Lindi ne Tirane ne 1982. Eshte studente ne Fakultetin e Histori-Filologjise, Dega Gjuhesi-Letersi.
Kur vdes nje yll
Juve ndoshta sju shkoi nder mend
pse syte drejtuar perendimit qendruan
Kur vdes nje yll mbi det
dielli dhe hena per te lotuan
Ngre syte drejtuar perendimit
kur shuhet nje yll mbi liqen
E ndiej si bie ngadale
ne qiell ska yje, as hene
Ndoshta sju shkoi nder mend
Ne zemer ndoshta deti ska dashuri
Ne muzgun e erret nje heshtje ka rene
Qielli vajton e ngryset perseri
Ngere syte drejtuar perendimit
Pse bota eshte vec ligesi?!
Yje pas yjesh do te zhduken
Nga qielli i trishtimit tani
Sot
Nje lule sot keputa ne shpirtin tend
nje lot i hidhur nga syte ra
U ula aty dhe rrenjet putha
dhe lindja, nje filize te re dielli pa.
Nje pike lot
Ngadale rreshqet nje pike lot
per te gjithe ata qe lane kete bote
Per te gjitha ato zemra qe coptuan
per te gjithe ata sy qe nga dhimbja shteruan
Per te gjitha ato nena qe kurre nuk ulerine
nga hidherimi dhe dhimbja, vec psheretine
Per te gjithe ata njerez te munduar
nga hija e vdekjes me jete denuar
Ngadale nga goja nje fjale del
por zemra e brengosur kurre mallkimin
se nxjerr
Nje pike lot per dhimbjen e nenes
nje pike lot per deshperimin e zemres
nje pike lot per ata sy te shkruar
nje pike lot per ate shpirt te trazuar
Por a do te mjaftoje nje pike lot
per te gjithe ata qe lane kete bote?
Krijoni Kontakt