMI ME AHMET KRASNIQIN NĖ TIRANĖ, RAPORTIMI IM PĖR GJENDJEN NĖ TERREN, RAPORTI I MINISTRIT PĖR ĒFARĖ KISHTE NDODHUR NĖ NDĖRKOHĖ

    Nė pritjen time kam vėnė re se njerėzit kanė qenė shumė tė prekur. Ata e dinin se nė ēfarė vėshtirėsish qeshė gjendur unė nė terren. Unė kam informuar me detaje nga mė tė imtat pėr gjithēka ka ndodhur nė Kosovė, me vėshtirėsitė dhe betejat e fituara, me theks tė caktuar tėrheqjen e sukseshme dhe shmangjen e masakrave mbi civilėt.

    Pastaj kam raportuar mbi faktin e mbėshtetjes qė u ėshtė dhėnė njėsive tona duke theksuar veēanarisht kontributin e fshtrave Isniq, Jasiq, Prapaqan etj. Kam vėnė nė dukje heroizmin dhe burrėrinė e bashkėluftėtarėve tė mi tė rėnė nė beteja, por edhe tė atyre qė kishin mbetur gjallė, i kam shqiptuar me emra oficerėt qė i qenė bashkangjitur njėsive tona, pastaj ata qė na kishin penguar me nė krye Sali Veselin, Naim Malokun, disa njerėz tė mbrojtjes territoriale nė fshatin Junik, personat qė paraqiteshin si pėrfaqėsues tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, tė gjitha kėto i unė i kam pėrmendur me emra nė librin e parė.

    Zoti Ministėr ka shprehur mirėnjohjen e tij tė thellė pėr tė gjithė ata qytetarė qė na kishin ndihmuar, pėr ata djem e vajza luftėtarė dhe eprorė ushtarak qė na qenė bashkangjitur, duke shtuar se Kosova e lirė do t'ua mirėnjihte kontributin.

    Ahmet Krasniqi ka folur pėr moszbatimin qė i qe bėrė Marrėveshjes sė Oslos.

    Sė dyti pengesat qė kishte sjellė SHIK-u, rrėmujat dhe situata tepėr e rėndė e sigurisė nė Shqipėri. Pengesat nė Mobilizimin dhe rekrutimin e trupave. Ministri ka theksuar se edhe brenda radhėve tė MM ka njerėz qė nuk ia donė tė mirėn Kosovės dhe janė nė mėnyrė indirekte me shėrbimet e huaja. Ata njerėz qė kishin hyrė me qėllime tė caktuara, pas vrasjes sė Ministrit janė imponuar me emra dhe mbiemra. Siē duket ministri e dinte, ishte i informuar pėr prezencėn e tyre.

    Dua tė vė nė dukje edhe njė fakt: pas vrasjes sė Ahmet Krasniqit, sikur u krijua frikė te disa njerėz qė tė qėndronin pranė meje, magjithėkėtė tėrheqjen time e ndihmuan Besnik Gjukaj dhe Elton Brahimi nga Vlora.



    Kush i bllokonte armėt qė nevoiteshin pėr ēlirimin e Kosovės?

    Ekzistonte njė grup pranė sektorit Logjistik tė LPK-sė qė merrej veēanėrisht me pengimin e armatosjes sė luftėtarėve shqiptarė tė njėsive operative tė Ministrisė sė Mbrojtjes.

    Ky grup duke vėnė re kualitetin dhe sasinė e armatimit tė porositur nga Ministriesė sė Mbrojtjes, i cili, po tė arrinte nė terren dhe tė pėrdorej nė luftė kundėr forcave serbe do tė siguronte njė epėrsi tė padiskutueshme ushtarake dhe morale te Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Kosovės. Do tė thotė do tė sigurohej epėrsia e luftėtarėve shqiptarė tė kėtyre njėsive ndaj atyre tė Serbisė. Kjo gjė nuk mund tė tolerohej nga LPK e cila kėrkonte qė mė parė tė shkatėrronte konkurentin pėr pushtet brenda shqiptar, dhe kėtė ta bėnte nėpėrmjet Serbisė, me shpresė se kėshtu do ta kishte mė tė lehtė tė vinte nė pushtet.

    Miopia e njė lėvizjeje tė tillė politike, ka qenė dhe ėshtė e rrezikshme pėr nteresat e kombit shqiptar, por pėr shtabet staliniste tė LPK-sė, pushteti personal ėshtė mė i rėndėsishėm se sa liria e kombit, pėrparėsia ideologjike enveristo- staliniste ėshtė mė e rėndėsishme se sa pluralizmi politik dhe demokracia.

    Nga meesi i muajit qershor 1998 nė LPK ekzistonin tė paktėn tri fraksione kryesore qė udhėhiqeshin nga Ibrahim Kelmendi, Xhavit Haliti dhe Muhamet Kelmendi. Qė tė tri kėto grupe instruktoheshin nga komesarė specialė tė Partisė Socialiste, tė Qeverisė sė Shqipėrisė sė asaj kohe, tė Sherbimit Informativ Kombėtar dhe tė shėrbimeve speciale tė ministrive tė rendit dhe tė mbrojtjes.

    Publikisht janė paraqitur emrat e Bedri Islamit, Koēo Danajt, Dilaver Goxhaj, Shaban Brahaj, Fatos Klosi dhe njė pjesė e mirė e komunikatave tė fillimit nė emėr tė Shtabit tė Pėrgjithshėm janė pėrpiluar nga Shaban Sinani, ish-zėdhėnės i Ramiz Alisė.

    Fraksioni i LPK-sė, drejtuar nga Ibrahim Kelmendi, bashkėpunonte me pjesėn tjetėr tė LPK-sė, vetėm kur vinte puna pėr tė bllokuar armatimin, pėr tė bllokuar vprimtarinė e Ministrisė sė Mbrojtjes. Njė degė e kėtij fraksioni qe instaluar nė MM dhe pėrbėhej nga Xhafer Jashari, shef i logjistikės, zėvendėsi i tij ka qenė Tahir Zejnullahu. Fadil Demiri, Ramadan Gashi, Binak Gashi, Agim Hazirin Skender Hasimi, Armando Arbana, Genc Kelmendi etj. Kėta njerėz pas vrasjes sė Ahmet Krasniqit kanė marrė fuqi tė madhe nė Ministrinė e Mbrojtjes duke u bėrė krahu i djathtė i ministrit tė ri, zotit Bicaj.

    Pėr tė ilustruar kėtė tė vėrtetė po sjell edhe emrin e njė nėnoficeri Ramadan Gashi, qė drejtonte tė gjitha referimet. Tė gjithė ushtarakėt nga terreni raportonin para ministrit nė prezencėn tij. Behxhet Mehmeti, (Bajrami) njė njėri i LPK-sė, jo fort i pastėr para drejtėsisė zicerane, vjeni dhe vepron pranė Ministrisė sė Mbrojtjes, ndėrkohė qė ministri Bicaj nuk bėnte asgjė pa praninė e kėtyre njerėzve.

    Vetė ish ministri mund ta shpjegojė mė mirė pozitėn e tij, veprimet dhe mos veprimet nė kėtė drejtim. Tė gjitha strukturat ushtarake tė Shqipėrisė, ushtria, policia, policia financiare, SHIK-u etj, kanė synuar shkurajimin e strukturave tė Ministrisė sė Mbrojtjes.

    Lind pyetja: pse armatimi, qė blehet dhe u dėrgohet njėsive tė Ministriesė sė Mbrojtjes, duhej tė kalonte pėrmes duarve tė Nasim Haradinajt? Ministri Bicaj duhet tė ketė njė pėrgjigje pėr kėtė pyetje tė thjeshtė. Ministri duhet tė ketė informacione se sa herė ėshtė shitur, se ēfarė drejtimi ka marrė dhe ku ka pėrfunduar armatimi modern. Unė kam pėrshtypjen se i gjithė ky pėshtjellim ėshtė bėrė nė koordinim me Shtabin e Pėrgjithshėm tė LPK-sė.

    Pėr kėtė shkak Ministria e Mbrojtjes ėshtė detyruar tė armatosė njėsitė e veta, 6 brigadat e vendosura nė Verim me armatim tė vjetėr kinez e sovjetik. Nė fakt tė njėjtin fat kanė pasur edhe njėsitė qė pėrgatiste dhe armatoste Shtabi i Pėrjithshėm i LPK-sė.Edhe armatimi i tyre ka qenė i tė njėjtės kategori.

    Kėtu duket loja e dyfishte qė bėnte qeveria e Fatos Nanos me luftėtarėt shqiptarė, nga njėra anė i detyronte tė blinin armatim tė cilėsisė sė dobėt nėpėr Shqipėri, me njė ēmim marramendės, duke ēarmatosur shqiptarėt, nga ana tjetėr i vinte luftėtarėt shqiptarė nė pozita inferiore armatimi me kundėrshtarėt e tyre serbė. Pra as Serbia nuk dėmtohej dhe shqiptarėt e armatosur, tmerri i qeverisė sė ardhur nė pushtet me gjak, ēarmatoseshin.

    Pėr armatimimn e ardhur nga importi, nė Ministrinė e Mbrojtjes ekzistojnė dokumente, qė, megjithėse i pajisur sipas tė gjitha marrėveshjeve ndėrkombėtare pėr kalime tranzit, pėr kalimin e tij na ėshtė dashur tė paguajmė shuma ekstravagante pranė autorirteteve policore dhe tė shėrbimit informativ nė port, pėr t'i kaluar nė drejtim tė veriut dhe mė pas Kosovės.

    Ka pasur shtete qė na kanė dhuruar armė, por qė kėrkonin garanci kalimi ilegal nėpėr Shqipėri. Ne nuk kemi mundur t'i marrim ato armė pasi porti i Durrėsit, Aeroporti i Rinasit dhe tė gjitha pikat e hyrjes e daljes nga Shqipėria ruheshin me fanatizėm nga "bodigardėt" e Serbisė nė Tiranė.

    Po nė atė takim janė marrė vendimet dhe janė caktuar njerėzit qė do tė merreshin me rimobilizimn dhe riorganizimin e brigadave tė tėrhequra. Ideja ishte pėrqėndrimi i tyre nė njė bazė stėrvitore dhe pėrgatitja pėr aktivitetet e ardhme luftarake nė terren.

    Shtabi Suprem ka pėrcaktuar detyrat duke mė caktuar mua tė merresha me detajet. Unė kam emruar eprorėt Esat Ademaj, Skender Rexhahmetaj, Gjukaj, dhe Isuf Haklajn, qė tė bėnin pranimin e ushtarėve dhe eprorėve, tė bėnin transportin e tyre pėr nė Papaj, furnizimin e tyre me armė dhe uniforma dhe fillimin e rehabilitimit dhe stėrvitjes sė tyre.



    Qenė krijuar pesė baza stervitore, katėr brigada tė reja dhe dy njėsi speciale

    Nga ana tjetėr Ministri ka informuar se qenė krijuar edhe qendra tė tjera stėrvitore pėrveē asaj qė kishim pasur para 5 muajve. Tė tilla qenė krijuar nė Kolē, Kalimash, Babinė, Papaj dhe Viēidol. Qenė formuar gjithashtu edhe pesė brigada tė tjera, 142, e drejtuar nga Fuat Ramiqi, Brigada "Skenderbeu", Brigada e Istogut, Brigada e komanduar nga Muharrem Rrahmanit dhe njėsia diversanto vėzhguese e drejtuar nga Anton Ēuni, Batalioni i Policisė Ushtarake i komanduar nga Hafir Hoxha. Nė kėto qendra stėrvitore kishte filluar pėrgatitja, ristrukturimi i kazermave, pasi pranė ministrisė qe krijuar edhe njė batalion pėr ndėrtime.

    Kėto punė qenė kryer, me shpirt nė fyt siē thotė populli, pasi siē kam pėrmendur ekzistonte njė strategji konstante bllokimi, me qėllime destruktive, pasi ata kishin vėnė re se kualiteti dhe kuantiteti i armėve qė kishim porositur ne, po tė hynte nė terren do tė siguronte njė epėrsi tė dukshme, do t'u garantonte forcave tona njė rezistencė efektive kundėr pushtuesit, do tė mund ta kishte afruar edhe mė shumė, vetė ēlirimin e Kosovės.

    Por ata kishin frikė se kjo gjė do tė sillte edhe fuqizimin politik tė institucioneve shqiptare nė Kosovė, gjė qė ata i tmerronte, pasi tė tjera plane kishin bėrė pėr Kosovėn e pas luftės. Ja sepse ata kanė bėrė pėrpjekje pėr bllokimin e kėtij armatimi.

    Destruktiviteti ka filluar qysh nė procesin e mbledhjes sė mjeteve prej bashkėatdhetarėve nė diasporė. Veprimtarėt e institucioneve tė Kosovės u vunė nė shėnjestėr tė gangsterėve tė LPK-sė, komisionerėt e tre pėrqindėshit, apo aksioneve tė tjera financiare u kėrcėnuan edhe me likujdim fizik.

    Emrat e kėrtyre veprimtarėve lakoheshin nėpėr seanca obskurantiste hetimi nėpėr bjeshkėt dhe pėrrojet e Kosovės, ku hajnat e dikurshėm, tė veshur me pushtet imagjinativ hetuesash, jepnin denime me vdekje nė mungesė pėr veprimtarė shqiptarė qė gjithė jetėn ishin pėrpjekur pėr lirinė e Kosovės.

    Mund tė pėrmend kėtu disa emra njerėzish, klubesh dhe shoqatash shqiptare nė mėrgim qė janė kėrcėnuar. Ramadan Gashi nga Amerika, Ilmi Gashi nė Gjermani, shoqata e Bukėpjekėsve nga Kroacia, Marian Pnishi nga Zvicra, Klubi shqiptarė "Kadri Zeka" nė Sierrė, Shoqata "Vatra" nė Amerikė etj



    Nė Ministri u afruan njerėz tė dyshimtė kombėtarisht por tė besueshėm nga ana ideologjike

    Nė fakt, afrimi i njė njeriu tė specializuar, e njė ish ushtaraku profesionist siē ishte Xhafer Jashari presupozonte qė logjistika tė funksiononte mė me efektivitet. Pėrveē profesionalizmit tė tij, duke njohur edhe lidhjet qė kishte me LPK-nė, kryesisht ato familjare me Ibrahim Kelmendin, kemi menduar se do tė mund tė influenconte qė tė mos pengohej furnizimi i njėsive luftarake, nė fakt nuk ka ndodhur ashtu. Ne kemi pasur vėshtirėsi edhe mė parė, kur kemi pasur staf tė kufizuar, por problemet nuk janė zgjidhur edhe pse numri i stafit tė MM ėshtė shtuar shumė.

    Nė kėtė kontekst vlen tė pėrmendet emri i njėfarė Skender Hasimit, qė ka punuar nė Sigurimin e MM, e cili me ndihmėn e Shaban Brahės, njė ish oficeri tė vjetėr tė Sigurimit tė Shqipėrisė, ka kontribuar shumė nė afrimin e njerėzve tė dyshimtė pėr ēėshtjen kombėtare, por ideololigjiksht tė besueshėm pėr ta.

    Ne kemi arritur nė fillim qė me njė numėr shumė tė vogėl njerėzish tė armatosim dhe uniformojmė njėsitė e para operative, jo me ndonjė kualitet shumė tė lartė, por gjithsesi nė njėfarė mase kanė qenė tė mirėpajisura. Mė vonė, pra, kur prania e kėtyre njerėzve tė specializuar nė MM do tė thoshte mė shumė armė, uniforma dhe municion pėr trupat tona, nuk ka ndodhur ashtu. Pėrkundrazi, sasi uniformash dhe armėsh, qė kanė qenė tė planifikuara pėr njėsitė operative, pa u konsultuar fare me shtabin e MM, janė dėrguar nė drejtime tjera.

    Pėr tė ilustruar po pėrmend vetėm njė fakt: Blerja e 2000 uniformave nė Gjermani nga Xhafer Jashari, Fadil Demiri, Agim Haziri me paratė e MM-sė. Prej tyre 1500 copė i dėrgohen Xhavit Halitit, pesėqind Halil Bicajt. Pėr tė mos spekulluar mė gjatė sjell nė evidencė fjalėt qė qarkullojnė se uniformat i kanė marrė falas apo me gjysmė ēmimi, ndėrsa faturat e paraqitura janė pėr uniforma tė reja dhe tė blera si tė tilla.

    Ėshtė fakt qė 1500 uniformat e pėrmendura nuk kanė shkuar pėr ta veshur Halitin dhe tė afėrmit e tij, ato kanė shkuar nė Kosovė tek luftėtarėt e lirisė, problemi ėshtė tek mėnyra e pėrdorur, tek preferencat politike, ndėrkohė qė ushtarėt e njėsive tona kanė qenė shpesh herė pa unioformė dhe kėpucė.

    Nė kėtė libėr nuk kam ndėrmend t'i nxjerr tė gjitha faktet qė ilustrojnė qendrimet e mia, nėse personat e pėrmendur do tė polemizojnė, kundėrshtojnė ose hedhin poshtė me sharje, siē e kanė zanat, konstatimet e mia, atėherė unė do tė botoj shifra dhe fakte tė pafund tė kėtij lloji qė pėrmenda mė lart. Dokumentet ekzistojnė.

    Njė pengesė tjetėr, e cila rezultoi tė ishte e paramenduar mirė, ka qenė edhe rezistenca qė i bėhej rikthimit tim nė gjirin e MM. Siē kam shpjeguar, pas tėrheqjes nga Kosova, kam pasur disa ditė pushim. Pastaj do tė mė duhej t'u bashkohesha trupave nė Papaj pėr tė filluar stėrvitjen dhe pėrgatitjen e tyre pėr operacionet e mėvonshme ushtarake pėr ēlirimin e Kosovės. Ritkhimi im ėshtė penguar me gjithfarė justifikimesh nga Halil Bicaj.

    Megjithatė unė kam vendosur t'u bashkangjitem trupave tė brigadave 131, 134, 133 tė Zonės sė Tretė Operative, qė, pėrveē Papajt, qenė vendosur edhe nė qendrat e reja stėrvitore nė veri tė Shqipėrisė. Pėrpara se tė vija unė, Xhafer Jashari me nja 15 eprorė tė tjerė nė MM mbajnė njė takim me rend dite a tė lejohet apo tė mos lejohet kthimi i Tahir Zemajt pranė MM? Pas debatesh ėshtė vendosur qė tė votohet. Kundėr meje kanė votur Xhafer Jashari dhe Fadil Demiri, me justifikimin se ai nuk bėn tė vijė pasi…

    Para se tė nisesha pėr nė Papaj, pėr tė marrė komandėn e trupave tė Zonės sė Tretė Operative, komandant i tė cilave isha, mė ėshtė bėrė njė lojė shumė e madhe : te komandanti i brigades 131 Rrustem Berisha, kanė shkuar qė t’i bėjnė presion ish-zėdhėnėsi i Shtabit te Pėrgjithshėm, Jakup Krasniqi.

    Takimi vetėm mes tyre ka zgjatur 3-4 orė dhe Jakupi ka ushtruar presion ndaj Rrustem Berishės qė ky dhe oficerėt e tjerė tė bėnin tė pamundshmen pėr te penguar rikthimin tim ne komandė tė trupave, rrjedhimisht tė pengonin edhe influencėn e institucioneve tė Republikės sė Kosovės. Tė njėjtėn gjė e ka bėrė edhe Azem Syla, me tė njėjtin person; siē duket ata kishin vėnė re se Rrustem Berisha qe njė njeri me tė cilin ata mund te "bisedonin".

    E keqja e kolegut Berisha ka qenė se ai nuk ka informuar asnjė prej kolegėve tė tij oficerė te Brigades 131. Pse ? Ka qenė i kėrcėnuar ? Ka marre ryshfet apo ka qenė vullneti i tij i lirė ? Rrustem Berisha ua ka borxh bashkėluftėtarėve tė tij, tė gjallė dhe te vdekur, sidomos emrave tė Sali Ēekut dhe Agim Ramadanit, kėtė sqarim.



    A e ka ditur H.Bicaj se ka po ia mbante Ministria e Mbrojtjes?

    Kėto gjėra janė toleruar siē thashė edhe nga Ministri Bicaj me vetėdije apo pa vetėdije unė nuk dua tė spekuloj, por disa javė mė vonė, kur kam shkuar nė Ministri pėr tė takuar zotin Bicaj, njė individ i LPK-sė, njė farė Bajram Gashi ka kėrkuar me insistim qė tė merrte pjesė nė takimin tim me Ministrin.

    Kur e kam pyetur se pse ai mė ėshtė pėrgjigjur se "Duhet tė marr vesh se ēfarė do tė bisedoni!" Ndėrkohė zoti Bicaj ėshtė larguar nga Ministria duke mė lėnė vetėm dhe falė vetėm gjeturisė sime dhe ndihmės sė disa shokėve e kolegėve brenda ministrisė kam mundur t'i shpėtoj njė likujdimi tė planifikuar brenda Ministrisė sė Mbrojtjes.

    Atentati ka qenė i planifikuar nga ky person dhe nga dy tė tjerė. Falė zotit unė jam gjallė dhe nuk i jam ndarė punės e as qė kam ndėrmend t'i ndahem para kėsilloj kėrcėnimesh. Atė ditė, veē jam dėshpėruar shumė. Ministria e Mbrojtjes po rrėshqiste me shpejtėsi nė anėn tjetėr. Ata edhe do ta kishin deklaruar publikisht si njė fitore tė tyre, pushtimin e Ministrisė sė Mbrojtjes, njė gjė tė tillė nuk e kanė bėrė thjesht pėr arsye pragmatike, pasi kanė mundur nėpėrmjet Ministria e Mbrojtjes tė shfrytėzojnė mjaft fonde tė qeverisė sė Republikės sė Kosovės, qė nė kushte tė tjera ka qenė thjesht e vėshtirė tė shfrytėzoheshin.

    Por edhe njė element tjetėr ėshtė pėrdorur me dinakėri nga ky fraksion i LPK-sė. Ibrahim Klemendi, Xhavit Haliti, LPK-ejcėt dhe fraksionet e tjera e dinin se ēfarė mbėshtetjeje kishin Institucionet e Republikės sė Kosovės tek qytetarėt e saj.

    Ndaj ai ka dashur qė duke u maskuar nėn hijen e njėrit prej kėtyre institucioneve, Ministrisė sė Mbrojtjes, tė fitonin kredibilitet politik pas luftės, duke iu shmangur kėshtu reaksionit negativ, qė kishin dhe kanė qytetarėt e Kosovės pėr shumicėn e strukturave tė LPK sė, strukturave tė Partisė Socialiste tė Shqipėrisė dhe elementėve greko-serbė nė administratėn shtetėrore tė Shqipėrisė.

    Siē kam shpjeguar nė librin e parė, unė mora vendimin dhe shkova pranė trupave tė brigadave tė Zonės sė Tretė Operative nė Papaj. Atje ka qenė i organizuar njė atentat tjetėr nga Nasim Haradinaj, pėr rrethanat e tė cilit kam folur. Pėr tė shmangur incidente tė rėnda jam larguar ngaaj dhe sė bashku me kolegėt e mi oficerė kemi vendosur krijimin dhe stėrvitjen e njė brigade tė re nė Mamurras, me emrin „Mėrgimi“.

    Rishtas hyn nė skenė Shefi i Logjistikės pranė Ministrisė sė Mmrojtjes Xhafer Jashari, i cili ka bėrė tė pamundurėn pėr tė mė penguar, jo veē qė nuk ka ndihmuar nė sigurimin e uniformave, ambjenteve stėrvitore, armėve e municionit, qė e kishte pėr detyrė, por edhe ato qė kemi gjetur vetė nėpėrmjet burimeve tė tjera, ėshtė munduar me tė gjitha mjetet tė na i ndalojė, tė na sabotojė e pengojė ashtu edhe siē ndodhi nė fund tė fundit.

    Kur ėshtė rasti tek ky epror ushtarak, pra tek zoti Jashari, duhet theksuar se ka luajtur njė rol shumė negativ porpagandistik kundėr Ministrisė sė Mbrojtjes. Njerėz e institucione vendase e tė huaja qė shfaqnin admirim pėr pėrpjekjet tona, qė shfaqnin interes pėr tė na ndihmuar, dekurajoheshin nga fjalori acid, nga deklaratat e papėrgjegjshme tė Xhafer Jasharit, i cili nuk linte njeri pa sharė nė tė gjithė hierarkinė civile dhe ushtarake tė institucioneve tė Kosovės.

    Ja sepse ministri Halil Bicaj e ka detyrim t’u pėrgjigjet disa pyetjeve pėr tė cilat unė nuk kam tė dhėna tė mjaftueshmė, rrjedhimisht nuk dua as tė spekuloj me to e kėto pyetje janė :

    Z. Bicaj, a i zbatonte urdhėrat e Inslitucioneve tė Republikės apo tė LPK-jcėve dhe urdhėrdhėnėsve tė tyre nga partia e themeluar nga Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviēi nė Shqipėri ? A ka qenė ministri Bicaj ideator dhe organizator i veprimeve dhe mosveprimeve qė kanė penguar punėn e Ministrisė se Mbrojtjes ?

    Me sugjerimin e kujt i mori ata bashkėpuntorė, pse nuk u konsultua asnjėherė me bashkėpunėtorėt e tij tė emėruar sipas hierarkisė ushtarake e tė pranuar nga te gjithė ? Nga ėshtė nisur ministri Bicaj pėr tė emėruar Ramė Marajn shef te zbulim-kundėrzbulimit te Ministrisė se Mbrojtjes, kur dihej publikisht se kush ishte ai ? Cila ėshtė pėrgjegjėsia e ministrit Halil Bicaj dhe shefit tė zbulim-kundėrzbulimit te Ministrisė se Mbrojtjes Ramė Maraj rreth fatit te papėrshkrueshėm tragjik tė marshimit te Brigades ,,Mėrgimi" nė drejtim te Kosovės (pėrshkruar ne librin e pare)?

    Megjithatė mė duhet tė theksoj se ndaj meje nuk ėshtė bėrė thjesht luftė personale, lufta ndaj meje nuk pasur thjesht si qėllim shkatėrrimin tim fizik, jo, ajo kryesisht drejtohej kundėr institucioneve qė pėrfaqėsoja, kundėr institucioneve nėn urdhėrin dhe autoritetin e tė cilave veproja, lufta kundėr kėtyre institucioneve ishte luftė kundėr vullnetit tė qytetarėve tė Kosovės, ishte luftė nė tė njėjtin front me Serbinė, ndaj kur mė ėshtė dashur tė luftoj kundėr Serbisė mė ėshtė dashur tė luftoj edhe kundėr pengesave tė tilla qė krijoheshin nga vegla ose shėrbėtorė, qoftė edhe tė pavetėdijshėm tė Serbisė. ( 65 - 84 fq.)


    Marre ne trepca.net

    ------------------------------------------------





    ...........



    Koment ..

    E verteta te bind por dhe te trishton..Sa kriminele kemi mes nesh..

    Mjafton ky kapitull nga libri i kolonel Tahir Zemajt per te kuptuar lojen e turpshme kriminale te PPSH-se ose PS-se dhe vegles se ndyre te saje LPK-se per ceshtjen e Kosoves dhe Kombit.

    Tahir Zemaj do ngelet i lavdishem ne histori jo vetem si Hero i Kosoves dhe i institucioneve te saje por dhe si denoncues i guximshem i Mafies kriminale qe ka uzurpuar Kombin.

    Per cdo atdhetar te vertete mjafton ky kapitull nga libri i tije per te mesuar se kush jan Kriminelet dhe armiqte e Kombit.

    Ata jan aty ne kte dokument te rendesishem historik me emra e mbiemra dhe kushdo mund ti njohi.

    Prandaj e vrane Kolonelin e madh. Cdo gje eshte e qarte.

    Kriminelet nuk kane emra te panjohur. Ata i njeh populli.

    Ata jane kush me shum e kush me pak ketu te damkosur nga penda e Tahir Zemajt.

    Nuk mund te behet Kosova dhe as Shqiperia nje hapsire e lire e demokratike ne se keta perbindesha nuk do marrin denimin e merituar.


    Lavdi Heroit Tahir Zemaj !

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472

    Re: A doni ti njihni Vrasesit dhe shtabin Vrases?

    Postuar mė parė nga Brari
    JA KUSH JANE KRIMINELET QE VRANE TAHIR ZEMAJN E AHMET KRASNIQIN e ata qindra te tjere para e pas tyre..

    Njihini e demaskoini qe te ndalet dora e tyre gjakatare!!!!!!!!!!

    ________________________________________________

    Fjalėt e nenvizuara janė thirrje pėr vėllavrasje mes shqiptarėve!!

    Sa keq! Dikuj i pelqen "bane zot llugė", apo si thotė populli "mė i keq ėshtė shtinsi , se dorasi"!!!

    Mjerim!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Vllavrasje eshte te vrasesh vllane e jo te denoncosh vrasesit..

    Qarte e kam thene...Njihini dhe denonconi vrasesit..

    .. e ti je zemruar..jo se mendon se un po hap vllavrasje por se une ..brari po i afrohem te vertetes e ti qe e di te verteten mbulon gjurmet... se ti i njef vrasesit dhe i mbron ata..dhe te djeg se une i kam ra pikes qe pikerisht ne ate Shkrim me kujtime te kolonel Tahirit permenden pikerisht ata qe ti Lum lumi i njef mire personalisht dhe e di shum me mire se une qe ata jane vrasesit..

    "Mjerimi" im eshte se i denoncoj vrasesit por realisht asgje skam arritur kurse "Suksesi" yt eshte se i njef vrasesit qe bejne vllavrasje dhe jo qe nuk i denoncon por vigjelon qe ata kurre te mos zbulohen e kurre te mos denohen..
    Vazhdo kte rrug te sukseshme ashtu sikurse Melaim Zek Ernest Lum e Mahmut Mavrat.. eshte vertet fitim prurese sepse me kaq miq te fort qe ke i ke te hapura rruget ne Kosov e Shqiperi..

    Vllavrases eshte Sali Veseli qe organizoi Vrasjen e Drinit e jo drini qe u vra e jo familja e tije qe qau birin e saje e as rasimi qe i denoncoi Vrasesit..

    e bukur teori..Leri vrasesit te vrasin Vellezerit e motrat e shuj .. se ne se kerkon ti zbulosh vrasesit qenke "vllavrases"..

    turp te kesh..
    mbahesh se ke lexuar dhe Letersi artistike por asgje spaske mesuar nga Hugoi e Shekspiri..asgjeeeeeeeee...
    apo ndoshta Artin teatral te te shtirit..sikurse Thaqi me shoke qe vrasin e qeshin sikurse Sali Veseli qe vrau dhe lexoi fjalimin ne varrin e atij qe vrau... keshtu...

    Do pendohesh nje dite shum keq..

    Do vi nje dite qe ne Kosove e Shqiperi do vijne burrat e vertete ne Pushtet e jo kta leng groshat si Rugova e Berisha me te cilet talleni bukur ju enveristet Kosovaro-biznesmena..

    Do tu ribehet gjyqi Daut Haradinit e Luiz Hoxhes..Jaho salihit e Hashim Melaimave..Fatos Klosit e Gramoz Rucave..Qoses se Vlores e Cekes se Gestapos..

    Do vij nje dite qe do kerkohet LLogari per gjitha vrasjet..

    qashtu..o MIKU i VRASESVE..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-01-2004
    Postime
    46
    Brari,

    I kam lexuar me vemendje shkrimet e tua ne tema te ndryshme pa u pergjigjur.

    Me keto dy linja doja te shprehja mirenjohjen time si shqiptar per analisen e thelle e te qarte qe ti ben mbi problemet e ndryshme qe kane gangrenizuar Shqiperine ne pergjithesi.

    Kam pak kohe ne kete forum dhe do te desheroja shume qe nje pjese e mire e problemeve qe ti prek te debatoheshin me shume nga ana e bashkepatrioteve, te cilet shpesh na merzisin prapanicen me sondazhe debile rreth "kaslyceve", "vrimes ne mjeker" etj...

    Nderimet e mija per forcen dhe sinqeritetin me te cilin ti e trajton problematiken shqiptare.

    Per sa i perket problemit te kesaj teme:...edhe nje here 100% dakort me ty!
    Gjakun uje mund ta bejme, por jo shurre! Edhe falja ka kufi. Kriminelet e kesaj shkalle duhen DENUAR dhe kjo eshte NOBLESA e vertete!

    Me respekt,

    Laguna.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Brar,

    thirrja jote ėshtė thirrje ordinere pėr futjen e shtrigave mes shqiptarėve. Nuk ėshtė hera e parė, por e dhjetėmijėra herė qė ke denoncuar nė shkarravinat tuaja personalitete publike ( jo vetėm politike) pėr vrasje dhe krime nė hapsirat shqiptare. Se ku janė motivet tuaja pėr pėrgojime tė tilla unė nuk i di, me siguri nuk i dinė as lexuasit tjerė tė nderuar tė forumit, mirėpo jam i bindur se ti mund tė na japėsh njė spjegim (po deshe!!). E para, ose je naiv dhe indoktrinohesh nga grupe dhe klane qė kanė nėn kontroll edhe mediumet pėr tė fabrikuar genjeshtra, ose je pjesė e njė aparati shumė tė sofistikuar pėr prodhimin dhe shpėrndarjen e tyre dhe, e treta, ose je argat i tyre dhe paguhesh pėr rishpėrndarjen dhe rishumėzimin e njė propagande konfliktuoze dhe vėllavrasėse mes shqiptarėve. Nese je nga kėto dy tė fundit, d.m.th je i sofistikuar mjaftė pėr tė lexuar edhe mes rreshtave dhe mė kupton se cka dua tė them dhe se cfarė grupacioni je i inkorporuar.

    Pėrndryshe, po tė ishe atdhetar i mirė, po t'a quaje vetėn demokrat dhe pėrkrahės i ligjėsisė , pėrkrahės i shtetit ligjor e kam fjalėn, nuk do pėrfolshe me emra e mbiemra personalitete tė ndryshme edhe po tė ishe i sigurtė dhe mund ta dokumentoje se filan fisteku ėshtė vrasės apo kriminel, sepse nė Kosovė ka prokurori dhe polici si dhe institucione qė e kanė pėr detyrė tė merren me krimin. Gjithashtu edhe nė Shqipėri.

    Ėshtė shumė normale pėr cdo shqiptar qė tė indinjohet me situaten e sigurisė nė tė dy anėt e atdheut ( e kam fjalėn pėr shqiptarėt kudo qė janė si etnik nė Ballkan). Ėshtė e admirueshme qė shqiptarėt, unė e ti, tė indinjohemi kur vėllau e vret vėllaun, miku-mikun, tifozi i njė partie - tifozin e partisė tjetėr; tė indinjohemi qė grabitėsit, gjobitėsit, vetėvrasėsit kalerojnė ende; tė indinjohemi kur krimi ekonomik dhe politik, korrupsioni e joprofesionale ka zėnė vend edhe nė eliten politike apo administrative nė Kosovė dhe Shqipėri; tė indinjohemi pėr ngecje ekonomike dhe varfėri shumė tė theksueme, pėr rini qė nuk sheh pėrspektivė nė atdheun e vet, etj., etj., por, nuk duhet t'i lejojmė vetvetės qė tė bėhemi thirrės tė anarkisė dhe joligjėsisė. Nese nuk zbardhėn vrasėsit dhe kriminelėt , ne duhet tė indinjohemi ndaj atyre qė e pėrfaqėsojnė ligjin dhe nuk punojnė pėr zbardhjen e tyre. Nė demokraci nuk guxon ta pėrgojosh aske ( as edhe vrasėsin e vertetė) deri sa nuk i ėshtė shqiptuar denimi i merituar.

    E kam vė re se shpesh e hap kosėn si shumė edhe ndaj meje duke me quajtur "mbrojtės" i kriminelėve , duke me akuzuar se i njoj ata, se mė lidh interesi ekonomik e politik.

    Brar djali, unė parapelqej tė vėrtetėn para gėnjeshtrės, ligjėsinė para anarkisė, dialogun pėrpara konfliktit. Nė fund tė fundit, kur nuk di mirė, pyes mikun e armikun, e nė fund tė fundit bėj si di vetė. Nė ato kallapet qė mundohesh tė mė"identifikosh" je plotėsisht i gabuar. Unė nuk bėj bisnes as nė Shqipėri e as nė Kosovė. Jo se nuk dua, por nuk di me ba bisnes nė atė atmosferė. Atje di po tė jetė nevoja ta marr ditarin nė duar edhe njėherė dhe tė prodhoj talentė pėr fusha tė ndryshme shoqėrore, ashtu se si kam bėrė atėherė, para 1995. Nxėnėsit e mij janė mjekė me nam, politikaj e atdhetarė tė orės sė parė, inxhinierė e gjeneralė. Ata nuk i kam edukuar as me Enver Hoxhėn e Marshall Titon, as me Krishtin e Muhametin, por me idealet mė humane tė atdhedashurisė dhe mirėsjelljes. Unė nuk i pėrkulem as Kadsri Veselit ( anonimus pėr mue) e as Fatosave e Hashimave e Rugovave e Berishave. I pėrkulem dashurisė pėr kombin tim, shqiptarėve patriotė pa dallim feje e ideologjie, nėnės sime qė mė ka rritė dhe odės drenicase qė kurr nuk ka folur pėr komunizem e enverizėm e titizėm e islamizėm, por pėr nderė edhe vatan. Nė ato oda kam mėsuar pėr Naum Veqilharxhin, Papa Kriston, Petro Ninin, Ismail beun, Mic Sokolin e Kamber Loshin. Nė ato oda i kam mėsuar pėrmendsh vargjet e Lahutės sė Fishtės, prej goje nė gojė. Aty mė merr malli tė pėrulem.

    Brar djali, unė bisnesin nuk e kam ėndėrruar. E gjeta nė gurbet , e nisa dhe po nė gurbet do ta mbaroj. Askujt nuk i falenderohem, pėrpos atyre qė gjetėn vullnet dhe interes ta ujisin krah pėr krah me mua. Gjithcka ishte spontanisht. Shumė familje edhe nė Shqipėri , Kosovė e Iliridė ua ka mundsuar bisnesi im qė tė jetojnė nė dinjitet duke iu falinderuar nė rend tė parė djemve tė vet gurbetcarė qė ishin lojal ndaj tyre dhe ndaj meje. Asnjė metelik nuk ma fali as krahu "enverist", as "rugovist" eas "nanoist" e as "LPK-jist". Kurr falė mos u qofsha!

    Brar, bindjet politike nuk i formoj duke lexuar pamflete dhe fletushka tė klanėve tė ndryshme politike. Pėr kėtė arsye gabohesh shumė qė mė identifikon me " enverist". Mirėpo, nese ti mendon se ata qė parapelqejnė ligjin karshi anarkisė janė enveristė e majtistė e dreqistė, atėherė mė quaj kėshtu. Pėrndryshe, para ca ditėsh isha i ftuar nė njė solemnitet nderkombėtarė nė njė vend tė Europės mė mė se 1800 bisnismenė nga Islanda e deri nė Bosfor, e nga Sibiri e deri nė Pacifik (kam edhe foto taze po deshe) dhe tė betohem se nuk pat asnjė shqiptar tjetėr dhe se tė betohem se isha i vetmi "enverist".

    Dhe nė fund, pasi qė me le edhe pa fjetur deri tash, po tė tė lus: PO PATE ARGUMENTE NDAJ ATYRE QĖ PO I PĖRMEND SHUMĖ SHPESH SI VRASĖS, MOS I ZBULO HAPTAZI, SE DEMTON EDHE PROCESĖT GJYGJSORE TĖ MUNDSHME, POR EJA BURRA E TI DENONCOJMĖ DERI NĖ STRASBURG. Pėrndryshe, kėrcnimet dhe bėrjet me gisht qė je duke i bėrė, jo se nuk pėrkojnė me demokracinė qė shumė thirresh, por e ke keqkuptuar krejtesisht dhe je me te dy kėmbet nė pozitat e metodave tė njohura tė inkuzicionit antiligj tė Enver Hoxhės, Stalinit dhe argatve surrogat tė Arianit Celės e tipave si ai. Ti e njef mirė atė kohė. Dhe beso se ende ke botėkuptime tė tilla.

    Me vjen keq pėr Ty!

    Qashtu!! Vazhdo ti me literaturėn e Sefedin Krasniqit dhe Bajrush Morinės dhe ke fytyrė edhe tė mė kėrcnosh !!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 07-01-2004 mė 23:53

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Postuar mė parė nga Brari


    Do pendohesh nje dite shum keq..



    Enveristi i kamufluar nė "demokrat" e dinė mirė zanatin e kėrcnimeve. Ka bėrė shkollė dulleje frajeri. Si ti vinė shoktė nė pushtet ka pėr ta bėrė namin anonimusi. Ka me vrą e ka me kthjellė.

    "Demokrat" djalė!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 08-01-2004 mė 00:13

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Lum djali.. kur shkruaj "Do pendohesh " nuk kercenoj se do te te rrahi dikush ose do te fusi ne burg..etj por ka te beje me ndergjegjen qe nji dite une besoj do te ndryshoj pikpamjet per x e y fenomen e kjo sjell reflektime e kjo quhet pendes..

    Sot ti edhe se ktu shkruhet shpesh per vrasjet ne Kosove ti zakonisht nuk diskuton. Me mos diskutim ne heshtje ben aprovim..dhe une shpresoj se nje dit kur te degjosh se u vra A ose B e qe ndonji Mahmut mavro do thote ish shpijun etj..ti mundesh te mos jesh dakort e te thuash..jo valla A e B i njoh mire se nuk jan shpijuna..

    Kur vjen puna tek tahir zema ose ahmet krasniqi kosov Pressi ..agjensia e vrasjeve ..ka lehtesi te krijoje opinione se Ata jan Titista e prandaj i vrame duke shpresuar tek indoktrinimi i masave se kush ka ba shkoll te Titos asht tradhtar.. mirpo kur vrasin Uk Bytyqin Kosov pressi nuk mund te gjej argumentin e "shkolles titos" dhe gjen arsye tjeter..se vrasesi ish fyer nga Uka etj..e se ish gjak nxehte e se LDK istat provokuan..

    Dikur Leberit pajtoheshin lehte me prallat e Enverit se Beqir balluku ish agjent prandaj e vrame e se x e y ishin agjent e se kish te drejt partia qe e vrau se kish studiuar jasht shteti ai Borgjezi felliqur etj..

    Erdh nje dite qe enveri u a vrau dhe kadri hazbi labin dhe hito cako labin dhe i futi ne burg shum hetuesa leber..athere leberit filluan te dyshojne se mos ky enveri ja fut kot..

    Une duke i ditur metodat e asaj kohe i kuptoj dhe kto qe ndodhin sot ne kosove e te kuptoj dhe ty qe hesht.. por prandaj te them..do pendohesh nje dite se do ta ndjesh kte stil e metode ne fisin tend..e do te vijne nder mend fjalet e mija..

    Ne nje shkrim ketu ..marre nga gazetat (se une skam burime tjera sic aludon ti me krijue tym) autori shkruante se ne arkiv te Shtetit eshte mes tjerash nje dokument..nje leter qe enveri ja shkruan Nako spirut ne vitet 1942..ku mes tjerash i thote.. qerojeni zef malen qe ju ka ardhur aty ne Peze..etj..

    Ky stil i pusullave qe porosisin vrasje eshte tragjik o Lum lumi..

    Ti e di se vrasja eshte fund i jetes se nje njeriu dhe eshte e mire vetem kur eshte fjala per nje Armik te popullit dhe se vendimi per vrasje merret nga institucione..me mandat te popullit..

    Ne kte rast zef Mala ishte jo armik por nje atdhetar qe del ne Peze sikurse dhe tjere antifashiste dhe Enveri qe ne ate kohe hante pinte ne shpite e pasanikve te Tiranes bile ne nepunsat madhore te SIMIT ishte thjesht nje nga lideret e nje partie akoma ilegale e qe nuk kishte asnji te drejte te merrte jet njerzish e aq me pak si te nje njeriu si Zef Mala i cili ne vitet qe flasim njihej si MARKSI e HEGELI i inteligjencies Shqiptare..pra ishte nje nga intelektualet me te Shquar te Shqiperise..

    Pra Lum Lumi ti e kupton se si nga shtremberimi i te drejtes lindin krimet e pastaj mbas Krimit lindin te tjera bidade.. dhe nje nga ato eshte se krimineli gjith jeten mundohet te fshehi krimin dhe kte e ben me krime te tjera..

    Lima ben krime ne ato burgjet portative qe krijoi dhe kur andej afrohet ushtria Serbe ai porosit zhdukjen e atyre qe mbante ne burg qe ata te mos ikin e me vone te tregojne se cu ka punuar Fatmir Limaj..

    fatos Klosi organizoi vrasjen e azemit dhe me vone i doli pun me vra vrasesit qe te mos zbulohej vrasja e Azemit..
    pra nje Krim sjell shum krime..
    Enveri e perdori Kadri hazbiun si vrases dhe me vone u deturua ta zhduke besnikun e tij qe kurre te mos dilte "aisbergu" i krimeve..

    Edhe thaqi ate pun ben me ramushin e Xhavitin.. Ata vrane njihere e tani jan te detyruar te vrasin cdo deshmi..e deshmite jan letra..e njerez.. Kur jan letra i hane ose i djegin e kur jan njerez i vrasin..

    ti i di keto mire dhe hesht..sepse mendon se cka po me duhet..boll un ta kem mir me ta..e pun shum se u vra Bekimi ose Uka ose Drini ose Ilir selimaj e sabaetja..

    thuje burrerisht me mire se Je frikacak dhe se "po don buka me u hanger 2 se sa fantazon se un brari jam pjese e ndonji agjenture a aparati te sofistikuar..
    Pse Lum a po flas un per pralla ktu e qe ti teorizon bukur ?

    Une flas ..Pse u vra Drini e drini nuk eshte Objekt kozmik por nje ish luftar i UCK e qe u vra ne Prizrenin e mbas lufte..dhe ktu ska asgje te sofistikuar por cdo gja eshte me fakte..
    u vra ilir Selimaj sepse deshmoi se daut haradini me togerin kan masakruar 4 luftar te brigades Mergimi..e ktu nuk shpik un asgje sepse krejt kosova e din kte..
    Pra un flas per gjera teper reale e te tjhjeshta e kot lodhesh te krijosh teori mbi mua..

    Gjerat jan te qarta.. Je ti lum lumi me nji mendje me Vrasesit apo je per ate qe krimi duhet denuar e duhet vendos Paqja..

    Derisa nuk i denon vrasesit dhe Vrasjet si fenomen ose si emra.. do te thote se te pelqejne kto vrasje..

    qashtu djal..

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Brar, je duke lė nam kur na flet pėr ndėrgjegjie. Shihe pakėz se cfarė titulli i ke vėnė temės: "A doni ti njihni Vrasėsit dhe shtabin vrasės?" thua se pėrnjėmend je i sigurtė 100% se personat qė i ke pėrfolur nė emėr kanė gisht drejtėpėrdrejtė nė vrasje makabre qė na i pėrkujton nga pesė herė nė ditė. Po pse o burrė i dheut nuk u shkruan organeve kompetente sėpaku letra anonime ( se anonim je edhe kėtu nė forum) dhe t'ua lehtėsosh qė t'i kanalizojnė hetimet. Se po pate ndergjegjie dhe guxim qytetar do i kishe denoncuar (pasi qė i din vrasėsit) dhe do ua kishe lehtėsuar duke dėshmuar nė seancat gjygjėsore ndaj tyre. Mirėpo, ti dhe shtabi yt i kunderzbulimit e dinė mirė se deshmia e rrejshme denohet. Ku ėshtė guximi yt qytetar? E kupton se kush ėshtė frikacak? Pra frikacak je ti qė i dinė vrasesit dhe shtabin vrastarė e nuk ke guxim t'i denoncosh. E kėtu nė forum (si anonim) bėnė rolin e trimit dhe derdhė lotė krokodili. Shkruaj avokatit tė popullit dhe instancave tė UNMIKUT nė Kosovė.

    Po t'i dija unė do i kisha denoncuar tė gjithė, ashtu sikur kam guxim qytetar t'u kundervihem propagandes tėnde dhe shtabit tėnd shqipfolės. E sheh se kush ėshtė frigacak?!! Unė apo ti?Unė pėrkrahė burgosjen dhe denimin e gjithė dorasėve tė drejtpėrdrejtė dhe indirektė qė gjygjėsia deshmon se i kanė duart me gjak. Njėkohėsisht , bash pėr shkak tė ndėrgjegjies dhe edukatės qytetare, nuk pėrkrahė denime publike tė prejudikuara para se tė vertetohėn nė procese gjygjėsore. Cdo pėrson nė shoqėritė demokratike ka tė drejtė tė mbrohet. Kėtu janė themelet e tė drejtave dhe lirive tė individit dhe kolektivit. Ashtu sikur tė ndjerėt Tahir Zemaj e Ukė Bytyqi etj., etj., kanė pasur tė drejtė tė gėzojnė jetėn e tyre, pa marrė parasysh bindjet politike , ashtu edhe ata qė ti i denoncon me tituj bombastik nė forum kanė drejtė tė jetojnė dhe frymojnė pa marrur parasysh bindjet politike dhe qytetare. Tė vetmit njerėz qė nuk duhet tė kene imunitet ndaj kritikave duke i pėrmendur nė emėr e mbiemėr , janė ata qė kanė funkcione publike nė hierarkinė e pushtetit. Duke pranuar kėto funkcione ata kanė pranuar njėkohėsisht pėrgjegjėsi para qytetareve dhe ligjit. Nese Brari e sheh se Kryministri, apo prokurori nuk pėrfillin ligjin dhe tė drejtat qė ligji ua garanton qytetarit, atėherė duhet thirrur mė emer e mbiemer se X prokurori a Y qeveritari duhet tė heqet dhe tė japė pėrgjegjėsi. Nese njė plakė humb jetėn nė magjistralen Durrės- Tiranė duke kaluar shiritat e rrugės pėr shkak tė mungeses se nėnkalimit apo mbikalimit pėr kėmbėsorė, atėherė duhet tė jep pėrgjegjėsi edhe penale Ministri i Komunikacionit e kėshtu me radhė. Po tė ndodhė nė vende qė kanė kulturė ligjvenie ajo autostradė do tė mbyllej me kohė derisa tė ndėrtohen kalime tė sigurta tė plakės qė do vejė nė arėn e vetė tė misrit matanė rrugės.

    Brari nuk flet pėr kėto. Nuk i shkon mendja tė indinjohet pėr gjėra tė tilla. Sepse, shtabi i tij nuk e ka nė fokus humbjen e jetės sė plakės, por e ka nė fokus tė bėjė propagandė dhe tė futė vėllavrasje e konflikte mes shqiptarėve.

    Kush ėshtė frikacak, pra?

    Unė qė nuk kam dokumenta kaq tė forta si ti pėr ti denoncuar vrasėsit, apo ti qė ke "fakte" aq bindese dhe nuk i denoncon atje ku duhet, por hedh pluhur para njė auditoriumi bashkėatdhetarėsh nė Forum?!!

    Unė nuk i denoj vrasėsit qė i zbulon sherbimi i Beogradit, as i "Bota sot" tė Morinės, as i "Kosovaoresit", as i "Rilindjes Demokratike", as i "ZP" dhe as i "Epokės sė Re" tė Mavrajt.

    Mua mė trishton dhe mė dhemb humbje e cdo shqiptari, pa marrė parasysh rreshtimi politik. Ata qė i bėjnė kėto poshtėrsira nuk ia dojnė tė mirėn shqiptarizmit. Ata e dojnė njė Shqipėri dhe Kosovė tė izoluar dhe tė mprapambetur ekonomikisht. Tė tillė janė edhe ata qė fusin pyka dhe nderskamca mes shqiptarėve me propagandė dhe anarki. Nuk duan shtet ligjor sepse ligjin duan ta bėjnė vetė dhe klanet e tyre tė interesave tė ngushta antikombėtare. Ata e dinė mirė lojėn: tė bėjnė ndasira fetare, tė bėjnė ndasira sa mė shumė krahinore e gjuhėsore dhe tė bėjnė mishmash politik.

    Kaq.

    Qashtu, Brar djali!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Lum Lumi..

    Pamvaresisht se do gjana i ke mir e disa jo bash mire ..por te jesh i sigurte se mbas meje asht vec nji shpin karrikeje e para meje nji kompjuter ku lexoj lajmet per Kosov e Shqiperi e ska kurrfar Shtabesh. Mos fantazo..pra.

    qashtu..

    Bota sot asht gazet Shqiptare dhe nuk njoh personalisht askend aty. Ka njiher me bjen rruga nga nji kiosk ku shesin gazeta te huaja dhe e blej Boten por kjo ndodh nji her ne dy tre muaj.

    Bota sot eshte gazet e mire se i denoncon vrasjet kur tjeret nuk guxojn ose i mbulojn.

    qashtu..Lum djali..

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Brar!

    Nese dėshiron, unė jam i hapur tė diskutoj me ty "pa fantazime", pėr tė gjitha problemet dhe nė tė gjitha segmentet e shoqėrisė shqiptare. Nuk do tė thotė se jam i pagabueshem dhe se kam tė drejtė pėr gjithcka sepse edhe unė jam shqiptar gjaknxehtė si ti e tė tjerė, dhe se gjakėnxehtėsia herė-herė pengon gjykimin e drejtė. Por, kur ti mė thua "mos fantazo", atėherė c'mė mbetėt tė tė them unė ty pėr "fantazitė" tuaja qė edhe pa i njohur tjerėt pėrsonalisht (ashtu se si je i mbeshtetur pėr karrigeje e me fytyrė nga kompjuteri) shpėrndanė ofiqe dhe klasifikonė se kush ėshtė "enverist" e " pėrkrahės i vrasjeve". Mos rri vec nė karrike, por shtrihu ndonjėherė nė divan dhe mbyll sytė dy-tre minuta pėrpara se t'ia futėsh hava se filani ėshtė kėshtu dhe filani ashtu.

    Nuk e di se c'po ndodh me ty?! Ku ka mbetur ai humori i "lezetit tė muhabetit"? Ku? Pse i sheh gjėrat vec bardh e zi? Disi si i shterruam nė mendime, thua se je hargjuar krejt dhe se na ke lodhė nė ripėrseritje. Unė nuk pres tė pajtojem me bindje me ty tėrėsisht, por unė pres qė bashkėbiseduesi tė respektojė bashkėbiseduesin. Derisa ti i cmonė pėrkrahėsit dhe ideologet e tu, bile edhe analfabetė, unė cmoj bashkėbisedues edhe qė kanė mendime dhe bindje qė dallojnė nga tė miat.

    Mirėpo, mirė bėre qė e mohove se je pjesė (satelit) e njė klani propogandistik. Po tė besojė dhe se ashtu kam besuar edhe mė pėrpara. Gjithashtu, mirė bėre qė e pranove se tėrė kėtė rremujė propagandistike e bėn nga naiviteti dhe se je i indoktrinuar nga shtypi ditor dhe "bota sot". Hap dritare tjera i nderuar dhe mos e hudh kot talentin.

    Merr frymė pak!

    Mirė kishe bėrė edhe tė kėrkosh falje publike (kėtu nė forum) ndaj meje pėr tė gjitha ato ofiqe qė m'i ke bėrė, gjithashtu t'u kėrkosh falje publike lexuesve qė i keqinformon me tituj bombastik si kėtė mė lartė " ja vrasėsit dhe shtabet e tyre vrastare".

    Sa i pėrketė meje, unė tė kėrkoj ndjesė nese ta kam prishur ndonjėherė timin e duhanit.


    qashtu....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 08-01-2004 mė 18:46

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vrasesit me pagese
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 03-07-2013, 07:44
  2. A e njihni Muhamedin?
    Nga agim77 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2006, 11:11
  3. Kryeministri i Kosovės jep dorėheqjen
    Nga rudo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Aktakuza e tribunalit tė Hagės pėr Haradinaj
    Nga I-amėshuar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  5. Haradinaj nuk do tė shkojė nė KS tė OKB-sė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •